Kush e lufton korrupsionin?
V E N D I M
PER
KRIJIMIN E TASK FORCËS ANTIKORRUPSION
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Krijimin e Task Forcës Antikorrupsion, i cili të kryesohet nga Kryeministri dhe të ketë në përbërje:
-Zëvendëskryeministrin zëvendëskryetar;
-Ministrin e Financave anëtar;
-Ministrin e Brendshëm anëtar;
-Ministrin e Drejtësisë anëtar;
-Ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit anëtar;
-Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës anëtar;
-Drejtorin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe
Antikorrupsionit në Kryeministri, anëtar;
-Drejtorin e Agjencisë së Prokurimit Publik anëtar;
-Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të auditimit të Brendshëm,në Ministrinë e Financave anëtar;
- Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave anëtar;
- Kryeregjistruesin e Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme anëtar;
-Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm,në Ministrinë e Brendshme, anëtar;
- Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it anëtar;
2.Task Forca Antikorrupsion ka këto funksione:
a)Analizon problemet e korrupsionit dhe të etikës së qeverisjes;
b)Përcakton përparësitë strategjike, synimet, objektivat dhe masat konkrete për të luftuar dhe parandaluar korrupsion;
c)Propozon krijimin e grupeve të punës me ekspertë, sipas përparësive, propozon detyrat e tyre për zhvillimin e veprimtarive sektoriale, si dhe monitoron punën e tyre;
ç) Miraton projektin e planit të veprimit antikorrupsion dhe të mirëqeverisjes dhe ia paraqet për miratim Këshillit të Ministrave;
d) Përcakton fushat parësore për kontrollin e brendshëm, administrativ dhe financiar dhe, sipas rastit, mund të përcaktojë detyra konkrete kontrolli;
e) Siguron bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe shoqërive civile ;
ë)Garanton transparencë në luftën kundër korrupsionit.
3.Task Forca mblidhet një herë në muaj ose në çdo kohë me kërkesë të kryetarit.
4.Roli dhe përgjegjësitë e çdo anëtari të Task Forcës janë:
a)Të shkëmbejë informacione për çështjet e korrupsionit dhe veprimtaritë antikorrupsion në institucionet e tyre;
b)Të drejtojnë sipas rastit, grupet e punës sektoriale dhe raportojnë në emër të tyre;
c)Të bashkërendojnë të gjitha veprimtaritë e fushës që mbulojnë, si dhe të drejtojnë punën për hartimin e planit të veprimeve sipas fushës së veprimtarisë;
ç) Të raportojnë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.
5.Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet qëndrore që:
a)Të marrin masat në zbatim të detyrave të ngarkuara nga Task Forca;
b)Të bashkëpunojnë me grupet e punës për hartimin e planit të veprimeve sipas fushave së veprimtarisë;
c)Të raportojnë pranë Task Forcës dhe Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri, për zbatimin e planit të veprimeve sipas fushës së institucionit dhe institucioneve të varësisë;
ç) Të marrin masa për të garantuar informimin e publikut dhe për drejtimin e veprimtarive për ndërgjegjësimin dhe edukimin ligjor të qytetarëve;
d)Të sigurojnë bashkëpunim përfshirës dhe transparent me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.
6.Vendimi nr. 470, datë 6.10.1999, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe funksionimin e Komisionit Qeveritar të Luftës kundër Korrupsionit”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi mënjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA