Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

moerb1915

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Kjo tema eshte shume e ngjashme pikerishte me temen "Si do ta pershkruani personalitetin tuaj!" Mgjthese shpesh here pohojme se me mire se njohim vete tone nuk na njeh asnjeri tjeter, eshte pikerishtk ketu ku gabojme. Dhe jo per faktin qe nuk jemi te zote ta njohim vertete vetveten, po per faktin se kur vjen puna per te folur per te (vetveten) shprehemi ne varesi te momentit dhe personit te cilit po i drejtohemi.
Me te huajt sigurisht qe une do ti ngrej ne qiell shqiptaret dhe do te krenohem me emrin shqiptar, sepse po ula vendin tim ku une jam lindur dhe rritur (rrjedhimisht edukuar) atehere si mund te pres une respekt nga bashkebiseduesi?
Kurse kur flasim me shqiptar te tjere flasim te prirur nga ndjenja patriotike ose jo patriotike (te cilat tentojne te ndryshojne ne varesi te eksperiencave).
 

moerb1915

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Qe te jem me e qarte per cfare u shpreha me lart, te gjitha opinionet e shprehura ne kete teme jane shume relative dhe aspak absolute.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

mendoj se ketu po flasim per vlerat qe shqipetaret mendojne te kene, pa iu referuar nje kohe te caktuar (ne mijera vitet e historise sone)

a ka me mire se fjalet e urta popullore per te treguar keto vlera?

Miqësia; Bashkimi; Bujaria
Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG

As buka nuk haet vetëm. JUG

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Me një ka nuk bëhen pendë. JUG

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Miku harrohet po të largohet. PËRMET

Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË

Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË

Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË

S'bëhet lëmi me një kalli. JUG

S'bëhet stani me lepura. MYZEQE

S'mblidhen lepujt në vath. JUG

S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË

Syri është më i mprehtë se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI

Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJË

Çilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË

Fshati digjet, kurva krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI

Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI

I qan hallin kalorësit. DURRËS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË

Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR

Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË

Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE


shume te tjera sipas temash mund ti gjeni ketu
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

paci fat te gjeni perkufizim per "shqiptarin"

A ty t'lumt kibordi!! Robt nuk arijn te perkufizojn shqiptaret e pallatit qe kon komshi jo mo ato te retheve, krahinave etj etj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

edhe disa per ne

:cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
Atdheu; Vendlindja; Liria
Ara ime varri im LABERI

Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORCE

Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE

Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj KORCE

Balta më e ëmbël se mjalta GJIR

Bijë vendi pikë argjendi BERAT

Bukë e hi në shtëpi PERMET

Çdo hi në vatrën e tij JUG

Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt JUG

Çdo zog kërkon folenë e tij JUG

Dardha bie nën dardhë VLORË

Derë e botës s'është strehë e kokës JUG

Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KOR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KOR

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG

Qeni leh tek stani i tij GJIR

Fjala në vend të huej, bahet gur VERI

Guri i rëndë në vend të vet PËR

Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË

Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit

Gjuha bashkon kombin JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË

I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër JUG

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË

Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT

Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT


O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI

Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI

Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI

Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË

Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË

Shqiptari s'ha pulë të ngordhur JUG

Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri SKRAPAR

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep KOSOVË

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG

Shqiptari s'e han trupin me bukë VLORË

Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR
 

genci#2

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

me te huajt une nuk i ngre fare e as nuk i ul shqiptaret. po keshtu kur flitet per te huajt. ekuiliber. çdo berr varet nga kembet e veta. edhe ne forum kemi jo vetem opinione te ndryshme por edhe sjellje komplet te ndryshme edhe mbi nje gje fare te sigurte. kjo tregon qe nuk ngjasojme. s' kam ç' te shtoj tjeter perveç atyre qe kam postuar me siper. te huajt nuk jane dele. kane sy, veshe dhe tru. edhe ne bejme diferencime midis vete te huajve. une vete nuk gjej asgje tipike qe i permbledh ne karakter ata qe punojne me mua, perveç influences se kontekstit te punes qe bejme.
(Atman shkroi: Me duhet serish te te bej nje qartesim te vogel: RACAT kane lindur para kombeve dhe kombet kane lindur pas shteteve. Siç e shikon me kombet jemi shume afer ne histori, me racat jemi qindramijera vjet larg.)
jam dakord me kete qe thua ti, dhe ajo qe them une eshte ne te njejten vije, por nuk kuptoj perse don te me sqarosh!! :shrug:
(Atman shkroi: Eshte e vertete qe nuk eshte e thene te kem te drejte une ne rast se gabon ti).
ke cituar gabim shprehjen time, kjo ka tjeter kuptim. :shrug:
(Atman shkroi: qe te vertetosh gabimin tim duhet te diskutosh duke parashtruar fakte ne te kundertme mendimet e mia, ose te vertetosh gabimet e mia.)
/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Gene...

