Korca,nje Paris i vogel.

eniad

Forumium maestatis
Re: Korca,nje Paris i vogel.

<font color="brown"> /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif Jo me jo, me te molloisur e kam edhe une /pf/images/graemlins/lol.gif . Pastaj une kam hyre klandestine ne teme se s'jam pe Korce /pf/images/graemlins/laugh.gif, ama e dashuroj si qytet dhe si njerez /pf/images/graemlins/pickellonja.gif </font>
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

ORE UNE ME ORIGJINE KORCAR JAM PO SE KAM MARRE VESH NDONJE HERE SE KUSH E KA THENE KETE SHPREHJE...QE ESHTE QYTET I BUKUR ESHTE DHE ME PELQEN...POR NUK MA DO MENDJA SE I NGJAN PARISIT PER NGA ANA E MENTALITETIT. ME VJEN KEQ POR KORCARET NE VERE NE OREN 9 FUTEN NE SHTEPI NUK THEM QE TE BEHET RREMUJE POR NE PARIS JETA VEZULLON PA PUSHIM NE VERE(SPO THEM PER NE DIMER SEPSE ESHTE FTOFET). DMTH VETEM BURRAT I KE PERJASHTA TE GJITHA FEMRA CEFESHT NE SHTEPI.POR GJITHSESI ME PELQEN SEPSE TE RINJTE DUAN TA THYJNE KETE AKULL..KORCA IME E DASHUR SA ME KE MUNGUAR...
 

Gigo

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Mjat me keto superlativa idiote. Korca s'ka qene ndonjehere dhe s'eshte Parisi i vogel. Keto budallalleqe qe thoni ju e kane lene mbrapa Shqiperine
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Gigo! Me dashamiresi kjo... Korça bashkekohore vertet le per te deshiruar, por provo te shohesh Korcen e viteve 1800-mesi i 1900 (periudha per te cilen ka dale dhe shprehja ne fjale) ne kuadrin e pjeses tjeter te Shqiperise dhe do dalesh ne konkluzionin se "misionin" tend duhet ta aplikosh se pari mbi veten!
/pf/images/graemlins/shrug.gif
 

963

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
por provo te shohesh Korcen e viteve 1800-mesi i 1900 (periudha per te cilen ka dale dhe shprehja ne fjale) ne kuadrin e pjeses tjeter te Shqiperise

[/ QUOTE ]
Ne ate kohe Korça ka qene nen ndikimin francez dhe grek. Intelektualet korçare persekutoheshin nga ushtria greke dhe franceze. Po mos te kishte qene Ali Pashe Tepelana ju sot nuk do flisnit fare shqip.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Diskutimin e metejshem po ua le ne dore historianeve. Kushedi cfare hibridi intresant do ishte Franko-Greqishtja /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Korca,nje Paris i vogel.

one_man
ti paske degjuar Korcen
para se te shkruash dicka per korcen mendohu,
e pastaj,
thuaj dicka
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Marre nga Shekulli.com ne 20 Dhjetor, 06
“Dr.Polena, mjeshtri i harruar i kirurgjisë shqiptare...”
Bardhyl Berberi

Doktor Polena ne muajt e fundit te jetes

Vetëm pak metra larg kinema “Moravës”, në qendër të Korçës, është një shtëpi dominuese me një stil krejt të veçantë. Kubeja e stërmadhe e valëzuar e çatisë me beton e çelik, ka përpara një oborr të madh të mbushur më lule erëmira, të rrethuar me dyer dhe kangjella të stilizuara prej hekuri. Është shtëpia e doktor Polenës.

Nuk ka njeri në Korçë, që të mos ketë dëgjuar mbi doktor Polenën. Tek kjo rrugicë dhe kjo shtëpi, që nga vitet ‘48 kishte radhë të gjata për t’u mjekuar nga doktor Polena. Gjeografia e këtyre njerëzve, që kishin nevojë për duart e arta të doktor Polenës, shtrihet nga Mokra e Gora, nga Skrapari dhe e gjithë Shqipëria e Mesme, e madje edhe nga Veriu i vendit. Ajo shtëpi bujare i kishte dyert e hapura për të gjithë njerëzit në nevojë, nga fëmijët e vegjël e deri tek pleqtë. Emri i doktor Polenës ishte kthyer në simbol të shërimit dhe lehtësimit të dhimbjeve.

