KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

He mer plako?Ku je ti?
Nga do vesh?
Apo do e kthesh pllaken <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Nejse,i penduari pranohet perseri ne gjirin Evropian,ne gjirin e se djathtes!
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

<span style="font-style: italic">PS. U desh te ndryshohej emri qe tema te lihet e qete nga moderatoret. Orosh, mendohu dy sekonda per nje titull sagllam nese nuk do qe temat e tua te perfudojne ne kosh. Blendi</span>
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Zippo,

me sa duket te duket vetja 'gangster' me kete sjellje. Atehere rri i qete, vetem ti ta ndjesh veten mire, pastaj te tjerat.
Ty duhet te te kete thene babushi qe per tu bere interesant, keshtu duhet te besh. Vazhdo se ndoshta te ecen.
...per punen e burrit... as qe dua t'ia di. Por me duket se ke per te ngelur ti pa grua. Kush te mer ty me kete mentalitet????
E do ndonjera Zippon????? N.q.s. po, kini kujdes! Ai ju dergon tek doktori per j'ju bere synet....
 

Zippo

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Qe te mos harxhojme me hapesiren publike te dedikuar postimeve serioze, jo si ato te miat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; dhe te mbyllim kete charade deprimuese; Pse, kaq seriozisht me merr ti Atomium mua? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Une nuk jam nje person te cilit mund t’i aplikohen rregullat &quot;normale&quot; te sjelljes dhe &quot;moralit&quot; (whatever that means) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Ndryshon puna ne boten reale! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] E keni parasysh punen e strucit ju?
Tamam si struci jeni. E fusni koken ne rere e nuk doni te shihni qe ps ka humbur kryesisht per gabimet e saj gjate qeverisjes dhe natyrisht ne nje doze me te vogel per gabimet strategjike.

Pytje:
ne baze te ciles axiome thoni qe duhen mbledhur votat e ps dhe lsi per te kuptuar sa vota do te mernin po te mos çaheshin.
Ata njerez qe kane votuar per lsi kerkuan nje alternative...n.q.s. kjo alternative nuk do te egzistonte do te kishin zgjedhur me probabilitet te larte nje alternative tjeter. [/qb]
nqs me drejtoheshe mua, nuk e mohoj aspak qe Ps humbi per shkak te gabimeve (fejve do te thoja une) gjete qeverisjes perkundrazi .

Persa i perket pyetjes qe bere, nuk kuptoj pse kerkon axioma nderkohe qe flitet per interpretim te nje votimi.
Interpretimi ne kete rast mua me duket i thjeshte (teper mbase): votuesit e LSI kane nje vizoin qeverises krejt ndryshe nga ai i berishes (flasim kryesisht per autokracine ne ushtrimin e pushtetit, megapremtimet absurde, xenofobine extreme ...) dhe ne mungese te faktorit NANO (&amp; co. ) nuk do te ishte shume cudi qe te bashkonin votat me ata qe votuan per PS (kunder berishes ne fakt sepse edhe shume prej tyre nuk e duan nanon).
Nese kerkon nje dikutim me te gjere mund te hapim nje teme por veshtire se mund te gjejme nje interpretim qe i con keto vota djathtas
shrug.gif
apo i ndan perfundimisht nga PS

Mbetet fakti qe vizioni politik salinist eshte ne minorance megjithese do te jete nje qeverisje mese e ligjshme. Rezultati i votimit nuk ishte i rastesishem por i menduar dhe i pranueshem.
I takon elektoratit te djathte tani te tregoje te njejtin nivel maturimi politik dhe te largoje berishen ne te njejten menyre apo te pakten te kufizoje veprimtarine tij pa bllokuar vendimmarrjen.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] Orosh,
floket i kam prere, por qe atehere me jane zgjatut perseri.
Sa per faktin qe une sillem tek atomiumi, po te pergjigjem qe as une nuk e mbaj mend qe kur nuk kam qene.
Nese me te vertete me njeh, trego ndonje shenje me bindese.
OK? [/qb]
..Atomium,ne fakt edhe une kam kohe qe ste kam pare andej...nejse...shpresoj te jesh mire &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .

Gene...mora vesht qe PD ka 81 vende ne parlament...ti ja fut si gjithmone problemeve anesore...nqs PS ka bere &quot;gabime&quot;(une them faje dhe te renda shum biles) atehere pse te vje keq per humbjen e PS?
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

I takon elektoratit te djathte tani te tregoje te njejtin nivel maturimi politik dhe te largoje berishen ne te njejten menyre apo te pakten te kufizoje veprimtarine tij pa bllokuar vendimmarrjen.

