KAZMORE

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
KAZMORE

Nuk është gabim shkrimi, në këtë temë nuk do ketë as gaz që sjell eufori e të qeshura e as gaz që sjell neveri e të pështjella, do ketë vetëm kazma Made in Albania për të cilat autorësia i njihet Djallit D.V.
Para se të nis ju sqaroj se D.V. nuk është dora vetë por dreqi vetë, ndërsa sa për bluzën ju bëj me dije se i futa një të printuar dhe tashmë e zotëroj si një gjë të çmuar.

Nga Zvicra

Ulur pranë e pranë, kryetari i pozitës me kryetarin e opozitës kanë shkëmbyer këtë dialog:

Nano: Të jap tre ish-kryeministra ma jep avokatin.
Berisha: Ule zërin.
Nano: Tre Enverka nga koleksioni im i pullave për një Queen.

Nga energjitka

Para një viti Dritani i dritave nëpër terr deklaronte se kishte gati strategjinë për energjitikën, para një muaji deklaronte se i duhej një muaj të publikonte strategjinë për energjitikën, dje tha se i duhet një javë për të publikuar strategjinë për energjitikën. Me çduket kur të ulet në karrigen e Minsitrit të Energjitikës, strategjia ka për tu shpalosur para shqiptarëve, ajo mund të nisë: në strategjinë e shkruar para një viti, muaji, jave etj, etj...
e do mbarojë ...me dritën e zotit të madhërueshëm që zbret në shpirtrat tanë. Njëlloj si gomari i Nastradinit, ne nuk do kemi më nevojë për drita.

Nga Kuvendi Popullor

Profesori i filozofisë (dhe imi) autori i një libri që ju shpjegon shqiptarëve se feja është opium për popullin i jepet shansi i fundit të lajë gjynahet, teorikisht. Nëse ne mbetemi pa president (Zoti i shtoftë ymrin, e djallit ju thaftë goja) atij do ti duhet të bëjë betimin në fund të të cilit ai mund të thotë "Zoti më ndihmoftë!". Kjo përveçse sfidë personale, do tju shërbejë ndër vite teologëve për të vërtetuar se Zoti ekziston.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ne kuadrin e luftes kunder SIDA-s organizatat boterore kane bere nje poster me mesazhin "Bring your own condom" BYOC, qe tregon se sado shpirt e zemer ta kesh partnerin kur te vije puna pa preservativ, profilaktik, (apo si te doni) ska seks. Ne Shqiperi i drejtohen Ministrit te Shendetsise per perkrahje dhe per ta shtypur mesazhin ne shqip "Sill preservativin tend vetiak". Pasi shtypen kopjet e para Ministri mendon se eshte mire ta shperndaje neper rrethe per te mare nje mendim pasi dihet ndjeshmeria e popullit, Drejtorive te Shendetit Publik, Drejtorive te Shendetit Paresor e sa e sa te tjerave si keto. I thote sekretares te beje nje shkrese percjellse e cila pervec rutines shkresore permban paragrafin: "Duke e konsideruar problem te nje rendesie te posacme per materialin qe po ju nisim kerkojme impenjimin tuaj maksimal. Rreth ceshtjes ne fjale do te organizohet nje takim me ministrin ne dt..."
Mblidhen drejtorat ne salle, e ndonse nje habi e lehte qe gjendeshin te gjithe pershkonte sallen, priten fjalen e ministrit. Ky pasi perserit me terma te pergjithshme, rendesine e problemit e si te angazhoheshin te gjithe bashkarisht, ju drejtohet te gjitheve "qe te mos e bejme shume protokollare e qe te mos vonohemi tani eshte radha juaj". Nje zhurme e nje levizje mbushi sallen, sa te hapesh e te mbyllesh syte tavolina e ministrit u mbush plot me preservative. Ky duke vene duart ne koke i drejtohet njerit qe pa u ngritur po bente shenjen e gersheres me gishta. Cke mor fol! Drejtori i turperuar se e pane te gjithe i pergjigjet "twix", "twix".
E ndersa minsitri kishte mbetur i shastisur, punonjeset qe po prisnin te mbaronte takimi pyesin shoqen qe shikonte nga nje vrime e theshte "qyqja", "qyqja". C'ndodhi mi cndodhi? Vallaj - ju pergjijget kjo - se i dijshim per burra te mire - keta e kane te gjithe me te futme - po bejne nje piramide me kllufa tani.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: KAZMORE

Vetem Anetari qe e hap temen ka te drejte te postoje barsaleta . Anetaret e tjere japin vetem vota . RRegullorja eshte qe ne faqen e pare te shkruar...
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Drejtuesi i nje sherbimi te fshehti emrin e te cilit nuk po e dekonspirojme per arsye qe dihen (pseudonimi eshte qirje karpexhani) i vendosur ne nje rrethi te vendit prej nga ku drejton biznesi e varreve prej mermeri me plot sukses qe prej 1997 nderkohe qe homologet po rropaten te gjejne kush do drejtoje sherbimin e "fshehte" shqiptar ja ka marre kenges popullore :"...Opo le te beje cfare te doje, kush i tha ta privatizoje, e tirani-na oi e tirani-na oi...."

