Letërsia Ruse.

dr love

Locus omnem
Letrrsia ruse..flas per prozen..eshte e mrekullushme.
Ka ndjenje pasion deshira eshte e gjalle dhe e kuptueshe nga te gjithe.
DASHURIA E PARE..LUFTA DHE PAQJA...ANA KARENINA..
etj jane kryevepra.
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!


Pushkin
 

Airbourne

Papirus rex
Re: Letersia ruse

Eshte perkthyer ne shqip ndonje nga poezite e Boris Pasternak?

ËNDËRR
(Сон)
Boris Pasternak

N’ëndërr vjeshta, në dritare si hije,
Qeshnin miqtë, qeshje ti pa pushuar
Dhe, njësoj si skifter i vrarë bie,
Më reg’tinte zemra ndër duart e tua.

Por koha ecte, plakej e përkeqej,
Kalbte dhe hujt e gardhit të oborrit
Agu ndër dritare përbaltte qelqet
me lotët e përgjakur të shtatorit.

Por iku koha, u plak, e ronitur
Si akulli kriset, mëndafshi griset.
Dhe në çast heshte ti, mbete nemitur,
Jehon’ që shuhet, si gjumë që prishet.

U përmenda. Si vjeshtë, qe ende terr
Agimi dhe era rendnin duke sjellë,
Si qerrja lë byk dhe byk pas vetes merr,
Rreshta mështeknash që rendnin në qiell.

shqipëroi Maksim Rakipaj

PS: shyqyr nuk paska dhe.....pergezime HAPESIT te TEMES.
Me vjen QUDI qe....nuk jane turrur....masat.
 
Top