Kryqet ne Bushat!

963

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

U bete si puna e Libanezeve.
Pse ziheni kot, kur kryqin mund ta kene prere sevicet sekrete serbe.
Pse nuk i prish njeri kryqet ne qender te Shqiperise! Ata jane prishe vetem ne kufi me Serbine (Bushat) dhe Greqine (Sarande).
Duket qarte pra, dora e komshinjve qe na duan aq shume.
 
hudra

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Ne qender te shqiperis nuk prishen kryqe por ura rruge e pallate!
 
963

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne qender te shqiperis nuk prishen kryqe por ura rruge e pallate!

[/ QUOTE ]

Kjo tregon pra, qe problemet fetare i kemi bakshish nga te huajit.
 
shkodranlover

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Shume e vertete, sapo lexova nje artikull ne balkanweb ku shkruhej se sherbimet tona sekrete kane rene ne gjurme te disa personave qe punojne per sherbimet serbe, duke thene se e kane pritur rrezimin e kryqit, por jo kaq heret. Ato si duket kane shfrytezuar situaten per te terhequr vemendjen nga zhvillime te rendesishme qe ndodhin ne ballkan. Komshijte i kemi pase gjithnje me na fute flaken, eshte shume e rende qe lejojme si shtet qe elemente te infiltruar kriminale qe veprojne per hesap te tjeter kujt, te na destabilizojne. Megjithate une nuk cuditem nese kjo eshte veper serbe.
 
Princesha

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Epo zotni tushi,kto veprime te qojne ne ngaterresa,bushatsit jan tan diten dejshem!

Nuk gjej asnji gja pozitive e cila me qon tek miratimi i ktyne gjanave!
Xhamijat po mbijne si kerpurdhat mbas shiut ne Shkoder,se si jane muslimant shkodrane na e dina,pse duhet t'u japim shkas,ata me pas gja ne dore na zhdukun nga faqja e dheut.
Ne fund te fundit kryqi u perdhos,faji dhe mekati u mbetet atyne qe e kane vu!

Tash ska mbet gja tjeter vec me kris pushka,kshtu mundena me e dit edhe sa perqind jan ata e sa na.:)))

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif kur po ja nisim luftes?

puna asht se shqiptart nuk kan ken edhe nuk jan aspak fetar, vetem kur vjen puna per urrejtje po jane te paret. Edhe ata qe hiqen si fetar nuk jane, e kane siperfaqesore, ndrrojne fene si me ken tu ndrru nji pal ashtushit /pf/images/graemlins/cool.gif

Si thohet te ai skeci : Kur shkon ne Itali ma ben Tonino, kur shkon ne Turqi ma ben Tajar, kurse un e therras gomar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

Hawk futja edhe nji dopjo se ndoshta po te del pija /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Sharrohet simboli katolik diten e Bajramit. Dyshohet dora e sherbimeve serbe. Reagon Kisha Katolike: Larg elementeve esktremiste

SHKODER-TIRANE (11 Janar)

Ora: 13:50-Komuniteti Mysliman: Denojme aktin vandalist. Persona te vecante deshirojne te shkaterrojne tolerancen fetare. “E denoj demtimin e kryqit dhe e quaj nje veper vanadliste ate qe ndodhi dje ne Bushat te Shkodres e kryer nga persona te vecante e jo te urdheruar te cilet deshirojne te shkaterrojne tolerancen fetare qe ekziston ne Shqiperi”.
Keshtu eshte shprehur ne nje interviste per NEWS24 kreu i Komunitetit Musliman, Selim Muca ne lidhje me incidentin ne Bushat te Shkodres ku u demtuar kryqi i vendosur ne nje koder. “Nuk u gezova per kete veprim, por njekohesisht as nuk gezohem qe kryqi u rivendos serisht”, shprehet Muca duke theksuar se nuk eshte kunder kryqit pasi ai e respekton kete simbol fetar, por sic shprehet Muca “nese duhet te hiqen keto simbole atehere duhet te veprohet ne rruget e drejta. Besimi eshte ne zemer dhe jo te kryqi, simbolet fetare te jene ne institucionet e tyre dhe jo neper male e kodra pasi ky eshte nje fenomen qe sa vjen e shpeshtohet”.
Muca vazhdon me tej se Komuniteti Musliman ka komunikuar me Myftinine eShkodres dhe ka kerkuar nje ulje te gjakrave dhe mirekuptim qe nuk duhet te sjelle acarim dhe mirekuptim mes feve. “Ne lidhje me kete ngjarje do te takohem direkt dhe me Monsinjor At Rrok Mirditen pasi jemi miq te mire”, shton Muca.

