Kush eshte feja Hyjnore?

policia

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

fete nuk e pranojne njera tjetren mbi vete o te barabarte, kur ato nuk kane nje kod te perbashket dhe nuk kane ca parime te pergjithshme te perbashketa te pranuara ne unanim, cfare duhet te presim ne...
keto po na bejne qe ne te kemi nje qark te shkurter me zotin. me sa di une qellimi i nje feje eshte te na lidhi me zotin, pasi njerezimi nuk e arrin dot komunikimin direkt me zotin. meqenese fete jane ne sherr e siper per te zgjedhur se kush prej tyre eshte idealja per kete qellim, atehere kush do ti shlyeje demet qe po i behen njerezimit ne fund...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Feja hyjnore eshte ajo qe nuk u imponohet te tjerave me arme . Ne periudha te ndryshme historike, kane mbizoteruar fe te ndryshme dhe ky eshte fakt.
Nje fe e ndertuar mbi gjak, qofte edhe ne emer te perendise nuk eshte hyjnore, por politike!
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Feja hyjnore eshte ajo qe nuk u imponohet te tjerave me arme . Ne periudha te ndryshme historike, kane mbizoteruar fe te ndryshme dhe ky eshte fakt.
Nje fe e ndertuar mbi gjak, qofte edhe ne emer te perendise nuk eshte hyjnore, por politike!

[/ QUOTE ]



Problemi eshte se Vete NJerezit Duke mos Patur Dominim Absolut Ke NJerezit Perdorin Fete e NDryshme ne Bote te Kene DOminim mbi NJerezimin ...


Ky eshte Problemi Kryesor Aktual dhe qe do jete serish Deri ne NJe te Ardhme Tjeter ku te SHpresojme qe NJerezia te Jete me e Qarte per Synimet e LIdereve te Tyre Fetare ...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Korbi korbit, s’ja nxjerr sytë…

Nuk i duan ateistët sepse çdo mendim që mohon dogmën e tyre i shqetëson. “Pëlqejnë” të “merren” me njëri tjetrin, por një “marrje” e tillë do të qe dialog midis shurdh-memecësh nëse nuk do të bëhej me një qëllim të caktuar; shtrirjen dhe shtrirje do të thotë hapësirë jetësore, pra tërheqje njerzish, masash. Atëhere a nuk ka të drejtë ateisti të ndërhyjë, si pjestar i shoqërisë i cili e konsideron besimin tek zoti si një kotësi që çon në histerizëm masiv dhe realitetin e mistifikuar si një ndëshkim të pariparueshëm? (koha u ka dhënë historikisht të drejtë ateistëve dhe kjo kohë e shkuar dëm, për Europën është 800 vjeçare (mesjeta) dhe pikërisht koha po u rrëshqet nga duart vendeve islamike të cilët janë duke përjetuar mesjetën e tyre, e thënë troç, po vonohen në histori për shkak të islamizmit).

* * *
Pasqyra.

Është si të shikosh një ndeshje futbolli. Pëpara teje shtrihet gjithë panorama dhe je në gjendje të gjykosh se si është më mirë të veprohet…Sikur? Sikur ta kishte pasuar topin nga ana tjetër…Këtë mundësi e ka ai që shikon, spektatori, jo ai që është në lojë. Mund të mjaftojë kjo si provë për të legjitimuar pjesmarrjen e ateistit në çdo diskutim kur ky del jashtë sferës akademike, domethënë, jashtë minareve dhe kishave dhe përfshin me hir apo pahir pjesëmbetjen, që është… masa, qoftë edhe forumin.
Ateisti ka avantazhin të jetë i paanshëm në gjykim, gjë që nuk e ka asnjë fetar.
Ateisti është ai që ve në dyshim të qënët hyjnore të fesë, ose besimit. Nëse do të mungonte ky detaj kaq i rëndësishëm, atëhere çfarë do ta mbante më këmbë diskutimin midis feve dhe prejardhjen hyjnore, asgjë, do të shndrohej në një masë të qullët, derisa një ditë të largët valët do ta nxjerrin në breg ku do të thahet si leshterik. Problemi qëndron pikërisht tek – dyshimi – ja çfarë i bën të flenë mbi gjëmba fetarët. Dyshimi është mosbindje, është vërshim drejt diturisë, çlirim dhe këtu qëndron epërsia e ateistit, është pasqyra në të cilën fetarët nuk duan kurrë të shohin sepse ajo thotë të vërtetën. Fetarët duan bindjen pa kushte, ky është nënështrim.