Te njejtin nivel maturimi. PS falimentoi, me Nanon ne krye. Dhe te gjithe ata te majte qe i kane ndenjur nen kembe, mos te thone tani qe kane bere aktin e mire ta perjashtojne sepse perveç se qesharake dhe e pavertete eshte edhe jo-etike.
C'arsye ka PD te ndjeke nje shembull qe te çon ne humbje???
Ne lidhje me LSI. Ata votues do te kishin mundur te mos votojne, thjesht per te dhene nje shembull.
Une kete nuk e quaj koment te zgjedhjeve, por fall me groshe.
Ju pohoni se e dini me garanci çdo te kish ndodhur n.q.s......do te kishte ndodhur kjo apo nuk do te kishte ndodhur ajo.
Po te ishte per ju, nuk do te kishte zgjedhje fare, sepse ju e dini qe me pare çdo te beje populli, thjesht duke 'komentuar' situatat e ndryshme. Pse ta pyesim popullin???? Socialistet tane e dine ne baze te zhvillimeve se çdo te behet.
Tani doli qe te gjitha fajet i ka pasur Nano. Deri me sot nuk kam degjuar ndonje simpatizant te PS-se ta kritikoje. Po kshu jeni ju: doren ne qafe e gishtin ne b....
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

ATOMINUM! Fajin nuk e ka pasur Nanua, fajin e ka fara e keqe enveriste qe ekziston akoma ne Shqiperi me ne krye Nanon.Po su zhduk kjo lloj fare nga Shqiperia ne do kemi gjithmone probleme.
Ti ma merr mendja mund te jesh membre i ketij grupimi per vet faktin qe kerkon te minimizosh krimet e kryera nga lideri juaj fatos thanas nano.
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Yllis,
une jam shume, shume e djathte. Por nuk mund ta duroj kete politike pa preçedent qe luajne tani te majtet. Tani na doli qe te gjithe jane te mire, dhe qe te gjitha fajet i ka Nano.
Une them qe nese per kaq vite, te gjithe e pranuan si lider, atehere as ata nuk jane me te mire ose te ndryshem nga Nano.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] ...
C'arsye ka PD te ndjeke nje shembull qe te çon ne humbje???

Ne lidhje me LSI. Ata votues do te kishin mundur te mos votojne, thjesht per te dhene nje shembull.
Une kete nuk e quaj koment te zgjedhjeve, por fall me groshe.
... [/qb]
te njejtat arsye qe paten te majtet per te larguar nanon
kerkoj falje qe hyra ne kete diskutim me ty por nuk kisha lexuar postimet e meparshme per te kuptuar ne c'nivel militantizmi ndodheshe
shrug.gif


rreth 50% e elektoratit nuk ka votuar ne fakt por nuk kemi mundesi te dime mendimin e tyre pasi ka edhe shume shume te djathte qe nuk kane besim tek berisha (megjithese personalisht mendoj se ishin te majtet me pak te motivuar te votonin por nuk mund ta mbeshtes me asgje pervecse me perceptim - pa vlere ky koment)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] Yllis,
une jam shume, shume e djathte. Por nuk mund ta duroj kete politike pa preçedent qe luajne tani te majtet. Tani na doli qe te gjithe jane te mire, dhe qe te gjitha fajet i ka Nano.
Une them qe nese per kaq vite, te gjithe e pranuan si lider, atehere as ata nuk jane me te mire ose te ndryshem nga Nano. [/qb]
...normal...sa Ministra te korruptuar ishin ne qeverine Nano?Sa xhuxhmaxhuxhe?Sa femniste?sa hajdute?Sa mafioze?

Per mendimin tim:TE GJITHE!!!!
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

-
Une nuk e di nga i nxjer ti shifrat, (50% e elektratit) por te pakten duke degjuar vezhguesit nderkombetare, presidentin e vendit dhe te tjere njerez te implikuar ne kete proçes, pjesemarja ne zgjedhje ka qene mjaft e mire. Dhe kete mund ta komentoj une. Vetem nevoja per ndryshim eshte ajo qe e shtyen popullin te votoje ne mase.
Sa per ate komentin ne lidhje me mua, nuk e di se ku e bazon, por nejse, qejte lefin, karavani ecen perpara. Ti ke dhene prova qe 'komentet' i bazon ne fantazi, me e keqja eshte qe fatazive te tua u beson me te vertete. Te pakten politikanet e majte genjejne, por jane koshiente per kete pune. Shih dhe meso.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Ndërsa un nuk mora vesh se ku e gjeti ate pjesën që nuk ka votuar si të majtë. Jo se të kishte qenë ashtu, PS në 97 e 2001 do kishte patur një shumicë dërrmuese votash ngaqë pjesëmarrja duhej të ishte e madhe.
gene, ti e harrove që elektorati i PS ka mbetur konstant ndërkohë që e djathta fiton sa herë që marrin pjesë më shumë se 50% e votuesve në zgjedhje? Kjo për mua tregon se një pjesë e mirë e mos-votuesve janë të djathtë!
 

Blendi

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

<span style="font-weight: bold">Dita e gjykimit te madh</span>

Zgjedhjet shqiptare te 3 korrikut, kishin nisur te zhvilloheshin ne te vertete, se paku, nje vit me pare. Nese me kater korrik diskutimi i pergjithshem ne panelet mediatike e kafenete e Tiranes nuk ishte me nese ka fituar apo jo PD por sa thelle ka fituar PD, e gjithe kjo mungese misteri i dedikohet pikerisht kesaj historie me fund te parashikuar, ketij zarfi qe s'fshihte me prej kohesh asnje sekret.

Humbja kishte marre vulen e saj qysh nje vit me pare, ndersa Partia Socialiste ne vitin e shtate te pushtetit vazhdonte t'i rremihte varrin pushtetit te vet, me ane te nje imazhi te diskredituar nga mospermbushja e standardeve europiane, nevendnumerimi stresues i ekonomise, largimi i fraksionisteve te Metes, apo armiqesimi me shumicen e shtypit te pavarur. Dalengadale ishte formesuar keshtu disfata e afert, te cilen ne menyre profetike vete kreu socialist Nano e pat parathene ne formen: Leshojme pushtet per te ndertuar shtet. Nese kishte akoma njerez qe ushqenin iluzione se PS edhe pse e tkurrur do te korrte ndonje fitore, ndonese fitorja e saj e fundit ajo e vitit 2001 eshte ende plot njolla te zeza, kjo tregon vetem shkallen e larte te papjekurise se ketyre njerezve. Pra nese qysh nga deshtimi i utopise se levizjes per katarsis ngrehines se akullt te se majtes po i shkrinin kolonat e po i holloheshin muret, krisja e madhe e shoqeruar nga shembja me gjithsej ishte tanime vetem ceshtje kohe.

Tani qe hedhim shikimin mbrapa mund te shohim me qarte cfare ka ndodhur. Prej se paku nje viti, deri edhe vete socialistet nuk e besonin me se mund te fitonin nje mandat te trete qe do t'u siguronte rekordin prej 12 vjet rresht ne pushtet. Ata e kishin veshtiresuar sa me s'ka me zvarritje e sabotime te vockla procesin e hartimit te kodit te ri zgjedhor per te cilin institucioneve asistuese nderkombetare iu desh te djersijne gjate derisa t'i bindin pushtetmbajtesit te leshojne pak pe. Ata po mbanin ne detyre nje numer ministrash perbuzjen ndaj te cileve nuk e mohonte me as vete kryeministri i tyre. Ata kishin marre mesazhe te forta nga te gjitha insitucionet europiane se nuk kishin rrugedalje tjeter pervecse te lejonin nje proces te ndershem zgjedhor ose te listoheshin ne komunitetin e diktaturave.

Nen gjithe kete peizazh te zymte, ia mberriti edhe fushata elektorale e veres se nxehte te ketij viti se bashku me trumpetat e saj propagandistike, afishet, festat dhe mitingjet euforike. Per me shume se nje muaj rresh, publikut shqiptar iu shfaqen para syve ne vitrinen elektorale, dy ofertat e medha. Ai qe demokratet e nisen me ane te nje kongresi unik ne llojin e vet ne Pallatin e Kongreseve, ishte nje imazh teresisht i rinovuar dhe i modernizuar. Kjo nuk ishte me Partia Demokratike e padepertueshme per mediat, e perjashtimit te mendimtareve alternative dhe e provincializmit politik. Se bashku me Komitetin e Orientimit te Politikave i cili me shume se nje trupe e mirefillte teknikesh te shkelqyer, mbetet nje model interesant qe mund te zhvillohet, PD e bazoi tere fushaten e vet tek terminologjia e re, imazhi i ri, minimizimi i sulmeve personale dhe artikulimi i atyre fjaleve qe vertet publiku priste te degjonte: me shume pune, paga me te larta, taksa me te uleta, shkaterrim i korrupsionit.

