Lajme nga bota

Amerika ka ndërhyrë në zgjedhjet e 47 vendeve të botës.

Kanali televiziv CNN zbuloi se qeveria e Amerikës në periudhën nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës.
CNN në një raport të tij ka thënë se mediat e Amerikës për një periudhë të gjatë janë duke analizuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Amerikës, mirëpo pyetja e cila shtrohet shumë rrallë në këto media, është kjo që a nuk ndërhyjnë qeveria e Amerikës në asnjë proces zgjedhor të vendeve të tjera botës? Daw Lujen, ekspert i institutit "Politika dhe Strategjia" në Universitetin Carnegie Mellon të Amerikës", në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se çështjen e ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, e ka shqyrtuar nga vështrimi i shkencave shoqërore dhe në vazhdim deklaroi: "Amerika gjatë periudhës nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës". Ai për shembull, ka kujtuar ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vitit 1948 të Italisë dhe tha: "Amerika ishte e shqetësuar që në zgjedhje mund të fitojë Partia Komuniste, prandaj ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj për të penguar fitoren e Partisë Komuniste në këtë vend". Daw Lujen gjithashtu kujtoi ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera të botës si në Kili, Argjentinë, Japoni, Gjermaninë Perëndimore, Brazil, Indonezi, Liban, Malajzi dhe Iran gjatë dekadave të kaluara dhe theksoi: "Amerika në të shumtën e rasteve ka mbështetur grupet dhe kandidatët që ndjekin politikë në harmoni me qëndrimet e Uashingtonit. Dy e treta e rasteve të ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, ishte sekrete dhe një e treta e tyre ishte ndërhyrje e hapur.

Shenimi IM: pa pranverat......mbas 2001-it.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex
Objektivat e regjimit Al Saud në afrimitetin e tij me grupin MEK.

Prej dy vitesh regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, merr pjesë aktivisht në takimet e grupit terrorist MEK në Paris të Francës.
Vitin e kaluar dhe këtë vit, Turki Fejsal, ish kreu i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, ka qenë një prej të ftuarve të veçantë të këtij takimi. Ai ka mbajtur fjalime në këto takime dhe nga ana tjetër grupi terrorist MEK i ka kushtuar vëmendje të veçantë përfaqësimit të tij duke e quajtur si përfaqësues të Arabisë Saudite. Është realitet se dollarët e Arabisë Saudite janë të mjaftueshme për të mbushur xhepat e princave të saj të cilët nuk kanë nevojë që të marrin pagesat e disa dhjetëra mijëra dollarëve që MEK u jep pjesëmarrësve dhe ligjëruesve në takimet e tij. Për këtë duhet theksuar se regjimi Al Saud nga afrimiteti të Arabisë Saudite me grupin MEK, ndjek qëllime të tjera.

...............................................................................................................................

Dy krerë të grupit terrorist MEK arratisen nga Shqipëria.

Dy krerë të organizatës terroriste Muxhahedin Khalk (MEK) janë arratisur nga seli e kësaj organizate në Tiranë dhe kanë deklaruar se janë darë tërësisht nga ky grup terrorist.
Rrjeti "Balatarin" në një raport të tij i ka dhënë goditjen e parë Maryam Rajavi pas takimit të Parisit duke shkruar: "Dy komandantë të lartë të sektit terrorist Rajavi që secili prej tyre kishin kaluar 39 vjet si anëtarë të lartë në strukturat e kësaj organizate terroriste, pas showit vjetor propagandistik të Maryam Rajavi në Paris, janë ndarë nga ky grup dhe në këtë mënyrë i kanë dhënë një grusht të fortë Maryam Rajavit". Këta dy krerë të lartë të MEK që nga faza politike ishin në shoqërim të MEK, por të mërkurën më 12 korrik, kanë ikur nga selia e MEK në Shqipëri dhe kanë deklaruar ndarjen e tyre nga kjo organizatë terroriste.

Shenimi im: kush na ose ja u solli PESHQESH ne troje?????

 

Airbourne

Papirus rex
Turchia chiude le frontiere a 4mila russi.