Prokuroria i ktheu z. Gafur Mazreku te gjitha sendet personale qe ju gjeten momentin e arestimit. Midis tyre dhe nje cope leter me vargjet me permbajtjen :
"Me Trakte ne Traste,
Me Teser ne gji,
Traseve te Trenit
Per ty nene Parti".
me nenshkrimin Tersi
Kush ben vargje keshtu pa rime e pa lezet pat thene hetuesi i ceshtjes duke larguar ca me tutje pistoleten TT qe i vriste andej nga mollaqet.

Nga turneu i Lartmadhnise se tij

Ngjitet Shkodres shpejt perpjete
Princi i vogel me shume vete,
A s'me thua - pyet t'et
Ku i ka pronat Nikoll Lesi Deputet?

Gjegjet ati - prej ktu xhades der ne det
Por mos kujto se ja jap vertet.
Pavarsisht se bjen therror
Nuk ka pik gjaku princeror.

Po te kishte ndopak trimi
S'do mbushte faqet me pazh Eminin.
E kuptova - kthen i biri
s'behet dot pasha fakiri

Ismail Kadare eshte duke ripunuar nje prej poemave te dikurshme. Duke ju shkruar variantin e ri mendojme se ju vjen ndermend i vjetri:
"Ku ti kerkoj rrenjet e tua Mbreteri?
Si nje rrap madheshtor ..."
Mos i beso ketij, degjohet ti kete thene Leka I te birit. Mbreteria i ka rrenjet tek thesari,


Mbas turneut ne Shkoder Leka I do te shkoje ne Myzeqe tek shtepia e pasardhesve te Koz Vertopit, e konkretisht djalit te tij Kom Vertopi. Arsyeja eshte se Komi ndonse tha e thote e dua mbreterine se e ka mbajtur im ate mbi shpine, nga ana tjeter thote se ky d.m.th. Leka I nuk eshte mbret i vertete. A shkon mbreti me kembe ne hale? - pyet ai bashkefshataret - shkon pergjigjet vete - e po bujrum atehere - le ta provoje te hyje tek kjo haleja ime, qe ta besoj se eshte mbret - dhe tregon me dore nje kalibe druri 1m2 (meter he) e te larte jo me shume se 1.9m. Problem i madh, provat me me te gjatin e fshatit dolen pasukses, turp ta them po ate e merrte haleja por i dilte bytha zbuluar.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Nga xhirimet e një kasete familjare në dasmës së Xhoana dhe Fatos Nano.
Për të shtyrë në ngasje gazetarët shqiptarë nuk po tregojmë emrat e tyre të pagëzimit.

Fillon ritet fetare fortlumturia e tij Peshkopi Janullatos duke kënduar pjesët që lexohen zakonisht kur lidhen një burrë e një gura në martesën e shenjtë e meqë mistika e aktit ishte e pavend në këtë rast por dhe ngaqë e pa sallën plot e përplot me PSHR-a (jo pshur ë, por VIP) e rrypa gjeti rastin midis fjalëve të biblës të këndonte dhe fjalë nga vetja.
Janullatosi:
"Pooo mjaaft voodhëëë-ëë-ët o të marrëëë,
se tëëë gjiithëë do shkojnëë nëëë-ëëë-ëë Sharrëëë."
Prifti në krah: Amin. Gjindja: Amin.
Janullatosi:
"Jepii-ii-iini pooo-oopulliiit o-oo-oo të marrëëë,
seee nuk doo tiii-ii merrniii nëëë-ëëë-ëë varr."
Prifti në krah: Amin. Gjindja: Amin.
Janullatosi:
"Kuu-uu-uurrë kështu nuk mëëë-ëë ka ngjaaa-aarë-ë
ju vëërte-ee-eet qëëënki të marrëëë."
Prifit në krah: Tri herë amin; amin, amin, amin. Gjindja: amin, amin, amin, min.
Vetëm përfaqsuesi i lartë i Muslimanëve tundi kokën dhe bënte "allah, allah, allah".

Mbasi shoqëroi dasmorët deri tek dera Janullatosi i kthehet kolegut të nderuar musliman që të flasin për punët e të madhnueshmit zot.
Kot lodhesh zotrote - i thotë hoxha priftit,- unë kam dhjetë vjet që i ndez altoparlantët e minares mu në mes të Tiranës tre here në ditë dhe këta nuk më dëgjuan njëherë.
Mirë, mirë - i thotë prifti- po e pe Nanon, nuk i kryqëzoi gishtat që të mos i zinte beja.
Po atij ja kanë ndëruar doktorët në Greqi, nervat, indet, e damarët e gishtit tregues me ato të gishtit tjetër - i kthehet hoxha- dhe vazhdon- nuk varroset në Sharrë ai jo - kanë nisur që tani të mbjellin dëllinja hëm koqekuqe, hëm koqezeza në Varrezat e Dëshmorëve.
Mos more - habitet prifti- unë kujtova se e kishte me vërtet kryetari i bashkisë kur tha - po shket toka?
Po ku ju shket toka këtyre të paudhëve, këta ja kanë shitur shpirtin shejtanit- e mbyll hoxha.

