Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Konkurrenti i "Calik" lan borxhet e Telekomit turk



"Oger Telecom", konkurrenti i "Calik Enerji", në blerjen e Albtelekom, zyrtarizon pikën finale të blerjes së shumicës së aksioneve të "Turk Telecom". Shoqëria, e cila menaxhon rreth 30 milionë abonentë në të gjithë botën, shpalli se ka lëvruar fondin për shlyerjen e borxheve të "Turk Telecom". Pjesa e borxhit që i përkon 55% të aksioneve që "Oger Telecom" ka blerë, llogaritet në 3,7 miliardë dollarë dhe ka kaluar në llogarinë e firmës saudite, pas nënshkrimit të kontratës në vitin 2005. Si rezultat i rifinancimit të borxhit, shoqërisë do t‘i duhet të paguajë një total prej 4,3 miliardë dollarë, përfshirë edhe interesat 4-vjeçare të shoqërisë së tretë të telekomunikacioneve në Turqi. Ky transaksion llogaritet si financimi më i madh i borxheve të blera, nga privatizimi i shumicës së aksioneve të një shoqërie shtetërore. Pagesa e detyrimeve të prapambetura të Telekomit turk nga shoqëria saudite, e cila kontrollohet nga familjarët e ish-kryeministrit libanez, Refik Hariri, shërben si certifikata finale e pronësisë. Para pak ditësh, "Oger Telecom" shfaqi interes për të blerë shumicën e aksioneve të Albtelekomit shqiptar, nëse negociatat me "Calik Enerji" dështojnë dhe qeveria shqiptare do të hapë një tender të ri. Një nga kushtet e kërkuara për privatizimin e kompanisë fikse të telefonisë shqiptare, ku "Calik" vazhdon të dështojë, është aleanca me "Turk Telecom", ku Oger ka shumicën e aksioneve. Kompania shumëkombëshe "Oger Telekom", me qendër në Dubai deklaroi se ka gati një ofertë për blerjen e kompanisë shqiptare të telefonisë fikse, në rast se qeveria jonë do të lançojë një tender të ri ndërkombëtar. Pikërisht dy vjet më parë, "Turk Telekom" ishte përdorur nga "Calik Enerji" në tenderin për shitjen e Albtelekomit, si maskim për të mbuluar eksperiencën e saj të munguar në fushën e telekomunikacioneve. "Oger Telekom", së bashku me "Telecom Italia" janë dy kompanitë që zotërojnë pjesën më të madhe të aksioneve të Telekomit turk. Në vitin 2005, këto dy kompani blenë 55 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore turke për një vlerë prej 6,6 miliardë dollarësh. Kjo kompani zotërohet nga familjarët e ish-kryeministrit të vrarë libanez, Refik Hariri. "Turk Telekom" në fakt, ka refuzuar të hyjë në një konsorcium me bashkatdhetarët e "Calik Enerji", blerësi i mundshëm i Albtelekomit. Kështu, "Calik" nuk ka mundur të plotësojë një nga kushtet e panegociueshme të qeverisë shqiptare, sipas të cilave, shoqëria e Ahmet Calik, duhej të lidhte "aleancë" me një shoqëri telekomunikacioni të njohur në treg. Në këtë mënyrë, "Oger", e cila zotëron paketën mazhoritare të aksioneve të Telekomit turk, saboton shanset e "Calik" për blerjen e Telekomit shqiptar, duke i krijuar vetes mundësi të reja.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Dyshimet mbi taksën e sheshtë



Taksa e sheshtë, përtej të qenit një risi e marketingut politik, përbën një ndryshim tatimor kompleks. Kjo tendencë reformuese, suksesi i së cilës mbetet ende në pikëpyetje bazuar në eksperiencat e ngjashme në rajon, "luan" kryesisht me incentivat dhe ofron bilanc të përzierë në kontekstin e Shqipërisë. Sheshimi i taksave, siç është prezantuar këto ditë nga qeveria, ndjek një filozofi tipike të djathë. Ajo rrit kontrastin pasuror, së pari sepse në kontekstin e individëve rrit peshën tatimore mbi pagat e ulëta dhe e lehtëson atë te pagat e larta dhe së dyti duke i përgjysmuar biznesit të madh tatimin mbi fitimin, sjell rritje të pasurisë. Gjithsesi, i ashtuquajturi "revolucion me taksat" është larg të qenit i tillë për sa kohë nuk shoqërohet me reforma të thella dhe të shumanshme tek administrata tatimore, që mund të shtrembërojë rrugës edhe rezultatet më të mira, me precedentët e korrupsionit dhe paaftësisë. E fryrë si reformë, politika në dukje tërheqëse do të mbetet veçse një përpjekje e izoluar me shumë pak gjasa për të pasur sukses.

Implikimet për individët

Pikë së pari, taksa e sheshtë nuk do të thotë vetëm ulje e barrës tatimore, por edhe rritje e saj. Për shumicën dërrmuese të të punësuarve në vendin tonë, taksa e sheshtë do të përkthehet në rritje të tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi (pagat). Efekti do të jetë më i ndjeshëm te punonjësit e administratës publike, që përbëjnë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të këtij tatimi. Nga një krahasim i thjeshtë i sistemit aktual të tatimit mbi pagat me opsionin e propozuar prej 10%, rezulton që të gjitha pagat nën 1,4 milionë lekë të vjetra do të paguajnë më shumë tatim, ndërsa pagat mbi 1,4 milionë lekë të vjetra do të tatohen më pak. Ka shumë mundësi që vetëm si pasojë e aplikimit të këtij ndryshimi te të ardhurat personale, paratë e mbledhura në buxhetin e shtetit do të pësojnë rritje të konsiderueshme.

Nga ana tjetër, dëmtohet rëndë incentiva për deklarime të pagave reale, përderisa punëmarrësi tundohet të ushtrojë presion për mosdeklarim real, për të shmangur një tatim të ri shtesë që i kufizon të ardhurat neto.

Implikimet për biznesin

Për bizneset, ulja potenciale e tatim-fitimit është më e guximshme dhe me rezultate më të paparashikueshme se në rastin e tatimit mbi pagat. Tatim-fitimi sjell në buxhetin e shtetit rreth 8% të të ardhurave totale. Ai është burimi i dytë më i madh i të ardhurave nga tatimet, pas TVSH-së, duke përfaqësuar 29% të parave të mbledhura gjatë vitit të kaluar nga tatimorët.

Ndërsa ulja drastike e tatim-fitimit është pozitive për biznesin e madh, të cilit i mbeten më shumë para në dispozicion, në kontekst më të gjerë incentiva për deklarime më reale të fitimit mbetet ende një eksperiment i guximshëm.

Për të kuptuar efektet, mund të arsyetohet mbi psikologjinë e reagimit të biznesit shqiptar ndaj politikave fiskale. Bazuar tek eksperienca pozitive e rritjes së të ardhurave në buxhet, pas uljes prej 9% të kontributit të sigurimeve shoqërore, analogjia të duket opsioni më i mundshëm. Por në fakt, pikëpyetjet në rastin e uljes së tatim-fitimit janë më të shumta. Në rastin e parë biznesi ka më shumë presion nga punonjësit për të paguar kontributet e sigurimeve. Së dyti, administrata tatimore e ka më të lehtë që të kontrollojë punonjësit në të zezë në krahasim me 101 rrengjet e bilanceve të dyfishta për të kuptuar manipulimet me fitimin.

Taksa e sheshtë dhe administrata tatimore

Taksa e sheshtë, duke qenë e thjeshtë, ofron avantazhe për administratën që kursen kosto dhe shmang manipulimet e mundshme pas klauzolave të ngatërruara, të paktën për tatimin e përshkallëzuar të pagave. Por ky është vetëm një avantazh rrjedhojë i kësaj politike të re tatimore, ndërsa problemi më kryesor për të gjithë "aventurën" me taksën e sheshtë në vetvete është se administrata taksambledhëse, ekzekutuesi i saj, nuk pëson asnjë reformim të mirëfilltë. Gjë që vë në rrezik serioz edhe një sukses që mund të konsiderohet i mirëqenë. Sipas një hulumtimi mbi taksën e sheshtë, në një raport që daton nëntorin 2006, FMN-ja shkruan se "sistemi i taksës së sheshtë nuk është i përshtatshëm kur mbarëvajtja e autoriteteve fiskale është e dyshimtë". Logjika është e thjeshtë, komprometimi i ekzekutuesit mund të dëmtojë reformën, edhe kur kjo është shumë mirë e menduar.

