Kush e lufton korrupsionin?

komino

Valoris scriptorum
Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M




PER


KRIJIMIN E TASK FORCËS ANTIKORRUPSION

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:



1. Krijimin e Task Forcës Antikorrupsion, i cili të kryesohet nga Kryeministri dhe të ketë në përbërje:

-Zëvendëskryeministrin zëvendëskryetar;
-Ministrin e Financave anëtar;
-Ministrin e Brendshëm anëtar;
-Ministrin e Drejtësisë anëtar;
-Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit anëtar;
-Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës anëtar;

-Drejtorin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe
Antikorrupsionit në Kryeministri, anëtar;
-Drejtorin e Agjencisë së Prokurimit Publik anëtar;
-Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të auditimit të Brendshëm,në Ministrinë e Financave anëtar;
- Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave anëtar;
- Kryeregjistruesin e Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme anëtar;
-Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm,në Ministrinë e Brendshme, anëtar;
- Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it anëtar;

2.Task Forca Antikorrupsion ka këto funksione:

a)Analizon problemet e korrupsionit dhe të etikës së qeverisjes;
b)Përcakton përparësitë strategjike, synimet, objektivat dhe masat konkrete për të luftuar dhe parandaluar korrupsion;
c)Propozon krijimin e grupeve të punës me ekspertë, sipas përparësive, propozon detyrat e tyre për zhvillimin e veprimtarive sektoriale, si dhe monitoron punën e tyre;
ç) Miraton projektin e planit të veprimit antikorrupsion dhe të mirëqeverisjes dhe ia paraqet për miratim Këshillit të Ministrave;
d) Përcakton fushat parësore për kontrollin e brendshëm, administrativ dhe financiar dhe, sipas rastit, mund të përcaktojë detyra konkrete kontrolli;
e) Siguron bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe shoqërive civile ;
ë)Garanton transparencë në luftën kundër korrupsionit.

3.Task Forca mblidhet një herë në muaj ose në çdo kohë me kërkesë të kryetarit.

4.Roli dhe përgjegjësitë e çdo anëtari të Task Forcës janë:

a)Të shkëmbejë informacione për çështjet e korrupsionit dhe veprimtaritë antikorrupsion në institucionet e tyre;
b)Të drejtojnë sipas rastit, grupet e punës sektoriale dhe raportojnë në emër të tyre;
c)Të bashkërendojnë të gjitha veprimtaritë e fushës që mbulojnë, si dhe të drejtojnë punën për hartimin e planit të veprimeve sipas fushës së veprimtarisë;
ç) Të raportojnë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.

5.Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qëndrore që:

a)Të marrin masat në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Task Forca;
b)Të bashkëpunojnë me grupet e punës për hartimin e planit të veprimeve sipas fushave së veprimtarisë;
c)Të raportojnë pranë Task Forcës dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri, për zbatimin e planit të veprimeve sipas fushës së institucionit dhe institucioneve të varësisë;
ç) Të marrin masa për të garantuar informimin e publikut dhe për drejtimin e veprimtarive për ndërgjegjësimin dhe edukimin ligjor të qytetarëve;
d)Të sigurojnë bashkëpunim përfshirës dhe transparent me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

6.Vendimi nr. 470, datë 6.10.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe funksionimin e Komisionit Qeveritar të Luftës kundër Korrupsionit”, i ndryshuar, shfuqizohet.



Ky vendim hyn në fuqi mënjëherë.




KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM


PËR

LEJIMIN E ANTA, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR FONDIN E SHTUAR PËR PAGESËN E KONSULENTËVE JURIDIKË, TË PËRZGJEDHUR, PËR PËRFUNDIMIN E PËRGATITJES SË ANALIZËS JURIDIKE TË MBULIMIT TË GARANCISË POLITIKË TË RISKUT TË KREDISË QË DO TË MERRET NGA BNP PARIBAS BANK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT TË MODERNIZIMIT TË TRAFIKUT AJROR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:



1.Lejimin e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA), sha, që, për fondin 165 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) USD, të llogaritur si 30 për qind e fondit limit prej 550 000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) USD-sh, të përcaktuar në vendimin nr.462, datë 9.7.2004, të Këshillit të Ministrave, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, për plotësimin dhe përfundimin e analizës juridike të mbulimit të garancisë politike të riskut të kredisë, që do të merret nga BNP Paribas Bank, me katër konsulentë juridikë, si më poshtë vijon:

Weil Gotshal & Manges LLP, në Nju Jork 120 000 USD
Weil Gotshal & Manges LLP, në Bruksel 10 500 USD
Studio Legale Tonucci, në Shqipëri 30 000 USD
Thompson Couburn, në Uashington D.C 4 500 USD

2.Ky fond do të përballohet nga të ardhurat e ANTA, sha-së.

