Kush na shan me shume?

Kush na shan me shume?

Ju lutem lexoni kete artikull dhe komentojeni me nota sa me reale! Po e postoj, pasi mu duk realist dhe qe prek disa pika te cilat ne i shmangim per nje arsye apo tjeter.

Burimi: www.balkanweb.com



Ne vend te shuplakes se Sunday Times!

Nga Ilir Kulla


Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria e semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it.
Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet…
Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere.
* * *
Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale!
Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit.
* * *
Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite.
Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!!
* * *
Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Tjetri ben pare duke shkruar artikuj qe sjellin kaq shume diskutime, qe nuk ndryshojne ose ndikojne ne asgje ne jeten apo karrieren e tij, e ne vazhdojme grindemi ketu...
E humbi njeri nga ju punen per shkak te artikullit te botuar? Humbet miq e shoke te huaj qe s'duan t'ju flasin me pikerisht se tani ju njohin me mire nga cfare lexuan? Ju nxorri qeradhenesi nga shtepia, sepse gjate nates u shnderruat ne vandale e mafioza?
Per sa kohe asgje nga keto nuk ndodh, dmth qe opinioni nuk ndertohet me nje artikull, por me gjithcka zgjedhim te bejme me jetet tona, si sillemi, si punojme etj etj.
Sa rendesi i jepni nje artikulli aman /pf/images/graemlins/shrug.gif
Eshte ofenduse, s'e diskutoj, por ai qe e ka shkruar, e ben qellimisht. Ne kete menyre e ka ndertuar reputacionin e tij (controversy is his second name pffff). Njerezit e lexojne nga kurioziteti dhe deshira per diskutim (meqe te gjithe vdesim per cik debate qe degradojne ne grindje, sidomos virtualisht. Ne jemi shembulli me konkret.) por kjo s'do te thote qe keta njerez, menjehere pas artikullit, do ngrihen e do shkelin shqiptaret me kembe. Nese ju ka ndodhur, atehere keni lirine t'a hidhni ne gjyq kete pseudo-gazetar per demet psikologjike/sociale qe ju ka shkaktuar. Zgjidhje eshte /pf/images/graemlins/wink.gif
Hajt kalofshi mire e gezushem!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kush na shan me shume?

ore tek e funit, meqe tema eshte "kush na shan me shume?" un them t'ja perveshim mrapç. ne kena formen deshirore te foljeve per fat te keq te ktyne anglosaksonsave e ça jan kto /pf/images/graemlins/laugh.gif. kur e sha nga robt tjetrin te mushet goja plot. hajde ktu mer te bofsha robt, mer klysh ashuje mer piç bythe u bone ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Iku Hena doli Dilli
n'atmosfere na u shfaq Gilli
qe Shqiprin e shau t'gjithen
si Osama Ameriken.

Kish kaluar ky dylberi
ne atdheun tone te dashur
me qendrim'n e nje gangsteri
veshtirsi na paskesh hasur.

Ja psh ky kish pare
qe ne plazhet pis i kishim
por harron i ziu qyqar
qe prej tyre plehrat merrshim.

Dhe me pas duke shetitur
memedheun tone te vyer
ky me gjerat qe kish pare
sa nje tas syte i kish shqyer.

Kjo per faktin se n'Shqipri
kemi ne traditat tona
dikur detin me fuçi
dikur mishin me tollona.

Kish verejtur gjithashtu
qe kerciste shum kallashi
dhe per kte ky anglez hu,
me shum shpifje trap't na trashi.

Vendi yne i dashur Gill
ka probleme si t'gjith t'tjeret
por ne mamin mu ne p***
do ta q**** vone a heret /pf/images/graemlins/wink.gif

Qe t'kuptosh ti pusht keshtu
se gabim fort s'e ke pas
do hash dite e nate ti dru
poplli jon ty n'sum ta rras.

Mbylle pra o plesht ti gojen
se na cave tralalane
sa here qe, t'kemi nevojen
do t'q*** nenen, motren, t'tane.
( vijon... )


Nuk kam gje me Gillin personalisht e, thjeshte doja qe ne menyre satirike te vija ne dukje difektet e tija...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

Nuk ndryshohet mendimi i te huajve ndaj Shqiperis me "kercenime e as me sulme verbale".

