Kush na shan me shume?

Kush na shan me shume?

Ju lutem lexoni kete artikull dhe komentojeni me nota sa me reale! Po e postoj, pasi mu duk realist dhe qe prek disa pika te cilat ne i shmangim per nje arsye apo tjeter.

Burimi: www.balkanweb.com



Ne vend te shuplakes se Sunday Times!

Nga Ilir Kulla


Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria e semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it.
Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet…
Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere.
* * *
Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale!
Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit.
* * *
Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite.
Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!!
* * *
Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Un sa i cova per kenaqesi nje email falenderimi nderimi dhe respekte dhe ju luta me shume nga te tilla per inat te AF

Njeri thot kryeministrit tjetri ambasadorit tjetri thot Mjafti i Londers te lidhet tek pemet e The Times derisa te kerkoj falje publike ose perndryshe ne do i rrembejme gocen ose do i vejm tritol. un thashe se karikaturat e muhamedit do ishin te fundit Edhe ai ka gjetur tamama vaftin kur londra po thyen rekordin e vapes. Chill out njerez. Cfare me acaron eshte akoma nje fare ndjenje totalitarizmi komunist ne shikimin e shtypit dhe te rolit te tij dhe per cdo gje ngaterojme qeverite qe skane pune fare me shtypin, po eshte thjesht opinioni i ne x apo y

Ai boti smori persiper as te bente ndonje analize historike-kulturore-anthropologjike-sociale-psikologjike-phonetike duke na paraqitur, a thua, statistikat me te fundit te OKB. Eshte SATIRE mer ju keqen daja SATIRE. Me aq pergjithsime sterotipizime, punchiline stile qe ka bere ai nje lexues mesatar i The Times(institucioni me i famshem nderkombetar gazetarie, e qendres se djathte me muslimanet e ka keq) e thith ne ajer qe eshte satire dhe jo A-Z albaneze. Dhe si satir nuk kuptohet dot pa sarkazem ironi fryrje fyerje vulgarizim ngacmim irritim humor qe mka bo me dhimbje veshkash kto dit. Kuptohet qe djeg pak kur bie ne anen e gabuar te satires po mos me thoni qe skeni mbajt barkun me dor per gjona qe ne ja themi njoni tjtrit nga 20 her ne dit. Ai i gjen vendin dhe konices.

Pastaj ai eshte i famshem per kete stil denigrimi rracizmi prej alabaku qe grricet me te gjithe. Eshte shume shume i kendshem megjithate. Po te kishte shkrujt per kazakistanin do e mbajshit mbas Ali G. Nuk e ka as me ne po me te gjith, rus gjermanae wells angleze cti shkrepi ne koke. Shkrimet e tij vleresohen vetem nga ankesat te papune te njerezve. Sa me shume ankesa aq me shume projekte te tjera i akordohen atij. E keqa per ne eshte se ishte e djele, politika ka kohe qe ka ik me leje, per Libanin si kercet kush. Populli do dicka funny te lehte per lexim atje ku kane shku me pushime- lexuesi i Times eshte shtrese e mesme ne te larte.

Pastaj blogosphere ka bere te veten. Gazetarise per te mbijetu i duhet ti pershtatet te konkurroje me blogjet. Gazetat kane kohe qe jane bere blogje tani ku mbas cdo artikkuli do mblidhen qindra lunatike dhe si rrjedhim dhe stili i gazetarise ka ndryshu dhe eshte bere si ai blogjeve. Ka me pak pergjegjesi me shume freestyle, me pak korrektes politike dhe me shume liri editoriale. Ne duhet te gezohemi per te gjitha keto dhe jo te egersohemi. Ku do i nxjerri paret Murdok ?


Po edhe sikur mos ta marresh lehte kete shkrim perseri une nuk besoj si i ka bere ndonje dem kushedi ceshtjes kombetare apo memedheut. Albania paraqitet si nje vend kontradiktash, pasionesh cudirash ekzotik surprizave, te shkuares dhe te tashmes (pavaresisht se nuk del nga titulli) qe per nje lexues perendimor eshte mjaft terheqes dhe qe eshte merzitur me trenat qe vine ne orar ne gjermani dhe kerkonj AVENTURE. Ne dalim si avnetureska. Aventura ose ne Kenia ose ne Albania keto dun kta. Gangster bitches eshte si te thush Bond girl apo D-J girl qe perpiqen shum po sja arrijn dot. Ka nje shije nga Karaibet. Fjala b-itch ne anglisht nuk tingellon aq keq sa ne shqip. Femrat bile kane qef ti thush (me raste, jo ne vend te pikesimit) b**** me shume se sa honey shpirti etj.

