Re: Korca,nje Paris i vogel.
Kur u krijua Korça franceze
1917-1920. Rivaliteti Italo grek dhe si u vendosen francezet ne Korce? Cilat ishin qellimet strategjike. Kush qene arritjet ne infastrukture, ekonomi e shkollim. Kujtimet e nje ish luftetari francez te luftes se pare, i cili u mor edhe me pas me studime per Shqiperine.
Nga Jacques Bourcart
Repart i këmbësorisë francëze trupat kryesore të të cilës kanë qënë të përqëndruara në Korçë
Jacques Bourcart [1891-1965] oficer i Legjonit te nderit eshte nje nga shkenctaret me te permendur ne france ne fushen e gjeografise dhe gjeologjise. Ky anetar i akademise franceze dhe shef i katedres se gjeologjise ne Sorbone, e kaloi nje pjese te rinise te tij si i mobilizuar ne trojet shqiptare. Ai brodhi pothuajse te gjithe vendin prej nga nxori edhe nje liber me shenime udhetimi Shqiperia dhe shqiptaret te botuar nga shtepia Dituria. Por kete pasion te rinise se tij ku ai studioi shume gjeografine e gjeologjine e vendit Bourcart e kaloi edhe te studentet e tij te cilet vazhduan pas vdekjes se tij studimet e profesorit te tyre per shqiperine. Ne tekstet tona autori francez njihet si themeluesi i gjeografise fizike te Shqiperise Juglindore. Por edhe si nje udhetar i pasionuar pas ketij vendi. Por pjesa e shkeputur per botim nga Klan i perket periudhes kur ai, i perfshire ne armaten e lindjes se ushtrise francezeu vendos ne Shqiperi gjate kohes se luftes se dyte boterore.
***
Kur ne vitin 1916 te papriturat e luftes cuan nje njesi te vogel franceze te pushtonte Korcen, flamuri tringjyresh francez ringjalli aty kujtime te vjetra. Epoka e kryqtareve franke dhe roli i princerve te familjes Anzhu ne Shqiperi, nuk ishin harruar. Por mbi te gjitha ne Shqiperi ishin ende gjalle kujtimet napoleoniane, si nderhyrja ne brigjet e Adriatikut dhe shkaterrimi i Republikes se Venedikut, krijimi i Principatave Iliriane, marredheniet e Ali Pashe Tepelenes me Napoleonin dhe vendosja e francezeve ne Ishujt Joniane. Thuhej se Napoleoni kishte ardhur vete ne Shqiperi per te ringritur Mbreterine e Skenderbeut. Ne kohen e Perandorise se tij kishte sherbyer ne France nje regjiment shqiptar. Kete tradite e perterine me pas shqiptaret e Amerikes qe luftuan ne France gjate Luftes se Pare Boterore. Ne shtegtimet e mija neper malesite e Shqiperise, une kam pare shpesh dekorata, si kryqe lufte, te fituar nga shqiptare edhe ne betejen me te famshme per francezet gjate luftes se pare, Verdyn.
Qellimi qe kishte ushtria franceze per te mbajtur Korcen ishte qe te rrethonin Greqine e mbretit Kostandin dhe te ndalonin agjentet gjermane te lidheshin lirisht me Athinen. Gjithashtu ai do te shqebente edhe per te krijuar lidhjet e francezeve me frontin italian, permes rruges Korce- Sarande. Mirepo qe me largimin e princ Vidit, trupat greke kishin ripushtuar Korcen. Ne fillim ne garnizonin e qytetit kishte madje edhe nje njesi te vogel serbe. Per ta shporrur ate njesi qe prishte pune, guvernatori grek i Korces u dha urdher mulliseve qe te perzienin me miellin disa lende helmuese dhe perhapi fjale se ne qytet kishte rene nje epidemi kolere. Pasi ia arriten qellimit, greket mbeten zoterit e vetem te Korces, e cila, ashtu si e gjithe Shqiperia e Jugut u administrua sikur te ishte thjesht toke greke. Qysh kur u futen ne Shqiperi njesite e ushtrise franceze, qeveria e perkoheshme greke e Selanikut, e kryesuar nga Venizellos, dergoi ne Korce nje prefekt te saj, me porosine qe sido qe te vente puna, ta mbante qytetin per Greqine. Ardhja e ketij prefekti ne Korce nuk beri gje tjeter vecse shtoi trazirat, sepse shperthyen grindjet midis perkrahesve te mbretit Kostandin dhe atyre te Venizellosit. Ketyre trazirave iu shtuan edhe intrigat e italianeve kunder pushtimit grek. Nderkaq u krijuan disa ceta shqiptare, qe u perkrahen dhe u mbushen me njerez nga te gjithe ata qe ishin acaruar nga dhuna e pushtimit grek, si dhe nga shume shqiptare te rrenuar nga lufta epirote, nga vellezer dhe bij te viktimave te andarteve greke. Disa nga keto ceta luftonin vetem per clirimin e trevave shqiptare, si ceta e Themistokli Germenjit. Ceta te tjera, si ajo e Sali Butkes, armik i betuar i Esat Pashes, ishin te manovruara nga Falkenhausen, qe me pare kishte qene atashe ushtarak gjerman ne Athine dhe tani qendronte ne Pogradec, ne brigjet e Liqenit te Ohrit.
