Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Pogradeci - Dinamo 1-1
Pogradeci: Lamçe, Fetollari, Kolonja, Larti, Çajku, Çobani, Çerepi (Shaho 85'), Apuar, Laçka (Çekiçi 64'), Abeshi (Sulçe 53'), Muska. Trajner: I. Medini
Dinamo: Gjika, Gallo, Dervishi, Kuluri, Arapi (Maho 63'), Poçi, Xhihani (Hoxha 55'), Dhëmbi, Ishka, Kaseke, Çipi (Peqini 46'). Trajner: A. Marko
Shënues: Ishka 27', Laçka 40'(11-m)
Gjyqtarë: M. Sopjani, D. Koreshi, N. Gjolena (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Abeshi, Fetollari, Dhëmbi, Peqini.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Egnatia - Teuta 0-1
Egnatia: Gjondeda, Sufaj, Bano, Ceko, Kote, Gjyla, Zeneli, Pustina, Bibali (Gaba 46'), Ymeri, Jakupi (Simaku 46'). Trajner: S. Branica
Teuta: Shehi, Zëre, Driza, Tetova, Kotomelo, Desouza, Kotja (Mançe 75'), Kumalo, Hasho (Bespalla 46'), Mancaku, Bërzezi (Begeja 46'). Trajner: V. Bici
Shënues: Mancaku 10' (11-m)
Gjyqtarë: K. Meta, L. Uka, H. Praga (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Sufaj, Bano, Bespalla, Hasho
Karton i kuq: Begeja, Kote.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Luftëtari - Bylis 2-0
Luftëtari: Miço, Shameti, Çoni, Miho (Bistri 70'), Mancaku (Gaxhaj 46'), Brahimi, Dhima, Sadikaj, Çenko, Braho (Dimo 46'), Muço. Trajner: A. Çulli
Bylis: Sinani, Rustemi, Asllani, Kaci, Noci, Devolli, Liçi (Gjondeda 67'), Shehaj (Ivanaj 67'), Nenaj (Muka 46'), Elezi, Bubeqi. Trajner: K. Mile
Shënues: Muço 38', 72
Gjyqtarë: A. Muka, Sh. Çiçaj, A. Kolonja (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Shehaj, Gaxhaj, Shameti, Sadikaj
Karton i kuq: Devolli.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Cërriku - Tirana 0-3
Cërriku: Hoxha, Kute, Çoku, Çengeli, Cenko, Sulejmani, Roseni, Elezi, Jordani, Agolli, Roxha. Trajner: L. Tona
Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, Pinari, Tafaj, E. Bulku, S. Bulku, Agolli, Lici, Xhafa, Merkoçi. Trajner: S. Mema
Shënues: Merkoçi 40', 78', Tafaj 68'
Gjyqtarë: I. Gashi, I. Shima, F. Lame (Durrës).
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Fushë-Mbreti - Partizani 2-8
Fushë-Mbreti: Sadiku, Bajrami (Ziu 46'), Toçi, Sharra (Çarku 46'), Jorgji, Bilani, Çota (Canellari 50'), Lena, Myslihaka, Shëngjergji, Lumani. Trajner: B. Bashalliu
Partizani: Agolli, Ndreka (I. Allmuça 46'), Grizha, Çela, Metani, Pollozhani, Ballço, Bejzade (Pashai 46'), Abilio (Plaku 46'). Karioka, Hallaçi. Trajner: I. Spahiu
Shënues: Ndreka 8', Ballço 17', 44', Abilio 40', Karioka 42', 72', Plaku 50', Metani 53', Shëngjergji 23', Lumani 89' (11-m)
Gjyqtarë: Q. Koçi (Durrës), A. Bejra, B. Kadriu (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Jorgji, Çarku