Taksa e sheshtë përballë investitorëve të huaj

Një ndër argumentet më të përmendura nga Kryeministri në favor të aplikimit të taksës së sheshtë ka qenë tërheqja e investitorëve të huaj. Por në fakt, bazuar edhe në disa studime të avancuara në këtë drejtim, siç është ai i FIAS-it mbi barrierat administrative, sistemi fiskal është ndër shqetësimet më të largëta të investitorëve të huaj. Problemet me pronësinë, energjinë elektrike dhe paqëndrueshmërinë politike, radhiten mbi problemet me taksat për investitorët e munguar, që e shohin Shqipërinë si një ndër vendet me ngarkesë fiskale të krahasueshme me rajonin.

Përvoja ndërkombëtare

Nëse do t‘u referohemi eksperiencave të vendeve të rajonit të Evropës Lindore, qëndrimet nga vendet që kanë provuar precedentin e implementimit të taksës së sheshtë janë të ndryshme. FMN-ja në studimin e saj nuk gjen prova, që edhe në ato raste kur kjo politikë fiskale ka rezultuar me rritje në mbledhjen e të ardhurave, të ketë qenë taksa e sheshtë burimi ekskluziv i këtij suksesi. "Shqetësues mbetet fakti që taksa e sheshtë është mbrojtur më së shumti nga argumentime retorike, sesa nga analiza dhe evidenca". Fondi Monetar thekson se efekti i taksës së sheshtë nuk është i qëndrueshëm dhe afatgjatë. Një konkluzion i tillë mbështetet edhe me eksperiencën e disa vendeve si Estonia, ndër pionierët e taksës së sheshtë, që po kërkojnë pikërisht anulimin e taksës së sheshtë dhe rikthimin te sistemi progresiv i taksimit. Taksa e sheshtë do të jetë me siguri një sprovë për qeverinë, por mbi të gjitha për administratën tatimore. Rezultatet do të tregojnë nëse ishte një "revolucion" meqë është në modë, apo një reformë e zgjuar.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria ligjëron gjobat apriori

Opozita kundërshton "marifetin" e ri të taksidarëve, duke e cilësuar abuziv


Qeveria shqiptare është treguar sërish e vendosur për të kthyer në ligj nismën e saj, që detyron bizneset të paguajnë çdo detyrim tatimor, së bashku me gjobat dhe interesat që e shoqërojnë atë, përpara se të apelojnë në rrugë gjyqësore. Me gjithë kontestimet e shumta nga ana e sipërmarrjes, Komisioni Kuvendor i Ekonomisë ka miratuar dje në parim "Projektligjin për disa ndryshime në procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë". Ndryshimet e reja i detyrojnë bizneset që përpara se të apelojnë një vendim, i cili mund të jetë edhe arbitrar, në rrugë gjyqësore duhet ta shlyejnë më parë atë, së bashku me interesat dhe gjobat respektive. Anëtarët e opozitës e kanë kundërshtuar ashpër projektligjin, duke e cilësuar atë si abuziv. "Heqja e garancisë bankare dhe detyrimi i biznesit për pagimin e detyrimeve dhe penaliteteve para apelimit në rrugë gjyqësore nuk bën asgjë vetëm se rrit më tej abuzimin dhe arbitraritetin e administratës tatimore", tha ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj. Sipas tij, ndryshimet e parashtruara në projektligj janë spontane dhe çorientojnë sipërmarrjen. Por, zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, deklaroi se projektligji i ri është mbështetur në praktikat ndërkombëtare të vendeve në zhvillim. "Një biznes i ndershëm dhe korrekt nuk ka pse të trembet nga këto ndryshime", tha Mima.

Frika e biznesit

Në më shumë se një rast, administrata tatimore është akuzuar nga bizneset për arbitrarizëm dhe abuzivitet. Kjo, në fakt, është konfirmuar edhe nga statistikat zyrtare të përballjes së sipërmarrjeve dhe tatimeve nëpër gjykata. "Një numër shumë i madh gjyqesh përfundojnë me fitoren e biznesit", thotë Sotiraq Dhamo, ekspert i njohur në fushën e tatimeve. Kjo do të thotë se nga vendimet e gabuara të inspektorëve tatimorë, tendencioze apo jo qofshin këto, kjo nuk ka shumë rëndësi, penalizohen edhe bizneset e ndershme, pikërisht ato biznese për të cilat zv/ministri Mima thotë se nuk duhet të kenë frikë. Për të argumentuar ndryshimet e reja, qeveria thotë se u është përmbajtur praktikave ndërkombëtare të vendeve në zhvillim. Por, nga një studim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, (OECD), del se numri i vendimeve të padrejta në kurriz të biznesit, nga ana e taksidarëve në Shqipëri, është disa herë më i lartë nga ai i vendeve të rajonit. Sipas OECD, në vendin tonë inspektorët e tatimeve gabojnë në rreth 80 për qind të vendimeve të tyre, në një kohë që në vendet e tjera në zhvillim, nga ku është marrë dhe eksperienca për të hartuar ligjin e ri, është vetëm 10 deri në 15 për qind. "Nuk mund të futësh një njeri në burg, pa vërtetuar më parë që ai është fajtor", thotë Luan Bregasi, president i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

Ndryshimet

Çdo biznes ka të drejtë të apelojë për vendimet e taksidarëve në fillim në rrugë administrative dhe më pas në gjykata. Shkalla e parë e apelimit është Drejtoria e Apelimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Meqenëse kjo drejtori është në varësinë direkte të ministrit të Financave, objektivi i të cilit është të ketë sa më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, paanshmëria e saj gjatë një procesi apelimi shpeshherë vihet në dyshim. Për të shmangur këtë ligj u krijon mundësinë bizneseve që pas përfundimit të apelimit në këtë institucion, t‘u drejtohen gjykatave, të cilat mund të garantojnë një proces më të ndershëm dhe të paanshëm. Ligji ekzistues lejon ndërmarrjet që të vendosin garanci bankare dhe më pas të vazhdojnë apelimin në dyert e gjykatave. Ndërsa projektligji i propozuar nga Ministria e Financave nuk e pranon garancinë bankare, por kërkon pagesën e detyrimeve dhe penaliteteve në para të thata, menjëherë pas përfundimit të apelimit në rrugë administrative. Në shumicën e rasteve, gjobat dhe interesat e dyfishojnë detyrimin tatimor për t‘u paguar. "Unë kam parë gjoba që shkojnë deri në 1 miliard lekë. Cili prej bizneseve shqiptare mund të paguajë një gjobë të tillë sot", përfundon Dhamo.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Celularët, nga korriku regjistrim i detyruar

Mima: Evazioni nga kontrabanda e celularëve arrin në rreth 100 milionë euro në vit


Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, të gjitha aparatet celulare që hyjnë në Shqipëri duhet të regjistrojnë në doganë numrin serial përkatës. Ky projektligj u paraqit dje në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë nga zv/ministri i Financave, Florjon Mima, gjatë një seance diskutimi mbi ndryshime në legjislacionin fiskal. Mima deklaroi se ky ligj ishte i domosdoshëm për të parandaluar kontrabandën. Sipas zv/ministrit, evazioni nga futja kontrabandë e celularëve në vend, për shkak të transportimit të lehtë dhe të padiktueshëm, llogaritet në rreth 100 milionë euro në vit, me rreth 700 mijë aparate që hyjnë kontrabandë. Kjo shifër u kontestua menjëherë nga ish-ministri i Financave, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, i cili e konsideroi shifrën shumë të ekzagjeruar. Në fakt, abonentët e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri llogariten jo më shumë se 2 milionë, në një kohë, çka eventualisht përkthehet në jo më shumë se 2 milionë aparate celular në përdorim. Duke qenë se celulari është një produkt relativisht i shtrenjtë për standardet shqiptare, edhe ripërtëritja e aparateve ekzistuese me aparate të reja nuk është aq i shpeshtë sa të justifikojë futje celularësh në vend, në një sasi kaq të madhe, për më tepër, duke gjeneruar një evazion fiskal kaq të lartë. Nëse llogaritet shuma prej 100 milionë eurosh evazion për 700 mijë aparate celularësh, rezulton se ka një pasaktësi të madhe në thelb. Sikur të merret një vlerë mesatare prej 20000 lekësh për aparat celular, ///për 700000, shuma është vërtet rreth 100 milionë euro në vlerë totale të aparateve. Por, për çdo aparat evazioni që kryhet nuk mund të jetë më i lartë se maksimumi prej 20% e vlerës. Kjo do të thotë se evazioni real është jo më shumë se 20 milionë euro, gjithmonë duke marrë të mirëqenë hyrjen kontrabandë të 700 mijë celularëve në vit. Por, duke qenë se kjo shifër është jologjike, atëherë evazioni real është shumë më i vogël.