Doktor Mirosh Markaj, bashkëkohës me doktor Polenën, shprehet se Polena ishte një burrë me një shtat mesatar, me një fytyrë të imët, por shumë ekspresive. Në pamjen e parë të jepte përshtypjen e një njeriu krejt të zakonshëm, por prapa kësaj pamje fshihej një forcë e madhe e brendshme gati magjike, e veçanërisht një talent i jashtëzakonshëm në Kirurgji. Polena aplikoi metodat më bashkëkohore duke i përdorur ato me shumë sukses në operacionet e tij.



Kush ishte familja Polena?

Doktor Sotir Polena, ka qenë djali i Kostandin Polenës. Babai i tij, kishte kryer studimet e larta në Athinë për Kirurgji, Gjinekologji dhe Farmakologji. Babai i doktor Polenës, ishte kirurgu i parë obstetrik në spitalin e Korçës, që u hap nga amerikanët në vitin 1916. Babai i tij, Kostandini, solli në jetë 9 fëmijë, të cilët i sollën edhe gëzim edhe dhimbje të mëdha. Në fund të shekullit të kaluar, Korça është përfshirë nga një epidemi, duke i rrëmbyer doktorit dy fëmijët e parë. Dikujt do t’i duket paradoksale, thotë Adhoni, djali i doktor Polenës por, shton ai, gjatë epidemisë gjyshi solli vaksina nga Athina dhe shpëtoi qindra fëmijë, kurse për dy fëmijët e tij nuk i teproi asnjë. Ata vdiqën të dy. Këtë gjest e shoqja e tij do t’ia kujtonte gjithë jetën dhe nuk ia fali asnjëherë. Ndërsa gjyshi iu përgjigj se “edhe ata fëmijë që shpëtuan, ishin të mijtë”. Fatkeqësitë do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Tragjedia do të vazhdonte me vdekjen e djalit tjetër, Themistokliut, i cili studionte për Drejtësi në SHBA. Vjen për pushime në Korçë dhe helmohet më 10 nëntor të vitit 1909, nga pushtuesit turq. Vetëm pas pak kohësh, vdekja i rrëmben dhe dy fëmijë të tjerë; vdes papritur djali 17-vjeçar, Vasili dhe e bija 20-vjeçare, Helena. Nga 9 fëmijët e doktor Kostandinit, ngelën vetëm dy djemtë: Nikua dhe Sotiri. Nikua, në vitin 1924 mbaroi në Athinë me sukses, Universitetin për Mjekësi. Nikoja, është i pari që solli në Korçë aparatin Rotgen. Ai fejohet me Julinë, me një vajzë nga familja me emër, Fundo. Por, ndërsa çifti priste me padurim ditën e dasmës, ku kishin shkuar në Pogradec, në datën 30 mars 1930 dhe po shëtisnin me një varkë në liqen, me disa miq nga Greqia, aksidentalisht iu përmbyset varka dhe mbyten të gjithë në liqen. Një tragjedi e vërtetë për Korçën dhe për familjet Polena dhe Fundo. Pas pak muajsh, i goditur nga fatkeqësitë e njëpasnjëshme, vdes babai fatkeq i doktor Polenës, Kostandini. Adhoni, djali i doktor Polenës, thotë se i ka thënë nëna e tij, Kori, se kur u martua me babanë, në shtëpinë e tij gjithçka nxinte... Por, jeta vazhdonte...

Kush ishte doktor Polena

I lindur në Korçë, më 5 gusht 1902 dhe më pas vazhdon gjimnazin grek, po në Korçë, ndërsa vitin e fundit e kreu në Follorinë të Greqisë. Më pas, vazhdon studimet e larta në Mynih të Gjermanisë, nga viti 1922-1927, ndërsa nga viti 1927 -1928 mbaron doktoratën në Universitetin e famshëm të Bavarisë, “Ludvigo Maksimilan. “Ndonëse kam disa orë që qëndroj në familjen e doktor Polenës, është e pamundur të shfletosh të gjithë atë arkiv familjar të Sotir Polenës. Diploma e dr.Polenës, me rezultate të shkëlqyera, e vlerësuar maksimalisht; po ashtu edhe doktorata. Tetë vjet të qëndrimit në Gjermani, e formuan doktor Polenën jo vetëm si mjek, por edhe si një erudit të shquar.