Ora: 13:00-Rivendoset kryqi ne Bushat te Shkodres. Policia nen hetim 12 persona te dyshuar. Nderkohe burime operative nga terreni bejne te ditur se kryqi mbi kodren e Bushatit eshte rivendosur. Sipas ketij informacioni gjithcka eshte kryer nen masa te plota sigurie dhe uniformat blu kane vene nen mbikqyrje te gjitha segmentet rrugore nga ku mund te kalohet per ne kodren e Bushatit. Po keshtu policia ka nen hetim 12 persona nga te cilet vetem 2 prej tyre mund te jene autoret e mundshem te incidentit.

Ora: 12:45-Shqiperi, Incidenti me kryqin, reagon Kisha Katolike: Larg elementeve ekstremiste. “Ngjarja e djeshme perben nje rast te vecuar qe nuk shpreh ne asnje menyre frymen e marredhenieve te mira fetare. Por ky akt nuk do te cenoje harmonine fetare qe ekziston ne Shqiperi”. Ky ka qene reagimi i Kishes Katolike shqiptare nepermjet, Monsinjor at Rrok Mirdita per incidentin e ndodhur dje me Kryqin ne Bushat te Shkodres. Gjate nje konference per shtyp Monsinjor At Rrok Mirdita u shpreh se ai eshte shprehur shume here se bashku me komunitetet fetare per te paraqitur frymen e mirekuptimit fetar ne Shqiperi.
“Pas asaj qe ndodhi ne komunen e Bushat te Shkodres kerkojme mosinflitrimin e elementeve esktremiste qe duan te destabilizojne frymen e mirekuptimit ne Shqiperi. Bejme thirrje qe te mos bjere askush pre e asnje fryme ekstremiste qe con drejt percarjeve dhe armiqesive”, theksoi Monsinjor Rrok Mirdita duke shtuar se gjithcka do te per zgjidhet ne baze te vullnetit te mire qe ekziston mes komuniteteve fetare ne vend. “Asnje person deri tani nuk eshte identifikuar si pergjegjes per kete ngjarje. Por gjithsesi nuk ka te drejte askush te paragjykoje anetaret e komuniteteve pasi kjo eshte puna e hetuesve dhe ne nuk kemi te drejte te veme gishtin mbi ndokend”, u shpreh sot Monsinjor At Rrok Mirdita.

Ora: 07:30-Akti i demtimit te nje kryqi te vendosur pak jave me pare ne nje nga kodrat dominuese ne zonen e Bushatit dyshohet te jete veper e personave qe kane lidhje me Sherbimet Inteligjente Serbe. Nje funksionar i larte i Policise se Shkodres, qe nuk pranoi te beje public emrin e tij, tha per “Gazeten” se “ky dyshim eshte nje nga pistat prioritare per hetimin e kesaj ceshtjeje”. Drejtoria Rajonale e Sherbimit Inteligjent Shqiptar ka patur informacione te siguruara ne rruge operative qysh nje muaj me pare, se nje akt i tille mund te ndodhte. Por nuk mendohej se do te realizohej kaq shpejt nje incident i tille. “Autoret e ketij akti kriminal mund te kene perdorur si koperture per te kamufluar gjurmet e tyre dhe konfliktin qe ka patur ditet e fundit Myftinia e Shkodres me drejtuesit e komunitetit katolik per vendosjen e kryqeve dhe per rikonstruksionin e nje objekti kulti ne kalane e Rozafes, thote burimi”.
Nje kryq i tille, i ngjashem me kryqin e vendosur ne malin e Zef Janes, praen prabe fshatit Rranxave, me veshje fosforeshente per tu dalluar dhe gjate nates, eshte vendosur ne nje koder tjeter dominuese ne zonen e Malesise se Madhe. Ai ndodhet ne afersi te fshatit Zagore, vetem disa kilometra larg kufirit me Malin e Zi. Burimi i cituar tha se ka mundesi qe “celula te sherbimeve sekrete te fqinjeve veriore po tentojne te krijojne vatra tensioni per te spostuar vemendjen nga situatat mjaft te rendesishme per te ardhmen e rajonit”.

Zbulimi i autoreve te ketij akti kriminal qe synon provokimin e besimtareve katolike dhe nxitjen e nje konflikti me komunitetin musliman te zones do te hidhte drite mbi motivin e vertete te vendosjes se kryqeve dhe me pas demtimit te tyre. Shenja e pare u dha qe dje, kur nje numer besimtaresh te besimit katolik, thane per Gazeten se do ta rivendosnin menjehere kryqin ne te njejtin vend. Madje ata paralajmeruan dhe se u kerkonin besimtareve te besimit tjeter qe te mos e perserisnin nje veprim te tille.