Mirepo ne dhjetor 1916 gjenerali Seraj, qe deshironte te siguronte qetesine e prapavijave te frontit dhe ishte njohur me se miri e me hollesi per gjendjen, dergoi ne Korce kolonelin Dekua, i cili kishte si detyre qe te ngrinte nje administrate autonome, nen kontrollin francez.
Prijesat shqiptare, te cilet u pyeten lidhur me kete nisme, e pranuan menjehere dhe kesisoj me 10 dhjetor te po ketij viti ne prefekturen e Korces u ngrit flamuri i Skenderbeut, qe kishte ne shtize nje kravate me tri ngjyrat e Frances. Ofiqaret dhe agjentet greke u detyruan te largohen nga qyteti. Nderkaq ata moren me vete arken e finances dhe tere kontabilitetin. U krijua nje administrate shqiptare me nepunes vendas, si dhe nje Keshill i Parise, ne te cilin kishte barabar anetare ortodokse dhe myslimane. U ngrit gjithashtu edhe nje gjykate. Njekohesisht u krijua nje xhandarmeri policie dhe nje xhandarmeri e levizshme, qe perbenin sproven e pare te atij Batalioni Shqiptar, i cili me pas, mori pjese ne mesymjet franceze. Flamuri i ketij batalioni u dekorua me Kryqin francez te Luftes. Te gjitha keto veprime u kodifikuan me nje protokoll, qe u miratua nga perfaqesuesit vendas dhe per te cilin u fol shume.
Keto veprime sollen menjehere si pasoje terbimin e grekeve, te cilet shihnin se Korca po u ikte nga duart, si dhe te italianeve te cileve kjo krijese e re iu prishte ambiciet. Edhe vete ministria e Jashtme Franceze, Ke dOrsej u shqetesua. Mirepo koloneli Dekua gjeti qysh ne fillim bashkepunimin me entuziast ne kete qytet, i cili ishte vatra e atdhedashurise shqiptare. Nga ana tjeter, po qysh ne fillim, ai i dha nje nxitje te madhe organizimit te Kazase autonome te Korces. Politika e tij e clirte dhe guximtare, ecuria mjaft e mire e krijesave te reja administrative, e cila, nga ana tjeter, lehtesohej nga fillimet e organizimit te shqiptareve qysh nga koha e kryengritjeve kunder turqve, si dhe nga arsimimi i mjaft mergimtareve te vjeter, qe ishin kthyer nga Rumania ose SHBA, e bene shume shpejt kolonelin Dekua mjaft popullor. Ky popullaritet i dha mundesi atij qe te largoje nga ndikimi austriak disa ceta, te cilat tani ishin te sigurta kur shihnin flamurin shqiptar qe valevitej ne Korce. Kesisoj ai permiresoi edhe gjendjen ushtarake te trupave franceze, qe kishte nen komande.
Ne shkurt 1917 Divizioni 76 i Kembesorise, qe ishte derguar ne Shqiperi, e shpetoi nga goditjet e artilerise austriake rrugen per ne Sarande dhe beri te mundur lidhjen e forcave franceze me ato italiane. Gjate muajit gusht ne frontin shqiptar u ndermoren veprime te rendesishme luftarake, qe i dhane mundesi njesive franceze te godasin fort armikun, qe kishte bere pak punime mbrojtese. Mesymja franceze solli marrjen e Pogradecit, ne buze te Liqenit te Ohrit.