Sqarim për shtyp i zyrës së Djallit D.V.:

Nuk është e vërtetë se ndonjë pjestar i dasmës së mësipërme ja ka shitur apo ka diskutuar mbi mundësinë e shitjes së shpirtit shejtanit. Gjithashtu hedhim poshtë me indinjatë të thellë keqinterpretimi që i bëhet fjalës së zotit. Nga pala e burrit të mirat janë fituar sipas meritokracisë; nga pala e gruas me mardhënie të ndershme tregtare apo me tender siç shprehemi së fundi, kuptohet fiton oferta më e mirë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Lëvizja e fundit e Kryetarit të FRESH-it Koja jashtë vendit veç të tjerash ka për qëllim krijimin e një lopingu ndërkombëtar. Bëhet fjalë që Shtajneri ti mbushë mendjen Kryebashkiakut të Tiranës për të mos transferuar punimet nga bregu i Lanës tek lulishtja mbas Skëndebeut. I gjithë ky shqetësim vjen mbas vendimit më të drejtë gjyqsor (dhe këtë e them pa shaka) të dhënë në pluralizmin shqiptar, ku një titullari i FRESH Shamku u dënua me punë "korrektonjëse" në vend të burgut. Prej asaj dite në ankthin dhe makthin e gjumit të prishur të Shamkut ka zënë vend ajo ëndrra e Kapedanit që gris letra në filmin me të njëjtin titull; ndryshimi i vetëm është se rolin e Kapedanit e luajnë forumistat demokratë e demokratikë, ndërsa gjumëprishuri fatkeq atë të fshesares.
E ndërsa të gjithë e dimë që "ëndrra janë, bën vaki dhe nuk dalin", Shtajner po pyet se cilat janë zonat më problematike ta verë Rugovën ti pastrojë nëse ky i fundit i shkel vijën e flet pa asnjë të drejtë për hallet e popullit të vet.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Moikom Zeqo ka gjetur mbështetjen e gjërë dhe të pakompromis të Shoqatës së Pederasteve Shqiptare dhe Shoqatës së Lesbikëve Shqiptarë për nevojat e ngutshme qe ka sjellë koha në ndryshime rrënjësore në institucionin që ai drejton. Atao duke mbështetur mendimin që emri të ndërrohet nga Muzeu Historik Kombëtar në Muzeu Kombëtar, sepse aty ka dhe objekte të kulturave të tjera me të drejtë kërkojnë:"Paraqitjen e pjesës së popullsisë që atao përfaqsojnë në mozaikun basorelefian të fasadës së muzeut. Më konkretisht atao kërkojnë që njëra prej figurave (cila të shikohet e arsyeshme) të kthehet me shpinë, ndërsa xhubleta dhe veshja e rëndë e femrës shqiptare të lehtësohet mundësisht pa gjë fare, apo me një veshje transparento-inkandeshente. Kjo e fundit do të shkonte dhe me ndryshimet e fundit të kryeQItetit tonë të dashur. Dhe që të gjitha këto këmbëngulin atao tashmë janë pjesa më e çmuar dhe e patjetërsueshme e kulturës së sotme shqiptare. Amin.

