Korca,nje Paris i vogel.

korcari12

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Kur te vete te shikoj dhe PARISIN ate here do ta vlersoj se sa ngjajne! edhe po s'ngjavi, ne na pelqen ajo KORCE sic eshte ne te gjitha drejtimet :thumbsup:
 

gavros

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Krahasimi me Parisin eshte bere me shume per kulturen qe i lidhte dy qytetet, pastaj kjo shprehje eshte thene >80 vjet me pare dhe Korca ahere ishte qytet i zhvilluar per kohen.
Edhe infrastruktura ka qene e kohes.Ne Korce edhe sot me gjithe ndertimet pa leje nuk gjen nje rruge qorre, ose degezime ku mund te humbasesh. ashtu si ne Paris ku gjithe rruget bashkohen ne sheshin Saint Elize,ne mos gaboj, edhe ne Korce ato bashkoheshin ne sheshi i Mitropolise. Korca ka qene e bukur dhe plot jete, 50 vitet e komunizmit e lane ate ne harrese.
Por sic tha dhe Braveheart ne e duam ate, sido qe te jete. Dhe as qe na behet vone se I ngjan Parisit apo jo.
RROFTE KORCA DHE KORCARET
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Kur u krijua Korça franceze
1917-1920. Rivaliteti Italo grek dhe si u vendosen francezet ne Korce? Cilat ishin qellimet strategjike. Kush qene arritjet ne infastrukture, ekonomi e shkollim. Kujtimet e nje ish luftetari francez te luftes se pare, i cili u mor edhe me pas me studime per Shqiperine.
Nga Jacques Bourcart


Repart i këmbësorisë francëze trupat kryesore të të cilës kanë qënë të përqëndruara në Korçë

Jacques Bourcart [1891-1965] oficer i Legjonit te nderit eshte nje nga shkenctaret me te permendur ne france ne fushen e gjeografise dhe gjeologjise. Ky anetar i akademise franceze dhe shef i katedres se gjeologjise ne Sorbone, e kaloi nje pjese te rinise te tij si i mobilizuar ne trojet shqiptare. Ai brodhi pothuajse te gjithe vendin prej nga nxori edhe nje liber me shenime udhetimi Shqiperia dhe shqiptaret te botuar nga shtepia Dituria. Por kete pasion te rinise se tij ku ai studioi shume gjeografine e gjeologjine e vendit Bourcart e kaloi edhe te studentet e tij te cilet vazhduan pas vdekjes se tij studimet e profesorit te tyre per shqiperine. Ne tekstet tona autori francez njihet si themeluesi i gjeografise fizike te Shqiperise Juglindore. Por edhe si nje udhetar i pasionuar pas ketij vendi. Por pjesa e shkeputur per botim nga Klan i perket periudhes kur ai, i perfshire ne armaten e lindjes se ushtrise francezeu vendos ne Shqiperi gjate kohes se luftes se dyte boterore.

***

Kur ne vitin 1916 te papriturat e luftes cuan nje njesi te vogel franceze te pushtonte Korcen, flamuri tringjyresh francez ringjalli aty kujtime te vjetra. Epoka e kryqtareve franke dhe roli i princerve te familjes Anzhu ne Shqiperi, nuk ishin harruar. Por mbi te gjitha ne Shqiperi ishin ende gjalle kujtimet napoleoniane, si nderhyrja ne brigjet e Adriatikut dhe shkaterrimi i Republikes se Venedikut, krijimi i Principatave Iliriane, marredheniet e Ali Pashe Tepelenes me Napoleonin dhe vendosja e francezeve ne Ishujt Joniane. Thuhej se Napoleoni kishte ardhur vete ne Shqiperi per te ringritur Mbreterine e Skenderbeut. Ne kohen e Perandorise se tij kishte sherbyer ne France nje regjiment shqiptar. Kete tradite e perterine me pas shqiptaret e Amerikes qe luftuan ne France gjate Luftes se Pare Boterore. Ne shtegtimet e mija neper malesite e Shqiperise, une kam pare shpesh dekorata, si kryqe lufte, te fituar nga shqiptare edhe ne betejen me te famshme per francezet gjate luftes se pare, Verdyn.

Qellimi qe kishte ushtria franceze per te mbajtur Korcen ishte qe te rrethonin Greqine e mbretit Kostandin dhe te ndalonin agjentet gjermane te lidheshin lirisht me Athinen. Gjithashtu ai do te shqebente edhe per te krijuar lidhjet e francezeve me frontin italian, permes rruges Korce- Sarande. Mirepo qe me largimin e princ Vidit, trupat greke kishin ripushtuar Korcen. Ne fillim ne garnizonin e qytetit kishte madje edhe nje njesi te vogel serbe. Per ta shporrur ate njesi qe prishte pune, guvernatori grek i Korces u dha urdher mulliseve qe te perzienin me miellin disa lende helmuese dhe perhapi fjale se ne qytet kishte rene nje epidemi kolere. Pasi ia arriten qellimit, greket mbeten zoterit e vetem te Korces, e cila, ashtu si e gjithe Shqiperia e Jugut u administrua sikur te ishte thjesht toke greke. Qysh kur u futen ne Shqiperi njesite e ushtrise franceze, qeveria e perkoheshme greke e Selanikut, e kryesuar nga Venizellos, dergoi ne Korce nje prefekt te saj, me porosine qe sido qe te vente puna, ta mbante qytetin per Greqine. Ardhja e ketij prefekti ne Korce nuk beri gje tjeter vecse shtoi trazirat, sepse shperthyen grindjet midis perkrahesve te mbretit Kostandin dhe atyre te Venizellosit. Ketyre trazirave iu shtuan edhe intrigat e italianeve kunder pushtimit grek. Nderkaq u krijuan disa ceta shqiptare, qe u perkrahen dhe u mbushen me njerez nga te gjithe ata qe ishin acaruar nga dhuna e pushtimit grek, si dhe nga shume shqiptare te rrenuar nga lufta epirote, nga vellezer dhe bij te viktimave te andarteve greke. Disa nga keto ceta luftonin vetem per clirimin e trevave shqiptare, si ceta e Themistokli Germenjit. Ceta te tjera, si ajo e Sali Butkes, armik i betuar i Esat Pashes, ishin te manovruara nga Falkenhausen, qe me pare kishte qene atashe ushtarak gjerman ne Athine dhe tani qendronte ne Pogradec, ne brigjet e Liqenit te Ohrit.

