Kush na shan me shume?

Kush na shan me shume?

Ju lutem lexoni kete artikull dhe komentojeni me nota sa me reale! Po e postoj, pasi mu duk realist dhe qe prek disa pika te cilat ne i shmangim per nje arsye apo tjeter.

Burimi: www.balkanweb.com



Ne vend te shuplakes se Sunday Times!

Nga Ilir Kulla


Na vjen keq sa here na shajne jashte vendit tone ne shqiptaret dhe Shqiperine. Na vjen keq me te drejte, por per fat te keq ky hidherim nuk na vjen nga patriotizmi, perkundrazi nga egocentrizmi, krenaria e semure dhe nga forca e goditjes morale qe na jep shuplaka. Kete mund te mendosh teksa lexon shkrimin e djeshem te Sunday Times-it.
Nuk ka dyshim qe autori i ketij shkrimi qe na pershkruan ne shqiptaret me nota te zeza, gati-gati si barbare dhe me tone me shume se percmuese dhe pexhorative ka ndjenja dhe ndjesi te tepruara, madje te ekzagjeruara antishqiptare. Nuk perjashtohet as fakti se autori mund te jete nje nga ata te shumte gazetare neper bote qe per nje moment te jete vene ne dizpozicion te nje lobingu nderkombetar kundra shqiptareve, ne momentin e pavaresimit te Kosoves. Asgje nga keto nuk perjashtohet…
Sikunder nuk mund te fshihet fakti qe autori i ketij shkrimi di me te vertete pak per shqiptaret dhe per historine e tyre te vertete. Qe ndoshta nuk di aspak per figurat e shquara te botes se kane patur per nder te thone qe jane shqiptare. Natyrisht qe autori i cili ne shkrim ka kujtuar vetem Nene Terezen e Kalkutes, nuk di ose ka “harruar” te permende inxhinjerin e famshem evropiano- shqiptar Karl Gegen, Papa Klementin, Mehmet Ali Pashen themeluesin e Egjiptit te ri qe shkaterroi furine vehabiste ne ate kohe, piktorin Ibrahim Kodra, shkrimtarin Kadare, vellezerit e famshem hollivudiane Belushi, e deri madje tek zbuluesi i famshem i Viagres qe te gjithe shqiptare si shume e shume te tjere.
* * *
Por le te kthehemi tek fillimi, tek fakti pse na vjen keq kur na fyejne dhe na shajne te huajt dhe nuk na vjen aspak keq kur fyejme, shajme, ofendojme njeri-tjetrin. Pse nuk na vjen ose na ka ardhur keq kur kemi djegur apo vrare njeri-tjetrin dhe Shqiperine. Ne asnje rresht te shkrimit te Sunday Times-it nuk mund te lexosh me shume fyerje qe i jane bere vendit tone dhe neve si popull sesa ato qe i ka bere politika shqiptare ne parlament dhe jashte tij Shqiperise. A mos valle eshte e para here qe kemi degjuar nga goja e lidereve tane politike qe jemi kthyer ne vendin e prostitutave, droges, mafias e sa e sa te tjerave ofendime te bera gjate fushatave elektorale!
Po akuzat qe i kane bere opozitat-pozitave e anasjelltas vetem per ca vota me shume i harruam? E pra te mos na vije keq, ata qe na shajne jane shume me te varfer ne fjalorin e tyre sesa c’jemi, c’kemi qene dhe ndoshta cdo te jemi vete ne kur i sulemi njeri-tjetrit.
* * *
Dikur nga viti 2002 me delegacionin e parlamentit shqiptar ne Keshillin e Evropes ishte dhe kryeministri aktual Berisha, i cili zakonisht shkonte ne keto mbledhje. Ne nje nga seancat ne Strasburg do te diskutohej per problemin e Moldavise. Kreu i opozites e tash kryeministri i vendit te share, mori fjalen ne kete seance. Per cudine e te gjitheve ai e filloi fjalimin duke thene, “zoterinj kolege moldave une ju kerkoj te falur juve, per faktin se nje pjese e bandave qe shfrytezojne vajzat tuaja jane shqiptare. Por ata jane te lidhur me mafian qeveritare ne Shqiperi dhe me ministrat (ishte fjala per socialistet)”. Natyrisht qe te gjithe u shastisen me ish-Presidentin e vendit, i cili nuk rrinte pa gjetur rast e pa rast mundesine per te hedhur balte ndaj vendit te vet, thjesht se ishte ne opozite.
Me ka rastisur te jem tek varrimi i Papa Vojtiles. Ne Tirane ku atmosfera elektorale ishte e nxehte mberriti me SMS po nga Kryeministri aktual lajmi se paraardhesi i tij Nano na paskesh bere nje skandal diplomatik me karriken ku do ulej dhe na qenkesh perplasur me Presidentin per ceshtje protokolli. Pertej faktit qe ne Vatikan nuk ndodhi asgje, duke qene se isha vete deshmitar okular, lind pyetja, po sikur ne te vertete te kishte ndodhur dicka a ishte me e hijshme per ish-Presidentin e vendit te heshte sic beri Rexhep Meidani, apo te klithte politikisht sepse kishte nje fushate zgjedhore perpara!!!
* * *
Sasia e llumit, baltes, dhe fekales qe kemi prodhuar dhe me tej hedhur ne keto vite ndaj vendit tone dhe njeri-tjetrit eshte qindra mijra here me e madhe sesa ajo e Sunday Times-it, por eshte gjithashtu mijra here me e madhe sesa aftesia jone per te lare veteveten dhe imazhin e vendit tone. Shkrimi Sunday Times-it na rikujton epoken e zeze te Piramidave. Po valle kush nga ne mori guximin qytetar nje here te vetme te beje autokritike? Kush nga ne tha qe populli yne u kthye ne nje parazit qe mendonte se do te jetonte pa punuar, se do te hante me luge floriri, pa punuar se parate e firmave ishin te sigurta, sepse te gjithe nen rrogoz ishim te bindur se ato i sherbenin si alibi firmave per te pastruar parate e zeza te botes. Ajo ka qene “nje menxyre” shpirterore e jona, per te cilen nuk ishte fajtore vetem qeveria, ishim fajtore te gjithe. Problemi qendron tek fakti se asnjehere seriozisht shoqeria jone nuk ka marre persiper ti beje nje ekzaminim ndergjegjes se vet, asnjehere. Me kete sjellje i kemi dhene vazhdimisht uje burimit te atyre qe nuk na kane dashur. Ne na vjen keq kur ata na shajne dhe na fyejne, por ne te vertete nuk bejme asgje realisht qe te ndodhe e kunderta.
 