Shënim për lexuesin: Atao është fjalë e re që Djalli D.V. e ka bërë për të përcaktuar ata që kthehen në ato, ato që kthehen në ata, apo ata dhe ato që janë hëm ato hëm ata.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shoqatat me bindje të varura dhe të pavarura gjëkundi të grave të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do të mblidhen në një miting madhështor në Sheshin Skënderbej për të kundërshtuar planet e Bashkisë së Tiranës në lidhje me rregullimin e lulishtes mbas Heroit tonë Kombëtar. Duke mos e patur hallin tek nderi i nëpërkëmbur i heroit, se ato kanë heronjët e tyre apo skanë fare, duke mos e patur hallin nëse pishat do ndërrohen nga goricat, kush ka nge ti shikojë, duke mos e patur hallin tek bari, çbëri egjra, çbëri tërshëra, ato kanë një hall apolitik të ardhur nga një veprim apokaliptik, ato kanë një hall femëror. Dy figurave mashkullore të bronzta Skënderbeut dhe kalit të tij do ti shtohen tani një derr dhe shtatorja më e bukur lakuriqe e ndonjë mashkulli mbi dhe. Sikur të mos na mjaftojë poshtërimi i koqeve të kalit dhe pallës së Skënderbeut tani duhet të shikojmë dhe pilen e Devit dhe koqet e derrit. Ato insistojnë në kthimin në identitet të figurave mashkullore të propozuara, shndrimin e tyre në një dosë pjellore ugaresh dhe në një nudo shqiptare Shallvaresh, apo le të shkojnë në të sëmës, siç plotëson një antare e vjetër e gjërë nga vithet. Ku është parë dhe dëgjuar - vazhdon ajo - pesë koqe bashkë, dhe ku mu në mes të Tiranës. E ndërsa mundimit tonë, dhe tuajit, se të kujt janë koqet e pesta, përderisa ne numuruam vetëm katër, në zallamahinë e madhe që ndodhte atje nuk mundëm ti jepnim dot përgjigje. Nuk e mësuam dot në ishin koqe oke a koqe qillori, se ndërkohë ja nisi muezini në xhami e gratë u drejtuan ... sigurisht në bashki.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Kush kujton se Korça ka vetëm sinema Majestic gabohet. Përballë Mësonjëtores së Parë Shqipe, që cilido që ka shkuar deri tek gërma C e madhe e alfabetit e gjen ku ndodhet, ngrihet mbas kangjllave të hekurta Vila Themistokli. E ringritur prej Ilir Vocit, këtij djali me shije siç shkruan shtypi Tiranas, nga themelet me gurët e së parës shtëpia e Themistokli Gërmenjit është e hapur për të gjithë nën një koncept të ri: atje mund të shohësh reliket e patriotit, të hash një drekë a darkë, apo të marrësh një sy gjumë në je i lodhur nga rruga.
E nëse shkon për ndonjë takim frankofonie në "Parisin" e vogël, nëse nuk e di, tek shtëpia ku lindi Themistokliu mund të mësosh se ai është pushkatuar në Selanik (Thesaloniqi) nga ushtarë francezë për të zbatuar urdhrin e një Gjenerali të Republikës Franceze. Akuza franceze për atë që ngriti flamurin me shkabë dykrenare në Republikën Autonome të Korçës, për korçarët ishte:Tradhëti.
Po ku ka për të qeshur këtu?
E drejtë, po s'mbaron këtu, se ndryshe nuk quhej kazmore. Ai djali me shije punësoi atje një kuzhinier francez, duke bërë që shprehjeve të urta popullore franceze: "e shet sa frëngu pulën", "kur s'ke pula ha sorrën", tju shtohet dhe kjo tjetra: "të vrasin natën dhe të gatuajnë ditën". Do ta shtojnë tek La Rousse, kanë premtuar.
S'ju qeshet as kështu? Qani atëhere. Jo prit. Keskëse? Vulevudanceavecmua? Pocua? Nukmamba. Titëha.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Për të lehtësuar mundimin e koleges Makbule Çeço që do të angazhojë OSBE-në për një takim në Lazarat mbas dy vjetësh, dy muajsh, dy javësh e dy ditësh qëkur lazaratasit u vetmbrojtën nga truprojat e armatosur të saj, Jozefina Topalli vendosi të marrë rrugën për atje. E veshur sportive me një foristrada nga dilnin ritme shqiptare niset prej Tirane, e mbas disa orë rruge i thotë shoferit të bëjnë pushim për një kafe. Nuk po e themi ku, po në qytetet e vegjël të huajt bien në sy menjëherë. Kështu dhe udhëtarët tanë, Jozefina e mençur, shoferi babaxhan dhe truproja moshatar me të zbritur i drejtohen kafes dhe vazhdojnë bisedën e nisur:
Shoferi: Ku doli dhe kjo Zvicra tani.
Truproja: (duke ju drejtuar Jozefinës) Bëje mirë ta pyesje doktorin.
Jozefina: (duke ngritur pak zërin) Kam qejfin tim e s'pyes njeri!
Kjo fjalia e fundit i vuri vulën. Trupin po, flokët po, fytyrën të vrarë rruge, babain me pistoletë, Zvicra në mes, fuoristrada me këngët. Brenda minutës adhurues të zjarrtë të këngëtares Bleona Qereti po i zgjatnin kasetat që i blenë aty pari për të marrë autograf. Bleona, Bleona, Bleona. Nuk ka ç'ju duhet vazhdimi.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Organiztat indipendente të medias Shqiptare kanë dalë me një rezolutë ku kërkojnë shtimin e grafemës së 37 në alfabetin e shqipes. Konkretisht ne sugjerojmë se grafema W e madhe dhe w e vogël, kanë fitur tashmë statusin e qytetarisë në ambientin publcistiko-mediatik shqiptar. Kështu fjalët show, triple www e internetit, week-end, west, markat e whirpool, wisket speciale, e deri tek presidentat e kryeministrat e aleatëve më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët në historinë e tyre shumshekullore, anglo-amerikanët si p.sh., W. CH., W.W., J.W.B. etj e bëjnë imediate një nevojë të tillë, të cilën rilindasit tanë të mëdhenj do ta kishin plotësuar me kohë. Ne i lutemi linguistave të gjuhës standarte shqipe dhe atyre të gegërishtes standarte të përcaktojnë si do të tingëllojë grafema, wu-wu-wu, si në dojçet, we-we-we- si mbë shpanjishten, wo-wo-wo cin çajn, wy-wy-wy- si të polwski, wi-wi-wi- si malai, wë-wë-wë si ndë shqypen apo do përdorim përpara fjalën dopio e një nga wu-we-wë-wi-wy-wa-wo-të e mundëshme. Sa për sqarim, me këtë vendim të marrë me unanimitet të plotë pa wënë dopio wiski në gojë nuk duam ti lemë askujt dopio gjashtën në dorë.

