Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

regele

Forumium maestatis
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Nuk e di, pse ne nje teme ku diskutohet nje ceshtje, flisni per Enver Hoxhen, per krishterimin e cifuteve, per shume gjera te tjera qe nuk kane lidhje me temen! Nese keni ndonje kompleks ne lidhje me keto probleme, ju lutem shpreheni ne temat perkatese! Ju falemnderit!

GEZUAR!
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

o "legjion", flamurin se pari e ndryshoi Shqiperia me E.Hoxhenicen = prostitutken e Stalinit, i-e cila e solli yllin Rus ne mes dy krenave, apo ti nuk e ke pare asnje here flamurin e Shqiperise para disa viteve !???

Reqele , njera ka te beje me te tjetren, pa dyshim se ylli Rus ka te beje me E.Hoxhenicen, me Shqiperin Komuniste - Ateiste, Kosova-Dardania ka te beje me flamurin e Gjergj Kastriotit apo me yllin e Davidit ne stemen e tij.
GEZUAR
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

une thashe,
Flamurin shume here e shemtuan,
por,kurre nuk e realizuan.

Flamuri i qendroi te gjitha fortuanave,
dhe do te jete fitimtar i cfardo,
fortune,
Larg duart nga
Simboli i Popullit. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Isdca

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

per marathonman
ne qofte se ne e ngritem vete E. Hoxhen apo prinderit e mi sic po thua ti, ashtu edhe kosovaret e ngriten S. Milloshevicin kjo eshte menyra se si po arsyeton ti. Jo mor vella i dashur diktatori shfrytezon pushtetin qe ka kunder popullit te vete. Kete beri E Hoxha, Salushi, po ashtu edhe Milloshevici. Ne qofte se E Hoxha e vuri yllin rus ai nuk eshte se pyeti popullin apo u votua per ate. Tani kane ardhur kohet ndryshe. Ti je kapur shume tek E. Hoxha ai ishte nje fatekeqsi e popullit shqipetar ku do qe ndodhen. Keshtu qe lere E Hoxhen atje ku ka rene. Problemi ketu eshte flamuri qe kosova duhet te perfaqsohet ne kombet e bashkuara dhe ne te ghitha institucionet nderkombetare. Une besoj se ti Marathonman nuk perfaqson shumicen e kosovareve Shqipetare. Ata duhet te paraqesin disa alternativa dhe populli le te votoje per ke te doje. Mos harro edhe dicka tjeter se shumica e kosovareve jane myslyman dhe ylli davidit sikur nuk shkon me myslymanet. Ti po je kosovare je shume larg me realitetin e kosoves. Shqiperia eshte nje feja e shqipetarit eshte shqipetaria dhe flamuri i shqipetareve eshte nje. N.q.s. kosoves i duhet nje simbol per tu paraqitur perpara botes atehere populli i kosoves duhet te votoje per te. Njerezit si ty e lene vendin tone mbrapa. (perfshije ketu Kosoven, Shqiperine, Trojet Shqipetare ne Maqedoni, Mal te Zi, dhe Cameri)
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Deri kur Ibrahim Rugova do t’i provokojë çlirimtarët dhe popullin?



Jemi shumë të revoltuar nga veprimi antikombëtar, antikushtetues dhe antinjerëzor i paraqitjes së flamurit partiak i ashtuquajturi "Flamuri i Rugovës" në rrugët e qyteteve të Kosovës.

Prandaj, njëzëri vendosëm ta bëjmë këtë:



REAGIM



Në kohën kur kombi shqiptar në trojet e veta etnike po përgaditej të festonte festat kombëtare, ndonëse jo i çliruar përfundimisht në tërësinë e vet tokësore dhe shpirtërore, papritur si një minë e kurdisur i del përballë tij, ideja përçarëse rugoviste kur krahas flamurit tonë kombëtar që valoi në shekuj në luftëra dhe në paqe, të tundet si një krah sorre larmane flamuri partiak i rugovizmit pacifisto-titistë!!!



Një veprim i tillë është krejt i palogjikshëm dhe cinik.

Konsiderojmë se kjo "minë" është thellësisht e kurdisur nga qarqe antishqiptare të huaja që nuk e duan një Kosovë stabile, sepse tashmë po shihet si në dritën e diellit se liria e saj i mungon derisa populli i saj nuk e gëzon as të drejtën më elementare njerëzore dhe kombëtare, VETËVENDOSJEN, por për fatin e këtij populli të mbytur në gjak gjatë historisë së tij mijëvjeçare e deri në vitet e fundit; po përgaditen të vendosin diplomatët e huaj pasardhësit e Greit, të ndihmuar nga disa puthadorë të mjerë që për interesat e tyre personale po pranojnë të ulen në negociatat famëkeqe, të cilat Kosovën dhe trojet tjera etnike shqiptare do t´i rikthejnë në prapakthehu në histori, pra në kalendat e agjendave greke!...