Ngjarja
E kane sharruar dhe me pas e kane rrezuar kryqin e vendosur ne maje te kodres. Pastaj e kane terhequr me litare per ta hedhur pertoke. Ne njeren nga faqet metalike te kryqit ishin shkruar fjalet “Me keq”, por askush nuk ka ditur te jape shpjegim per ate cfare kane dashur te thote personi qe e ka shkruar.
Incidenti i rende ka ndodhur pikerisht ne diten e festimit te Kurban-Bajramit, vetem pak ore pas perfundimit te vizites se presidentit te Republikes, Alfred Moisiu ne Myftinine e Shkodres. Ngjarja e cila ka tronditur gjithe komunitetin katolik te ketij rrethi ka ndodhur rreth ores 15.30 ne komunen e Bushatit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Shkodres bejne te ditur se kane qene dy persona ata qe kane rrezuar kryqin e vendosur ne majen e kodres se Zef Janes, por ata ende nuk jane identifikuar. Sipas bluve, prerja e hekurave te bazamentit te kryqit eshte bere me gur fresibel. Besimtare katolike te kesaj zone ishin te paret qe verifikuan ngjarjen e rende dhe qe lajmeruan me pas edhe policine. Myftinia e Shkodres ka reaguar menjehere duke u distancuar nga ky veprim dhe duke denuar ngjarjen dhe autoret e mundshem te saj. Ata kane kerkuar qe ky problem duhet te zgjidhet ne rruge institucionale dhe se shteti duhet te gjeje e te denoje autoret e krimit. Vetem dy muaj me pare perfaqesues te Myftinise se Shkodres kerkuan publikisht qe te hiqen te gjithe kryqet qe ishin vendosur ne maje te disa kodrave ne zonat perreth qytetit te Shkodres.

Dy te panjohurit
Disa femije qe po luanin ne kete koder kane pare dy persona qe jane ngjitur ne drejtim te vendit ku ishte vendosur kryqi. “Isha duke luajtur me shoket e mi, kur vura re se kryqi po rrezohej. Me pare kishim pare dy persona qe u ngjiten ne maje te kodres, por nuk na shkoi mendja se ata do te rrezonin kryqin”, ka deklaruar ne polici 15–vjecari Konrad Nika. Menjehere femijet kane lajmeruar banoret e fshatit, e me pas edhe policine. Te shokuar nga ky veprim ata jane shprehur se ata qe kishin vene dore tek kryqi kishin kryer nje gabim te madh. Shume prej tyre jane lutur, duke thene: “Fali o Zot, se nuk dine se cfare bejne”, por duke besuar se autore te saj mund te jene besimtare te fese muslimane.

Hetimi
Mes morise se banoreve te fshatit Rranxa te mbledhur ne kodren e “Zefjanes”, policia ka kryer veprimet e para hetimore. Ata pohojne se hekurat e bazamentit te kryqit ishin sharruar me gur fresibel. Po te njejtat burime shprehen se autoret e krimit pasi kane bere sharrimin e hekurave te bazamentit ku ishte vendosur kryqi, e kane rrezuar ate perdhe me litar. Blute kane vene re se ne njeren ane te kryqit ishin shkruar fjalet: “Me keq”. Por sipas policise keto fjale nuk mund te shpjegojne shume gjera per momentin, pasi mund te ishin shkruar edhe me pare. Nderkaq, efektivat e Drejtorise se Policise se Shkodres po punojne per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Banoret
Vetem dy ore pas rrezzimit te kryqit, banaoret e fshatit Rranxa te komunes seq Bushatit, kane marre gjeneratore dhe materiale te tjera e kane nisur punen per ringritjen e kryqit ne kodren e “Zef Janes”. Ata jane shprehur se kryqi per ta eshte i shenjte dhe se do e ringrejne ate.
ELBASAN
Nje vit me pare ne fshatin Fikas te Elbasanit u vendos nje kryq gjigant buze rruges nacionale Elbasan-Qafe Kerrabe. Myftinia e Elbasanit dhe komuniteti mysliman i zones, kerkuan heqjen e ketij kryqit. Ne konflikt u perfshi dhe komuna e Bradasheshit, e cila kishte dhene leje per ngritjen e simbolit te katolikeve. Disa persona tentuan rrezimin e kryqit, duke e demtuar ate.
SARANDE
Nje kryq gjigand u ndertua veren e vitit te shkuar ne territorin e Parkut te Butrintit. Lejen e miratimit per ndertimin e kesaj vepre kulti e dha Keshilli i Komunes se fshatit Zare. Autoritetet e Parkut negociuan me besimtaret ortodokse, te cilet kembengulnin ne ndertimin e tij. Ky objekt u prish disa muaj me pas.