maria_antoinete

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Lexova shkrimin e Kulles dhe gjithashtu ate te Sunday Times-it, qe mu duk shume humoristik dhe nuk gjeta asgje aty nga ato qe nuk gjendet dhe ne programe te ndryshme humoristike shqiptare.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Jo ashtu si shkruani ju!
Përgjigje artikullit antishqiptar të botuar në gazetën “The Sunday Times”.

Nga Ardit Rada

Lajmi se na qenkësh botuar një shkrim për Shqipërinë në gazetën angleze “The Sunday Times”, doli nga vetë faqet e saj, çau mes për mes kontinentin dhe arriti në dyert e mediave tona.Pak a shumë e njëjta ironi si te “Legjenda e Misrit” me përjashtim se kësaj rradhe artikullin se kish shkruar i Madhi MIGJENI por një gazetar i rëndomtë me një emër të cuditshëm AA Gill i cili e kish njohur vendin tonë nga distanca.

E ndërsa shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës po mundohen të bëjnë hapa përpara drejt institucioneve europiane, pavarësisë së tyre si komb dhe paprekshmërisë së të drejtave të njeriut, shqetësuese është që të shkruhet një artikull i tillë nga një kryeqytet i madh dhe i respektuar sic është Londra.
Zoti apo zonja Gill thotë se aeroporti jonë kombëtar quhet “Nënë Tereza” pasi është e vetmja shqiptare e famshme dhe kjo e fundit u largua nga vendi pse këtu ka popullsi 70% muslimane.
Por gazetari harron, ose më saktë nuk ka informacionin e nevojshëm, se Skënderbeu, Aleksandër Moisiu, Ismail Kadare dhe shumë të tjerë, kanë qenë dhe janë shqiptarë, njerëz të lindur dhe rritur në atë vend që gazeta “The Sunday Times” e quan të harruar nga koha.

E sikur të mos mjaftonin vetëm këto, artikulli vijonte më pas me disa akuza demagogjike të cilat kapeshin pas emrave të kompanive ajrore.Kaq e nevojshme ishte vallë që emrin Albatros, që është sipas tyre një zog ogurzi, ta identifikonin me simbolin tonë kombëtar.Me siguri se keni harruar faktin që ne kemi shqiponjën dykrenare në flamur.Si duke s’keni cfarë të shkruanit tjetër dhe e zgjasni artikullin në atë farë menyrë sa arrini të thoni se adoleshentët shqiptarë janë ato që vishen më keq në Europë.Pa dashur t’i bëj reklamë ndonjë biznesi rrobash, s’po përmend emra por ju bëj thirrje juve dhe të tjerëve të cilet kanë dyshim të tilla, të dalin një shëtitje në dyqanet tona dhe në bulevarde gjithashtu.

Të rinjtë tanë janë ato të rinj të cilët kanë dalë me rezultate të shkëlqyera në vendin tuaj.
Janë ato të rinj që ndjekin universitetin e Oxfordit disa kilometra larg redaksisë tuaj dhe që ngrejnë flamurin e shkollës vit për vit si shenjë nderi që u japin në rradhë të parë rezultatet e tyre në mësime e më pas shoqëria dhe komunitetin ku jetojnë dhe edukohen çdo ditë.
Te gjithe e dinim se gazetaret edhe i ekzagjerojne gjerat deri diku, por jo deri aty sa te flasin per nje komb mijeravjecare sikur po flasin per nje lagje te Kandaharit.

S’është faji jonë pse kemi një arkitekturë të kryeqytetit të trashëguar.Ç’rendesi ka se është arkitekturë fashiste apo komuniste, siç e quani ju.Ne s’dijmë ndonjë rast ku Shqipëria e vogël në drejtimin e fashistëve italiane apo komunistëve shqiptarë të këtë kryer ndonjë agresion ndaj një shteti tjetër?
S’e kemi pushtuar ne Indinë dhe as filmi “Sandokan” s’është prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” por është dhimbje i atij populli që ju e keni bërë të vuaj gjatë, sikurse ne Perandoria Osmane.
Po mundoheni ta identifikoni Shqipërinë si një komb që këtë zhvillim e ka si pasojë të kulturës së saj.
Ne e kemi prejardhjen nga pellazgët e ilirët, njerëz të cilët që në kohët e lashta ndryshe nga popujt e tjerë, hanin ulur sic hame ne sot ne Shek XXI dhe jo shtrirë.

Besoj se e kuptoni trashëgimin kulturore dhe historike që kemi ne sot.Jetojmë me shpresë por jo me ndjenjën e keqdashjes ndaj të tjerëve.Kjo na ka bërë tu rezistojmë shekujve dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër qe ishte pjelle e politikes tuaj me 1913.
Në qoftë se se dini as këtë, më mirë heshtni!
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

konfirmoj,
preferoj ta shaj une shqiperin dhe shqiptaret,
se sa te degjoj nje te huaj qe te shaj, dhe mbi te gjitha e pa mundur mos ti pergjigjem/kundervihem ne nje raste te tille...

perse??? sepse une shqiperin e kam pas me eksperjence personale dhe ja di edhe te mirat edhe te keqiat dhe potencjalin,
ndersa nje i huaj, do flasi me te degjuara, me lajme edhe me gazeta, dhe per gjera mbi te cilat sja ka iden fare...

sa per salen, /pf/images/graemlins/laugh.gif eshte nje trap/palo mashkull (sepse nuk e meriton fjalen burre)
ah po se harrova,
ça prisni me shume nga sala...
kush guxoi edhe e dergoi ne mbledhje me shtetet e tjerat njehere ...se ai rob sja ndin fare per komunikim/mardhenje publike brenda vendit jo me internacjonale.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Per kete gazetarin mund te lexoni me shume këtu .