3.Ngarkohet ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



KRYEMINISTRI


SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM


PER LEJIMIN E KESH SHA-SE TE PERDORE PROCEDUREN “PROKURIM I DREJTEPERDREJTE” PER BLERJEN E ENERGJISE ELEKTRIKE NGA SHOQERIA SHTETERORE BULLGARE, NEK, PER PERIUDHEN 24 NENTOR-31 DHJETOR 2005



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pika 3 e nenit 17 të ligjit nr.7971, datë 26.07.1995 “për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:



1 Lejimin e KESH, sha-së që për fondin e vet limit prej 878 800 (tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind)euro, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtëpërdrejtë” me shoqërinë shtetërore bullgare, NEK, për blerjen e 30 400 MW energji elektrike, për periudhën 24 nëntor-31 dhjetor.

2 Ngarkohet KESH sha-ja të përballojë edhe kostot e tranzitimit dhe të shërbimeve të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në shumën e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.

3 Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH sha-ja për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



KRYEMINISTRI


SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Nr.690, datë 11.11.2005

PËR



LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR-DHJETOR 2005




Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:




1. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 4 084 800 (katër milionë e tetëdhjetë e katër e tetëqind) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë C.E Rovinari, Rumani, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 110 400 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005.

2. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 742 800 (shtatëqind e dyzet e dy mijë e tetëqind) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me shoqërinë Natsionalne Elektricheska Kompania-EAD (NEK), Bullgari, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 19 680 MËh, për periudhën 21 nëntor-31 dhjetor 2005.

3. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 1 949 184 (një milion e nëntëqind e dyzet e nëntë mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë EZPADA, Çeki, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 46 080 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005.

4. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 535, 818. 24 eurosh, ku përfshihen edhe taksat doganore dhe TVSH-ja, për energjinë e lëvruar, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë GSA, Shqipëri, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 11 520 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005.

5. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 2 910 000 (dy milionë e nëntëqind e dhjetë mijë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Montmontaza, Kroaci, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 69 120 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005.

6. Ngarkohet KESH, sha-ja, të përballojë edhe kostot e tranzitimit dhe të shërbimeve të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në shumat e përcaktuara në pikat 1 deri 5 të këtij vendimi.

7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Nr.699, datë 11.11.2005

PËR



LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR MBULIMIN E LETRËS SË KREDISË (LC) ME OVERDRAFT



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:



1.Lejimin e KESH, sha-së, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me Bankën Amerikane të Shqipërisë, sha, për mbulimin e fondeve, që duhen për letrën e kredisë (LC), për blerjen e energjisë elektrike, me over draft, në shumën deri në 8 000 000 (tetë milionë) euro.


2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



KRYEMINISTRI


SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M

Nr.701 , datë 10.11.2005

PËR

LEJIMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJEN E PAJISJEVE MJEKËSORE PËR SHËRBIMIN E NEUROKIRURGJISË, PRANË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I :

1.Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, për fondin e vet limit prej 24 000 000 (njëzet e katër milionë) lekësh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me shoqërinë “Fortune Albania”, shpk, për blerjen e pajisjeve mjekësore, mikroskop elektronik, për neurokirurgjinë e kirurgjinë spinale, dhe autoklava, për shërbimin e neurokirurgjisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.



2. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M

Nr. 700, datë 10.11.2005

PËR



LEJIMIN E QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR FURNIZIMIN ME LËNDË DJEGËSE, PËR NGROHJE, DHE KARBURANT, PËR AUTOMJETE



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.9339, datë 21.12.2004, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2005”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



1. Lejimin e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, që, për fondin e vet limit, të ndarë si më poshtë vijon, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me këto shoqëri:



a) BOLV-OIL, sha, fondin prej 9 702 000 (nëntë milionë e shtatëqind e dy mijë) lekësh, për blerjen e solarit për ngrohje, me çmim 29.4 lekë/kg.

b) ARMO, sha, fondin prej 32 400 000 (tridhjetë e dy milionë e katërqind mijë) lekësh, për blerjen e gazoilit për ngrohje, me çmim 72 lekë/litri dhe fondin prej 768 000 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekësh për blerjen e gazoilit, me tollona, për automjetet, me çmim 80 lekë/litri.

c) Petrol Impeks, sha, fondin prej 375 000 (treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekësh, për blerjen e benzolit pa plumb, me tollona, për automjete, me çmim 125 lekë/litri.



2.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M

Per

LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR – DHJETOR 2005



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



1. Lejimin e KESh, sha-së, që, për fondin e vet limit prej 6 939 360 (gjashtë milionë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Energy Holding, Rumani, për blerjen e një sasie, deri në 175 680 MWh, energji elektrike, për periudhën 1 nëntor – 31 dhjetor 2005.

2. Kostoja e tranzitimit për mekanizmin Cross Border Trade (CBT), e cila nuk është përfshirë në fondin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga KESh, sha-ja.

3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESh, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJE TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR – DHJETOR 2005



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave



V E N D O S I:



1. Lejimin e KESh, sha-së, që, për fondin e vet limit prej 1 646 280 (një milionë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Natsionalne Elektricheska Kompania – EAD (NEK), Bullgari, për blerjen e një sasie, deri në 43 920 MWh energji elektrike, për periudhën nëntor – dhjetor 2005.

2. Kostot e tranzitimit dhe të shërbimeve të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në shumën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohen nga KESh, sha-ja.

3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESh, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Për

Shmangien e nepotizmit në administratën publike



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 3, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave



Vendosi:

1. Ndalohet të ushtrojnë detyrën brenda një institucioni publik, punonjës të lidhur mes tyre në lidhje familjare, të gjinisë apo të krushqisë. Ekzistenca e lidhjeve familjare, të gjinisë a të krushqisë përbën shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me njërin nga personat e lidhur në të njëjtin institucion. Quhen të lidhur sipas këtij vendimi personat kur kanë lidhje:



a) familjare: bashkëshort/bashkëjetues, bir/bijë dhe fëmijët e tyre;

b) të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj;

c) të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit, si dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve,



“Bashkëjetues”, sipas shkornjave “a” e “c”, të kësaj pike, është personi, i cili cilësohet si i tillë sipas nenit 163, të ligjit nr.9062, datë 8.5.2003, “Kodi i familjes”.

2. Personat e përzgjedhur fitues nga konkurrimi para fillimit të marrëdhënies së punës në institucion, deklarojnë me shkrim sipas formularit bashkëlidhur lidhjet familjare, të gjinisë a të krushqisë me persona të tjerë në institucion. Kur konkurrenti fitues ka lidhje me rrethin e personave të përfshirë në pikën 1, të këtij vendimi, ai skualifikohet si i papajtueshëm.

3. Personat e punësuar në institucionin publik kanë për detyrë të rideklarojnë lidhjet familjare, të gjinisë a të krushqisë, të krijuara rishtazi në institucion, brenda 2 javësh nga lindja e detyrimit sipas kësaj pike. Titullari i institucionit ka të drejtë të ngarkojë njësinë e personelit, të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara, kur ka të dhëna të besueshme për paraqitje rrethanash të rreme në to.

4. Në mungesë të një kërkese me shkrim nga personat e lidhur mes tyre me lidhje familjare, gjinie a krushqie, titullari i institucionit përcakton brenda 2 javësh nga dita e depozitimit të formularit se cili nga personat e lidhur do të qëndrojë në detyrë.

5. Deklarimi i parë i lidhjeve familjare, të gjinisë dhe të krushqisë në institucionet publike të kryhet brenda 6 javësh kalendarike nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ekzistenca e lidhjeve familjare në institucion përbën shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me njërin nga personat e lidhur mes tyre.