ANKARA – Le autorità turche hanno vietato l'ingresso nel Paese a 4.128 russi sospettati di essere simpatizzanti del movimento terroristico del Daesh.
Lo si afferma in un comunicato pubblicato sul sito del ministero degli Interni turco. Il documento afferma che dal 2011 dalla Turchia sono stati espulsi 804 cittadini della Federazione Russa. La Russia è diventata il primo Paese nella classifica per numero di cittadini espulsi. Il secondo posto è occupato dall'Indonesia (435), il terzo dal Tagikistan (308). Complessivamente nella blacklist di persone con legami terroristici ci sono 53.781 nomi di cittadini provenienti da 146 Paesi. La maggior parte dei sospetti sono sauditi e tunisini. Lo scorso febbraio il presidente Vladimir Putin aveva dichiarato che dalla parte del Daesh combattevano circa 4mila russi e 5mila cittadini dei Paesi della CSI. Secondo il ministero dell'Interno russo, in Siria e in Iraq tra i militanti del Daesh si stimano 3.500 russi.

Perseri shenimi im: caubojsat allbanca ne USA.....shpresoj te jeni qetesuar dhe ngazelluar.
 

Artin

Papirus rex
1053634914.jpg


Lajme interesante vijnë nga Lindja e Largët. Siç dihet, kohët e fundit gjërat aty janë acaruar shumë dhe janë lëshuar deklarata të forta.

E përmbledhur me pak fjalë, rrjedha e ngjarjeve është kjo:

Kimi i Koresë së Veriut provoi disa raketa, që ai thotë se po i ndërton për mbrojtje, e t'i ketë në rast se do ta sulmojnë.
Trampi tha që, nëse Kimi do të vazhdojë me këto prova, ai do ta sulmojë Korenë me një zjarr dhe furi që bota nuk e ka parë kurrë.
Në përgjigje, Kimi tha se do të godasë Guamin, aty ku amerikanët kanë disa baza ushtarake.
Shinzoja (kryeministri japonez) tha që, nëse raketat e Kimit kalojnë mbi territorin japonez, ai do t'i rrëzojë.

Por ç'ndodhi pas disa ditësh, në 29 gusht?

Në kohën që Amerika dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e madhe ushtarake, e cila është e përvitshme dhe zhvillohet kundër Koresë së Veriut, Kimi lëshoi një raketë drejt Japonisë, për provë. Raketa kaloi mbi Japoni dhe ra në det, po në ujërat japoneze.

Shinzoja që tha se do ta rrëzonte, nuk e rrëzoi. Për më tepër që atë ditë edhe Japonia po bënte stërvitje ushtarake, me antiraketa Patriot, që janë të posaçme për të rrëzuar raketa.

Pse nuk e rrëzoi?

Sipas disa ekspertëve ushtarakë, raketa e Kimit fluturoi në lartësi 500km, kurse antiraketat Patriot dhe Aegis shkojnë deri në 250km. Pra është e pamundur t'i rrëzojnë.

Burimi
 
Last edited:

Artin

Papirus rex
Te premten Kimi hodhi nje rakete tjeter drejt Japonise. Raketa fluturoi 3700 km, në lartësinë 770 kilometra, pra më lart se e kaluara. Disa analiste besojne se kjo ishte nje pergjigje ndaj masave të reja shtrenguese ekonomike qe u moren ndaj Korese se Veriut.
https://sputniknews.com/news/201709151057406461-north-korea-launch-japanese-cover/


Si është puna e këtyre raketave dhe pse lëshohen?
Për t'u kuptuar më mirë çeshtja e Korese se Veriut, gjerat duhet te tregohen qe nga fillimi:


Lufta e Koreve

Ne vitet 1950, në Luften Koreane, Amerika e bombardoi rëndë Korene e Veriut. Nga bombardimet u shkaterruan 90% e qyteteve dhe u vranë miliona njerez. Thuhet se sot nuk ka pothuajse asnje familje korenoveriore e cila nuk ka nje anetar te familjes te vrare nga ato bombardime.

Ishte ndihma e Kines e cila e shpetoi Korene e Veriut nga pushtimi amerikan. Koreanoverioret filluan t'i zmbrapsnin amerikanet dhe do ta kishin fituar luftën, por Amerika i kercenoi me bombe berthamore. Si rrjedhim lufta ndaloi dhe u vendos nje vije ndarese midis Koreve. Lufta pushoi, por teknikisht jane akoma ne gjendje lufte, sepse mes tyre nuk eshte nenshkruar nje traktat paqeje. Pas luftes, Koreja e Veriut, e shkaterruar nga bombardimet, u vendos edhe ne bllokade ekonomike, nje bllokade e cila vazhdon dhe sot.


