Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Cigare kontrabandë nga Duty Free Shops

Doganat sekuestrojnë Marlboro-n kontrabandë në Kakavijë. Bode dha 8 leje dyqanesh të tilla


Shërbimi doganor ka sekuestruar një automjet me 40 steka cigare kontrabandë të dalë nga një dyqan duty free. Sipas drejtorisë së Përgjthshme të Doganave, në doganën e Kakavijës, punonjës të Shërbimit Doganor kanë sekuestruar 40 steka cigare të markës “Marlboro” në bagazhin e automjetit privat të një shtetasi i cili tentoi të kalonte mallin kontrabandë. Sipas doganave, malli ishte blerë në dyqanet “Duty Free” dhe do të hidhej në treg kontrabandë. Kështu, shtetasi i cili po kryente këtë veprim u gjobit dhe vlera e detyrimit në total arrin në 167 000 lekë (rreth një mijë e shtatëqind USD). Ndërkaq, në qytetet kryesore të vendit Grupet e Task-Force të krijuara nga të tre institucionet ushtrojnë kontrolle për të bërë të mundur zvogëlimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës me mallrat e akcizës. Kontrabanda e cigareve ka filluar të lulëzojë muajt e parë të këtij viti. Një numër i madh cigaresh kontrabandë kanë filluar të hyjnë nëpërmjet pikave doganore në veri si ajo e Morinës. Lulëzimi i kësaj kontrabande ka filluar të luftohet me disa aksione të policisë tatimore dhe antikontrabandës, por është kufizuar me sasi mjaft të vogla të cilat janë sekuestruar. Ndërkohë që Mali i Zi, i cili është një nga vendet ku kontrabandistët shqiptarë bëjnë tregti cigaresh ka marrë masa drastike duke mbyllur dyqanet “Pa taksa” ose të ashtuquajtura Duty Free Shops. Ndërkohë që doganat shqiptare bëjnë të ditur se në kuadër të krijimit të TASK-FORCE për të luftuar fenomenet e kontrabandës dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës me përfaqësues të tre institucioneve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, strukturat e Administratës Doganore kanë forcuar kontrollet edhe në pikat doganore. Të ardhurat doganore nga cigaret pësuar një rënie gjatë tremujorit të parë të këtij viti, si pasojë e rritjes në masë të kontrabandës. Kjo ka ardhur dhe si rrjedhojë e rritjes së taksave doganore, më konkretisht akcizës për paketë në shtator të vitit që shkoi. Fenomeni ka filluar të shfaqet në fillim të këtij viti, pasi tregu për vitit 2006 u mbush nga sasi të mëdha importi para hyrjes në fuqi të nivelit më të lartë të akcizës.

E Enjte, 05 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kuvendi miraton ligjet fiskale



Kuvendi diskutoi dhe miratoi dje projektligjin për disa ndryshime në ligjin "Për proçedurat tatimore", ndryshimet në ligjin "Për Tatimin mbi të Ardhurat", projektligjin "Për akcizat", si edhe ndryshime në Ligjin për TVSH-në. Sipas ministrit të financave, Ridvan Bode, këto projektligje synojnë një administrim më të mirë të mbledhjes së të ardhurave dhe mënjanimin e abuzivitetit dhe luftës kundër ekonomisë informale. Sipas tij ndryshimet e paraqitura kanë të bëjnë me proçedura që kanë si synim përmirësimin e të ardhurave dhe efektet financiare të tyre janë minimale. Por, deputetët e opozitës gjatë diskutimeve të tyre kërkuan më shumë shpjegime për efektin e ndryshimeve në buxhetin e shtetit. Dhe në mënyrë të veçantë e cilësuan arbitrar moslejimin e apelimit pa paguar detyrimet dhe gjobat e vëna nga apriori nga administrata fiskale. Diskutimet në parlament vazhduan të ashpra dhe të shoqëruara me akuza të ndësjellta.
Ndërsa mazhoranca pretendon se masat janë për të vënë nën kontroll evazionin fiskal, opozita akuzon se këto masa kanë të vetmin qëllim vënien nën kontroll të biznesit privat nga administrata shtetërore dhe disa ndryshime kanë qëllim vetëm të mbulojnë paaftësinë e qeverisë për të mbledhur detyrimet fiskale në rrugë kushtetuese. Këto projektligje do të diskutohen më pas nen për nen edhe në Komisionet Parlamentare.

E Premte, 06 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Celularët në shkodër, tarifat si jashtë shtetit



Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, me cilësinë e përdoruësit të rrëgullt të kartës rimbushësë të Kompanisë Vodafon Albania sha, një qytetar u ankua se ndërsa kryente thirrje brënda rrjetit Vodafon, harxhimi i kreditit të tij në kartë ishte shumë i shpejtë. Ky fenomen kishte ndodhur dhe në mjaft qytetarë të tjerë të kësaj zone, pasi, sipas tyre, në Shkodër dhe në të gjitha zonat kufitare përreth kishte një ndërhyrje të pashpjegueshme të rrjetit të telefonisë së lëvizshme të Malit të Zi. Kjo ndërhyrje sipas tyre kishte sjellë që brenda një telefonate të shkurtër të harxhohej e gjithë karta rimbushëse 1000 lekë, çka përbënte një shkelje të rëndë të të drejtave dhe interesave të tyre ekonomike si konsumator. Nisur nga kjo ankesë, në fillim të Muajit Dhjetor, ERT organizoi një seancë dëgjimore me dy kompanitë celulare që operojnë në tregun shqiptar, ku pas analizës që ju bë sistemit teknik të shpërndarjes së valëve në zonat kufitare, u la si detyrë përforcimi teknik i sistemeve të tyre për të minimizuar ndërhyrjet e rrjeteve të huaja celulare.

E Premte, 06 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Vjedhje me garancitë për celularët

AMC e Vodafone fitojnë 520 mijë usd vetëm nga interesat e 7.5 milionë dolarë garanci

Gert Osmani

Nis hetimi për interesat bankare që fitohen nga garancia për numrat me kontratë që merren nga AMC dhe Vodafone. Rreth 15 mijë lekë të reja kanë lënë garanci bankare rreth 50 mijë abonentë me kontratë. Shuma e garancisë në total arrin rreth 750 milionë lekë ose rreth 7.5 milionë dollarë ndërsa interesat e fituara me një normën e interesit të bonove të thesarit(7%) arrin në 52 milionë lekë ose rreth 520 mijë dollarë. Për këtë arsye Avokati i Popullit ka ndërmarrë një hetim për të ardhurat që fitohen nga përqindjet e garancive bankare që depozitohen pranë bankave të nivelit të dytë për llogari të dy operatorëve celularë (në rastin e numrave me kontratë). Sipas burimeve zyrtare nga zyra e Avokatit të Popullit “hetimi se ku shkojnë interesat e këtyre depozitave që konsumatorët vënë në bankë në formë garancie për të fituar një numër me kontratë, ishte një procedurë që kërkonte medoemos bashkëpunimin e Reiffessen Bank, bankë e cila kishte trashëguar të gjitha llogaritë e Bankës së Kursimeve”.
Avokati i Popullit nisur nga një interes i lartë që kërkohej të arrihej në këtë kuadër, prezantoi kërkesën e tij pranë drejtuesve të kësaj banke për të marrë më tepër informacion. Por nga këta të fundit kjo çështje u trajtua si një veprim që tentonte të shkelte sekretin bankar të klientëve të bankës. Gjithsesi me marrjen e kësaj përgjigje, Avokati i Popullit po shikon hapësirat e mundshme ligjore që këtë çështje ta kalojë për kompetencë dhe veprime të mëtejshme pranë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Referuar situatës problematike të veprimtarisë së telefonisë.