Karton i kuq: Jorgji.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Devolli - Elbasani 1-1
Devolli: Meraku, Shkëmbi, Dedaj (Bushi 58'), Maçolli, D. Bejleri, A. Bejleri (Meçani 46'), Azizaj, Xhambazi, Shirgu, Gjata, Sifo (Çezari 50'). Trajner: S. Meraku
Elbasani: Gogunja, Kasollja, Hoxha, Çapja, Dalipi, Roshi, Mehmetaj, Guranjaku, Albrahimi, Sejdini, Ajegba. Trajner: A. Sejdini
Shënues: Dalipi 26', Çezari 72'
Gjyqtarë: Y. Cufe, A. Kaçani, G. Lozhe (Korçë).
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Naftëtari - Besa 2-2
Naftëtari: Vashaku, A. Kanani, Isufi (Kotobelli 71'), Pashollari, Stoiçevski, Mile (Bako 46'), Dautaj, Ilia, Çekrezi, Rama (Rodi 34'), Blloku. Trajner: I. Gjyla
Besa: Osmani, Mergjyshi, Xhani, Bratja, Lorja (K. Bajaziti 71'), Lila, Romanishin, Kollçaku (Shima 67'), E. Xhihani, Kapllani, Kuli. Trajner: F. Sejdini
Shënues: Kapllani 23', Kollçaku 36', Çekrezi 72', A. Kanani 82'
(11-m)
Gjyqtarë: A. Lulaj, F. Hysomema, A. Muça (Vlorë)
Karton i verdhë: Lorja, Lila, Kuli
Karton i kuq: Kuli.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Tomori - Çlirimi 1-0
Tomori: Dura, Fani, Lala (Arbri 46'), Hysi, Memlika (Gjata 46'), Muzhai, Kahremani, Hoxha, Dino, A. Hoxha, Gurguri (Iljazi 46'). Trajner: Th. Arbri
Çlirimi: Qefa, Adili, Sokoli, Ndoni, Zeqo, Kermezi, Dulaj (Morini 48'), Topi, Varfi (Dhamo 75'), Mullai, Koprenska (Ristani 52'). Trajner: Ll. Dushi
Shënues: K. Arbri 85'
Gjyqtarë: P. Ujka, A. Ymeri, S. Zeka (Shkodër)
Karton i verdhë: Ndoni, Dino
Karton i kuq: Ristani.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Albpetrol - Flamurtari 0-2
Albpetrol: Halili, Hoxha, Jani, Mërtiri, Sule (Muça 75'), Halimi, Haxhiu, Ibrahimi, Goxhe, Okeke (Heqimi 60'), Gjoni (Yzeiri 58'). Trajner: P. Bifsha
Flamurtari: Dahriu, Lilo, Gjoni, Bega, Andoni (Taho 54'), Liçaj, Sinani, Bedini, Telhushi (Çerepi 65'), Serjani, Papa. Trajner: A. Bozhani
Shënues: Bega 30', Serjani 83'
Gjyqtarë: A. Nase, S. Bezhani, A. Shkëmbi (Tiranë)
Karton i verdhë: Sinani.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Memaliaj - Lushnja 0-3
Memaliaj: Merdani, Ruçi, Hajdini, Çaushi (Todhe 10'), Harizi (Arapi 60'), Muçi, Dilaj, Manaj (Saka 55'), Avduli, Seferi, Halaj. Trajner: V. Bushi
Lushnja: Spaho, Bika, Nikolla, Sula, Renxa, Zhuli, Bardhi, Çela (Sefa 68'), Zheraldinjo (Kornea 70'), Mindev, Nora (Byzhyti 60'). Trajner: A. Cikleanu
Shënues: Nora 12' (11-m), 60' (11-m), Mindev 65'
Gjyqtarë: E. Sino, V. Troka, K. Ceka (Fier)
Karton i verdhë: Renxa, Merdani, Bilaj, Zhuli.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