Mesa duket ai e paska stil te acaroje kombe te ndryshme ne bote. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Kete leter i dergova sot ne mengjes editorit te Sunday Times:
--------------------------------------------------------
Sir,

It is with utter disgust and disappointment that I read the above article by AA Gill (link at the bottom of this email). Never have I seen insults and language of this calibre used against the Albanian people or any other people for that matter be it in the British press or that abroad. I can understand that sensational journalism yields interest in readers, as a result more advertising revenue for yourselves, nonetheless writing fallacy and non factual journalism can create the opposite reaction. As a proud Albanian citizen I have the moral obligation and the urge to set some things straight with regards to Mr Gill's article. Sadly for me, I cannot use the same language content as him given as I am a lady!

On famous or infamous Albanians, again the article could not be further from the truth. Our roots go back to Alexander the Great, Mohamed Ali (King of Egypt), Kemal Ata Turk (Ruler of modern Turkey), Skanderbeg (Albanian King and invincible fighter of the Ottomans). Only lately was another famous Albanian awarded the price of Man Booker Award here in the UK; to aid Mr Gill's ignorance it is Ismail Kadare I am referring to. John and James Belushi (actors) are also Albanian and so is Eliza Dushku (actress) and Inva Mula (soprano), George Tenet (CIA official). Should Mr Gill need further information on the horrid personality of Albanians he only need read Childe Harold by Lord Byron, a countrymen of Mr Gill who loved Albania so much he spent years there. An article like yours would make Edith Durham (who dedicated her life to the Albanian cause) turn in her grave and the connoisseurs of Albanian culture and history like Edwin Jacques (American Historian), Noel Malcolm (Oxford Historian) turn away with disgust. I could almost excuse his ignorance of Albanian history and culture, if it were not for the fact that it is this history we have written with our blood in fighting for our right to exist as a nation!

The article starts with a degrading comment on a world-renown figure and now Saint, Mother Teresa. In fact no major comments are required on Mother Teresa's life and accomplishments as this will be known to most of us. Her deeds, generosity and dedication were not in "helping people die" but in actual facts in helping them live! It is with great pride that we can say she was an Albanian woman, and a great one at that! I wonder if Mr Gill ever helped one live or die for that matter! Quite shameful is all I can say. As for Albanian girls, their tops and peroxide Mr Gill only needs to visit Glasgow on a Friday night or Essex on any given day!

With regards to the religious split in Albania, Mr Gill is quite the "statistician" just as he is a "historian", "anthropologist", dedicated "phonetics researcher" "fashionista" and expert in "aesthetic dentistry". He is in addition quite the seeker for late night "entertainment". Little does he know that religion matters less to the Albanians than does their identity, one which they have fought for centuries to maintain. A component of this identity is the Albanian language, quite distinct as Mr Gill mentions, and one we are proud to have as a nation. It is of little importance or concern what he thinks of the language as it is the technicality of this very language that makes us able to pronounce other languages to the extent that most Albanians you meet will speak at least one more language in addition to their native Albanian. It is in fact quite commendable that we have kept our language given all the occupations and invasions Albania has been through. Since Mr Gill was so impressed with the words "shitet" he should perhaps enquire on the meaning of the English word "car" in Albanian!

Mr Gill has made an observation on a country by briefly visiting one or two cities with his negativity already set as a bias. There are not 4 million Albanians in the world, one needs to account for the Albanians in Kosova, Macedonia, Turkey, Italy and Montenegro without even adding those who have migrated following the communist era! You'd better check those facts before you splash on long articles, ridicule and generalise honest hard working people by casting them as criminal gangsters. By doing so you have not only offended those 4 million Albanians but at least x2 that number.

Crime is part of society and of course will be present in developing economies. But you only need to go as far as Finchley Road on London to get mugged, or Peckham to get killed. As far as pimping goes, it is a shame that all this demand is coming out of Britain. Basic law of supply and demand is what explains the fact that Mr Gill was unable to find red light districts or "entertainment" shops in Tirana, because that Mr Gill is not who we are as a people!! If however you are looking for such entertainment, you only need to go to the next Slug & Lettuce where you will find drunken people willing to do all after downing a few dozen pints. Yes we do value family, tradition and our values above all because that is what makes us Albanians, be it from the north, south or across the borders which were so horribly divided at the London conference in 1913, and the Paris Conference in 1919, but where you overstepped the border is you offended our identity and that Albanians cannot forgive.