Mirepo ne dhjetor 1916 gjenerali Seraj, qe deshironte te siguronte qetesine e prapavijave te frontit dhe ishte njohur me se miri e me hollesi per gjendjen, dergoi ne Korce kolonelin Dekua, i cili kishte si detyre qe te ngrinte nje administrate autonome, nen kontrollin francez.

Prijesat shqiptare, te cilet u pyeten lidhur me kete nisme, e pranuan menjehere dhe kesisoj me 10 dhjetor te po ketij viti ne prefekturen e Korces u ngrit flamuri i Skenderbeut, qe kishte ne shtize nje kravate me tri ngjyrat e Frances. Ofiqaret dhe agjentet greke u detyruan te largohen nga qyteti. Nderkaq ata moren me vete arken e finances dhe tere kontabilitetin. U krijua nje administrate shqiptare me nepunes vendas, si dhe nje Keshill i Parise, ne te cilin kishte barabar anetare ortodokse dhe myslimane. U ngrit gjithashtu edhe nje gjykate. Njekohesisht u krijua nje xhandarmeri policie dhe nje xhandarmeri e levizshme, qe perbenin sproven e pare te atij Batalioni Shqiptar, i cili me pas, mori pjese ne mesymjet franceze. Flamuri i ketij batalioni u dekorua me Kryqin francez te Luftes. Te gjitha keto veprime u kodifikuan me nje protokoll, qe u miratua nga perfaqesuesit vendas dhe per te cilin u fol shume.

Keto veprime sollen menjehere si pasoje terbimin e grekeve, te cilet shihnin se Korca po u ikte nga duart, si dhe te italianeve te cileve kjo krijese e re iu prishte ambiciet. Edhe vete ministria e Jashtme Franceze, Ke dOrsej u shqetesua. Mirepo koloneli Dekua gjeti qysh ne fillim bashkepunimin me entuziast ne kete qytet, i cili ishte vatra e atdhedashurise shqiptare. Nga ana tjeter, po qysh ne fillim, ai i dha nje nxitje te madhe organizimit te Kazase autonome te Korces. Politika e tij e clirte dhe guximtare, ecuria mjaft e mire e krijesave te reja administrative, e cila, nga ana tjeter, lehtesohej nga fillimet e organizimit te shqiptareve qysh nga koha e kryengritjeve kunder turqve, si dhe nga arsimimi i mjaft mergimtareve te vjeter, qe ishin kthyer nga Rumania ose SHBA, e bene shume shpejt kolonelin Dekua mjaft popullor. Ky popullaritet i dha mundesi atij qe te largoje nga ndikimi austriak disa ceta, te cilat tani ishin te sigurta kur shihnin flamurin shqiptar qe valevitej ne Korce. Kesisoj ai permiresoi edhe gjendjen ushtarake te trupave franceze, qe kishte nen komande.

Ne shkurt 1917 Divizioni 76 i Kembesorise, qe ishte derguar ne Shqiperi, e shpetoi nga goditjet e artilerise austriake rrugen per ne Sarande dhe beri te mundur lidhjen e forcave franceze me ato italiane. Gjate muajit gusht ne frontin shqiptar u ndermoren veprime te rendesishme luftarake, qe i dhane mundesi njesive franceze te godasin fort armikun, qe kishte bere pak punime mbrojtese. Mesymja franceze solli marrjen e Pogradecit, ne buze te Liqenit te Ohrit.

Pas kesaj vijuan nje sere mesymjesh fitimtare deri ne dorezimin dhe armepushimin e Bullgarise me 30 shtator 1918. Me pas trupat franceze depertuan deri ne Elbasan. Nderkaq, gjate gjithe kesaj kohe, ne prapavije vazhdonte organizimi i administrates. Marreveshjet e arritura pas armepushimit me Gjermanine e lane ne vend pushtimin francez, i cili vazhdoi po ne te njejtat kushte.

Une nuk i di arsyet qe cuan ne kete vendim. Nga sa kishin deklaruar vete qeveritaret e saj, dilte qe Franca nuk kishte asnje interes ne Shqiperi. Madje sipas udhezimeve qe merrte komandanti i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, ai nuk kishte te drejte as qe te shtrinte me tej ndikimin tone tregtar dhe kulturor. Madje u ndalua edhe hapja e nje liceu francez. Ku ishte ceshtja, pra? Qe te kujdeseshim per ambiciet e Venizellosit, i cili vazhdonte te kerkonte gjithnje Korcen dhe Epirin e Veriut? Por kjo detyre ishte e pamundur qe te kryhej, aq me teper se roli qe kishte luajtur pa dashje Administrata Franceze e Trevave Shqiptare ishte kryekeput fare i kundert. Ajo ia ruajti kete treve Shqiperise dhe i dha qeverise se re shqiptare kuadrot e para, per te cilat kishte aq nevoje.

Roli i administratave te perkohshme franceze u ndie edhe

ne Kotor, ne Shkoder, ne Trakine Perendimore.

Studimi i kushteve ne te cilat u krye administrimi i Trevave Shqiptare, pervecse na ben te njohur perfundimet e shkelqyera qe arriten aty nje grusht francezesh, qe per me teper nuk kishin as forca te shumta ushtarake, mund te na tregoje njekohesisht se sa besim mund te kemi tek nje Shqiperi e pavarur.

Organizimi i pergjithshem i Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca fillonte me nje hierarki te caktuar. Ne krye ishte nje Komandant i Trevave, i cili e kishte seline ne Korce, me nje administrate qendrore fare te vogel. Nen urdherat e tij ishin tre Administratore Krahinash, cdonjeri nga te cilet kishte nje autonomi te madhe administrative, urdheronte mbi drejtuesit e sherbimeve te ndryshme dhe kishte nje buxhet te vetin. Pas armepushimit detyren e Komandantit te Trevave Shqiptare dhe ate te Administratorit te Krahines se Korces e kryente i njejti oficer.

