Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut????????????????
Deri kur Ibrahim Rugova do t’i provokojë çlirimtarët dhe popullin?
Jemi shumë të revoltuar nga veprimi antikombëtar, antikushtetues dhe antinjerëzor i paraqitjes së flamurit partiak i ashtuquajturi "Flamuri i Rugovës" në rrugët e qyteteve të Kosovës.
Prandaj, njëzëri vendosëm ta bëjmë këtë:
REAGIM
Në kohën kur kombi shqiptar në trojet e veta etnike po përgaditej të festonte festat kombëtare, ndonëse jo i çliruar përfundimisht në tërësinë e vet tokësore dhe shpirtërore, papritur si një minë e kurdisur i del përballë tij, ideja përçarëse rugoviste kur krahas flamurit tonë kombëtar që valoi në shekuj në luftëra dhe në paqe, të tundet si një krah sorre larmane flamuri partiak i rugovizmit pacifisto-titistë!!!
Një veprim i tillë është krejt i palogjikshëm dhe cinik.
Konsiderojmë se kjo "minë" është thellësisht e kurdisur nga qarqe antishqiptare të huaja që nuk e duan një Kosovë stabile, sepse tashmë po shihet si në dritën e diellit se liria e saj i mungon derisa populli i saj nuk e gëzon as të drejtën më elementare njerëzore dhe kombëtare, VETËVENDOSJEN, por për fatin e këtij populli të mbytur në gjak gjatë historisë së tij mijëvjeçare e deri në vitet e fundit; po përgaditen të vendosin diplomatët e huaj pasardhësit e Greit, të ndihmuar nga disa puthadorë të mjerë që për interesat e tyre personale po pranojnë të ulen në negociatat famëkeqe, të cilat Kosovën dhe trojet tjera etnike shqiptare do t´i rikthejnë në prapakthehu në histori, pra në kalendat e agjendave greke!...
Ky veprim është edhe një mashtrim ose "zbulim" i I.Rugovës për LDK-istët të cilëve ju qet gjuha jargë duke e lavdëruar kapon e tyre, i cili e dha "sihariqin" e madh, pra në ato "vitet e arta" të durim turpit, pra para luftës së shenjtë të UÇK-së, kur e pati "zbuluar" shtetin e paqenë në Oqeani i cili i pari "shtet" në botë e pati njohur "shtetin" e Rugovës!...
Prijetari i kompromiseve të përherëshme, prijetari i përçarjeve të përherëshme brendashqiptare nuk u mjaftua me prapësitë e tij politike që nga ardhja e tij në "pushtetin paralel", të pa shtet, për aq fatkeqësi e turpe që i solli popullit dhe vendit të tij, por i nxitur nga agjentura të huaja dhe për t´i plotësuar manitë e tij teknokratike edhe kësaj radhe e nxori në shesh fytyrën e tij përballë historisë së re.
As klani i tij s´ po mund të ikën dot nga kupola e tij breshkamane partiake!...
Derisa, ky president dhe kompania e tij e shkelën respektimin e vlerave të luftës çlirimtare, i shkelën vlerat e organeve "shtetërore" të cilave u prijnë duke i provokuar rëndë çlirimtarët dhe popullin; krejt i natyrshëm erdhi reagimi nga forcat më përparimtare siç është SHVLUÇK-së, të cilët janë të vendosur që pa kaluar mbi trupin e tyre, askush s´guxon ta shkelë dhe mohon flamurin kombëtar shqiptar, flamur me të cilin shqiptarët luftuan në shekuj...
Prandaj, urojmë nga zemrat tona të zhuritura qëndresën e tyre dhe solidarizohemi thellësisht me ata bij´ më të mirë të Kosovës Kreshnike, të cilët e hoqën atë "flamur rugovist" si një leckë tejet të pavlerë dhe e dogjën në rrugët e Kosovës!
Duke bërë këtë, ata i treguan "mbretit" titist se ky vend ka pasur ka dhe do të ketë luftëtarë që i dalin zot flamurit tonë të shenjtë!
U treguan dhe miqve të tij se ashtu siç po digjet kjo leckë e ëndërrave të skëterrës lideriste ldk-iste, do të digjen edhe idetë e tyre titiste!
Themi kështu, sepse vetëm titistët jugusllavë për gadi gjysmë shekulli i përçanë dhe i diferencuan shqiptarët në viset e tyre të robëruara.
Prandaj, ju ldk-istë, të "nderuar" tani po e vijoni më tej këtë rrugë që sjellë rreziqe të reja, rrugë që shpie drejt irakizimit të trojeve shqiptare!
Reflektoni kthjelltësisht, sepse nga orekset pushtetore u ka marrë koka erë!
Hiqni dorë nga këto provokime dhe shkelje flagrante mbi çdo normë ligjore e njerëzore, sepse në rast se veladonin e zi, në "kohën tuaj", natë me hijen e zezë përçajë e sundo; do ia hidhni Kosovës mbi supe, përgjegjësia, turpi dhe mallkimi i historisë do të bjerë mbi ju!!!
Secili njeri me mend në kokë duhet ta kuptoj se askush s´ka të drejtë të bëjë paternalizma e avanturizma turpesh mbi popullin e vet!