* * *
- Hyjnore… hyjnore, po sa? – pyetja.
- Sa njëçikëz me barrë, - përgjigja.
Cili njeri në botë, që nga linda e njerëzimit ka përjetuar diçka, qoftë edhe një fenomen, të ashtuquajtur hyjnor? Askush! Sepse të gjitha besimet monoteiste janë krijuar në rrethana të caktuara historike dhe këto rrethana janë mëse vulgare, nganjëherë banale, pikërisht kjo vërteton natyrën njerëzore.
Nëse Hebrenjtë përpunuan një fe, e bënë sepse kishin nevojë të ngutëshme për të qënë të lirë nga skllavëria dhe çmimi që paguan ishte i lartë, u skllavëruan shpirtërisht.
Krishtërimi përkoi me një periudhë tjetër skllavërie, atë romane dhe lindja e tij ishte e vetmja përgjigje për një ndërgjegje tashmë të kalbur në ujra amtie që kërkonte të plluskonte.
Islamizmi ishte e njëjta situatë, por për popuj nomadë, arabët, të cilët po humbisnin gjithçka pak e nga pak.
Pra të tre këto besime fetare ishin kërkesa për të dalë nga një gjendje e dëshpëruar dhe jo një ndriçim hyjnor.
Në fund të fundit askush nuk e pa Muhametin të bisedojë me zotin, ose e anasjellta. Të ashtuqujaturat ngjarje të tilla, që bien erë mashtrim, nuk janë gjë tjetër veç gjendje të caktuara të një deformimi psikologjik i cili shndrohet në histeri massive, i detyruar nga rrethanat.
Është për t’u shënuar se të gjitha “shfaqjet” e zotit janë bërë në rrethana të cilat është pak të quhen normale, rrethana të tilla janë:
- Moisiu, ndenji 40 ditë pa ngrënë e pa pirë derisa iu shfaq zoti dhe i diktoi mësimet. (shkencërisht mund të jetosh pa ngrënë deri në 40 ditë, por pa pirë vetëm 7 ditë)
- Danieli agjëroi pothuajse kaq kohë sa Moisiu.
- Samueli, qëndroi sëbashku me izraelitët për një kohë të gjatë në agjërim.
- Neemia agjëroi për lirinë e Izraelit, (ndoshta mund të ketë vlerën e një greve urie)
- Krishti, po kështu
- dhe po kështu Muhameti.
Çfarë kanë të përbashkët veç agjërimit të gjitha rastet?
Faktin që vetëm pas një situate të tillë ata mundën të binin në kontakt me Zotin. E, natyrisht provoni të mos hani jo 40 ditë qoftë edhe një javë dhe kini për të parë jo vetëm Zotin, por aq haluçinacione sa do t’ju kishte zili edhe vetë arkivi i Hollivudit.

* * *
Kështuqë pretendimet qesharake që ngrihen këtu, se ateistët nuk duhet të marrin pjesë në këto lloj diskutimesh, janë të diskretituara vetiu. Të vetquhesh me përvojë fetare, sepse , psh lexon kuranin, apo biblën apo Torah –un, etj, është një delir më shumë në psikozën tashmë të sëmurë.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

Problemi eshte se Vete NJerezit Duke mos Patur Dominim Absolut Ke NJerezit Perdorin Fete e NDryshme ne Bote te Kene DOminim mbi NJerezimin ...


Ky eshte Problemi Kryesor Aktual dhe qe do jete serish Deri ne NJe te Ardhme Tjeter ku te SHpresojme qe NJerezia te Jete me e Qarte per Synimet e LIdereve te Tyre Fetare ...

[/ QUOTE ]

Shume dakort, pikerisht kjo tregon natyren njerzore te fese. Nese do te kishte karakter hyjnor, idea e njeriut per te bere veprime ne emer te fese, bibles, apo kuranit do te shterrej ende pa lindur.
-ç'mund te thuash per nje islamist qe e vret ndergjegja kur shtyp padashur nje qen ne rruge, sepse kurani i thote se ai nuk duhet te vrase asnje kafshe pa qene e nevojeshme dhe atij tjetrit qe shperthen dinamit ne nje diskoteke, ose futet me avion e vret 2500 njerez? (nuk eshte pyetje drejtuar personalisht)Te dy bazohen tek "shenjteria" e te njejtit liber...(Nje prove me shume qe i xhvesh librat fetare nga te qenit hyjnore)
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
fete nuk e pranojne njera tjetren mbi vete o te barabarte, kur ato nuk kane nje kod te perbashket dhe nuk kane ca parime te pergjithshme te perbashketa te pranuara ne unanim, cfare duhet te presim ne...
keto po na bejne qe ne te kemi nje qark te shkurter me zotin. me sa di une qellimi i nje feje eshte te na lidhi me zotin, pasi njerezimi nuk e arrin dot komunikimin direkt me zotin. meqenese fete jane ne sherr e siper per te zgjedhur se kush prej tyre eshte idealja per kete qellim, atehere kush do ti shlyeje demet qe po i behen njerezimit ne fund...

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

Per cfare je duke folur?
Cfare demesh paska njerezimi me shvillimin e mendimit shkencor ne fushen e krahasimit te religjioneve? /pf/images/graemlins/confused.gif

Nuk e di se nga i gjenica gjera, po ju jane salduar disa skema mjaft te ndgurta te cilat i merrni apriori si e vertete dfinitive.
Keshtu, fete, nuk eshte aspak e vertete qe jane ne sherr, per asgje. Ne sherr mund te jene here pas here vetem njerezit, por kjo nuk ka te beje shume me fete.

Se dyti, kush tha qe fete nuk kane disa parime te perbashketa?

