Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut?
Nga Rexhep QOSJA
Nje identitet i ri, te cilin disa e quajne te pashmangshem, disa te imponuar, disa te shtire e disa te shpikur po behet teme e tubimeve te disa intelektualeve, e disa njerezve te politikes dhe e disa mediave. Edhe kur e quajne identitet politik apo identitet shteteror, ai ne te vertete eshte togfjalesh me te cilin mbulohen perpjekje per krijimin e nje identiteti te ri kombetar ne Kosove.
Ky eshte identiteti i quajtur identiteti kosovar.
Pavaresisht prej permbajtjes qe i atribuohet, prej qellimit me te cilin predikohet dhe prej qendrimit qe ndaj tij me ne fund do te krijohet, ky i ashtuquajturi identitet mund te ushtroje ndikim te vecante c'integrues ne proceset aq te mezipritura dhe aq premtuese integruese shqiptare dhe ndikim shperberes ndaj identitetit historik kombetar te shqiptareve.
Si cdo nocion apo togfjalesh, qofte i vjeter apo i ri, ashtu edhe togfjaleshi identiteti kosovar e ka historine e tij.
Nocioni kosovar dikur ishte nocion me te cilin mbulohej nje identitet qe cmohej perberes i identitetit kombetar shqiptar, as me i gjere, as me i ngushte sa mund te ishin nocionet lab, cam, mirditas, malesor, myzeqar e te tjere, te cilet vijne prej emervendeve te krahinave te njohura shqiptare: Laberia, Cameria, Miredita, Malesia, Myzeqeja.
Nocioni kosovar dikur do te ngrihet ne nje shkalle me te larte perkushtimi dhe do te behet kosovarizem. Ky ne te vertete ishte nocion me te cilen ne shpirtin e atdhetareve zevendesohej nocioni shqiptarizem.
E kuptueshme.
Per shqiptarizem dikur shkohej ne burg dhe shkohej ne burg per shkak se ne Serbi dhe ne Jugosllavi shqiptarizmi quhej ideologji irredentiste qe aspironte te ashtuquajturen Shqiperi e Madhe, qe ishte dhe mbetet shpikje politike dhe ideologjike me te cilen politikane dhe intelektuale serbe dikur do te perpiqen te pengojne krijimin e Shqiperise, me vone do te luftojne idene e pavaresise se Kosoves, kurse gjithnje do te ndjekin atdhetaret shqiptare. As kosovarizmi nuk ishte mirepritur ne Serbi dhe ne Jugosllavi, por ndaj kosovarizmit mund te lejohej njefare tolerance per shkak se ne mendjet e ideologeve te Jugosllavise atdhetarizmin e shqiptareve kosovarizmi nuk e nxirrte jashte kufijve te asaj Jugosllavie.
Nocioni kosovarizem tani eshte ngritur disa shkalle me lart dhe ka marre konotacion dukshem me te percaktuar: eshte bere kosovarizim! Dhe, kete percaktueshmeri me se qarti e tregon lidhja e nocionit kosovarizim me veprimtari te ndryshme dhe krijimi i togfjaleshave: kosovarizimi i arsimit, kosovarizimi i shkences, kosovarizimi i arteve, kosovarizimi i kultures, kosovarizimi i mediave dhe, madje, kosovarizimi i gjuhes standarde. Ne qofte se nocioni kosovarizem edhe me tej ishte nocion me te cilin mbulohej atdhetarizmi gjitheshqiptar, kosovarizimi behet nocion me te cilin mbulohet kryekeput perkushtimi mendor dhe ndjenjor ndaj Kosoves, domethene behet nocion me permbajtje separatiste atdhetare.
Ithtaret e kosovarizimit te cdogjeje ne jeten shoqerore, kulturore dhe politike, vertet, ende nuk jane te shumte por, c'eshte e verteta, jane ne shtim e siper. Dhe, jane ne shtim e siper, ne radhe te pare, ne saje te nxitjeve dhe, kur e kur, ndihmave qe iu vijne qofte prej disa institucioneve politike e shkencore vendore, qofte prej disa individeve a institucioneve politike nderkombetare.