Pastaj si mos te qeshesh kur me kujtoj rob qe riparojne cakamaqet qe rimbushen me nafte /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

Pse kemi ndonje gje per tu lavderu ne aaaa /pf/images/graemlins/laugh.gif Sa gjynah, jemi populli qe gjithmone ankohemi dhe atehere kur jemi mire e duam te jemi vetem ne ne qender te vemendjes.

Nejse, kush te shan te do me shume... :
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

U ktheva prape /pf/images/graemlins/laugh.gif por do iki /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Ca na thu ndonje gje ne lidhje me temen, por me duar te pastra e /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

Gjithsesi une e kisha me ty. /pf/images/graemlins/tonguee.gif


Eshte vendi jone dhe ndaj na dhimbset dhe na duket edhe i bukur ndonjere, pastaj thjesht jane pershtypjet e nje gazetari idiot. Kujt i plasi /pf/images/graemlins/laugh.gif

20zd3xu.jpg
 
S

Scorpion

Guest
Re: Kush na shan me shume?

Dakort, kete gazetarin legen e rregulloj une do ti jap nje dru dhe do t'ja thyej ca brinje /pf/images/graemlins/laugh.gif, por Shqiperine kush do ta rregulloje per pjeset e artikullit ku ai kishte te drejte. /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Re: Kush na shan me shume?

Kam vene re se inatin nuk e kemi me pikat qe zotni Gill parashtron, po me menyren harbute qe i ka prezantuar. Bam bam bam njera pas tjetres si shuplaka ne fytyre. Nuk e di ky Gill djallushi qe ne duam vetem nje problem per artikull, p.sh. trafikun e tmerrshem te Tiranes dhe pese positive, ose dhe barazim nje me nje. Ne kete menyre mund te qahemi mes njeri-tjetrit, te bejme ca debate te pafrutshme derisa ta nxjerim gjithe dufin e pastaj ta varrosim problemin. Kto dreq probleme kur parashtrohen ne tufe eshte hall i madh ti injorosh, te detyrojne te mendosh se vertet ekzistojne, te bejne te reflektosh per veten dhe vendin, pale po duhet te mendosh edhe per zgjidhje. Shkurt ne na pelqejne nje nga nje, perca e sundo /pf/images/graemlins/laugh.gif. Pastaj ky dreq Gill na i hapi pune e na la pa pushime vere gazetaret ne shqiperi. Kane kohe ata te merren me reflektime mbi identitetin, ne Berat jane helmuar 4 nga vejusha e zeze. Kush do ti raportoje lajmet?
 

I love new york

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

HELLOOOOOO anybody will show a link ketu ku t'a lexoj une kete artikullin /pf/images/graemlins/idea.gif
i need the original version please /pf/images/graemlins/smile.gif

thanks,

P.S. NELKA /pf/images/graemlins/wave.gif
 

bsh

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Me fal po une nuk e kuptoj si shume nga ju ketu tallin mender b.then edhe i pervetesojne sharjet raciste te ketij pseudogazetari. Une i shkrova leter redaksise dhe jam shume e indinjuar per defomimin keqdashes qe i eshte bere shqiperise ne ate artikull. po keni pik gjak shqiptari neper vena dergojini nje leter redaksise gjithashtu!

Askush nuk ka te drejte te shaj nje popull te tere ne kete menyre harbute.
Kjo ti sherbeje si mesim idjoteve qe jane ne krye te politikes shqiptare edhe nuk lene gje pa thene per vendin tone per te rembyer ndonje kocke nga vendet europiane apo per te share forcen ne pushtet.Ne fakt une dua ti dergoj nje leter ankimore edhe ketyre goje-haleve politikane tanet se me detyrohen edhe ata nje falje publike qe nuk kane lene gje pa thene per vendim tim ne media. Shqiptaret e ndershem nuk e meritojne te tille barbarizem ndaj vetvetes! C'fare tmerri!

