Re: Kush mendon se eshte "FREE THINKER"?
Po e rihap argumentin per te shtuar dicka qe s'i ka vajt ne mend njeriu:
Vetem nje gje te sakte kemi thene ketu- mes nesh nuk ka freethinkers.
Nuk e kuptoj pse nje person qe rron larg botes qenka freethinker,s'ka gje me te gabuar,vet horizonti i tij i ngushte e pengon te jete freethinker. Injoranca eshte si peshe qe e mban te zhytur ne pafuqine me te plote mentale.
Freethinkers jane ata persona qe kane jetuar ne shoqeri; kane vuajtur nga shoqeria;kane gjetur forcen per te afirmuar veten dhe per te ngritur zerin vecmas nga turma; kane kuptuar si rrjedhojne me tere mend ngjarjet e kesaj jete;i kane ndenjur besnik idealeve te tyre deri ne fund; nuk kane njohur hipokrizine,servilizmin,friken.
Ju i kerkoni mendimtaret e lire neper ishuj e xhungla ekzotike te humbura; une ju them se i keni mu perpara syve dhe s'dini t'i njihni ,sepse siguria ne injorance tuaj nuk ju le te shikoni pertej mendjemadhesise duke i marre gjerat a priori.
Freethinkeri i pare qe njeh historia eshte Sokrati(Socrates). Ai pati guximin t'i kundervihet nje sistemi te tere te gabuar e konservator dhe nuk hezitoi te japi jeten per te.
Shembull tjeter? A.S.Pushkin
ati guximin t'i kundervihej kastes se tij dhe te perkrahte te verteten e hidhur qe qe shkaku dhe i vrasjes se tij me sfond politik.
S'ka freethinkers vetem filozofe e poete.
P.Sh. Enzo Ferrari- ka besuar gjithemone ne idealet dhe instinktet e veta. Nuhatja i ka dhene aftesine te arrije qellimet e tij. Pikerisht sepse te tjeret s'mund te konceptonin idete e tij ai arriti suksesin duke krijuar nje veper arti qe e larteson njerine dhe vazhdon te ekzistoje dhe te evoluoje ne vazhdimesi.
Mendimtaret e lire ekzistojne. Na mbetet ne detyra per t'i gjetur. Hapni syte, gjykoni me ment dhe zemer, keni per ti njohur vete.