Arsyetimet per krijimin e identitetit te ri kombetar ne Kosove heret me te shpeshta behen me te dhena politike, por kohe pas kohe, ne media apo ne tubime te ndryshme, mund te degjohen edhe te dhena historike dhe teorike. Qendrueshmeria apo mosqendryeshmeria e ketyre te dhenave nuk eshte aq e rendesishme per ithtaret e identitetit te ri kombetar: e rendesishme eshte te krijohet disponim per kete identitet.
Nuk eshte e veshtire qe te verehet se ne mendimet per identitetin e ri kombetar kosovar tani per tani zoteron tollovi logjike. E kuptueshme. Eshte e veshtire, ne mos edhe e pamundur, ta besh te logjikshem, te bindshem, te arsyetuar dhe te arsyeshem mendimin per dicka te shtire, te shpikur, per dicka te paqene te bere prej dickaje qe vec eshte, por me permbajtje,vecori, identitet me te gjere. Domethene eshte e veshtire, ne mos e pamundur, te besh identitet tjeter kombetar prej identitetit ekzistues kombetar shqiptar.
Si duken arsyetimet e identitetit te ri?
Thuhet: identiteti kosovar (e kur thuhet kosovar mendohet ne identitet kombetar) ka filluar te krijohet qe nga viti 1912! Pse dhe si ka filluar te krijohet ky identitet qe nga ai vit ende nuk jane degjuar shpjegime! Po keshtu do te mund te thuhej, fjala vjen, se edhe identiteti cam, identiteti lab, identiteti myzeqar, identiteti mirditas kane filluar te krijohen prej atij viti apo prej ndonje viti tjeter! Ne qofte se, megjithate, do te pranohej se identiteti kombetar kosovar ka filluar te krijohet qe nga viti 1912 dhe ne qofte se ky identitet i ri kombetar konsiderohet dhurate per popullin shqiptar te Kosoves, atehere del se Serbia qenka e merituar pse ne vitin 1912 e ka pushtuar Kosoven! Pa pushtimin e saj Kosova nuk do te ndahej prej Shqiperise, do te mbetej cka ka qene me shekuj - krahine e Shqiperise, prandaj edhe nuk do te mund te krijonte identitet te ri kombetar! Shtrirja e ketille e rrenjeve te identitetit te ri kombetar te Kosoves deri ne vitin 1912 e ben, nderkaq, te merituar Serbine pushtuese edhe pse jane krijuar Kombi maqedon dhe Kombi mysliman!
Harrohet kur gjykohet ashtu se prej vitit 1912 e deri sot pjesa larg me e madhe e popullit shqiptar te Kosoves ka bere sakrifica te medha per te ruajtur identitetin kombetar shqiptar e jo per te krijuar fare identiteti te vecante kombetar kosovar, ka bere perpjekje per t'iu kthyer Shqiperise e jo per t'u larguar sa me shume prej saj.
Thuhet: identiteti kosovar ne te vertete eshte identitet mbikombetar, jo shumekombetar, dicka si identiteti evropian, apo identiteti amerikan, apo si identiteti, tashme i shperbere, sovjetik! Harrohet se identitetet e numrit me te madh te shteteve ne kete bote percaktohen prej kombeve me te medha, ne te vertete prej kombeve qe jane bere krijues te tyre e jo prej pakicave qe jetojne ne to.
Thuhet: shteti cakton identitetin, prandaj edhe identiteti i kosovareve do te jete i caktuar prej shtetit te Kosoves! Po ta perimtojme kujdesshem gjykimin e ketille na del se shteti po krijoka popullin dhe kombin e jo populli dhe kombi shtetin.