shume te faleminderit, pergjigjja jote ka qene shume klas...


sipas teorise se Identitetit Social te Tajfel( :sleep: )

njerezit mendojne, veprojne, dhe ndihen ne baze te normave dhe vlerave te grupit ne te cilin bejne pjese....
dhe sigurisht shqiptaret jane te influencuar shume nga normat dhe vlerat qe atyre iu kerkohet te ndjekin kur jane ne pranine e njeri tjetrit....


keshtu qe faleminderit Gene, ke kotnribuar shume ne kete bisede :wave: :thumbsup:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

uuuuuuuuuu m'zu turpi tani, u skuqa i teri! :devil: /pf/images/graemlins/laugh.gif

shume teme interesante :thumbsup:


PS. pashe se kordelja e kishte bo temen rrup sup
 

Noe

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Te lumte Atman !

Shume nga keta qe shkruajne per tipare ose veçori qe nuk i kemi mendoj se jane inferiore atje ku jetojne dhe harrojne tiparet me t e mira tonat jo se nuk kemi te keqija, por une do te beje nje percaktim mbase me te trashe: Ka njerez te mire dhe te keqinj. Dhe ne kete percaktim detyrimisht bejne pjese dhe shqipetaret.
Sa per individualizmin qe permendet mendoj qe duhet hedhur poshte automatikisht pasi jemi deshmitare te lidhjes qe ekxiston dhe duhet pershendetur, pasi jemi te vetmit qe kur emigrojme e mbajme koken prapa per shume vite tek familjet tona (dmth duke kontribuar me ndihme financiare dhe besoj qe nuk ka nevoje per shume koment).
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Fillimisht postuar nga *Trinity*:
..sipas teorise se Identitetit Social te Tajfel( :sleep: )

njerezit mendojne, veprojne, dhe ndihen ne baze te normave dhe vlerave te grupit ne te cilin bejne pjese....
dhe sigurisht shqiptaret jane te influencuar shume nga normat dhe vlerat qe atyre iu kerkohet te ndjekin kur jane ne pranine e njeri tjetrit....
Trinity
icon14.gif
kjo me siper eshte shume e arrirre, por rrjedhimisht nxjerr ne pah edhe (fatkeqesisht) dyfytyresine ose nganjehere edhe aftesine e adaptimit (merreni si te doni kete!!!)

Nuk di nese eshte vlere e mire apo e keqe, fatkeqesisht sapo ne biem ndesh me ambjentin tone, kthehemi ne IDENTITET (!!)
 

b.k.

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

ah se harrova...


eshte nje tendence universale qe te vleresojme anetaret e grupit tone ne menyr eme ekstreme, si per mire apo per keq.

dmth vleresojme me pozitivisht shqipetaret ne aspektet e tyre pozitive dhe me negativisht ne aspeketet e tyre negative ( kjo eshte e vertete per cdo kombesi)... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MORENES

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Miredita , une jam nje anetare e sapo ardhur ne kete forum , dhe kjo teme me terhoqi shume.
Kete pyetje se cfare na karakterizon ne shqiptareve zakonisht ia bejme nj-tj kur ndodhemi larg Shqiperise sepse eshte vete ai instikti natyror i krahasimit midis shteteve racave, traditave etj etj.
Cdo njeri shpreh opinionon e tij, per mendimin tip nje tipar i pare i shqiptareve qe nuk e di sesi mund te quhet jo sarkastik ,por neve na mungon INDIVIDUALIZMI /pf/images/graemlins/smile.gif Kjo besoj se eshte celesi kyc per cdo gje qe kerkojme te arrijme ne jete.Indipendenca e caluar ben qe te luhatemi nga te fryje era, dhe ngandonjehere fluturojme pa ditur destinacionet.Ndersa ne lidhje me virtytin ' jemi bujar, dhe te mirepritur. /pf/images/graemlins/wink.gif
Intelixhenca eshte edhe nje aspekt qe mund te them eshte per tu pasur zili nga shume popuj te ndryshem, :thumbsup: jemi nje popull alert per vete faktin se rrjellojat historike na kane injektuar kete vecori, por sidoqofte , ajo intelixhence duhet kultivuar , se si i thojne 1% here talent dhe 99%pune, /pf/images/graemlins/wink.gif

Gjithe te mirat :wave:
 

genci#2

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

me vjen te shtoj, qe per sa i perket individualizmit te shqiptareve, pikabuu e shpetimtari kane te drejte.
(Shpetimtari shkroi: Shume nga keta qe shkruajne per tipare ose veçori qe nuk i kemi mendoj se jane inferiore atje ku jetojne dhe harrojne tiparet me t e mira tonat jo se nuk kemi te keqija).
nga e nxjerr kete perfundim? fol me mire per "shume gjera qe nuk kemi ne shqiptaret", sesa per statusin personal te postuesve, se mund te gabosh ose te ofendosh, ose mund te shtysh te dilet nga tema.
 