Ndalimi i zhvillimit të armeve berthamore

Ne vitin 1968 shumica e vendeve te OKB-se nenshkruan marreveshjen e moszhvillimit te armeve berthamore, me perjashtim te atyre vendeve qe i kishin zhvilluar para Janarit te vitit 1967.

India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli nuk e nenshkruan marreveshjen.

India, Pakistani dhe Izraeli zhvilluan arme berthamore, por vetem per Korene e Veriut bëhet zhurme dhe merren masa.
http://www.icanw.org/the-facts/nuclear-arsenals/


Amerika e perdor OKB-ne per te ushtruar presion mbi vendet me ane te bllokadave ekonomike, që t'i çarmatose, e pastaj i bombardon dhe i pushton keto vende pa miratim te OKB-se, si psh. ne rastet e Irakut dhe Libise.

Koreja e Veriut kete thote, qe kerkon te zhvilloje arme berthamore per t'u mbrojtur, se nuk ka siguri qe Amerika nuk do ta bombardoje, ashtu si Irakun dhe Libine. Kimi thotë se vetëm duke pasur arme berthamore, Amerika nuk do te guxoje ta bombardoje.
http://indiatoday.intoday.in/story/...ium-nuclear-missile-test-japan/1/1049160.html

Stervitjet ushtarake amerikane dhe acarimi i situates

Çdo vit Amerika dhe Koreja e Jugut bejne stervitje te medha ushtarake, ku marrin pjese dhjetera mijera ushtare, e ku planifikohen goditje kunder Korese se Veriut.

Koreja e Veriut i sheh si kercenim keto stervitje te medha dhe thote se eshte e gatshme t'i ndaloje provat e saj te raketave, nese stervitjet ndalojne, por Amerika nuk pranon.

Gjithashtu kohet e fundit, Kina dhe Rusia kane propozuar nje plan paqeje, te quajtur "Double Freeze", pra "Ngrirje dypalëshe", ku kerkohet qe Amerika te ndaloje stervitjet ushtarake, kurse Koreja e Veriut te ndaloje provat e raketave. Ky plan paqeje eshte mbeshtetur edhe nga Gjermania, por Amerika nuk e pranon.
https://www.shiftfrequency.com/germany-backs-china-double-freeze/#more-104957

Siç kuptohet, Amerikes i intereson nje situate e tensionuar ne rajon, se keshtu i justifikon dhe bazat e saj ushtarake ne Japoni dhe Kore te Jugut, por edhe shitjen e armeve ne keto vende.

wire-1354181-1505580693-354_634x418.jpg
 

Airbourne

Papirus rex
Masakër në Las Vegas, 20 të vdekur e mbi 100 të plagosur.

Policia në Las Vegas qëlloi të dyshuarin e sulmit, që i kushtoi jetën 20 personave e plagosi mbi 100 të tjerë, dhe nuk beson se ka ndonjë agresor të dytë, edhe pse verifikimet po vazhdojnë.Incidenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “country”, kur mbi turmën u hap zjarr.
Të shtënat ishin ato të një arme automatike dhe kanë vazhduar gjatë. Autori i sulmit ka qenë në katin e 32-të të hotelit dhe ka shtënë mbi turmën poshtë pa dallim e pa ndaluar.“Pati shumë të shtëna, por ato të fillimit i ngjasonin zjarrit të mitralozit”, tha Danny, një turist australian. Mes të plagosurve, 14 persona janë në gjendje kritike për jetën në spital. Forcat e policisë, që mbërriten me urgjencë në vendin e ngjarjes, i këshilluan njerëzit të largoheshin menjëherë prej andej. Sherifi Joseph Lombardo konfirmoi numrin e viktimave. “Viktimat janë 20. Deri tani besojmë se bëhet fjalë për një agresor të vetem, një ujk vetmitar ta quajmë kështu. Efektivët patën një shkëmbim zjarri me personin që ndodhej në katin e 32-të të ndërtesës, e tani ai ka vdekur”, tha Joseph Lombardo.

PS: po shtohen PSIKOPATET.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex
TAS njoftoi shkatërrimin e një bërthame të ISIS në Moskë.

