Re: Letter to a friend
I dashur mik,
le te themi se me le pa fjale. Une rralle here mbetem pa fjale, dhe ty bravo te qofte se ia arrite. E di qe jeta aty ku je ti mund te mos jape shume, dua te them nga ana sociale dhe gjerat qe mbajne gjalle interesin tone si qenie per t'u zgjuar heret me mengjes per nje dite te re. Gjithashtu di se rruget e zemres na qenkan te cuditshme, madje shume te cuditshme. Po ashtu di se nese ka nje shans ai vjen vetem brenda disa kushteve, dhe pjesen tjeter e ben shoqeria me kerkesat e saj hap pas hapi deri diten kur te zgjedhin qefinin. Me vjen keq qe po e them kete, por fakti qe ti me the kaq vone, tregon se ne nje fare menyre e ke frike mendimin tim dhe jo sepse une te imponohem, ti e di fare mire qe jo, por sepse mund te kem te drejte.
I guess, sjellja jote ma mbyll gojen. S'do te them asgje me shume, vetem do te te uroj te jesh i lumtur dhe qe cdo hap ta hedhesh me kujdes sepse zemra eshte nje gje shume e shtrenjte per t'ua lene te tjereve ta shkelin me kembe, apo ta perdorin sipas qejfeve te tyre.
Gjithashtu do te te jap dhe nje keshille qe duhet t'ia kisha dhene vetes me kohe: ndaji disa gjera vetem me veten tende, sepse vetem keshtu njerezit nuk do te perpiqen te ta prishin apo te ta marrin.
Remember, I am your friend and I love you dearly! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif