Re: Ligji Anti-Duhan ne Shqiperi !!!!!!
Cuna!
Une e di shume mire si funksionon Shqiperia.Poster vuri re qe te gjithe ata qe po perkrahin kete ligj jetojne jashte.Si mendon o Poster se jemi te gjithe te shkeputur nga realiteti shqiptar?Mendon se nuk mjaftojne 1-2 muaj vere per te pare ne c'gjendje mjerane jemi?Mendon se ne meqe jetojme jashte kemi harruar si funksion ne Shqiperi dhe tani ja fusim kot se jemi europianizuar tejet mase?
Une mendoj se te vetmit persona qe mendojne me emotivitet ne keto momente jeni ju

uhanpiersit shqiptar qe nga dashuria e zjarrte per cigaren kundershtoni nje Ligj.
Ti me flet me lart per aspekt ekonomik te demshem.Une po shikoj se:
1.Ti i pari,si konsumator,pervecse po i ben nje nder te madh mushkerive te tua(po kete e leme menjane) po kursen,po harxhon me pak klubeve.
2.Nese qeveria shqiptare ka aprovuar ligjin e ka marre parasysh me perpara se do humbte milionat me tregtine e duhanit.(Pastaj ti mund t'ja parashtrosh shtetit kete humbje e ti besh te vetdijshem jo vetem ne te forumit).
3.Abuzivet qe shesin me arka duhan dhe cimcakiza duheshin eliminuar me perpara.Nese ky ligj eshte bere shkak aq me mire.(Apo ata qe paguajne licensa jane budallenj?)
3-a )Meqe jemi te varferia sa me shume degjoj njerez qe ankohen per varferi ne shqiperi aq me plot i shoh lokalet,aq me mire vishen njerezit,aq me shume para qarkullojne.Si ka mundesi?
4.Ka ardhur koha qe shqiptari te kuptoje se jeta nuk eshte kafe dhe cigare,qe shteti nuk eshte Kaos(per fat te keq te shqiptarit) dhe qe ndonjehere ligjet te detyrojne te besh gjera qe nuk ke qef ti besh.Me qejf do doja qe shqiptaret qe jetojne ne hqiperi te benin te gjithe nje eksperience ne nje vend te huaj per te kuptuar se baza e cdo shoqerie eshte PUNA,nga puna dhe kultura e punes vjen mirqenia dhe cdo e mire.
Aspekti social?
Ti e ke reduktuar problemin tek zhulsat qe pertojne te lahen kur kthehen nga pubi(ama thekson se uje nuk ka neper shtepia), nderkohe qe une nuk kuptoj pse une qe nuk pi cigare duhet te ha tymin tend dhe te 100 veteve te tjere ne lokal(sidomos dimrit se tashi veres coco uleni jashte) dhe te demtoj shendetin tim?
Per cilen arsye duhet te depozitoj bloze ne mushkeri une qe punoj kamariere apo banakiere apo pastruse ne nje vend publik?
Jam dakort me ty qe kur flet per fushen e Zbatimit:
Ka veshtiresi,ka korrupsion,ka rryshfet.Po dikush me lart sapo pohoi se ne me shume se nje rast ka paguar inspektorin.Po ku i merrni keto leke mor i dashur?Ku i gjeni leket per te korruptuar policet per te pire nje kafe cigare?Po a keni familje per te mbajtur juve apo me ca merreni ne jete qe ju burojne parate?Jane bere te gjithe milionere keshtu dhe ja del xhepi te japin rryshfete dhe birra?
Po per ca aspekti social me flet kur ne Shqiperi pervec estetikes(floke me ere duhan,rroba me ere duhan,perde te nxira nga tymi dhe lokale te denigrume) ke adoleshente,gra me barre,femra(qe edhe pse nuk e pranojne kane dyfish demet e nje mashkulli nga konsumi i duhanit) duhanpires ishin shtuar si kerpudhat pas shiut?
Per ca aspekti social me flet ku edukata shoqerore baza e cdo raporti shoqeror,respekti per inividin eshte ZERO.Po jo vetem nga shteti dhe polici po nga te gjithe.
Atehere meqe ligji eshte i paaplikushem pse ti e ke kufizuar duhanin dhe s'e pi me ne lokal?
Edhe 10% te jene ata qe respektojne kete ligj ligji eshte i DOBISHEM sepse ne 1 lokal ne 10 mund te rri pa tym cigarje,sepse dikush e zbatoka athere.
Nuk do lodhen pronaret dhe njeerzia duke i dhene leke inspektoreve dhe policeve?Cdo burim shteron dhe do mesoheni ta mblidhni rripin dhe ta pini ne rruge,ne shtepi private,ne ballkon cigaren.
Aspekti politik?
Po edhe ne nje ligj qe kopjoi Berisha nga bota e futet aspektin politik?Pikpamja politike eshte shume e thjeshte:Ne cdo vend te botes e djathta eshte me proibicioniste.Edhe ketu ne Itali ishte kunder Rifondazione Komunista dhe ca te tjere per ligjin anti-duhan por e votoi e djathta.
Dhe si perfundim perseris dhe riperseris:Shteti shqiptar qe nuk qenka i zoti te aplikoje nje ligj kaq te thjeshte do jete i zot te heqe nga qarkullimi 90% te makinave?
Ca ben ti po te te sekuestrojne makinen qe e ke blere me djerse?Po tjetri,tjetri ca bejne?
Ju te tjeret qe si puna e S6 ngaqe i keni "shpatullat e ngrohta" kujtoni se do aplikohej nje ligj mbi mjetet e qarkullimit perpara nje ligji per duhanin?
Apo nga njera ane therrisni me te madh se ka Korrupsion dhe nga tjetra hidheni per Revolucion. ????
Po ca revolucioni kerkoni?
Ju s'jeni te zotet te respektoni nje ligj te thjeshte.Une kam pare nena qe ja hedhin tymin femijes ne fetyre ne Shqiperi,se nuk ka respekt per shendetin,per te miturin,per integritetin e njeriut dhe ju kerkokeni te pastroni ambientin,te eliminoni makinat e vjetra e te pastroni ajrin???
Po New York qe eshte nga shtetet me te zhvilluara dhe me te pasur te USA ka nje nivel tejet te larte ndotje dhe nuk arrin ta zgjidhe problemin e ndotjes(apo dhe shteti amerikan nuk di te beje ligje? )do ta zgjidhkemi ne qe nuk arrijme te mos i japim dymijlekshin policit qe te mund te pime nje cigare.
FREE YOUR MIND!!!
P.s.Edhe Poster.Nuk mendoj se doli ligji antiduhan dhe ja hudhem trapit.Mendoj se eshte nje ligj i mire dhe qe nje nga nje milion gjerat qe duhen rregulluar ne ligjet shqiptare u rregullua,dhe me behet qejfi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif