Re: Kush Guxon Me Ndryshue Flamurin E Skenderbeut?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Edituar per shkak te gjuhes se perdorur! Gjuha zyrtare e ketij i forumi eshte shqipja!
[/ QUOTE ]
....................................... /pf/images/graemlins/booki.gif
Nje shkrim nga Cavtati (Kroaci)
28. janar 2006.
E pranoj se e kam nenvlersuar Rugoven
Qe nga takimet e mia te para me te para 15-viteve, nuk dukej si nje njeri i cili kishte forcen, karizmen apo ambicije per ta terhequr dhe mbajtur perkrahjen e Shqiptareve te Kosoves, aq edhe me pak ti udheheqe ata. Dukej se i mungonte koncentrimi dhe hyrja/paraqitja e qete e tije ne mbledhite nderkombetare nuk ishte mbreselenes/impresive. Megjithate, isha me se i bindur qe veprimet e tija ne vitin 1999, kur e ka kritkuar UCK-ne dhe gjate bomabrdimit te NATO-s gjithashtu eshte takuar me Miloseviq-in, qe kariera e tije do te pesonte humbje ne zgjedhjet e ardhshme ne Kosove. Mirpo kjo nuk ndodhi
Shkruan: Vilijem Montgomeri
Ibrahim Rugova ishte nje person larg nga nje udheheqes tipik politikan. I shkolluar ne Sorbone te Frances ishte nje shkrimtarë dhe intelektual i respektuar ne Jugosllavi. Ne publik doli me 1989, kur u zgjodh per kryetar te Shoqates se shkrimtareve te Kosoves. Kur me vone ate vite Milosheviqi e hoqi statusin e sutonomise nga Kosova, Rugova e themeloi LDK-ne. Ka insistuar ne drejtat e njeirut per Shqipetaret e Kosoves, mirpo i eshte permbajtur me kryeneqsi politikes jo-violente. Kete qendrim e ka mbajtur gjate gjithe jetes se tije, edhe kur shume anetare te partise se tije viteve te fundit jane vrare, supozohet nga urdherat e partive tjera politike te Shqipetareve te Kosoves.
Do te jem i pari i cili do ta pranoj se gjithmone e kam nenvlersuar.
Ai i fitoi dy here rradhazi ne zgjedhjet presidenciale, duke i fituar ne zgjedhje opoziten e ish-udheheqesve te UCK-se.
Gjithashtu e ka patur kontrolle te rrepte ne partine e tije - dicka eshte parapar kur vjeshten e kaluar shendeti i tije u keqesua dhe kur nuk mundi me ta vazhdoj praktiken e tije shumevjeqare te konsultimeve ditore me anetaret e partise se tije ne tere Kosoven.
Per shumicen Shqipetare te Kosoves ai gjithmone do te jete "babai" i levizjes per pavaresi. Simpatia e diplomateve te huaj ndaj tije gjate viteve te 90-ta shekullin e kaluar, megjithate, doli si rezultat i asaj se kur nuk e ka inicuar pjesen e pamvaresise. Fokusi i tije ka qene ekskluzivisht ne luften paqesore per autonomi te zgjeruar dhe respektimin e te drejtave te njeriut. A kishte qendrime te tilla sepse e dinte mire shume se cfardo kerkese per pavaresi ne ate kohe ishte e rrezikshme per te dhe se te huajt nuk do ta mireprisnin apo qendrimi i tije per pavaresi eshte rritur gjate fundit te viteve te 90-ta, per mua personalisht kjo eshte e panjohur. Eshte varrosurm, sipas kerkeses se tije, ne pjesen e rezervuar per ushtaret e UCK-se.
Duke marre parasysh se distancimin e tije personal dhe te partise se tije ndaj UCK-se dhe luftrat politike te tije te mevonshme me partite tjera te cilat i kane themeluar ish-ushtaret e UCK-se, kjo dukej dicka joserioze.
Vdekja e tije javen e kaluar nga kanceri ne mushkeri i hap disa pyetje. Me prioritet ishte se cfare ndikimi do te kishte (semundja e tije - v.a) kjo ne bisedimet e ardhshme mbi te statusin e Kosoves? Kush do ta zavendsoje ate si lider i delegacionit te shqipetareve ne bisedimet ? Ne termet afatgjate, kush do te emerohet kryetar i Kosoves? Kushtetuta e ka rregulluar qe kryeparlamentari i tanishem Z.Nexhat Daci do te jete ushtrues i detyres se Presidentit mirpo nuk eshte e qarte se kur planifikohen zgjedhjet e ardhshme per kete pozite dhe kushe do te sundoj. Kratori i pjeses me te madhe te partijse politike LDK ishte vete ai dhe askush nga pasardhesiot e tije potencial te partise, perfshire ketu Nexhat Dacin, nuk munden te premtojne se do ta mbajne shkallen e larte te besueshmerise dhe lojalitetit te qytetareve te cilat ai i ka gezuar/fituar. Praktikisht tani te gjitha partite tjera do te tentojne ti terheqin anetaret e LDK-se ne partite e tyre dhe ta perforcojne orkestrene tyre partiake
Pyetja e pakontestuar rreth asaj qe politikanet Kosovare duhet te pajtohen eshte se kush do te zgjedhet apo do ta merr poziten e Rugoves dhe vendin e liderit te bisedimeve mbi statusin e ardhshem. Per shakk vdekjes se Rugoves keto bisedime jane shtyer deri ne muajin e ardhshem. Kjo eshte nje pyetje potenciale e cila munde te shkakton percarje te mbrendshme, pasi qe nuk ka formule te qarte per zgjedhjen e liderit te bisedimeve dhe duke marre parasysh se nuk dmth se Nexhat Daci do ta trashegoje ate vetem perse eshte ushtrues i detyres se Presidentit. Pervec kesaj, Nexhat Daci e ka larguar nga vetja e ije ne menyre ashper shumicen e politikaneve Kosovare perfshire ketu edhe Veton Surroin. Ndersa Surroi eshte large nga ajo qe te jete i vetmi ne mendimet e tija ne lidhje me kete. Daci, megjithate, do te investoje ne tentimet e organizuara per ta marre kete pozite (pra te liderit te delegacionit per bisedime) vetem per ta perforcuar statutin e tije si pasardhes i Rugoves ne LDK dhe ne jeten politike ne pergjithesi. Zhvillimi ketyre ngjarjeve munde te kete ndikim ne proceset poltike te ardhshme ne Kosove, per te mire apo per te keqe.
Eshte e mundur se mungesa e Rugoves nuk do te kete ndikime te medha ne bisedime. Para te gjithash, semundja e tije serioze ishte per shumicen e njohur nje kohe te gjate dhe nuk eshte pritur nga ai ta luan ndonje rol aktiv apo kryesor. Se dyti, ai kur nuk ishte person preciz edhe kur ishin kohera me te mira nuk ishte i involvuar ne detaljet e ketije procesi. Se treti, te gjithe lideret politike Kosovare, perfshire ketu edhe Rugoven, nje kohe te gjate kishin nje gje te perbashket dhe kjo ishte pamvarsia e Kosoves ne kuader te kufijeve ekzistues. Se fundi, dyuke pritur se vendimi final do te jete ne dobi te tije, praktikisht te gjithe lideret politik te shqipetareve do te japin maksimumin nga vetja e tyre qe ta permbyllin bisedat se me shpejt q eshte e mundur. Qendrimet e tyre ne lidhje me kete (pamvarsine) nuk jane edhe aq te largeta... per me shume...
www.b92.net/info/moj_ugao/index.php?yyyy=2006&mm=01&dd=27&nav_id=186690