Pas kesaj vijuan nje sere mesymjesh fitimtare deri ne dorezimin dhe armepushimin e Bullgarise me 30 shtator 1918. Me pas trupat franceze depertuan deri ne Elbasan. Nderkaq, gjate gjithe kesaj kohe, ne prapavije vazhdonte organizimi i administrates. Marreveshjet e arritura pas armepushimit me Gjermanine e lane ne vend pushtimin francez, i cili vazhdoi po ne te njejtat kushte.
Une nuk i di arsyet qe cuan ne kete vendim. Nga sa kishin deklaruar vete qeveritaret e saj, dilte qe Franca nuk kishte asnje interes ne Shqiperi. Madje sipas udhezimeve qe merrte komandanti i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, ai nuk kishte te drejte as qe te shtrinte me tej ndikimin tone tregtar dhe kulturor. Madje u ndalua edhe hapja e nje liceu francez. Ku ishte ceshtja, pra? Qe te kujdeseshim per ambiciet e Venizellosit, i cili vazhdonte te kerkonte gjithnje Korcen dhe Epirin e Veriut? Por kjo detyre ishte e pamundur qe te kryhej, aq me teper se roli qe kishte luajtur pa dashje Administrata Franceze e Trevave Shqiptare ishte kryekeput fare i kundert. Ajo ia ruajti kete treve Shqiperise dhe i dha qeverise se re shqiptare kuadrot e para, per te cilat kishte aq nevoje.
Roli i administratave te perkohshme franceze u ndie edhe
ne Kotor, ne Shkoder, ne Trakine Perendimore.
Studimi i kushteve ne te cilat u krye administrimi i Trevave Shqiptare, pervecse na ben te njohur perfundimet e shkelqyera qe arriten aty nje grusht francezesh, qe per me teper nuk kishin as forca te shumta ushtarake, mund te na tregoje njekohesisht se sa besim mund te kemi tek nje Shqiperi e pavarur.
Organizimi i pergjithshem i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca fillonte me nje hierarki te caktuar. Ne krye ishte nje Komandant i Trevave, i cili e kishte seline ne Korce, me nje administrate qendrore fare te vogel. Nen urdherat e tij ishin tre Administratore Krahinash, cdonjeri nga te cilet kishte nje autonomi te madhe administrative, urdheronte mbi drejtuesit e sherbimeve te ndryshme dhe kishte nje buxhet te vetin. Pas armepushimit detyren e Komandantit te Trevave Shqiptare dhe ate te Administratorit te Krahines se Korces e kryente i njejti oficer.
Krahina e Korces e kishte ruajtur deri diku organizimin qe perligjte dokumenti i pare administrativ i saj, pra protokolli i kolonelit Dekua. Megjithate Ke dOrseit i dukej siku ky dokument kishte nje natyre si teper perfundimtare. Dhe keshtu, me 16 shkurt 1918, duke perfituar edhe nga largimi i gjeneralit Seraj, i cili nuk ishte me aty qe te mbronte vepren e tij, me nje urdher te gjeneralit Sale [Salles] protokolli ne fjale u shfuqizua. Mirepo ne te vertete ndryshuan vetem emertimet e organeve administrative, sepse asgje tjeter nuk ndryshoi. Administratori i Territorit [ose shqip Qeveritari Delegat] ndihmohej nga nje Keshill Konsultativ Parise [qe me pare, sipas protokollit Dekua, ishte Keshilli i Administrimit] si dhe nga disa drejtore te emeruar prej tij per financat, arsimin, policine, punet botore, ndihmen shoqerore. Vec tyre ishin emeruar edhe disa zevendesdrejtore per postat, pyjet, doganat, te cilet vareshin nga Drejtoria e Financave. Prej Qeveritarit Delegat varej edhe Komandanti i Trupave Shqiptare.
Edhe organizimi i Krahines se Pogradecit ishte pak a shume i njejte.
Nderkaq organizimi i krahines se trete, pra i zones asnjanese shqiptaro?greke ne token greke ishte shume me i thjeshte.
Krahinat ishin ndare ne rrethe. Drejtoret e sherbimeve dhe kryetaret e rretheve ishin pa dallim ose oficere franceze, ose civile shqiptare. Keshtu drejtori i financave, qe ishte shqiptar, mbeti ne detyren e tij pa levizur qysh nga fillimi e deri ne perfundimin e administrimit francez. Shihet pra se kishte pak hallka administrative, autonomi te madhe dhe ndarje te vecanta, cdonjera prej te cilave kishte nje shkalle te ndryshme zhvillimi.
Krahina e Pogradecit, ne pjesen me te madhe nuk kishte paguar asnje here taksa gjate pushtimit turk.