Krahina e Korces e kishte ruajtur deri diku organizimin qe perligjte dokumenti i pare administrativ i saj, pra protokolli i kolonelit Dekua. Megjithate Ke dOrseit i dukej siku ky dokument kishte nje natyre si teper perfundimtare. Dhe keshtu, me 16 shkurt 1918, duke perfituar edhe nga largimi i gjeneralit Seraj, i cili nuk ishte me aty qe te mbronte vepren e tij, me nje urdher te gjeneralit Sale [Salles] protokolli ne fjale u shfuqizua. Mirepo ne te vertete ndryshuan vetem emertimet e organeve administrative, sepse asgje tjeter nuk ndryshoi. Administratori i Territorit [ose shqip Qeveritari Delegat] ndihmohej nga nje Keshill Konsultativ Parise [qe me pare, sipas protokollit Dekua, ishte Keshilli i Administrimit] si dhe nga disa drejtore te emeruar prej tij per financat, arsimin, policine, punet botore, ndihmen shoqerore. Vec tyre ishin emeruar edhe disa zevendesdrejtore per postat, pyjet, doganat, te cilet vareshin nga Drejtoria e Financave. Prej Qeveritarit Delegat varej edhe Komandanti i Trupave Shqiptare.

Edhe organizimi i Krahines se Pogradecit ishte pak a shume i njejte.

Nderkaq organizimi i krahines se trete, pra i zones asnjanese shqiptaro?greke ne token greke ishte shume me i thjeshte.

Krahinat ishin ndare ne rrethe. Drejtoret e sherbimeve dhe kryetaret e rretheve ishin pa dallim ose oficere franceze, ose civile shqiptare. Keshtu drejtori i financave, qe ishte shqiptar, mbeti ne detyren e tij pa levizur qysh nga fillimi e deri ne perfundimin e administrimit francez. Shihet pra se kishte pak hallka administrative, autonomi te madhe dhe ndarje te vecanta, cdonjera prej te cilave kishte nje shkalle te ndryshme zhvillimi.

Krahina e Pogradecit, ne pjesen me te madhe nuk kishte paguar asnje here taksa gjate pushtimit turk.


Dhe me 22 qershor kur mbaroi detyra e administrimit francez, shihej se aty ishte bere nje pune e madhe. Buxheti nga disa dhjetera mijera franca, kishte kaluar ne tre milione franga. Te gjitha krahinat ishin administruar me rregull dhe paguanin tatime. Administrata kishte bashkepunuar edhe me perpjekjet qe bente Ushtria Franceze per hapjen e rrugeve. Si pasoje Shqiperise i mbeten rruget e medha, ne te cilat mund te kalonin automjetet, si rruga nga Korca deri ne Sarande, qe mirembahej pjeserisht nga italianet, si dhe rruga tjeter nga Korca ne Follorine, e ndertuar teresisht nga francezet dhe qe perdorej per sherbimin postar me automjete. U ndertua edhe rruga automobilistike nga Korca ne Pogradec, pa permendur ketu rruget e ndertuara thjesht per nevojat ushtarake. Vec ketyre u mirembajt edhe nje rrjet i tere udhesh per karvanet e kuajve dhe te mushkave, qe lidhte te tere fshatrat e krahinave. U ngrit edhe sherbimi i ujerave, u ndertuan mjaft ura, u meremetuan ndertesat publike qe ishin lene pas dore.

U ngrit edhe nje rrjet telefonik, qe lidhte me Korcen te gjitha rrethet. Ky rrjet lidhej edhe me rrjetin kryesor telefonik te Vlores. Drejtoria e Puneve Botore mori nga ushtria franceze materiale te shumta per punimet e medha te spastrimit dhe te permiresimit ujor, qe filluan te kryhen.

Gjykatat e Korces dhe te Pogradecit shqyrtonin ceshtje te se drejtes civile dhe penale. Ajo e Korces merrej edhe me ceshtje krimesh, sepse moratoriumi i shpallur me 1912 kishte pushuar se vepruari. Por ketij organizimi gjyqesor i mungonte nje Gjykate Apeli, sepse, per fat te keq nga qendra asnjehere nuk u dha leja per ngritjen e saj. Prane ketyre gjykatave u organizua edhe nje kolegj avokatesh dhe gjate dhenies se vendimeve ishin gjithnje te pranishem oficere frzanceze. Nderkaq puna per pershtatjen e Kodit Civil Francez dhe Kodit Egjiptian me kushtet e vecanta te Shqiperise, kishte bere te mundur qe gjykimet te jene te paanshme dhe te mbeshtetura ne ligj. Dhe kjo gje pelqehej dhe vleresohej shume ne nje vend te tille si Shqiperia, ku njerezit ishin mesuar deri ne ate kohe me gjykime arbitrare.

Nderkaq, edhe fale hartave te bukura, qe kishte perpiluar Sherbimi Gjeografik i Armates se Lindjes, filloi puna dhe u be e mundur qe te kryhet studimi shkencor i burimeve natyrore dhe i mundesive ekonomike qe kishte Treva Shqiptare e Administruar nga Franca. Se fundi u moren masat e para kunder asaj fatkeqesie te madhe te vendeve ballkanike, qe eshte shpyllezimi. Dhe ashtu sic duhej te behej, vemendja kryesore dhe perpjekjet e administrates franceze u perqendruan te tri veprat qe duheshin kryer pa humbur fare kohe.

Keto ishin: rregjistrimi i popullsise civile, hapja e shkollave dhe ndihma shoqerore. Dhe kryerja e ketyre detyrave u lehtesua pikesepari nga ushtria franceze.

Keshtu Intendenca Ushtarake siguroi faren e nevojshme per mbjelljet e para dhe per shperndarjen e tyre te menjehershme. Sherbimi i Nozullimit regjistroi dhe pajisi me kartat perkatese te tere banoret. Dhe qysh nga viti i dyte i administrimit francez, fale edhe perpjekjeve te palodhura qe u bene per te zhvilluar bujqesine, Treva Shqiptare e Administruar nga Franca mundi te veteushqehej dhe tokat djerre qe punoi ushtria franceze i lejuan te shlyente paradhenien.

Ne Korce u krijuan disa depo, per te shmangur grumbullimin e farerave dhe mandej shitjen e tyre me cmime shume te larta nga spekulatoret, sic kishte ngjare shpesh me pare dhe quhej si dicka e zakonshme ne keto vise.

Qysh nga koha e regjimit xhonturk ne Korce ishin hapur disa shkolla shqipe. Por nga ankesat e vazhdueshme te Patriarkanes Ekumenike te Stambollit, ato u perndoqen qysh ne fillim nga qeveria turke. Dhe sapo greket hyne dhe moren fuqine ne Korce, nje nga veprimet e para te tyre ishte mbyllja e ketyre shkollave.