6. Punonjësit e skualifikuar sipas këtij vendimi, trajtohen si më poshtë vijon:

a) Vendosen në listë pritjeje dhe trajtohen sipas dispozitave ligjore në fuqi ku gëzojnë statusin e nëpunësit, në përputhje me ligjin nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.

b) Përfitojnë, kur kanë mbi 3 vjet vjetërsi pune të vazhdueshme në institucion, shpërblim financiar të menjëhershëm, të barabartë se paga e 15 ditëshit, mbi çdo vit të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës, kur janë të punësuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

7. Ky vendim e shtrin fushën e tij të veprimit në të gjithë organet e administratës publike, ku personeli trajtohet sipas ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, pavarësisht pozicionit dhe detyrës që kryen nëpunësi, si dhe në institucionet e varësisë së tyre me përjashtim të:

a) Policisë së Shtetit;

b) Kategori të caktuara punonjësish të administratës doganore dhe tatimore, për të cilët lidhjet familjare, të gjinisë a të krushqisë dhe rrethi i personave të lidhur brenda dhe jashtë administratës, trajtohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave;

c) Personeli mjekësor i shërbimit spitalor, me përjashtim të nivelit drejtues.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

Për

Shmangien e nepotizmit dhe ndikimit të pushtetit në rekrutimin dhe karrierën e personelit të administratës tatimore



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të nenit 9, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe të pikave 1 e 2, të nenit 3, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Rekrutimi i personelit në administratën tatimore kryhet nëpërmjet përzgjedhjes me konkurim sipas kritereve ligjore dhe procedurave të përcaktuar në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Konkurrentët ose personeli tatimor për detyrat: punonjës të nivelit të lartë, të mesëm e të ulët drejtues, punonjës ekzekutiv e punonjës të Policisë Tatimore, skualifikohen ose humbin të drejtën e vendit të punës, në rast se për ta ekzistojnë apo, pas emërimit, lindin shkaqe ligjore të papajtueshme për shkak të:

a) lidhjeve nepotike, ose

b) lidhjeve nepotike me pushtetin.

3. Lidhje nepotike janë lidhjet e mëposhtme ndërmjet konkurrentëve apo personelit tatimor të kategorive të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, me të gjithë personelin tatimor, eprorët deri në nivelin e drejtuesit të institucionit ku bëjnë pjesë, si dhe me drejtorët deri në nivelin e titullarit të institucionit epror:

a) lidhje familjare: bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre;

b) lidhje të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emte a ungj;

c) lidhje të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit, si dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve.

“Bashkëjetues”, sipas shkronjave “a” e “e”, të kësaj pike, është personi, i cili cilësohet i tillë sipas nenit 163, të ligjit nr.9062, datë 8.5.2003, “Kodi i familjes”.

4. Lidhje nepotike me pushtetin ekzistojnë apo lindin kur konkurrentët apo personeli i administratës tatimore, i kategorive të përcaktuara në pikën “2”, të këtij vendimi, kanë apo krijojnë lidhje nepotike nga ato të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës “3”, të këtij vendimi me:



a) Presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik;

b) Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat;

c) anëtarët e stafit politik të Kryeministrit dhe ministrit të Financave;

ç) deputetët;

d) titullarët e institucioneve: Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe

Prokuroria e Përgjithshme;

e) titullarët e institucioneve e qendrore të pavarura;

ë) titullarët e institucioneve qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrit

të Financave;

f) drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe zëvendësit e tij;

g) prefektin, kryetarin e bashkisë, kryetarin e këshillit bashkiak dhe të këshillit të qarkut, kryetarin e gjykatës së rrethit gjyqësor, prokurorin e rrethit gjyqësor, drejtorin e policisë së qarkut, për administratën tatimore, që vepron brenda territorit përkatës.

5. Konkurrentët fitues në kategoritë e përcaktuara në pikën “2”, të këtij vendimi, para fillimit të marrëdhënies së punës deklarojnë lidhjet për pikat 3 e 4, të këtij vendimi. Kur konkurrenti fitues ka lidhje nepotike apo lidhje nepotike me pushtetin, sipas pikave 3 e 4, të këtij vendimi, skualifikohet si i papajtueshëm për të kryer detyrën.