Për mediat,
Presidenti Manaxherial
Wilson Wirani.
Manaxherja Presidenciale
Winona Wukaj
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shënime udhëtimi
Të pamësuar me reklamat e kompanive Shqiptare në gazetën tonë The Wall Street Journal fillimisht u befasuam nga zeri në telefon që kërkonte 1/2 të faqes për gjithë vitin për reklamimin e firmës Shqiptare "Pallë Ariu&Co" me vendodhje Bishti i Pallës, Shqipëri. Dukej sikur dikush po tallej tani që bursa ishte bearisht apo arishçe e pallë mund të bëjë vetëm demi sipas konceptit perëndimor. Por zëri i vendosur duke na dhënë disa numra të vlefshme kartash krediti të Master Card, VISA, etj etj dhe siguria se mund të paguante dhe CASH paradhënie gjithë shumën na shtynë të zbarkojmë në brigjet shqiptare për të mësuar si është e vërteta. Pronarin Albo Albini e gjetëm në fund të një rruge të pashtruar në fund të kepit apo gadishullit Bishti i Pallës. Një derë e madhe dhe tela me gjemba që shkonin nga veriu dhe jugu deri tek uji si dhe tabela që llamburiste "Pallë Ariu&Co" na bënë të kuptojmë se kishim arritur. Derën na e hapi një atlet nga trupi, të cilin e morrëm për rojen por befasitë shtohen. Ja mer çroje, un jam presdenti e manxheri dora vet - na tha mikpritësi e na drejtoi nga një penthouse që vlen ndonja 1 milion USD përtej Atlantikut. I mirëmësuar me rregullat e perëndimit na kërkoi të mos e pyesim si e ka fituar milionin e parë (në dollarë).
-Po cilat janë planet dhe bizneset e kompanisë?
-Hudhje metrinash. Metrina jotaksike, jotamike, jobaktrologjike, tjerat.
-Po si mund të fitohet kështu zotëri, ju do humbni dhe ato që keni fituar nga punët e mëparshme të ndershme.
-Mer ti, s'kam punu noj dit una.
-Po mirë por si...
-E mir pra, i sheh ato kamiona që hudhin në det meturina - dhe ai tregon me dorë andej nga duhet të jetë maja e Bishtit të Pallës.
-I shoh.
-Me paret e tyne ju paguj ju, wollstritn...
-Po pikërisht, ne duam të dimë çfarë fitoni, jo çfarë shpenzoni.
-Ala ke ura ky. Or ti shoq. Naj, or ti lal a je në Shqypni ti a si.
-Për në Shqipëri e di që jam.
-Ee je, se s'mlen pepinot me e zgjot pallen manej. Nigjo ktu. Nikjo asht toka e jeme e kam me tapi. Nigjo: gjistrume me nr ... ska ça tduen ... ëh...i njeh pronësinë Murat Sulltanit... gjysh i gjyshit njiky ... në vendin e quajtur Bishti i Pallës të ... ska çpo të duet... me kufij ... njaktu maj veshin... Lindje rrugë automobilistike, Veri det, Pernim det, Jug det. Ta nxu kungulli njitash.
-Eh.
-Po çeh mer, prej njiktu e sa t'han syri det asht toka e ime. Ja kam marr detit me kto dy duer. Tash ka me dal ligja per mja u kthy pronarve të ligjshem. Un s'du token du eurot. Ene ata kan me mi numru njimnji. Ala mledh supet, shko mer xhan shif prej satelitit ka ndru arta mkto vene.
Only in Albania my friends, only in Albania.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

V.D. L.P.
Trakt
Partia Komuniste Shqiptare në përgatitjet për të marrë pushtetin e borgjezisë në duart e kllasës puntore po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme lokale. PKSH nën mësimet e shokut Enver ka vendosur që të marrë pjesë në votime vetëm në Bashkinë e Tiranës. Duke kandiduar me z. Hoxha birin e udhëheqesit tonë të lavdishëm dhe duke fituar bashkinë e Tiranës ne do ti tregojmë reaksionit të brendshëm dhe atij të jashtëm se vrima e miut bën pesëqind grosh. PKSH dënon të gjitha përpjekjet e djalit të tradhëtarit Mehmet Shehu për shtrembërimin e të vërtetës.
Në përgatitje për fitoren përfundimtare në gjithë Shqipërinë komunistët shqiptarë janë grusht çeliku rreth Partisë.

Shoku Tersi (nënshkrimi)
Merre lexoje, shpërndaje, por mos ja e-mailo armikut.
V.S.L.P.

..................................