FC Nacional - Laçi 2-0
FC Nacional: Ristami, Bega, Lena, Pëllumbi, Misko, Ceka, Nakolli (Sadikaj 46'), Lushi (Peshkëpia 58"), Ziri, Hamzaj, Bejollari (Hoxha 46") Trajner: G. Tomori
Laçi: Lekisi, Jakupi, Laska, Sallata, Hasani (Hysenaj 46'), Çapuni, Rexha, K. Faruku (Xhetani 46'), Kurti, Osuji, Lama (Xh. Farruku 46') Trajner: A. Maçi
Shënues: Çeka 16', Miska 45'
Gjyqtarë: E. Peza, G. Qirici, A. Akramaj (Tiranë),
Kartonë të verdhë: Bejollari, Lushi, Lekisi, Xh. Farruku
Karton i kuq: Rexha, Bega.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Kastrioti - Besëlidhja 2-1
Kastrioti: Rama, Deliu, Caca, Hasa, Sh. Rustami, R. Maloku (Beqaj 80'), S. Maloku, Tepelena, Hoxha (Tema 70'), Paqolli, Belbasi. Trajner: R. Ndreu
Besëlidhja: Ferhati, Hasani, Osmani, Prela, Perloshi, Abazi, Lika, Pjetrushi (Bruka 46'), Toma, Zenuni (Mallota 46'), Gjini.
Trajner: N. Lorenci
Shënues: Hasa 22', R. Maloku 67', Mallota 76'
Gjyqtarë: B. Pashaj, B. Banushi, A. Bardhaku (Tiranë)
Karton i verdhë: Abazi.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Dajti - Veleçiku 2-0
Dajti: Haka, Balla (Fuçia 46'), Matraku, Koli, Samarxhi, Zorba (Janina 40'), Malluta, Rama, Thanasi (Dervishi 46'), Zuna, Osmanlliu. Trajner: S. Bardhi
Veleçiku: Naka, Isufi, Muka, Zmijani, Pepa, E. Kraja, Hasani, Burgaj, E. Gerçi, Loka, Radohina (Çokaj 68'). Trajner: B. Duli
Shënues: Samarxhi 88', Malluta 90'
Gjyqtar: E. Dobi (Durrës)
Karton i kuq: Rama, Kraja.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Delvina - Apolonia 5-0
Delvina: Mujo, Zani (Muho 60'), Berberi, Kalo (Hamiti 86'), Pipiko, Çafa, Alinani (Bamiha 46'), Hasani, Janku, Mano, Yzeiri
Trajner: L. Beqiri
Apolonia: Dulla, Vrushi (Dervishaj 79'), Agolli, Vasi (Tole 67'), Zahaj, Myrtaj, Aliaj, Byzyka, Buzi (Bizvani 46'), Kaja, Gerço
Trajner: P. Mali
Shënues: Yzeiri 3', Kalo 35', Pipiko 47', Muho 72', Çafa 81'
Gjyqtarë: T. Latifi, B. Bejko, R. Shosha (Gjirokastër)
Karton i verdhë: Vasi, Gerço
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Të kuqtë nuk kanë dalë ende te loja e bukur, për të cilën ka kohë që po bëhen përpjekje maksimale