6. Drejtoria e personelit, para kryerjes së testimit për çdo vend pune, vendos në dispozicion të konkurruesve të dhënat për identitetin e personelit të institucionit, si dhe identitetin e drejtorëve deri në nivelin e titullarit të institucionit epror, për pozicionin vakant të punës.

7. Personeli i administratës tatimore, i kategorive të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, ka për detyrë të rideklarojë lidhjet nepotike a me pushtetin të krijuara rishtazi, brenda 2 javësh nga lindja e detyrimit sipas kësaj pike. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka të drejtë të ngarkojë drejtorinë e personelit të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara, kur ka të dhëna të besueshme për paraqitje rrethanash të rreme në to.

8. Verifikimi i parë i lidhjeve nepotike dhe lidhjeve nepotike me pushtetin bëhet brenda 6 javësh kalendarike nga hyrja në fuqi të këtij vendimi. Në verifikimin e parë, punonjësit duhet të deklarojnë lidhjet e pushtetit me pushtetarët, sipas listës së funksioneve të paraqitura në pikën 4 të këtij vendimi, në çastin e deklarimit dhe, në rast se rekrutimi i tyre është bërë në një periudhë jo më herët se katër vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, edhe me pushtetarët sipas listës së funksioneve të paraqitura në pikën “4”, në çastin e rekrutimit. Ekzistenca e lidhjeve nepotike a lidhjeve nepotike me pushtetin sipas kësaj pike përbën shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

9. Punonjësit e administratës tatimore të skualifikuar sipas këtij vendimi, në çastin e lirimit nga detyra, përfitojnë, nëse kanë mbi 3 vjet vjetërsi pune të vazhdueshme në këtë institucion, një shpërblim financiar të barabartë sa paga e një 15-ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës.



10. Punonjësit e administratës tatimore të kategorive të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, i dorëzojnë Drejtorisë së Personelit të institucionit deklaratat e plotësuara për lidhjet nepotike ose lidhjet nepotike me pushtetin, sipas formularit bashkëlidhur.



11. Ngarkohet ministri i Financave, që brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e tij.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

UDHËZIM

Për

Një shtesë në udhëzimin nr.1, datë 1.1.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhetë pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave



Udhëzon:

Në kapitullin IV, “Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit (hartuesit e dokumenteve të tenderit)”, të udhëzimit nr.1,datë 1.1.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, pas paragrafit të parë të shtohet teksti me këtë përmbajtje:

“Anëtarët e njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave përzgjidhen ndërmjet personave, të cilët nuk kanë lidhje:



a) familjare: bashkëshort/bashkëjetues, bir/bijë dhe fëmijët e tyre;

b) të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj;

c) të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit, si dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve,



me personat që ushtrojnë detyra a funksione shtetërore:



a) Presidenti i Republikës dhe stafi i tij politik;

b) Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat;

c) Anëtar i stafit politik të Kryeministrit;

ç) Deputet;

d) Titullar i institucioneve: Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme;

dh) Titullar i institucioneve qendrore të pavarura;

e) Titullar i institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit;

ë) Drejtues i Policisë së Shtetit dhe zëvendësi i tij;

f) Kryetar bashkie, kryetar i këshillave bashkiakë a i këshillit të qarkut, për ente prokuruese me vendndodhje brenda njësisë së bashkisë ose qarkut;

g) Prefekt, kryetar i gjykatës së rrethit gjyqësor të shkallës së parë, prokuror i rrethit gjyqësor, drejtor i policisë së qarkut, për entet prokuruese me vendndodhje brenda njësisë së bashkisë ose qarkut;

gj) Prokuror pranë prokurorisë së gjykatave të shkallës së parë, për ente prokuruese, për të cilat për shkak të vendndodhjes prokurori ka kompetencë territoriale të fillojë, ushtrojë apo mbarojë hetimin.



“Bashkëjetues” është personi, i cili cilësohet si i tillë sipas nenit 163, të ligjit nr.9062, datë 8.5.2003, “Kodi i familjes”.