Ne mut e mut jemi si shtet, lerini zagaret te shprehen.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


It is in this spirit that Gill

brand of provocative journalism and irreverent humour

fearlessly impressionistic articles


The English constantly use their humour as an indiscriminate bludgeon.


What most of our readers regard as broad-brushstroke British wit some see as offensive - it is not intended as offence or indictment. Our readers are far too sensible to assume one man's view is either the truth or the reality and the reaction of the large majority is to feel encouraged to find out for themselves. It provokes awareness, investigation and appreciation.




[/ QUOTE ]

pervec nje perplasje kulturash dhe padashur te shkruaj me teper per gjera qe nuk jam me se miri equipped /pf/images/graemlins/laugh.gif keto jane problemet kryesore te marrjes ofeze ndaj ketij artikulli dhe
my understanding eshte se ne perpiqemi ta shikojme ate me standartet e fotografise kur sipas apologjistit te Gillit /pf/images/graemlins/laugh.gif ne fakt eshte nje pikture impresioniste ku pershtypjet perceptimet apo emocionet e piktorit marrin perparesi ndaj objektivit(etit) te kameras /pf/images/graemlins/laugh.gif

hajt le te themi se e ka shkrujt per greket dhe bejme qyfyre me batutat e tij /pf/images/graemlins/grin.gif
 

pompa

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Neve na duket se Tirana radhitet me qytetet me kozmopolitane te botes, por te tjeret e shohin paksa ndryshe dhe gjithashtu verejne gjera me te cilat ne jemi mesuar dhe nuk na bejne pershtypje..

Nga ai artikulli qe permenda me siper:

I had arrived in Albania hoping to discover an untrammeled paradise hidden in the Balkans. What I found instead was a deeply weird place: a majority-Muslim country where the mosques are mute but the miniskirts are loud, where horse carts share highways with Hummers, and where people shake their heads to mean yes — except that sometimes they shake their heads to mean no.
..............................................
Far more frustrating was Albania's refusal to resolve into a neat picture. Skyscrapers were going up while sidewalks disintegrated; the National Art Gallery displayed beautiful artwork, but rarely identified the socialist realist painters and sculptors. A cocktail at Flex could feel like the height of cosmopolitan cool — until you had to contend with adorable but depressing street kids who would kiss your arm in hopes of a 50-lek coin. But when I saw another deranged man threatening buses with a brick — and the even odder response by passersby to brandish their shoes like weapons — I knew it was time to leave.

Dhe pershkrimi me i bukur i pallateve ngjyra ngjyra:

Clumps of green and yellow, the boxy buildings looked like Tetris blocks that had fallen from the sky.


http://travel2.nytimes.com/2006/07/09/travel/28frugaltraveler.html
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Iness, linku qe ke vene nuk punon. Beje copy paste tamam te lutem!
 

Iness

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

The Sunday Times

The Sunday Times July 30, 2006


Albania does not deserve this insult


AA Gill’s article (The land that time forgot, Magazine, last week) offends Albanian history, culture, intellectualism and tradition of one of the oldest nations in Europe. It sends out an extremely negative image. It does the opposite of what we are trying to accomplish: increased friendly diplomatic relations, attraction of British direct investment and establishing Albania as a tourist destination for the British people. In addition, it comes at a time when the European Union is actively encouraging and giving positive signals for the start of the European integration process of Albania.

Ambassador Kastriot Robo
Republic of Albania






WHAT AN INSULT: Imagine if Gill had written the following: “Jews are ugly, with big noses. Their history shows they are a complete joke — a bunch of losers. They believe in something called the Torah, which is a handbook on stoning people to death. Most Jews outside Israel are engaged in shady business practices and usury.” Would you have published it? Yet you published the direct equivalent about Albanians. Of course, your regular readers may understand that Gill is a self-publicist who thinks that insulting people en masse is a useful way to gain a publicity.

But there are many decent, hardworking Albanians, here and elsewhere, who do not know that, and will be deeply upset at seeing such a farrago of prejudice and misinformation.