E Premte, 06 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

BKT hap degë në Kosovë,

Për herë të parë një banke shqiptare në tregun kosovar. Konkurrencë me sllovenët

Altin Xhikneli

Banka Kombëtare Tregtare ka hyrë në tregun bankar kosovar. Ndërkohë që kohët e fundit tregu bankar kosovar po pëson ndryshime të mëdha. Përveç BKT-së janë disa banka të tjera të cilat kanë filluar të ndryshojnë pronësinë. Drejtori i BKT-së në Tiranë ka deklaruar se tashmë kjo bankë ka marrë një licencë për të ushtruar aktivitetin e saj në Kosovë. Kështu, BKT bëhet banka e parë e cila futet në tregun kosovar. BKT, e cila vitin që shkoi pati rezultate mjaft të mira financiare ku fitimi rrit me 42% në, ndërsa asetet totale tashmë kanë shkuar 858 milionë. Por ndryshe nga struktura e tregut Shqipëri në Kosovë, janë bizneset sllovene të cilat kanë një numër të madh investimesh në disa sektorë përfshirë dhe atë bankar. Kështu, bankat Shqiptare, të cilat kërkojnë zgjerimin në tregun kosovar do t’u duhet që të përballen me konkurrencën Sllovene. Në fakt, këta të fundit kanë një strategji zgjerimi drejt Ballkanit por deri tani nuk kanë rezultuar të suksesshëm në Shqipëri.
Sllovenët marrin bankat kosovare
Ditën e mërkurë Banka e Re të Lubjanës (BRL) ka arritur një marrëveshje për blerjen e 50,14 për qind të aksioneve të bankës “Kasabank”, duke bërë që kjo bankë të kalojë pothuajse plotësisht në pronësi të sllovenëve. Ndërkohë që banka tjetër nga Sllovenia “Factor Bank”, tashmë prej disa vitesh ka 25 për qind të aksioneve të bankës. Përfaqësuesit e dy bankave kanë nënshkruar marrëveshjen të mërkurën në Prishtinë. Sipas burimeve nga Kosova vlera e këtyre aksioneve kap shifrën e 70 milionë euro. Me blerjen e kësaj banke dhe shitjen e Bankës së Re të Kosovës (BRK) për 23 milionë euro, sllovenët marrin rreth 20 për qind të tregut bankar në Kosovë. Kryetari i Këshillit drejtues në “Kasabank”, Hashim Deshishku tha se me shitjen e aksioneve të kësaj banke ekonomia kosovare do të këtë një përfitim të dukshëm. ”Me këtë marrëveshje “Kasabank” hap rrugën që të jetë banka numër një në vend dhe kjo do të bëhet realitet”-u shpreh drejtori i “Kasabankës”, Milazim Abazi. Sipas Abazit Sllovenia ka investuar në pikat më strategjike në Kosovë, si telefoni, banka , dy qendra tregtare, kompani sigurimesh, fonde pensionesh, birrari etj.

Zgjerimi slloven

”Vitin e kaluar kompanitë sllovene kanë investuar në Kosovë mbi 50 milionë euro, ndërsa këtë vit investimet do të jenë mbi 200 milionë euro”. Zv/guvernatori i Bankës Qendrore të Sllovenisë (BQS), Sava Nuçiç, pohoi se kjo ngjarje do të thotë edhe një punë e re për BQS-në. Ekspertët ekonomikë dhe zyrtarët qeveritarë vlerësojnë se interesi i Sllovenisë mund të merret si shenjë e mirë, por sugjerojnë se duhet të shihen edhe alternativa të tjera. Kështu, sllovenët planin për t’u zgjeruar në Ballkan po e bëjnë më së miri në Kosovë, ku duket se kanë më shumë influencë dhe mbështetje qoftë politike qoftë nëpërmjet lidhjeve me biznesmenët kosovarë. Ndërkohë që edhe pse përfaqësi sllovene kanë ardhur disa herë në Shqipëri për të investuar, nuk kanë mundur të depërtojnë. Më parë ata kanë qenë të interesuar për të blerë Albtelekom ku nëpërmjet Telekomit Slloven, bënë ofertë në vitin 2003. Më pas disa përfaqësi biznesesh kanë ardhur në Tiranë për të hyrë në tregun e internetit por përsëri pa sukses.

E Premte, 06 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Studimi, humbjet dhe përftimet nga emigracioni



Sipas studimit të bërë nga Banka Botërore, rezulton se emigrantët sjellin rreth 35% të të ardhurave të tyre totale, dhe se një rritje prej 10% e rritjes së kësaj shifre në vendin ku dërgohen sjell një ulje të varfërisë me 2%. Kështu, sipas këtij raporti të BB-së, 26% e emigrantëve kanë ndërmend të kthehen dhe të fillojnë një biznes në vendin e tyre. Ndërsa, 70% e tyre, kërkojnë të specializojnë veten në punë. Por sigurisht që emigracioni nuk sjell vetëm të mira.
Pritësit
Për vendet pritëse të emigrantëve, nga kjo konkurrencë e re që lind, pagat pësojnë një ulje, sidomos për fushat e pa specializuara, si dhe ka një sforcim në shërbimet sociale ekzistuese. Ndërkohë që një kosto tjetër për t’u përballuar nga vendi pritës është dhe integrimi i tyre në shoqëri.
Dërguesit
Ndërsa për vendet eksportuese të krahut të lirë të punës, kostoja e parë që mbart është humbja e kapitalit njerëzor, sidomos nëse emigrimi është i vazhdueshëm. Ndërkohë që ndërprerja e marrëdhënieve familjare, përveç problemeve sociale në, kërkon shërbime shtesë të qeverisë.
Emigrantët
Vetë koston më të lartë e paguajnë emigrantët të cilët, si pasojë e emigrimit, privohen nga një jetë normale familjare, thotë studimi i Bankës Botërore. Tjetër kosto, për ta është ajo e lënies e rrethit familjar e farefisnor, si dhe adaptimi me një kulturë të re në vendin ku shkojnë.