Dhe me 22 qershor kur mbaroi detyra e administrimit francez, shihej se aty ishte bere nje pune e madhe. Buxheti nga disa dhjetera mijera franca, kishte kaluar ne tre milione franga. Te gjitha krahinat ishin administruar me rregull dhe paguanin tatime. Administrata kishte bashkepunuar edhe me perpjekjet qe bente Ushtria Franceze per hapjen e rrugeve. Si pasoje Shqiperise i mbeten rruget e medha, ne te cilat mund te kalonin automjetet, si rruga nga Korca deri ne Sarande, qe mirembahej pjeserisht nga italianet, si dhe rruga tjeter nga Korca ne Follorine, e ndertuar teresisht nga francezet dhe qe perdorej per sherbimin postar me automjete. U ndertua edhe rruga automobilistike nga Korca ne Pogradec, pa permendur ketu rruget e ndertuara thjesht per nevojat ushtarake. Vec ketyre u mirembajt edhe nje rrjet i tere udhesh per karvanet e kuajve dhe te mushkave, qe lidhte te tere fshatrat e krahinave. U ngrit edhe sherbimi i ujerave, u ndertuan mjaft ura, u meremetuan ndertesat publike qe ishin lene pas dore.
U ngrit edhe nje rrjet telefonik, qe lidhte me Korcen te gjitha rrethet. Ky rrjet lidhej edhe me rrjetin kryesor telefonik te Vlores. Drejtoria e Puneve Botore mori nga ushtria franceze materiale te shumta per punimet e medha te spastrimit dhe te permiresimit ujor, qe filluan te kryhen.
Gjykatat e Korces dhe te Pogradecit shqyrtonin ceshtje te se drejtes civile dhe penale. Ajo e Korces merrej edhe me ceshtje krimesh, sepse moratoriumi i shpallur me 1912 kishte pushuar se vepruari. Por ketij organizimi gjyqesor i mungonte nje Gjykate Apeli, sepse, per fat te keq nga qendra asnjehere nuk u dha leja per ngritjen e saj. Prane ketyre gjykatave u organizua edhe nje kolegj avokatesh dhe gjate dhenies se vendimeve ishin gjithnje te pranishem oficere frzanceze. Nderkaq puna per pershtatjen e Kodit Civil Francez dhe Kodit Egjiptian me kushtet e vecanta te Shqiperise, kishte bere te mundur qe gjykimet te jene te paanshme dhe te mbeshtetura ne ligj. Dhe kjo gje pelqehej dhe vleresohej shume ne nje vend te tille si Shqiperia, ku njerezit ishin mesuar deri ne ate kohe me gjykime arbitrare.
Nderkaq, edhe fale hartave te bukura, qe kishte perpiluar Sherbimi Gjeografik i Armates se Lindjes, filloi puna dhe u be e mundur qe te kryhet studimi shkencor i burimeve natyrore dhe i mundesive ekonomike qe kishte Treva Shqiptare e Administruar nga Franca. Se fundi u moren masat e para kunder asaj fatkeqesie te madhe te vendeve ballkanike, qe eshte shpyllezimi. Dhe ashtu sic duhej te behej, vemendja kryesore dhe perpjekjet e administrates franceze u perqendruan te tri veprat qe duheshin kryer pa humbur fare kohe.
Keto ishin: rregjistrimi i popullsise civile, hapja e shkollave dhe ndihma shoqerore. Dhe kryerja e ketyre detyrave u lehtesua pikesepari nga ushtria franceze.
Keshtu Intendenca Ushtarake siguroi faren e nevojshme per mbjelljet e para dhe per shperndarjen e tyre te menjehershme. Sherbimi i Nozullimit regjistroi dhe pajisi me kartat perkatese te tere banoret. Dhe qysh nga viti i dyte i administrimit francez, fale edhe perpjekjeve te palodhura qe u bene per te zhvilluar bujqesine, Treva Shqiptare e Administruar nga Franca mundi te veteushqehej dhe tokat djerre qe punoi ushtria franceze i lejuan te shlyente paradhenien.
Ne Korce u krijuan disa depo, per te shmangur grumbullimin e farerave dhe mandej shitjen e tyre me cmime shume te larta nga spekulatoret, sic kishte ngjare shpesh me pare dhe quhej si dicka e zakonshme ne keto vise.