Se treti, sigurisht, te gjithe nejrezit e botes nuk pranojne se ndonje mendim i ndonje tjetri eshte me i larte apo i barabarte me mendimin e tyre.

Atehere, per cfare po flasim?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kush eshte feja Hyjnore?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Feja hyjnore eshte ajo qe nuk u imponohet te tjerave me arme . Ne periudha te ndryshme historike, kane mbizoteruar fe te ndryshme dhe ky eshte fakt.
Nje fe e ndertuar mbi gjak, qofte edhe ne emer te perendise nuk eshte hyjnore, por politike!

[/ QUOTE ]

Citimi yt nuk thote asgje Alinos.
Se pari, per te qene serioz nje citim duhet ti pergjigjet pyetjes pse dhe me pas si, duke u bazuar edhe mbi argumente.
Po te jete per opinione, une mund te te sjell pa fund.
Ne rastin konkret, citimi yt, ishte dhe shume i paqarte. Konkretisht, cfare kupton ti me "fe e ndertuar mbi gjak", me "fe hyjnore", apo te pakten na thuaj se cila eshte kjo fe hyjnore dhe cila qenka ajo e ndertuar mbi gjakun?
 

Gysi

Primus registratum
Re: Korbi korbit, s’ja nxjerr sytë…

Se pari Atman, nuk ka folur askush ketu per perjashtimin e ateisteve nga debati, por, nese postimi yt ka te beje me nderhyrjen time, llafi ishte se kush ka me teper mundesine per te qene me objektiv. Jashte apologjive te ndonjeres prej paleve, te thuash se dikush qe nuk ka njohurite dhe pervojat e duhura fetare eshte me objektiv se ai qe i ka keto eshte marrezi.

Ateisti ka vertete te drejte te nderhyje ne probleme fetare, per aq sa ateistet dhe teistet jetojne ne nje shoqeri dhe u duhet ti ndajne bashke problemet shoqerore qe lidhen me keto ceshtje, por nuk mund te hysh ne kete problematike i armatosur me armet e injorances dhe te japesh definicione apriori, pa marre aspak parasysh menyren e te konceptuarit te tjetrit.

Ti mund ta quash besimin hsiterizem masiv, ashtu sic edhe une mund ta quaj te tille ateizmin (dhe me shume me teper te drejte se ty, edhe per nga aspekti historik), por kjo nuk eshte gjuhe debati. Perkundrazi kjo do te thote te shtosh pjesmarrjen e shurdh-memeceve duke kontribuar me teper ne kakofonine ideore apo ne komplikimin dhe kaotizimin e erresires ideore ne kete debat.
Sa per te drejten arbitrare te kohes, duhet te kuptosh qe jane perseri njerezit qe e interpretojne sipas shurdherise dhe memecerise se tyre kete te drejte. Ti thua qe koha i dha te drejte ateizmit ne fitoren "perfundimtare" ndaj erresires mesjetare kristiane, ashtu sic edhe po i jep perseri te drejte ateizmit ndaj erresires se sotme arabe islamike... Por koha rrjedh dhe kjo e drejte leviz. Realisht ndergjegjia fetare ne vendet islamike eshte ne nje rritje gjithmone e me te fuqishme (po supozojme se e gjithe bota islamike eshte ne ate qe ti e quan mesjete, ku ne fakt ti pergjitheson disa raste te vecuara ne shoqeri mjaft te marxhinalizuara, per ti quajtur si perfaqesues ti Islamit).
Por, duke ia lene te ardhmen kohes, edhe deri tani, ceshtja e te drejtes kohore eshte e interpretueshme ne menyra te ndryshme sipas ideologjive te ndryshme. Une mund te them me po kaq bindje se lufta e II boterore, utopite megaidioteske si nazismi, komunizmi etj., ishin rezultatet dhe frytet me te dukshme te kryeutopise se verber te ateizmit.

Shembulli i nje ndeshjeje futbolli qe ti merr eshte i maftueshem per te pohuar pikerisht ate qe them une. Nje tifoz, sado i vemendshem te jete per futbollin, nuk mund te jape ndonje opinion me profesional sa ai i lojareve apo trainereve qe luajne ne fushe. Ne kete menyre, opinioni i tifozeve (qe per nga shurdheria dhe verberia jane te pakrahasueshem), vetem se do ta bente edhe me te ngaterruar mendjen e nje njeriu qe kerkon te dije se cili prej ekipeve po luan me mire.