E Shtune, 07 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Fundi i monopolit të karburantit

Së shpejti tender për t’i hequr eksluzivitetin AIR BP për furnizimin me karburant


Aktualisht të gjithë avionët që fluturojnë nga aeroporti i Rinasit mund të furnizohen me karburant vetëm te kompania AIR BP, e njohur për shërbimet e saj në aeroporte anembanë botës. Kompanitë ajtore kanë bërë ankesa për monopole në shërbimet që ofrohen brenda aeroportit, në veçanti për furnizimin me karburant. Por Alvensleben thotë se furnizimi me karburant brenda aeroporteve është një monopol kudo në Botë. Për aq sa di unë, të gjithë aeroportet kanë vetëm një furnizues me karburant. Ndaj kjo është një situatë normale dhe Tirana nuk ndryshon aspak nga aeroportet e tjera. Sipas tij në aeroportet e Romës, Vienës, Londrës ka shumë trafik ajror, ka më shumë avionë dhe me kapacitet më të madh, ndaj ka çmime mesatarisht më të ulta. “Furnizuesi ynë, Air BP, nuk mund të përfitojë nga ekonomia e shkallës, ndaj çmimet janë më të shtrenjta”, deklaron për median Alvensleben. Por, pak më poshtë ai përgënjeshtron veten kur thotë se monopolit të furnizimit me karburant në aeroport po i vjen fundi. “Megjithatë, së shpejti ne do të zhvillojmë një tender për ndërtimin e depozitave të reja të karburantit brenda hapësirës së aeroportit. Ndërtimi i depozitave të reja do të reduktojë kostot e furnizimit dhe do të ulë çmimet”, deklaron ai. Në këtë mënyrë pritet të ketë ulje të çmimit të karburanteve në aeroportin e Rinasit.

E Shtune, 07 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KLSH: Eksluziviteti u dha kundër ligjit



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se forma BOOT, është vetëm për një pjesë të objekti të koncesionit, ndërsa për pjesën tjetër të aseteve koncesionari, pa bërë asnjë investim, i merr këto asete në përdorim duke i shfrytëzuar për një periudhë 20-vjeçare, pa asnjë shpërblim nga qeveria shqiptare. Po ashtu në lidhje me këtë marrëveshje, nuk ka pasur asnjë lloj oponence dhe asnjë lloj Marrëveshje Koncesionare ndërkombëtare të këtij tipi, për të bërë një krahasim. Sipas informacioneve të publikuara më parë nga KLSH, qeveria garanton koncesionarin, se Rinasi do jetë aeroporti i vetëm për fluturime ndërkombëtare tregtare. Dhënia e ekskluzivitetit koncesionarit, është bërë pa bashkëpunimin me institucionet e tjera, pasi nga OSHA-ja nuk është kërkuar vlerësimi i Autoritetit të Konkurrencës.Për sa më sipër, rezulton se forma e kontratës së koncesionit është ndërthurje e dy Formave, BOT dhe BOOT, veprim ky që është në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.479, datë 31.08.2000, "Për përgatitjen e realizimin e kontratës së koncesionit për ndërtimin e terminalit të ri të pasagjerëve, në Aeroportin e Rinasit", i cili ka miratuar formën BOOT të dhënies me koncesion. Në këtë Marrëveshje Koncesionare, qeveria shqiptare, sipas nenit 2, dhënia e koncesionit, pika 2.3, ekskluziviteti, germa "c", garanton koncesionarin, se gjatë afatit të koncesionit nuk do të licencohet, autorizohet dhe as operohet, asnjë aeroport tjetër për fluturime ndërkombëtare tregtare (cargo dhe pasagjerë) në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të uljeve emergjente. Dhënia e ekskluzivitetit koncesionarit, është bërë pa bashkëpunimin me institucionet e tjera, pasi nga OSHA-ja nuk është kërkuar vlerësimi i Autoritetit të Konkurrencës, në kundërshtim me ligjin nr.9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", pjesa V "Bashkëpunimi me institucionet e tjera", sipas së cilës "Organet e administratës qendrore e vendore, kërkojnë vlerësimin e autoritetit për çdo projekt akt-normativ që, në mënyrë të veçantë ka të bëjë me vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose produkte të caktuara.

E Shtune, 07 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Banka Botërore do “eksportojë” emigrantë në BE

Emigrim i organizuar i shqiptarëve drejt tregut të punës në Itali, Greqi, Angli

Altin Xhikneli

Banka Botërorë do të ndërmarrë një nismë të re për emigrimin e organizuar të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së. Dje shefi ekzekutiv i Bankës Botërore, për Evropën dhe Azinë Qendrore, Pradeep Mitra prezantoi projektin “Emigrimi dhe remitancat”. Kështu, sipas këtij projekti Shqipëria do të dërgojë emigrantë në disa vende të BE-së si Britania e Madhe, Greqia, Italia etj. Kështu, sipas një studimi të bërë nga Banka Botërore emigrimi nga vendi ynë është në përmasa të mëdha, dhe në raport me popullsinë, Shqipëria renditet një nga vendet me emigracion më të lartë në botë. Nga të mirat e këtij emigracioni ka përfituar ekonomia shqiptare ku dërgesat e parave nga emigrant kanë zbutur varfërinë në familjet e tyre si dhe kanë ndikuar në mbajtjen e një valute të fortë. Sipas një raporti të kohëve të fundit të Bankës Botërore, shifra zyrtare e të ardhurave nga emigracioni është mbi 15% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Duke marrë parasysh që PBB-ja e Shqipërisë llogaritet të jetë 8.8 miliardë USD, llogaritet që remitancat të zënë 1.3 miliardë USD.

Kalim ligjor i kufirit
Por për të siguruar që emigracioni të sjellë përfitime për vendet pritëse ashtu edhe për ato të origjinës, si dhe për vetë emigrantë, vendeve u duhet të bashkëpunojnë për një koordinim më të ngushtë të politikave, në mënyrë që krahu emigrant i punës të plotësojë kërkesën përmes kanaleve ligjore që respektojnë të drejtat e njeriut. Por, ky kanalizim që kërkon të bëhet me disa nga vendet e BE-së për emigrantët shqiptarë sigurisht nuk do të ndikojë në lëvizjet e lira qoftë dhe ilegale. Vetë kreu i Bankës Botërore në Tiranë, Nadir Mohammed, u shpreh se plani për të dërguar emigrantë kundrejt normave, nuk ka të bëjë me faktin se do të pengojë lëvizjen e emigrantëve ilegalë drejt vendeve të tjera. Në takim, Bryce Quillin, ekonomist në Bankën Botërore dhe bashkautor i këtij raporti u shpreh se “Mund të punohet për përmirësimin e marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe për lehtësimin e emigracionit në rajon përmes përputhjes së ofertës së punës së emigrantëve me kërkesën përmes stimujve ekonomikë”. Gjithsesi, qëllimi final i këtij projekti të Bankës Botërore është që arrihet një skemë midis vendeve eksportuese të krahut të lirë të punës, si Shqipëria dhe vendeve pritëse.

E Shtune, 07 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Si e fituam monopolin e aeroportit

Alvensleben: Eskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare na e dha vetë qeveria

Gert Osmani

Një javë pas publikimit në ABC të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi shkeljet e ligjit gjatë dhënies së ekluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare, ka reaguar drejtori i përgjithshëm i aeroportit të Runasi, Constantin von Alvensleben. Ai mbrohet për rastin e disa eksluziviteteve të fituara në shërbimet e aeroportit ku ndër më kryesoret është licenca monopol(ekskluzive) për fluturimet ndërkombëtare. Që do të thotë se të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria do të bëhen vetëm nëpërmjet aeroportit të Rinasit pavarësisht se në Shqipëri po ndërtohen edhe disa aeroporte të tjera si në Kukës, Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër. Por
Shoqëria Tirana International Airport ka edhe disa eksluzivitete të tjera të shërbimeve brenda aeroportit si si transporti i bagazheve, ‘check’-in, pastrimi i avionëve etj.