MORENES

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Meqenese tema po zgjerohet dita dites mbi psikologjine e shqiptareve , doja te shtoja edhe dicka te vogel, mendoj qe nuk eshte jashte temes por dicka e vertetuar brez pas brezi.Cdo popull e race ka kntradita midis nj-tj dhe padyshim vecori qe i ben te diferencohen. Nje aspekt tjeter na ben ne shqiptareve te qendrojme larg nj-tj eshte mos marreveshja e mendimeve pra e nje bashkimi...pra dikush gozhdes e dikush cekicit sic i thote populli edhe pse shume mire e dime qe jemi gabim, por natyra e kundershtimit vend e pa vend , dhe qe fjalen e fundit e thojme te paren ben qe te shkojme ne shume situata te veshtira.
Jam nje admiratore e Faik Konices ne pergjithesi por ne vecanti per quoten e tij me shume baza
"Armiku kryesor per shqiptaret jane vete shqiptaret" :thumbsup: nje virus qe e veshtire ti gjehet ndonje antibiotik , te pakten deri tani :confused:
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Pershndetje!

I kam dhene disi mendim kesaj gjeje me perpara pasi pyetesha shume here se çfare eshte tipike apo karekterizon nje shqiptar. Merret vesh qe kur je larg atdheut perballe njerezve te huaj, mundohesh te japesh informacion te tille qe te ben krenar per kombit tend. Shqiperia keshtu si eshte nuk na ndihmon shume dhe mediat *pttuuhhh* tregojne gjithmone anen e zeze. Ne kete menyre perfundon te flasesh me njerez qe nuk kane asnje lloj ideja me baze ne lidhje me Shqiperine dhe fatkeqesisht ketu ne Finlande i besojne lajmet pothuajse verberisht.

Nejse, te kthehemi tek fillimi. Une personalisht mendoj se njerezit ne thelb jane te njejte. Njerezit jane si qepa, sa me shume pete te heqesh aq me shume arrin ne thelb dhe thelbi per mendimin tim eshte i njejte. Ne fund te fundit, te gjithe kemi pak a shume te njejtat te meta apo virtute, dhe ketu kuptohet qe ka gjithmone perjashtimet e rastit. Eshte e çuditshme te shikosh qe njerezit jashte atdheut flasin ne nje shkalle siperore ne lidhje me Shqiperine (ad nauseum), nderkohe qe ata qe jane brenda vendit e shajne me rrenje. Nuk kam kuptuar asnjehere, asnjeren prej tendecave, por jam mesuar t'i pranoj dhe te tund koken ne shenje pohimi, sepse kundershtimi e kam pare me ka nxjerre ne rezultate jo shume te kenaqshme, nisur nga mungesa pothuajse totale e shqiptare per te mbajtur nje bisede. Çuditerisht, mund te mbajme nje bisede me te huajt ne nje shkalle kulturore relativisht te larte.

Per mendimin tim, shqiptaret nuk shquhen per ndonje zgjuarsi te jashtezokonshme, apo qe mund t'i ndaje veç nga njerez te tjere. Nga ana tjeter, shume tipare jane te ngjashme me ato te popujve te tjere te Ballkanit, si per shembull: gjaknxehte, impulsiv, siperfaqesor, dembele, etj, etj...

Eshte e vertete qe shqiptaret jane me bujare. Gjithmone jam munduar te kuptoj nese nje gje e tille vjen nga krenaria apo fodulleku, apo nga miresia e shpirtit. Merret vesh, qe une preferoj te besoj te fundit.

Eshte disi e veshtire te flasesh per popullin tend dhe te mundohesh te jesh objektiv ne te njejten kohe.

Perfundimi, asgje? Une mundohem t'ia mbush vetes qe une si shqiptar karakterizohem nga: historia e gjate, 2000 vite pushtim ose lufte, gjuha unike ne bote, vete ruajtja e zakoneve (ndonese kjo ka te mirat dhe te keqiat e veta)... Gjithe ç'ngelet eshte per mendimin tim diçka individuale.