Dr Noel Malcolm
All Souls College, Oxford




TRAFFIC STOPPER: Albania has produced international figures ranging from philosophers, scholars, scientists, Popes (Clement XI) to Hollywood stars. The problem for Albania is that it sits between prostitute-producing and prostitute-consuming countries. If we in the West practised some of the decency we preach, Albania would not be a playground for prostitution-supporting networks ranging from the Italian mafia to the British consumer.

I have worked in the Balkans for over 20 years and, excluding the criminal few, the Albanians are the most generous, faithful, hardworking and loving people in the Balkans.


James Doherty
Tirana, Albania
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Shyqyr që Gilli ka kaluar përciptazi nëpër Shqipëri

Rubrika Përpjeka (Standart 29 Korrik)

-Një shkrim provokues i një gazetari anglez ka nxitur
një reagim të gjerë të opinionit publik shqiptar, dhe
kush ka mundur ka shprehur indinjate për këte. Së
pari, si do ta gjykonit një shkrim qe mund te thuhet
pa frike se ishte fyes, dhe së dyti, si e gjykoni këtë
reagim, i cili shkon përtej atakimit të gazetarit dhe
shpesh me këtë rast goditet e gjithë Anglia, jo sikur të
kemi të bëjmë me nje opinion personal, por me një
qëndrim të "foreign affairs office"..