Ekluziviteti fluturimeve
Në një intervistë për revistën “Monitor”, ai ka sqaruar se si e ka marrë eksluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare për një periudhë të caktuar kohore. Ky është një element shumë i rëndësishëm i kontratës koncesionare, por më duhet të qartësoj se nuk është një kusht që e kemi kërkuar ne. Vetë qeveria shqiptare e ka ofruar këtë ekskluzivitet paraprakisht për të gjitha shoqëritë që ishin në garë”, shprehet Alvensleben. Sipas tij në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, u provua se kjo pikë nuk binte ndesh me ligjin shqiptar për Konkurrencën dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pyetjes nëse do kishte qenë i ligjshëm ky ekskluzivitet në vendet e BE-së, ai i përgjigjet pozitivisht duke marrë si shembull, Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

Kontrata favorizuese?!
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit e pati gjetur kontratën koncensionare me një sërë shkeljesh ndër më kryesoret atë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Kjo pasi aeroportit i jepeshin një sërë shërbimesh ekzluzive. Por drejtori i aeroportit, nuk i përgjgijet drejtë për së drejti asnjërës prej akuzave(shif Raporti i KLSH-së) por thotë se shteti shqiptar vetëm fiton nga kjo kontratë. “N♪7 momentin kur do të shlyhen investimet dhe do të fillojë shpërndarja e dividentëve për aksionerët, sipas kontratës, shteti shqiptar do të marrë 30% të fitimit. Nuk mund ta them me saktësi kur aeroporti do të shpërndajë dividentët, por kur të paguhen aksionerët, do të paguhet edhe shteti shqiptar, që nuk ka bërë investime direkte dhe nuk ka shpenzuar asgjë. Mendoj që është një marrëveshje me fitim për shtetin shqiptar, i cili nuk ka investuar, por përfiton një aeroport modern dhe në të njëjtën kohë do të nxjerrë edhe fitime në të ardhmen”.
Monopoli i shërbimeve
Lidhur me shërbimet si transporti i bagazheve, ‘check’-in, pastrimi i avionëve etj., drejtuesit e aeroportit të Rinasit thonë se do të mbeten monopol. “Në fakt, për aeroporte të vegjël, me trafik deri në 3 milion pasagjerë në vit, situata normale është që këto shërbime ofrohen nga vetë shoqëria që administron aeroportin. Nuk kemi kontraktuar subjekte të tjera thjesht sepse volumi operacional është relativisht i vogël”, përfundon Alvensleben.

E Shtune, 07 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Taksa që lehtëson të pasurit dhe rëndom të varfrit*


Jonilda Koçi(SET)

Duke shpresuar të krijojë një klimë tërheqëse për investimet, qeveria shqiptare ka në plan t'i bëjë normat e taksave midis më të ultave në Evropë. Në një orvatje për të nxitur rritjen dhe për të përmirësuar klimën e biznesit, administrata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha ka në plan një rregullim të madh të sistemit të taksave. Ndryshimi më i madh është kalimi në një taksë të sheshtë.
"Që nga 1 janari 2008, Shqipëria do të ketë zbatuar sistemin e taksës së sheshtë 10%, një nga më të ultat në Evropë," i tha Berisha një takimi komuniteti biznesi në fund të marsit.
Taksat e korporatave, aktualisht 20% do të përgjysmohen. Kontributet e sigurimeve shoqërore nga bizneset po ashtu do të shkojnë në 10%. Qeveria dhe mbështetës të tjerë të reformës thonë se kjo do të zgjerojë bazën e taksueshme dhe do të thjeshtojë administratën e taksave, duke e bërë Shqipërinë një vend më të lehtë për të investuar.
Sipas ministrit të financave Ridvan Bode, ndryshimet do të shpien në një sistem fiskal më të rregulluar. "Taksa e sheshtë ndihmon eliminimin e arbitrazhit potencial midis taksës së korporatës, taksave të dividentëve dhe taksës së të ardhurave," thotë ai. VAT dhe taksat e tjera do të reduktohen gjithashtu gradualisht me qëllim që të miklojnë investitorët, shtoi ministri.
Kritikët thonë se nga ndryshimet do të përfitojnë kryesisht bizneset dhe të kamurit dhe ato do të kenë pak ndikim mbi shumicën e shqiptarëve si dhe do të ndëshkojnë të varfërit. Me heqjen e sistemit progresiv të taksave, thonë ata, njerëzit me të ardhura të ulta do t'i shohin taksat e tyre të shkojnë lart, ndërsa një numër i vogël me të ardhura të larta do të gëzojë një fitim të papritur.
Në të kaluarën, FMN ka qenë e matur për planifikimet e reduktimit të taksave në Shqipëri. Këtë herë, megjithatë, ajo duket më e pranueshme, me kusht që rregullimi të kombinohet me më tepër mbledhje efektive të ardhurash.
"Ne do të negociojmë me qeverinë shqiptare rreth reduktimit të taksave, në vartësi të mbledhjes së taksave," i tha shtypit përfaqësuesja e FMN, Ann Margaret Vestin. Qeveria e kryesuar nga Partia Demokratike ka futur reduktime të ndryshme taksash gjatë dy vjetëve të fundit. Më të rëndësishmet e tyre kanë qenë reduktimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore prej bizneseve nga 29 në 20% dhe një ulje e taksave në bizneset e vogla.

E Hene, 09 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Alo maqedonisht në zonat kufitare

Popullsia e zonës kufitare me Maqedoninë më karta telefoni Maqedonase

Agim Blloshmi

Popullsia Zonës Verilindore nga Stëbleva e deri ne kufi me Bulqizën e gjitha komunikon me karta telefonie të shtetit Maqedonas. Sapo futesh ne Fushë Studë të Komunës së Stëblevës në telefonin celularë të vjen një mesazh nga Mobimaku: ”mirë se erdhët ne Republikën e Maqedonisë” dhe që në atë moment je në valët e telefonisë celulare të Maqedonisë. Prej vitesh banorët kanë preferuar që të komunikojnë me njeri-tjetrin pothuajse me karta maqedonase, sepse sipas banorëve çmimet e nja karte telefoni nga Maqedonie kushton rreth 5-6 euro dhe bisedat telefonike kushtojnë shume herë më lire. Në qofte se shikon ne treg thotë një banor gjen shitje me shumicë,në qoftë se i hedh një sy tregut të Shupenzës shiten kudo ne dyqane. Pra, të gjithë banorët e vijës kufitare dhe të fshatrave përreth komunikojnë vetëm me celularin e valëve të shtetit fqinje. Në qoftë se i takon banorët thonë se “neve kemi rënë rehat me këto sepse mbarojmë shumë punë dhe më lirë se me AMC e Vodafone”. Në të gjitha fshatrat si në Shupenzë, Trebisht, Tucep, Ostren të Madh e Ostren te Vogël, Klenjë, Gjoricë, Ladimericë, Stëblevë e Fushë-Studë gjen njerëz që komunikojnë me telefon Maqedonas. D.Borici njeri nga banorët thotë se “mua më bie shume mirë të flas me këtë linjë sepse edhe të ardhurat e pakëta nuk ne japin mundësi që të përbabllojmë shpenzimet. Por shyqyr që futet vala dhe neve kursejmë diçka. Nuk kemi ndërmend ta ndërrojmë numrin deri sa të ulen çmimet nga AMC e Vodafone që janë të pa papërballueshme”.

