Re: KOMENTE PAS-ZGJEDHORE
<span style="font-weight: bold">Dita e gjykimit te madh</span>
Zgjedhjet shqiptare te 3 korrikut, kishin nisur te zhvilloheshin ne te vertete, se paku, nje vit me pare. Nese me kater korrik diskutimi i pergjithshem ne panelet mediatike e kafenete e Tiranes nuk ishte me nese ka fituar apo jo PD por sa thelle ka fituar PD, e gjithe kjo mungese misteri i dedikohet pikerisht kesaj historie me fund te parashikuar, ketij zarfi qe s'fshihte me prej kohesh asnje sekret.
Humbja kishte marre vulen e saj qysh nje vit me pare, ndersa Partia Socialiste ne vitin e shtate te pushtetit vazhdonte t'i rremihte varrin pushtetit te vet, me ane te nje imazhi te diskredituar nga mospermbushja e standardeve europiane, nevendnumerimi stresues i ekonomise, largimi i fraksionisteve te Metes, apo armiqesimi me shumicen e shtypit te pavarur. Dalengadale ishte formesuar keshtu disfata e afert, te cilen ne menyre profetike vete kreu socialist Nano e pat parathene ne formen: Leshojme pushtet per te ndertuar shtet. Nese kishte akoma njerez qe ushqenin iluzione se PS edhe pse e tkurrur do te korrte ndonje fitore, ndonese fitorja e saj e fundit ajo e vitit 2001 eshte ende plot njolla te zeza, kjo tregon vetem shkallen e larte te papjekurise se ketyre njerezve. Pra nese qysh nga deshtimi i utopise se levizjes per katarsis ngrehines se akullt te se majtes po i shkrinin kolonat e po i holloheshin muret, krisja e madhe e shoqeruar nga shembja me gjithsej ishte tanime vetem ceshtje kohe.
Tani qe hedhim shikimin mbrapa mund te shohim me qarte cfare ka ndodhur. Prej se paku nje viti, deri edhe vete socialistet nuk e besonin me se mund te fitonin nje mandat te trete qe do t'u siguronte rekordin prej 12 vjet rresht ne pushtet. Ata e kishin veshtiresuar sa me s'ka me zvarritje e sabotime te vockla procesin e hartimit te kodit te ri zgjedhor per te cilin institucioneve asistuese nderkombetare iu desh te djersijne gjate derisa t'i bindin pushtetmbajtesit te leshojne pak pe. Ata po mbanin ne detyre nje numer ministrash perbuzjen ndaj te cileve nuk e mohonte me as vete kryeministri i tyre. Ata kishin marre mesazhe te forta nga te gjitha insitucionet europiane se nuk kishin rrugedalje tjeter pervecse te lejonin nje proces te ndershem zgjedhor ose te listoheshin ne komunitetin e diktaturave.
Nen gjithe kete peizazh te zymte, ia mberriti edhe fushata elektorale e veres se nxehte te ketij viti se bashku me trumpetat e saj propagandistike, afishet, festat dhe mitingjet euforike. Per me shume se nje muaj rresh, publikut shqiptar iu shfaqen para syve ne vitrinen elektorale, dy ofertat e medha. Ai qe demokratet e nisen me ane te nje kongresi unik ne llojin e vet ne Pallatin e Kongreseve, ishte nje imazh teresisht i rinovuar dhe i modernizuar. Kjo nuk ishte me Partia Demokratike e padepertueshme per mediat, e perjashtimit te mendimtareve alternative dhe e provincializmit politik. Se bashku me Komitetin e Orientimit te Politikave i cili me shume se nje trupe e mirefillte teknikesh te shkelqyer, mbetet nje model interesant qe mund te zhvillohet, PD e bazoi tere fushaten e vet tek terminologjia e re, imazhi i ri, minimizimi i sulmeve personale dhe artikulimi i atyre fjaleve qe vertet publiku priste te degjonte: me shume pune, paga me te larta, taksa me te uleta, shkaterrim i korrupsionit.