Partizani, "luftë" me vetveten

Pas barazimit të fundit me Teutën në Durrës, të kuqtë, ndonëse kanë luajtur më mirë se në dy javët e para, nuk arritën dot të merrnin tripikëshin. Kësisoj, ata e kanë përqendruar vëmendjen te stadiumi "Qemal Stafa", ku këtë javë do të luhet ndeshja tjetër me Dinamon. Kështu, sipas trajnerit të të kuqve, Spahiu, deri të shtunën, ekipi duhet të bëjë përpjekje maksimale që të mos ketë probleme në fushë, për sa i përket mobilizimit të skuadrës në të gjitha aspektet. "E kemi theksuar se në javët e para skuadra ka hasur probleme të karakterit fizik, çka na ka penguar deri tani të dalim te loja e fortë, karakteristike për Partizanin. Por duhet theksuar se kemi pasur edhe probleme të tjera, si vendosjen e lojtarëve në fushë, apo harmonizimin e duhur të tri reparteve të lojës. Kështu, në ndeshjen e kupës, përballë Fushë-Mbretit, synimi im kryesor ishte që të shikoja nga afër dhe të krijoja në fund një ide të qartë për të gjithë lojtarët, sidomos për ata të stolit. Pas shumë eksperimenteve edhe pas ndeshjes së kupës, në bazë të funksionimit të lojës, do të vendos edhe për ndonjë ndryshim në takimin e radhës kundër Dinamos," - shprehet trajneri Spahiu. Të kuqtë, pasi janë rikthyer në kryeqytet, do të vijojnë stërvitjen gjatë dy ditëve të fundit të javës, para sfidës me Dinamon, me nga dy seanca në ditë. "Seanca e paradites është shumë e rëndësishme për shkak se duhet të eliminohen sa më shpejt problemet fizike, ndërsa pasdite u kushtojmë më shumë rëndësi skemave të lojës për takimin e radhës," - shprehet trajneri i të kuqve. Kështu, edhe kjo javë, ashtu si edhe gjatë ditëve të para të kampionatit, është karakterizuar nga dëshira për të ndryshuar diçka, me qëllim përmirësimin e lojës. Deri tani, Partizani nuk e ka gjetur ende veten në kampionat. Të kuqtë, në dy javët e para, u kritikuan sidomos nga vetë publiku i tyre për lojë të dobët, megjithëse korrën dy fitore tepër të rëndësishme. Ndërsa në takimin e së shtunës së kaluar, Partizani ka zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë, por nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi 1-1. Kjo është arsyeja që po bëhen të gjitha përpjekjet që në takimet e tjera, duke filluar me Dinamon, loja e mirë të shoqërohet edhe me fitore. Të paktën edhe nesër, kryeqytetasit e kuq do të vazhdojnë "luftën" me vetveten për të minimizuar sadopak të metat e deritanishme, me qëllim që në "Qemal Stafa", në derbin e parë të këtij sezoni, të kënaqin tifozët, të cilët nuk e kanë parë ende ekipin e tyre të zemrës t'i bindë me lojë.

A.MURAÇI 'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Mbrojtësi vlonjat shprehet se kampionati mund të dështojë nëse ekipet penalizohen me dashje

Behari: Gjyqtarët, me duar "të pastra"

Të kuqtë nuk e kanë kapërdirë takimin e fundit ndaj Teutës, sidomos 11-metërshin e dhënë në fund të takimit, që i mohoi dy pikë Partizanit, duke e shkëputur kështu nga Tirana dhe Dinamoja. Një ndër futbollistët kryesorë të mbrojtjes së Partizanit, Ardi Behari, shprehet se gjyqtari gaboi kur dha 11-metërshin, duke e dënuar rëndë skuadrën e Partizanit, që mund t'i prishë punë në të ardhmen. "Nuk e kuptoj sesi mund të jepej një 11-metërsh i paqenë në fund të ndeshjes. Partizani duhet të kishte marrë patjetër tripikëshin, sepse e meritonte, por gjyqtari dukej se nuk ishte asnjanës në gjykimin e tij, të paktën për sa u përket minutave të fundit. Kur gabon një ndër gjyqtarët më të mirë të kampionatit, nuk e dimë se ç'mund të bëjnë gjyqtarët e tjerë," - shprehet Behari.
Mbrojtësi vlonjat, i dalluar shumë në ndeshjet e para të kampionatit, thekson se Partizani, sezonin e kaluar, në fakt e ka ngritur më shumë zërin ndaj gjyqtarëve, por, për ironi të fatit, edhe këtë kampionat duket se gjyqtarët e kanë nisur keq me Partizanin. "Duhen edhe shumë javë të tjera deri në fund të kampionatit, prandaj për momentin nuk mund të diskutohet fare titulli, apo për ekipet që duhet t'i largohen kategorisë superiore. Por do të ishte pozitive, për të mirën e futbollit tonë, që gjytarët të mos fillojnë nga padrejtësitë e sezoneve të shkuara. Gabimi i Jarecit në Durrës ishte ndër të parët në kampionat dhe është normale që të bëhen gabime të tilla, pasi edhe gjyqtari, si çdo njeri tjetër, ndodh që gabon. Por ajo që dua të theksoj për sa i përket gjykimit, ka të bëjë me pastërtinë në përgjithësi të gjyqtarëve. Nëse gabimet bëhen pa vetëdije, nuk ka ndonjë gjë të keqe, pasi mund të konsiderohet pjesë e futbollit, por kur bëhen me dashje, atëherë kampionati më mirë të mos zhvillohet. Do të ishte fatale, nëse gjykimet e dobëta përsëriten vazhdimisht gjatë javëve të tjera, sepse mund të vihet në dyshim pastaj edhe titulli, apo ecuria e kampionatit," - shprehet mbrojtësi i Partizanit. Të kuqtë, pas barazimit në Durrës, ndodhen në vendin e tretë, me 7 pikë, ndërkohë që në javën e katërt do të kenë një tjetër provë të vështirë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Sot pritet rikthimi i Brakinit