Kisha-Xhami
Ne tetor te vitit te kaluar, Ambasada Amerikane dha 30 mije euro per rikonstruksionin e Kishes se Shen Stefanit ne Shkoder. Myftinia e Shkodres deklaroi se fondi per rikonstruksionin e ketij objekti te kultit qe ndodhet ne kalane e “Rozafes” ne kishe-xhami, t’i kalohej nje objekti tjeter. Drejtues te Myftinise pohuan qe objekti ne pronesi te tyre te ngelej ashtu sic ishte

(GazetaShqiptare/Balkanweb)

OROSHI

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Nuk perjashtohen edhe mundesite e infiltrimit te spiuneve sekret te Serbise ne ato zona,per te kriju nji perqarje fetare!
Ky version do ishte ai ma i lehti per tu besu,por a asht ai i verteti?
Komuniteti musliman i ka shpreh paknaqsite e tij me kohe kunder vendosjes se kryqeve!

Nqs ne sharrimin e kryqit kane dore sherbimet sekrete te fqinjve,athere prapseprap del ne pah brishtesia e shoqeris shqiptare dhe e tolerances fetare!
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Tush un te thash rishiko gjeografine,ti me sjell nje shkrim kilometrik.
Nejse...
Kryqi eshte nje simbol fetre,nga vete fjala ka vlere simbologjike prandaj nuk kuptoj domosdoshmerine dhe nevojen prktike te ndertimit te tije.
Vendi i tije eshte ne nje objekt kulti,prone te klerit,shtepine apone zemrat e besimtareve te thjeshte.Malet,kodrat,fushat...jane pasuri kombetare dhe prone e Shtetit Sqipetare,si te tille,ne nje shtet laik dhe ne ne nje vend membi 70% musliman,nuk duhen shfrytzuar keto pasuri.Aq me teper per simbole,pasi marrin vlera propagandistike.Propaganda sjell konfrontime dhe tensione te panevojshme,dikush flet per Bosnjen por gabohet se ne Shqiperi nuk ka klime te tille.Sikur te ishin objekte kulti nuk kam kundershtim.
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Per Tushin :
..keto "tensione" sponsorizohen nga shtete si Greqia qe nuk ka as nje xhami ne territorin e saje edhe pse ka me mijera musliman.Madje kur ju dhe e drejta e ndertimit te xhamise,ne periferi te Athines,afer aeroportit,ju terhoq perseri sepse i jep imazh te gabuar tusisteve.
Pse Greqia sponsorizon per kishen "Autoqefale Shiptare",madje dhe per ate Serbo-Malazeze(ne zonen e mbishkodres)!?
Persa i perket restaurimit,si ka mundesi qe ne nje vend shum me demokratik si Italia,xhamite e shnedrruara ne kisha ne Sicili,nuk restaurohen dhe rikthehen ne origjine!?!?
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Ka shtete te ineteresuara ta destabilizojne Shqiperine,dhe kjo eshte faktike,por te vjen keq kur degjon bashkeatdhetare qe krahasojne Shqiperine me Bosnjen dhe i japin rendesi injorances se disa personave.
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Sidoqofte Shkodra mbetet nje qytet me tolerance dhe larg injorances.
Qe te kete tolerance duhen rrespektuar jo vetem besimet apo etnite por dhe dy mendime te kunderta te dy personave te thjeshte.
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Orosh pres pergjigje nga ti mbi agresisvitetin qe permend me lart dhe ato "kepurdhat".
Mos me shmang.
 
OROSHI

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Orosh pres pergjigje nga ti mbi agresisvitetin qe permend me lart dhe ato "kepurdhat".
Mos me shmang.

[/ QUOTE ]

Nuk po te shmangem,une nuk e shoh te nevojshem ndertimin e kishave te reja,po keshtu edhe per xhamite,jo se ka ndonji problem te madh por ne nji vend ku ka mungesa te theksume te shkollave,ndertimi i kulteve fetare do ishte nje rikthim ne mesjete.
Le te ndertojme me teper shkolla.
 
hudra

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Bashkia e shkodres bon mire me shtu perforcimet ke xhamit, se serbet kan nje restorant ne tiran qe shesin berxolla te fresketa dhe te (shijshme per ato qe i kan provu)
serbet i morin derrat nga mali zi dhe para se ti sjellin per ke zogu zi i bojn naj xhiro neper xhami.
pra duhet me ken vigjilent se po na futen derrin ne xhami plas sherri myslymon-kristjon.
DUHET ME PAS MENJEN TFRESKET PA AS NJI DOPJO RRAKI!
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