Ne shtepine socialiste euforia duhet pranuar qe ishte me e vaket. Kjo, sepse ata nuk mund te perdornin me per te bere propagande premtime per rritje te cilesise se jeteses. Ata i kishin pasur te gjitha mundesite, madje edhe tete vjet kohe per ta bere kete. Kryetari socialist Nano, ne nje menyre te habitshme e cila do te mbetet per shume kohe nje enigme per te gjithe ndjekesit e tij, udhehoqi nje fushate vertet te ngathet dhe egoiste. Ndryshe nga PD qe proklamonte vlerat e solidaritetit dhe punes ne ekip (e habitshme sesi kete mund ta beje nje parti e se djathtes), fushata e socialisteve u mundua te krijoje idene e nje beteje personale mes heroit pozitiv Nano dhe figures se zeze te nje Berishe qe mberrinte bardh'e zi direkt e nga filmimet amatoriale te vitit 1997. E gjithe fushata socialiste i ngjante ne fakt nje teatri. Nano qe vishej si akulloreshites, Nano qe skuqte salsice per veten, Nano qe priste shalqin, Nano qe ne cdo miting nuk i fliste asnje fjale turmes gumezhitese perpara tij, por i drejtohej ne vete te dyte vetem armikut imagjinar Berisha ne nje grindje te stergjate, te sterdegjuar e te sterkonsumuar.
Nga kampi tjeter shihnim nje Berishe te veshur sportiv ne mes te bashkepunetoreve teksa shetiste neper lagjet me balte te Shqiperise duke takuar nje per nje vete njerezit. Nje Berishe qe fliste i palodhur deri ne kater mitingje masive rresht cdo dite, nje Berishe qe i binte kryq e terthor vendit. Sipas perllogaritjeve qe publikoi nje TV i pavarur, ai kishte pershkuar rreth 6000 kilometra rruge gjate kesaj fushate, nje distance e perafert me ate te gjeresise totale te kontinentit Europian nga Deti i Zi ne Oqeanin Atlantik.
Nje dite perpara heshtjes zgjedhore, me 1 korrik, ishte momenti final. Mitingjet mbyllese te fushates u zhvilluan ne te njejten ore, ne dy ekstremitetet e Bulevardit Deshmoret e Kombit. Si perhere demokratet mbushen masivisht sheshin Skenderbej, ndersa socialistet ate Nene Tereza. Nese pamja mbizoteruese e mitingut demokrat ishte nje kaos i prire nga pakenaqesia, tek ai socialist predominonte nje rregullsi gjeometrikisht e kronometruar, fale perdorimit te teknologjise super te larte dhe super te shtrenjte e cila bash per kete arsye u shnderrua edhe ne armen me efikase te socialisteve kunder vetvetes.
Skenari ishte gjithashtu konveks. Nga njera ane, tek demokratet qe flasin para turmes pa ndonje renditje hierarkike, ku Berisha spikat aty nga mesi si nje primus inter pares. Nga ana tjeter kemi nje Nano socialist qe hap siparin dhe qe eshte ai heroi kryesor dhe i vetem i nje shfaqjeje ku 100 kandidatet qe ai ka hedhur ne beteje, jane vetem kukulla butaforike. Ne nje interviste per BBC, sekretari i Pergjithshem i PS Gramoz Ruci kishte lene te kuptohej se socialistet po e vendosnin me vullnet tere fatin e pushtetit te tyre ne duart e Nanos, por qe nese ai do te humbiste keto zgjedhje, do t'i duhej te largohej.
Te nesermen, gdhiu nje dite e heshtur dhe e nxehte te shtune, kur per here te pare ne Shqiperi u respektua heshtja zgjedhore. Te vetmit qe zhurmuan ate dite ishin trajlerat transportues te impianteve te renda te ndricimit dhe fonise qe socialistet kishin huazuar nga Greqia per nje nate, si dhe lajmet meteorologjike qe parashikuan per nje dite me vone vranesirat dhe rreshjet me te mirepritura verore te Shqiperise se viteve te fundit.
Frika qe u orvat te rritej per shkak te perhapjes se lajmeve se rreth 15 mije certifikata te vjedhura ne disa bashki dhe komuna mund te perdoreshin per te manipuluar zgjedhjet, u fashit nga deklarata e kreut te OSBE Pavel Vacek se "nuk do te kete prishje te procesit te votimit per shkak te certifikatave" dhe se vezhguesit nderkombetare do t'i mbanin syte hapur. Analistet parashikuan nje pjesemarrje te larte votuesish per shkak te pamundesise qe njerezit do te kishin per te shkuar ne plazh nderkohe qe programet televizive u mbyllen me nje "natenemire" qe ne buzet e spikereve tingellonte thuajse si nje ftese per te mos fjetur fare.
