Re: Kapet Sadam Hussein ne Tikrit.
Besoj se Zogu ka te drejte ne ate qe ketu nuk behet fjale per "sukses" se u rrezua apo u kap nje diktature/diktator. Diktatura eshte nje fenomen teper relativ dhe kompleks me shume te mira e natyrisht te keqija.
Ne fund te fundit cdo komb e shtet ne kete bote eshte formuar nga nje dore e hekurt diktatoriale, nga perandore apo mbreter katile e vrases. Pa nje te tille, fiset, klanet dhe fraksionet brenda nje kombi nuk mire-funksionojne bashke. Pas aplikimit te kesaj diktature, dhe duke konsideruar nivelin e civilizimit te popullsise u kalua gradualisht ne sisteme me demokratike dhe liberale qeverisjeje. Edhe shtetin shqiptar filloi ta ndertoi nje autokrat si Zogu, dhe e mbaroi se ndertuari dhe e konsolidoi nje diktator si Hoxha. Pa keta te dy nuk do kishte shtet shqiptar.
Pra ketu besoj se qenia e Sadamit si diktator nuk eshte ne krye te listes si problem shqetesues, panvaresisht se Amerika e permend vazhdimisht.
Eliminimi i Sadamit dhe pushtetit te tij eshte sukses sepse bota u clirua nga nje element regresist, destabilizues dhe agresiv ndaj paqes, dhe progresit, qe sigurisht perfaqesohet nga Amerika, dhe qe synohet nga e gjithe bota.
Kundershtimi i tij ndaj amerikes, ishte kundershtim ndaj nje rendi me te larte, me te perparuar dhe me te begate ekzistence dhe mireqenie, rend ky qe synohet nga pjesa me dermuese dhe me perparimtare e njerezimit. Qe te sulmohet apo demonizohet amerika do te thote te sulmohet progresi boteror, me tej per ne si shqiptare do te thote te sulmohet ajo fuqi qe shpetoi mijera jete Kosovaresh ne 1999, qe na ka dhuruar miliona dollare dhe qe ne na shpetoi si komb ne 1919....pra do te thote te sulmohet INTERESI YNE KOMBETAR. Dhe kush ai idiot ketu qe mendon se ne i sherbejme interesit tone kombetar duke bere aleance me Sadamin apo arabo-evgjitet dhe jo me Amerikanet??
Ne fakt fondamentalizmi islamik ne Irak doli me force sepse u duk se ne qeverisjen e Irakut u krijua nje vakum. Duke shpresuar apo menduar se Amerikanet nuk do te arrijne apo jane te paafte per ta mbushin dot kete vakum, ekstremizmi islamik e synoi kete pozite, por pa sukses. Eksperienca dhe historia boterore e ke vertetuar disa here se ne nje shoqeri te pastabilizuar, ne kaos e anarki si ajo e Irakut, ideologjite ekstreme gjithmone fitojne perkrahje te madhe, keshtu ndodhi ne Gjermani me Hitlerin, ne Rusi me komunizmin, ne Shqiperi me Hoxhen etj etj. Megjithate nen kontrollin amerikan demokracia ne Irak, dhe aplikimi i te drejtave dhe lirive ka mundesi jo te vogla per tu aplikuar me sukses, per faktin e vetem se qenia e amerikes ne Irak do pasohet nga nje zhvillim dhe mireqenie ekonomike (te pakten keshtu po synohet). Kjo mund ti ule se tepermi tensionet dhe sigurisht ekstremizmin islamik, ekzistenca e te cilit sigurisht do kercenoje kete mireqenie sepse parashikon konflikt. Por amerikes sigurisht do ti duhet ti edukoje keta njerez apo ti orientoje ata drejt nje kulture qe zgjedh mireqenien materiale, bashkjetesen dhe demokracine mbi islamin apo idelogji ekstreme te cdo lloji.
Kjo ne thelb do te thote qe Iraku duhet te perqafoje kulturen liberale te perendimit qe nuk ka vlera islamike, apo ku mardheniet e individeve nuk rregullohen me rregulla islamike. Ne esence kjo do perfaqesoje perparimin dhe ecjen perpara te Irakut, dhe do jete nje minus i madh per islamin dhe normat apo aplikimet e tij. Keshtu islami do perjetoi ate qe feja katolike ka perjetuar keto 500 vitet e fundit, ndarjen nga shteti dhe liberalizimin e saj.