Ne shtepine socialiste euforia duhet pranuar qe ishte me e vaket. Kjo, sepse ata nuk mund te perdornin me per te bere propagande premtime per rritje te cilesise se jeteses. Ata i kishin pasur te gjitha mundesite, madje edhe tete vjet kohe per ta bere kete. Kryetari socialist Nano, ne nje menyre te habitshme e cila do te mbetet per shume kohe nje enigme per te gjithe ndjekesit e tij, udhehoqi nje fushate vertet te ngathet dhe egoiste. Ndryshe nga PD qe proklamonte vlerat e solidaritetit dhe punes ne ekip (e habitshme sesi kete mund ta beje nje parti e se djathtes), fushata e socialisteve u mundua te krijoje idene e nje beteje personale mes heroit pozitiv Nano dhe figures se zeze te nje Berishe qe mberrinte bardh'e zi direkt e nga filmimet amatoriale te vitit 1997. E gjithe fushata socialiste i ngjante ne fakt nje teatri. Nano qe vishej si akulloreshites, Nano qe skuqte salsice per veten, Nano qe priste shalqin, Nano qe ne cdo miting nuk i fliste asnje fjale turmes gumezhitese perpara tij, por i drejtohej ne vete te dyte vetem armikut imagjinar Berisha ne nje grindje te stergjate, te sterdegjuar e te sterkonsumuar.

Nga kampi tjeter shihnim nje Berishe te veshur sportiv ne mes te bashkepunetoreve teksa shetiste neper lagjet me balte te Shqiperise duke takuar nje per nje vete njerezit. Nje Berishe qe fliste i palodhur deri ne kater mitingje masive rresht cdo dite, nje Berishe qe i binte kryq e terthor vendit. Sipas perllogaritjeve qe publikoi nje TV i pavarur, ai kishte pershkuar rreth 6000 kilometra rruge gjate kesaj fushate, nje distance e perafert me ate te gjeresise totale te kontinentit Europian nga Deti i Zi ne Oqeanin Atlantik.

Nje dite perpara heshtjes zgjedhore, me 1 korrik, ishte momenti final. Mitingjet mbyllese te fushates u zhvilluan ne te njejten ore, ne dy ekstremitetet e Bulevardit Deshmoret e Kombit. Si perhere demokratet mbushen masivisht sheshin Skenderbej, ndersa socialistet ate Nene Tereza. Nese pamja mbizoteruese e mitingut demokrat ishte nje kaos i prire nga pakenaqesia, tek ai socialist predominonte nje rregullsi gjeometrikisht e kronometruar, fale perdorimit te teknologjise super te larte dhe super te shtrenjte e cila bash per kete arsye u shnderrua edhe ne armen me efikase te socialisteve kunder vetvetes.

Skenari ishte gjithashtu konveks. Nga njera ane, tek demokratet qe flasin para turmes pa ndonje renditje hierarkike, ku Berisha spikat aty nga mesi si nje primus inter pares. Nga ana tjeter kemi nje Nano socialist qe hap siparin dhe qe eshte ai heroi kryesor dhe i vetem i nje shfaqjeje ku 100 kandidatet qe ai ka hedhur ne beteje, jane vetem kukulla butaforike. Ne nje interviste per BBC, sekretari i Pergjithshem i PS Gramoz Ruci kishte lene te kuptohej se socialistet po e vendosnin me vullnet tere fatin e pushtetit te tyre ne duart e Nanos, por qe nese ai do te humbiste keto zgjedhje, do t'i duhej te largohej.

Te nesermen, gdhiu nje dite e heshtur dhe e nxehte te shtune, kur per here te pare ne Shqiperi u respektua heshtja zgjedhore. Te vetmit qe zhurmuan ate dite ishin trajlerat transportues te impianteve te renda te ndricimit dhe fonise qe socialistet kishin huazuar nga Greqia per nje nate, si dhe lajmet meteorologjike qe parashikuan per nje dite me vone vranesirat dhe rreshjet me te mirepritura verore te Shqiperise se viteve te fundit.

Frika qe u orvat te rritej per shkak te perhapjes se lajmeve se rreth 15 mije certifikata te vjedhura ne disa bashki dhe komuna mund te perdoreshin per te manipuluar zgjedhjet, u fashit nga deklarata e kreut te OSBE Pavel Vacek se &quot;nuk do te kete prishje te procesit te votimit per shkak te certifikatave&quot; dhe se vezhguesit nderkombetare do t'i mbanin syte hapur. Analistet parashikuan nje pjesemarrje te larte votuesish per shkak te pamundesise qe njerezit do te kishin per te shkuar ne plazh nderkohe qe programet televizive u mbyllen me nje &quot;natenemire&quot; qe ne buzet e spikereve tingellonte thuajse si nje ftese per te mos fjetur fare.