Te nesermen, mengjesi ne Tirane zbardhi vertet i vrenjtur ndonese dita erdhi duke u nxehur ne oret e drekes. Shqiperia po votonte per here te gjashte ne liri. Ne 100 zona zgjedhore, 2,7 milione shqiptare me te drejte vote- disa prej te cileve per shkak te parregullsive ne lista ndonese te vdekur quheshin te afte per vendimmarrje, nderkohe qe disa te tjere mund te ekzistonin ne dy realitete paralele- u vune ne radhe per te shprehur vullnetin politik. Si perhere u publikuan edhe shifrat e emigranteve te mberritur kryesisht nga Greqia dhe Italia apostafat per te votuar. Gjithsej rreth 40 mije.
Ne komentet para kamerave, komisionere te pozites dhe opozites thonin se gjithcka po shkonte si jo me mire a thua se ishin pjesetare nga dy familje qe po lidhin krushqi. Pervec disa vonesave te vogla, procesi kishte nisur pa andralla. Banoret e disa fshatrave te thella, perbene perseri lajm, kur deklaruan bojkotin fshatce per zgjedhjet, ne shenje proteste ndaj mosvemendjes katervjecare te politikes. Me kalimin e oreve te para te dites, tensioni sidoqofte nisi te shtohet. Ne zonen 37 ne kryeqytet, prane oborrit te shkolles Hasan Prishtina, vezhguesi i partise republikane Learton Vathi u be viktime e nje atentati, icili ashtu si edhe vete personaliteti kosovar qe i ka dhene emrin shkolles ne fjale, fillimisht mbeti i plagosur e me pas vdiq ne spital. Kamerat e TV Klan fiksuan nje moment rrahjeje prane qendres se votimit te shkolles Mihal Grameno ne Tirane, ndonese deshmitaret okulare sipas stilit sicilian thane se protagonistet kishin probleme financiare me njeri tjetrin. Sidoqofte, te dyja kampet politike, ne nje unison te habitshem me njera- tjetren deklaruan tere diten se procesi zgjedhor po zhvillohej ne nje menyre te qete.
Afer mesdites publikohet nje lajm i cuditshem, sipas te cilit kryeministri grek Karamanlis ka uruar kreun e PD per fitoren. Burimet nga PD ia hedhin fajin papjekurise se zedhenesit rishtar te zgjedhur nga radhet e KOP per te mesuar "notin" ne kushte te veshtira nen presionin e dites se zgjedhjeve. Vetem nje ore me vone, ambasada greke ka mohuar qe Karamanlis te kete uruar. Nderkohe me afrimin e oreve te fundit te votimit, fluksi i votuesve erdhi duke u shtuar. PD beri disa prezantime publike te personazheve te ndryshme me ate te te cileve ajo inkurajonte pjesemarrjen e votuesve ne menyre sa me masive.
Me ne fund, ne oren 19.00, kur do te ishte edhe orari zyrtar i mbylljes se votimeve, PD i beri thirrje komisioneve zgjedhore qe t'i lejonin qytetaret qe po mbanin radhe masivisht ne shume qendra votimi, qe te votonin. Rreth nje ore ose nje ore e gjysme me vone gjithcka kishte marre fund dhe mund te niste tashme numerimi. Nje exit poll i zhvilluar gjate 12 oreve te votimit, ne 15 zona elektorale, i publikuar nga TV Klan shpalli se PD kishte fituar 3 zonat e Durresit si dhe ne te 12 zonat e tjera te Tiranes, me perjashtim te zones se Kombinatit te fituar nga ministri Igli Toska.
Vetem pak caste me vone, sheshi perpara selise se Partise Demokratike dhe ai para PS u mbushen sic eshte bere tradite tashme, me militantet qe kishin vendosur te prisnin aty lajmin e fitores. Por skena u zhvillua perseri ne menyre konvekse. Rreth ores 23. 00, nenkryetarja e PD Jozefina Topalli doli e entuziazmuar para gazetareve per te thene se kandidatet demokrate po korrnin nje fitore te thelle, madje me te thelle se ajo e vitit 1992 ne shumicen e zonave elektorale te vendit. Per shkak te psikozes se triumfit te nxitur edhe nga publikimi i sondazhit qe paratha humbjen derrmuese te PS ne Tirane e Durres, euforia ne radhet e militanteve demokrate u rrit, ndersa vazhdonte nje heshtje kuptimplote ne kampin socialist.