...nuk eshte kjo pergjigja qe te kerkova.
Shkolla ka mjaft.Te jesh i sigurte per kete se un e njoh mire ate ambjent.
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

O Tushi o Tushooo!!
E shof se ta kane me e thith,duketse je sarahosh,pa nuk ja ka pa kush hajrin pijes.Heret e tjera qyr e hajde esull se na knaqe.
 
tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

o skifter

si i bjen ksaj, une pi e ti dejesh /pf/images/graemlins/lol.gif
e para shkrimin nuk e pruna per zotnine tane
e dyta gjografine s'besoj se e dike as vete nè pytjes q1 ban
komplet rruga prej te bashkia (ish dyqani dhurata) e deri te truma e Dugajve te Reja( e ne vazhdim) edhe lopen e Haxhi Qamilit me pyt, te thote se asht lagje me shumice katolike
xhamija Ebu Beker apo fushe qele si i kane thane dikur asht ne mes te ksaj ruget

nks xhamine e fut me teatrin, parrucen apo stadiumin athere ndryshon puna po me e lan njaty ku asht numrat jane si tham une.

ato pytjet e tjera s'di ça kane lidhje me temen
apo shto uje e shto mill se del buka e madhe

masanej mbledhi ça te kesh me mu ne nji shkrim e mos na hallakat

apo te vine me scoppio ritardato /pf/images/graemlins/lol.gif
 
tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

E Enjte, 12 Janar 2006

KRYQI, SIMBOL I URTESISE E PAQES DHE JO I SHERRIT

Ajo cka ndodhi diten e Kurban Bajramit ne Bushat te Shkodres eshte nje shenje se ka forca apo grupime qe duan ndarje dhe sherr nderfetar, pasi nuk u ka mjaftuar sherri politik tash 15 vite. Ata dashakeqinj dhe shpirtzinj, me anen e sharrimit te kryqit, donin te sharronin edhe rrenjet e historise sone dymijevjecare te krishterimit, por dhe te minonin ate cka edhe turku nuk arriti ta bente per afro 500 vite pushtim. Nese ka patur e vazhdon te kete harmoni, e vetmja e tille e paprekur eshte ajo nderfetare, kryesisht per merite te popullit dhe natyrisht edhe te drejtuesve fetare. Nese, vitet e fundit, ndonje segment fetar i ardhur shekuj pas krishterimit donte te fuste urat e zjarrit mbi kryqin e shenjte, ka deshtuar fale mencurise popullore. Kryqi nuk eshte thjesht nje kolone hekuri qe pardje eshte rrezuar ne Bushat nga disa duar e zemra te liga e keqdashese. Kryqi eshte krejt kultura tash mbi dymijevjecare qe drejton Europen dhe krejt Perendimin, eshte filozofia e tij qe ka sjelle paqen e kultivuar, kulturen, bashkepunimin, urtesine dhe ndjenjen e solidaritetit. Por te ngrihesh mbi kultin eshte vrastare. Ky veprim kerkon pervec penalizimit, edhe ngritjen e ndergjegjes popullore qe te mos prekin simbolet e njeri-tjetrit. Kryqi eshte atje ne Bushat dhe kudo ne Bushate te tjere dhe nuk duhet te guxoje njeri te vere dore, ashtu sikurse nuk duhet hedhur veshtrim keqdashes nga minarete e xhamive qe jane kudo e ngado. Drejtuesit fetare nuk duhet t'i hedhin benzine zjarrit qe eshte ndezur nga duar te keqija, ashtu sikurse tha mbreme ne nje televizion nje drejtues fetar qe tha se "kryqi duhet te hiqet, ose te mos ishte vene prape". Pra, as me pak e as me shume deshires se tij, qofte te mire, dikush ne popull qe nuk kupton dhe aq mire nga punet e Perendise dhe te politikes i pergjigjet me sharrim tjeter te kryqit ne nje dite tjeter. Qe do te thote sharrim dhe rivenie, sharrim dhe sherr, sherr dhe kufinj te ndare qe nuk i deshiron asnje paqedashes ne kete vend.