Fatos Lubonja- Shkrimin e Gillit e gjeta si një karikaturë të lezeçme të Shqipërisë, të bërë me talent, e me cinizëm provokativ, por mund të them se edhe Shqipëria e ka ndihmuar shumë për ta realizuar mirë veprën e tij sepse është nga ato “fytyra” që me ekspresivitetin e saj të thekur dhe me anët e saj qesharake, me gungat dhe qimet e saj befasuese e me gjestikulacionet patetike e frymëzon e ia lehtëson goxha punën një karikaturisti.
Ju e quani fyerje, kurse mua nuk më duket fyerje sepse fyerja është diçka që të drejtohet direkt kurse ai, nuk duhet të harrojmë, u flet anglezëve jo shqiptarëve, dhe u tregon atyre se si iu duk Shqipëria që prapa syzeve të tija të cilat duket se kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj qesharakes. S’ke ç’i bën, është e drejta e tij.
Kam qenë dhe mbetem i mendimit se shqiptarët për shkak të izolimit të thellë të shoqëruar me propagandën nacional komuniste që u ka imponuar të jetojnë një botë e histori virtuale kanë pasur dhe kanë nevojë të çlirohen nga paranojat shqiptarocentrike e deliret e madhështisë si faqe tjetër e medaljes së provincializmit e komplekseve të inferioritetit e për këtë çlirim mund t’i ndihmojë edhe të vështruarit e vetes me sytë e të tjerëve. Prandaj dhe në revistën Përpjekja ka një seksion që quhet ”si na shohin” madje numuri 22 i Përpjekjes është me këtë titull e aty do të shihni se shkrimtari i njohur polak Stasiuk ka një përshkrim të Shqipërisë jo shumë larg atij të Gillit.
Edhe si në kërkim të një rezultati të punës me Përpjekjen kam ndjekur me më shumë interes reagimet e shqiptarëve ndaj shkrimit të Gillit. Sipas meje ky shkrim dhe reagimet ndaj tij mund të shërbenin në një farë mënyre si një test i pjekurisë sonë. Sepse aftësia për të inkasuar (po përdor këtë term të boksit) kritikën dhe veçanërisht kur ajo është provokative e satirike është një shenjë e rëndësishme pjekurie. Meqë ra fjala a e keni vënë re se ne nuk kemi thuajse fare kritikë të vërtetë letrare artistike nga ato që thonë kjo bën e kjo s’bën pa e çarë kokën për ndjeshmëritë e autorit. Kjo e ka një lidhje me kulturën që shfaqëm ne në reagimet ndaj Gillit.
Për t’u kthyer tek reagimet, pra, kam vënë re një larmi syresh që më kanë intriguar shumë. Dhe kjo larmi më duket një gjë pozitive për testin që na ka bërë Gilli.
Janë një kategori reagimesh që më kujtojnë një shkrim që kam shkruar ca kohë më parë me titull “Po, por” me të cilin karakterizoja kulturën tonë të bërjes opozitë. Ato reagime provojnë se kjo kulturë e të bërit opozitë është pjesë e një kulture më të gjerë sesa ajo politike. Kjo kategori pra ka reaguar duke thënë: po, të vërteta janë këto që thotë gazetari deri edhe në masën 80 - 90%, por... dhe pataj rrinë e merren me “por”-in: a nuk paskemi ne ndonjë gjë me vlerë? A nuk paskemi ne një fije bar, por qenkemi krejt shkretëtirë? Kurse të tjerë merren vetëm me “por”-in duke nxjerrë pasaktësirat e Gillit.
Pati edhe një kategori që i shfrytëzoi karikaturat e Gilit për të karikaturizuar pushtetin tonë, kryeministrin tonë (po jo vajmedet opozitën)
Më të pakët qenë ata që u cilësuan miqësisht nga ndonjë gazetë “antishqiptarë” – e më duket pozitive që ata u botuan dhe nuk u sulmuan - të cilët, pa shumë komplimete, i kanë dhënë të drejtë Gillit duke thënë se ato që thotë janë të vërteta e nuk jan marrë fare me “por”-et.
Ajo që më dëshpëroi, megjithatë, ishte numri i madh i “patriotëve” të fyer që kërkojnë shpagim ndaj Gillit si dhe i atyre që morën përsipër të mbrojnë nderin e nëpërkëmbur të kombit. Çfarë formash shpagimi e vetëmburrjeje patriotike nuk kam lexuar nga këta! Po t’i kishte gazetari Gill tërë reagimet, e t’u hidhte ndonjë vështrim të shpejtë, siç ia ka hedhur Shqipërisë, pa ndalur në ndonjë fije bari atje këtu, por duke dhënë përshtypjen mbizotëruese të reagimeve tona, do të dëfrehej atje ku është në Londër për shtatë palë qejfe e do të gajasej me miqtë e tij duke i thënë: shiko si ka shkruar ky: ne jem mbrojtësit e Krishtërimit, shpëtuesit e Evropës, si nuk e njihka ky Skënderbeun!. Shiko ky tjetri që thotë se shqiptarët janë pellazgë dhe pellazgët kanë ngrënë ulur dhe jo shtrirë (si romakët) duke treguar kësisoj epërsinë e shqiptarëve ndaj romakëve. Po ky tjetri që shan Londrën pse i është sharë Tirana. Pale kjo gazeta tjetër që ka nxjerrë në faqe të parë foton time nudo, ku imitoj diskhedhësin grek, duke menduar se më përqesh në sytë e shqiptarëve që ende nuk janë çliruar nga turpi i lakuriqësisë. E me rradhë e me rradhë.