Thuhet: koha e krijimit te shteteve kombetare ka kaluar qe moti. Harrohet se Izraelin - shtetin kombetar te hebrejve, e kane krijuar nje shtet shumeetnik - SHBA-te dhe dy shtete kombetare - Anglia dhe Franca. Harrohet se ne jemi deshmitare (dhe krijues) te shteteve te reja kombetare. Prej Jugosllavise shumekombeshe deri tani jane krijuar pese shtete kombetare, kurse dy te tjera - Kosova dhe Mali i Zi jane ne krijim e siper. Prej Bashkimit Sovjetik jane krijuar 14 shtete kombetare, kurse prej Cekosllovakise - dy. Numri me i madh i ketyre shteteve te reja kombetare ne Kushtetutat e tyre quhen shtete qytetare, shumeetnike, por ato jane krijuar prej nje kombi, jane fryt i perpjekjeve politike apo, madje, i luftes kombetare te nje kombi per shtet kombetar. Edhe shteti i neserme i Kosoves eshte fryt, para se gjithash, i luftes clirimtare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, por edhe i luftes politike per ruajtjen e identitetit shqiptar prej vitit 1912 dhe per emancipimin politik dhe kushtetutar - juridik te Kosoves prej Luftes se Dyte Boterore e kendej. Perkufizimi i Kosoves si qark menjehere pas Luftes, mandej si autonomi me kompetenca te rrudhura, kurse ne Kushtetuten e vitit 1974 si autonomi e gjere, i detyrohet jo vetedijes shumeetnike, jugosllave a evropiane te kosovareve, po pikerisht identitetit kombetar te shqiptareve te Kosoves. Kufijte administrative te Kosoves pas Luftes nuk jane caktuar per shkak te te githe kosovareve - shqiptareve, serbeve, malaziasve, myslimaneve, turqve, romeve, por vetem per shkak te shqiptareve.
Dhe, me tej: kur thuhet se koha e shteteve kombetare ka kaluar, prandaj edhe identiteti i kosovareve duhet te perkufizohet si identitet mbikombetar, dicka si identitet evropian, harrohet se basket, cecenet, abhazet e nje varg popujsh te tjere ne kete planet vazhdojne te trokasin ne dyert e historise, duke kerkuar krijimin e shteteve te tyre kombetare. Kush e lexon me mend historine dhe meson cka duhet te mesohet prej saj, do te dije se keta popuj, sado te pakte ne numer qofshin, do ta bejne neser ate qe e kerkojne sot. Ne te vertete, i gjithe shekulli njezet ishte shekull i clirimit te planetit prej kolonializmit dhe krijimit te shteteve te reja kombetare. De Goli i madh ka thene: kombi eshte forca qe e leviz historine. Kjo fuqi e ka levizur edhe historine e Kosoves. Dhe, kjo fuqi qe e ka levizur historine e Kosoves e ka identitetin dhe emrin e vet: shqiptaret. Pse atehere meriten per kete t'ua dhurojme edhe atyre qe kete merite objektivisht nuk e kane dhe s'kane dashur ta kene? Pse atehere ta mbulojme identitetin kombetar shqiptar me nje identitet qe mund te jete vetem perberes i tij?
Thuhet: edhe austriaket ishin gjermane, por kane krijuar shtetin e tyre dhe identitetin e tyre. Harrohet se Austria eshte krijuar ne kohen e feudalizmit. Feudalizmi ishte rend i feudaleve dhe i bujkroberve te tyre dhe prej popujve te ndare ne feude te tilla ne procesin e bashkimit jane krijuar shtetet kombetare. Por, shume rralle ka ngjare edhe tjetra: prej nje populli mund te jene bere dy shtete. Austria eshte nje shembull i tille: prej nje populli gjerman jane krijuar dy shtete - Gjermania dhe Austria. Mendesia feudale ka vdekur me vdekjen e feudalizmit ne Evrope. Si pasoje e Luftes se Dyte Boterore prej Gjermanise ishte ndare Gjermania Lindore, por gjermanet lindore kurre nuk kane kerkuar qe te krijojne identitet te ri kombetar. Edhe koreanet jane te ndare ne dy shtete, por as koreanet jugore nuk kane kerkuar qe te bejne identitet te ri kombetar me te cilin do te dalloheshin prej koreaneve veriore, as koreanet veriore nuk kane kerkuar te bejne identitet te ri kombetar me te cilin do te dallonin prej atyre jugore. Kete nuk e ka bere, madje, as diktatori Kim Il Sungu. Tajvani eshte i ndare prej Kines - si shtet. Tajvanezet duan te ruajne pavaresine e shtetit te Tajvanit, por nuk kerkojne te krijojne identitet te ri kombetar, sepse duan te quhen kineze. Konfederata e Bosnjes e Hercegovines eshte e perbere prej dy shtetesh: Federates Myslimane - Kroate dhe Republikes Serbe, por serbet e kesaj republike nuk kerkojne te bejne identitet te ri kombetar: mbesin cka ishin.