Nuk ka perse kryqi te shqetesoje asnjeri ne kete vend, pasi nese i referohemi historise tone shqiptare, ishte kryqi, pastaj erdhi xhamia, ishte kryqi dhe me pas u kultivua minareja, duke i hapur vend nga toka e krishtere. Ishte kryqi dhe me pas erdhi minareja ne saje te tolerances se te parit. Dhe me pas ishin te dyja qe percuan fjalen e Zotit tek besimtaret e tyre te mire. Kishat dhe xhamiat jetuan nder shekuj perballe dhe prane njera-tjetres ne paqe e dashuri duke respektuar besimin e njera-tjetres. Ndaj, nuk prish pune dielli qe perhap kryqi ne Bushat apo ne Bushat te tjere ne Shqiperi, ashtu sic nuk prish aspak pune xhamia ne mes te Tiranes, bash ne zemren e saj. Ato vetem ndricojne edhe kur dritat e KESH-it nuk punojne. Ato kane driten e Zotit dhe nuk ka perse te futet sharra tek rrenjet e tyre, pasi gabimisht duke kerkuar sharrimin e rrenjes, del se ne kete toke ka qene kryqi para minarese!

Alban Mati

*****

Në grupin special të ngritur bëjnë pjesë edhe ekspertë të antiterrorit, mbërritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në Tiranë.

Ngrihet kryqi i rrëzuar, Antiterrori në kërkim të autorëve

Anila Dushi

SHKODËR-Kryqi i rrëzuar dy ditë më parë në kodrën e Zefjanës, në fshatin Rranxa Bushat në Shkodër, është rivendosur përsëri nga banorët e krishterë të tij. Ata kanë punuar edhe natën e së martës për të salduar kryqin aty ku ka qenë, ndërsa dje e kanë lyer atë me bojë të bardhë. Ndërkaq, drejtoria e policisë së Shkodrës tha dje për gazetën se ishte ngritur një grup i posaçëm për të gjetur personat që sharruan kryqin. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe specialistë të antiterrorit, të mbërritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në Tiranë.
***
Ngjarja e sharrimit dhe hedhjes përtokë e kryqit të hekurt nuk ka kaluar pa ngjallur shqetësim tek banorët, si ata katolikë që janë më të shumtë në këtë fshat, ashtu dhe tek muslimanët. Aktin e kryer, që u zbulua të martën, e kanë dënuar të gjithë. Ndonëse gjatë bisedave, disa prej banorëve janë akoma të nervozuar, në përgjithësi ata mendojnë se ky veprim nuk do t’i prishë marrëdhëniet e mira mes besimtarëve të dy komuniteteve fetare që jetojnë në të njëjtin fshat. Ata kërkojnë nga shteti që të identifikohen e të vihen para përgjegjësisë autorët. Në qendër të fshatit Rranxa këto ditë mblidhen shumë banorë që diskutojnë për këtë çështje e cila është kryesorja mes bisedave të tyre. Gjatë paradites, në majë të kodrës, shihen ata që kanë shkuar për të lyer me të bardhë dhe për të ngritur në këmbë kryqin e rrëzuar dy ditë më parë.
Tonin Nika, njëri prej banorëve të fshatit tregon se ishte duke punuar në një objekt të kishës, kur pa se kryqi në Zefjanë po binte, me sa dukej, duke u tërhequr. Ai shton se ky veprim duhet të dënohet dhe se organet kompetente duhet të gjejnë fajtorët. Ndërsa Marash Shpati, një banor i moshuar i Rranxës, shprehet se “katolikët e myslimanët kanë shkuar gjithmonë mirë mes tyre dhe se asnjëherë nuk kanë patur probleme. Këto kryqe janë vendosur që prej katër vjetësh dhe askush nuk ka thënë gjë. Mendoj se ai që e ka bërë aktin e shëmtuar, në radhë të parë nuk është njeri pasi një njeri i vërtetë nuk luan me ndjenjat fetare të të tjerëve. Ai duhet të jetë nisur nga motive të tjera. Për mua, kjo që ka ndodhur duhet të kalojë pa asnjë mëri dhe problem pasi ne e dime se me myslimanët kemi marrëdhënie të mira e respekt dhe kjo të vazhdojë. Veprime që bëhen nga dy a tre individë, të cilët duhet t’i gjejë shteti, nuk duhet t’i ndryshojnë marrëdhëniet e mira mes dy komuniteteve fetare këtu. Mendoj se kjo gjë as që ka për të ndodhur”.
Të njëjtën gjë mendon edhe Ndoc Shaba, drejtor shkolle në Barbullush. “Shkova dje vizitë për të uruar Bajramin tek një miku im mysliman. Atje morëm vesh rrëzimin e kryqit. Ndonëse nuk dihet se kush e ka bërë , u ndjemë keq, si unë ashtu dhe miku im mysliman. Këto veprime të shkëputura, ndonëse të rënda për momentin, kurrsesi nuk duhet të ndikojnë në prishjen e marrëdhënieve të mira mes dy komuniteteve të zonës, edhe pse këtu ka një shumicë dërmuese katolike. Ne gjithmonë kemi shkuar shumë mirë mes njëri- tjetrit , kemi respektuar njëri- tjetrin dhe kjo që ndodhi uroj të mos e prishë këtë harmoni”.
***
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar dhe drejtues të lartë të komuniteteve fetare në Shkodër. Zëvendësmyftiu Arben Halluni, në një deklaratë për shtyp, tha se “institucioni i Myftinisë shpreh keqardhjen dhe dënon veprimin e shëmtuar joislam të rrëzimit të kryqit në kodrën e Zefjanës në Bushat, pasi veprime të tilla nuk i shërbejnë paqes, harmonisë fetare dhe tolerancës ndërfetare që e trashëgojmë në shekuj.Institucioni ynë, si gjithmonë ka qenë dhe është kundër çdo lloj veprimi të dhunshëm qoftë ky veprim edhe ndaj çdo lloj simboli fetar, i kujtdo qoftë ai”. Halluni shtoi se i takon shtetit të gjejë autorët e sharrimit të kryqit dhe që të zgjidhë çështjen institucionalisht. “I kërkojmë shtetit që të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje dhe t’i nxjerrë para drejtësisë”,- përfundon deklarata e myftinisë së Shkodrës.
Arqipeshkvi metropolitan i Shkodrës, dhe njëkohësisht kryetar i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, Angjelo Masafra, në deklaratën e tij ka theksuar se është indinjuar shumë nga prerja e kryqit. “Pavarësisht se kush e ka bërë një vepër të tillë, ne mendojmë se individët e përfshirë në këtë akt nuk duhet të na cënojnë dhe të na prishin marrëdhëniet tona ndërfetare të cilat janë ruajtur me shekuj. Jemi të ndërgjegjshëm se personat që kanë rrëzuar kryqin nuk janë nxitur nga titullarët e komunitetit mysliman të Shkodrës. Atë që ndodhi e quajmë një akt të veçuar. I bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve të çfarëdo besimi qofshin, e në mënyrë të veçantë atyre katolikë, të cilët ndihen të prekur e të irrituar, që ta ruajnë gjakftohtësinë. I bëj thirrje autoriteteve vendore e qendrore, që me seriozitet e impenjim të vazhdueshëm , të izolojnë dhe të vënë para përgjegjësisë së ligjit të gjithë ato që cënojnë harmoninë fetare. I sigurojmë autoritetet e mësipërme se nga ana e jonë nuk do të ketë asnjë tentativë për të bërë vetëgjyqësi, por duam të besojmë se në Shqipëri funksionon shteti me forcën e ligjit”,- deklaroi Masafra.