Nga viti 1930 deri në vitin 1933 punon në klinikën e tij private dhe më pas, në harkun kohor nga viti 1933 -1962, për 30 vjet rresht, punon si drejtor i Spitalit të Korçës dhe njëkohësisht si kirurgu numër një i këtij spitali. Adhoni më afron një album tjetër me foto. Unë jam mjek, thotë Adhoni, por gjithë këto dokumente, vërtetojnë se babai im kryente operacione të shkallës së lartë, që edhe sot nuk kryhen...

Ja, shiko këtë foto, është babai më një bari nga Vlora, që në Tiranë nuk e operuan, duke ia prerë shpresat. Babai i kreu atij një operacion të shkallës së lartë, duke i shpëtuar jetën. Ja foto me të sëmurë para operacionit dhe pas tij. Janë fragmente nga ato copëza jete të dr.Polenës, që familja i ka ruajtur me fanatizëm. Fotot që kam përpara, janë operacione të dr.Polenës. që tregojnë bisturinë e dr.Polenës që u përlesh me vdekjen dhe doli fitimtare me të gjitha organet që operoi, duke filluar që nga koka, sytë, hundët, veshët, operacione okulistike, otorino-laringologjike, operacione në gjoks, në mushkëri, në mëlçinë e zezë, në shpretkë, tiroide etj. Nuk mund të numërohen operacionet e suksesshme të dr.Polenës, në 40 vjet karrierë. Talenti i tij spikat edhe në Neurokirurgji, qepja e venave, kirurgjia torkale, ortopedia, deri tek ndërhyrjet e guximshme gjinekologjike tek nënat shtatzëne. Doktor Polena, gjithçka e arriti me aq sukses me virtuozitetin e tija, duke kaluar vështirësitë e prapambetjes së teknologjisë, duke u radhitur i pari në kirurgjinë e vendit tonë. Emri dhe fama e dr.Polenës i kaloi kufijtë e Shqipërisë. Mjekë dhe specialistë të njohur nga Europa, kanë shprehur respektin e veçantë, duke e futur në manualet e tyre të operacioneve të jashtëzakonshme që ai ka aplikuar. Atij i ishin ngjitur një sërë epitetesh si “njeri me zemër të madhe”, “Kirurgu me duar të rrufeshme”, duke u futur në historikun e mjekësisë Europiane dhe të asaj shqiptare.

Ndershmëria dhe atdhedashuria e dr.Polenës

Ndershmëria dhe atdhedashuria dhe përkushtimi ishin virtytet kryesore të dr.Polenës. Ai respektonte me rigorozitet, parimet e babait të mjekësisë, Hipokratit: “Para Zotit dhe mjekut, të gjithë njerëzit janë të barabartë.

Doktor Polena punoi në sisteme të ndryshme shoqërore politike, mes trazirave, luftërave, por ai mbeti i njëjti njeri në të gjitha ndryshimet: Polena duarartë dhe i dashur me të gjithë njëlloj, nga pastruesit e thjeshtë deri tek burrat e shtetit, ishin të barabartë. Armiku i vetëm i dr.Polenës ishte vetëm vdekja, nga thonjtë e së cilës shkëputi shumë njerëz. Me kurajo dhe atdhetari, dr.Polena gjatë luftës kuroi shumë djem e vajza që luftonin pushtuesit fashistë dhe nazistë. Në Korçë, të moshuarit tregojnë se në ditët e fundit të pushtimit gjerman, Polena, me shumë takt e shpëtoi qytetin e Korçës nga një masakër dhe nga djegia e tij prej gjermanëve. Ai shkoi tek oficerët e lartë gjermanë dhe bisedoi me ata me gjermanishten e tij të shkëlqyer dhe inteligjencën e tij, që qyteti të mos masakrohej, siç ishte planifikuar prej nazistëve gjermanë. Por, dr.Polena ishte edhe një atdhetar i madh. Në vitin 1928, kur mbaroi shkëlqyeshëm në Mynih iu afrua një klinikë prestigjioze, por ai u kthye në atdhe, duke iu kthyer një përgjigje lakonike: “Unë jam shqiptar dhe salla ime e operacionit do të jetë atje”.