Mr Gill should leave old Albanian people and youngsters alone, they need no lessons from an angry pathetic imperialistic Scot on how to live their lives or maintain their teeth, meanwhile he should worry about when to next polish his veneers and where to go next on holiday or buy his third house! Nor do we require teaching on how to dress by a man carrying such a hat or sunglasses. Surely we do not need lessons of the kind you are giving to Iraq, Afghanistan or Lebanon. It is no longer the thirties when you could write amusing comments about little Albania so you could fill your pockets and the rest their Sunday afternoons. One cannot possibly base judgements and cast all Albanians as drug-dealers and criminals. If that were the case how come so many Brits are trusting Albanians to invest their money, manage their businesses, carry out genome reasearch projects at Oxford or Cambridge, teach at LSE, Imperial College, Exeter and Oxford Brookes University?! To be the biggest group of foreigners from just one country at the EBRD, Goldman Sachs etc? And this is only a modest minimal sample of Albanians in the UK alone, let us not even mention achievements in other countries or abroad. There is a strong Albanian community in the UK and one which shall respond to articles like this which are are dangerous and only create hatred. I am quite positive you shall receive a lot more comments following mine, if you haven't done so already, but I need to express my shock at publishing such an insulting article with no clear balance and a distinct purpose of darkening the image of Albanians. There is no mention of Albanian hospitality, friendliness and kind-hearted attitude. No mention of the nature and the beautiful land that Shakespeare although he had never visited cast as a scene in his play "The Twelfth night". And enough of that Norman Wisdom stupidity, it is such old journalism it bores to death. I blame the editor as much as the imbecile that wrote this garbage of an article.

If you do the maths: -100,000 * 365 = -36.5 million newspaper sales per year at the age of media consent, I suppose this could be the impact of this stupid clown's affair that Mr Gill bothered to classify as an article. Perhaps it is the money language you can understand as there are 100,000 Albanians living and working in the UK, and I shall make it my personal business to make them aware of the lunacy written on their behalf in the Sunday Times. The minimal response we demand as a community is an apology and as a nation to be left in peace.



E.H
(perhaps another infamous Albanian)

http://www.timesonline.co.uk/article/0,,2099-2271185,00.html
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Kush na shan me shume?

po ishte humor anglez mer qafira /pf/images/graemlins/laugh.gif

edhe shkruji nanjoni qe kur erdhen tifozat anglez ne shqipri me pa neshjen Shqipri-Angli nuk donin me ik per qamet se ju lezetos veni. /pf/images/graemlins/laugh.gif

ene i gjo: shkrujini qe nuk je i pari qe shkru kshu gjonash, na rruhet relativisht /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Nje gje se mar vesh mire une te shkrimi:

"There is also a divide between north and south Albania. The north is called Gheg, the south Tosk. Gheg is tough, uncouth, aggressive; the south, educated, civilised, Italianate. It’s a bit like England."

Ene ky horri spo na i len rehat maloket /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

Mua me duket shume e drejte pergjigja e Eles! Nje gje te tille e kam bere me 1999 ne nje gazete tjeter te huaj dhe madje letren ma botuan ne gazete, por ideja ime kur hapa kete teme, nuk ishte haj te reagojme ndaj sharjeve qe na bejne te huajt, por haj te rrallojme sharjet mes njeri-tjetrit. Sepse, mendoj, duke repsektuar me shume njeri-tjetrin do te behemi edhe me te respektuar nga bota! Fundja, asnje gazetar i huaj nuk ka nevoje te shpike per Shqiperine, thjesht i mjafton te citoje politikanet tane, pa hequr as edhe nje presje, te vij e te lexoje ne AF, pacavure e sharje krahinore, fetare qe nuk i gjen ne vend tjeter.

Eshte me te vertete indinjuese kur te shajne, por situaten nuk e rregullojme vetem duke iu hedhur sharesit ne gryke (qe mendoj se duhet bere herepashere - falemnderit Ela per ate leter), por duke lene sa pak vend per tu share. Dhe me keqardhje duhet ta pranojme, qe ne nuk bejme gje ne kete drejtim, ne presim rastin qe dikush te marre gurin, qe te fillojme dhe ne te godasim! Besoj se ky ishte edhe mesazhi i artikullit te cilin une e mora nga ballkanweb.

