Re: Letter to a friend
I dashur shok,
tani "I dashur..."... hajt mos ta ekzagjerojme them une me persiatje romantike te dashuruarish zyrtarisht, dhe ta nisim si zakonisht me nje "O Bolo ca ke q.. noi gjo?".
Ti do te cuditesh qe une me ne fund vendosa te te shkruaj..dhe une te them "Vazhdo cuditu, sepse hera tjeter qe une do te kujtohem per te te shkruar, do te jete kur Lazio te fitoj prape scudeton". Pra me sakte, ka shume shance qe hera tjeter mos jete fare nje leter po te jete nje takim prej verteti...
Tani qe te te shpjegoj pse te shkruajta...
Ndodhi per dy arsye madhore:
- E para sepse jam kategorikisht, pashpjegueshmerisht teper dru thane, ose shkurt ofteziegenighten sic e pershkruaje ti kete gjendje..
- Dhe e dyta, sepse te ka ardh rradha... Me vjen keq qe po te njoftoj, por asnjeri nuk merr perpsiper te sakrifikoje prosperitetin e tij fiziologjik dhe te konsumoje sasine e tymit qe i takon atyre qe per cudine e gjithe indo-europianeve dhe tek ty quheshin "Mushkri". Realisht eshte shume e veshtire per te gjithe... Te betohem...
Te lutem mos u lut se nuk do te jem une ai qe do ta bej per ty...
Ok, vazhdo mu lut... Faleminderit qe po piedestalizon ate pak ego te pluhurifikuar qe "tymi" me ka lene ne kembe... Ok shume mire vazhdo...por dije qe s'kam per ta bere...
Tani me ler te te iluminoj pakez rreth zhvillimeve te fundit ne pre-shoqerine post-traumatike shqiptare:
- Nuk ka ndodhur asgje !
Nuk u cudite? As une nuk u cudita qe ti nuk u cudite...
Praktikisht gjerat vazhdojne te jene po ato dhe s'ndodh asgje per tu duartrokitur. Po s'eshte kjo me keqja... Me e keqja eshte se s'po ndodh asgje qe te meritoje t'i thuash "Te q.... gjene e gjalle, kudo qe te ndodhet..." Kjo eshte me e tmerrshmja... Nuk ndodh asnje eveniment qe te meritoje as formen me te zakonte te protagonizmit- shpersonalizimin individual.. te sharen...
Tallu! Madje beje pa frike se po ulesh ne poltronin e dikujt qe po shkrin talentin ne autoironi.... /pf/images/graemlins/wink.gif
Mendo, kaq keq ka arritur situata, saqe, ngaqe nuk ndodh asgje qe vertet te meritoje angazhim emocional, shajme Berishen qe na ka lene pa drita... Jo se vertet na rruhet shume , por duke qene se mungojne protagonistet... ti e di..diku duhen dranazhuar kapacitetet...
Tani po e le se u lodha....
Hajt se folim dhe ma puth Emen... (megjithese dyshoj se ti e takon ndonjehere ate... Dyshoj se Pjetri eshte treguar kaq irracional perballe hirit te saj, per ta lene te shkoje aty poshte ku je ti...)
P.S. Thone qe aty tek ty ben shume vape, eshte vertet...??
Kot te pyes, sa per garderobe...