E Hene, 09 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rritja ekonomike ngeci te 5 %

Zghedhjet dhe mosrealizimi i investimeve publike bllokuan zhvillimin e ekonomisë

Gert Osmani

Një tjetër ngecje e ekonomisë shqiptare për vitin 2006. institucionet shqiptare kanë gënjyer përsëri FMN-në dhe Bankën Botërore mbi rritjen e ekonomisë vjetore. Pasi kishin trumbetuar një shifër nga 5.5 në 6 për qind të rritjes së të ardhurave kombëtare bruto, institucionet shqiptare janë detyruar të pranojnë një rritje të GDP-së me vetëm 5 për qind. Aq sa ç’kishte qenë një vit më parë dhe shifra më e ulët që pas vitit 2000. shifrat janë bërë publike javën e kaluar kur u bë e ditur se prodhimi i përgjithshëm bruto i vendit, vlerësohet të jetë rritur me 5 për qind në terma realë. Kjo e dhënë hedh poshtë deklarimet e mëparshme të Ministrisë së Financave që në ligjin për buxhetin e shtetit kishte deklaruar se “duke gjykuar në tërësi mbi treguesit kryesore makroekonomikë, rezulton se objektivi i rritjes së PBB-së me 5 për qind gjatë vitit 2006 do të tejkalohet”. Në fakt nuk ka ndodhur kështu megjithëse qeveria e djathtë kishte premtuar të rriste ekonominë me dyfishin e rritjes së qeverisë së majtë por në realitet ka ndodhur e kundërta. Vetë grafiku i rritjes ekonomike tregon se ekonomia shqiptare ka një bllokim të përgjithshëm dhe një tension të klimës për biznes. Edhe risku për investimet e huaja u vlerësua i rritur si pasojë e rishikimit të disa kontratave të privatizimeve apo koncesioneve që kishte dhënë qeveria socialiste. Kështu megjithëse ishin bërë disa plane se ku do të shkonin të ardhurat e privatizimit të Albtelekomit, gjithçka ka mbetur në letër pasi ky proces është shtyrë pa fund dhe qeveria duket se do ta prishë kontratën me turqit.

Zhgënjimet e një viti
Përveç krizës energjetike, fushatës politike edhe sektorët ku poritej që ekonomia shqiptare të kishte një hop tjetër kanë zhgënjyer. Sektori i ndërtimit, ku bazohet rreth 10 % e të ardhurave bruto po ndjen një rënie të blerjeve në periferi dhe ngurtësim të lejeve të ndërtimit në zonat urbane. Rritja e çmimeve të lëndës së parë dhe e për qindjes që kërkojnë pronarët e truallit, i është bashkuar vështirësive për të marrë një leje ndërtimi. Ekonomia po shkon më së shumti drejt shërbimeve të cilat kanë dhënë dhe kontributin më të madh në indeksin e shitjeve. Qeveria tha se gjatë vitit 2006 u sinjalizun përpjekje të agjenteve ekonomikë për të rikuperuar ngadalësimin e shkaktuar nga situata e përkeqësuar energjetike gjatë fundvitit 2005. Por në fakt ndodhi e kundërta. Kriza energjetike u përsërit edhe gjatë vitit 2006 dhe rëndoi jo vetëm familjarët por edhe industrinë dhe biznesin e vogël. Në total rritja reale e sektorit të industrisë vlerësohet në rreth 11 përqind dhe kontributi i këtij sektori në PBB, në rreth 10.1 përqind. Edhe prodhimi bujqësor nuk duket të ketë qenë i mbarë gjatë vitit të kaluar pasi nuk ka arritur të kapë shifrën e 2.6 për qind të planifikuar për tu rritur më shumë se një vit më parë.

E Hene, 09 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Deficiti nga taksa e sheshtë 150 milionë dollarë

Vetëm përgjysmimi i tatim-fitimit sjell 111.2 milionë $ deficit në buxhet. Qeveria skemë për ti kompensuar

Altin Xhikneli

Taksa e sheshtë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 150 milionë USD. Kështu, me sheshimin e taksës së tatim fitimit dhe tatimit mbi të ardhurat personale, humbja në buxhetin e shtetit do të jetë 154 milionë USD. Qeveria ka premtuar që në paketën e re fiskale do të ulë barrën fiskale duke aplikuar taksën e sheshtë, për tri kategori. Kështu, në këtë paketë po përgatitet që tatimi mbi fitimin nga 20% që është aktualisht të bëhet 10% dhe tatimi mbi të ardhurat nga i cili është në një sistem progresiv nga 1% që është mbi pagën minimale e deri në 25% atë maksimale të nivelohet në nivelin 10%. Një sheshim tjetër do të jetë dhe ai i kontributit të sigurimeve shoqërore, i cili në vetvete është më kompleks, pasi tatimet mbi të paguhen afrofe.
Por ulja me 10% e tatim fitimit dhe të ardhurave personale do t’i kushtojë qeverisë një ulje prej rreth 154 milionë USD në vit pasi të dy këto taksa përbëjnë rreth 40% të totalit të të ardhurave tatimore. Sipas raportit tatimeve, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për vitin 2006 rezultojnë se janë 222.5 milionë USD. Tatimi mbi fitimin është kontribuuesi më i madh pas TVSH-së në grumbullimin e të ardhurave të buxhetit. Por me përgjysmimin e tij në masën 10%, llogaritet që të ardhurat tatimore të nga ky zë të përgjysmohen në 111.2 milionë USD. Shifër kjo e cila është tepër e konsiderueshme për të skemën e realizimin të të ardhurave tatimore. Nga ana tjetër, të ardhurat personale për vitin 2006, kanë qenë 85.8 milionë USD, dhe përgjysmimi i tyre, do të sillte një humbje prej rreth 50 milionë USD. Kështu po ti marrim të dyja bashkë humbja në buxhetin e shtetit nga sheshimi i taksave llogaritet të jetë rreth 150 milionë USD në vit. Mbi uljen e normës së tatim fitimit në masën 10% ka reaguar dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka këshilluar qeverinë që të jetë më e kujdesshme pasi vlera e tij në totalin e të ardhurave është mjaft e lartë(111.2 milionë USD). Ndërkohë që janë dhe disa miliona dollarë të tjerë të cilat do të mungojnë në buxhetin e shtetit si pasojë e ulje së kontributit të sigurimeve shoqërore. Aktualisht ky nivel është 20% për punëdhënësin dhe 11.3 për punëmarrësin.
Taksa e sheshtë, sipas qeverisë po planifikohet që të fillojë në vitin 2008, përsa i përket tatim fitimit. Ndërkohë që për të ardhurat personale ky nivel prej 10% pritet të fillojë që në gjysmën e dytë të këtij viti.
Skema anti deficit
Megjithëse deficiti i krijuar nga kjo taksë ka një kosto të lartë në termin e grumbullimit të të ardhurave tatimore, qeveria i ka gjetur rrugët e kompensimit në buxhet. Pikë së pari, sheshimi i taksës së punës, sakaq është kompensuar me rritjen dhe e pagës minimale sipas sektorëve. Madje këshilltari i kryeministrit për Financat publike Petraq Milo, u shpreh se taksa e sheshtë do të shoqërohet me reformë, në rritjen e pagës minimale. Kjo do të bëjë që për një taksë më të ulët si të sigurimeve shoqërore ashtu dhe të ardhurave personale, për sektorin privat të paguhet e njëjta vlerë. Pra do të thotë që të ardhurat e munguara në buxhet, për shkak se vendosja e pagës minimale në Shqipëri bëhet me vendim qeverie dhe kategorizimi bëhet nga Ministria e Financave, do të kompensohen me rritjen e pagës minimale. Por problemi më i madh për mbulimin e deficitit është e ardhura e tatimit mbi fitimin. Burime pranë ministrisë së financave, shprehen se pritet që këto masa lehtësuese të shoqërohen me një rritje të akcizave për cigaret. Sipas planit të Financave, akciza e cigareve e cila u rrit nga 25 lekë për paketë në 40 lekë, gjatë muajit shtator 2006 do të shoqërohet me një tjetër rritje në mes të këtij viti. Në paketën fiskale të korrikut të vitit 2006, plani i qeverisë është që akciza për paketat nga 40 lekë në vitin 2006 të shkojë në 50 lekë për vitin 2007. Kjo dhe një sërë reformash strikte në lidhje me gjobat do të jenë zbutësit e deficitit të krijuar nga taksa e sheshtë.