Ndërkohë që trajneri Spahiu shprehet se do të ishte mirë që në qendër të mesfushës të ishte një lojtar i fortë, sot në kampin e kuq pritet të rikthehet për të forcuar mbrojtjen braziliani Brakini. Dje, drejtori i të kuqve, Thaka, theksoi se braziliani që ka kohë që e ka konfirmuar rikthimin e tij te Partizani, dje ka prerë biletën për në drejtim të Shqipërisë, ndërkohë që sot pritet të mbërrijë me "Alitalia" në aeroportin e Rinasit. Sipas drejtorit Thaka, Brakini është i federuar, por, sidoqoftë, për të luajtur në ndeshjen e radhës, ai do të shihet nga trajneri Spahiu. Kështu, në varësi të gjendjes së tij, do të vendoset se kur do të aktivizohet me Partizanin për të plotësuar boshllëqet e mbrojtjes. Trajneri Spahiu shprehet i kënaqur për rikthimin e brazilianit, pasi sipas tij, sezonin e kaluar Brakini ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në mbrojtje.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Mesfushori "sallaks" po aktivizohet rregullisht nga trajneri Mema në qendër të mesfushës

Agolli: Nuk e kam problem se ku luaj

Rikthimi te Tirana, pas huazimit 6-mujor te fierakët e Apolonisë, duket se e ka formuar plotësisht si futbollist mesfushorin 21-vjeçar, Ansi Agolli. Ai tashmë ndihet më i pjekur dhe mund të japë kontributin e tij në çdo sektor të mesfushës, ndonëse është lojtar "sallaks" krahu. Duke filluar që nga ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve, ndaj Gracit, ku ka bërë debutimin me gol, më pas ai është aktivizuar rregullisht në formacionin titullar. Tekniku Sulejman Mema i ka dhënë fanellën e titullarit në qendër të mesfushës dhe duket se ai po ia shpërblen më së miri me lojë dhe gola. Ndihet i kënaqur për atë se çfarë ka arritur deri tani dhe kërkon më shumë nga vetja për ditët në vazhdim. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", numri 15 i kampionëve, Ansi Agolli, shprehet se nuk e ka problem se në çfarë pozicioni luan në fushë. "Për mua nuk ka asnjëlloj problemi nëse luaj në qendër të mesfushës, apo në krahun e majtë. Rëndësi ka që të jem pjesëtar i formacionit dhe më pas të bëj më të mirën e mundshme për fanellën e Tiranës. Deri para pak kohësh, kam luajtur si alf i majtë, si me Apoloninë dhe me ekipin Shpresa. Ndërsa tani, nga trajneri Mema po provohem në qendër të mesfushës së bashku me Patushin. Me këtë rol po përshtatem mirë, duke qenë se kam mbështetjen e të gjithë shokëve të ekipit,"- shprehet mesfushori bardheblu.
Për ecurinë e deritanishme të skuadrës, Agolli shprehet i kënaqur dhe është i bindur se në javët në vazhdim Tirana do tregojë vlerat e kampiones në fuqi. "Deri tani i kemi bërë një nisje spektakolare sezonit, duke qenë se kemi shënuar 19 gola në katër ndeshje, përfshi finalen e Superkupës, dhe kemi pësuar vetëm një gol. Duhet të ruajmë këto ritme dhe të tregojmë të njëjtën fytyrë edhe ndaj rivalëve tanë direktë, si Dinamo, Partizani, Teuta apo dhe Vllaznia,"- thotë djaloshi 21-vjeçar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Numri 1 i klubit shkodran kërkon të risjellë në radhët e kuqebluve mesfushorin e kombëtares