Jo vetëm, por, po të ketë ndonjë mik shqiptar që e di mirë anglishten atje në Londër, Gilli do të gajaset edhe më tepër duke komentuar se gazetat shqiptare ia kanë përkthyer gabim tekstin qysh në fjalitë e parë. Sepse, në origjinal, ku unë e lexova fillimisht artikullin, Gilli thotë: “Mother Teresa is the only internationally famous Albanian; all the rest are infamous.” Po ta përkthesh këtë korrekt dhe duke respektuar stilin provokativ të Gillit kjo do të thotë se Nënë Tereza është e vetmja shqiptare e famshme në botë, kurse të tjerët janë famëkëqinj - sepse ky është kuptimi i “infamous”. dhe jo se nuk i njeh bota sikurse e kanë përkthyer. Sepse për këta, do të shtojë Gilli, ka rëndësi të jesh i famshëm paçka se për keq e do t’ia fillojë përsëri me Zogun e Enver Hxhën e me rradhë.
Pale kur t’i thonë se një organizatë të rinjsh shqiptarë, që ka marrë përsipër t’i thotë Mjaft gjërave që përqesh Gilli, ka vendosur të bëjë një peticion kundër tij e do t’ia dërgojë tërë shqiptarëve ta firmosin. Unë për vete nuk e firmos. Madje, në emër të të gjithë shqiptarëve, madje edhe të imazhit të Shqipërisë, ndonëse e di se do të më fusin në kategorinë e “antishqiptarëve”, do t’i lutesha Mjaftit të mos e bënte atë peticion se do të na merrte në qafë. (Le pastaj që kam dëgjuar se ka disa që duan ta hedhin në gjyq.) Dhe nuk e kam hallin për atë se reagimi kësisoj ndaj një satire do të tregojë se sa të papjekur jemi. Jo jo, kam hall se mos kthehet Gilli përsëri për të provuar se “akuzat” e tij janë të vërteta. A nuk thoni shyqyr që Gilli ka kaluar përciptazi e ka ikur nga Shqipëria. Mos doni të kthehet prapë. Ai thotë psh., se femrat tona janë të veshura më keq se të gjitha femrat e Evropës. Po shyqyr që thotë kështu e nuk thotë, siç më kanë thënë të huaj të tjerë se vishen si prostituta. Ai thotë se burrat shqiptarë nuk e vënë rripin e sigurimit në makinë se kanë hall se kjo u zbeh imazhin e mashkullorësisë e i çon tek homoseksualizmi pasiv. Ju siguroj unë se po erdhi prapë Gilli për të kërkuar fakte do të dalë ndonjë rrufjan antishqiptar e do t’i thotë që ka politikanë shqiptarë që nuk e ngasin makinën vetëm sepse kanë frikë nga leva e marshit se mos u ngjall ndjenja homoseksuale pasi ajo u shëbëllen me penisin dhe hajde duroje Gillin pastaj kur të shkruajë se të gjithë politikanët tanë janë homoseksualë pasivë. Se ai nuk di ta gjejë fijen e barit në shkretëtirë. Le më pastaj sikur të shkojë në Parlament. E akuzojnë, pastajs se e ka parë Tiranën vetëm nga Rogneri tek Tirana Internacionali. A nuk thoni shyqyr që merret vetëm me ngjyrat kllouneske të Kryetarit të Bashkisë. Po sikur t’i teket të hyjë në rrugët e dyta e të merret me plehërat psh.. Ja, mjafton të hyjë në rrugën time që është 50 metra nga qendra e të shohë kazanët e plehërave atje. Çfarë lemerie do të shkruante po të shihte gjendjen e shkapërderdhur të plehërave dhe kutërbimin e tyre. Pale sikur të qëllojë aty ai grupi i romëve që vijnë atje e bëjnë seleksionimin e plehërave. Sidomos ai që mbledh kanoçet e aluminit, që i nxjerr një nga një nga kazani dhe pataj fillon i shtyp një nga një me këmbë ndërkohë që tërë banorët rreth e rrotull presin që të mbarojë sa më shpjet zhurma e këtij çekiçi që tu bijen veshët rehat.
Jo, jo, unë jam me ata që thonë lëreni Gillin të gjejë ndonjë pre tjetër.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Sitting in Tirana’s main square, where the moneychangers stand in the shade with their wads, and men sell dodgy mobile phones and repair petrol lighters, I watch the Albanians come and go, and there’s something odd. <u>It takes me an hour to work out what it is – hardly anyone wears a watch. Well, why would they? They haven’t got anywhere to be.</u>