Të gjithë ata, që mirren me çështjen shqiptare, të gjithë ata që i njohin sadopak ligjet e dijnë se:
kompetencat e presidentit janë të përcaktuara rreptësisht.
Presidenti, nuk e ka për kompetencë të nxjerrë flamur.
Edhe në shtetet komuniste janë respekuar procedurat, ndërsa tani në regjimin "demokratik" alla rugovist, që nga fillimi i krijimit të institucioneve të Kosovës e deri më sot; as formalisht nuk respekohen procedurat.
Kujtojmë këtu shkeljen me të dy këmbët të akteve e vendimeve politike si: Deklaratën e Pavarësisë" (1990) Kushtetutën e Kaçanikut" (1990),
Referendumin (1991), nga politikanët e "pushtetit paralel", alla rugovistë dhe satelitëve të tyre në bashkëqeverisje.
Prandaj, ne konstatojmë që:
Flamuri i I. Rugovës është personal- ( privat) së paku tani kur dihet botërisht se ky është propozim i tij.
Në këtë linjë tradhtare, janë edhe shpikjet e tjera si "kombi kosovar" i ndryshëm nga ai shqiptar, etj. etj.
Me të gjitha këto marrëzira politike, pacifistët rugovistë, dëshirojnë të krijojnë përshtypjen para botës se kombi shqiptar vullnetarisht e paska pranuar ndarjen e tij territoriale duke tetntuar ta ndryshon edhe identitetin kombëtar.
Ky, është një realitet i hidhur!...
Vetëm klika e Rugovës & Co dëshiron ndarje të kombit shqiptar, sepse ata në fakt nuk mendojnë as veprojnë si shqiptarë të vërtetë por si shqipfolës plangprishës që e duan më shumë Serbinë se sa Shqipërinë dhe nën rrogoz veprojnë për Serbinë e jo për Shqipërinë, nën hijen e të ashtuquajturës "pavarësi formale të Kosovës".
Ne, nuk jemi e nuk do të jemi për "pavarësi me kusht" të Kosovës, pra, për Kosovën "e pavarur" me kokën nën Serbi!
Ne, nuk do të jemi kurrë dakord për legalizimin e ndarjes dhe copëtimit të trojeve shqiptare!
Ne, jemi për RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE PËR VETËVENDOSJE DHE DEKOLONIZIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE.
Ky është amaneti i papërmbushur që na kanë lënë rilindasit e shquar dhe dëshmorët e kombit.
Dita e Flamurit na rikujton ngjarjet e epopesë së madhe të atdhetarëve tanë që çuan në realizimin e shtetit shqiptar.
Përgjysmimi i tij nga forcat të huaja nuk ka qenë një akt të dëshiruar as i pranuar kurrë nga populli, që ka NJË IDENTITET, NJË FLAMUR, NJË HYMN KOMBËTAR DHE NJË DËSHIRË E VETME PËR LIRI DHE RIBASHKIM TË SHQIPËRISË TONË TË DASHUR.
Flamuri i I. Rugovës nuk ka asnjë vlerë dhe së bashku me konceptet të tij reaksionare, meritojnë t' i merr zjarri, ashtu siç fatmirësisht edhe ndodhi me simbolin e turpit që me krekosje po quhet nga titistët rugovistë "Flamur i Rugovës".
Thënë, shkurt e shqip; këto janë simbole dhe ide të një qarku dhe assesi të një flamuri në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe kurrë ide të mirëfillta kombëtare.
Presidenti (cili do qoftë), nuk ka të drejtë të vendosë se si do të duket flamuri, hymni apo stema e vendit.
Për të mund të vendosë parlamenti, zakonisht me 2/3 e votave ose me Referendum .
Kjo duhet të parashihet me Kushtetutë dhe të rregullohet me ligj të veçantë, kjo mjerisht, nuk është bërë deri më tani.
Pamja e flamurit rugovist nuk i ngjan flamurit kombëtar, siç është p.sh. flamuri i Britanisë së Madhe dhe i Australisë apo i Zelandës së Re, ata flamuj kanë vetëm pak ndryshime, ndërsa flamuri i I. Rugovës dhe ai kombëtar ndryshojnë shumë, fusha e kaltër dhe rrethi brenda së cilës është shqiponja e bëjnë atë shumë të ndryshëm.
Ne, besojmë se flamuri i vetëm i shqiptarëve është i shenjtë dhe ky flamur s´mund të ndryshohet sipas tekeve lideriste pacifisto-titiste, dhe ky flamur do të valojë për jetë e mote në të gjitha viset shqiptare; ai flamur që u ngrit më 1912 në Vlorën shqiptare dhe jo kjo karikaturë e mjerë qersharake partiake, moderniste e kozmo-politike !!!
Reagojnë:
Fitore Stefa
Ramadan Pllana
Fadil Shyti
Meluvde Shyti
Enver Hyseni
Naser Hyseni
Avdi Sherifi
Ramadan Kurtaj
Arben Krasniqi
Sahit Krasniqi
Beda Krasniqi
Sali Sefa
Xhemil Zeqiri
Ahmet Miftari
Mona Agrigoroaiei
Tahir Veliu
Nisret Ahmeti
Ramush Krasniqi
Sahit Shabani
Ahmet Kaleshi
Mahmut Xheladini dhe
Kamber Duraku
Europë, 01.12.2005