Presidenti Çela, "grepat" Klodian Duros

Merkatoja shkodrane vazhdon të jetë e hapur, ndonëse futbollistët e parë të huaj kanë mbërritur në kampin kuqeblu. Deri tani, skuadrës së Vllaznisë i janë bashkuar 4 afrikanët me ngjyrë dhe malazezi Duraku. Ndërkohë, sipas presidentit kuqeblu, Agron Çela, pritet nga momenti në moment përgjigjja e futbollistit të kombëtares shqiptare, Klodian Duro. Rezultatet negative të skuadrës, në javët e para të kampionatit, i kanë detyruar drejtuesit e klubit shkodran të hyjnë fuqishëm në merkato, me synim përforcimin e të gjitha reparteve të lojës. Ditët e fundit, në skuadër kanë mbërritur disa futbollistë të huaj, tre nigerianë dhe një kamerunas. Të katër këta futbollistë kanë qenë të pranishëm dje në ndeshjen e kupës, që Vllaznia ka luajtur ndaj Adës së Velipojës. Ata kanë parë nga afër lojën e ekipit ku do të testohen. Nga ana tjetër, me skuadrën, ditët e fundit janë bashkuar edhe dy malazezë, Gjokoviç dhe Duraku. Por, emri më i lakuar i merkatos shkodrane pa dyshim është ai i futbollistit të kombëtares shqiptare, Klodian Duro. Janë konfirmuar nga presidenti i Vllanisë Agron Çela kontaktet dhe oferta që i është bërë këtij futbollisti, ndërkohë që pritet vetëm përgjigjja e tj. "Ne i kemë bërë ofertën tonë këtij futbollisti. Tani presim vetëm përgjigjen e tij. Nëse e sheh të arsyeshme të luajë me Vllazninë, është i mirëpritur" - ka thënë ai.
Ndërkohë, kjo dyndje lojtarësh drejt Vllaznisë ka bërë që drejtuesit teknikë kuqeblu të fillojnë testimet, për të parë nga afër sesa vlejnë. Një testim i tillë do të zhvillohet sot pasdite, në orën 16.30. Trajneri Haxhiosmanoviç do të marrë sot në provë katër afrikanët e sjellë në Shkodër nga menaxheri Zamir Shpuza, për të verifikuar formën sportive të secilit. Për t'i konstatuar më mirë vlerat e këtyre lojtarëve, është rënë dakort me drejtuesit e klubit që stërvitjen e sotme Vllaznia ta zhvillojë në stadiumin "Loro Boriçi".

Gjergj Kola 'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Trajneri kryeqytetas i verdhezinjve pranon faktin se nuk ua ka gjetur ende vendin lojtarëve