Tepër i emocionuar, djali i vogël i dr.Polenës, Adhoni, tregon momentet e vështira të jetës së dr.Polenës. Në verën e vitit 1966, tregon Adhoni, vdekja filloi t’i numërojë ditët babait, si rezultat i një plage që i ishte bërë në dorë nga përdorimi i bisturisë. Shkon në Vjenë për kurim, por metastazat e kancerit i kishin pushtuar krahun dhe më pas i pushtuan edhe trupin. Dhe dr.Polena, në 40 vjet që kishte shpëtuar mijëra e mijëra jetë njerëzish, mbylli sytë përgjithmonë, në kryeqytetin austriak të Vjenës. Adhoni, i përlotur tregon një detaj intim nga ajo ditë, kur babai i tij erdhi i vdekur nga Vjena. Në xhepin e xhaketës, tregon Adhoni, i gjeta një letër ku me shkrimin e tij, kishte shkruar ca vargje të shkrimtarit të madh indian, Rabindrand Tagares:

“Fjeta dhe ëndërrova, se jeta është gëzim,/ U zgjova dhe pashë se jeta është detyrë,/ Veprova sipas saj dhe nxora një përfundim: Detyra është gëzim”.

Korça nuk ka parë një funeral aq madhështor, si ai i doktor Polenës në vitin 1966. Nga Pallati i Kulturës, ku u bënë homazhet, i gjithë qyteti ishte i përlotur. Një funeral madhështor për mjekun e madh e bujar dhe të pakursyer, që të varfrit i mjekoi falas dhe familjeve të fukarenjve, iu paguante pajat për vajzat dhe nuset. E tërë Korça ka marrë pjesë në atë funeral të paparë ndonjëherë. Korça që ishte mburrur me dr.Polenën dhe Polena krenohej për Korçën...

Të veçanta nga jeta e dr.Sotir Polenës

Hobi kryesor i dr.Polenës, ka qenë arkitektura. Në bibliotekën e tij, ruhen me kujdes nga familja 149 vëllime të veprës së plotë të Gëtes në gjermanisht, të Shilerit, të Frojdit, Niçes, Hajnes, Dantes. Adhuronte Bethovenin, i binte pianos; pianoja ndodhet ende në shtëpi. Tre fëmijët e dr.Polenës u bënë mjekë: Rea, vajza e madhe, gjinekologe, ndodhet në Elbasan; Ida, vajza e dytë, mjeke radiologe e talentuar dhe i biri, Adhoni vazhdon të punojë në Spitalin Obstetrik të Korçës si gjinekolog. Po kështu nip i tij, Sotiri i ri, pasi ka mbaruar edhe ai Mjekësi, ka shkuar jashtë për specializim; po kështu ka vazhduar në rrugën e mjekësisë Elda dhe ka devijuar nga ky trung familjar mjekësh, vetëm këngëtarja e talentuar, Shirli Polena.

Dr.Polena ka patur një kopsht zoologjik me të gjitha llojet e kafshëve, duke filluar nga pëllumbat, qentë e racës, lepuj, kuaj, palloj, deri tek një ujk që e mbante në kafaz.

Më 17 shtator 1999, Korça e ka shpallur “Qytetar Nderi” dhe vetëm kaq ka bërë Korça, për dr.Polenën.
 

l1ko

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne ate kohe Korça ka qene nen ndikimin francez dhe grek. Intelektualet korçare persekutoheshin nga ushtria greke dhe franceze. Po mos te kishte qene Ali Pashe Tepelana ju sot nuk do flisnit fare shqip.