Te nesermen, mengjesi ne Tirane zbardhi vertet i vrenjtur ndonese dita erdhi duke u nxehur ne oret e drekes. Shqiperia po votonte per here te gjashte ne liri. Ne 100 zona zgjedhore, 2,7 milione shqiptare me te drejte vote- disa prej te cileve per shkak te parregullsive ne lista ndonese te vdekur quheshin te afte per vendimmarrje, nderkohe qe disa te tjere mund te ekzistonin ne dy realitete paralele- u vune ne radhe per te shprehur vullnetin politik. Si perhere u publikuan edhe shifrat e emigranteve te mberritur kryesisht nga Greqia dhe Italia apostafat per te votuar. Gjithsej rreth 40 mije.

Ne komentet para kamerave, komisionere te pozites dhe opozites thonin se gjithcka po shkonte si jo me mire a thua se ishin pjesetare nga dy familje qe po lidhin krushqi. Pervec disa vonesave te vogla, procesi kishte nisur pa andralla. Banoret e disa fshatrave te thella, perbene perseri lajm, kur deklaruan bojkotin fshatce per zgjedhjet, ne shenje proteste ndaj mosvemendjes katervjecare te politikes. Me kalimin e oreve te para te dites, tensioni sidoqofte nisi te shtohet. Ne zonen 37 ne kryeqytet, prane oborrit te shkolles Hasan Prishtina, vezhguesi i partise republikane Learton Vathi u be viktime e nje atentati, icili ashtu si edhe vete personaliteti kosovar qe i ka dhene emrin shkolles ne fjale, fillimisht mbeti i plagosur e me pas vdiq ne spital. Kamerat e TV Klan fiksuan nje moment rrahjeje prane qendres se votimit te shkolles Mihal Grameno ne Tirane, ndonese deshmitaret okulare sipas stilit sicilian thane se protagonistet kishin probleme financiare me njeri tjetrin. Sidoqofte, te dyja kampet politike, ne nje unison te habitshem me njera- tjetren deklaruan tere diten se procesi zgjedhor po zhvillohej ne nje menyre te qete.

Afer mesdites publikohet nje lajm i cuditshem, sipas te cilit kryeministri grek Karamanlis ka uruar kreun e PD per fitoren. Burimet nga PD ia hedhin fajin papjekurise se zedhenesit rishtar te zgjedhur nga radhet e KOP per te mesuar &quot;notin&quot; ne kushte te veshtira nen presionin e dites se zgjedhjeve. Vetem nje ore me vone, ambasada greke ka mohuar qe Karamanlis te kete uruar. Nderkohe me afrimin e oreve te fundit te votimit, fluksi i votuesve erdhi duke u shtuar. PD beri disa prezantime publike te personazheve te ndryshme me ate te te cileve ajo inkurajonte pjesemarrjen e votuesve ne menyre sa me masive.

Me ne fund, ne oren 19.00, kur do te ishte edhe orari zyrtar i mbylljes se votimeve, PD i beri thirrje komisioneve zgjedhore qe t'i lejonin qytetaret qe po mbanin radhe masivisht ne shume qendra votimi, qe te votonin. Rreth nje ore ose nje ore e gjysme me vone gjithcka kishte marre fund dhe mund te niste tashme numerimi. Nje exit poll i zhvilluar gjate 12 oreve te votimit, ne 15 zona elektorale, i publikuar nga TV Klan shpalli se PD kishte fituar 3 zonat e Durresit si dhe ne te 12 zonat e tjera te Tiranes, me perjashtim te zones se Kombinatit te fituar nga ministri Igli Toska.

Vetem pak caste me vone, sheshi perpara selise se Partise Demokratike dhe ai para PS u mbushen sic eshte bere tradite tashme, me militantet qe kishin vendosur te prisnin aty lajmin e fitores. Por skena u zhvillua perseri ne menyre konvekse. Rreth ores 23. 00, nenkryetarja e PD Jozefina Topalli doli e entuziazmuar para gazetareve per te thene se kandidatet demokrate po korrnin nje fitore te thelle, madje me te thelle se ajo e vitit 1992 ne shumicen e zonave elektorale te vendit. Per shkak te psikozes se triumfit te nxitur edhe nga publikimi i sondazhit qe paratha humbjen derrmuese te PS ne Tirane e Durres, euforia ne radhet e militanteve demokrate u rrit, ndersa vazhdonte nje heshtje kuptimplote ne kampin socialist.