Të ardhurat tatimore (Usd) 2006 Pas taksës së sheshtë
Tatim Fitimi 222,577,230 111,288,615
Tatimi mbi të ardhurat personale 85,822,840 42,911,420
Totali 308,400,070 154,200,035

E Hene, 09 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ruli kthen skemën e subvencionit të punësimit

Komisioni i Ndihmës Shtetërore rrëzon skemën e Berishës për subvencionim

G.Osmani

Një skemë e subvencionimit të bizneseve që do të merrnin në punë punonjës të rinj, është rrëzuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. E trumbetuar me të madhe nga kryeministri Berisha, skam synonte të ndihmonte punëdhënësit, që marrin në punësim të përkohshëm ose në punësim prove persona punëkërkues të papunë nga lista e zyrës së punësimit. Qeveria do të bënte një financim mujor të pagës dhe të shpenzimeve për sigurimet e detyrueshme të këtyre personave. Por Komisioni i Ndihmës Shtetërore, që drejtohet nga Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë Genc Ruli, pasi ka shqyrtuar raportin e përgatitur nga Drejtoria e Ndihmës Shtetërore dhe gjithë dokumentacionin mbështetës ka arritur në konkluzionin se skema paraqitet shumë komplekse dhe nuk ka kritere të qarta për llogaritjen e intensitetit, për kohëzgjatjen e saj si dhe për monitorimin e impaktit që sjell zbatimi i secilës prej pikave të vendimit. Në skemë nuk janë parashikuar dispozitat sanksionuese për mospërmbushjen nga ana e ndërmarrjeve të detyrimeve të tyre në kuadër të skemës dhe as mënyra e raportimit të institucioneve të ngarkuara me zbatimin e saj. Duke shqyrtuar në tërësi vendimin, si dhe duke marrë parasysh që në analizë përfshihen edhe vlerat e pagesës së papunësisë dhe ndihmës ekonomike është pothuajse e pamundur që, me mënyrën sesi është parashikuar në vendim, por edhe në bazë të të dhënave që janë vënë në dispozicion nga MPÇSSHB, të llogaritet dhe të vlerësohet intensiteti i ndihmës për të gjithë skemën, pra intensiteti total i saj. Ndaj dhe Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka propozuar që skema të rishikohet tërësisht sipas kritereve të përcaktuara në legjislacionin për ndihmën shtetërore. MPÇSSHB të përcaktojë saktë vlerën e intensitetit të ndihmës për çdo komponent të dhënë në skemë, si dhe vlerën e intensitetit total në kuadër të gjithë skemës. Në vendim thuhet se duhet të përcaktohet afati përfundimtar i mbarimit të skemës dhe të parashikohet që të gjitha ndërmarrjet që nuk plotësojnë detyrimet e tyre në kuadër të skemës, të kthejnë të gjithë ndihmën/subvencionin e marrë.

E Marte, 10 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Dilemat e kompanive shtetërore të naftës


Greg Flakus

Ekspertët e energjisë që morën pjesë në konferencë ishin të një mendimi se Kompanive Kombëtare të Naftës, shumica e tyre në vendet në zhvillim, do t’u kërkohet të përmbushin nevojat në rritje të shpejtë të botës për energji. Po ta hedhim vështrimin drejt 30 vjetëve të ardhshëm, 90 për qind e nevojave tona, pra shtimi që ne do të na nevojitet në kapacitetin e naftës, do të realizohet nga vendet në zhvillim, - thotë organizatorja e konferencës, Amy Myers Jaffe. 77 për qind e naftës në botë kontrollohet tani nga kompani shtetërore dhe më pak se 10 për qind, është nën kontrollin direkt të kompanive të mëdha ndërkombëtare.
Konsumatorët e energjisë veçanërisht publiku amerikan, nuk kanë arritur t’i kuptojnë transformimet që ndodhin në skenën e energjisë ndërkombëtare. Shumë konsumatorë, zyrtarë të zgjedhur dhe formuluesit e politikave, i qëndrojnë idesë se rezervat e ardhshme me energji janë kryesisht në duart e kompanive publike të naftës të vendeve perëndimore. Në krahasim me shumicën e Kompanive Kombëtare të Naftës, kompanitë e mëdha të nafës, në fakt nuk janë edhe aq të mëdha. James Mulva, Drejtor i Kompanisë CONOCOPHILIPS thotë se është i ndërgjegjshëm për nevojën që kompanitë private, si ajo e tij, të gjejnë mënyra për vënien në përdorim të parave të të investuara dhe të teknologjisë së përparuar, në bashkëpunim me ndërmarrje shtetërore.
Kompanitë shtetërore të naftës, sigurisht që kanë pronësinë, pra edhe mundësinë për shfrytëzimin e burimeve dhe ata kanë aftësi të jashtëzakonshme për realizimin e synimit të shtimit të prodhimit. Ajo që ne duhet të bëjmë si kompani ndërkombëtare nafte, si psh ConokoPhilips, është se si mund të bashkëpunojmë në shumë mënyra të reja, të ndryshme nga e kaluara. Por David Asmus, partner i rëndësishëm i firmës ligjore të energjisë industriale, Baker Botts, thotë se investimet e nevojshme për prodhimin e naftës, shpesh drejtohen për projekte të tjera qeveritare. Kompanitë Kombëtare të naftës shohin që shefat e tyre politikë janë më të interesuar në sigurimin e vendeve të punës, projekte të tjera të vogla, ose për programe sociale, se sa për zbulimin e burimeve naftës.
Përparësi në disa vende, si Venezuela dhe Irani, është përdorimi i të ardhurave nga nafta nga kompanitë shtetërore, për zbutjen e varfërisë. Raporti i Insitutit Baker nuk shpreh gjykim për këto politika, por profesorja Amy Myers Jaffe thotë se e ardhmja e prodhimit të naftës në botë do të varet tek çështja, se sa do të jenë të gatshme kompanitë e naftës të riinvestojnë për të shtuar prodhimin. (kh)