PS: Peek a Boo, fans i Babylon 5?

PPS: ---> Admin: Ne vend qe te lini postime qe jane edituar dhe nuk permbajne asnje lloj vlere diskutime, pse nuk i fshini dhe i dergoni nje PM personit ne fjale? Ne mos per gje tjeter, per anen estetike te temes...
 

b.k.

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

ju falenderoj te gjitheve per mendimet tuaja...

po mundohem te bej nje permbledhje per te nxitur debatin....
ka pasur disa raste kur jane dhene mendime te kunderta mbi te njejtat karakteristika..

1. individualist/jo-individualist

mendoj se ajo qe na dallon nga popujt e tjere ne kete pike (pervec shjegimeve te dhena mesiper) jane vlerat qe u kerkohet shqipetarve te kene. p.sh gene solli shembuj shume te goditur me fjalet e urta. po vecoj disa.

"Njeriu pa shoke si muri pa toke"
"As buka nuk haet vetem"
"Cilet dera rritet ndera"

e shume te tjera qe mund ti lexoni ne fq 2.

dmth shqipetaret ne shekuj janbe vleresuar nese kane ndjekur keto norma, dhe sot, ndonese ato nuk jane kaq te pranishme ne e dime se miku nuk perzihet, ose kur te vjen ne shtepi duhet t'a respektosh ne maksimum.

Kjo mund te jete arsyeja qe dallohemi nga disa kombesi te tjera, qe nuk i ushqejne keto vlera pjesetarve te tyre, por i ushqejne

"mund te mbijetosh vetem nese je me i miri".

Mendoj se disa kane mendimin "individualist" pasi vitet e fundit shqiptaret e kane mesuar kete te vertete te hidhur, dhe ngaqe statusi qe gezojne aty ku kane shkuar ose ku jetojne nuk eshte i sigurt, behen me individualist sesa kombesi te tjera. Por kjo mendoj se eshte shume dhe ceshtje e asaj cka duket nga jashte. dmth ne i shprehim me shume vlerat e mikpritejes ose individualzmit se popujt e tjere, pasi "me mire syri sesa nami"

2. krenaria e tepruar/mungesa e krenarise
atehere, vetevleresimi arrihet ne disa menyra por nje nga menyrat kryesore eshte vleresimi pozitiv i grupit ku ben pjese. dmth qe shqiptaret te ndihen mire dhe te kene vleresim te larte per veten e tyre, duhet te kene vleresim te larte per Shqiperine.
Gjithashtu, eshte karaktersitike e cdo grupi qe eshte ne pozite jo te favorshme ne krahasim me nje grup (popull) tjeter qe te reagoj ne disa menyra:

a. individed kerkojne perparim individual (shkeputen nga grupi dhe mundojne te cajne me aftesi individuale)
b. kur a. nuk eshte e mundur mundojne te gjejne vlera ne grupin e tyre qe kur te krahasohet me nje grup tjeter (te huaj te cfaredo kombi), te arrij vleresim pozitiv per grupin e vet.

Ajo cfare po ndodh me shqiptaret sipas sugjerimeve tuaja eshte se ata po mundohen te gjejne vlera qe ne kemi si komb, dhe te krahasojne shqiptaret me grupet e tjera ne keto vlera. Deri ketu gjithcka ne rregull. Problemi eshte qe nderkohe qe per shqiptaret ky eshte nje proces normal, (do te ishte normal per cdo komb tjeter ne te njejtat pozita) kur njerezit perbadhen me realitetin shikojne qe keto vlera jane te verteta, por shokojne se iu eshte dhene me shume rendesi sesa duhet, me qellim qe te mos kete vleresim negativ per grupin (shqiperine).

3. eshte sugjeruar ne shume raste se keto mendime sduhet te merren shabllon. varet. jam shume dakort.
prandaj psikologjia eshte kaq iteresante sepse meson se kombinimi i kontekstit/inidvidid/grupit/roleve sociale/kultures e shume te tjera sjellin rezultate nga me te ndryshmet. Qellimi i kesaj teme eshte jo te arrihet ne perfudimi extreme (e kemi/ nuk e kemi) por te kuptojme se ne cfare situatash shfaqim karakteristika te caktuara.

vazhdimi me vone...
 

