Re: Kush e urdheron njeriun, zemra apo truri?
Ka situata ne te cilat vete llogjika nuk ben llogjike, dhe ka te tjera ne te cilat arsyet e shpirtit nuk bejne llogjike. Thjesht mund te pyesesh: "Logjika nuk ben llogjike sepse nderthuret me ndjenjen, apo ndjenja nuk ben llogjike pasi kjo e fundit nuk i pranon parametrat e ndjenjes?" A punojne vertet 'kunder njera-tjetres' apo 'plotesojne njera-tjetren' keto dy variable?
Une do te thoja qe nje pyetje si kjo qe eshte shkruar thjesht limiton njeriun ne zgjedhjet e tija. Jeta nuk jetohet me formule, por me dite-pas-dite. Ai qe shkruan: "Njeriun e drejton mendja" i mohon vehtes dashurine, dhimbjen, kenaqesine dhe zhgenjimet. I mohon, pra, ndjenjen. Nderkohe qe ai qe shkruan: "Njeriun e drejton zemra" lejon qe ndjenja ti udheheqe llogjiken dhe pa kete te fundit njeriu nuk eshte i afte t'i mbijetoje dites. Duke bere njeren prej zgjedhjeve thjesht njeriu paraqitet si 'gjysmak' dhe per rrjedhoje i dobet dhe nje 'shenjester e lehte' gjuajtje. Balancimi i te dyjave nga ana tjeter e ben dike 'pro' ne lojen e jetes.
Ka momente kur llogjika e njeriut del kunder ndjenjes dhe raste kur njeriu ndjen edhe kur llogjika kerkon te nenshtroje ate. Eshte nje beteje llogjike vs. ndjenje qe merr pjese cdo dite dhe situate per situate njera shfaqet fituese...E nderkohe ka dhe rastet kur llogjika justifikon ndjenjen (te shumtat e hereve dalin te gabuara (lol) )e nderkohe ndjenja falimenton te beje kompromis me llogjiken.
(Diku aty ne kete lemsh dhashe dhe mendimin tim)