Re: Lutje
T'u flasesh njerezve me gjuhen e dashurise,
e te kuptosh cfare thote gonxhja qe po cel,
te mbjellesh ne shpirt nje kenge te dlire,
sa per te mbytur cdo hidherim e brenge.
T'i puthesh duart nenes kur nga lodhja psheretin,
te rendesh pas te bukures e pjese te jetes ta besh,
t'i shikosh njerezit ne sy kur pranon fajin, dobesine,
te duash atje ku s'duan e botes kurrizin i kthejne.
Te lesh diellin e shoqerise te ngrohe cdo cep te shpirtit,
e te jesh vetvetja gjithmone,
te largosh urrejtjen, hakmarrjen, vetmine,
paqen, shpresen ne cdo gen te strehosh.
Te dehesh nga enderrimet e t'i falesh ndjenjave te thella,
te durosh si Sizifi e te duash pafundesisht,
sado zhgenjime e dhimbje te ndjesh ne jete
per lumturine te guxosh serish.
Nje bote te tille falme, O Zot!
@I.S.