Operatorët mobilë, xhandarë të ligjit

Sipas zv/ministrit Mima, ky propozim ka ardhur nga vetë njëri prej operatorëve celularë, por është kundërshtuar nga operatori tjetër. Projektligji i detyron operatorët mobilë AMC dhe Vodafone, të mos i pajisin me numër ato aparate që nuk janë të regjistruar pranë doganave. Në këtë mënyrë, të dy këto shoqëri do të luajnë rolin e xhandarit, për të garantuar zbatimin e ligjit. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, operatorët e telefonisë celulare do të ofrojnë shërbimet e tyre vetëm për numrat serialë të aparateve, për të cilët importuesit a zotëruesit e tyre kanë zbatuar procedurën përkatëse. Kjo do të thotë se importuesit e aparateve, përveç se shlyejnë detyrimet përkatëse në doganë, janë të detyruar të deklarojnë edhe numrat e serisë për çdo aparat që fusin në vend. Gjithashtu, individët, të cilët zotërojnë aparate celularësh, që futen për herë të parë në Shqipëri, duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë pranë shërbimit doganor një deklaratë individuale me numrin serial të aparatit celular. Nëse vlera e telefonave është mbi minimumin e tatueshëm, atëherë ata duhet të paguajnë detyrimet përkatëse.

Skemë e parealizueshme

Ideja e re e Ministrisë së Financave mbi regjistrimin e numrave të serisë së aparateve celularë që hyjnë në Shqipëri pas datës 1 korrik të këtij viti, është së paku e pazbatueshme, në mos komike, duke qenë se nuk ekzistojnë mjete për të identifikuar nëse një aparat celular ka hyrë në Shqipëri pas kësaj date apo më herët. Kjo do të thotë se edhe kontrabandistët e celularëve mund të fillojnë të fusin në treg aparate të prodhuara para korrikut 2007, apo edhe të prodhuara në 2006-ën, duke bërë që të shmanget regjistrimi i detyrueshëm. Për më tepër, dhuratat janë të përjashtuara nga TVSH-ja, ndaj nuk dihet se ç‘vendim mund të marrin autoritetet doganore, kur një person, i cili fut në Shqipëri një celular për përdorim celular, për të cilin duhet të paguajë, deklaron se e ka dhuratë. Sipas legjislacionit tatimor shqiptar, dhuratat janë të përjashtuara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Projektligji

Gati ulja e akcizës për nënproduktet e naftës



Ministria e Financave propozon që të ulet akciza për nënproduktet e naftës, në mënyrë që të shmanget abuzimi në zhdoganimin e naftës si djegës kaldajash apo solar, sikundër është evidentuar në më shumë se një rast. Për këtë arsye ministria paraqiti dje në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, ndryshimet në ligjin "Për akcizat". Projektligji parashikon reduktimin e nivelit të akcizës për nënproduktet e naftës si lëndë djegëse, solar dhe mazut. Sipas ligjit ekzistues niveli i akcizës për këto mallra është i njëjtë me atë të gazoilit, por jo më shumë se 33 lekë për litër dhe jo më pak se 13 lekë për litër. Në ligjin ekzistues parashikohet një skemë rimbursimi për prodhuesit vendas që dëmtohen nga niveli i lartë i akcizës. Sipas zëvendësminitrit të Financave, Florion Mima, duke qënë se kjo skemë nuk ka rezultuar efikase për t‘u ardhur në ndihmë prodhuesve vendas, sidomos për ato lëndë djegëse që përdoren në industri apo kaldaja, propozohet ulja e nivelit të akcizës për lëndët djegëse nga 13 lekë për litër në 8 lekë për litër. Në projektligj bëhet edhe një saktësim në emërtesën e mallrave të akcizës duke nxjerrë si zë më vete disa preparate lubrifikuese që janë të ngjashme, por jo të njëjta me vajrat lubrifikante. Niveli i akcizës për të dy këto lloj mallrash është 40 lekë litri. Efekti i përgjithshëm në buxhet nga rishikimi i nivelit të akcizës llogaritet të jetë rreth 700 milion lekë, efekt negativ.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ulen akcizat për naftën



Në paketën ligjore të miratuar dje në parim në Komisonin e Ekonomisë do të ndryshojë skema e akcizës për mazutin dhe gazoilin. Sipas Mimës “arsyet e ndryshimit duke prezantuar një tarifë më të ulët nga ajo e mëparshmja nga 13 lekë /litër në 8 lekë/litër, kanë të bëjnë me një inflacion të jashtëzakonshëm që ne jemi përballuar pas barazimit të akcizave në nivelin e asaj të naftës që është 13 lekë për litër”. Qeveria ka bërë dy studime duke arritur në konkluzionin se niveli i akcizës së nënprodukteve të naftës në 13 lekë ka dëmtuar rëndë industrinë e tullave, çimentos si dhe gjithë industritë që punojnë me mazut dhe solar. Gjithashtu ka rezultuar një rritje të shpenzimeve operative të buxhetit të shtetit për të gjitha institucionet që përdorin ngrohje si spitalet, kopshteve dhe çerdheve e kanë të bazuar te solari. “Ndodheshim përpara 2 zgjidhjeve ose të prezantonte një skeme rimburisimi për të gjitha këto industri ose të prezantonte një ulje të lehtë nga 13 lekë deri në 8 lekë . pas analizës kemi rënë dakort për zgjidhjen e dytë,pasi në skemat e rimbursimeve janë hasur mjaft probleme”, tha numri dy i Financave Florion Mima.



Mosdeklarimi, gjoba vetëm një herë mbi punëdhënësin
Sipas ligjit ekzistues “Mbi tatimin mbi të ardhurat”, punëdhënësi gjobitet me 10 % të shumës së tatimit të mbajtur në burim, të deklaruar me vonesë, por jo më pak se 10 mijë lekë për çdo muaj, deri në çastin e paraqitjes së deklaratës, pra ai penalizohet disa herë për të njëjtën shkelje. Dispozita e re e penalizon punëdhënësin vetëm një herë për mosparaqitjen e deklaratës tatimore, pavarësisht faktit se sa kohë vazhdon vonesa e deklaratës tatimore. Gjithashtu në projektligj parashikohet shfuqizimi i dispozitave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin që paguan biznesi i vogël.

E Marte, 03 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Gjobat, paguaje pastaj shko në Gjykatë



Qeveria ka vendosur ti ndryshojë rregullat e funksionimit të penaliteteve ndaj biznesit. Kështu me ndryshimet e miratuara dje në Komisonin e Ekonomisë që së shpejti do të kalojnë në Kuvend është vendosur që gjobat ndaj biznesit duhet të mblidhen e më pas të apelohen. Legjislacioni aktual i njeh të drejtën e apelimit subjekteve private në të gjitha shkallët përpara vjeljes së gjobës duke shkaktuar në këtë mënyrë një borxh të pambledhur të tatimeve në mbi 40 miliardë lekë ose më shumë se 400 milionë dollarë. Zëvendësministri i Financave ka shpjeguar dje para deputetëve se sipas ligjit ekzistues tatim – pagues , kur paraqitet për apeluar një vendim të administratës tatimore ka 2 mundësi ose të parapaguajë detyrimin tatimor ose të vendosë një garanci bankare për atë në detyrimin tatimor. Sipas tij klauzola e dytë ka shërbyer si treg dhe kjo për disa tatim- pagues jo për të gjithë për të mos paguar kurrë detyrimet tatimore. Kjo pasi me përfundimin e të gjithë hallkave të ankimit administrativ dhe gjyqësor, atëherë kur administratës tatimore i lind e drejta që marrë garancinë, përsëri niste një proces apelimi i ri, që nga shkalla e parë administrative deri në gjykatë. Ka qenë kjo arsyeja që sot borxhet e administratës tatimore një nga arsyet kryesore kanë arritur në nivelin e 40 miliardë lekëve. E kundërta paraqitet në sistemin doganor , dhe kjo falë një klauzole pasi të cilës për të zhvilluar një ankim administrativ në hallkën e parë në drejtorinë e përgjithshme të doganave duhet të paguhet 100 për qind i interesit dhe 40 për qind të gjobës. Ndërsa ankimi në hallkën e dytë që është gjykata, duhet paguar 60 për qind e gjobës së mbetur. Kjo klauzolë ka ndihmuar që borxhi në sistemin doganor të jetë dukshëm më i ulët se ai në tatimor.