Personat e caktuar ushtrojnë përgjegjësitë si anëtar të njësisë së prokurimit a të komisionit të vlerësimit të ofertave, vetëm kur kanë plotësuar dhe depozituar më parë, pranë titullarit të entit, formularin e lidhjeve nepotike me pushtetin, sipas tekstit bashkëlidhur. Plotësimi i formularit kryhet për çdo tender. Formulari administrohet dhe vendoset në ruajtje, së bashku me dokumentacionin e prokurimit. Punonjësi i entit ose personi i jashtëm mban përgjegjësi personale dhe lirohet menjëherë nga detyra që kryen, nëse nga një kontroll i ushtruar ose nga informacionet e mbërritura në ent rezulton se ai ka kryer deklarime të pavërteta, pavarësisht ligjshmërisë apo rregullsisë së veprimeve të tij në tender.”.



Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



Kryeministri

Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

PER

LEJIMIN E INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE TË NDËRMARRJEVE E SHOQËRIVE ME KAPITAL SHTETËROR TË PËRDORIN PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTËPËRDREJTË”, PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË MJETEVE MOTORIKE, PËR PËRGJEGJSINË NDAJ PALËVE TË TRETA



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik” të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:



Institucionet buxhetore, për fondet limit, të miratuara në buxhetin e viti 2006 dhe ndërrmarrjet e shoqëritë me kapital shtetëror, për fondet nga të ardhurat e tyre, të lejohen të përdorin procedurën “Prokurim i Drejtëpërdrejtë”, me INSIG, sha-në, për sigurimin e detyrueshëm (TPL) të mjeteve të tyre motorike, për përgjegjsitë ndaj palëve të treta.
Primi që INSIG, SHA-JA, do të arkëtojë nga institucionet buxhetore dhe ndërmarrjet e shoqëritë me kapital shtetëror, të jetë vlera e primit të pastër, plus vlerën e shpenzimeve administrative.
Ngarkohen drejtuesit e institucioneve buxhetore dhe të ndërmarrjeve e shoqërive me kapital shtetëror për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”



KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

VENDIM

PER

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR NË MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS, PËR PËRZGJEDHJEN E SHOQËRISË, QË DO TË BËJË KONTROLLIN E PROCEDURAVE DHE TË LIGJSHMËRISË SË KONTRATËS PËR PRIVATIZIMIN E “ALBTELECOM”,SHA-SË



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27 të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit 9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:



Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjiotikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë)lekësh, për përzgjedhjen e shoqërisë, që do të bëjë kontrollin e procedurave dhe të ligjshmërisë së kontratës për privatizimin e “Albtelecom”, sha-së, fond i ndarë si më poshtë vijon:


a) 62 500 000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë) lekë, për përzgjedhjen e shoqërisë, që do të bëjë kontrollin e procedurave dhe të ligjshmërisë së kontratës për privatizimin e “Albtelecom”, sha-së;

b) 2 500 000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë, për financimin e shpenzimeve të publikimit të procedurave të prokurimit.



Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, tregtisë dhe energjitikës, Ministrai e Punëve Publike, transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



KRYEMINISTRI



SALI BERISHA
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


VENDIM

Për

Shmangien e nepotizmit dhe ndikimit të pushtetit në rekrutimin dhe karrierën e personelit të administratës tatimore



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, &amp;#8220;Statusi i nëpunësit civil&amp;#8221;, të nenit 9, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, &amp;#8220;Kodi i Republikës së Shqipërisë&amp;#8221;, i ndryshuar, dhe të pikave 1 e 2, të nenit 3, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, &amp;#8220;Për rregullat e etikës në administratën publike&amp;#8221;, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Rekrutimi i personelit në administratën tatimore kryhet nëpërmjet përzgjedhjes me konkurim sipas kritereve ligjore dhe procedurave të përcaktuar në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, &amp;#8220;Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë&amp;#8221;, të ndryshuar.