Perse nuk i dergojme letra te tilla politikaneve tane? Perse nuk ka nje shumice dermuese ne AF qe te mbylle gojet qe shajne e ofendojne mbi dallime fetare, krahinore, politike (kjo eshte per te vene duart ne koke)? Perse...mund te vazhdoje seicili me pyetje te tilla, por jam skeptik qe pergjigjet do te jepen po nga ne...Ne fatkeqsisht, kemi gjithmone gjera me te rendesishme per te bere!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Lexova shkrimin e Kulles dhe gjithashtu ate te Sunday Times-it, qe mu duk shume humoristik dhe nuk gjeta asgje aty nga ato qe nuk gjendet dhe ne programe te ndryshme humoristike shqiptare.

[/ QUOTE ]

Eshte tjeter humori dhe tjeter percmimi nga nje kaqol skocez. Arroganca e tij....awwww

ELA TE HEQ KAPELEN!!!

Shkruajini Kryeminstrit
Te behet nje note proteste: kryeministri@km.gov.al
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Une i dergova gjithashtu nje leter editorit te Times sot paradite. Ka mbulim te metejshem edhe tek www.peshkupauje.com , dikush biles kishte sjelle dhe letren e Eles.

AA Gill
AAGill.jpg
 

antip

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

O njerez amon nga ca ofendoheni ju??? Po pse mer prekeni kaq shume ne seder nga nje gazetaruc i cili kerkon te terheqe vemendjen ne nje moment ku Shqiperia, Kosova dhe Shqiptared diskutohen anembane botes! Na plasi menderja nga nje anglez dallavere! Thuajini atij anglezit se populli i tij eshte i perbere nga gjysma pederaste dhe gjysma tjeter lezbike dhe ato qe mbeten jane tranvestite, te perdale &amp; drogaxhi. Thuaji atij anglezit se anglezet nuk ja dine domethenien e fjaleve "mikpritje", "bese" dhe "nder".
Hajt shnet e mos harxhoni energji kot me replika se nuk beni gje tjeter vecse ja beni qefin atij b'thq'rit qe kujton se o bo qendra e botes... /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Kush na shan me shume?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sepse, mendoj, duke repsektuar me shume njeri-tjetrin do te behemi edhe me te respektuar nga bota

[/ QUOTE ]

un jam shume dakort me teorin tende, por duke pritur kete mometnt qe ne si indivit te vijme ne stadin e rrespektimit te njeri tjetrit ngaqe eshte normale (dhe jo nga frika siç e kemi zakon te rrespektojme ne) nuk duhet ti leme te tjeret te na shkelin me kembe, vertete ne nuk po e rrespektojme njeri tjetrin, po kjo nuk duhet te thot qe duhet ta leme nje cope gazetari te na uli akoma me shume.
kupton ku dua te dal (eshte si puna e nje çifti, ça behet mes tyre eshte puna e tyre, dhe asnje tjeter ska te drejte te vij te gjykoj apo te shaj njerin apo tjetrin )

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Fundja, asnje gazetar i huaj nuk ka nevoje te shpike per Shqiperine, thjesht i mjafton te citoje politikanet tane, pa hequr as edhe nje presje, te vij e te lexoje ne AF, pacavure e sharje krahinore, fetare qe nuk i gjen ne vend tjeter.

[/ QUOTE ]

ok per punen e politikaneve te jap te drejte,
por mos me merr mu forumet per baze, se nuk me duket shembull i mire, robt ketu jan me kalu kohen, per gallata etc etc etc pastaj mos kujto se vetem ne shqiperi ke gricje krahinore (ex; paris-marseille etc ) por nuk jan shume shume te renda, se jane kot, asgje serjoze ...


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte me te vertete indinjuese kur te shajne, por situaten nuk e rregullojme vetem duke iu hedhur sharesit ne gryke, por duke lene sa pak vend per tu share.

[/ QUOTE ]

si thu ti, mos ti hidhemi ne gryke???
ça te bejme ti themi faleminderit, se gjerat nuk i ndryshojme dot ne kete moment preciz..


</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Perse nuk i dergojme letra te tilla politikaneve tane?