V.D.L.P.
Qarkore-Tepër sekret
Duke nisur prej 8 Nëntorit 2002 të gjitha materialet e Partisë, trakte, qarkore, shkresa, gazeta nuk do të mbajnë më siglën V.F.L.P. apo vdekje fashizmit liri popullit. Ajo do të zëvendësohet me V.D.L.P. në krye vdekje demokratëve liri popullit dhe V.S.L.P. në fund vdekje socialistëve liri popullit. Udhëzojmë që asnjëherë të mos shkruhen fjalët e plota por vetëm inicialet. Lexoje dhe digje menjëherë.
Tepër sekret
V.S.L.P.
Digjeee!
Jo kompjuterin mor trap...prishe!
E ke me backup!
Kush të ka bërë komunist ty mor ...Marks?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Vonesat për zgjedhjen e shefit të shërbimit sekret shqiptar (tash e mbrapa - SHSHSSH - që të ngatërojmë armikun) ndodhën dhe për arsyen se nga konkursi i hapur që u zhvillua ndërmjet kandidatëve në mënyrë të mbyllur në Shish-Tufinë pyetjes se cilat do të ishin inicialet e shërbimit nën drejtimin e tij kandidatët ju përgjigjën me SS, SHIK, SHISH, që të kujtojnë famëkeqen e Hitlerit, shi dhe ik të Gazidedes, vetëm shish apo shishqebap të Klosit. Pati dhe një shqiptaro-amerikan që nuk u identifikua që kërkonte sipas modelit të CIA-s amerikane shërbimi shqiptar të kishte për së shkurti inicialet AQI e përsëgjati Agjensia Qëndrore e Informacionit. Ne s'po gjejmë derman nga këta që vetëm shijnë, ku dashka hëm të hajë e hëm, hëë ... të qeshë - mësohet se është interceptuar një bisedë nga një kundërzbulim i huaj mik i një zbulimi të huaj që këtë të fundit e kemi dhe ne mik po nuk kemi mik atë zbulimin e huaj kundërzbulimi i të cilit bëri interceptimin nga sateliti.

Gabim shtypi: Hitlerit të lexohet Enverit.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