2. Konkurrentët ose personeli tatimor për detyrat: punonjës të nivelit të lartë, të mesëm e të ulët drejtues, punonjës ekzekutiv e punonjës të Policisë Tatimore, skualifikohen ose humbin të drejtën e vendit të punës, në rast se për ta ekzistojnë apo, pas emërimit, lindin shkaqe ligjore të papajtueshme për shkak të:

a) lidhjeve nepotike, ose

b) lidhjeve nepotike me pushtetin.

3. Lidhje nepotike janë lidhjet e mëposhtme ndërmjet konkurrentëve apo personelit tatimor të kategorive të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, me të gjithë personelin tatimor, eprorët deri në nivelin e drejtuesit të institucionit ku bëjnë pjesë, si dhe me drejtorët deri në nivelin e titullarit të institucionit epror:

a) lidhje familjare: bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre;

b) lidhje të gjinisë: prindër, motër a vëlla dhe fëmijët e tyre, emte a ungj;

c) lidhje të krushqisë: prind, fëmijë, vëlla, motër i/e bashkëshortit, si dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve.

&amp;#8220;Bashkëjetues&amp;#8221;, sipas shkronjave &amp;#8220;a&amp;#8221; e &amp;#8220;e&amp;#8221;, të kësaj pike, është personi, i cili cilësohet i tillë sipas nenit 163, të ligjit nr.9062, datë 8.5.2003, &amp;#8220;Kodi i familjes&amp;#8221;.

4. Lidhje nepotike me pushtetin ekzistojnë apo lindin kur konkurrentët apo personeli i administratës tatimore, i kategorive të përcaktuara në pikën &amp;#8220;2&amp;#8221;, të këtij vendimi, kanë apo krijojnë lidhje nepotike nga ato të përcaktuara në shkronjat &amp;#8220;a&amp;#8221;, &amp;#8220;b&amp;#8221; e &amp;#8220;c&amp;#8221;, të pikës &amp;#8220;3&amp;#8221;, të këtij vendimi me:



a) Presidentin e Republikës dhe stafin e tij politik;

b) Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrat dhe zëvendësministrat;

c) anëtarët e stafit politik të Kryeministrit dhe ministrit të Financave;

ç) deputetët;

d) titullarët e institucioneve: Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe

Prokuroria e Përgjithshme;

e) titullarët e institucioneve e qendrore të pavarura;

ë) titullarët e institucioneve qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrit

të Financave;

f) drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe zëvendësit e tij;

g) prefektin, kryetarin e bashkisë, kryetarin e këshillit bashkiak dhe të këshillit të qarkut, kryetarin e gjykatës së rrethit gjyqësor, prokurorin e rrethit gjyqësor, drejtorin e policisë së qarkut, për administratën tatimore, që vepron brenda territorit përkatës.

5. Konkurrentët fitues në kategoritë e përcaktuara në pikën &amp;#8220;2&amp;#8221;, të këtij vendimi, para fillimit të marrëdhënies së punës deklarojnë lidhjet për pikat 3 e 4, të këtij vendimi. Kur konkurrenti fitues ka lidhje nepotike apo lidhje nepotike me pushtetin, sipas pikave 3 e 4, të këtij vendimi, skualifikohet si i papajtueshëm për të kryer detyrën.

6. Drejtoria e personelit, para kryerjes së testimit për çdo vend pune, vendos në dispozicion të konkurruesve të dhënat për identitetin e personelit të institucionit, si dhe identitetin e drejtorëve deri në nivelin e titullarit të institucionit epror, për pozicionin vakant të punës.

7. Personeli i administratës tatimore, i kategorive të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, ka për detyrë të rideklarojë lidhjet nepotike a me pushtetin të krijuara rishtazi, brenda 2 javësh nga lindja e detyrimit sipas kësaj pike. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka të drejtë të ngarkojë drejtorinë e personelit të kryejë verifikimin e të dhënave të deklaruara, kur ka të dhëna të besueshme për paraqitje rrethanash të rreme në to.