Ne vendet ballkanike gjithnje ka qene zhvilluar nje lufte e ashper per shkollimin. Dhe perfundimi i pare i saj eshte se shkollat e huaja aty ndiqen nga shume pak nxenes. Treva Shqiptare e Administruar nga Franca, ashtu si tere Shqiperia, kishte mbetur pa arsim fillor shqip. Administrata franceze hapi dyqind shkolla shqipe, pothuajse nje ne cdo fshat. Shkollat e Korces dhe te Pogradecit ishin te nje shkalle me te larte. Ne to mesohej gjuha shqipe, si dhe ajo frengjishte, perdorimi i se ciles ishte perhapur vetvetiu ngapak kudo. Dhe qe te kurorezohej kjo veper duhej te ishte hapur nje Lice ne Korce. Mirepo ministria perkatese franceze, nga frika se mos shkaktonim pakenaqesine e grekeve, nuk e dha lejen, madje edhe per te hapur nje Lice francez.

Ndihma shoqerore u organizua duke patur si shembull Marokun, pra me ndihmen e mjekeve ushtarake. U ngriten spitale, infermieri dhe grupe shendetesore te levizshme qe punonin edhe ne malesite.

Nepunesit e Administrates se Trevave Shqiptare, ishin te gjithe oficere me pervoje qe kishin punuar ne Administraten e Ceshtjeve Vendore ne Marok, ose ne Algjeri dhe prandaj e dinin mire se crendesi kishte puna e tyre. Vec kesaj u be nje regjistrim i plote i vendasve dhe i dokumentave qe duheshin shperndare. Nga ana tjeter u ngriten dispanseri dhe cerdhe femijesh fale punes se Komisionit per Shqiperine te Kryqit te Kuq Amerikan.

Por, perfundimi me i shkelqyer qe u arrit ishte se kur Administrata Franceze u largua nga Trevat Shqiptare, la ne arke dy milione e gjysem franga.

Ky parashtrim i arritjeve mund te duket sikur eshte nje vetlavderim feminor. Por duhet te kemi parasysh se ishte vetem nje grusht administratoresh franceze, qe u ngarkua te drejtoje nje treve prej 150 000 banoresh, te perbere kryesisht nga vise malore, te cilat edhe ne kohen e Turqise nuk qene te nenshtruara plotesisht.

Dhe ne kete treve u vendos rendi dhe mbreteroi siguria e plote. Vec kesaj vepra qe kryen francezet i dha mundesi qeverise se re shqiptare qe ta shfrytezoje dhe ta perhape gjeresisht pervojen e organizimit administrative te Trevave Shqiptare te Administruara nga Franca, si dhe te perdore burimet e para qe ajo kishte grumbulluar. Per me teper, administrata franceze i la qeverise shqiptare mjaft njerez, te cileve tanime u kishte hipur deshira per te mesuar dhe per te vene ne jete menyren e punes dhe te administrimit perendimor. Batalioni shqiptar, qe kishte marre pjese me lavdi ne mesymjet franceze, i dha ushtrise shqiptare disa oficere te shkelqyer, qe ishin formuar ne shkollen franceze. Madje njeri prej tyre ishte nderuar me Legjionin e Nderit .

Shume nga shqiptaret kerkonin nga ne me shume se kaq. Ata e qortojne se tepermi administrimin francez ne Shqiperi qe nuk zbatoi projektin e kolonelit Dekua per te krijuar nje Republike Shqiptare. Por duhet te kemi parasysh veshtiresite e medha qe ndeshte ajo ne veprimtarine e saj.

Pushtimi yne shihej me sy shume te keq nga italianet, te cilet mendonin se ne kishin qellime teper ambicioze dhe se pengonim politiken e tyre te zgjerimit ne Shqiperi. Nderkaq ndodhen disa ngjarje te vogla dhe per te ardhur keq. Dhe autoritetet italiane ne Shqiperi nuk munguan asnjehere qe te na quanin si agjente te thjeshte te grekeve ose te serbeve.

Sidoqofte duhet thene se kryeministri grek Venizellos ishte duke fituar nje ndikim gjithnje e me te madh, si ne Paris, ashtu edhe ne Komanden e Armates Franceze te Lindjes ne Selanik. Te gjitha qarkoret qe vinin na porosisnin qe ne te mbanim nje asnjanesi te rrepte si ndaj grekeve, ashtu edhe ndaj shqiptareve, si dhe te shtypnim shfaqjet nacionaliste. Mirepo ne Korce nuk kishte fare greke. Nderkaq komandanti i Armates Franceze ne Lindje urdheroi rihapjen e shkollave greke te Korces dhe mandej flamuri i Skenderbeut, i cili ishte ngritur me madheshti ne vitin 1916, u ul me urdher.

Dhe ne gusht 1919 komanda greke arriti qe te marre lejen per te zevendesuar trupat franceze ne Korce. Gjithcka ishte gati per kete operacion ushtarak, por ai deshtoi vajtueshem, sepse para se te arrinin greket, qe njiheshin mire se cilet ishin, tere popullsia u shperngul dhe me fshatra te tera u nis drejt Vlores.

Greket u detyruan te hiqnin dore nga ekspedita e tyre, por si hakmarrje vazhduan fushaten e tyre te zakonshme me shpifje dhe lajme te rrema kunder administrates franceze. Ne qershor 1920 u perserit e njejta gjendje, si afro nje vit me pare. Njesia e vogel franceze mori urdher qe te niset per tu kthyer ne atdhe. Nderkaq administratoret do te qendronin ne detyre deri ne nje urdher te dyte. Atehere nga Follorina u nis nje division grek me synimin qe te perpiqej edhe nje here te arrinte perpjekjen e deshtuar te muajit gusht 1919. Por kete radhe trupat greke u gjeten perballe mobilizimit te pergjithshem te shqiptareve. Ne Korce u dynden njesi ushtarake dhe vullnetare nga te kater anet e Shqiperise. Ne qytet u ngrit flamuri kombetar shqiptar, me gjithe kundershtimin e komandantit francez. Gjendja u acarua. Nderkaq disa nga ne, qe kishim arritur tanime te fitonim besimin e shqiptareve dhe qe nuk pengoheshim nga disiplina ushtarake, arritem te merreshim vesh me mbrojtesit e viseve te Korces. Dhe fatmiresisht kjo u be ne kohen e duhur, sepse ndryshe ushtaret e paket franceze qe gjendeshin ne Korce do te kishin rene ne mes te dy zjarreve. Keta ushtare qene te detyruar te nderhynin ne krah te grekeve, per te cilet ata nuk kishin asnje ndjenje shoqerie ushtarake, nga shkaku i kujtimeve te hidhura, qe nuk ishin te pakta. Dhe do tu duhej te perplaseshin me ata shqiptare, te cilet kishin qene bashkepunetoret tane gjate tre vjeteve dhe shoket tane te luftes gjate mesymjeve te ashpra, dhe te cilet kishin arritur te fitonin zemren e cdo francezi qe i njihte.