Une ndoshta jam me i vonuari ne kete teme se sot e lexova kete GOMARLLEKUN e ketij zoterise dhe me beri bershtypje ky paragrafi i fundit qe kam cituar, vecanerisht kjo pjesa qe kam nenvizuar...
Po dreqi ta haje une qe kur jam kthyer nga kurbeti dhe po ben goxha kohe mua nuk me kane zene kembet vend dhe gjithmone kam kaluar neper rruget e Tiranes me "friken" e kronometrit. Si nuk qelloi ky rob Zoti aty nje nga keto dite? Duhet te kete vizituar Tiranen dite te djele kur te gjithe jane pushim se nuk ka mundesi....
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

aagill.jpg
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Kush na shan me shume?

Skocia, atje ku njerëzit besojnë se dinozaurët janë akoma gjallë

Genci Kojdheli

Në Skoci koha ishte gjithmonë e vrenjtur dhe biente shi. Mbizotëronte një zymtësi e paparë nëpër rrugë, dhe vetë njerëzit ishin si koha, të vrenjtur dhe të zymtë. Kjo shpjegon dhe karakterin nopran dhe agresiv të Skocezëve. Në Skoci shoferët e taksive ishin pakistanezë, punonjëset e dyqaneve dhe super-merkatove ishin indiane, pastruesit e rrugëve ishin Sri-Lankas, ndërsa Skocezët vetë nuk duket se punonin shumë. Si rrjedhim skocezët janë popull tejet përtac dhe i pavlerë. Në Skoci kultura e fast-foodit ka prodhuar një shumicë të paparë njerëzisht që vuajnë nga obeziteti. Produktet e McDonalds, Burger King, KFC, i kanë bërë skocezët super të shëmtuar si popull. Mund të konkludojmë plot besim që Skocezët janë populli fizikisht më i shëmtuar në Evropë. Në Skoci femrat dhe meshkujt kanë quka, flokë të kuq, dhe lëkurë tejet të bardhë. Kjo na bën të kuptojmë që skocezët gjenetikisht janë një kombinim i kaprollit, karotës dhe ariut polar. Universti Gastronomik Skocez është monoartikullor. Gjithë ekzistenca kulinare e Skocisë përfshihet në të famshmin Salmon të Tymosur (...ketu s'jam dakort me ty, me sa di une jane "fish and chips" ..."). Pra, rrjedhimisht Skocezët nuk e kanë idenë e kuzhinës, dhe hanë çfarë t`iu japin të tjerët ose ç'të gjejnë përtokë. Nga ana tjeter, skocezët pijnë në mënyrë qesharake. Një skocez është i denjë për t`i folur vetëm kur është i dehur ("...aq skoceze sa njoh une cliroheshin nga kompleksi i te qenit te 'turpshem' vetem pasi rrumbulloseshin /pf/images/graemlins/lol.gif, ta mbershtes..."). Dehja është statusi ku skocezët gjenden zakonisht, por ka edhe raste të ditës kur skocezët mund t`i gjesh jo të dehur. Si rrjedhim, Skocezët s'janë gjë tjetër veç një grumbull pijanecësh harbutë. Skocezët kane shpikur golfin, një lojë tejet interesante, ku i gjuhet me shkop një topi të vogël, me qëllimin për ta futur në një gropë që është rreth 200 metra larg. Janë 18 gropa të tilla(".... orgazmike, mendo /pf/images/graemlins/lol.gif...") Mendojeni vetë se ç'lloj argëtimi është. Kur duan të jenë pak më të sfiduar fizikisht, skocezët përfshihen në Scottish Games ose lojërat skoceze, festivale ku përfshihen disiplina sportive, si mbajtja e një trungu peme në duar vertikalisht, duke vrapuar, dhe në fund duke e hedhur trungun sa më larg që të jetë e mundur. Burrat skocezë vishen me fund, që quhet kilt. Eshtë nje pamje e shëmtuar në vetvete, pasi këmbët e burrave skocezë duken si biga llastiqesh, për të mos folur për inflacionin leshtor. Poshtë fundit burrat skocezë nuk mbajnë të mbathura dhe kjo kuptohet lehtësisht, kur sheh se kepucët e skocezëve mbushen me zbokth( /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif kjo eshte gjeja me e goditur ne kete shfryrje gazetareske /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif). Pra, skocezët janë një popull që nuk ka arritur akoma tek stadi i civilizimit ku organet gjenitale mbulohen. Ndonëse në shekullin e 21-të, shoqëria skoceze akoma funksionon e ndarë në klane. Klanet janë në konkurrencë të vazhdueshme me njeri-tjetrin, vriten dhe priten, por çdo natë në darkë, ulen dhe pijnë së bashku. Pra skocezët janë një organizim klanor që vriten kur janë esëll, e janë miq kur pijnë. Emri Skoci vjen nga ''Land of the Gaels'' ose toka e Galëve (gjelave), po gjelat nuk janë edhe aq të gjendshëm në Skoci. Kjo na bën të kuptojmë që Skocezëve u nevojitej një emër për vendin e tyre dhe për këtë zgjodhën
gjelin. Një zgjedhje mediokre, gjithësesi e pranueshme. Flamuri i Skocisë ështe kulmi i mos-kreativitetit human. Një drejtëkëndësh me sfond blu, me dy vija që kryqëzohen duke krijuar një X të gjerë. Simbolet e Skocisë janë Luani në Shenjën Mbretërore Skoceze, si dhe Njëbrirëshi. Habitshmërisht, në Skoci nuk ka as Luanë, as Njëbrirësha. Biles, ky i dyti është thjesht një produkt i fantazisë popullore dhe s'ka ekzistuar ndonjëherë si kafshë. Akoma më për të qeshur është besimi që kanë Skocezët tek legjenda e Loch Ness, një histori që vazhdon prej vitesh dhe që është shumë vështirë të besohet. Legjenda flet për një dinosaur tepër të madh, që vërtitet në një prej liqeneve të Skocisë dhe se ky dinozaur na paska mbijetuar miliona vjet pas zhdukjes së species së tij, duke u strukur në liqenet e Skocisë. Ndërsa ,shumica e botës e sheh këtë legjendë si një tjetër shans për t`u argëtuar me highlander-at (apo malësorët) skocezë, këta të fundit seriozisht mendojnë se dinozauri vazhdon të jetojë në liqenin e tyre. Patetike! Të vetmet gjëra të mira që kanë dalë nga Skocia janë varietetet e ndryshme të Whiskey-t, aktori i '007' Sean Connery dhe këngëtarja Annie Lennox, ndërsa pjesa tjetër e këtij kombi ka kontribuar vetëm në rritjen e përqindjen së pijanecëve në botë. Skocezët duhet thellësisht të falenderojnë Anglinë, që i mori në gjirin e Mbretërisë së Bashkuar dhe i futi në rangun e shteteve modernë, duke i larguar nga identiteti i kopesë barbare.

