Liria

Eriselda

Primus registratum
Re: Liria

Liria nuk ekziston. Eshte nje utopi, persa kohe askush nuk e ka provuar formen e saj absolute.

M

Mortal

Guest
Re: Liria

Nuk eshte nje formule aq e thjeshte Eriselda /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

atman

Forumium maestatis
Re: Liria

Liria nuk ekziston, - thote, - Eriselda. - Eshte nje utopi, persa kohe askush nuk e ka provuar formen e saj absolute.

Me thuaj nje gje qe ti e ke provuar ne absoluditetin e vet, ose qe ke provuar absoluditetin e diçkaje. Besoj se nuk eshte e mundur. Por, kjo s'do te thote se gjerat nuk ekzistojne, ose fenomenet.
Psh, populli eshte teper i mençur sepse e shpreh teorine e relativitetit sipas menyres se tij kur thote se:
- "Mos u gezo, o i gezuar, mos u hidhero, o i hidheruar".
As njera dhe as tjetra nuk kane fund dhe, askush nuk e di se ku qendron fundi, aty ku ne hamendesojme edhe absoluditetin.
Keshtuqe edhe lirine njerezimi e ka zgjeruar ne çdo hap te tijin, gjate gjithe ekzistences se vet. Kur thashe se liria eshte mundesia per trasgresion, nenkuptoj njeheresh nje çast kur njeriu mendon se eshte i lire dhe njeheresh kur e kupton se ate liri mund ta shtyje me tej, sepse eshte e pamjaftueshme. Por kjo nuk behet ndryshe veç duke prishur ekuilibrin ekzistues. Ky ekuiliber eshte ngritur mbi bazen e kushtesh te pranuara ne pergjithesi, por qe ngushtojne hapesiren e individit. Deshira per kundervenia eshte gjithmone shprehje e mungeses se lirise dhe kundervenia eshte parathenia e lirise.

D-J

Forumium maestatis
Re: Liria

Originally Posted By: Eriselda

Liria nuk ekziston. Eshte nje utopi, persa kohe askush nuk e ka provuar formen e saj absolute.

mosprovimi nuk eshte baraz me mosekzistence

D-J

Forumium maestatis
Re: Liria

Originally Posted By: atman

Liria eshte mundesia e perhereshme per trasgresion.

nuk ka si te jete

perderisa nuk eshte e pavarur nga mundesia e perhershme per te te kufizuar. mundesia per transgresion eshte gjithmone e DETYRUAR E KUSHTEZUAR te veproje sipas mundesise per te te limituar

Liria perjashton rivalitetin. sepse eshte NJE.

eniad

Forumium maestatis
Re: Liria

Originally Posted By: SHTEGTAR

Vetem e folura eshte ne vetvete "e lire". Cdo gje tjeter ka kufi.

Ndersa une do thoja qe i vetmi i lire eshte mendimi. Edhe vete liria e tij eshte pakashume aq sa e lejon perplasja e instiktit me arsyen njerezore. In my thoughts I'm free as a bird but even birds change among them; some could only take a bit off from the earth, othes could fly longer bot low, only very few and very briefely reach the sky. Ky eshte mendimi im, nuk them se eshte i vlefshem per gjithesecilin.

policia

Forumium maestatis
Re: Liria

kur mendoj ndonnjehere per "te qene e lire" vetevetiu e perfytyroj veten jashte trupit, te cliruar nga cdo lloj stresi, dhe duke i pare gjerat nga lartesia...
duke qeshur me rutinen e perditshme, dhe duke bere ironi me gjithe ato gjera qe kam marr persiper te realizoj dhe qe jam e detyruar ti perfundoj (kuptohet per te miren time, per te miren e familjes, apo per te miren e shoqerise)...
pas pak kthjellohem dhe hop direkt kembet ne toke, kjo lloj lirie nuk ekziston, nuk do te jem kurre e lire...
jemi rober te ndjenjave tona, te detyrimeve, te kerkesave, te kapricove...
nuk kemi ku shkojme jemi marre peng qe ne fillim te jetes...

policia

Forumium maestatis
Re: Liria

kur mendoj ndonnjehere per "te qene e lire" vetevetiu e perfytyroj veten jashte trupit, te cliruar nga cdo lloj stresi, dhe duke i pare gjerat nga lartesia...
duke qeshur me rutinen e perditshme, dhe duke bere ironi me gjithe ato gjera qe kam marr persiper te realizoj dhe qe jam e detyruar ti perfundoj (kuptohet per te miren time, per te miren e familjes, apo per te miren e shoqerise)...
pas pak kthjellohem dhe hop direkt kembet ne toke, kjo lloj lirie nuk ekziston, nuk do te jem kurre e lire...
jemi rober te ndjenjave tona, te detyrimeve, te kerkesave, te kapricove...
nuk kemi ku shkojme jemi marre peng qe ne fillim te jetes...

niky

Primus registratum
Re: Liria

lirine e veprimit e shikoj ne raport mr te tjeret dhe ketu futet edukata,normat,ato qe duhet/sduhet dhe na lejohet/slejohet te bejme,kurse liria e mendimit(imagjinata dhe mendime qe qendrojne vetem ne kokat tona)nuk mendoj qe eshte e kufizua.keto mendime i di ne dhe vetja jone,perderisa nuk jane te eksopozuara jashte nuk kane pse mos te jene te lira.(kane te bejne vetem me veten tone,nuk i prishin/ndreqin pune asnje njeriu)

Narkomane

Valoris scriptorum
Liria eshte nje ideal i pergjithshem, por qe ne realitet mer forma dhe konceptime te ndryshem. Liria jeton si ideal, por faktikisht po ta sjellesh ne realitet nuk ekziston. Eshte nje status mendor, qe konceptohet e perceptohet ndryshe nga cdokush dhe varet nga ambjenti apo epoka qe jeton.

scadarsko

Locus omnem
640px-Libert%C3%A9.jpg

KARL MARX
Karl Marx LIBERTE: « ce sont les droits de l'homme égoïste, de l'homme séparé de l'homme et de la communauté »
Te drejtat e borgjezise, jan te drejtat e njeriut egoist,te njeriut te ndare dhe njeriut te komunitetit bashkesise.

joetisti_

Locus omnem
Lirine ta ben ta kuptosh vetem mungesa e saj. Ne te kundert te jesh me i liri ne bote, ka mundesi te ankohesh per mungese lirie.

Top