Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??
BESA :
Drejtori i stadiumit, Xhevat Hylviu, flet për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme
Hylviu: Stadiumi "Besa", gati brenda 15 tetorit
Krahas pamjes së fushës, stadiumi "Besa" do të ndryshojë edhe pamjen e ambienteve të brendshme. Dhomat e dusheve me suva të rënë, mure që s'u njihet ngjyra, kaldajë me dru, tualete që vetëm emrin kanë të tillë, kjo ishte pamja e para dy javëve në stadiumin "Besa", kur hyje në ambientet e brendshme. Kishte 28 vjet pa u hedhur asnjë qindarkë në përmirësimin e tyre. Në këto kushte u akordua një fond prej 4 milionë lekësh të reja për të kryer rikonstruksionin e tyre. Drejtori i stadiumit "Besa", Xhevat Hylviu, sqaron për punën e deritanishme dhe çfarë do të bëhet në të ardhmen: "Kemi mbi dy javë që punojmë për të hequr gjithë këtë "llum". Kemi gërryer edhe muret, pasi suvatimi kishte rënë pjesë-pjesë. Kemi pastruar gjithçka në dhomat e dusheve dhe mund të them se tani na mbetet të fillojmë nga rindërtimi." Puna vazhdon me ritme të shpejta, ndërsa presidenti kavajas Bizhdili ka nënshkruar një kontratë 1-mujore me kompleksin privat "Aliaj" për të shfrytëzuar dushet dhe sallën e tyre të forcës me mjete bashkëkohore.
Realizimi i këtij rikonstruksioni pritet t'u ndryshojë pamjen ambienteve të brendshme të stadiumit. Për herë të parë do të shfrytëzohen edhe dhomat poshtë tribunës, që janë lënë në pluhur e pisllëk për 28 vjet me radhë. Tashmë, stadiumi "Besa" ngjan me një kantier ndërtimi, ku, nga njëra anë, punohet në fushë me hedhjen e shtresës së shtufit, nga ana tjetër, hidraulikë, elektriçistë, marangozë e ustallarë të ndryshëm punojnë në ambientet e brendshme, dhomat e zhveshjes, dushe, korridore, kaldajë etj. "Gjithçka, - përfundon Hylviu, - dëshirojmë të jetë gati brenda 15 tetorit, si brenda, ashtu edhe në shtrimin e tapetit."