E Marte, 03 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria heq dy licenca të lotarive të çastit

Buxheti i shtetit do të kompensojë dëmin e shkaktuar nga heqja e licencave


Lotaritë kombëtare me një operator të vetëm kanë detyruar Ministrinë e Ekonomisë të japë sqarimet e rastit por duke zbuluar në fakt një vendim të papublikuar më parë. Në fakt ABC kishte publikuar që para një jave projektligjin “Për Lojërat e Fatit, Kazinotë dhe Hipodromet”, duke theksuar se do të jepeshin licenca ekskluzive për lotarinë kombëtare dhe lotarinë e parashikimeve sportive. Mediat e tjera, që rëndom e shkruan lajmin pas konferencës për shtyp të zëdhënëses së qeverisë nxituan ta quanin lajmin “ekzluziv” dhe goditën kryesisht “monopolin” që krijohet me licencat për lotarinë. Lajmi në fakt është gjetiu sepse tashmë është e ditur që për lotari kombëtare dhe parashikimet sportive(jo bastet live) në shumicën e vendeve të zhvilluara jepet një licence e vetme. Me sqarimin e djeshëm Ministria e Ekonomisë “zbuloi” se dy shoqëri që kanë licenca për lotari çasti dhe lotari me short kanë hedhur në gjyq qeverinë për revokimin e licensës ndërsa kjo e fundit ka vendosur ti dëmshpërblejë. Në këtë rast nuk dihet si do të shkojë filli i gjyqit pasi në mbledhjen e fundit qeveria vendosi ti dëmshpërblejë firmat. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Ekonomisë, dy liçensa për lojën llotari në kategorinë “lotari çasti” dhe u është revokuar leja e janë në proçes gjyqësor dy liçensa të tjera, respektivisht për kategorinë e lojës “lotari çasti” dhe “lotari me shorte””. Sipas të njëjtave burime, “Këshilli Ministrave, date 28.03.2007 vendosi revokimin e këtyre liçensave, përkundrejt detyrimit të shtetit për t’i kthyer subjekteve shumat që rrjedhin si rezultat i revokimit.
Biznesi i bixhozit
Sipas një llogarie të bërë nga ABC, biznesi i bixhozit qarkullon rreth 45 milionë euro në vit. Shifrat i takojnë të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e taatimeve për vitin 2005 por viti 2006 duhet të ketë shënuar dhe xhiron më të lartë në tregun e parashikimeve sportive e më pas edhe të llotarive të fatit “në çast” apo kaziontë. Për vitin 2006 të ardhurat në buxhet nga kazinotë dhe lodrat ishin mbi 1.3 miliardë lekë me një rritje rreth 3 fish krahasuar me vitin 2005 kur shënonin vetëm 406 milionë lekë. Rritje ka vazhduar edhe në vitin 2007. Të ardhurat nga kazinotë dhe lodrat për dy muajt e parë të vitit 2007 kanë arritur në 237 milionë lekë nga 142 milionë që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë. Qeveria ka ngarkuar buxhetin edhe me dëmshpërblimin e licencave të lëshuara para hyrjes në fuqi të projektligjit për Llotaritë, ku përfshihen vetëm liçensat e dhëna për llotari çasti dhe për lotari me shorte, dhe jo për të gjitha liçensat e lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij projektligji. Prandaj dhe me këto ndryshime nuk preken liçensat e: 14 shoqërive që ushtrojnë aktivitet në kategorinë e lojës “baste sportive”, 20 shoqërive që ushtrojnë aktivitet në kategorinë e lojës “lojra fati elektronike” dhe 13 shoqërive që ushtrojnë aktivitet në kategorinë e lojrave të fatit arithmetike, “bingo”.
Ndryshojnë rregullat për kazinotë
Një ndryshim tjetër i ligjit për llotaritë dhe lojërat e fatit lidhet me rregulloren e funksionimit të kazinove me urdhër të Ministrit të Ekonomisë dhe jo rast pas rasti me sjelljen e aplikimeve nga operatorët të licensuar për kazino, sic ishte parashikuar në ligjin bazë. Gjithashtu, projektligji i ri parashikon zonat në të cilat do të lejohen të hapen kazinotë dhe me Vendim qeverie do të përcaktohet numri i kazinove për secilën zonë. Me parë, numri i kazinove përcaktohej me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për lojërat e fatit, kazinotë e hipodromet dhe atij të Brendshëm. Ky rregull ka për qëllim krijimin e një klime më të besueshme për investime në këtë fushë.

E Marte, 03 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Celularët, nuk do të shmanget kontrabanda



Qeveria ka ndërmarrë një masa tepër strikte për të formalizuar tregun e importit të aparateve celulare. Dje, Zëvendësministri i Financave, Florion Mima, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, çoi për miratim projektligjit që parashikon regjistrimin e aparateve celulare pranë shërbimit doganor duke filluar nga data 1 Korrik e këtij viti. Sipas zëvendësministrit Mima, në ligjin për TVSH-në, duhet të shtohet dispozita që detyron importuesit e aparateve telefonikë celularë dhe individët, që të deklarojnë brenda datës 1 Korrik 2007 pranë shërbimit doganor listën e aparateve telefonikë celularë që hyjnë në Shqipëri. Kjo listë do të jetë e detajuar ku cdo celulari do ti shënohet dhe kodi i tij unik. Kjo masë është kërkuar nga dy operatorët celularë në vend, AMC dhe Vodafone pasi ato janë dhe importues të aparateve celulare dhe kështu kërkojnë të shmangin konkurrencën e pandershme. Mima u shpreh se kjo dispozitë do të ndikojë në rritjen e numrit të aparateve celularë që zhdoganohen, do të kufizojë evazionin për këtë produkt, do të rrisë të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe do të reduktojë konkurrencën e pandershme në tregun e celularëve. Por, regjistrimi i celularëve me kodin unik IMEI (International Mobile Equipment Identity), nuk zgjidh problemin e evazionit fiskal pasi sipas studimeve të bëra nga qendrat e specializuara ndërkombëtare si dhe vetë kompanitë mobile që u intereson të mos ketë kontrabandë celulares, rezulton se 10% e celularëve nuk janë me kode unik. Kjo pasi, me anën e një programimi mundet që cdo celulari ti ndërrosh kodin e tij unik. Në fakt, ky kod (IMEI) i cili nxirret nga celulari me formulën *#06#, është bërë me qëllim për të shmangur vjedhjen dhe kontrabandën por rezulton se është i pasuksesshëm. Madje në Britaninë e Madhe është bërë një përpjekje ligjore që celularët të cilët rezultojnë të vjedhur të bllokohen, por kjo nuk është bërë e mundur. Ndërkohë, që zv/ministri Mima u shpreh gjithashtu dje se evazioni fiskal llogaritet rreth 100 milion euro. Nga të dhënat e operatorëve të telefonisë celulare numri i aparateve të reja që hyjnë në Shqipëri në një vit rezulton rreth 700 mijë, ndërkohë që numri i aparateve të zhdoganuara në import kap shifrën rreth 30 deri në 40 mijë aparate.

E Marte, 03 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Taksë mbi celularët për të mbushur buxhetin

Plani i qeverisë për të kompensuar humbjet nga taksa e sheshtë. Mima: Humbasim 100 milionë në vit nga kontrabanda e celularëve. Ekspertët: Është e pamundur të kontrollohen, kjo është skemë e dështuar