Dhe cila eshte e mira e ateizmit? Dyshimi!
Por per c'dyshim behet fjale?
Kemi dy menyra te te dyshuarit:
Dyshimi shkencor, i cili perpiqet qe gjithmone te sjelle hipoteza dhe variante te ndyrshme per nje ceshtje, dyshim qe perpiqet ta sulmoje teorine e vet, per ta bere ate me te qendrueshme, ose edhe per ta hedhur poshte, ne rast se ajo nuk i qendron dyshimeve (per kete shih Poperin).
Dhe kemi edhe dyshim iracional, i cili kthehet thjesht ne skepticizem ideor apo filozofik, qe realisht con ne agnosticizem pa fryte.
Per mua i pari eshte dyshim serioz dhe shkencor, pasi eshte dyshim konstruktiv, e vetmja rruge per te shkuar tek siguria (Lexo Dekartin), ndersa i dyti eshte skepticizem pasiv, qe struket ne kolltukun e ngrohte te mosdhenies pergjigje, te mosmarrjes se angazhimeve. Pikerisht une zgjedh te parin. Dyshimin si rruge per tek siguria. Dhe per kete te garantoj qe shumica e dijetareve te feve e kane ne konsiderate.
Por, pervec kesaj, dyshimi i ateisteve nuk eshte dyshim. Ai eshte nje bindje. Ateisti nuk dyshon ne ekzistencen e nje feje hyjnore, ashtu si edhe ne ekzistencen e vete Hyjnise. Ateisti nuk beson fare, ose me mire beson verberisht ne mosekzistencen e nje hyjnie. Ai nuk e pranon dhe nuk e njeh hyjnine. Pikerisht dyshimi i vertete, dyshimi shkencor eshte i perjashtuar tek ateistet.

Po e le me kaq, sepse u zgjata shume. Nuk e di nese do te gjej kohe per te shpjeguar problemet e tjera qe ti ngre, te cilat, nese do te kishe me teper njohuri fetare nuk do t'i ngrije, por per pejsen e pare, besoj se shkurtimisht e dhashe nje ide.


P.s. "Korbi korbit s'ia nxjerr syte"
Sigurisht, ne nuk duam te qerrojme askend, perkundrazi duma t'i ndricojme te tjeret. Tu japim sa me teper drite, me aq sa mundemi.
Nuk e di per ju ateistet!
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Korbi korbit, s’ja nxjerr sytë…

E hapa kete teme si debat teologjik per dy fete kryesore ne shqiperi.Nese dikush do te ishte objektiv do te kishte kundershtuar me fakte.Nejse meqe Gysi dhe dikush tjeter kerkon te dialogojme ne baze te parimeve dhe kritereve per vleresimin e nje feje hyjnore une po sjell parimet baze qe duhet te kete nje fe per tu quajtur hyjnore.Kush ka kundershtime eshte i lire per te dialoguar.


Feja e vërtetë dhe karakteristikat e saj

a)Feja e drejtë dhe e vërtetë është vetëm një si pasoje i te qenurit te Shpallesit te saj Një (ZOTIT).

b)Feja konsiderohet e vërtetë kur ajo e ka burimin e saj nga hyjnorja dhe jo nga njerzorja.

c)Të predikoje ne themel te saj Besimin ne një Zot dhe largim nga idhujtaria dhe adhurimi i krijesave qofshin këto njerëz, planete, kafshe ose sende.

d)Të predikoje për ekzistencën e botës materiale dhe ideale ose shpirtërore (duke marrë prej te mirave të tyre dhe u lerguar prej te keqijave të tyre)

e)Të predikoje harmonizimin ose balancimin e shpirtit dhe materies(pra asnjë prej tyre të mos lihet anash).

f)Të jetë ne harmoni me natyren njerzore(pra te këtë moral higjene, karakter, lehtesim dhe mos veshtirsim)

g)Të udheheqe njerzimin ne perparimin e pergjithshem

h)Të perfshije të gjitha fushat e veprimtarise njerzore(ciklin nga lindja deri ne vdekje eme shumë se këto)

j)Të këtë parime universale (pa dallime kombesish, rracash dhe vetish te tjera qe rrjedhin nga natyra e krijuar njerzore dhe jo nga ajo qe eshtepasoje e vullnetit )

i)Të urdhëroje për te mirë dhe te ndaloje nga e keqja(sipas veprimit të tyre do këtë dënim ose shperblim)
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Korbi korbit, s’ja nxjerr sytë…

Largimi i shpalljeve hyjnore nga populli Izraelit dhe ardhja e Profetit Muhamed a.s.

Bibla tregon perheqjen e profeteve nga populli izraelit pershkak te mosbindjes ndaj tyre, maltratimit te tyre dhe vrasjeve te tyre.

"Skeptri <u>nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit</u> nga kembet e tij derisa te vije Paqja dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)

Per shkak te adhurimit te kota Zoti premtoi se beslidhjen e tij do ta ndertonte me nje popull tjeter


" dhe tha une do tua fsheh atyre izraeliteve fytyren time dhe do te shoh cili do te jete fundi i tyre sepse ata jane nje brez i degjeneruar ,bij tek te cilet nuk ka fare besnikeri.Ata me kane bere xheloz me ate qe nuk ishte zot ,kane provokuar zemerimin tim me idhujt e tyre te kote dhe Une do ti bej ato xheloz me njerez qe nuk jane nje popull do te ngacmoj cmiren e tyre me nje komb qe seshte ne vete.(ligji i perterire 32-20-50)



Pastaj ai(Jezusi) filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".
Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
Tani kur të vijë i Zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve?
Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe <u>do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë</u>, të cilët do të japin prodhime në kohën e vet.
Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
Prandaj po ju them se juve <u>do tu hiqet mbretëria e Perëndisë</u> dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.
Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)-



37 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.
39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''. Matthew 23:37)"

Kush do te ishte ky i bekuar?