[/ QUOTE ]


Pikerisht ne ate kohe , Korca mori ate kulture qe e trashegoi deri ne ditet e sotme. Kulture europiane. Mire qe erdhi Ali Pasha e na i dogji ato universitetet , na dha dha pak anadoll . Se pa Ali pashen, nuk do flisnim shqip sot. Nuk e di ne dinte vete Ali pasha shqip /pf/images/graemlins/confused.gif
Korca dhe Shkodra per mendimin tim, kane qene djepi i indetitetit kulturor shqiptar. Per ata qe tallin b... me korcen, bejne mire ta lajne gojen me sapun para se te zene emrin e saj ne goje.
 

Runner

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

ha,ha,ha
"TI" qe fillove kete teme a ke qene ne Paris !???
Une isha ne Paris dhe Korqe, dhe per fate te keqe dallimi eshte shume,shume i madh, por eshte mire te jetosh nga enderat.
 

l1ko

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Po cfare prisje te shikoje ne korce ti? Kullen efel?
"parisi i vogel " eshte nje titull kulturor dhe jo ashtu si mendon ti. Ne ate kohe kur iu ngjit ky epitet , ne qytete te tjera te Shqiperise akoma fliheshe bashke me kafshet shtepiake. Intelekti korcar , do shtoja ketu dhe ate shkodran, kane dhene per shqiperine shume me shume nga sa meritonte vete shqiperia anadolle. Prandaj mos fol kot por dokumentohu njehere.
 
K

Korcare 4ever

Guest
Re: Korca,nje Paris i vogel.

E gjeta dhe këtë temë. Ajde sa pluhur kishte zënë ajde. U bukosa sa e pastrova :lol:

Të paktën tani që duket si e re do kujtohet ndonjë korçar të shkruajë. /pf/images/graemlins/wink.gif
Edhe shkruani o të uruar

KORÇA - PARISI I VOGËL
Paçka se s'ka asnjë ngjasmëri ne na pëlqen ta thërresim kështu. Sa për dikë këtu që na uron të harrojmë traditat tona po të mos i pëlqejnë ja ku është dera. Ne jemi korçarë dhe e kemi për nder.
RROFTË KORÇA DHE TRADITAT KORÇARE
 
K

Korcare 4ever

Guest
Ne kohen kur eshte quajtur Paris i vogel, Korca ka pasur nje zhvillim me te madh se shume qytete te tjera. Korca ka pasur nje ndikim te madh nga italia, franca, greku. Ne nje studim qe une po bej per zhvillimin e punes me grep ne Korce kam gjetur qe cfare kane punuar korcaret e vjetra ne gurin e portes ,kane qene modele franceze dhe italiane, dhe sot te njejtat modele po mesohen dhe zhvillohen ne shkollen mbreterore te punes me gjilpere ne Angli . Beat that any other citty
 
K

Korcare 4ever

Guest
sa per ate qe Korca te behet Paris i vogel, ishalla jo, mbase nga financa se per te tjerat eshte nje qytet ku nuk del dot lirshem ne rrethina, dhe kur shon per pushime njerzit bllokojne dritaret me tulla qe te mos ju vjedhin ose tja u zene shtepine. :)
 
A

adjesa

Guest
Re: Korca,nje Paris i vogel.

E gjeta dhe këtë temë. Ajde sa pluhur kishte zënë ajde. U bukosa sa e pastrova :lol:

Të paktën tani që duket si e re do kujtohet ndonjë korçar të shkruajë. /pf/images/graemlins/wink.gif
Edhe shkruani o të uruar

KORÇA - PARISI I VOGËL
Paçka se s'ka asnjë ngjasmëri ne na pëlqen ta thërresim kështu. Sa për dikë këtu që na uron të harrojmë traditat tona po të mos i pëlqejnë ja ku është dera. Ne jemi korçarë dhe e kemi për nder.
RROFTË KORÇA DHE TRADITAT KORÇARE
 

gangsterja

Primus registratum
Edhe pse nuk kam qene atje kam pare ne internet dhe kam lexuar per historikun dhe zhvillimin e saj.Normal qe quhet parisi i vogel.
 
Top