Policia
Ekspertë antiterrori, për të gjetur autorët e sharrimit të kryqit

Sipas drejtorisë së policisë së Shkodrës është ngritur nj grup pune i posaçëm në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të antiterrorit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme në Tiranë. Ky grup po punon për identifikimin e autorëve që kanë rrëzuar kryqin, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë.

Dom Marçelo: Kryqi i rrëzuar nuk do të prishë harmoninë fetare

Zëvendësfamulltari i zonës, Dom Marçelo Lakoseljac, një prift kroat që punon prej disa muajsh në këtë zonë, shprehet se “njerëzit mbrëmë (të martën) kanë qenë të shqetësuar nga ajo që kishte ndodhur. Ne i kemi këshilluar që ta marrin shtruar punën, me ngadalë, pasi është qeveria e policia ajo që duhet të gjejë autorët”. Dom Marçelo shton se komunitetet fetare shkojnë mirë në këtë zonë të Shkodrës dhe se ka bindjen që marrëdhëniet e tyre nuk do të prishen nga ajo që ka ndodhur. “I bëj thirrje gjithë besimtarëve të zonës, veçanërisht atyre katolikë që kjo që ndodhi të mos ndikojë negativisht në marrëdhëniet me besimtarët e tjerë. Mirësia duhet të shtohet e të rritet , pasi ky nuk është një konflikt mes feve, por tjetër gjë. Të gjitha fetë janë të pastra dhe kur gjithçka është e pastër dhe e sinqertë, punët shkojnë mire”,-thotë Dom Marçelo.