PBDNJ në Kukës
Mesa duket ngaqë nuk ka më minoritet grek në Shqipërinë e jugut drejtuesit e kësaj partie kanë filluar ta kërkojnë atë në Kukës, prej nga ku deputeti Ligoraq Karamelo deklaroi se zona nuk ka drita për 16-18 orë në ditë. Kallai mbi gurë s'mban - mësohet të ketë thënë një punonjës i SHISH-it atje. Pse se di unë sa fotografi bëri ai atje ku do ndërtohet aeroporti. -dhe kthe teken. Pse se di unë që pushtetarët shqiptarë nuk ja dhanë firmës turke ndërtimin se duan tja japin një firme greke - dhe kthe teken. Pse se di unë se ne jemi de jure antarë të Konferencës Islamike, greqrit janë de facto - dhe kthe teken. Pse si di unë këto, sillna dhe nga një tjetër. Po kur i di pse nuk i raporton? - mori guximin ta pyesë njëri. Po pse nuk e di ti se deputeti ka imunitet e nuk përgjohet?
Shënim për shefin e ardhshëm të SHISH: teket ishin me ujë, banakieri është yni.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Banakieri i Parlamentit (më fal zotëri)
Teksa rreket papushim të bëjë espresso dhe buzëqeshje për gjithë ata që hyjnë dhe dalin, e ç'ti bësh, ti kapë veshi dhe ndonjë fjalë klientash (ndonëse e di që e kanë zgjedhur se është pak shurdh) sot është bërë për hekura. Ja ç'farë dëgjoi ai nga njerëz me imunitet dhe çfarë bëri:
-E pyete Tosin?
-Jo se kishte pritje me Xhefrin. Tangent - tha- sa për njohje...
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me Nanon. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e majtë faqes së majtë. I erdhi buzëqeshja. Është kryeministër pa...
-Ti themi doktorit që nuk pranojnë raportin.
-Më vonë, më vonë se ka takim me Xhefrin. Do ta verë gishtin në plagë më tha...
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me Berishën. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e djathtë faqes së djathtë. I erdhi buzëqeshja. Jo nuk bëhem shkak të prishet marrveshja...
-Po Pollo si do bëjë?
-Do tja thotë gojë më gojë Xhefrit. Transparenca është në modë...
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me Pollon. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e djathtë faqes së djathtë. I erdhi buzëqeshja. Ndaj plasi sa u bëmë komshinj...
-Unë kështu them Skënder, Xhefrit plasja në fytyrë?
-Je ne vete ti, më mirë mbas shpine.
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me Gjinushin. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e majtë faqes së majtë. I erdhi buzëqeshja. Na ka punësuar të dyve në administratë....
-Po këta të së djathtës së bashkuar nga u zhdukën?
-I pret Xhefri bashkarisht.
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me, me sa janë këta. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e djathtë faqes së djathtë. I erdhi buzëqeshja. Të paktën këtyre ja u hedh kur paguajnë....
-Kur e keni lënë me Xhefrin?
-Më 1 Janari, kemi dy festi bashki.
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me minoritarin. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e majtë faqes së majtë. I erdhi buzëqeshja. Ç'ti bëj që pres të më nxirrni visë për babën....
-Edhe këtë s'ma merte mendja, të shkojë dhe Xhuveli tek Xhefri?
-Po me të kanë shkuar OJQ-të (që janë pa gjë) jo Xhuveli që mburret me të Nanos.
Banakieri u kthye nga pasqyra. I kuq si kokrra e mollës. Mos Xhevrija e tij e dashur Xhevri shpirti, Xhefi zemra shkonte me të gjithë. I ka ikur buzëqeshja. Një shpullë me dorën e majtë faqes së majtë. I erdhi buzëqeshja. Ndaj më prralliste ngjalë, ngjalë, .... po OJQ-të kanë vetëm femra, mos... u prish dynjaja...
Ndërkohë hyn Komandanti i Rojeve të Parlamentit që fluturonte nga gëzimi. Banakieri nuk duron më por i flet: Mos më thuaj se ishe me Xhevrin se ta numuroj në lule të ballit me atë që ke në brez. Le që isha, por bëmë dhe një fotografi, na shihe, dhe i zgjat një fotografi polaroid të dalë me ambasadorin e SHBA tek hyrja e Parlamentit. Banakieri i bie ballit me dorë, koka i ze tek doreza e frigoriferit, i bie të fikët, kuptohet urgjenca, Spitali Ushtarak, reaminacion.
Të nesërmen kur përmendet mbi kokën e krevatit fytyra të huaja. Njëra prej tyre i flet - o sa mirë, jepi dorën z. Xhefri na ka dhuruar me ndihma, një gjenerator ...
-...iku pulsi...
-...frymëmarrje, tre, katër shtyp... tre, katër, shtyp, ...
-...three four, push..., three, four, push ..., electroshock
Të pasnesërmen. Xhevrija që ka përcjellë komshinjtë. Pika burrit, humbi punën, pa le po mu puth dhe buzë me buzë me Ministrin e Shëndetsisë dhe Ambasadorin. Humb burri toruan kështu, sikur u përmbys bota. Si do ta lajmë këstin e fundit të pallatit apo me këtë - dhe ajo e ve dorën diku poshtë. Aaaa....një e thirrur në kupë të qiellit. Po të ketë ndonjë që di të bëjë frymëmarrje artificiale aty pranë numri i derës është 13. Ju të tjerët lutuni që ai të mos jetë z. James.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Ministria e Punëve të Jashtme më në fund ka gjetur si ti përgjigjet Beogradit për tekstin e mesazhit se rruga e Beogradit për në BE kalon nga Tirana që solli amdasadori Jugosllav me kombësi shqiptare Kafo Kapetanoviç në Tiranë. Të gjendet gjallë a vdekur Namik Fadile Hoti dhe të dërgohet atje ambasador. Porosia është që shoku Namik Fadile Hoti të përcjellë mesazhin:"Ju mirëpresim, avioni që do tju çojë në BE kalon në linjën Beograd - Tiranë - Prishtinë - Bruksel" pastaj është duty free, Namiku hë, për sërbët ka doganë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shënime nga 17-aaa
Pronarët e mëdhenj të tokave të bërë për hekura e që ju ka ikur mendja po nxitojnë ti mbyllin hesapet me shtetin shqiptar një orë e më parë. Rreziku vjen nga arkivat e Vatikanit dhe Stambollit. Në to gjenden me përpikmëri të admirueshme të gjitha kufijtë natyrorë të tokave shqiptare. Kështu rreziku është tek ata që kufizimet i kanë me përroi, lumi, deti, këneta, moçali, pylli rruga e të tjera si këto. Falë ndryshimeve në vite prej njeriut dhe natyrës shpesh pronarët kanë fituar nga një kënetë (hektarët s'pijnë më ujë) tokë më shumë, nga një pyll qyl nga muaji i pyllëzimeve etj. Deri më tani është siguruar se autoritetet e Stambollit nuk do shfaqin për publikun 30% të fondeve të tyre për Shqipërinë, për profesionalizëm, autoritet. Edhe pala shqiptare për të mos prishur mardhëniet më shtetin gjyshe që e drejtuan jo pak por plot 34 kryeburra Shqipërie, pa folur për xhamitë e banjat publike që përdoren dhe sot nuk do të kërkojë një gjë të tillë ashtu siç nuk do të kërkojë pranë Vatikanit për zotërimet e Venetikut. Se të ndodhë si në Korçë që gjykata njohu Fermanin e Sulltanit, ne i kullufitëm Egjiptin, Libinë, se Stambollin e kemi në vend të kafes. Po sikur të nisin dhe Shkodranët të thonë jemi italianë, merni e lexoni Teodorin. U kthye harta e botës njëmijë vjet mbrapa. Për vete kam zgjedhur Bizantin, Kostandinopojën, për Romën tender me ofertë të kufizuar. Meqë ra fjala nga ai Kostandini që u ngrit nga varri e ka marrë emrin qytetin, Doruntina ishte e martuar në Romë. Kostandini i ra me kalë për më shkurt mes për mes Mesdheut, e nuk janë shtatë male kaptuar por shtatë dete. A nuk ishin ata të lagur e vinin ata era baltë. Kostandini nuk kishte si të fliste se ishte det e mbytej, Doruntina po se ishte nimfë.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Shoqata e skafistëve të Shqipërisë dhe simotrat e saj të sekserëve në mbarë trojet shqiptare, BE, Kinë, Kurdistan lëshon një apel vëllazëror për të gjithë antarët e saj aktivë. Nën trysninë e shkërdhatave të Tiranës jemi të detyruar të ndërpresim të gjitha aksionet tona në det të hapur me skafe. Një rënie të tillë të biznesit u përpoqëm ta përballonim duke ofruar 1.5 bilion dollarë në një bid për të blerë Princess apo Carnival, kruizet e mëdha të botës. Duke mos mundur në një tentativë të tillë kemi gjetur si rrugëzgjidhje të pranueshme të porositim një transoqeanik pasagjerësh në një vend sekret (kuptohet nga shkërdhatat). Jeni të lutur nga paret e xhepit të dërgoni me rrugë të sigurt nga një këllëf jastëku me 1 milion dollarë (më mirë vini ca më shumë që të jemi brenda kur të na i numurojnë). Plani i madh i ra ndër mend Kolerës, i cili i shtyrë nga nofka vendosi të lexojë librin Dashuri në kohën e kolerës kapakët e të cilit i mbante në gjoks për të pritur erën kur skafonte. Atje atij ju bë e qartë si drita e hënës se nëse ne lundrojmë me një anije të regjistruar rregullisht për transport pasagjerësh shkërdhatat na hanë munë (mos e prishni, anija nuk regjistrohet në Shqipëri, e nuk paguan kacidhe për shkërdhatat që duan të rrojnë me taksat tona). Kështu një ditë të bukur duke e mbushur për turizëm nga Durrësi në Vlorë, me të dalë në det të hapur e një të valvitur flamujt e verdhë (porsi ari që ju bëfsha) të kolerës. Asnjë autoritet nuk na prek deri sa të ulim flamujt e kolerës, gjë që do ta bëjmë në portin mbritës, i cili ka për të qënë matanë Atlantikut se dhe pagesa është 10 fishi i asaj matanë Adriatikut. Kapiteni aktualisht po studion në një shkollë marine, u zgjodh midis më trimave dhe ju përgjigj drejt pyetjes: "Ç'do ti bësh Sibilias po të doli përpara?" Drejt zgjidhjes është dhe problemi i prekjes së tokës nga refugjatët matanë Atlantikut, se kë zenë në ujë e riatdhesojnë andej matanë. Kjo zgjidhje është merita e kryetarit tonë, dëshira e tij për të gjuajtur dallëndyshe me Shars e bën që tek kasetat personale të vidiove të mbajë filmin Shpëtoni ushtarin Rajerson me zbritjen e aleatëve në Normandi në D-day.
n/kryetari
Pronto junior
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: KAZMORE