Ky veprim është edhe një mashtrim ose "zbulim" i I.Rugovës për LDK-istët të cilëve ju qet gjuha jargë duke e lavdëruar kapon e tyre, i cili e dha "sihariqin" e madh, pra në ato "vitet e arta" të durim turpit, pra para luftës së shenjtë të UÇK-së, kur e pati "zbuluar" shtetin e paqenë në Oqeani i cili i pari "shtet" në botë e pati njohur "shtetin" e Rugovës!...



Prijetari i kompromiseve të përherëshme, prijetari i përçarjeve të përherëshme brendashqiptare nuk u mjaftua me prapësitë e tij politike që nga ardhja e tij në "pushtetin paralel", të pa shtet, për aq fatkeqësi e turpe që i solli popullit dhe vendit të tij, por i nxitur nga agjentura të huaja dhe për t´i plotësuar manitë e tij teknokratike edhe kësaj radhe e nxori në shesh fytyrën e tij përballë historisë së re.

As klani i tij s´ po mund të ikën dot nga kupola e tij breshkamane partiake!...



Derisa, ky president dhe kompania e tij e shkelën respektimin e vlerave të luftës çlirimtare, i shkelën vlerat e organeve "shtetërore" të cilave u prijnë duke i provokuar rëndë çlirimtarët dhe popullin; krejt i natyrshëm erdhi reagimi nga forcat më përparimtare siç është SHVLUÇK-së, të cilët janë të vendosur që pa kaluar mbi trupin e tyre, askush s´guxon ta shkelë dhe mohon flamurin kombëtar shqiptar, flamur me të cilin shqiptarët luftuan në shekuj...



Prandaj, urojmë nga zemrat tona të zhuritura qëndresën e tyre dhe solidarizohemi thellësisht me ata bij´ më të mirë të Kosovës Kreshnike, të cilët e hoqën atë "flamur rugovist" si një leckë tejet të pavlerë dhe e dogjën në rrugët e Kosovës!

Duke bërë këtë, ata i treguan "mbretit" titist se ky vend ka pasur ka dhe do të ketë luftëtarë që i dalin zot flamurit tonë të shenjtë!

U treguan dhe miqve të tij se ashtu siç po digjet kjo leckë e ëndërrave të skëterrës lideriste ldk-iste, do të digjen edhe idetë e tyre titiste!



Themi kështu, sepse vetëm titistët jugusllavë për gadi gjysmë shekulli i përçanë dhe i diferencuan shqiptarët në viset e tyre të robëruara.

Prandaj, ju ldk-istë, të "nderuar" tani po e vijoni më tej këtë rrugë që sjellë rreziqe të reja, rrugë që shpie drejt irakizimit të trojeve shqiptare!



Reflektoni kthjelltësisht, sepse nga orekset pushtetore u ka marrë koka erë!



Hiqni dorë nga këto provokime dhe shkelje flagrante mbi çdo normë ligjore e njerëzore, sepse në rast se veladonin e zi, në "kohën tuaj", natë me hijen e zezë përçajë e sundo; do ia hidhni Kosovës mbi supe, përgjegjësia, turpi dhe mallkimi i historisë do të bjerë mbi ju!!!



Secili njeri me mend në kokë duhet ta kuptoj se askush s´ka të drejtë të bëjë paternalizma e avanturizma turpesh mbi popullin e vet!



Të gjithë ata, që mirren me çështjen shqiptare, të gjithë ata që i njohin sadopak ligjet e dijnë se:

kompetencat e presidentit janë të përcaktuara rreptësisht.



Presidenti, nuk e ka për kompetencë të nxjerrë flamur.

Edhe në shtetet komuniste janë respekuar procedurat, ndërsa tani në regjimin "demokratik" alla rugovist, që nga fillimi i krijimit të institucioneve të Kosovës e deri më sot; as formalisht nuk respekohen procedurat.

Kujtojmë këtu shkeljen me të dy këmbët të akteve e vendimeve politike si: Deklaratën e Pavarësisë" (1990) Kushtetutën e Kaçanikut" (1990),

Referendumin (1991), nga politikanët e "pushtetit paralel", alla rugovistë dhe satelitëve të tyre në bashkëqeverisje.