Kreu i Komunitetit Mysliman
Selim Muça
“Nuk u gëzova që u rrëzua kryqi, por as nuk u gëzova që ai u ngrit përsëri. Nuk jam kundër kryqit, por mendoj se simbolet fetare duhet të vendosen nëpër institucionet e tyre dhe jo nëpër kodra e male, gjë që po shtohet tani së shumti”,-tha dje kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Selim Muça.
“E dënojmë aktin vandalist që ndodhi në Shkodër. Dëmtimi i kryqit është bërë nga persona të veçantë e jo të urdhëuar të cilët dëshirojnë të shkatërrojnë tolerancën fetare që sundon në Shqipëri”,-theksoi ai i pyetur për atë që ndodhi në Bushat të Shkodrës.
Ai shtoi se ka komunikuar me Myftininë e Shkodrës dhe se ka kërkuar uljen e gjakrave. “Në lidhje me këtë çështje do të takohem me monsinjor at Rrok Mirdita, pasi jemi miq të mirë”.

Kisha katolike
monsinjor at Rrok Mirdita
“Ngjarja e së martës përbën një akt të veçuar dhe nuk përfaqëson në asnjë mënyrë frymën e marrëdhënieve të mira fetare”,-deklaroi dje për median monsinjor at Rrok Mirdita. Në një konferencë për shtyp ai kërkoi “ mosinfiltrimin e elementëve ekstremistë që duan të destabilizojnë këtë frymë bashkëpunimi. “Bëjmë thirrje që askush të mos bjerë pre e kësaj fryme ekstremiste që çon drejt përçarjeve dhe armiqësive”. Monsinjor At Rrok Mirdita tha se asnjë i dyshuar nuk është ndaluar deri tani për këtë akt. “Por nuk duhet të paragjykohet më kot asnjë nga anëtarët e komuniteteve fetare. Kjo është puna e hetuesve dhe neve nuk na lejohet të vëmë gishtin mbi asnjë njeri”,-përfundoi ai.

12/01/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet
 
tushi

Valoris scriptorum
Re: Kryqet ne Bushat!

Tashti SiHana bani nji pytje ne faqen e pare edhe ka te drejte, por une nga nxitimi e kuptova dhe komentova gabim

dy here drejtues te myfitnise se Shkodres kane shku deri aty sa te deklarojne se mund te ndodhin gjana te paparashikushme per te cilat ata nuk do te mbajne pergjegjsi
terthoraz kjo kuptohet nga çdokush si thirrje e hapun per konflikt

rasti i pare

mesha q1 u çu ne kishen e shen Shtjefnit me 26 dhjetor, q1 asht çu çdo vit nga demokracia e deri me sot.
Po me sa duket vetem kete vit u paska djege kjo gja
aq shume /pf/images/graemlins/shrug.gif

rasti i dyte, Kryqat e Bushatit
edhe pse kane kater pes vite aty, pikerisht tash pergatitet nji peticion nga 50-60 muslimane te Bushatit edhe ky bahet problem kombtar
sa vete myftiu i Shkodres Haxhi Bajrakari deklaron se jane cenu rande ndjenjat e komunitetit musliman
pra llogoriteni vete nks tre kryqa neper kodra cenojne ndjenjat e komunitetit muslimane po kishat e medha e kryqat e tyne /pf/images/graemlins/lol.gif

ma poshte vazhdon me pasojat e paparashikushme edhe q1 ata nuk do te mbajne pergjegjsi

vete kreu i komunitetit musliman shqiptar thote "nuk u gezova q1 u rrxu kryqi po nuk u gezova as q1 u vu prape"

hajde e merre vesht tash /pf/images/graemlins/tipsy.gif

po si kshtu pikerisht tash u bate kaq te ndjeshem /pf/images/graemlins/confused.gif

apo mos thu ata kojshite tane (q1 marojne me i paraqit shqiptaret si talebane) ja kane njome xhepat ndokujt /pf/images/graemlins/idea.gif

se kete vit u duhet patjeter nji flete purrinit ku me u kap si nanes se Shen Pjetrit (simbas anekdodes).
 
hawk

Primus registratum
Re: Kryqet ne Bushat!

Sa gjat i bjen mar djal!
Sidoqofte kam shkruar me lart per vendosjen e kryqave dhe nuk do behem ripetitiv...si duket edhe pse dy rreshte nuk i ke kuptuar...e pastaj pretendon te lexojme artikujt tuj!!
Xhamia Ebu Bekr,eshte quajtur Xhamia e Fushes Cel,por ti duket se je prej atyre qe nuk e flasin mire Shqipen.Ndodhet ne mes te asaj rruges qe thua ti,por jo ne mes te lagjes,dhe ndodhet ne "kufirin imagjinare",dhe mundesisht ne te majte.
Kujdes me rakine,merre Shtojit se asht e mire.
 
Top