E Marte, 10 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Grosistët e naftës kundër qeverisë për akcizat dhe gjobat

Pritet që sot të fillojë beteja në komisionet parlamentare për të ndryshuar ligjin e gjobave

Altin Xhikneli

Kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve janë rreshtuar kundër ligjit për gjobat, si dhe ndryshimeve në akcizat e mazutit dhe solarit. Kështu, zërave kundër projektligjit "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" i cili parashikon që gjobat të parapaguhen para ankimimit në gjykatë, i është bashkuar edhe Shoqata e Hidrokarbureve. Në një deklaratë për gazetarët, sekretari i kësaj shoqate Viktor Nushi, shprehet se zbatimi i këtij ligji vë në rrezik falimentimi biznesin. Shoqata e hidrokarbureve kundërshton gjithashtu edhe uljen e akcizës për mazutin dhe solarin. “Qeveria nuk duhet të ulë akcizën, por të kompensojë sipërmarrjet që kanë nevojë”-thotë Nushi.
Shoqata e Importuesve të Karburanteve, të cilët kanë një eksperiencë të hidhur me tatimet për këtë çështje, i është bashkuar një sërë grupimesh të tjera biznesi. Kuvendi javën e kaluar i ka miratuar në parim këto ndryshime, ndërsa pritet që sot të bëhet shqyrtimi i këtyre propozimeve nen për nen në komisionet parlamentare. Madje bizneset që kanë lobuar kundër këtij projektligji, kanë hedhur shpresën e tyre të fundit drejt presidentit të Republikës për të mos e dekretuar këtë ligj.
Tashmë pritet që beteja për të mos miratuar këtë ligj të kalojë në komisionet parlamentare, ku shumë përfaqësues të biznesit do të jenë të ftuar në Komisionin e Ekonomisë për të ndryshuar projektin e qeverisë.
Lobingu kundër gjobave
Para pak ditësh një lobing i disa shoqatave të biznesit kanë kundërshtuar ligjin për gjobat i cili sipas tyre nëse do të aprovohej do të bënte që biznesi të vazhdonte të mbetej pre e subjektivizmit të drejtuesve të administratës dhe e vullnetit të tyre individual. Në një letër që i është drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, Bankës Botërore, FMN-së si dhe të gjithë ambasadave të huaja grupet e interesit kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë ligj. Sipas përfaqësuesve të biznesit, ky projekt-ligj eliminon mundësinë e vendosjes së garancisë për pagesën duke kërkuar pagesën e detyrimit principal, gjobave dhe interesave para fillimit të procedurave të apelimit. Nga ana tjetër, Ministri i Financave Ridvan Bode para disa ditësh u shpreh për këtë çështje se “Ne po mundohemi që këto standarde t’i zbusim dhe të mos shkojmë në pagimin e 5 fishit të gjobës, por të arrijmë në një mirëkuptim që të paguhet detyrimi tatimor siç e ka çdo vend tjetër në botë dhe ne mendojmë se në krahasim me vendet e tjera të rajonit që paguajnë 100 % gjobën, të zbresim në masën 25 % të gjobës deri në fillimin e procedurave të ankimimit”. Por, grupimet e biznesit i kërkojnë nëpërmjet kësaj letre parlamentit që të mos miratojë një ligj pasi “Miratimi i këtij ligji krijon barriera efektive për mos-ushtrimin e të drejtës për t’iu drejtuar Gjykatës, një element i rëndësishëm i të drejtës për proces të rregullt gjyqësor (neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Sipas tyre, ky projekt-ligj prezantohet në një kohë kur është pranuar se borxhi i mbartur i shtetit për llogari të vendimeve të paekzekutuara me palë shtetin, kap shifra të konsiderueshme. Në fakt, Bode u shpreh se “sot 45 miliard lekë të reja borxh tatimor. Nga këto vetëm 4 miliard ose 40 milion USD janë në sistemin doganor, kurse diferenca është e sistemit tatimor, ku për shkak të kësaj manovre dhe për shkak gjoja të sigurimit të vlerës së detyrimit tek kompani sigurimesh është krijuar një borxh i këtyre përmasave”.

E Marte, 10 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

ARMO merr tregun e periferisë

Armo po konkurron me çmime naftën e importit duke zënë 25 % të tregut

Gert Osmani

Duket si një sjellje kaotike në tregun e karburanteve por kompania publike e naftës ARMO po konkurron fuqishëm në treg me çmime të ulta. Në Tiranë dje një litër naftë e ARMO-s shitej për vetëm 103 lekë ndërkohë që nafta e importuar shumë afër standardeve të naftës që prodhon vetë ARMO shitet me 120-125 lekë për litër ose 25 % më shtrenjtë. Në një kohë që qeveria ka vendosur ta privatizojë shoqërinë ARMO dhe po ashtu njëkohë ta nxjerrë nga tregu naftën që ajo tregton për arsye “ambjentaliste”, në realitet po ndodh ndryshe. Asnjë plan i qartë privatizimi nuk është bërë publik nga Ministria e Ekonomisë ndërkohë që deri në vitin 2009 ARMO do të vazhdojë të konkurrojë me çmime. Madje ekspertët e saj në një dalje publike para pak kohësh patën kundërshtuar dhe vetë kryeministrin Berisha i cili i inspiruar nga standardet ambientaliste të ministrit Xhuveli këmbëngulte mbi cilësinë e dobët të karburantit të prodhuar në vend. Por edhe nafta e importit nuk duket të ketë ndonjë dallim të madh pasi nuk plotëson standardet evropiane pavarësisht se klasifikohet si eurodiezel. Drejtuesit e automjeteve ankohen rregullisht që karburanti në Shqipëri po dëmton rëndë makinat ndërsa burimet nga Inspektoriati i Kontrollit të Naftës dhe Gazit thonë se këto karburanti është brenda standardeve për tregun shqiptar ndërsa në tregun evropian e njëjta naftë përdoret vetëm për djegje në fabrika.
Çmimi i ulët
Tregu i karburanteve në Shqipëri xhiron rreth 300 milionë dollarë në vit ku pesha kryesore i takon importuesve të mëdhenj ndërsa ARMO mban një pjesë të vogël. Nafta e Ballshit, siç njihet nga shoferët, mund të përdoret më së miri për makinat e “vjetra” që qarkulojnë në Shqipëri e në mënyrë të veçantë për furgonat, maunet, dhe merecedezët e modeleve të vjetra si 240D, 200D dhe 190 D. Po ashtu Ministria e Bujqësisë deri në fillimin e këtij viti, më saktë deri para zgjedhjeve, zbatoi një program të shitjes së naftës së Ballshit me çmim të reduktuar për makineritë bujqësore. Një pjesë e këtij karburanti nuk u arrit të shpërndahej te fermerët dhe u tregtua për makinat.
ARMO më së shumti ka pikat e shitjes me paikcë në periferitë e vendit ndërsa në Tiranë nuk ka më shumë se dy pika furnizimi. Të qenit konkurrues me çmimin duket se ka nxitur grupet e importuesve që me alibinë e “ndotjes së ambientit” po e nxjerrin nga tregu naftën e ARMO-s. Sipas një vendimi të muajit të kaluar të qeverisë, ARMO duhet të ekspertojë naftë bruto jashtë vendit dhe në të njëjtën kohë do të nxirret jashtë tregut pasi që nga fillimi i viti 2009 nuk lejohet shitja e naftës D2. Sipas vendimit, që nga data 1 janar 2009 në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohet vetëm tregtimi i benzinës pa plumb që plotëson disa standarde.
Tregu dhe privatizimi
Shqipëria është e varur gjerësisht nga importet në tregun e karburanteve dhe vendin kryesor nga vijnë importet por jo origjinën e mallit e zë Greqia. Në importin e karburanteve grekët kanë fuqinë kryesore në treg pasi nga ky vend importohet 1 në çdo 3 ton naftë që vjen në Shqipëri. Vetëm vitet e fundit kanë filluar importe edhe nga vende të tjera si Rumania dhe Bullgaria por që hasen në kundërvënien e fortë të kompanive që kishin pozita të forta në treg. Shoqëria Armo sh.a. ushtron veprimtarinë e përpunimit të naftës bruto të prodhuar në vend dhe tregtimin e nënprodukteve të nxjerra nga ky përpunim. Për përpunimin bashkëvepron me uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, me kapacitet përpunimin e 1 milion ton naftë në vit dhe me rafinerinë e naftës në Fier, me kapacitet 0.5 milion ton naftë në vit. Niveli i prodhimit të naftës në vend katër vitet e fundit ka qenë mesatarisht 350 mijë ton naftë në vit. Ajo ka rreth 25% të tregut shqiptar të shitjes së gazoilit dhe vendin e parë në tregun e bitumit të lëngshëm, solarit, mazutit, squfurit etj. Fitimi neto per kompanine “ARMO” llogaritet ne 40 milione euro ne vit. ARMO pritet që të kalojë në privatizim me një vlerë rreth 110 milionë euro. Një kompani kanadeze “Konsorcium Bankers Petroleum” ka marrë me koncesion rreth 30 për qind te puseve të naftës dhe parashikohet që të jetë edhe një ndër pretendentët për blerjen e “ARMO”-s. Sipas të dhënave, kjo kompani përpunon çdo vit rreth 270 mijs-300 mijs ton nafts, ndërsa kapaciteti real i përpunimit është 870 mijë tonë në vit.