Prandaj, ne konstatojmë që:

Flamuri i I. Rugovës është personal- ( privat) së paku tani kur dihet botërisht se ky është propozim i tij.

Në këtë linjë tradhtare, janë edhe shpikjet e tjera si "kombi kosovar" i ndryshëm nga ai shqiptar, etj. etj.

Me të gjitha këto marrëzira politike, pacifistët rugovistë, dëshirojnë të krijojnë përshtypjen para botës se kombi shqiptar vullnetarisht e paska pranuar ndarjen e tij territoriale duke tetntuar ta ndryshon edhe identitetin kombëtar.

Ky, është një realitet i hidhur!...

Vetëm klika e Rugovës & Co dëshiron ndarje të kombit shqiptar, sepse ata në fakt nuk mendojnë as veprojnë si shqiptarë të vërtetë por si shqipfolës plangprishës që e duan më shumë Serbinë se sa Shqipërinë dhe nën rrogoz veprojnë për Serbinë e jo për Shqipërinë, nën hijen e të ashtuquajturës "pavarësi formale të Kosovës".

Ne, nuk jemi e nuk do të jemi për "pavarësi me kusht" të Kosovës, pra, për Kosovën "e pavarur" me kokën nën Serbi!



Ne, nuk do të jemi kurrë dakord për legalizimin e ndarjes dhe copëtimit të trojeve shqiptare!



Ne, jemi për RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE PËR VETËVENDOSJE DHE DEKOLONIZIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE.

Ky është amaneti i papërmbushur që na kanë lënë rilindasit e shquar dhe dëshmorët e kombit.

Dita e Flamurit na rikujton ngjarjet e epopesë së madhe të atdhetarëve tanë që çuan në realizimin e shtetit shqiptar.



Përgjysmimi i tij nga forcat të huaja nuk ka qenë një akt të dëshiruar as i pranuar kurrë nga populli, që ka NJË IDENTITET, NJË FLAMUR, NJË HYMN KOMBËTAR DHE NJË DËSHIRË E VETME PËR LIRI DHE RIBASHKIM TË SHQIPËRISË TONË TË DASHUR.



Flamuri i I. Rugovës nuk ka asnjë vlerë dhe së bashku me konceptet të tij reaksionare, meritojnë t' i merr zjarri, ashtu siç fatmirësisht edhe ndodhi me simbolin e turpit që me krekosje po quhet nga titistët rugovistë "Flamur i Rugovës".

Thënë, shkurt e shqip; këto janë simbole dhe ide të një qarku dhe assesi të një flamuri në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe kurrë ide të mirëfillta kombëtare.



Presidenti (cili do qoftë), nuk ka të drejtë të vendosë se si do të duket flamuri, hymni apo stema e vendit.

Për të mund të vendosë parlamenti, zakonisht me 2/3 e votave ose me Referendum .

Kjo duhet të parashihet me Kushtetutë dhe të rregullohet me ligj të veçantë, kjo mjerisht, nuk është bërë deri më tani.



Pamja e flamurit rugovist nuk i ngjan flamurit kombëtar, siç është p.sh. flamuri i Britanisë së Madhe dhe i Australisë apo i Zelandës së Re, ata flamuj kanë vetëm pak ndryshime, ndërsa flamuri i I. Rugovës dhe ai kombëtar ndryshojnë shumë, fusha e kaltër dhe rrethi brenda së cilës është shqiponja e bëjnë atë shumë të ndryshëm.



Ne, besojmë se flamuri i vetëm i shqiptarëve është i shenjtë dhe ky flamur s´mund të ndryshohet sipas tekeve lideriste pacifisto-titiste, dhe ky flamur do të valojë për jetë e mote në të gjitha viset shqiptare; ai flamur që u ngrit më 1912 në Vlorën shqiptare dhe jo kjo karikaturë e mjerë qersharake partiake, moderniste e kozmo-politike !!!



Reagojnë:



Fitore Stefa

Ramadan Pllana

Fadil Shyti

Meluvde Shyti

Enver Hyseni

Naser Hyseni

Avdi Sherifi

Ramadan Kurtaj

Arben Krasniqi

Sahit Krasniqi

Beda Krasniqi

Sali Sefa

Xhemil Zeqiri

Ahmet Miftari

Mona Agrigoroaiei

Tahir Veliu

Nisret Ahmeti

Ramush Krasniqi

Sahit Shabani

Ahmet Kaleshi

Mahmut Xheladini dhe

Kamber Duraku

Europë, 01.12.2005
 

hawk

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Pak me shkurt te lutem...
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

dmth qe nuk ndryshohet flamuri dhe shume veta jane kundra kesaj sidomos UCK me veteranet e saj.Tung
 

Lenko

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Qfare ke ti Caesare kunder UCK.?
 