7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.(Gjoni 16)

10 Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
11 Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
12 Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".,(isai29*)



Kuran

96. 'Alek
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

(Muhamedi a.s u pergjigj se nuk di te lexoj atehere zbriti ajeti tjeter)

3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
__________________
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Korbi korbit, s’ja nxjerr sytë…

Per ata pacifiste qe mendojne se lufta eshte kriter kunder nje feje per tu quajtur hyjnore e kane gabim.Megjithese kete si fakt e perdorin kristianet doja tu beja me dije se te gjithe profetet kane pasur armiqesi ne kete toke disa prej tyre kane luftuar dhe kane triumfuar e disa jane vrare.Shembulli i Mosiut qe ne fillim ishte i shtypur nga nje besimtar eshte si shembulli i profetit Muhamed a.s.Me pas te dy keta profete te Zotit perhapen shpalljen dhe urdherin e Zotit ne kohen e tyre duke qene fuqi ushtarake ne toke.Ndersa Jezusi ne fillim ishte i shtypur kjo nuk do te thote se ai nuk deshironte te luftonte te keqen.Pikerisht ai ndodhej ne pjesen e pare te historise se ndodhise se nje profeti.Ne pjesen e shtypjes e ndersa do te rikthehet ne toke per te permbushur pjesen e dyte ate te pushtetit ushtarak dhe politik por kete here thjesht sinje besimtar i thjeshte dhe rob i Zotit per te cilen flet dhe zbulesa ne bibel.

Xhihadi i Abrahamit ne bibel.


14 Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.

15 Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.

16 Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.(Zanafilla 14)


Tjeter Xhihad Biblik


25 Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.


26 Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.


27 Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.


28 Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,


29 dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.


30 Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi".


31 Por ata u përgjigjën: "A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?".Zanafilla 34

Mos u qani tani per aktet e muslimaneve sepse bibla e ligjeron vrasjen e nje qyteti te tere vetem per nje perdhunim.



Xhihadi i Mosiut


Xhizja BIBLIKE


Ligji i Përtërirë, kapitulli 20 dhe na e komentoni sipas llogjikës tuaj njerzore:

“ Kur t’i afrohesh një qyteti për ta sulmuar, do t’i ofrosh së pari Paqen. Në qoftë se pranon ofertën tënde të paqes dhe t’i hap dyert e tij, tërë populli që ndodhet aty ka për të paguar haraçin(xhizen) dhe do të shërbejë. Por në rast se nuk do të bëjë paqe me ty dhe kërkon luftë kundër teje, atëherë ti do ta rrethosh. Kur më vonë Zoti, Perëndia yt, do të ta japë në dorë, do të vrasësh me shpatë tërë meshkujt e tij; por gratë, fëmijët, bagëtin dhe të gjitha ato që ndodhen në qytet, tërë prenë e tij, do t’i marrësh si plaçkën tënde; dhe do të hash plaçkën e armiqve të tu që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë. Kështu do të veprosh në të gjitha qytetet që janë shumë larg nga ti dhe që nuk janë qytete të këtyre kombeve.



Xhihadi i Jezusit ne Dhiaten e re





Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve. (Mateu 5:19)

“ Por është më e lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtëë qoftë edhe një pikë nga ligji.” (Lluka 16:17)

“ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.” (Mateu 5:17)





34 ``Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.
35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,
36 dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.
37 Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.(Mateu 10)

49 ``Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur.
51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por më shumë përçarjen;
52 sepse, tash e tutje, pesë veta në një shtëpi do të jenë të ndarë: tre kundër dyve dhe dy kundër treve.
53 Babai do të ndahet kundër të birit, dhe i biri kundër babait; nëna kundër së bijës dhe e bija kundër nënës; vjehrra kundër nuses së saj dhe nusja kundër vjehrrës së vet``. (Luka 12)

sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t`ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit, dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)



Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).

27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"`(Luka 19/27)`.





36 U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

37 Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre``.

38 Atëherë ata thanë: ``Jezus, ja këtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.


49 Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ``Jezus, a t`u biem me shpatë?``.

50 Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.
51 Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Lëreni, mjaft kështu(Luka 22)

51 Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin(Mateu 26)




Pse nuk luftoi Jezusi?

50 Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.(Marku 14)

Jezusi donte qe te luftonin por ai iu nenshtrua fatit.

36 Jezusi u përgjigj: ``Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``(Gjoni 18).


E mos flasim per luften e Salomonit , Davidit, Joshuas etj.A nuk ishin keta profete dhe a luftuan per parime te drejta?
 

atman

Forumium maestatis
Re: Vallja e shpatave……

Kronologjia e përhapjes së islamizmit nëpërmjet një valleje të quajtur Paqe e përgjakëshme.

VITI…570 - lindi Muhameti.

……622 - ikja drejt Medinesë, i quajtur Egira ose Hidjra.

……624 – Beteja e Badr.

……625 – Beteja e Uhud.

…….627 – Rrethimi i Medinesë dhe lufta e transheve, ose e pozicioneve.

……628 – Ekspedita ndëshkimore në Mekë.Armpushimi i Hudaybiya.
……630 – Pushtimi i Mekës. Beteja e Hynayan.