Kesisoj garnizoni i vockel francez arriti te terhiqej para se te fillonin luftimet. Mirepo ne te vertete gjithcka mbaroi si ne gushtin e nje viti me pare. Pararoja greke zbrazi disa pushke dhe mandej qendroi ne vend. Filluan bisedimet per te cilat u be ndermjetes metropoliti grek i Korces. Palet u moren vesh qe te pranonin vendimin e Fuqive te Medha.

Ne fillim te vitit 1920, ne castet kur po mblidhej Kongresi i Lushnjes, te gjitha shpresat e shqiptareve ishin drejtuar nga Franca, e cila ne kete gjendje mund te kishte fituar nje ndikim mbizoterues ne Shqiperi. Por ne na penguan nevojat e politikes sone te jashtme, si dhe deshira per te ruajtur miqesite e meparshme ballkanike. Dhe ai pak ndikim qe ne arritem te fitonim, tani eshte menjanuar nga tere ndikimet e aferta, qe kane gjetur nje gjuhe te perbashket, te pakten kunder nesh.

Sidoqofte ky pushtim i shkurter solli si perfundim qe ta beje te njohur dhe te dashur Shqiperine per ata pak franceze, qe i sherbyen asaj. Ai, ne te njejten kohe, na tregoi se po te pranojme te drejten qe ka populli shqiptar per te jetuar dhe jo nevojen per ta quajtur ate si nje popullsi te eger dhe te prapambetur, e cila i behet pengese zhvillimit te kultures ne Gadishullin Ballkanik, atehere Shqiperia ne nje kohe te shkurter dhe me ndihmen miredashese te disa Perendimoreve, mund ta jetoje fare bukur jeten e saj.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Ne e therrisnim "Parisi i vogel", pasi kalldremet e tij te nxirrnin ne qender. Ishte vertet nje qytet mistik qe te bente ta dashuroje me gjithe forcen e ndjenjes, shtrire kaq lirshem ne rreze te Moraves me gjymtyret qe i vareshin ne drejtim te fushes. Qyteti me rruget me te pasterta ne bote, qe e perkedhelja me endje me gjurmet e vockla, si per t'i provuar dashurine dhe bashkekzistencen time me te.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

korca_1929.jpg
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

SERENATAT KORÇARE
Si lindën në vitet '30 dhe kush i këndoi


Gjithkush e ka një dritare
Nga e mban kokën prapa përjetë
Një siluetë del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prap shfaqet si margaritar në det.

Kush nuk këndoi njëherë një serenatë
Kush nuk dashuroi njëherë me çmenduri
Për të jeta është një mandat

Eshtë thjesht një epitaf i zi…


Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë. Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve… Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund… Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment: Jemi në Korçën e viteve tridhjetë. Në Korçë do të hapej kinema "Majestik" dhe tregëtarët korçarë nëpërmjet aksioneve do të ngrinin një ndërtesë të bukur sipas shembullit të largët të Skalës. Jo më kot në ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte një rëndësi të veçantë kulturës. Banda "Vatra" e kishte burimin në Korçë e shumë e shumë evenimente të tilla. Korça ka qenë dhe mbetet zemra e urtësisë shqiptare. Korça është për Shqipërinë ashtu si Firence për Italinë, Parisi për Francën dhe Athina për Greqinë. Shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë avantazhe natyrore. Por përsëri Korça ka një epërsi të dukshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, apo dhe të huaj kur përmendin emrin e Korçës ndjejnë një respekt të natyrshëm. Siç thotë një studiues, ka qytete që edhe emri ju tingëllon në mënyrë të magjishme. E tillë është Korça. Në Korçë në ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta të paanshme siç quheshin me të drejtë. Në Korçë në ato kohëra e kishin për nder të zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete të tilla kombëtare si Fan Noli, Ali Këlcyra, Medi Frashëri. Ishte ndoshta i vetmi qytet që i kuptonte dhe i shpallte qytetarë nderi. Në ato kohë kishin filluar të spikasnin në qytet disa familje të mëdha të cilat i sollën qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si në çdo qytet të madh edhe këtu intelektualët e mëdhenj duke filluar që nga Themistokli Gërmenji nuk e mbështetën veprimtarinë vetëm tek këto familje. Ata si demokratë të mëdhenj që ishin u mbështetën tek shtresat e gjera të shoqërisë të atëhershme korçare. Dhe jo më kot në gazetën e tij "Koha" Mihal Grameno në okelio do të shpallte veten të paanshëm nga partitë dhe do të shkruante si diçiturë "Mbron interesat e popullit". Kur apostulli shqiptar Naim Frashëri do të shkruante "Lumja ti Korçë o lule" këtë nuk e jepte vetëm se aty u krijua shkolla e parë shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonë një vizion më të gjerë se diçka konkrete. Korça për të ishte një pararojë e kombit, një evanpost i shoqërisë shqiptare, një ambasadore e përhershme dhe e jashtëzakonshme Shqipërisë nëpër botën e qytetëruar. E tillë ishte dhe e tillë mbeti në vitet tridhjetë Korça e bukur shqiptare. Gjithmonë mund ti bën pyetjen veten: Pse pikërisht Korça? Ku i ka rrënjët prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e këtij qyteti. Ne mendojmë, tek humanizmi korçar dhe dashuria e korçarëve për lirinë. Një poet amerikan është shprehur se madhësia e një qyteti nuk varen nga madhësia e sipërfaqës së tij për kilometra katrorë apo nga numri i banorëve, por nga madhësia e vetë qytetarëve. Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë këtu Naum Veqilharxhin, le të kujtojmë këtu Themistokli Gërmenjin. Ky i fundit është një hero i përmasave antike. Çdo qytet i botës do ti vendoste ata me krenari në panteonin e vet. Dhe pikërisht në një qytet të tillë, në një atmosferë të tillë të ndezur do të lindnin dhe serenatat. … Në fillim të vitit 1925 në gazetën e tij të paanshme "Koha" plaku i penës dhe i pushkës Mihal Grameno shkruan për ardhjen e Ahmet Zogut një shkrim me të vërtetë sensacional dhe spektakolar "Katastrofë apo shpëtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shënuar këtë shkrim të xha Mihalit si një lajthitje, si një kompromis, si një hutim i çastit. Por fakti nuk qëndron kështu. E vërteta është ndryshe. Xha Mihali e mbështet dhe e quan shpëtim ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet sepse plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndërtonte konstruktin e shtetit të ri shqiptar. Xha Mihali në shkrim shpallte se atë e njihnin të gjithë në Korçë, se ai nuk ishte servil dhe trimërinë kur ishte dashur e kishte rrëfyer aty ku duhej. Atë që thoshte për Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe këtë e tregon edhe më vonë edhe një fakt tjetër: Kur do të botonte librin e tij të dëgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte këtë libër Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisë së shtypit një status solid për kohën dhe shembull inspirimi për të ardhmen. Gazetat dhe revistat në atë periudhë lulëzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi përveç më vonë familjes mbretërore. Me këtë liri, me këtë hapësirë lulëzoi së pari shtypi korçar me një traditë të hershme që i kishte rrënjët deri në shtypin e diasporës ku shumica ishin korçarë. Liria e shtypit në Amerikë u bë shembull për lirinë e shtypit në Korçë. Shumica e gazetarëve korçarë që shkruanin në ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur në Amerikë. Shoun e parë publicistik e bëri me të vërtetë revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashëri. Deri më tani është studiuar me imtësi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtë që është lënë në hije kjo revistë cilësore dhe moderne për kohën. Avokati i ri Pandi Frashëri do ti jepte revistës së tij një mbështetje demokratike në mbrojtje të interesave të popullit, por pa lënë mënjanë edhe prirjet aristokratike të një shtrese të caktuar apo penat e shkolluara të borgjezisë korçare. Ja kjo është atmosfera kur do të lindin dhe lindën serenatat e famshme korçare…