Sejdini: Ndaj Flamurtarit, vetëm fitore

Nëse dikush nxitoi ta quante humbjen e Besës ndaj Tiranës disfatë të Sejdinit, krejt ndryshe mendon "Xhaxhi". Është vetë trajneri Sejdini ai që gjykon se te Besa nuk është ndier ende dora e tij. "Është e vërtetë, - thotë Sejdini, - që më duhet të njoh aftësitë e secilit futbollist në fillim e më pas të vendos për formacionin që do të hedh në fushë sipas logjikës sime. Edhe pse ekipi nuk është në gjendje optimale, ndaj Flamurtarit do të bëjmë çmos që të fitojmë." Më poshtë, Sejdini shpalos edhe disa nga problemet që ka evidentuar deri tani në ekip:
- Profesor, sa ju ndihmoi ndeshja me Tiranën për të evidentuar dobësitë e ekipit?
- Takimi ndaj Tiranës paraqiti një Besë me dy tablo të lojës së saj. Nëse në pjesën e parë ekipi tregoi se ka mundësi për të arritur rezultate pozitive, falë lojtarëve cilësorë që ka, në të dytën ra viktimë e presionit psikologjik të kundërshtarit. Mbetja me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të kësaj ndeshjeje, rënia psikologjike, e gërshetuar me mangësitë fizike të shfaqura, qenë të mjaftueshme për t'ia lehtësuar punën kundërshtarit. Tirana, natyrisht, diti t'i shfrytëzojë mirë dobësitë tona. Faktor tjetër që ndikoi në humbjen e thellë me kampionët në fuqi qe fakti se jo të gjithë lojtarët luajtën aty ku mund të jepnin më shumë. Në këtë pikë duhet të punoj më shumë në seancat stërvitore, sepse akoma nuk i njoh veçoritë e secilit futbollist që stërvis.
- Përmendët mangësi të tilla në skuadër si përgatitje fizike e cunguar, lojtarët jo në rolin e tyre, lojë jo e harmonizuar, etj. A keni besim se do t'ia dilni mbanë me këtë përbërje të Besës?
- Po të mos kisha besim, nuk do të pranoja të vija e të drejtoja Besën. Që ekipi ka shumë probleme, këtë s'mund ta mohoj, por që në ekip ka brumë, edhe kjo është po kaq e vërtetë. Për ta përmirësuar lojën e Besës nuk do të punoj i vetëm në drejtim të saj. Kam kërkuar që drejtori teknik, Bajram Hushi, të jetë në terren, përkrah meje dhe Arkaxhiut. Vetëm kështu mund të punojmë maksimalisht djemtë, që ata të përfitojnë në mënyrë të gërshetuar jo vetëm ngarkesat fizike, por edhe elementët taktikë. Në këto 10 ditë stërvitje shoh një angazhim dhe dëshirë te të gjithë futbollistët, për të zbatuar me fanatizëm çdo detyrë në seancat stërvitore. Këtu buron dhe besimi im. Vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin do t'ia dalim mbanë.
- Këtë të shtunë, përballë do të keni Flamurtarin. A beson trajneri Sejdini në marrjen e fitores së parë në krye të Besës?
- Nuk është Sejdini që beson, por janë lojtarët ata që premtojnë suksesin. E them këtë sepse ekipi tashmë ka më shumë besim te vetja. Ditë për ditë kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të korrigjuar defektet e ndryshme të lojës sonë. E vlerësoj egon dhe stilin e veçantë të lojës së Flamurtarit, por njëkohësisht besoj shumë te djemtë e mi, se do të arrijnë fitoren e parë në këtë kampionat. Një fitore e mundshme ndaj Flamurtarit, për mua, përveç vlerës së tri pikëve, do të kishte edhe vlera stimuluese, psikologjike, pasi do ta bindte grupin e lojtarëve për forcën që kanë realisht.
- Kur mund të quhet kjo Besë skuadra e Faruk Sejdinit?
- Realisht, Besa duhet quajtur skuadra ime që kur kam ardhur në krye të saj. Pra, Besa e Sejdinit ishte edhe ajo që humbi thellësisht me Tiranën. Gjithsesi, që të jemi të saktë, vetëm pas 3 apo 4 javësh mund të shihni një Besë ndryshe. Në këtë rast nuk po flas për vete, por, siç e theksova më lart, duhet pak kohë për të bërë "meremetimet" e duhura. Ekipi i ka elementët e duhur cilësorë për të ecur përpara, por ata duhet të disiplinohen taktikisht.
- Sipas jush, kur duhet t'u gëzohen tifozët kavajas rezultateve pozitive të skuadrës së tyre të zemrës?
- Unë kam besim të plotë se, duke filluar nga ndeshja e kësaj jave, ndaj Flamurtarit, do të shihni shenjat e para të rritjes së ekipit. Nëse do fati të kthehemi shpejt në stadiumin "Besa", jua them me bindje se edhe Tirana, Dinamo apo Partizani, e kushdo ekip tjetër, do të dalin kokulur nga ky stadium, ashtu si vite më parë. Besa është si ajo makina që ka pjesë të reja, por që secila duhet të jetë në vendin e saj.

Feriz Ferizaj 'SPORTI SHQIPTAR'
 
Top