Policia e Rusisë ka njoftuar për shkatërrimin e një bërthame të grupit terrorist ISIS në Moskë.
Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se policia e Rusisë ka arritur të zbulojë dhe shkatërrojë një bërthamë të grupit terrorist ISIS në Moskë. Thuhet se pjesëtarët e këtij grupi synonin të kryenin shpërthime terroriste në Moskë. Nga personat e arrestuar përveç lëndëve shpërthyese është konfiskuar edhe një sasi e armëve dhe e pajisjeve të tjera luftarake.

PS: ne Rusi nuk te perkedhelin por....ta shuajne faren,sepse oret apo akrepat e saj funksionojne ndryshe.Me ata gjandaret ne Rusi, mos e dhente allahu te perplasesh.
Kqyrni foton qe i bie: jane makaber dhe te pameshirshem,sepse trojet nuk mbrohen me llape.
4bn22b2c5ab782w6gl_800C450.jpg
 

Airbourne

Papirus rex
Kindermörder im Iran öffentlich hingerichtet.
Ein wegen Vergewaltigung und Mordes an einem siebenjährigen Mädchen verurteilter Mann ist in der westiranischen Kleinstadt Pars Abad öffentlich hingerichtet worden. Der Mann hatte das Kind im Mai entführt, vergewaltigt und ermordet. Die in der Garage versteckte Leiche wurde erst nach 20 Tagen entdeckt. Nach der Bestätigung des Urteils durch das oberste Gericht wurde er am Montag an einem nicht genannten Ort in Pars Abad öffentlich gehängt, wie die Nachrichtenagentur ISNA berichtete.

Im Iran wird die Todesstrafe unter anderem wegen Mordes, Vergewaltigung, bewaffneten Raubes und Drogenhandels mit mehr als einem Kilogramm Rauschgift verhängt. Nach Angaben von Amnesty International wurden in dem Land allein in der ersten Jahreshälfte annähernd 700 Menschen - hauptsächlich Drogenschmuggler - hingerichtet. (dpa)=perkthehet kjo.

Ne Iran denohesh me vdekje(varje ne litar) kur: ben vrasje,perdhunon,ben grabitje me arme,dhe tregeti droge mbi 1kg.
Sipas ai LESHIT gjate 6-te mujorit shumica kane qene drogaxhinj.
Pra ne Iran shteti FUNKSIONON,ndryshe do hynte kanuni i lek dugagjinit.

Chapeau.
 

Airbourne

Papirus rex
vucici14.jpg Vucic kënaqet me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se serbet përgjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë që u mbajtën dje treguan se dinë të njohin punën dhe kujdesen për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe dinë rëndësinë e momentit dhe zgjedhjeve që ata bëjnë.

Vuçiq tha po ashtu se është e vështirë nëse dikush nuk e ka vërejtur se Lista Serbe ka fituar në raundin e parë nëntë nga dhjetë komuna, ku serbet janë shumicë dhe se është vetëm një komunë që do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

PS: pra motra dhe vellezer me flamuej te kuc,serbet ne dhjete komuna kane fituar 9-te, i bie MATEMATIKISHT 95%,pasice e dhjeta ka idu-r ne ballotazh.Dhe kjo ne troje(ISH)skipetare.
Kur shkruan Airbourne peoples pa gen dhe memorje,se historine e ka harruar.
Gjithe te mirat dhe diten e mire.
 

Airbourne

Papirus rex
Moska e shqetësuar nga kthimi i terroristëve të ISIS.

Siç njofton kanali televiziv Al Mejadin, Dmitri Peskov zëdhënës i Kremlinit tha të enjten se kthimi i atyre që luftuan së bashku me ISIS është një kërcënim për Rusinë dhe kjo është përparësia më e rëndësishme e aparatit të sigurisë të këtij vendi. Qendra Kërkimore Sufan njoftoi se 5,600 qytetarë nga 33 vende që kishin luftuar në krah të ISIS-it në Irak dhe Siri tani janë kthyer në vendet e tyre. Kjo qendër eksperte për çështjet e sigurisë dhe kundër-terrorizmit, tha në raportin e saj se 3,000 nga gjithsej 5,000 njerëz nga Bashkimi Evropian kishin shkuar në Irak dhe Siri për t'u bashkuar me radhët e grupit terrorist ISIS, tani ata janë kthyer në Evropë. Presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar tashmë se 10 përqind e 9,000 njerëzve që kishin shkuar nga Rusia dhe republikat e Azisë Qendrore dhe Kaukazit për t'u bashkuar me grupin terrorist ISIS në Irak dhe Siri, tashmë janë kthyer në vendet e tyre. Sipas raportit të Qendrës Kërkimore Sufan, numri më i madh i anëtarëve të ISIS që u kthyen në vendet e tyre nga Iraku dhe Siria ishin nga Rusia (3417), Arabia Saudite (3244), Jordania (3000), Tunizia (2962) dhe Franca (1910). Rusia ka qenë prej kohësh e përfshirë në luftën kundër ekstremistëve brenda vendit, veçanërisht në rajonet e ndryshme të Kaukazit të Veriut, sidomos në Çeçeni dhe Dagestan. Këta ekstremistë tashmë kanë kryer disa sulme terroriste në Rusi, duke përfshirë sulmin e fundit terrorist të prillit 2017 në metronë e San Petersburgut.
Ekstremistët e kombësisë ruse dhe të vendeve të tjera ish-sovjetike që u bënë anëtarë të grupeve terroriste takfiristë në Siri, përveç motiveve ideologjike, kanë edhe aftësi të shumta ushtarake, prandaj kthimi i tyre mund të krijojnë rreziqe serioze të sigurisë jo vetëm në Rusi por edhe në vendet e tjera të Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Kjo ka bërë që presidenti rus, Vladimir Putin, të shohë kërcënimet e terrorizmit nga ekstremizmit si një rrezik të madh për Rusinë, të cilit duhet t’i adresohet me një përgjigje serioze, koherente dhe gjithëpërfshirëse. Që nga data 30 shtator 2015, kur filloi operacioni ushtarak rus në Siri, u njoftua qëllimi i shpallur i luftës kundër grupeve terroriste që luftojnë kundër qeverisë siriane, si dhe u ndërmorën një numër masash për të luftuar grupet ekstremiste dhe aktet terroriste brenda Rusisë. Një çështje e rëndësishme që autoritetet e Moskës, e veçanërisht Putini, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur është roli i drejtpërdrejtë i Perëndimit në formimin e terrorizmit takfirist, veçanërisht të grupit terrorist takfirist ISIS. ISIS ka humbur territoret e kontrolluara prej tij në Irak dhe Siri, dhe kjo i ka detyruar anëtarët e ISIS që të largohen dhe kthehen në vendet nga kanë ardhur. Megjithatë, për aq kohë sa Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e sheh interesin e tij tek mbijetesa dhe përhapja e ekstremizmit dhe terrorizmit takfirist, përhapja e terrorizmit në pjesë të tjera të botës do të jetë e pashmangshme dhe pasojat do të jenë katastrofike.


Apropo: nje shtet tjeter,qytetaret e tij i ka paralajmeruar te mos shkojne ne Siri per <relax> sepse PISIS zoteron LHL(lende helmuese luftarake).Para do kohesh apo do vitesh,thonin qe Asad ishte kyna apo i kishte ktona.Mediot tona natyrisht nuk mund ta shkruajne se per qfar banet llafe.

Nga shkruesi.
 

Airbourne

Papirus rex
Serbia kritikon politikat ndërhyrëse të SHBA.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë kritikoi ashpër deklaratat e zëvendës-ndihmësit sekretarit amerikan te Shtetit, Hoyt Brian Yee,qe u shfaq mjaft i drejtpërdrejtë gjatë fjalës së tij në një forum ekonomie në Serbi kur tha se Serbia duhet të zgjedhë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.
Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, sidomos nëse ato janë larg njëra-tjetrës, citohet të ketë deklaruar zyrtari i lartë amerikan duke theksuar edhe një herë kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare. Aleksandar Vulin, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, deklaroi se fjalët e zyrtarit të DASH dëshmojnë për presionin jo diplomatik të SHBA ndaj Serbisë. Vulin shtoi se të tilla deklarata nuk i përkasin një miku që respekton Serbinë dhe të drejtën e saj për pavarësi në vendimmarrje.

Shenimi IM: edhe serbet jane me diplomat4bn1c12b927a77vajv_800C450.jpg se ne(mund te kundershtoni po deshiruat).
 

Airbourne

Papirus rex
Më shumë se 2 mijë shtetas francezë luftonin për ISIS.

1 mijë 910 shtetas francezë kanë luftuar përkrah grupit terrorist takfirist ISIS(PLEHRAVE).
Sipas një njoftimit të agjencisë Saba Today, qendra hulumtuese e sigurisë dhe e luftës kundër terrorizmit e njohur me emrin ‘grupi Sofan’ me qendër në Nju Jork, me mijëra shtetas evropianë dhe arabë janë anëtarësuar dhe kanë luftuar në radhët e grupit terrorist ISIS. Nga vendet evropiane dhe Rusia në radhët e grupit terrorist ISIS janë anëtarësuar gjithsej 3 mijë e 417 persona prej të cilëve 1,500 janë nga Turqia dhe 915 nga Gjermania. Ndërsa nga vendet arabe në grupin terrorist ISIS janë anëtarësuar 3,224 shtetas të Arabisë Saudite dhe 3 mijë shtetas të Jordanisë. Hulumtimi thotë se kthimi i mbi 5 mijë anëtarëve të ISIS në vendet e tyre pas disfatave të grupit terrorist në Siri dhe në Irak, përbën sfidë serioze për sigurinë e vendeve të origjinës.

Shenimi im: ka dhe ruse midis tyre,por po u kthyen atje, nuk bejne apo napin ruset konferenca shtypi.Te eleminojne.
 

Airbourne

Papirus rex
Haradinaj: Kosova e gatshme t’i riatdhesojë luftëtarët e Sirisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfaqur gatishmërinë që Kosova t’i riatdhesojë kosovarët që janë rekrutuar dhe kanë shkuar në luftërat në Siri dhe Irak krahas organizatave terroriste.
Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë të gjithë që duan të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë që ta sigurojë jetën e të gjithëve, tha Haradinaj gjatë prezantimit të raportit të UNDP-së rreth faktorëve shtytës dhe tërheqës për kosovarët që të marrin pjesë në luftëra të huaja. Haradinaj tha se përhapja e ideologjive ekstremiste fetare në Kosovë ka ardhur si pasojë e “hapjes së Kosovës’ pas përfundimit të luftës. Por tani ai tha se kosovarët i kanë mësuar efektet e ideologjive ekstremiste. Nuk mundet askush që t’i mashtrojë në pakufi qytetarët e Kosovës me ideologji. Kosovarët e kanë kuptuar se këto janë ideologji të rrejshme që bëhen me qëllim të manipulimit të qytetarëve tanë, tha ai. Raporti përfshin intervista me të dënuar nga gjykatat e Kosovës për pjesëmarrje në luftërat e huaja dhe me familjarë të tyre. Alessandra Roccasalvo nga UNDP tha se intervistimi i tyre ka qenë një proces i komplikuar. Ajo paralajmëroi se Kosova do të përballet me sfida në momentin kur luftëtarët kosovarë do të fillojnë të kthehen nga frontet e luftës. Edhe Kosova ballafaqohet me problemet e njëjta si çdokund në Europë për kthimin e luftëtarëve të huaj. Është një sfidë e vështirë për agjencitë e sundimit të ligjit meqë nuk dimë shumë për këta individë, tha Roccasalvo. Hulumtimi i publikuar sot thotë se largimi i kosovarëve drejt Sirisë ka filluar në vitin 2012 dhe ka vazhduar edhe më tej deri në vitin 2015. Deri më tani mbi 60 kosovarë janë vrarë në frontet e luftës në Siri e Irak, ndërsa mbi 120 janë kthyer në Kosovë.

Nov 29, 2017 19:22 Europe.

Shenimi im: qe kur TERRORISTAT,emertohen luftetare?????????
TRAP-ush(i themi GAMORIT ne Tiron) haradinaj duhet tju japi dhe pension, si veterane lufte ne.......Siri apo Irak.
Pffffffffffffffffffffffffffffffffff
 

Roberto_uk

Valoris scriptorum
Per Mendimin tim personal ata/ato qe jan ne Siri/Iraq as qe duhet te lejohen te hyn ne Kosov/Shqiperia jo ma tju siguroj jeten jan brainwash ata sic i thon fjales Ujku qimen e nderron po zakonin se harro kshu qe edhe ata her apo von do ja fusin nje Allahu Ekber e plasin
 

Airbourne

Papirus rex
Interpol-i heq nga lista e të kërkuarve kryeministrin Haradinaj.