Po serenata si lindi? Pse lindi?
Kush është ajo tharmë jetike plot klorofile që do ta krijonte nga hiçi, mbretë-reshën e zemrës, atë mbretëreshë që do ta pushtonte me thesaret e bukurisë së saj të shpirtit dhe të hirit, zemrën e djaloshit korçar.

Ishte një eklips i Zotit apo një Eklips i Diellit?
Vemi, ah vemi
Në mes të pyllit thellë
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh…
 

tola77

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Korca ka qene eshte e do te mbetet Parisi i vogel per Shqiperine,se ka kulturen, traditen, bukurine,arkitektonine,arsimin,pastertine,estetiken,edukaten etj.Nuk krahasohet me Parisin nga vlerat historike e kulturore por per menyren qe kane njerzit per te jetuar dhe shembullin e tyre ne Shqiperi.Me thoni se pas renies te komunizmit dhe luftes civile ne SHqiperi cili qytet u shkatrua me pak se Korca?Dhe duhet te vleresojme qe nuk ka ndertimet e Tiranes e te qyteteve te tjera qe ndihmohen nga jashte Korca ka te njejtat ndertime qe kishte vite me pare, ka bukurine origjinale te saj.Eshte mire te flasin ata qe njohin dhe jo ata qe kane pare te dy qytetet per te krahasuar.
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Ne fondin e punimeve te lena trashegim nga Ilo Mitke Qafzezi bejne pjese edhe punimet e tij per qytetin e Korces. Rendesia e tyre vlen per tu theksuar, sepse ato hedhin drite per te njohur mire historine e qytetit tone, origjinen, zhvillimin e tij, lidhur kjo edhe me ngjarjet e rendesishme te shekujve. Nga studimi i materialeve te autorit del se problemi i qytetit te Korces trajtohet ne tre drejtime kryesore:

Krijimi i qytetit, origjina dhe vjetersia e tij.

Prejardhja e emrit te qytetit te Korces.

Pjeset perberese te qytetit.

per te tre keto probleme rezulton se Qafzezi ka shfletuar dokumente dhe botime te ndryshme, ka pare trajtimin e problemit nga disa autore dhe duke mbeshtetur ne punimet e tyre, paraqet mendimet ekzistuese per problemin e meposhtem: Si qytet historik Korca permendet qe ne shkeullin XIII. Keshtu princi Gjon Muzaka ne doreshkrimin e tij te vitit 1510 e paraqet Korcen si qytet qe ne vitin 1280. E prishur krejt sic duket prej turqve osmanllinj dhe prej jenicereve te sulltan Muratit II ne vitet '40 te shekullit XV. Korca rindertohet ne vitin 1484. Eshte per tu permendur fakti se derisa u zbulua doreshkrimi i Gjon Muzakes, i cili u botua prej Karl Hpfit ne Berlin me 1873, sundonte mendimi i vetem se themeluesi i pare i Korces ka qene Iliaz Mirahori, ne fund te shekullit XV. Mirepo botimi i dokumenttit te mesiperm prej Hpfit nxjerr ne drite se themelimi i Korces daton se paku ne shekullin XIII, apo edhe me perpara, kurse Voskopoja dhe Vithkuqi jane themeluar ne gjysmen e pare te shekullit te XIV. Per te vertetuar saktesine e mendimit ne dokumentin e tij Gjon Muzaka thote se Andrea Muzaka kishte ne zoterim qytetin e Korces deri ne fshatin Sovjan. Megjithese u botua qe ne vitin 1873, ky dokument -thote Qafzezi- nuk u mor per baze nga studiuesit e huaj si Panajot Arvanitinej, Karamic dhe Ilia Desharatasi, si dhe nga studiuesit e shqiptar Nuzi Naci. Mendimet e tyre te cojne ne ate qe themeluesi i pare i Korces ehste Iliaz Bej Mirahori.
Keshtu Karamici ka shkruar: "Korca para vitit 1487 ka qene nje fshat fare i padegjuar qe i thoshin Peshkepi, me reth 15 shtepi dhe me nje Kishe me emrin Shen e Premte.. per sherbimet qe kreu prane sulltanit, Iliaz Mirahorit iu dha titulli Bej, u kethye ne atdhe dhe u vendos ne Korce., ku me 1487 ndertoi xhamine. Per nje kohe fare te shkurter Korca u kethye nga nje fshat i vogel ne nje fshat te madh dhe me pas ne nje qytet te bukur. "Per kete ndryshim -vazhdon-Karamici-ndikuan dy faktore:
 

korcarizemer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Hmmm...si se kam lexuar me pare kete teme..
Mistic_River kush je ti patrioto ? Ne lyon je ? apappaa.