Por shpresat u duk sikur do te ringjalleshin kur u paralajmerua mberritja e kreut socialist Nano nga Saranda urgjent per ne seline e partise dhe lajmi per nje konference te tijen per shtyp. &quot;Nuk jemi ne stadium ketu&quot;, ka bertitur ashper Nano dukshem i pakenaqur ne fjaline e tij te pare publike naten e zgjedhjeve duke iu drejtuar militanteve qe brohoriten daljen e tij ne foltore. &quot;Shqiperia ka fituar standardet&quot;, ka thene Nano pa zene ne goje fitore te PS-se. Ne seline e PD-se askush nuk mund ta permbante me gezimin e mbeshtetesve, nderkohe qe ata socialiste, te fyer edhe nga sjellja e liderit te tyre nisen dalengadale te largohen se bashku me flamujt dhe shijen e hidhur te humbjes. Rreth ores 02.00 te 4 korrikut, lideri demokrat Berisha eshte shfaqur edhe ai para mediave per te lajmeruar se fitorja e PD ishte tashme e garantuar.

Socialistet ishin thyer. LSI e cila shpresohej te dilte partia e trete, i kishte prishur pune socialisteve por s'kishte dale edhe ajo pa plage. Dushku socialist ia kishte dhjetuar radhet dhe proporcionali i saj me zor po kapte 8%-shin. Ne shume zona, ku kandidatet socialiste po pesonin disfata te njepasnjeshme, ishin kandidatet lsi-ste ata qe ua kishin zhvatur votat qe mund t'u kishin dhene atyre fitoren. Nderkohe tek e djathta skema kishte funksionuar me me disipline. Po ajo trupe elektorale demokratesh, republikanesh etj, qe kishte votuar ne unison per PD-ne ne mazhoritar, kishte votuar po ne grup per PR-ne ne proporcional duke e fryre kete te fundit tej permasave te saj reale.

Nata e 3 korrikut dhe ditet e mepasme te datave 4 dhe 5 u shnderruan nga debate politike ne ore leksionesh aritmetike. Procesi i numerimit te votave, hyri ne nje kolaps te paqarte me 4 korrik, kur shume komisionere te qendrave te numerimit, nisen te largohen nga detyra per te fjetur, ngrene, ose thjesht per te bllokuar numerimin e atyre kutive te votimit qe ata e dinin se mund t'u jepnin fitoren kandidateve politike nga parti te kunderta me te tyret. PS dhe PD e shpenzuan tere diten duke i derguar akuza njera-tjetres. Por rezultati dalengadale po pervijohej. PD ne fillim deklaroi 70 zona te fituara, me pas zonja Topalli foli per 58 te tilla e me vone akoma per 56. Po keshtu edhe PS shpalli fitoren me 55 zona te arketuara, por dalengadale rezultati u tkurr ne 53 e me vone ne 49.

Partite e vogla te se majtes, ku tashme pa frike mund te radhitet edhe LSI, u ndjene te tradhtuara dhe bene nje reagim ne grup ku kerkonin rinumerimin e votave te proporcionalit. I bindur sic duket per modestine e fitores se tij jo dhe aq te thelle, lideri demokrat Berisha kerkoi te enjten qe shkoi nje aleance me te majtet e Milos, Dules dhe Cekes te cilet me shume gjase do t'i kete ne nje qeveri eventuale me ate vete kryeminister.

Por a mund te kete nje fjale finale ne mbyllje te gjithe kesaj historie? Shqiperia zhvilloi me 3 korrik te vitit 2005 zgjedhjet ndoshta me te qeta dhe me te lira te historise se saj, edhe pse perfaqesues nderkombetare nuk i shohin ato te te njejtit nivel me zgjedhjet ne Danimarke. Populli shqiptar eshte ne prag te rotacionit te pare normal te pushtetit dhe klima e pergjithshme lekundet midis shpreses per nje hop cilesor te mireqenies dhe frikes per nje kthim te rrezikshem ne anarki. Por gjithcka mbetet per t'u provuar brenda pak kohesh, sidoqofte. &quot;Se nese vrasesit jane te pafajshem derisa te provohen fajtore&quot;, ka thene me 1948 Xhorxh Oruell, &quot;edhe shenjtoret duhen konsideruar fajtore derisa t'u provohet pafajesia&quot;.

Sokol Shameti
11 Korrik 2005
Revista Klan
 

klestina likaj

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Po qe s'me duket fare stili i Sokol Shametit ky... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Artikulli eshte i mire, po se c'ka dicka te cuditshme...