8. Verifikimi i parë i lidhjeve nepotike dhe lidhjeve nepotike me pushtetin bëhet brenda 6 javësh kalendarike nga hyrja në fuqi të këtij vendimi. Në verifikimin e parë, punonjësit duhet të deklarojnë lidhjet e pushtetit me pushtetarët, sipas listës së funksioneve të paraqitura në pikën 4 të këtij vendimi, në çastin e deklarimit dhe, në rast se rekrutimi i tyre është bërë në një periudhë jo më herët se katër vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, edhe me pushtetarët sipas listës së funksioneve të paraqitura në pikën &amp;#8220;4&amp;#8221;, në çastin e rekrutimit. Ekzistenca e lidhjeve nepotike a lidhjeve nepotike me pushtetin sipas kësaj pike përbën shkak për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

9. Punonjësit e administratës tatimore të skualifikuar sipas këtij vendimi, në çastin e lirimit nga detyra, përfitojnë, nëse kanë mbi 3 vjet vjetërsi pune të vazhdueshme në këtë institucion, një shpërblim financiar të barabartë sa paga e një 15-ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës.



10. Punonjësit e administratës tatimore të kategorive të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, i dorëzojnë Drejtorisë së Personelit të institucionit deklaratat e plotësuara për lidhjet nepotike ose lidhjet nepotike me pushtetin, sipas formularit bashkëlidhur.



11. Ngarkohet ministri i Financave, që brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e tij.



Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



Kryeministri

Sali Berisha

[/ QUOTE ]
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M


Për

Miratimin e rregullores për funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion të Këshillit të Ministrave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr. 2, datë 10.9.2005, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, &amp;#8220;Për miratimin e programit politik qeverisës, 2005-2009&amp;#8221;, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Miratimin e rregullores për funksionet dhe procedurat e kontrollit të brendshëm administrativ dhe antikorrupsion të Këshillit të Ministrave, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr. 731, datë 11.11.1998, i Këshillit të Ministrave, &amp;#8220;Për krijimin e Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Administrativ&amp;#8221;, i ndryshuar, dhe urdhrin nr. 252, datë 23.9.2002, i Kryeministrit, &amp;#8220;Për riorganizimin dhe funksionimin e Grupit të Monitorimit Antikorrupsion&amp;#8221;, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në &amp;#8220;Fletoren zyrtare&amp;#8221;.

Kryeministri


Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

V E N D I M


Për

Lejimin e ministrisë së Shëndetësisë të kryejë procedurat e prokurimit, në emër të institucioneve shëndetësore të varësisë, për furnizimin e tyre me pajisje mjeksore, medikamenteve, gaze mjekësore dhe materiale mjekësore konsumi



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, &amp;#8220;Për prokurimin publik&amp;#8221;, të ndryshuar, dhe nenit 7, të ligjit nr. 9464, datë 28.12.2005, &amp;#8220;Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006&amp;#8221;, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë që, me fondet e miratuara në buxhetin e vitti 2006, të kryejë procedurat e prokurimit, në emër të institucioneve shëndetësore të varësisë, për furnizimin me pajisje mjekësore, medikamente, gaze mjekësore dhe materiale mjekësore konsumi, sipas nevojave, për këtë vit, të institucioneve shëndetësore.

2. Ministria e Shëndetësisë të prokurojë fondin e përgjithshëm, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuara për çdo ent varësie, në buxhetin e shtetit, të vitti 2006, për materialet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Kontrata me subjektet fituese, pas përfundimit të procedurave të prokurimit nga Ministria e Shëndetësisë, të lidhen nga institucionet, në emër të të cilave është zhvilluar prokurimi, për fondin e vënë në dispozicion dhe sipas nevojave të paraqitura prej tyre.

4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.



Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në &amp;#8220;Fletoren zyrtare&amp;#8221;.



Kryeministri


Sali Berisha
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

Kush do e luftoje korrupsionin ne shqiperi pra?

Jo nje organ i perbere nga hetues profesioniste

Do te jene pikerisht personat potencialisht te korrupueshem qe do te drejtojne antikorrupsionin.
 

receli

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

kush jan kta hetues profesioniste mo?
Mos e ke fjalen per rucin apo blendi Klosin?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kush e lufton korrupsionin?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kush jan kta hetues profesioniste mo?
Mos e ke fjalen per rucin apo blendi Klosin?

[/ QUOTE ]

Apo Nevzdat Haznedari(hajde emer/mbiemer hajde).
Gene,qenke nga "kasta" e vjeter plako.Haram /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top