Kush na shan me shume?
Ju lutem lexoni kete artikull dhe komentojeni me nota sa me reale! Po e postoj, pasi mu duk realist dhe qe prek disa pika te cilat ne i shmangim per nje arsye apo tjeter.
Burimi: www.balkanweb.com
Ne vend te shuplakes se Sunday Times!
Nga Ilir Kulla
Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria e semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it.
Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet…
Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere.
* * *
Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale!
Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit.
* * *
Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite.
Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!!
* * *
Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.