E Marte, 10 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ndryshojnë rregullat për marrjen e patentës së makinës


A. Xhikneli

Ministri Basha ka ndryshuar rregullat për pajisjen me patentë automjeti. Kështu, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, do të reduktohet numri maksimal i gabimeve të lejuara gjatë testimit të njohurive për lëshimin e lejes së drejtimit nga 13 në 7. “Me qëllim rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor si dhe për forcimin e metodologjisë së marrjes së lejeve të drejtimit për mjetet motorike referuar standardeve të Bashkimit Europian, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha në datë 5 prill nxori një udhëzim, sipas të cilit ulet numri i gabimeve gjatë testimit të njohurive për lëshimin e lejes së drejtimit”. Kështu nga 13 që ka qenë maksimumi i numrit të gabimeve sipas Udhëzimit nr 994 të datës 13/03/2003 “Për organizimin dhe funksionimin e autoshkollave”, me ndryshimin e bërë numri i gabimeve ulet në 7. Pra në provimin e teorisë mund t’i përgjigjet negativisht jo më shumë se 7 pyetjeve nga 40 që ka testi i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ky ndryshim behet me qëllim rritjen e sigurisë të qarkullimit për përdoruesit e rrugës si dhe forcimin e sistemit të testimit gjatë procesit të marrjes në provë të drejtuesve të rinj. Kështu, ministria shpreson se zvogëlimi i numrit të gabimeve të lejuara për të kaluar testin e teorisë, do të influencojë pozitivisht në përgatitjen teorike të kandidatëve për drejtues mjeti dhe rrjedhimisht edhe në zbatimin më të mirë të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e ardhshëm të mjeteve rrugore.

E Merkure, 11 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Emigrantët paguajnë sigurimet vullnetare

“Pashkët” dyfishojnë buxhetin e sigurimeve shoqërore. Emigrantët sigurohen në vendlindje

Bledi Kora

Ardhjen në vendlindje për festat e Pashkëve një pjesë e emigrantëve e ka shfrytëzuar edhe për blerjen e viteve të punës me qëllim përfitimin nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjatë ditëve të fundit pranë zyrave të sigurimeve shoqërore në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës është konstatuar një numër i madh emigrantësh, kryesisht fermerë private, të cilët përfshihen në skemën e sigurimeve shoqërore nëpërmjet derdhjes së kontributeve. Interesimi i emigrantëve në këtë drejtim ka ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave në portofolin e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër.
Festë edhe për sigurimet
Sipas drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër Agron Ahmeti ”gjatë ditëve të Pashkëve është konstatuar një interes nga ana e emigrantëve për tu përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore”. Janë dy elementë që kanë lidhje me këtë proces, ai që ka të bëjë me kontributin e fermerëve dhe e dyta sigurimi vullnetar. Të dyja rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën pasi emigrantët kanë qenë në ish kooperativat bujqësore ose komuna të ndryshme dhe megjithëse e kanë punuar një pjesë të tokës së tyre sërish të ardhurat bujqësore dhe blegtorale që realizojnë nuk arrijnë në atë masë që ata të paguajnë shpenzimet e tyre kështu që në Qark kemi një masë të madhe fermerësh që krahas punës që bëjnë këtu punojnë edhe në emigracion. Këto janë dy momente të rëndësishme që kanë lidhje me punën tonë. “Në veçanti muajin prill ne do ta shfrytëzojmë si një nga periudhat kryesore të lëvizjes së emigrantëve dhe fermerëve duke u nisur nga festat”, thotë Ahmeti. Në këtë drejtim inspektorët e sigurimeve shoqërore kanë marë një sërë kontaktesh kryesisht me doganat. “Gjatë kësaj kohe, thotë drejtori Ahmeti, kemi marrë kontakte të vazhdueshme me të dyja doganat atë të Kakavijës (Gjirokastër) dhe Tri Urat (Përmet)”.
Fushata me emigrantët
Në vijim sigurimet shoqërore kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese me emigrantë që mbërrijnë në kufi duke afishuar në mjediset e doganave dhe materiale të ndryshme në lidhje me skemën e sigurimeve shoqërore dhe në veçanti për të vetësiguruarit dhe fermerët. Për 3 mujorin e parë të vitit 2007 sigurimet shoqërore në Qarkun e Gjirokastrës nga 23 milion lekë që kishin të planifikuar që kishin lidhje me fermerët dhe sigurimin vullnetar, kanë arritur një kuotë rreth 47 milion lekë. Për vitin 2007 masa e sigurimit për një fermer është për një viti pune 13 360 lekë kurse për sigurimin vullnetar është 37 mijë lekë për një vit pune.

E Merkure, 11 Prill 2007
 
Top