Ne qofte se te gjitha keto te dhena qe e kundershtojne arsyeshmerine e krijimit te identitetit te ri kombetar ne Kosove, qe do te quhej kombi kosovar, me te cilin kosovaret do te dallonin prej shqiptareve, si thone disa, si austriaket prej gjermaneve, ne qofte se, pra, keto te dhena dihen edhe prej atyre qe paraqesin mendime per kete identitet te ri kombetar, shtrohet pyetja: pse atehere duan te bejne dicka qe s'behet askund ne bote sot?
Sigurisht nuk ka vetem nje pergjigje ne kete pyetje por, sigurisht, nje pergjigje eshte kryesorja. Popujt evropiane qe moti jane liruar prej mendesise feudale, por nuk mund te thuhet se prej kesaj mendesie jane liruar edhe feudalet tane politike dhe bujkroberit e tyre intelektuale. Ideologjia feudale ishte ideologji ne te cilen perfaqesoheshin dhe me te cilen mbroheshin interesat e shtepive feudale. Edhe ideologjia e identitetit te ri kombetar kosovar ne te vertete eshte ideologji ne te cilen perfaqesohen dhe me te cilen mbrohen interesat e disa individeve dhe te disa grupeve politike dhe intelektuale ne Kosove. Nuk eshte e cuditshme, prandaj, pse ithtaret me te perkushtuar te kesaj ideologjie gjenden kryesisht ne disa institucione politike dhe ne disa institucione shkencore e kulturore. Mund te besohet se kosovarizmi, qe do te kurorezohej si identitet i ri kombetar, i frymezuar dhe i propaganduar prej ketyre grupeve politike e intelektuale dhe prej institucioneve ku gjenden nxitesit e tyre, ne te vertete synon te behet ideologji kunder konceptit nje popull, nje kulture, nje gjuhe letrare, nje komb; dhe, rrjedhimisht, ideologji kunderhistorike me te cilen do te mposhtej pergjithmone ideja qe e ka levizur historine e popullit shqiptar prej Lidhjes se Prizrenit e kendej: ideja e bashkimit kombetar. Pse jo? Interesat e atyre qe kane arsye te frikesohen prej teresise gjithmone perfaqesohen dhe mbrohen me mire me perkushtime ndaj pjeses se sa me perkushtime ndaj teresise. Kjo eshte logjika e njohur feudale: me mire i pare ne fshat se sa i fundit ne Rome. Mos do te thote kjo se identiteti i ri, me pare se sa kategori kombetare, eshte kategori financiare apo, ndoshta, kombetare dhe finansiare njekohesisht.
Ne fund te shtjellimit te mesiperme eshte e kuptueshme te rishtrohen pyetjet: cilat jane arsyet e perpjekjeve per ndryshimin e parimeve themelore mbi te cilat eshte krijuar gjuha strandarde, apo, madje, per krijimin e nje gjuhe tjeter standarde per shqiptaret e Kosoves dhe shqiptaret gege pergjithesisht? Cilat jane arsyet e gjykimeve te anshme, te tejshquarjeve, tejtheksimeve te vetedijeve fetare e te qendrimeve te anshme te disa institucioneve politike e shteterore ndaj ndonjeres prej ketyre vetedijeve? Cilat jane arsyet e perpjekjeve per krijimin e identitetit te ri kombetar, te quajtur identiteti kosovar?
Cilat jane arsyet e perpjekjeve dhe gjykimeve te ketilla qe ushtrojne ndikim cintegrues ne proceset integruese gjitheshqiptare dhe, rrjedhimisht, ndikim shperberes ndaj identitetit kombetar shqiptar?
Pergjigja, duket, eshte kjo: ne bazen e perpjekjeve dhe gjykimeve te tilla qendron mimikria!