Altin Xhikneli

Qeveria gjen me një të rënë të lapsit paratë e munguara nga kontrabanda në rritje e cigareve dhe mallrave të tjera. Vetëm me ndryshimin e ligjit për rregjistrimin e çdo kodi të celularëve që importohen, qeveria shpreson që të arkëtojë 100 milionë euro, të cilat tashmë mungojnë për shkak të kontrabandës. Ka qenë zv. ministri i Financave Florion Mima që ka paraqitur dje në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore me disa ndryshime të rëndësishme për taksat në Shqipëri. Kjo paketë e re do të sjellë pesë ndryshime fiskale të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Në fakt, ndryshimet në formë pakete priteshin që të bëheshin si zakonisht me mes të vitit, kur të ishte parë dhe performaca e të ardhurave, për gjashtëmujorin por duket se qeveria e ka ndërmarrë këtë reformë më me ngut, pasi në korrik pritet të ketë nj tjetër surprizë, Taksën e Sheshtë. Kështu, janë pesë projektligje të cilat u miratuan në parim në komisionin e Ekonomisë, të cilat lidhen me akcizat, të ardhurat personale, TVSH-në, sigurimet, gjobat ndaj biznesit dhe celularët. Kryesisht ndryshimet në këto ligje janë masa për të rritur kontributin e të ardhurave në arkën e shtetit.
Bien subvencionet
Ndërkohë, që një nga masat e reja dhe më të forta do të jetë heqja e rimbursimit të TVSH-së për katër industritë agropërpunuese. Nga kjo do të përfitohen miliona euro të ardhura, të cilat nuk do tu jepen më bizneseve si formë subvencioni. Ndërsa masa tjetër e ndërmarrë për zgjidhjen e konflikteve gjyjqësore shtet-biznes pritet të ketë një impakt në rritjen e të ardhurave nga gjobat dhe kundravajtjet administrative, pasi deri tani janë 40 miliardë lekë të cilat nuk janë vjelur nga tatimet si masë e tejzgjatjes të proceseve gjyjqësore.
Gjobat direkt në buxhet
Dje në komisionin e ekonomisë zv.ministri i Financave Mima u shpreh se masa e marrë për gjobat dhe shkeljet administrative ndaj biznesve bëhen për të miradministruar një proces i cili zgjat shumë dhe nuk është rezultativ. “Pretendimet e opozitës së këto rregullime kanë të bëjnë me mosrealizimin e të adhurave në tatime e dogana rezulton i pavërtetë”-tha Mima. Sipas tij, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 2 – mujorin e parë të vitit 2007 , të ardhurat taimore dhe ato të doganave janë tejkaluar me 700 milion lekë , rezultat ky i cili do të rritet më tej për 3–mujorin e parë të vitit. Kështu, Mima shpjegoi se “pas përfundimin e të gjithë hallkave të ankimit administrativ dhe gjyqësor, atëherë kur administratës tatimore i lind e drejta që të tërheqë garancinë përsëri niste një proces apelimi i ri , që nga shkalla e parë administrative deri në gjykatë”. Dhe kjo ka penguar dhe ka sjellë një anomali në sistemin e grumbullimit të shkeljeve administrative, ku deficiti i krijuar tek tatimet për këtë shkak është 400 milionë USD.
Hiqet rimbursimi i TVSH-së
Faturat e plotësuar nga vetë fermerët për të rimbursuar TVSH-në në e biznesi të agroindustrisë do të hiqen. Minsitri Mima, bëri dje të ditur se në “Ligjin për TVSH-në” do të bëhet shfuqizimi i dispozitave që i jep të drejtë subjekteve në fushën e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit e bluarjes së grurit të lëshojnë fatura tatimore për veten, lidhur me sasinë e këtyre produkteve të furnizuar nga fermerët. Ky ndryshim synon të shmangë hapësirat për abuzime nga subjektet përpunuese në deklarimin e TVSH-së për lëndën e parë të blerë tek fermerët, të cilët nuk janë subjekte të TVSH-së. Kështu, Ministria e Financave ka ndërmarrë kësaj herë një veprim i cili kishte kohë që trumbetohej me të madhe nga FMN-së si skemë abuzive. Në një kohë që kjo reformë në këtë ligj, përsa i përket ribursimit të TVSH-së bie në kundërshtim me politikat e ministrit të Bujqësisë Gjana, i cili pat premtuar se do të fuste në këtë skemë, dhe industrinë e mishit dhe të qumëshit.
Të ardhurat nga celularët
Nga celularët mund të arkëtohet më shumë para në dogana. Miratimi i ligjit, për të marrë një sërë masash për rreghjsitrimin e celuarëe në dogana, pritet ti sjellë qeverisë një treg prej 100 milionë euro në vit, i cili është në një masë të madhe informal. Sipas të dhënave nga operatorët e telefonisë celulare numri i aparateve të reja që hyjnë në Shqipëri në një vit rezulton rreth 700 mijë, ndërkohë që numri i aparateve të zhdoganuara në import kap shifrën rreth 30 deri në 40 mijë aparate.

E Marte, 03 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Bode: Taksa e sheshtë në korrik

Tatim fitimi 10% do të fillojë në janar 2008. Buxhet suplementar dhe rritje pagash në korrik.


Ministri i Fincave Ridvan Bode është shprehur se taksa e sheshtë do të jetë 10% dhe do të ndërmerret si hap konkret në muajin korrik. Bashkë me taksën e sheshtë, do të ketë dhe një buxhet suplementar i cili kryesisht do të bëhet për të rialokuar fondet e investimeve. Por ai ka sqaruar se edhe pse tashmë po bëhet përllogaritjet për sheshimin e tatimit mbi të ardhurat dhe tatim-fitimit, ky i fundit do të fillojë të aplikohet në janarin e vitit që vjen. Bode gjatë konferencës për shtyp u shpreh se “Sigurisht që kemi ngritur një grup pune i cili do llogarisë në detaje efektet e taksës së sheshtë. Ne kemi rritur dhe përmirësuar dukshëm administrimin e të taksave , ku në qoftë se ulëm taksën e punës vitin e kaluar ne mundëm të realizonim parametrat e vendosur në fillim të vitit përmes përmirësimit të administrimit”. Kështu ai ka sqaruar se ndryshimi i këtyre dy taksave në nivelin 10% është një masë e cila do të llogaritet dhe do të mbështetet nga një sërë reformash të tjera fiskale. Kështu, kjo nismë do të jetë e vështirë, pasi vetëm të ardhurat nga tatim fitimi i cili është në nivelin e 20% i japin buxhetit të shtetit 220 milionë USD në vit. Kështu që reduktimi në nivelin e 10% do të bëjë që të ardhurat tatimore nga ky zë të ulen me 110 milionë USD në vit, shifër kjo tepër e lartë. Por, sakaq qeveria po ndërmerr një sërë masash të tjera që të shtojë të ardhurat tatimore. Madje pritet që në paketën fiskale të korrikut të ndryshojë dhe niveli i akcizave për cigaret me qëllim që të rriten të ardhurat nga to. Ministri Bode u shpreh dje se “Ne pranojmë që ulja në gjysmë e tatim mbi fitimit nuk mund të japë në mënyrë automatike të njëjtin nivel që jep aktualisht.” Ai u shpreh se taksa e sheshtë do të kërkojë detyrimisht reformë në fushën e pagave për të mbështetur ritmin e pagës reale në të gjitha kategoritë e grupet e administratës publike dhe atyre që përfitojnë prej fondeve publike. “Vendosja e një takse të tillë të mos jetë pozitive vetëm në pagat e larta, por të ketë efekte pozitive edhe në nivelet e pagave të ulëta të cilat ne mendojmë ti rrisim me të njëjtin ritëm ashtu si dhe në vitin e kaluar”.

E Merkure, 04 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Biznesmenët autokritikë para Berishës: do ti paguajmë taksat

“Unanimitet” i biznesit: do të paguajmë taksat. Informaliteti, kancer për ekonominë


Një ironi e hidhur ka qenë takimi i djeshëm i Kryeministrit Sali Berisha me një përfaqësi të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Në një kohë që tatimorët po “përplaseshin” me një shoqëri mediatike për shkak të kontrolleve intensive të muajve të fundit, kryeministri ka zhvilluar një takim me “zyrtarët” e biznesit. Madje këta të fundit janë njohur pikërisht me fushatën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit në ekonomi. “Lufta ndaj informalitetit në ekonomi do të jetë konstante dhe ne nuk do të tërhiqemi në këtë betejë”, tha zoti Berisha. Kryeministri ka arritur të “bindë” biznesmenët të pranojnë të paguajnë taksat. Sipas njoftimit zyrtar, biznesmenët u shprehën se “mendimi unanim i komunitetit të biznesit, të cilin ne e konsultuam edhe para se të vinim në takimin me Kryeministrin, është që biznesi duhet të paguajë taksat dhe të mos tentojë shmangien e tyre”!. Sipas tyre, vijon njoftimi i zëdhënësit të qeverisë, informaliteti në ekonomi, është mbi të gjitha në dëm të biznesit, sepse ne nuk arrijmë të zhvillojmë planet tona ekonomike, ndaj dhe kërkojmë nga qeveria që të godasë fort në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se informaliteti është një kancer për ekonominë dhe se është e domosdoshme lëvizja me shpejtësi drejt zhdukjes së këtij fenomeni.