[/ QUOTE ]

sepse politikanet tane nuk jan ne pushtet per te degjuar popullin, por per te na vjedh, edhe sepse jan shume te zene me traplliqe te llojit " wanna be a porno star" qe te ken nje vesh per te degjuar popullin.


/pf/images/graemlins/wave.gif /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

maria_antoinete

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

artikulli sigurisht qe nuk eshte dashamires por eshte shkruar ne ne menyre se si na shohin anglezet dhe jo bota,jane permendur vetem ato figura historike apo momente historike qe mund tu pershtaten anglezeve dhe nuk eshte bere qe te lexohet dhe kuptohet nga shqiptaret. Pastaj mendimi i ketij perosni eshte krejt individual pasi eshte nje reportazh nga nje vizite e tij ne Shqiperi.
Nuk mendoj se te qeveria aktuale do te reagoj se me shume ehste hedhur poshte puna e kryetarit te bashkise aktual dhe qeveria nuk eshte permendur fare.
 

antip

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Per ate muhabet te gjitha jane te verteta! Por ajo qe nuk shkon eshte se te vjen e te ben moral nje cope anglezi ku dihet se Anglia eshte kryeqendra e perversiteteve te botes. Po hajt mo kemi filluar e jetojme ne nje bote ku homosexualizmi dhe perversitetet shenjterohen dhe nderi perdhoset! Ndaj dhe anglezi shkruan ato qe shkruan...
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Ky do kish shkruar nje artikull me te vlefshem nese do kishte marre mundimin te analizonte arsyet qe e shtyne ne gjithe kete frustrim e indinjate e percmim gjate qendrimit ne Shqiperi. Keshtu me pershkrime realiste por fyese nuk i ka sherbyer kujt, pervecse ka ndjelle keqardhje tek lexuesi i arsyeshem!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

O lara, ai thote, po perifrazoj:
nene tereza ndihmote njerzit te vdisnin, ishte shqiptarja e evetme e famshme TE gjithe te tjeret jane famekeq??? nje e katerta e shqiptareve jetojne jashte, dhe merren kryesisht me krim, kane marre nen kontroll milanon, vajzat e vogla rriten me deshiren te behen gangser b!tches? pitkini eshte humoristi yne i preferuar? jemi cuditerisht te bardhe?

Cuditerisht te bardhe? I kemi kembet e shtrembta dhe dhembet i kemi te keqinj? E di psh. qe ketu ne amerike eshte nje shaka teper e perhapur te tallesh me dhembet e keqinj te anglezve?
peshku kombetar i shqiperise eshte Krapi (vertet?) po po merrej me fonetiken, (crap), dmth ne hame "tum" se ate qesendi po ben.

na sojis si nje vend njerzish pa kulture, pa vlera, pa histori, pa bukuri. Kur kombi yne eshte me i vjetri ketu dhe ne kemi patur kulture sa per ti dhene dhe botes. Nuk dua te bej patriotin e thekur, por eshte e vertete qe nuk meritojme kete lloj percmimi.
Nuk e di, mua m'erdhi shume keq.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Nejse cdo njeri ashtu e konkluzon Shqiperine kur thjesht eshte atje vetem per disa dite...ndoshta kundra deshires se tij edhe te gjithe jan te eksituar ti ofrojne kti te huajit copeza historie ca egoiste ca percmuese ....eshte e veshtire te arrish te perceptosh krenarine e madhe, varferine....edhe shumen e lekeve qe derdhet per makina...veshje ....e zhurme ......eshte e veshtire per ne qe kemi vite ketej edhe kthehemi ne Shqiperi edhe veprimi i pare qe bejme ne airoport eshte rrudhim buzet ......duhet te njofesh gjith hallkat e zinxhirit ti japesh sense te gjith situates....sidoqofte nuk me ben pershtypje opinioni i tij ndaj Shqiperise...thjesht me ben pershtypje qe editoret s kan marr as mundimin ta censorizojne disi kete artikull kap "blunt and raw"....qe ka nota diskriminuese shume direkte gati gati personale ndaj nji nacionaliteti....
 

antip

Primus registratum
Re: Kush na shan me shume?

Amon o zot! Kur ka pas qytete ne Shqiperi ne Angli jomo fshatra qe nuk kishte por akoma rronin neper shpella... /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 
Top