astronaut

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Une do thoja se shqiptaret kane karakteristika te cudtishme dhe keto vijne si pasoje ndryshimeve te menjehershme dhe tensionuese ne Ballkan.
Se pari
Shqiptaret flasin e me pas gjykojne(pra Paragjykojne)
Lufterat e ndryshme e kane bere shqiptarin menderisht antikreativ dhe si rrjedhim ata nuk jane ne gjendje te koncentrohen per te qene ata qe duhet te jene.
Vini re se shqiptaret jane te dhene vetem pas parase dhe qejfeve dhe puna per ta eshte dicka qe nuk u ben pershtypje.
Asdreni e lidh punen e vertete me njeriun e ndershem dhe pertacerine me njeriun e prishur pa karakter dhe moral.
Ne vjershen "Lulekuqja" ai shprehet:
Kujt si pelqen te punoje
Ay smund te quhet njeri
Se kerkon gjithnje te rronje
me genjeshtra e djallezi

Sot ne Shqiperi pershembull njerezve u ka shkuar "thika ne kocke" dhe as qe u ben pershtypje se nuk kane pune prej se ciles ata do te siguronin ekonomine e tyre por edhe zhvilimin e tyre.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Gene mos u bej "superiore" me fjalet tuaja te urta te shkruara ketu por qe ta besh me te bukur diskutimin,shkruaj edhe disa fjale te urta veriore meqe more mundimin.
Ne Shqiperi nuk eksiston vetem Lushnja, Berati, Fieri, Korca, Skrapari, Myzeqeja, Vlora, Gjirokastra ,Saranda, Kosturi e cfare shkruan ti sepse keshtu dalim tallaz fare.
Pastaj ato fjalet e tuaja popullore treguan plotesisht individualizmin, egoizmin dhe pragmatizmin toske(mendoj une)
Ndoshta nje brumosje e tille e la Shqiperine ja keshtu copa copa.
Nuk eshte e vertete qe verioret jane te prapambetur(keshtu del sipas mendimit tim) sepse po te mbledhesh te gjitha fjalet e urta qe shkruan populli verior qe eshte lare me gjak edhe sot, besoj do te dritheroheshe.
Korcari thote keshtu

<ul type="square">
[*]Kur dy burra ndeshen ne fushen e betejes, ai qe iken eshte trim, ai qe qendron eshte budalla.
[/list]
Tani ne kete fjale te urte ne po flasim per burra dhe jo per te cmendur.
<ul type="square">
[*]Lalucit i thote labit matane lumit, se po te mos ishte ky lume, une do te beja copash
[/list]

<ul type="square">
[*]Labi te qan diten e te vret naten
[/list]

<ul type="square">
[*]Ali Pashe Tepelena i vriste trimat shqiptare kur ishin te paarmatosur
[/list]

<ul type="square">
[*]Jugasit kur jane vetem bejne rolin e gjynafqarit, sapo te mblidhen 5-6 vete se bashku, te shqyejne
[/list]

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

<ul type="square">
[*]Jugasit per para shesin shpirtin e tyre
[/list]
Kjo fjala e urte popullore e fundit tregon se sa shume e duan veten, familjen dhe atdheun e tyre.
Nje fjale e urte popullore veriore thote
<ul type="square">
[*]Kurre mos i ze bese labit dhe lalucit se nga miq te kthehen armiq
[/list]

Po te citoj nje fjale te urte popullore tenden
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Une mendoj se ju jugasit keni nevoje vetem per sensualizem dhe karriere dhe fjala e urte e mesiperme e verteton shume mire brumosjen tuaj ne menyre historike.
Citim perseri
Për një shamatë, lypen dy veta. Sarande
Pra keta sarandiotet e dine mire se si mund ti futesh dy vete ne ngaterrese. /pf/images/graemlins/wink.gif

Citim
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Une mendoj, <ul type="square">
[*]i mire per vete e i lig per shoket
[/list]
sepse i shkon per shtat filozofize greke dhe duket qe boti paska qene i influencuar shume ose i paska pas degjue me vemendje keshillat e miqve.
Me pelqejne dhe here tjeter diskutojme prape
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Albinos, te te them qe je jashte teme komplet, ti e di me mire vete, sepse qellimi yt nuk eshte t'i permbahesh temes por te sulmosh dike.LEXO titulli dhe kujtohe se perse behet fjale, nuk shoh askund dallimet mes verioreve dhe jugoreve.Behte fjalet per karakteristikat e SHQIPTAREVE.Permbaju temes te lutem!
 

zog

Primus registratum
Re: Karakteristikat psikologjike te shqipetareve

Fillimisht postuar nga PEEK_A_BOO:
[qb] neve na mungon INDIVIDUALIZMI [/qb]
perkundrazi , neve na mungon KOLEKTIVIZMI, te punojme ne grup. kjo na ben mos kemi arritje kolektive, arritje KOMBETARE por vetem INDIVIDUALE.


mendoj se individualizmi eshte karakteristika kryesore e qenies se quajtur Shqiptar.
 
Top