Qysh nga koha e regjimit xhonturk ne Korce ishin hapur disa shkolla shqipe. Por nga ankesat e vazhdueshme te Patriarkanes Ekumenike te Stambollit, ato u perndoqen qysh ne fillim nga qeveria turke. Dhe sapo greket hyne dhe moren fuqine ne Korce, nje nga veprimet e para te tyre ishte mbyllja e ketyre shkollave.
Ne vendet ballkanike gjithnje ka qene zhvilluar nje lufte e ashper per shkollimin. Dhe perfundimi i pare i saj eshte se shkollat e huaja aty ndiqen nga shume pak nxenes. Treva Shqiptare e Administruar nga Franca, ashtu si tere Shqiperia, kishte mbetur pa arsim fillor shqip. Administrata franceze hapi dyqind shkolla shqipe, pothuajse nje ne cdo fshat. Shkollat e Korces dhe te Pogradecit ishin te nje shkalle me te larte. Ne to mesohej gjuha shqipe, si dhe ajo frengjishte, perdorimi i se ciles ishte perhapur vetvetiu ngapak kudo. Dhe qe te kurorezohej kjo veper duhej te ishte hapur nje Lice ne Korce. Mirepo ministria perkatese franceze, nga frika se mos shkaktonim pakenaqesine e grekeve, nuk e dha lejen, madje edhe per te hapur nje Lice francez.
Ndihma shoqerore u organizua duke patur si shembull Marokun, pra me ndihmen e mjekeve ushtarake. U ngriten spitale, infermieri dhe grupe shendetesore te levizshme qe punonin edhe ne malesite.
Nepunesit e Administrates se Trevave Shqiptare, ishin te gjithe oficere me pervoje qe kishin punuar ne Administraten e Ceshtjeve Vendore ne Marok, ose ne Algjeri dhe prandaj e dinin mire se crendesi kishte puna e tyre. Vec kesaj u be nje regjistrim i plote i vendasve dhe i dokumentave qe duheshin shperndare. Nga ana tjeter u ngriten dispanseri dhe cerdhe femijesh fale punes se Komisionit per Shqiperine te Kryqit te Kuq Amerikan.
Por, perfundimi me i shkelqyer qe u arrit ishte se kur Administrata Franceze u largua nga Trevat Shqiptare, la ne arke dy milione e gjysem franga.
Ky parashtrim i arritjeve mund te duket sikur eshte nje vetlavderim feminor. Por duhet te kemi parasysh se ishte vetem nje grusht administratoresh franceze, qe u ngarkua te drejtoje nje treve prej 150 000 banoresh, te perbere kryesisht nga vise malore, te cilat edhe ne kohen e Turqise nuk qene te nenshtruara plotesisht.
Dhe ne kete treve u vendos rendi dhe mbreteroi siguria e plote. Vec kesaj vepra qe kryen francezet i dha mundesi qeverise se re shqiptare qe ta shfrytezoje dhe ta perhape gjeresisht pervojen e organizimit administrative te Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, si dhe te perdore burimet e para qe ajo kishte grumbulluar. Per me teper, administrata franceze i la qeverise shqiptare mjaft njerez, te cileve tanime u kishte hipur deshira per te mesuar dhe per te vene ne jete menyren e punes dhe te administrimit perendimor. Batalioni shqiptar, qe kishte marre pjese me lavdi ne mesymjet franceze, i dha ushtrise shqiptare disa oficere te shkelqyer, qe ishin formuar ne shkollen franceze. Madje njeri prej tyre ishte nderuar me Legjionin e Nderit .
Shume nga shqiptaret kerkonin nga ne me shume se kaq. Ata e qortojne se tepermi administrimin francez ne Shqiperi qe nuk zbatoi projektin e kolonelit Dekua per te krijuar nje Republike Shqiptare. Por duhet te kemi parasysh veshtiresite e medha qe ndeshte ajo ne veprimtarine e saj.
Pushtimi yne shihej me sy shume te keq nga italianet, te cilet mendonin se ne kishin qellime teper ambicioze dhe se pengonim politiken e tyre te zgjerimit ne Shqiperi. Nderkaq ndodhen disa ngjarje te vogla dhe per te ardhur keq. Dhe autoritetet italiane ne Shqiperi nuk munguan asnjehere qe te na quanin si agjente te thjeshte te grekeve ose te serbeve.
