Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??
Briegeli shqiptar, nje hero i kryqezuar
TIRANE Hans-Peter Briegel po mendohet nese duhet te jete ne te ardhmen, edhe me, trajner i Shqiperise ne futboll, apo te pranoje ndonje oferte tjeter. Nga pala shqiptar duket se angazhimi eshte qe te vazhdohet me gjermanin, por kjo fasade e mbulon nje pjese te se vertetes. Dihet prej kohesh qe presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe Sekretari i Pergjithshem, Sulejman Starova, kane mbeshtetur variantin trajner i huaj, fillimisht me Dossenen e tani me Briegel. Por, ne Komitetin Ekzekutiv, madje edhe me gjere, nder specialiste e trajnere shqiptare te futbollit, mbizoteron opinioni se nje trajner i huaj nuk ka cna duhet, se ne kemi trajnere te mire apo se ne kemi mungesa te tjera, derisa te mberrijme tek trajneri i kombetares.
Ne nje emision sportiv te se dieles (pardje), anetari i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, Bujar Kasmi e perseriti mendimin e tij se une nuk kam qene per nje trajner te huaj, ndonese me votim Komiteti vendosi per nje te tille dhe ishte normale qe ashtu u be. Ne FSHF, edhe shefi i sektorit te garave, Hito Hitaj, kohe me pare, duke folur si specialist, ka deklaruar se jam per trajner shqiptar, sepse ne kemi probleme te tjera dhe me aq para sa i jepet nje te huaji, mund te behen fusha futbolli.
Sulmet pas 0-3 ne Gjeorgji
Sidomos pas humbjes ne Gjeorgji, kur Shqiperia rreshqiti ne fund te tabeles, nje nga drejtuesit e FSHF-se, u shpreh se e bleme vendin e fundit me 200 mije dollare. U fol shume pas ndeshjes per vendosje te gabuar te Dragushes (ne sulm), ndersa Tare e Myrtaj ishin ne stol, u diskutua per mosaktivizimin e Devis Mukajt si dhe per hedhjen ne fushe te Jupit ne vend te Dedes se demtuar. Kritika te ngjashme jane bere kur eshte aktivizuar Tare, duke u lene, p.sh. Bushi apo Myrtaj ne stol.
Duke mos pasur kujtese te manget, mjaft te kujtojme kritikat qe u bene per trajnerin e Tiranes, Sulejman Mema, per ndeshjen pikerisht ne Tbilisi (Liga e Kampioneve ndaj Dinamos): vendosja e Halilit si mesfushor i qendres, zevendesimi i mbrojtesve me sulmues, duke rrezikuar shume.
Vleresimet per Briegel
Ne adresen zyrtare te Federates Irlandeze te Futbollit, para takimit me shqiptaret shkruhej keshtu: Briegel eshte nje trajner shume i respektuar sepse ka punuar ne Turqi me Trabzonspor e Besiktas, dhe ka thene se keto eliminatore nuk jane trampoline per te ardhmen, por rast qe Shqiperia te tregoje veten.
Shembulli i profesionalizmit nga gjermani
Menjehere pas 3-1 ndaj Rusise, ne Shkoder, media sportive, e entuziazmuar, e pyeti trajnerin: Z.Briegel, a do ta festoni kete fitore? Dhe gjermani: Cfare mund te festohej ishte pas ndeshjes. Ne sot, ne ora 11.00 kemi stervitje, sepse presim te ndeshemi me Irlanden, te merkuren. Me pas, nje tjeter pyetje: Na u duk nje skuader shume gjermane Shqiperia, me nje disipline te forte? Briegel: Nuk mund te arrihet asgje pa disipline.
Serioziteti i trajnerit u duk edhe ne pyetjen e mepasme: A e mendoni kualifikimin? Dhe ai: Si nje skuader e nje vendi te vogel, Shqiperia nuk duhet te shohe renditjen e pergjithshme, por vetem ndeshjen e radhes me Irlanden. (kjo interviste, e TV Klan, u botua te Korrieri, e shkurtuar, nje dite pas ndeshjes Shqiperi-Rusi, 3-1).
Sport Ekspres e Rusise: Briegel, arsyeja kryesore e fitores te shqiptareve
Ne nje analize te Maxim Kvyatovskit, gazeta ruse Sport Ekspres, shkruante: Federata vendase (e Shqiperise) gjeti mundesine te merrte ne detyre ish-lavdine e Gjermansie, Hans-Peter Briegel. Gjermani po I meson konceptet e disiplines dhe lojes strikte. Kur ndonje nga lojtaret e mbante topin pak me shume sesa duhej, trajneri gjerman kercente perpjete dhe me grushta te mbledhur I tregonte qe ta pasonte ate. Lojtari menjehere e pasonte topin. Ndersa perpiqej te shfrytezonte tekniken e larte te shqiptareve dhe temperamentin (karakteristike te jugoreve), Briegel njekohesisht perpiqej tI injektonte shpirtin gjerman. Edhe nen Dossenen, Shqiperia dukej here-here shume mire, por nuk e kishte vullnetin si cilesi te saj.
Nje opinion nga Farruk Sejdini
Ish-zv.trajneri i kombetares, Farruk Sejdini, ka thene dicka krejt origjinale mbi caktimin e trajnereve te Shqiperise, nder vite. Pa folur me emra, xhaxhi, shprehej para do kohesh: Ne Shqiperi, trajneret e kombetares jane caktuar nga lart, pavaresisht sesa e meritonin. Nuk ka qene parim qe te caktohej trajner i kombetares, ai qe kishte sukses ne kampionat.