……632, - 8 - Qershor vdekja e Muhametit.

…….632 – 634 Kalifi Abu Bakr.

……..634 – 644 – Kalifi Umar ibn a-khattab

……..644-656 - Kalifi Ali ibn Abi Talib.

……...661-750 – Dinastia Omayyadi.

……...665 – 698 – Pushtimi i Afrikës së veriut. Në 680 beteja e Qerbelasë, vdes al- Hysein djali i Aliut.

……...711-732 - Pushtimi i Spanjës.
………750 – 1258 – Sundon dinastia e Abbasidëve të Bagdatit, mori fund me ardhjen e Mongolëve. Vallen e vazhduan Osmanllinjtë për të arritur deri tek vendosja e kokrës së qershisë mbi tortën islame:
shekulli i njëzetë, viti 1915 – të NJEMILION E GJYSËM
ARMENË TË MASAKRUAR. Kështu islamistët ishin ata që shënuan në histori holokaustin e parë duke masakruar një popull faji i vetëm i të cilëve ishte se besonin në Krisht.

PYETJE: - Gjeni ku fshihet HYJNORJA KËTU?
 

ndricim

Primus registratum
Re: Vallja e shpatave……

atman
Shumica e ktyre betejave kane qene si 'vetmbrojtje' dhe jo 'sulm'.
Kur arabet i varrosnin vajzat e reja te gjalla, prostitucioni ishte ne kulm dhe zhvilloheshin beteja mes fiseve, ishte feja hyjnore qe i bashkoi k'ta njerez dhe solli paqen ne vendin me skandaloz qe ishte ne ate kohe.
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Vallja e shpatave……

Kush quhet Mbreteria e Zotit ne toke?

Jezusi deklaron se mbreteria e Zotit, zbatimi i ligjeve dhe urdherave te tij do te largohej prej juruzalemit dhe do ti jepej nje populli tjeter.


Tani kur të vijë i Zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve?
Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do të japin prodhime në kohën e vet.
Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.
Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)-



Ai gjithashtu deklaron se Mbreteriae tij nuk do te ishte e kesaj bote sepsenuk kishte njerez me te cilet do luftonte dhe do ta ngrinte ate.Plus qe nuk kishte njerez qe te luftonte porse megjithe mrekullite e tij njerzit zgjodhen baraben kundrejt tij.

36 Jezusi u përgjigj: ``<u>Mbretëria ime nuk është e kësaj bote</u>; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej``(Gjoni 18).



Kjo mbreteri eshte mbreteriua Islame e cila zbaton me perpikmeri ligjet e Zotit dhe ka per baze kushteteten islame.

19 Por ne e dimë se gjithçka që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën ligj, me qëllim që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota t`i jetë nënshtruar gjykimit të Perëndisë,.(Romakëve 3)

33 të cilët, me anë të fesë nënshtruan mbretërira, realizuan drejtësinë, arritën ato që u premtuan, ua zunë grykën luanëve, Hebrenjve - Kapitulli 11

Ja cilesite e kesaj mbreterie.

Monoteizmi

Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve&gt; Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga <u>mbretëria e Perëndisë</u>.
Mateut 22/ 34-40: "Dhe tha Mesihu në fund: Nga këto dy urdhërime varet I tërë ligji dhe profetët."


Largimi i veseve te cilat shkatarrrojne njerzimin

9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
12 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(1 e Korintasve 65 )


Gjithashtu bibla tregon se keta nuk do trashegojne mbreterine e Zotit megjithese kristianet justifikohen vetem ne besim duke harruar thyerjen e ligjeve te cilen e shpiku Pali.

9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)


14 Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.

15 Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.(Zbulesa 22 )


Sipas bibles thyerja e ligjeve te Zotit dhe mos pranimi i mbreterise se Zotit eshte ka me denim te rende.


28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve. Hebrenjve - Kapitulli 10

27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritini përpara meje!"`(Luka 19/27)`.


I mallkuar eshte ai qenuk i bindet ligjeve te Zotit sipas bibles

26 "Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t'i zbatuar në praktikë!". Tërë populli do të thotë: "Amen".(Ligji i perterire 27)

26 Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin;

27 <u>bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit</u>, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj;

28 mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 11

10 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: "I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar".(Galatsve 3)




Cmund te thoni per Palin tani qe shfuqizoi ligjet ?

Jezusi nuk erdhi per ti shfuqizuar keto ligje

“ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.” (Mateu 5:17)

Prandaj i mallkoi ato qe nuk zbatojne dhe nuk njohin ligjet e Zotit

Gjoni 7:49 Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.


Kjo Mbreteri e Zotit nuk pranon veren dhe pijet dehese

9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,

10 <u>me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,</u>
11 dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".(Leviticu 10)


Kjo perandori nuk do kete Ikona dhe figura te cilat adhurohen ne faltore.


14 Dhe mua, në atë kohë, <u>Zoti më urdhëroi t'ju mësoj statutet dhe dekretet, që t'i zbatoni në vendin ku jeni duke hyrë për t'u bërë zotër të tij</u>.