Por shpresat u duk sikur do te ringjalleshin kur u paralajmerua mberritja e kreut socialist Nano nga Saranda urgjent per ne seline e partise dhe lajmi per nje konference te tijen per shtyp. "Nuk jemi ne stadium ketu", ka bertitur ashper Nano dukshem i pakenaqur ne fjaline e tij te pare publike naten e zgjedhjeve duke iu drejtuar militanteve qe brohoriten daljen e tij ne foltore. "Shqiperia ka fituar standardet", ka thene Nano pa zene ne goje fitore te PS-se. Ne seline e PD-se askush nuk mund ta permbante me gezimin e mbeshtetesve, nderkohe qe ata socialiste, te fyer edhe nga sjellja e liderit te tyre nisen dalengadale te largohen se bashku me flamujt dhe shijen e hidhur te humbjes. Rreth ores 02.00 te 4 korrikut, lideri demokrat Berisha eshte shfaqur edhe ai para mediave per te lajmeruar se fitorja e PD ishte tashme e garantuar.
Socialistet ishin thyer. LSI e cila shpresohej te dilte partia e trete, i kishte prishur pune socialisteve por s'kishte dale edhe ajo pa plage. Dushku socialist ia kishte dhjetuar radhet dhe proporcionali i saj me zor po kapte 8%-shin. Ne shume zona, ku kandidatet socialiste po pesonin disfata te njepasnjeshme, ishin kandidatet lsi-ste ata qe ua kishin zhvatur votat qe mund t'u kishin dhene atyre fitoren. Nderkohe tek e djathta skema kishte funksionuar me me disipline. Po ajo trupe elektorale demokratesh, republikanesh etj, qe kishte votuar ne unison per PD-ne ne mazhoritar, kishte votuar po ne grup per PR-ne ne proporcional duke e fryre kete te fundit tej permasave te saj reale.
Nata e 3 korrikut dhe ditet e mepasme te datave 4 dhe 5 u shnderruan nga debate politike ne ore leksionesh aritmetike. Procesi i numerimit te votave, hyri ne nje kolaps te paqarte me 4 korrik, kur shume komisionere te qendrave te numerimit, nisen te largohen nga detyra per te fjetur, ngrene, ose thjesht per te bllokuar numerimin e atyre kutive te votimit qe ata e dinin se mund t'u jepnin fitoren kandidateve politike nga parti te kunderta me te tyret. PS dhe PD e shpenzuan tere diten duke i derguar akuza njera-tjetres. Por rezultati dalengadale po pervijohej. PD ne fillim deklaroi 70 zona te fituara, me pas zonja Topalli foli per 58 te tilla e me vone akoma per 56. Po keshtu edhe PS shpalli fitoren me 55 zona te arketuara, por dalengadale rezultati u tkurr ne 53 e me vone ne 49.
Partite e vogla te se majtes, ku tashme pa frike mund te radhitet edhe LSI, u ndjene te tradhtuara dhe bene nje reagim ne grup ku kerkonin rinumerimin e votave te proporcionalit. I bindur sic duket per modestine e fitores se tij jo dhe aq te thelle, lideri demokrat Berisha kerkoi te enjten qe shkoi nje aleance me te majtet e Milos, Dules dhe Cekes te cilet me shume gjase do t'i kete ne nje qeveri eventuale me ate vete kryeminister.
Por a mund te kete nje fjale finale ne mbyllje te gjithe kesaj historie? Shqiperia zhvilloi me 3 korrik te vitit 2005 zgjedhjet ndoshta me te qeta dhe me te lira te historise se saj, edhe pse perfaqesues nderkombetare nuk i shohin ato te te njejtit nivel me zgjedhjet ne Danimarke. Populli shqiptar eshte ne prag te rotacionit te pare normal te pushtetit dhe klima e pergjithshme lekundet midis shpreses per nje hop cilesor te mireqenies dhe frikes per nje kthim te rrezikshem ne anarki. Por gjithcka mbetet per t'u provuar brenda pak kohesh, sidoqofte. "Se nese vrasesit jane te pafajshem derisa te provohen fajtore", ka thene me 1948 Xhorxh Oruell, "edhe shenjtoret duhen konsideruar fajtore derisa t'u provohet pafajesia".
Sokol Shameti
11 Korrik 2005
Revista Klan