Mos ma shaj kush Korçen mua se do ja ju pres veshet te gjithve :smash:
/pf/images/graemlins/wink.gif
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

1) Pozita gjeografike e pershtatshme

2)Shkathtesia e qytetareve Korcare.

Edhe Nuci Naci, qe eshte njekohesisht mesuesi i Ilo Mitke Qafzezit, ne themel te punimit te tij"Korca dhe fshatrat e saj" ka tezen e Karamicit. gjithashtu ai shton se nga shkrimet qe Mirahori i ka lene farefisit te tij, permendet Korca para vitit 1847 ka qene nje fshat i vogel me 5-10 shtepi dhe me nje kishe te vogel. Shtepite sipas doreshkrimeve kane qene ne te majte te lumit dhe rrotull xhamise se madhe . Kurse per kishen Mirahori thote se e ka blere nga vendasit. Keto jane mendimet kryesore per origjinen eKorces qe paraqet Qafzezi, por pa e dhene mendimin e tij se cili prej tyre do te ishte me i sakte. Edhe per emrin e qytetit te Korces ka mendime te ndryshme. Shkrimtaret e mesiperm thone se emri i qytetit ka qene Peshkepi i ardhur nga fakti se qyteti kish 5-shtepi. Duke cituar dokumentet te ndryshme Qafzezi paraqet disa emra te perdorur si prej shkrimtareve ashtu edhe zyratreve osmanllinj.

Duke pasur parasysh mendimet se Korca ka pasur vetem 5 shtepi, Ilo Mitke Qafzezi ne baze te dy dokumenteve me vlere qe ka studiuar vete thote se Korca ka qene e ndare ne dy pjese nga lumi dhe ka pasur dy emra: Gjerxhie dhe Peshkepia. me emrin e pare quhej pjesa e Varoshit, kurse me te dytin ajo pertej lumit. Zyratrisht keto dy dokumente q ejane njeri turqisht dhe tjetri arabisht permendet emri Gjerxhie si qender e qytetit dhe jo Peshkepia. Qafzezi parashtron dhe mendimet e studiuesve te tjere per emrin e qytetit te Korces. keshtu ka studiues qe qytetin tone e quajne me emrin Koritas, duke e greqizuar kete emer. Ne disa dokumente te tjere qyteti ehste shenuar me emrin Koritza, i cili me vone u kethye ne Kortyza. Nga keto dy forma ajo qe i pergjigjet te vertetes me drejt ehste ajo sllavisht dhe ajo greqisht. me vone keta emra filluan te mos perdoren dhe qyteti u quajt Korce. Nga autoritetet q ejane marre me teper me etimologjine e emrit Korce, Ilo Mitke Qafzezi permend studiuesit grek Karmici dhe me pas mesuesin tone patriot Nucu Naci. I pari ka botuar ne vitin 19001, kurse i dyti ne vitin 1923.

Duke pare materialet e paraqitura nga Qafzezi, del se prej mjaft studiuesve greke nuk zihet ne goje fjala "kori", qe do te thote vajze, per kuptimin e emrit te Korces. E pra-Karamici vazhdon autori yne- me i vjetri midis tyre qe shkruan pas Arvanitionit e ekrkon prejardhjen e merit Korce gjetke dhe aspak tek fjala greqisht "kori-koritas". "Kur edhe pse qyteti juaj u quajt Koritsa"., shkruan Karamici, kete nuk mund ta vertetojme. Ajo qe dime ehste se vendi ku gjendet tani qyteti, ne kohet e vjetra thirej vendi i Kaliqineve. Ky vend perfshihet ne krahinen e Edarves ilirike, duke perbere nje qytet qe i thoshin "Bantia". i cili duhet kerkuar rrotull fshatit Barc te sotem. Po keshtu dime se qyteti ne gjeografine e Lerendit eshte shenuar me emrin "Orgos" te cilin nuk dihet nga e ka marre autori. Kurse ne nje dokument tjeter Korca permendet me emrin "Kureste. Por sot dihet se kete emere nuk e ka qyteti. por kreheri malor qe nis nga Kapshtica deri ne liqenin e Prespes.

Mirepo prej ketyre mendimeve nuk del zanafilla e emrit te qytetit. Mundet qe meri te kete ardhur prej Kocajt sic therritej Mirahori duke i shkurtuar shkronjen "R" e ne kete menyre te kete dale fjala "Korca". Mendimi tjeter ehste qe fjala "Korxha" pas ndonje nderrimi tingulli te behej "Jorxha" ose "Xhorxha". Kete e perserit edhe Nuci Naci, i cili e shpjegon emrin e qytetit me fjalen turqishte "Gorixhe". Por asnje mendim prej ketyre thoet Qafezezi, nuk mund te jete perfundimtar. Ketij numuri mendimesh, i le shteg fakti se nuk ka te dhena per emrin e qytetit, ne doreshkrimin e Gjon Muzakes, qe kemi permendur ne fillim. Perpjekjet me te vona per etimologjine e emrit Korce, i gjejme tek albanologu Gustav Majer. Ne gjurme te tij kane ecur edhe disa studiues shqiptare. Edhe keta te fundit pranojne mendimin se emri korce, vjen nga termi "Koxha" i Mirahorit. Kurse Majeri nga ana e vet, pranon etimologjine e fjales shqipe Korce nga fjala "korici" ose me drejt "gorice". Keto mendime te shprehura nga ky numur autoresh, thekson Qafzezi nuk mund ti quajme te perfunduara, prandaj problemi i merit te Korces mbetet i hapur. Do t eishte me vlere qe vete autori te shprehte mendimin e tij, se cila prej tezave te mesiperme i duket atij me e drejte. Ilo mitke Qafzezi ka dhene gjithashtu mendime, mbi perberjen e qytetit te korces. Edhe ne ekte problem ai mbeshtetet tek te dhenat e Karmicit dhe te Nuci Nacit. Keshut per qytetitn autori thote se perbehej nga dy pjese: Varoshi dhe Kasabaja.