E Merkure, 04 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Monopolet “arrijnë” në Kuvend

Komisioni i Ekonomisë inkurajon Autoritetin e Konkurrencës për hetime për monopolet


Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Lindita Milo, raportoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës, mbi Raportin Vjetor të vitit 2006 dhe synimet kryesore të punës për vitin 2007. Në fjalën e saj ajo theksoi se "veprimtaria e Autoritetit të Konkurencës gjatë vitit 2006 është realizuar sipas angazhimeve për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës" si dhe të gjithë kuadrit ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavarur në Republikën e Shqipërisë. Ky institucion, sipas saj, "e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe mirëqenie për konsumatorët". Më pas kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës tha se "nëpërmjet procedurave të monitorimit, studimit dhe hetimit, Autoriteti i Konkurrencës ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në disa tregje, duke u përqëndruar në evidencat mbi aspektet e deformimeve të konkurrencës në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës". Si rrjedhojë janë marrë vendimet përkatëse apo janë dhënë rekomandimet për aktorët e tregut, duke synuar vendosjen e konkurrencës në tregjet e cënuara". Më konkretisht Milo, foli për vendimmarrjen e Komisionit të Konkurrencës mbi hetimin e thelluar në telefoninë e celulare, hetimin e thelluar në tregun e sigurimeve të detyrueshme, miratimin e përqëndrimeve në tregun bankar dhe monitorimin e tregut në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ku vihen re shenja të kufizimit të konkurrencës. Kryetari i Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, Edmond Spaho dhe deputetë antëtarë të këtij komisioni, mbështetën punën e Autoritetit të Konkurrencës, duke vlerësuar rëndësinë e tij në mbikëqyrjen e tregut për apsektet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg dhe sfidat që dalin për konkurrencën në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Së shpejti pritet që Kuvendi të miratojë strukturën e re të Autoritetit të Konkurrencës që do të bëjë të mundur ridimensionimin e stafit teknik të institucionit me synim zbatimin e ligjit mbështetur në tre kolona kryesore: abuzimin me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara(kartelet) dhe njoftimin e përqëndrimeve(bashkimeve).

E Merkure, 04 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Çalik, lamtumirë Albtelekom

Qeveria mund të prishë kontratën me turqit. Tender i ri dhe “parajsë” për AMC e Vodafone

Gerti Osmani

Kompania turke Çalik Group duket se do t’i “lajë duart” përfundimisht nga blerja e pjesës dërmuese të aksioneve të monopolit shqiptar të telefonisë fikse. Ka qenë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, që dje ka dhënë një afat të dytë për shitjen e 76 % të aksioneve të Albtelekomit por duke nënkuptuar se turqit nuk po i plotësojnë kushtet. Ndaj dhe qeveria pritet të hapë një tjetër tender ndërkombëtar pasi dhe interesi i shprehur nga kompani si Oger Telekom nuk ka munguar. Ministri Ruli u shpreh dje për median se, "Albtelekom" do të privatizohet brenda vitit. Duke folur për këtë proçes, Ruli tha se "jemi duke pritur plotësimin e kushteve nga kompania turke "Calik" për "Albtelekom".Kushti kryesor, që duhet të zgjidhet nga kompania turke "Calik Enerji", mbetet ajo që lidhet me krijimin e një konsorciumi, që të ketë një investitor strategjik, me eksperiencë në fushën e telekomunikacionit. Ministri i METE-s, Ruli, duke folur për këtë temë, mes të tjerave thesoi se kompanisë turke "Calik Enerji" i është dhënë mundësia që të plotësojë kushtet, ndërsa shtoi se "po nuk u plotësua ky kusht, nuk do të mund të ketë as lidhje kontrate, pasi kushtet përfshihen në ligjin përkatës për privatizimin e "Albtelekom"-it".

Tender i ri
Ministri i Ekonomisë Genc Ruli që zotëron në emër të shtetit shqiptar aksionet te Albtelekom, theksoi dje për mediat se nëse nuk do të plotësohen kushtet e cituara edhe në ligjin përkatës të privatizimit të "Albtelekom", do të kalohet në një proçes të ri tenderimi për privatizimin. Në këtë mënyrë duket se Calik e ka humbur përfundimisht shpresën për marrjen e Albtelekomit dhe vizita e kryeministrit turk Taip Erdogan do të shtyhet pa fund. Vetë Erdogan duket shumë i lidhur me grupin Çalik pasi media turke njoftoi para disa ditëve se dhëndri i tij është bërë drejtor ekzekutiv i kompanisë.
Me deklaratat e djeshme, qeveria shqiptare duket se i ka shkurtuar kohën në dispozicion turqve për të gjetur një partner në fushën e telefonisë. Muaji maj pritet të jetë dhe afati i fundit e më pas shoqëria do të hidhet në një tjetër proces tenderimi. Me shumë mundësi Calik Enerji do ta apelojë çështjen në arbitrazhin ndërkombëtar pasi më parë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë shqiptare. Kontrata është miratuar me vendim qarkullues të qeverisë së z.Nano por më pas ka ngecur për tu votuar në Kuvend ku si rregull miratohen të gjitha privatizimet strategjike.
Kushtet për Çalik
Eksperienca e mangët e grupit Çalik në fushën e telekomunikacioneve duket një arsye e fortë për qeverinë shqiptare në kushtet për rinegocimin e kontratës. Transferimi i monopolit të telefonisë fikse së bashku me një licensë të tretë të shërbimit celular pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e pazhvilluar të telefonisë në Shqipëri. Ky treg qarkullon mbi 520 milionë dollarë në vit dhe kompanitë celulare AMC e Vodafone kanë fituar treg në kurriz të Albtelkekom si për shkak të penetrimit të ulët të telefonisë fikse ashtu dhe për kontratat në disfavor të Albtelekomit për telefonatat nga fiksi te celulari dhe anasjelltas. Por shtyrja e privatizimit të Albtelekomit për rreth një vit është një “thikë me dy presa”. Nga njëra anë moshyrja e operatorit të tretë të telefonisë “Eagle Mobile” u ka krijuar pozita komode AMC e Vodafonit dhe nga ana tjetër kompania turke nuk ka eksperiencën e duhur për të menaxhuar eksluzivitete si ai i licensës së vetme për telefoninë publike fikse dhe licensën e tretë të celularëve.

E Merkure, 04 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

AMC kërkon tregun e aparateve celulare

Qeveria mundohet të rregullojë tregun sipas propozimit të AMC. Hesht Vodafone, miliona euro nga aparatet

Alban Gjoni

Milionat e eurove të cilat qarkullojnë çdo vit nga shitja e aparateve celulare, tashmë pritet të bëhen pronë e kompanisë celulare AMC. Janë një sërë masash të cilat po ndërmerren nga qeveria për të rregulluar tregun e shitjes së aparateve celulare, duke filluar nga detyrimi i regjistrimit të numrin me parapagesë për çdo individ e deri tek faturë e detajuar në doganë për cdo aparat celular të importuar. Ka qenë zv/ministri i Financave Florion Mima i cili ka prezantuar masën e qeverisë për importimin e tregut të celularëve. Ai vetë ka pranuar se kjo nismë vjen nga kompanitë celulare, por dhe ka gjetur mbështetjen e qeverisë. Ndërkohë që pas informacionit të ndërmarrë, rezulton se është kompania AMC e cila ka nxitur qeverinë për të marrë këto masa për importin e aparateve celulare, pasi burime nga kompania Vodafone bëjnë të ditur se nuk kanë marrë një iniciativë të tillë.
Mima në komision ka sqaruar se një masë e tillë po ndërmerret nga qeveria për të eliminuar evazionin fiskal i cili rezulton të jetë 100 milionë euro. Ai u shpreh se janë mbi 700 mijë aparate celularë që hyjnë pa u zhdoganuar. Ndërkohë që shifrat e doganave janë disa herë me të ulta. Për vitin 2005, janë zhdoganuar 17 mijë aparate celulare kurse për vitin 2006 , 18 mijë copë. Kjo shifër është tepër e ulët në krahasim me nevojën e tregut për këtë mall, duke marrë parasysh që numri i konsumatorëve të telefonisë së lëvizshme ka mbërritur në 2 milionë. Mima ka pranuar në Komisionin e Ekonomisë, se “vetë iniciativa ka ardhur nga vetë operatorët(AMC), e cila mbron konsumatorin dhe ul evazion”. Kjo përpjekje e ndërmarrë nga AMC dhe e mbështetur nga qeveria në fakt, kërkon që të kanalizojë importin e celularëve nga vetë kjo kompani duke sjellë të ardhura në miliona euro vetëm nga tregtimi i aparateve celulare. Por, masat e ndërmarra për shmangien e miliona eurove evazion fiskal duke regjistruar çdo celular në doganë, përveç se ndihmojnë kompanitë celulare për të përvetësuar një treg miliona euro në vit,nuk e zgjidhin problemin, pasi kontrabanda dhe evazioni nuk është problem i biznesit por i vetë doganave.
Çdo celular një kod!
Por, regjistrimi i celularëve me kodin e tij unik IMEI (International Mobile Equipment Identity), nuk zgjidh problemin e evazionit fiskal pasi sipas studimeve të bëra nga qendrat e specializuara ndërkombëtare rezulton se 10% e celularëve që janë në qarkullim nuk janë me kode unik. Kjo pasi, me anën e një programimi mundet që cdo celulari ti ndërrosh kodin e tij unik. Në fakt, ky kod (IMEI) i cili nxirret nga celulari me formulën *#06#, është bërë me qëllim për të shmangur vjedhjen dhe kontrabandën por rezulton se është i pasuksesshëm.