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.
Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar të këtij viti qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës. Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Gazetës Online Insajderi se sot është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj. Derisa ishte duke u zhvilluar takimi mes dy qeverive në Shqipëri, Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Manxhuni qëndruan në vizitë në selinë e INTERPOL-it, në Lyon të Francës. Edhe pse nuk dihet se çfarë u diskutua aty, menjëherë pas ardhjes së tyre në Kosovë, 18 personat që ishin në kërkim ndërkombëtar nga Serbia, u larguan nga lista. Edhe disa muaj pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga INTERPOL-i heqjen nga lista e të kërkuarve, për kosovarët që kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.


два ose 2....
Serbia do ankohet, pas heqjes së fletë-arrestit për Haradinajn.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) ka njoftuar se do të bëjë një ankesë ndaj vendimit të INTERPOL-it, i cili hoqi nga lista e të kërkuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 17 persona të tjerë.
Komisioni për kontrollin e fletë-arresteve ndërkombëtare në Lyon (selia e INTERPOL-it në Francë), ka miratuar ankesën e UNMIK-ut dhe më 1 dhjetor ka vendosur që INTERPOL-i më të mos trajtojë këto fletë-arreste, respektivisht do t’i fshijë nga sistemi. Kompetentët në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë po shqyrtojnë detajet e këtij vendimi dhe MPB do t’ia paraqes iniciativën kompetentëve në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorisë, në mënyrë që pas analizave të hollësishme bashkarisht të përgatisin përgjigjen në emër të Serbisë, thuhet në kumtesën e MPB të Serbisë. Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se nuk ka marrë njoftim nga INTERPOL-i për heqjen e urdhrit të lëshuar nga gjykata serbe për Haradinajn. Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës: Shukri Buja dhe Azem Syla. Në listën e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin urdhërarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, përveç Azem Sylës, Shukri Bujës dhe Ramush Haradinajt, kanë qenë edhe Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.

Tung nga Aibourne.


VIRTUOS......TRACK.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex
Serbia i dorëzon një kurd Turqisë.

Politikani kurd, Cevdet Ayaz u ekstradua nga Serbia në Turqi. Këtë e konfirmoi ministria serbe e Drejtësisë. Komisioni i OKB-së kundër torturës pati paralajmëruar kundër ekstradimit.
Fjalën e fundit e kishte ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq. Në fund ajo ndoqi vendimin e gjykatave serbe, të cilat në dy instanca e patën gjykuar të lejueshëm nga ana ligjore ekstradimin e Cevdet Ayazit. Njëkohësisht ajo me sa duket injoroi një letër të Kombeve të Bashkuara, në të cilën paralajmërohej që të mos kryhej ekstradimi.

Shtetasi turk Ayaz është dënuar në atdheun e tij për shkak të "rrezikimit të rendit kushtetues" me 15 vjet arrest. Por arriti që të arratiset nga Turqia. Në portale kurde dhe rrjete sociale ai e paraqet veten si funksionar të Partisë Kurde të Lirisë në provincën lindore turke Mus. Ayazi e ka pranuar fajësinë përballë drejtësisë turke, por pasi mbërriti në Serbi tha se pranimin e pati bërë nën tortura.

Sipas medieve të Beogradit, Ayazi paraqiti në tetor 2016 kërkesë për azil në Serbi, por njëkohësisht nga Turqia ishte paraqitur për të një urdhër arresti. Procesi për ekstradimin para një gjykate serbe zgjati një vit.

Kur mbërriti letra

"Gjykatat kompetente kanë konstatuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për ekstradimin e Ayazit dhe ministrja Kuburoviq e konfirmoi këtë. Letra e OKB-së erdhi më pas. Kur u mor vendimi, nuk ishte paraqitur letra", citon shoqata investiguese serbe Insajder një shkresë të ministrisë së Drejtësisë.

Avokatja e Ayazit, Jelena Trkulja pohon të kundërtën: letra thotë ajo erdhi në 11 dhjetor - tri ditë para se gjykata e apelit të miratonte ekstradimin në Turqi."Përballë gjendjes aktuale në Turqi dhe mënyrës se si vepron qeveria e atjeshme me disidentët politikë, druhem se e pret atje diçka serioze", i tha Trkulja radiostacionit të Beogradit N1.

Serbia është një kandidat për anëtarësim në BE, por përpiqet që të ruajë marrëdhënie të mira me Lindjen. Krahas Rusisë dhe Kinës këtu bën pjesë gjithnjë e më shumë Turqia, prej së cilës në Serbi presin investime dhe bashkëpunim në furnizimin energjetik.