Po c'them edhe une, mesim politikes..hehe, ne nuk kemi politikane po truthare ne krye...meson dot gje truthari? ata biles do ti perdorin argumentat e racistit Gill radhen tjeter kur te kene takim ne Bruksel edhe duan te shajne njeri-tjetrin....eh vaj medeti...
 

antip

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Jo ore jo! Mos i dergoni letra redaksise se ata kaq duan dhe thone pastaj se keto qenkan lajme qe bejne buje...
Ik pirdhu me gjithe ate gazetar idiot! Mos u merrni kot se nuk ja vlen te lodhesh per ate b'thq'rin.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kush na shan me shume?

po pra u bon kto anglezt trima! kta mlidhen 100 burra me 2000 qen me kap i cop dhelper. ne na sjell arusha mjaltin ke shpia /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

".... but in a typically unintentional way it’s also pathetically, phonetically funny. The word for “for sale”, for instance, is shitet; carp, the national fish, is krap.
"

Shpjegoja njeri ketij qe dhe anglishtja e tij s'mbetet me pas, se ajo gjeja qe ai i hypen siper cdo dite dhe shkon ne pune, blen buke, takon motren apo gruan shqiptohet "kar"... Sado homoseksualisht i ngarkuar te jesh s'eshte shume emocionuese kur ti qendron siper nje "kar-i" per rreth 10 ore ne dite.... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kush na shan me shume?

e mir mir....ku o ku o ai anglezi te dali i çik, e mysim ne batuta!

po jena rrac e zgjut ne mer!

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

papucja

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Dakort me parafolesin.

Sa te ndjeshem behemi ne shqiptaret kur na shajne te tjeret, dhe pse shumica e atyre qe thuhen jane te verteta.

Nje gje nuk e paska kap mire ky xhaja, qe e paska vra trurin aq shume ulur tek sheshi: shqiptaret nuk mbajne ore se e kane oren ne celular!!! E shikon sa te zgjut jemi ne shqiptaret, po kte e di ai?!
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Kjo per ata qe mund te mendojne se po mbi-reagojme duke ju kunder pergjigjur ketij artikulli; kjo ndodh vetem pasi eshte dicka e shkruar ne gazeten me te lexuar ne Britani ne diten e diele! Dhe kjo ka te beje me imazhin qe le kjo te njerezit. Mjaft me me pasivitet, une kam marre reagime nga te huaj me shumice teper te indinjuar me artikullin, e si mos indinjohemi ne te cileve po na cenohet identiteti dhe reputacioni?!! A nuk qenkemi ne "gangster's bitches"??? Artikulli nuk ka balance, profesionalizem apo fakte konkrete. Ndoshta ne US nuk ndihet shume problemi imazhit Shqiptar, por ne Europe ndihet goxha, dhe nuk pranoj dicka e cila qartesisht shkel rregullat baze te shtypit te lire sipas Press Complaints Commission ne klauzolat e vertetesise dhe diskriminimit.

DDD, prisja pak me teper nga ti.

E
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

p.s. per informacion; jane plot 231 terma ofenduese te perdorura aty duke perfshire" piss-stained, bombarded teeth, tits, bitches, prostitutes". All this would make sense if it was used in a grafiti in Brixton; it is actually The Sunday Times!!
 

bsh

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

E moj Ela fol po kujt ti flasesh.

E di si eshte puna o bashkebisedues, shqipetaret mund te kene shume dobesi po problemi yne me i madh post-tranzicion eshte ndjenja e inferioritetit ndaj vendeve te tjera europiane. Edhe ngaqe kemi kaq vjet qe vuajme nga keto lloj ndjenjash kemi marre anen ekstreme te "qytetarizmit" europian, dmth behemi sikur jemi me super te kulturuarit apo te duruarit qe te balancojme mungesat qe mendojme qe kemi, dmth kalojme ne ekstremin tjeter edhe gjerat dalin komplet fallco. Po cfare kujtoni juve shqipetare te pseudoeuropianizuar qe ne tregokemi zotesi kur ky zoteria po na shan kur i thone me soj e sorrollop edhe ne nuk ia varkemi?? Apo sepse idjotet tane politikan na shajne ne neper bote ne e meritokemi kete lloj harbuterie? Ky pasivitet edhe injorim i nevojes per respekt na ka sjelle vendin ne kete pike halli. Ju qe nuk ja varni ketyre gazetave a nuk e kuptoni qe heshtja ne te tilla raste eshte pohim! Une nuk e kuptoj si nuk ju leviz asnje nerv kur shtypi* i huaj jua therret motrat "bitches"...