Mbase e kam nga dielli
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] -
Une nuk e di nga i nxjer ti shifrat, (50% e elektratit) por te pakten duke degjuar vezhguesit nderkombetare, presidentin e vendit dhe te tjere njerez te implikuar ne kete proçes, pjesemarja ne zgjedhje ka qene mjaft e mire. Dhe kete mund ta komentoj une. Vetem nevoja per ndryshim eshte ajo qe e shtyen popullin te votoje ne mase.
Sa per ate komentin ne lidhje me mua, nuk e di se ku e bazon, por nejse, qejte lefin, karavani ecen perpara. Ti ke dhene prova qe 'komentet' i bazon ne fantazi, me e keqja eshte qe fatazive te tua u beson me te vertete. Te pakten politikanet e majte genjejne, por jane koshiente per kete pune. Shih dhe meso. [/qb]
kane votuar rreth 56% e elektoratit me sa di une

ja po ratifikoj dhe nga 50 po e coj ne 40 shfren ne postimin tim te meparshem, CFARE NDRYSHON?!
Persa i perket militantizmit tend, mjafton te lexosh disa postime me lart me pak gakftohtesi

Ps. jam shume kurioz te me tregosh nje nga ato provat e fatazise sime ne komente &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Ndërsa un nuk mora vesh se ku e gjeti ate pjesën që nuk ka votuar si të majtë. Jo se të kishte qenë ashtu, PS në 97 e 2001 do kishte patur një shumicë dërrmuese votash ngaqë pjesëmarrja duhej të ishte e madhe.
gene, ti e harrove që elektorati i PS ka mbetur konstant ndërkohë që e djathta fiton sa herë që marrin pjesë më shumë se 50% e votuesve në zgjedhje? Kjo për mua tregon se një pjesë e mirë e mos-votuesve janë të djathtë! [/qb]
po te citoj postimim tim te cilit i referoheshrreth
50% e elektoratit nuk ka votuar ne fakt <span style="font-weight: bold">por nuk kemi mundesi te dime mendimin</span> e tyre pasi ka edhe shume shume te djathte qe nuk kane besim tek berisha (megjithese personalisht mendoj se ishin te majtet me pak te motivuar te votonin por nuk mund ta mbeshtes me asgje pervecse me perceptim - <span style="font-weight: bold">pa vlere ky koment</span>)

50% e ratifikuam dhe e cuam ne 40% po nuk besoj se ndryshon ndonje gje te madhe

nuk mendoj se kam bere ndonje analize e kam arritur ne ndonje rezultat
shrug.gif

perkundrazi, une shpreha shkarazi nje opinionin tim dhe theksova qe eshte i pavlere pasi thjesht perceptim dhe nuk u zgjata me tej.

megjithate, meqense kerkove me teper qartesi

fakti eshte qe ne ate pjese te elektoratit ka zgjedhes te majte qe nuk denjuan te votonin per te mbrojtur nanon (do te hynin ketu edhe zgjedhesit e LSI) sic ka edhe zgjedhes te djathte qe nuk denjuan te votonin per te larguar nanon dhe/ose per te sjelle ne pushtet berishen. (ka edhe emigrante e njerez qe punojne e nuk ia kane qefin politikes fare po keta i leme menjane)
eshte mendimi im personal qe zgjedhesit e forca politike ne opozite jane gjithmone me te motivuar se te tjeret te shkojne te votojne por nuk e konsideroj keto opinon si te vlefshem per ndonje baze analize ne keto momente (kemi baza shume me reale).

Ndryshe qendron puna me votuesit e LSI. ata jane votues te majte qe me vetedije hoqen dore nga pushteti (nuk do te jete vizioni i majte ne baze te strategjive politike te ardhshme por ai i berishes). Mbase nuk u pelqen as Meta por bene thjesht zgjedhjen me te mire te mundshme. Mua me duket mese e natyrshme qe me berishen ne pushtet e nanon jashte loje, keto vota do te bashkohen me ato te PS ne zgjedhjet e ardhshme apo ne cfaredo votimi te ndermjetem (ndonje referendum psh). Mbase thjesht do te votojne per PS me lider te ri apo per nje LSI ne aleance me PS por do te jete shume e veshtire te perseritet ndarja.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb]
Gene...mora vesht qe PD ka 81 vende ne parlament...ti ja fut si gjithmone problemeve anesore...nqs PS ka bere &quot;gabime&quot;(une them faje dhe te renda shum biles) atehere pse te vje keq per humbjen e PS? [/qb]
nuk e kisha lexuar kete, me fal

kur thashe une qe me vjen keq?!
une thashe: me vjen mire qe humbi nano me vjen keq qe fitoi berisha dhe me vjen mire per menyren se si votoi elektorati

e gjen me lart postimin tim
shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