Në fillim të tetorit, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit në Serbi me një delegacion të madh me ceremoni të mëdha. Ministri i Jashtëm Ivica Daciq e mori personalisht mikrofonin dhe këndoi për Erdoganin - edhe në turqisht.


  • Data 25.12.2017
  • Autor Nemanja Rujevic.
  • PS: fund jave te mbare serbofilave dhe turkoarrnauteve.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex
Shpallet aktgjykimi ndaj 20 zyrtarëve për marrje ryshfeti.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarve SH.D, S.F, N.R, A.R, M.B, I.GJ, I.A, A.E, B.Z, B.Z, Q.B, A.G, A.R, S.N, SH.G, SH.Z, A.Z, L.G, SH.Z dhe N.Z.


Për secilin prej tyre, Themelorja i ka akuzuar për shkak të veprave penale, e disave u është shqiptuar edhe dënim me gjobë.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallë aktgjykim dënues për ta për shkak të veprës penale, marrje të ryshfetit në bashkëkryerje.

Ata në detyrë të policit gjatë patrullave kanë pranuar të holla të shumta nga kundërvajtësit, me qëllim të mos shqiptimit të tiketave të trafikut.

Komunikata e plotë nga Gjykata Themelore në Prizren për të akuzuarit:

1.I akuzuari me iniciale SH.D. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkë kryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag. 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

2. I akuzuari me iniciale S.F. për shkak të gjashtë veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 3.000 (tremijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 31 (tridhjetenjë) muajve.

3. I akuzuari me iniciale N.R. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

4.I akuzuari me iniciale A.R. për shkak të veprës penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1.000 euro, dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muaj.

5. I akuzuari me iniciale M.B. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 (pesë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) muajve.

6. I akuzuari me iniciale I.GJ. për shkak të pesë veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 2.500 (dymijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë) muajve.

7. I akuzuari me iniciale I.A. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë)muajve.

8. I akuzuari me iniciale A.E. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 5 (pesë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë)muajve.

9. I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë)muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

10. I akuzuari me iniciale B.Z. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

11. I akuzuari me iniciale Q.B. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

12. I akuzuari me iniciale A.G. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

13. I akuzuari me iniciale A.R. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

14. I akuzuari me iniciale S.N. për shkak të dy veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.000 (njëmijë) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

15. I akuzuari me iniciale SH.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuait i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë)muajve.

16. I akuzuari me iniciale SH.Z. për veprën penale, të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

17. I akuzuari me iniciale A.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë ne shumën prej 1.000 euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej nga 6 (gjashtë) muaj.

18. I akuzuari me iniciale L.G. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

19. I akuzuari me iniciale SH.Z. për shkak të tri veprave penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, për secilën vepër veç e veç i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 500 euro dhe për secilën veç e veç i shqiptohet dënimi me burgim me nga 6 (gjashtë) muaj.

Në kuptim të nenit 80 parag 1 e 2 nën paragr.2.4 dhe 2.5 të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me gjob në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro dhe dënimin UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muajve.

20. I akuzuari me iniciale N.Z. për veprën penale , të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 428 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, i shqiptohet dënimi me gjobë me nga 1.000 euro dhe dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)muaj.

Sepse të akuzuarit e lartë cekur në cilësinë e personit zyrtar duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare në mënyrë të drejtpërdrejt kërkojnë dhe pranojnë dhuratë për vete në mënyrë që të mos veproj në pajtim me detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që si zyrtar policor në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, e të cilin patrullim e bënin me automjetin “Police – 470-01” kanë pranuar të holla në shuma të ndryshme nga kundërvajtësit, me qëllim të mos shqiptimit të tiketave të trafikut ndaj kundërvajtësve dhe pse kanë qenë të obliguar me ligj që ndaj kundërvajtësit të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurim e komunikacionit rrugor, e parat e marrura i kanë ndarë në mënyrë proporcionale.

Kohanet.......>>>>kto tiketat neser do banen bileta.

Tungi.
 
Last edited by a moderator:

Airbourne

Papirus rex
E kane fjalen veprat dhe jo LLAFET...
Kaq trima nuk jane keta PLEHRAT ka trojet.
Per hajer.....tani do shikoj Bayern...dhe kam 3 dite qe po merrem nje hulumtim....per moralin patriotik.
 
Top