15 Me qenë, <u>pra se nuk patë asnjë figurë</u> ditën që Zoti ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, tregoni kujdes të veçantë për shpirtërat tuaja,

16 me qëllim që të mos shthureni dhe <u>të mos gdhendni ndonjë shëmbëlltyrë, në trajtën e ndonjë figure: paraqitjen e një burri apo të një gruaje,(Jezusit apo Marise)</u>

17 paraqitjen e një kafshe që është mbi tokë, paraqitjen e një zogu që fluturon në qiell,

18 paraqitjen e çdo gjëje që zvarritet mbi dhe, paraqitjen e një peshku që noton në ujërat poshtë tokës;

19 sepse duke ngritur sytë në qiell dhe duke parë diellin, hënën, yjet, të tëra, domethënë tërë ushtrinë qiellore, ti të mos nxitesh të biesh përmbys përpara këtyre gjërave dhe t'u shërbesh, gjërave që Zoti, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që ndodhen nën të gjithë qiejtë;


23 <u>Ruhuni se harroni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ka lidhur me ju, dhe bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur në trajtën e çfarëdo gjëje që Zoti, Perëndia yt, e ka ndaluar.</u>

24 Sepse Zoti, Perëndia yt, është një zjarr që të konsumon, një Zot ziliqar.

25 Kur të kesh pjellë bij dhe bij të bijve të tu, dhe të keni banuar për një kohë të gjatë në atë vend, në rast se shthureni dhe sajoni shëmbëlltyra të gdhendura në trajtën e çfarëdo gjëje, dhe bëni të keqen në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj, për ta ngacmuar,
(Ligj perterire 4)


Kjo Mbreteri nuk i pranin profetet qe i ofrojne njerzve besimin ne shume zotera qofshin tre apo me shume.Kjo Mbreteri e anullon trinitetin.Mos harroni Palin dhe Kontsandinin.

1 "<u>Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar</u> dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,

2 dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas <u>perëndive të tjera</u> që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",

3 ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 13

Sepse Zoti eshte nje dhe jo tre

Monoteizmi kunder trinitetit


35 Të tëra këto të janë treguar, në mënyrë që të pranosh se Zoti është Perëndi dhe që nuk ka asnjë tjetër veç tij.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

39 Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër (Ligji i Përtërirë - Kapitulli 4)

7 Nuk do të kesh perëndi të tjera përpara meje.(Ligji i Përtërirë - Kapitulli 5)

39 Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.Ligji i Përtërirë - Kapitulli 32

Isaia per Monoteizmin

5 Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi. Të kam rrethuar, ndonëse ti nuk më njihje,Isaia 45/5 dhe po tek

9 Kujtoni gjërat e kaluara të kohëve shumë të vjetra, sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,Isaia 46/9

Moisiu per Monoteizmin


(Eksodi 20)


1. "Nuk do të kesh perëndi të tjerë para Meje".
2. "Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje.... Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh".
3. "Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot".
4. "Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar".

Gjashtë të fundit janë rreth dashurisë për njeriun

5. "Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde".
6. "Nuk do të vrasësh".
7. "Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore".
8. "Nuk do të vjedhësh".
9. "Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd".
10. "Nuk do të dëshirosh...asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".


Jezusi per Monoteizmin kunder trinitetit

Markut 12/ 28-34: "28. atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se si iu ishte përgjigjur mirë iu afrua dhe e pyeti: Cili është I pari I të gjitë urdhërimeve? 29. Dhe Jezusi iu përgjigj: -Urdhërimi I parë I të gjithëve është: Dëgjo, o Izrael! Zoti, Perëndia ynë është I vetmi Zot. 30. Dhe, duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me të gjithë mëndien tënde e me të gjithë forcën tënde! Ky është I pari urdhërim. 31. Dhe I dyti I ngjan këtij: Duaje të afërmin tëndi porsi vetveten. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta. 32. Atëherë skribi I tha: Mirë mësues, the sipas të vërtetës se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë përve&gt; Tij, 33. dhe ta duash me gjithë zemër, me të gjithë mëndien, me gjithë shpirti e me gjithë forcë dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa të gjithë olokaustet dh fllijimet. 34. Dhe Jezusi duke e parë se ai ishte përgjigjur me mend, I tha: Ti je nuk larg nga mbretëria e Perëndisë. Dhe më askush nuk guxoi më ta pyesë."



Ne te nuk hahet mish derri

7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
8 Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.(Levitiku - Kapitulli 11)


Nuk perdoret Kamate

21 Mos keqtrajto të huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.
22 Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim.

23 Në rast se i mundon ata në një farë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj pa tjetër britmën e tyre;(Palestinezet)

24 do të zemërohem dhe do t'ju vras me shpatë; gratë tuaja do të mbeten të veja dhe bijtë tuaj jetimë.

25 Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t'i imponosh asnjë kamatë.
(EKsodi 22)


Psalmi 15:5
5 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.