gene, ke të drejtë në një aspekt, atë teorik. Në Shqipëri nuk egziston e djathta dhe e majta, të paktën tek partitë kryesore. Ato janë të tëra të majta.
LSI ka tërhequr jo vetëm elektorat të &quot;majtë&quot; por sipas gjithë gjasave, elektoratin e &quot;qendrës&quot; i cili ishte kundër Berishës e Nanos bashkë. Është e vështirë për një shqiptar, sidomos në zonat e thella, që të ndryshojë opinion apo bindje politike. Kjo u pa edhe pas 1990 kur një pjesë e mirë e elektoratit shqiptar, edhe pse të dërrmuar nga PPSH, vazhdonin t'ja jepnin votën asaj. Ky elektorat në shumicën dërrmuese ka mbetur socialist dhe është edhe shumica e elektoratit të majtë. Po të shikosh zgjedhjet e ndryshme që kanë ndodhur në Shqipëri, megjithë makinacionet e ndryshme që kanë ndodhur, mund të shohësh që elektorati i majtë është shumë më partizan dhe më i ndërgjegjshëm në zgjedhje se sa elektorati i djathtë. Të djathtët kanë një sens më të madh lirie dhe si pasojë e shfrytëzojnë atë kur nuk janë dakort me diçka, pra nuk shkojnë në votime. Të majtët, votimet i shohin më shumë si një kauzë për të cilën duhet të luftojnë. Shumica dërrmuese e elektoratit &quot;pa zot&quot; janë të djathtë, jo demokratë në sensin ithtarë të PD, dhe janë ajo shtresë e popullsisë që janë zhgënjyer nga politikanët e pas 90 por që kurrë nuk do dilnin në anën tjetër të gardhit, d.m.th të bëheshin të majtë. E majta në Shqipëri, tek kjo pjesë e elektoratit, do shoqërohet me damkën e 50 viteve të kaluara nën Enver Hoxhën e qent e tij komunista, sot socialista!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

une shoh pak si te forcuar kalimin e LSI nga fraksion i ps (jo per mospajtim vizoni por lidershipi) ne nje parti te qendres se djathte (qe terheq votuesit e qendres se djathte pra)

shrug.gif


sinqerisht do te habitesha po te kish votues te djathte qe shkuan deri tek kutite e votimit e hodhen voten per nje fraksion te PS.

jam i bindur (dhe eshte mese llogjike sepse ashtu ndodhi faktikisht) qe elektorati Lsi nuk do te votonte kurre nanon por, nga ketu ti cosh djathtas, eshte pak e veshtire.

te thashe, me berishen ne pushtet (per ta larguar pra) dhe me nanon jashte loje nuk do te kene pengese per te bashkuar voten me elektoratin qe i mbeti besnik PS.
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Nese me te vertete nano iken, dhe them nese sepse nga asnje personalitet te ps te cilit/ciles i vlen fjala nuk e kam degjuar qofte edhe te permendet ky version,nese kjo ndodh, atehere jemi ne rrugen e duhur per te filluar te konsiderojme faktin qe ne shqiperi e majta egziston. Ajo e majte qe kemi njohur deri me sot, eshte thjesht nje grup mafioz. Eshte ne te miren e te gjithe shqiptareve, edhe elektoratit te djathte, qe te formohet nje e majte. Rruga eshte shume e gjate dhe e dhimbshme deri atehere.
Ne rradhe te pare nano, nuk me le pershtypjen e njerit qe ka nder mend te iki.
Ne rradhe te dyte, duhen prezantuar ata te majte qe u peshon fjala dhe qe jane krejtesisht ndryshe nga klani nano. Kush jane keta??

P.S. kur them qe fantazon i riferohem faktit qe krijon situata artificiale, dhe mundohesh te parashikosh çdo te bente piopulli ne keto situata. Dhe keto lloj eksperimentesh mundohesh ti shesesh per flori safi.
I riferohem gjithashtu komenteve qe ben per mua. Nuk e konsideroj vehten eksperte, por kam 2 vjet qe bej pjese ne nje grupim politik, edhe pse jo shqiptar. Po behen rreth 6 muaj qe bej pjese ne kryesine e ketij grupimi. Behet fjale per nje grup studentor, por shume aktiv. Mund te thuash qe jam fillestare?? E shikon qe fantazove?
Megjithate komentet jane te mirepritura, une kam nevoje per to, por te lutem pak me konstruktive.
Ku rezulton gabimi im kaq fatal?
 

atomium

Primus registratum
Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE

Ne lidhje me LSI:
nese kjo parti nuk do te ishte shkeputur, votat e saj ne asnje menyre nuk do ti kishin shkuar PS-se sepse keto vota kane qene vota kunder PS-se. Jane vota te humbura nga partia socialiste, nga ai elektorat qe me pare i ka votuar. Pra jane vota 'te humbura'. Eshte e kote qe mundoheni ti parqisni si vota te fituara.
 
Top