Në mërgim Mbreti i Shqiptarëve kishte tre parti që e përkrahnin. Asnjëherë nuk u arrit që ato të bëheshin një e vetme e të luftonin bashkarisht komunizmin. Ta pret mendja që një palë duhet të ishte e futur e sigurimit të shtetit. Për ta gjetur sipas mënyrës angleze (që janë baballarët e këtyre punëve) që gjeti se kryeshefi i saj ishte spiun i Moskës, Lartmadhnia e tij bëri kështu: I mbiquajti për lehtësi partitë njëri, dyri, treri, dhe veten katri (një, dy, tre, katër të koduara). Kështu në tavolinën e parë u ulën njëri dyri dhe katri. Shoshitën gjërat. Në tavolinën e dytë u ulën njëri treri dhe katri. Shoshitën gjërat. Në tavolinën e tretë u ulën dyri treri dhe katri. Shoshitën gjërat. Përmbledh informacionin Lartmadhnia. Me fakte të pakundërshtueshme i dilte se informacioni kishte rrjedhur prej të treve, të tre palët ishin spiunë të komunistëve. Lartmadhnia nuk kërkoi më bashkimin në një parti të "mbështetësve". Pyetjen që e mundonte se pse komunistët i nxirrnin lakrat njëri-tjetrit, apo luftonin të gjithë kundër të gjithëve nuk po e zgjidh as tani që po banon në Shqipëri. Zoti Pjetër Kryetar i Parlamentit republikan i thotë ne demokratët votuam për ty, socialistët ishin kundër, dhe pastaj, e bëjmë si në mbretërinë e parë. Zoti Meta Kryeministër i Republikës së Shqipërisë duke i dhënë një rrogë me trëndafila i thotë demokratët nuk të lanë të vish, dhe pastaj, e bëjmë si në Bullgari.
Shënim: Përpara gjithë titujve të frymorëve vini një ish-.
 
Top