Nga ana e vet Varsoshi ndahet ne dy pjese:

1)Varoshi i siperm qe permbledh 8 mehalla
2)Varoshi i poshtem qe ka nje mehalle ate te Shen Merise.

Edhe Kasabaj vazhdon autori perbehet prej emhallash dhe permbledh edhe pazarin. te dyaj pjeset i ndan lumi i Mborjes. Qyteti ka 1500 shtepi, prej te cilave 1250 gjenden ne varosh, kurse pjesa tjeter ne Kasaba. Kurse Nuci Naci, duke folur per qytetin e Korces, ne kohen e vet thote se ndahet ne 3 pjese te medha: 1)Varoshi
2)Kasabaja
3)Tregu
Prej ketyre Varoshi ne veri-lindje, Kasabaja ne jug-perendim dhe Tregu midis tyre. Varoshi dhe Kasabaj ndahen ndermjet tyre nepermjet lumit te mborjes, i cili e ndan ne dy pjese edhe tregun.Varoshi eshte ne te djathte te lumit kurse Kasabaja ne te majte. Sipas ketij autori Varoshi perbehej nga 9 lagje, ndersa Kasabaja po nga 9 lagje. Duhet te kemi parasysh faktin se jo shume kohe pas botimit te librit te Nuci Nacit qytetit iu shtuan edhe dy mehalle; ajo e Shen Triadhes dhe e Shen Ilise.

Duke pare keto mendime per perberjen e qytetit, del se tek te dy autoret ato jane pak a shume te ngjashme. kete lehteson fakti se autoret japin mendime per qytetin ne te cilin kane jetuar. Ne kete material permenden vetem disa momente, lidhur me historine e qytetit te Korces, qe Ilo Mitke Qafzezi u le vend qendror ne punimin etij mbi Korcen. Jan per t'u vleresuar perpjekjet e autorit qe punimin ta beje sa me te plote, qe nepermjet tij, njerezit te njihen me korcen, te cilen ai e quan kryeqyteti i shqiperise se jugut. Edhe ne kete problem q epame shkurtimisht, del ne pah horizonti i gjere njohes i autorit. Pozitiv eshte fakti se ai per kete problem ka shfletuar nje numur te gjere dokumentash dhe nuk mbeshtetet vetem tek nje autor, por studion disa prej tyre. Ballafaqimi qe ai u ben mendimeve te ektyre autoreve krijon mundesi per te evidentuar ate mendim, qe eshte me i perhapur dhe me i argumentuar. Por keta kemi mendimin se kane njefare kufizimi tek studiuesit tane. Do te ishte e nevojshme q eIlo Mitke Qafzezi krahas evidentimit te mendimeve te studiuesve te tjere. te arinte ne perfundimin se cili nga keto mendime eshte me i drejte dhe si, dhe si e argumenton ai kete.

pergatitur nga Dr. Bashkim Jahollari

Ka lindur ne Korce ne 27/04/1952. Ne vitin 1975 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, fakulteti histori/filiologji dega Histori-Gjeografi. ne vitin 1990 mbrojti graden "Kandidat i Shkencave", Ne vitin 1999 mori titullin Prof i associuar. Aktualisht eshte dekan i fakultetit te mesuesise ne Universitetin "Fan Noli" ne Korce dhe jep lenden e Historise se Popullit Shqiptar
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

komisionialfabet.gif

Arsimi shqiptar, fillesat e tij i daton qe ne shekullin XVII.Mesonjetorja e pare shqipe u hap ne Korce ne vitin 1887.Mesonjetorja e pare shqipe ne Kosove u hap ne Prizren ne vitin 1889.Shkolla e pare shqip per vajza u hap ne Korce, ne vitin 1891.Shkolla e pare, ku pergatiteshin mesues (shkolle e mesme pedagogjike), u hap ne Bukuresht te Rumanise ne vitin 1892, ndersa ne Shqiperi nje shkolle e tille
 

swimmer

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Gjate viteve 2001-2002 jane kryer gjithsej investime buxhetore rreth 1.9 miliard leke, kryesisht ne:

sistemim asfaltime ne vlere 104 mln leke ( Rruga e Dardhes 48,9 mln leke, Unaza Pogradec 46 mln leke);

riveshje pjesore 24,3 mln leke (Q.Thane-Pogradec 14,8 mln leke, Floq-Qarr 9536 mln leke);

ndertim vepra arti 25,5 mln leke (mur mbajtes Qarr, Borove, Q.Thane,Qafe Qarr, Pogradec,

vepra arti ne segmentin rrugor z.Dardhe, parapeta Q.Thane-Pogradec.

Gjithashtu, me financime te huaja, per qarkun e Korçes jane realizuar gjate ketyre viteve 2.98 miliard leke per ndertimin dhe rehabilitimin e 30 km rruge (rruga Korçe-Kapshtice)



Per qarkun e Korçes, gjate vitit 2003 jane ne proces sistemim asfaltime ne vlere 70 mln leke (Rruga e Dardhes, Unaza Pogradec, Rruga e Liqenasit Korce); riveshje pjesore 32 mln leke (Q.Qarr-Erseke, Maliq-Llozhan 12 mln leke); ndertim e rikonstruksion urash 15 mln leke (Kaskada e Ures Zemblak).



Ne vitet 2004-2006 parashikohet te kryhen punimet per permiresime ne aksin rrugor Erseke-Leskovik me vlere te plote 180 mln leke, punime per sistemim asfaltimin e rruges se Dardhes (vlera e plote 167 mln leke), si dhe per sistemim asfaltimin e rruges se Liqenasit me vlere te plote 510 mln leke. Do te perfundojne gjate vitit 2004 edhe studim projektimet per sistemim asfaltimin e rruges Zemblak-Liqenas si dhe per projekt zbatimin e rreshqitjeve Erseke-Leskovik.

Gjithashtu, me financime te huaja do te fillojne punimet ne segmentin Q.Thane - Pogradec - Korçe.
 

gavros

Primus registratum
Re: Korca,nje Paris i vogel.

Eh o byrazer c'kujtime na hape me keto fotografite.Rrofsh se na nxorre mallin. Te dilja edhe njehere si qemoti, t'u bija atyre rrugeve kryq e terthor, te ulesha ne ndonje klub ne mengjes per te pire ate expressin e zakonshem, shoqeruar me nje teke fernet... Eh, iken ato kohe.
Ja nje me fund per shendetin tend :wave:
 
Top