Marre nga www.shekulli.com.al i dt 10/08/2006

ok, me bere te buzeqesh qe ne mengjes /pf/images/graemlins/laugh.gif por mund te kishe shkru dhe ma mire se kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

dhe ky Gill deri diku ka te drejte....
Skenderbeu ishte nje gomar qe kur e filloi liften kishet 2000000 shqiptare dhe mbas 25 vjetesh vdiq gjysma e burrave neper beteja.......
Zogu ishte nje anadollak, nga njera ane i vishte motrat e veta si zonjat e Evropes nga ana tjeter kalonte gomari ne mes te tiranes neper gjithe rruget me balte.
sa per Pederast Enverin spo ju flas se gjithkush e di rolin e Arkitektit te madh te shqiperise socialiste qe nuk beri gje tjeter vetem e mbushi vendin me bunkere dhe komisare injorante e parulla groteske te tipit cdo populli ben partia, c thote partia ben populli.
a ju kujtojen ngjarjet e mizerja e 97tes kur dhe kompjutereve te shkollave i gjuhej me kallshnikov?
apo e harruat se te gjithe ato BMW x5 dhe VW touareg me 98 i takojne kapacitetit te vjedhur ne perendim.
I harruat shqiptaret qe kapen perdite me dhjetra grame apo kile droge qe nga hasshashi tek heroina e kokaina?
I harruat qente e zgjebosur qe sillen ne cdo lagje te tiranes neper plehra ashtu si dhe dhjetra gjynafqare te papune qe flene ne bregun elumit me qese plastmasi mbuluar?
I harruat ata qe derguan dhe motrat e veta si prostituta ne Itali e gjetke per te bere para?
I harruat politikanet e tipit nano, Rama e berisha qe ka 16 vjet qe tallin trapin me njerzit?

jo mor njerez se ate te drejte ka ai njeri te shkruaje se kjo liri e te shprehurit e ka cuar perndimin ketu ku eshte
 

Anana

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Ai ka ton cinik. S'po i ndalon njeri te drejten. Une per vete tallem me tonin e tij. Nuk mohoj krimet barbare te Shqiptareve qe ndoshta akoma behen si ne mesjete.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Ajo "pergjgjja" ne gazeten Shekulli ishte etaloni i idiotesise.
Kur Sokratin e shante nje "filozof" idiot ai nuk i pergjigjej. Po ai vahdonte e vazhdonte ta shante. Dhe ne fund e pyeten Sokratin "Po ti pse s`e shan?" "Pse -ju pergjigj Sokrati - kur ju kafshon nje qen, edhe ju e kafshoni ate?"
Pergjigjja duhej te ishte dinjitoze dhe jo "te kafshonin qenin".
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Sorry Popull postim i gabuar ne vendin e gabuar. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
Top