E Merkure, 04 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kredidë arrijnë dhe në fshat


Sh. Hajno

Institucione të kredidhënies po shtrihen më mirë drejt zonave rurale jo vetëm për kontakte me kredikërkuesit dhe investitorët e bizbnesit të vogël por edhe duke ngritur zyrtat e tyre për të qenë më afër klientëev përfitues. Një filial I tillë i Unionit Shqiptar për Kursim Kredi po funksionon prej disa muajsh edhe në komunën e Lukovës në zonën bregdetare të Sarandës. Burie të këtyre zyrave thanë për ABC se të paktën 100 milionë lekë për biznese të vogla janë dhënë në frmë mikrokredish për persona të interesuar për aktivitete mikrobiznesi në zonën e komunës Lukovë.
ilailimilione leke kredi per mikrobiznesin ne bregdet .
Sipas të njëjtave burimeve mikrokreditë e marra janë cmuar si eficente dhe kanë ardhur duke u rritur kërkesat edhe në kushtet e shmangies së shumë burokracive të mëparshme në procedurat e kreditimit. Sipas kryetarit të bordit të degës së Lukovës Milto Nasi, “Mikrokreditë në bregdet janë investuar në funksion të përmirësimeve në fabrikat e vajit të ullirit në Bregdet, për shtimim e krerëve të bagëtive të imta , për rehabilitimin e shtëpive dhe ambienteve që jepen me qera për sezonin turistik,etj,.

E Enjte, 05 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Fillon “arnimi” i hekurrudhës

Rreth 3 milionë dollarë për rikonstruksionin e linjës së Lushnjës, Elbasanit dhe Laçit

Mila Ballhysa

Shqiptarët po braktisin trenat por qeveria ka vendosur të subvencionojë përsëri për të ringjallur transportin hekurudhor. Pavarësisht se Komisioni i Ndihmës Shtetërore që drejtohet nga ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka hedhur poshtë këtë “shiringë” të buxhetit, në Drejtorinë e Hekurudhave po mendohet të investohet në disa linja dhe stacione. Stacionet hekurudhore të qyteteve Lushnjë, Elbasan dhe Laç do të rikonstruktohen brenda këtij viti. Ministria e Transporteve ka akorduar fondin prej 290 milion lekë, i cili do të përdoret për rikonstruksionin e tre godinave të stacioneve të mësipërme krahas godinës do të ndërhyhet edhe në mjediset e tjera duke u krijuar në këtë mënyrë udhëtarëve kushte akomodimi sa më komode. Siç shpjegon vetë drejtori i përgjithshëm i hekurudhës shqiptare Sokol Kapedani fondi i mësipërm do të përdoret edhe për blerje vagonësh dhe traversash të reja. Në disa linja si p.sh. atë Tiranë – Shkodër traversat e shinave janë dëmtuar rëndë duke rrezikuar kështu regjistrimin e aksidenteve hekurudhore. Nga stacionet që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit në gjendje më keqe paraqitet ai i Laçit, i cili që pas trazirave të vitit 1997 nuk është rivënë në funksion.

Udhëtarët e trenit
Investimi në shumën e 290 milion lekëve gjatë këtij viti me fonde të buxhetit të shtetit pritet të përmirësojë edhe kushtet e udhëtimit. Aktualisht hekurudha ka në gjendje pune 66 vagonë për udhëtarë në të gjitha linjat dhe vetëm 12 prej tyre janë në kushte të mira për t’u kategorizuar në vagonë të klasit të parë. Numri i paktë i vagonëve komod ka shtyrë drejtorinë të investojë në blerjen e vagonëve të tjerë por ende nuk është përcaktuar numri i vagonëve që do të blihen dhe as fondi përkatës që do të shpenzohet për to. Vitin e kaluar kjo drejtori siguroi 7.1 milion lekë të ardhura vetëm në transportin e udhëtarëve duke rritur me 220 mijë numrin e tyre krahasuar me një vit më parë. Megjithatë siç deklaron vetë drejtori Kapedani,- “transporti i udhëtarëve mbetet shërbimi ku kërkohen investime të rëndësishme si për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore ashtu edhe me krijimin e sigurisë së plotë në udhëtim”.

Transporti i mallrave
Drejtori i përgjithshëm i hekurudhës shqiptare Sokol Kapedani se ndryshe nga transporti i udhëtarëve ai i mallrave është sektori më fitimprurës për këtë drejtori. Vitin e kaluar është realizuar përpunimi në rrugë hekurudhore i 450 mijë ton mall dhe fakti se është transportuar 50 ton më shumë se një vit më parë ka rritur jo vetëm të ardhurat por edhe shpresën e gjallërimit të këtij transporti. Volumin më të madh të transportit e mbulojnë kontratat e lidhur me fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë, KURUMI-n në Elbasan dhe Armo-n. Sipas drejtorit shoqëria ka në gjendje të mirë 226 vagonë të mallrave dhe 25 lokomotiva pune, shifër e kënaqshme për shërbimin e transportit të mallrave.

Mbikalimet e paligjshme
Ndërtimi i dhjetra e qindra kalesave të paligjshme në linjat hekurudhore ka shkaktuar jo pak probleme lidhur me sigurinë e udhëtimit me tren. Këto kalesa të paligjshme krahas rrezikshmërisë që paraqesin për jetën e njerëzve që i përshkojnë çdo ditë ato dëmtojnë jo pak edhe traversat hekurudhore. Ndonëse numri i viktimave dhe aksidenteve është më i vogël se gjatë vitit të kaluar, edhe gjatë 3 muajve të parë të këtij viti krahasuar me periudha të ndryshme, është vënë re se në një pjesë të mirë të rasteve burim aksidentesh janë bërë kalesat pa leje. Policia ndërtimore ka shembur deri në fund të muajit shkurt 200 të tilla, por drejtori Kapedani bën të ditur se një pjesë e tyre ringrihen sapo përfundon aksioni. Herë pas here drejtoria e hekurudhës në bashkëpunim me policinë ndërtimore ndërmerr aksione për prishjen e mbikalimeve të paligjshme, por vetëm pak ditë më pas ato rihapen nga banorët e zonës, të cilët preferojnë më mirë të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar aty sesa të përdorin një rrugë më të gjatë për të shkuar në destinacion.

E Enjte, 05 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Posta shqiptare hyn në tregun e transfertave të parasë



Posta Shqiptare ka nisur operimin si pjesë e rrjetit të transferimit elektronik botëror të parave Eurogiro, anëtare e të cilit u bë në Dhjetor të vitit 2006, duke siguruar shpejtësi me koston më të ulët në treg, siguri dhe besueshmëri si dhe cilësi të lartë. Posta shqiptare për herë të parë bëhet pjesë e kësaj ‘strukture të përbashkët’ midis bankave dhe organizatave postare, e krijuar që në vititn 1989 si i vetmi sistem pagesash ndërkombëtare për mbulimin e produkteve postare dhe bankare, Eurogiro numëron 57 vende anëtare. Kështu që nga Dhjetori 2006 është është përgatitur infrastruktura e nevojshme në materiale dhe trajnimin e burimeve njerëzore për sportelet e postës që do të ofrojnë këtë shërbim si dhe trajnimin e stafit të administratës qendrore nëpërmjet asistencës teknike të Eurogiro në bashkepunim me postfinancën Zviceriane duke e përgatitur kështu Postën Shqiptare për operimin si anëtare e këtij rrjeti.
Ndërkohë që është realizuar testi me tre administratat postare të Zvicrës, Greqisë dhe Turqisë për transfertat që do të kryhen me këto vende për kalimin në transaksionet “live” ende është në konkludim testimi i shërbimit me Italinë.
Efektiviteti i shërbimit të sistemit Eurogiro përfshin transferta në një periudhë prej katër ditësh nga koha e dërgimit deri në marrjen e parave (cash to cash, cash to account). Nga ana tjetër ky shërbim ofron tarifat më të lira në treg për dërgesat e parave. Kështu për transaksionet deri 100 Euro tarifa e shërbimit është 6 Euro, për ato nga 100- 1.000 Euro tarifa e shërbimit është 12 Euro dhe për transaksionet mbi 1000 Euro kjo tarifë shërbimi kap shifrën 20 Euro. Ndërkohë që tërheqja e parave bëhet pa komision, ajo realizohet me marrëveshje bilaterale.