Sidoqofte duhet thene se kryeministri grek Venizellos ishte duke fituar nje ndikim gjithnje e me te madh, si ne Paris, ashtu edhe ne Komanden e Armates Franceze te Lindjes ne Selanik. Te gjitha qarkoret qe vinin na porosisnin qe ne te mbanim nje asnjanesi te rrepte si ndaj grekeve, ashtu edhe ndaj shqiptareve, si dhe te shtypnim shfaqjet nacionaliste. Mirepo ne Korce nuk kishte fare greke. Nderkaq komandanti i Armates Franceze ne Lindje urdheroi rihapjen e shkollave greke te Korces dhe mandej flamuri i Skenderbeut, i cili ishte ngritur me madheshti ne vitin 1916, u ul me urdher.
Dhe ne gusht 1919 komanda greke arriti qe te marre lejen per te zevendesuar trupat franceze ne Korce. Gjithcka ishte gati per kete operacion ushtarak, por ai deshtoi vajtueshem, sepse para se te arrinin greket, qe njiheshin mire se cilet ishin, tere popullsia u shperngul dhe me fshatra te tera u nis drejt Vlores.
Greket u detyruan te hiqnin dore nga ekspedita e tyre, por si hakmarrje vazhduan fushaten e tyre te zakonshme me shpifje dhe lajme te rrema kunder administrates franceze. Ne qershor 1920 u perserit e njejta gjendje, si afro nje vit me pare. Njesia e vogel franceze mori urdher qe te niset per tu kthyer ne atdhe. Nderkaq administratoret do te qendronin ne detyre deri ne nje urdher te dyte. Atehere nga Follorina u nis nje division grek me synimin qe te perpiqej edhe nje here te arrinte perpjekjen e deshtuar te muajit gusht 1919. Por kete radhe trupat greke u gjeten perballe mobilizimit te pergjithshem te shqiptareve. Ne Korce u dynden njesi ushtarake dhe vullnetare nga te kater anet e Shqiperise. Ne qytet u ngrit flamuri kombetar shqiptar, me gjithe kundershtimin e komandantit francez. Gjendja u acarua. Nderkaq disa nga ne, qe kishim arritur tanime te fitonim besimin e shqiptareve dhe qe nuk pengoheshim nga disiplina ushtarake, arritem te merreshim vesh me mbrojtesit e viseve te Korces. Dhe fatmiresisht kjo u be ne kohen e duhur, sepse ndryshe ushtaret e paket franceze qe gjendeshin ne Korce do te kishin rene ne mes te dy zjarreve. Keta ushtare qene te detyruar te nderhynin ne krah te grekeve, per te cilet ata nuk kishin asnje ndjenje shoqerie ushtarake, nga shkaku i kujtimeve te hidhura, qe nuk ishin te pakta. Dhe do tu duhej te perplaseshin me ata shqiptare, te cilet kishin qene bashkepunetoret tane gjate tre vjeteve dhe shoket tane te luftes gjate mesymjeve te ashpra, dhe te cilet kishin arritur te fitonin zemren e cdo francezi qe i njihte.
Kesisoj garnizoni i vockel francez arriti te terhiqej para se te fillonin luftimet. Mirepo ne te vertete gjithcka mbaroi si ne gushtin e nje viti me pare. Pararoja greke zbrazi disa pushke dhe mandej qendroi ne vend. Filluan bisedimet per te cilat u be ndermjetes metropoliti grek i Korces. Palet u moren vesh qe te pranonin vendimin e Fuqive te Medha.
Ne fillim te vitit 1920, ne castet kur po mblidhej Kongresi i Lushnjes, te gjitha shpresat e shqiptareve ishin drejtuar nga Franca, e cila ne kete gjendje mund te kishte fituar nje ndikim mbizoterues ne Shqiperi. Por ne na penguan nevojat e politikes sone te jashtme, si dhe deshira per te ruajtur miqesite e meparshme ballkanike. Dhe ai pak ndikim qe ne arritem te fitonim, tani eshte menjanuar nga tere ndikimet e aferta, qe kane gjetur nje gjuhe te perbashket, te pakten kunder nesh.
Sidoqofte ky pushtim i shkurter solli si perfundim qe ta beje te njohur dhe te dashur Shqiperine per ata pak franceze, qe i sherbyen asaj. Ai, ne te njejten kohe, na tregoi se po te pranojme te drejten qe ka populli shqiptar per te jetuar dhe jo nevojen per ta quajtur ate si nje popullsi te eger dhe te prapambetur, e cila i behet pengese zhvillimit te kultures ne Gadishullin Ballkanik, atehere Shqiperia ne nje kohe te shkurter dhe me ndihmen miredashese te disa Perendimoreve, mund ta jetoje fare bukur jeten e saj.