(*edhe them shtypi se ky Gill nuk e ka publikuar ate pacavure ne faqen personale te internetit por ne nje gazete te madhe qe indirekt ka pervetesuar qendrimin e tij lidhur me kete ceshtje)
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
".... but in a typically unintentional way it’s also pathetically, phonetically funny. The word for “for sale”, for instance, is shitet; carp, the national fish, is krap.
"

Shpjegoja njeri ketij qe dhe anglishtja e tij s'mbetet me pas, se ajo gjeja qe ai i hypen siper cdo dite dhe shkon ne pune, blen buke, takon motren apo gruan shqiptohet "kar"... Sado homoseksualisht i ngarkuar te jesh s'eshte shume emocionuese kur ti qendron siper nje "kar-i" per rreth 10 ore ne dite.... /pf/images/graemlins/shrug.gif

[/ QUOTE ]

<font color="brown"> /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif Aman mos ma kujto se me qepej goja kur vinte kjo fjala. Te mendosh sesa me veshtiresi jam mesuar ta shqiptoj ate fjale ne fillim /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif.

Ne lidhje me temen, them se artikulli ka disa te verteta dhe disa jo te verteta. Problemi eshte se te vertetat jane deformuar e shtremberuar si te ishin nxjerre perpara nje pasyre qe te nxjerr nje fytyre perbindeshi, ne nje kohe kur s'eshte e tille.

Ceshtja e imazhit te vendit eshte mjaft e rendesishme. Edhe ne vende te tjera ka gjera te shemtuara. Italia ka mafian, por perpiqet maksimalisht te reklamoje pjeset me te mira te saj neper bote.
Kur shkon ne France, Paris, shume pak njerez e dine se ne nje zone te caktuar edhe mund te grabitesh apo vritesh per pak para xhepi, se autoritetet franceze luftojne fort, me te gjitha menyrat, per te treguar kulturen e larte dhe vecantite e vendit te tyre. Po keshtu ndodh ne SHBA e ne vende te tjera.
Pse u dashka qe ne ta pranojme kete artikull si te qene per gjerat negative te shkruara ne nje menyre skandaloze dhe te deformuara deri ne palce. I don't think anyone of us considers the properself GANGSTERS and the latter's B.I.T.C.H.E.S, and, for that matter, we are Albanians and we try hard to survive and make things better for us and our families.

Artikulli eshte shkruar me mjaft mllef, nje shfryrje qe te ben te mendosh kushedi c'ka patur ky i ziu kur e ka shkruar /pf/images/graemlins/eek.gif

...Hmmmm... "Ledio, a i kane ardhur ato...? /pf/images/graemlins/devil.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

PS. DDD dearest, I indeed adore British Black Humour, but unfortunately am sufficiently unintelligent to get the "krap" humour, I mean the fish giggling... /pf/images/graemlins/laugh.gif </font>
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
e mir mir....ku o ku o ai anglezi te dali i çik, e mysim ne batuta!

po jena rrac e zgjut ne mer!


[/ QUOTE ]

E plako amon mi kurse keto ironite ingleze se kane dale dhe nga moda....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

DDD:

Un sa i cova per kenaqesi nje email falenderimi nderimi dhe respekte dhe ju luta me shume nga te tilla per inat te AF

........



[/ QUOTE ]

E po kur u bot ju menefregista pa lidhje qe s'e rrukeni hic ju se ju shjane....
Ju shof ketu ne AF ku flisni me shqiptaret s'me dukeni kaq te qete dhe kaq civilizueshmerisht indiferent...

c'ne na paska plas autoironia ketu kur ne shahemi me njoni-tjetrin thjesht per i gjys llafi politik,
nga na zbriti kjo kulture e k**** saksone....
E po ka njeri qe do te shesi pordhe si antikomformist apo te shesi pordhe si me "Kulture Oksidenti" qe s'i duron dot keta shqiptaret, dhe qe eshte i vetmi qe nuk i keqkuptohet humorit anglez.... Fuck You ne ndonje vend tjeter jo ketu.... /pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 
Top