Lenko

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

A je ti Caesar Shqiptare?Ku jetone me qka miresh?Ke pune tjera perveq Komenteve perqarese?Sa ke qene i lumture kure ne kosove serbet masakronin shqiptaret?Dhe sa i pa lumture ke qene kure UCK-JA luftonte kunder shkijeve?Qfare kerkone ne kete foum?Qfare qellime ke?
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Une jam Shqype mer tej.Po na keno ktu ti edhe kanget e Unikkatilit.

po ti sllavo si thua a duhet me ndryshue flamuri???????po ose jo???
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Tani qe vdiq edhe Rugova (Rrahmet Paste) /pf/images/graemlins/frown.gif flamuri Shqiptar do te valezoje perseri ne trojet dardane.Flamuret dardane nuk kane tashme per tu pranuar nga UCK-istet dhe Shqiptaret e vertete
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Flamuri Dardan do te valon ne Dardani pra ai flamur te cilin e ngriti LDK ne krye me Rugoven, pas 2-3 vitesh do ta kemi edhe KRYQIN mbi dy krenat e Shqiponjes.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut?

Personalisht, mendoj se Kosova, duam apo s'duam ne do te kete flamur te ndryshem nga ai per te cilin u vrane per 80 vjet rrjesht mijra e mijra bije kosovare! Dhe kjo per arsye politike te imponuara nga bota! Megjithate, nje flamur me kryq me duket pak si e pamundur, sidomos ne nje vend si Kosova, ku shumica e popullsise jane myslymane! Deshirat jane nje dhe realiteti eshte tjeter!
 

963

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pas 2-3 vitesh do ta kemi edhe KRYQIN mbi dy krenat e Shqiponjes.

[/ QUOTE ]
Kosovaret e enderrojne flamurin kuq e zi prej shekujsh.
As kryq, as yll, as gjysem hene s'do kete mbi flamurin shqiptar. Se ndryshe ai do ngjaje me nje flamur gabelesh.
Per flamurin mund te vendosin vete kosovaret me referendum.
 

premtim

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Tani qe vdiq edhe Rugova (Rrahmet Paste) /pf/images/graemlins/frown.gif flamuri Shqiptar do te valezoje perseri ne trojet dardane.Flamuret dardane nuk kane tashme per tu pranuar nga UCK-istet dhe Shqiptaret e vertete

[/ QUOTE ]

Zoti e ndihmoft ciftin tende...
 

premtim

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
......Flamuret dardane nuk kane tashme per tu pranuar nga UCK-istet dhe Shqiptaret e vertete

[/ QUOTE ]

...

[/ QUOTE ]

...po kush thote se do te pyeten ata&gt;?
 

Marathonman

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

UQK-istat le ta kapin shatin e kacin prape se per asgje tjeter nuk jane,
Flamuri u ndryshu ore lepurosha
 

MLK

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Veni ne flamur gjermon po deshet se na lujtet menç, bo rrobi per i cope beze /pf/images/graemlins/smash.gif populli do buke me honger se flamuri nuk haet, po kur ske ça ti japesh i prish menien me budalliqe, jo flamuri, jo kufiri, jo gjuha, jo statusi, jo umnik.....Meeruni me flamur se ajo po ju lente pa buke po ho se ne terezi e keni /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

Akoma me kete teme !?!?!?!?!?!?!?
Ikni se lat nam.Nuk ju pyt kush ju!!!!!!!!
 

premtim

Primus registratum
Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Veni ne flamur gjermon po deshet se na lujtet menç, bo rrobi per i cope beze /pf/images/graemlins/smash.gif populli do buke me honger se flamuri nuk haet, po kur ske ça ti japesh i prish menien me budalliqe, jo flamuri, jo kufiri, jo gjuha, jo statusi, jo umnik.....Meeruni me flamur se ajo po ju lente pa buke po ho se ne terezi e keni /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Harrove edhe dic tjeter perpos te harrojme kufite, gjuhen e te tjerat dhe Kombin pse jo...atehere do te "ngopesh" me buke sa te duash te donuar nga shtetet fqinje te cilat poashtu e kane lane identitetin e tyre kombetare /pf/images/graemlins/smash.gif
 
Top