Do kete gra me shamia

5 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
8 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
10 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. (Letra e korintesave 1)


Do kete burra me mjekra

27 Nuk do t`i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.Levitiku 19
5 Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.(Lutviku21)


Denimi i imoralitetit

23 Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
24 që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt. .(Deuteronomy 22)

Mos lidhje martesore me idhujtare dhe politeiste

3 Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t`u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
4 sepse do t`i largonin bijtë e tu nga unë për t`u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t`ju shkatërronte menjëherë.(Ligji i Përtërirë 7)


Sdo kete homoseksualizem

26 Prandaj Zoti i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
27 Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
28 Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
29 duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
30 mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
31 të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
32 Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.(Romakeve 1)

Renegimi dhe denimi

Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).

13 që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t`u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,
14 ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,
15 atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij
.(Ligji i Përtërirë 13)

Konsiderimi i Hebrejve te mallkuar dhe qe nuk i do Zoti dhe armiq te gjithe njerzimit

50 me qëllim që këtij brezi t`i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:(Luka 11)


sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombasve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga Judenjtë, të cilët e vranë Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,(1 e Thesalonikasve Kapitulli 2 /14-15)


Besues se librat e meparshem jane ndryshuar dhe nuk adhurojne krijesen (jezus) ne ved te Zotit.

25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1)


Mos shenjterimi i njerzve te vdekur


28 Po kështu edhe ju, nga jashtë dukeni vërtet njerëz të drejtë, por nga brenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.
29 Mjerë ju, skribë e farizenj, ju hipokritë! Sepse ju ndërtoni varret e profetëve dhe stolisni përmendoret e të drejtëve(Mateu 23)


Mos festimi i festave pagane

3 Sepse zakonet e popujve janë kotësi: sepse është si dikush që pret një dru në pyll, puna e duarve të një punëtori me sëpatë.
4 E zbukurojnë me argjend dhe me ar, e fiksojnë me gozhda dhe çekiçë që të mos lëvizë nga vendi.
5 Idhujt qëndrojnë drejt si një palmë dhe nuk mund të flasin; duhet t`i mbartësh, sepse nuk mund të ecin. Mos kini frikë prej tyre, sepse nuk mund të bëjnë asnjë të keqe dhe as që kanë mundësinë të bëjnë të mirë".(Jeremia 10)

Nuk degjojne muzike sataniste

11 Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes për t'u turrur pas pijeve dehëse dhe vonohen deri në mbrëmje sa të flakërohen nga vera!
12 <u>Në banketet e tyre ka qeste, harpa, dajre, fyell dhe verë,</u> por ata nuk i kushtojnë kujdes veprës së Zotit dhe nuk marrin parasysh atë që ai ka bërë me duart e tij. (isaia 5)


Agjerojne

2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.
4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: "Eshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"".Mateu - Kapitulli 4


Mbreteria e Zotit nuk eshte sipas pasurise por sipas besimit dhe veprave te mira



15 Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Zotit nuk është në të, 1 e Gjonit - Kapitulli 2

Vjedhesi dhe mekati

43 Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,(Marku 9)



24 Dhe po jua përsëris: Eshtë më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë".(Mateu 19)



RRobat e tyre

5 Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t`u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.(Mateu23)

Nuk kane Pape

9 Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.[ E ka fjalen per Papen qe i thojne ati i shenjte).(Mateu23)


E pra beni dallimin tani midis krishterimit laik dhe islamit fetar dhe do te shikoni se vullneti i Zotit ne toke zbatohet vetem nga muslimanet.


9 Ju, pra, lutuni kështu: "Zoti ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
10 Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.(Mateu 6)
 

ujku81

Primus registratum
Re: Vallja e shpatave……

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
atman
Shumica e ktyre betejave kane qene si 'vetmbrojtje' dhe jo 'sulm'.
Kur arabet i varrosnin vajzat e reja te gjalla, prostitucioni ishte ne kulm dhe zhvilloheshin beteja mes fiseve, ishte feja hyjnore qe i bashkoi k'ta njerez dhe solli paqen ne vendin me skandaloz qe ishte ne ate kohe.

[/ QUOTE ]

Pushtimi i Spanjes dhe masakrimi i armeneve, vetmbrojtje ishin?? Bashkimi i fiseve u be me lufte apo e perqafuan fene e re vete??
 

ndricim

Primus registratum
Re: Vallja e shpatave……

Ujko, Spanja eshte nje shembull i mire qe tregon diferencen mes islamit dhe kirstianizmit.

Islami ne Spanje nuk u perhap me dhune dhe ne ate kohe spanjollet ishin shume te varfer derisa erdhen arabet dhe ky vend u zhvillua.

Kristianizmi u perhap sipas ligjeve te bibles, duke vrare te palindurit.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Vallja e shpatave……

Ore s'me rruhet fare per kristianizmin mua. Po pyes, pse e pushtuan Spanjen arabet??????? Per vetembrojtje?????
Per te perhapur islamizmin??? Atehere c'fe hyjnore eshte kjo (si gjithe te tjerat) qe eshte perhapur me pushtim.
Pse nuk derguan njerez qe te predikonin atje po derguan ushtrine??
Te thuash qe feja ime eshte me e mire se jotja se une kam vrare me pak, ose kam qene me i meshirshem me viktimat, eshte thjesht te tallesh me ata qe besojne. /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

P.S: Po per armenet c'mund te thuhet?? /pf/images/graemlins/smirk.gif
 
Top