Lajme nga bota

Amerika ka ndërhyrë në zgjedhjet e 47 vendeve të botës.

Kanali televiziv CNN zbuloi se qeveria e Amerikës në periudhën nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës.
CNN në një raport të tij ka thënë se mediat e Amerikës për një periudhë të gjatë janë duke analizuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Amerikës, mirëpo pyetja e cila shtrohet shumë rrallë në këto media, është kjo që a nuk ndërhyjnë qeveria e Amerikës në asnjë proces zgjedhor të vendeve të tjera botës? Daw Lujen, ekspert i institutit "Politika dhe Strategjia" në Universitetin Carnegie Mellon të Amerikës", në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se çështjen e ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, e ka shqyrtuar nga vështrimi i shkencave shoqërore dhe në vazhdim deklaroi: "Amerika gjatë periudhës nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës". Ai për shembull, ka kujtuar ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vitit 1948 të Italisë dhe tha: "Amerika ishte e shqetësuar që në zgjedhje mund të fitojë Partia Komuniste, prandaj ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj për të penguar fitoren e Partisë Komuniste në këtë vend". Daw Lujen gjithashtu kujtoi ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera të botës si në Kili, Argjentinë, Japoni, Gjermaninë Perëndimore, Brazil, Indonezi, Liban, Malajzi dhe Iran gjatë dekadave të kaluara dhe theksoi: "Amerika në të shumtën e rasteve ka mbështetur grupet dhe kandidatët që ndjekin politikë në harmoni me qëndrimet e Uashingtonit. Dy e treta e rasteve të ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, ishte sekrete dhe një e treta e tyre ishte ndërhyrje e hapur.

Shenimi IM: pa pranverat......mbas 2001-it.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me çështjen Navalny.​


Bashkimi Evropian ka vendosur për sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të çështjes Navalny. Preken disa përfaqësues të qeverisë ruse dhe një institut kërkimor shtetëror. BE akuzon administratën presidenciale ruse si të përfshirë në helmimin e pretenduar.

Edhe MB (apo veshLLAPUSHAT e mbretereshes) do të zbatojë sanksione kundër 6 individëve dhe një njësie ekonomike përgjegjëse për helmimin në Novichok të Alexey Navalny.

Lista e plotë e të sanksionuarve​

  • Andrei Veniaminovich Yarin: Shefi i Drejtorisë Presidenciale të Politikës së Brendshme
  • Sergei Vladilenovich Kiriyenko: Zëvendës i parë i Shefit të Shtabit të Zyrës Ekzekutive Presidenciale
  • Sergei Ivanovich Menyailo: Përfaqësuesi i Plotëfuqishëm i Presidentit të Federatës Ruse në Rrethin Federal Siberian
  • Aleksandr Vasilievich Bortnikov: Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse
  • Pavel Anatolievich Popov: Zëvendës Ministër i Mbrojtjes i Federatës Ruse
  • Aleksei Yurievich Krivoruchko: Zëvendës Ministër i Mbrojtjes i Federatës Ruse
  • Instituti Shtetëror i Kërkimit Shkencor për Kimi dhe Teknologji Organike (GosNIIOKhT)

Dje, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi në një intervistë se Moska do të reagonte "proporcionalisht" ndaj sanksioneve të reja të BE:

Ne do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale. Kjo është praktikë e vendosur diplomatike. Reagimi do të jetë diplomatik, u përgjigj ai një pyetje.

Shenimi IM....heren tjeter qe mos te kete akuza te PA vertetuara ose <viktimave> qe jane tu bo PUSHIME ne ajer te pastert ose më saktësisht në ambient të denjë të një apartamenti pushimi me pesë yje në IBACH në qarkun Waldshut,NUK ju jepet. AS...
mililiter
pike uji
luge qaji,
luge gjelle,
garuzhde,
tas,
tenxhere....e te tjera.
POR....FUCI me NOVICHOK.

Atehere NUK ka thashetheme dhe...........IDIOTESIRA mediatike.
Te pakten eshte 1.000.000.000 % e SIGURTE qe VIKTIMA....NUK mund te relaksohet.

Danke SEHR.
 
Top