Cfarë është Eurogiro?

Eurogiro është një portë që siguron lidhje mes partnerëve të aleancave të mëdha; Fed, Sëift, Visa, Ëestern Union, Ups.
Ky rrjet e bazon suksesin e tij në bashkëpunimin ekskluziv dhe të fokusuar, zgjidhjen globale përtej kufirit për pagesat e zakonshme nëpërmjet postave dhe bankave në cash dhe në depozita bankare. Nga ana tjetër për tu përmendur është edhe fokusi në pagesat me vlerë të ulët për bashkëpunim, tregti me pakicë dhe klientë institucionalë në përputhje me direktivat e BE-së.

E Enjte, 05 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Bankat ulin interesat

Interesi bazë mbetet 5.5%. BSH pranon se bankat nuk iu bindën me interesat

Gert Osmani

Teksa tëb gjithë depozituesit prisnin interesa më të larta për kursimet e tyre si pasojë e rritjes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë, në realitet ka ndodhur e kundërta. Banka qendrore ka pranuar dje për herë të parë se “në muajin shkurt, janë evidentuar raste të uljes së normave të interesit, si pasojë e disbalancës së krijuar midis kërkesës dhe ofertës për likuiditetit”. Gjatë vitit të kaluar BSH kishte rritur dy herë normën bazë të interesit duke e çuar nga 5 në 5.5 % dhe kjo pritej të shoqërohej me rritjen e interesave të depozitave, bonove të thesarit dhe kredive. Por Bankat vetëm sa kanë rritur interesat për kreditë ndërsa për depozitat dhe bonot e thesarit përfitimet janë ulur. Media kishte njoftuar më parë se bankat e nivelit të dytë nuk po i përgjigjeshin politikës së Bankës së Shqipërisë por vetëm dje është pranuar një fakt i tillë.
Inflacioni në rrezik
Treguesi i rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve vazhdon të jetë në nivele të larta dhe afër objektivit prej 3 % të Bankës së Shqipërisë. ezultoi 2.9 për qind në muajin shkurt 2007, duke qenë mjaft afër normës së synuar nga Banka e Shqipërisë. Inflacioni vjetor i muajit shkurt ishte i njëjtë me inflacionin e muajit janar, ndërkohë që inflacioni mesatar vjetor pësoi një rritje të lehtë në nivelin 2.6 për qind. Çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind gjatë muajit shkurt, duke shënuar të njëjtin kah dhe intensitet sezonal me atë të muajve shkurt të dy viteve paraardhës. Ky muaj nuk është karakterizuar nga goditje të paparashikuara nga ana e ofertës ose e kërkesës.
Kursi, leku suprizë
Gjatë dy ditëve të fundit kursi i këmbimit ka patur luhatje të forta. Të martën euro humbi 1 lekë në këmbimit ndaj monedhës vendase duke shënuar dhe rënien më të madhe që nga fillimi I vitit. Një euro këmbëhej me 124.3 lekë ose rreth 2 lekë më pak se një javë më parë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë muajit shkurt dhe fillimit të muajit mars, leku ka qenë përgjithësisht i stabilizuar, me tendenca nënçmuese kundrejt euros dhe mbiçmuese kundrejt dollarit.


Vazhdon rritja e kredisë
Edhe viti 2007 ka filluar me ritme të larta të kreditimit pavarësisht sinjaleve të FMN e BSH për prudenbcë të bankave më kreditë me probleme. Teprica e kredisë për ekonominë, në muajin janar 2007 shënoi 194.4 miliardë lekë ose 3.2 miliardë lekë më shumë se një muaj më parë. Në terma vjetorë, kredia u rrit me 55.8 për qind, duke arritur në 21.5 për qind të PBB-së.

E Enjte, 05 Prill 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Bizneset lob kundër Financave për gjobat

Bizneset lobojnë kundër ligjit që i detyron të paguajnë gjobat përpara se të shkojnë në gjykatë

Altin Xhikneli

Biznesmenët e organizuar në shoqata kanë ndërmarrë një hap konkret duke i nisur një letër të hapur gjithë përfaqësive ligjore, parlamentare dhe ato ndërkombëtare kundër ligjit për gjobat. Kështu, grupimi i organizatave të ndryshme të biznesit që operojnë në Shqipëri është mbledhur për të diskutuar projekt-ligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr 8560, datë 22.12.1999 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar. Ne këtë letër grupet e biznesit shprehen se “Me shqetësim vëmë re se ky projekt-ligj kërkon heqjen e të drejtës së biznesit për apelim në organet përkatëse, përpara se të ketë paguar të gjitha detyrimet e pretenduara. Aprovimi i këtij ligji do të bënte që biznesi të vazhdonte të mbetej pre e subjektivizmit të drejtuesve të administratës dhe e vullnetit të tyre individual”. Kjo letër i është drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare, Bankës Botërore, FMN-së si dhe të gjithë ambasadave të huaja. Sipas përfaqësuesve të biznesit, ky projekt-ligj eliminon mundësinë e vendosjes së garancisë për pagesën duke kërkuar pagesën e detyrimit principal, gjobave dhe interesave para fillimit të procedurave të apelimit. Ndërkohë që Ministri i Financave Ridvan Bode pardje u shpreh për këtë cështje se “Ne po mundohemi që këto standarde t’i zbusim dhe të mos shkojmë në pagimin e 5 fishit të gjobës, por të arrijmë në një mirëkuptim që të paguhet detyrimi tatimor siç e ka çdo vend tjetër në botë dhe ne mendojmë se në krahasim me vendet e tjera të rajonit që paguajnë 100 % gjobën, të zbresim në masën 25 % të gjobës deri në fillimin e procedurave të ankimimit”.
Nga ana tjetër grupimet e biznesit i kërkojnë nëpërmjet kësaj letre parlamentit që të mos miratojë një ligj pasi “Miratimi i këtij ligji krijon barriera efektive për mos-ushtrimin e të drejtës për t’iu drejtuar Gjykatës, një element i rëndësishëm i të drejtës për proces të rregullt gjyqësor (neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë).
Sipas tyre, ky projekt-ligj prezantohet në një kohë kur është pranuar se borxhi i mbartur i shtetit për llogari të vendimeve të paekzekutuara me palë shtetin, kap shifra të konsiderueshme. Në fakt, Bode u shpreh se “sot 45 miliard lekë të reja borxh tatimor. Nga këto vetëm 4 miliard ose 40 milion USD janë në sistemin doganor, kurse diferenca është e sistemit tatimor, ku për shkak të kësaj manovre dhe për shkak gjoja të sigurimit të vlerës së detyrimit tek kompani sigurimesh është krijuar një borxh i këtyre përmasave”. Pra sipas tij, Ministria e Financave do të shoqërojë marrjen e masave të tilla që nuk krijojnë abuzivitete, nuk lejojnë që buxheti i shtetit të bllokohet në nxjerrjen e të ardhurave me masa lehtësuese, me rishikime të borxheve të vjetra, me rishikime të nivelit të taksave.


Bizneset dialog të suksesshëm me Berishën

Dje përfaqësues të Dhomave të Tregtisë janë takuar me kryeministrin duke diskutuar për lehtësira që kërkon biznesi shqiptar. Në këtë takim përfaqësuesit e të dyja palëve kanë rënë dakord për parimet e përgjithshme të ekonomisë së tregut si konkurrenca, zhdukja e informalitetit etj. Përfaqësuesit e biznesit në takim vlerësuan reformat e ndërmarra nga qeveria dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur dhe për të qenë partnerë në luftën ndaj informalitetit në ekonomi. Ata u shprehën se mendimi unanim i komunitetit të biznesit, të cilin ne e konsultuam edhe para se të vinim në takimin me Kryeministrin, është që biznesi duhet të paguajë taksat dhe të mos tentojë shmangien e tyre. Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe përfaqësia e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ranë dakord për zhvillimin e një dialogu të vazhdueshëm me biznesin me qëllim që biznesi të japë opinionet dhe ndihmën e tij në çdo hap të punës së qeverisë.

E Enjte, 05 Prill 2007
 
Top