Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Ja dhe fati i nje trajneri klubi
Temesvari (ish-Tirana): U largua pa u dhene shume arsye nga ana e presidentit te Tiranes, El Sayed. Eshte trajner shume i mire, - tha egjiptiani, - fajin ma kane futbollistet. Por hoqi trajnerin. Ne ate kohe u perfol per lojtare qe deshen te largonin trajnerin sepse nuk donin disiplinen e forte te tij. Sot, pas 2 vjetesh largimi, e Tirana te gjithe bejne kryqin per hungarezin e FIFA-s, por sa vlen kjo.

Sondazhi

Cfare mendoni se i mungon futbollit shqiptar

Pyetja Votat %

1.Trajnere te afte 85 11.21

2.Lojtare te motivuar 406 53.56

3.Mjete stervitje 104 13.72

4.Fansa pozitive 26 3.43

5.Me shume lojtare jashte 79 10.42

6.Tjeter 58 7.65

Gjithsej 758 vota

Nga futbolli.com
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Futbollistet e kombetares
Ervin Skela, lojtari i ndeshjes ne Borussia-Frankfurt

Mesfushori i kombetares shqiptare, Ervin Skela, ka qene lojtari me i mire ne fushe ne takimin e se dieles ne darke, Borussia Moenchengladbach-Eintracht Frankfurt, fituar nga miqte 2-0. Vlonjati nuk ka shenuar asnje gol, por ka qene frymezuesi kryesor i veprimeve te skuadres se tij, vleresuar me noten 3. Po me ate note kishte edhe disa lojtare te tjere, por Kicker e shpalli Skelen si Lojtari i Ndeshjes. Nje shtytje te fuqishme per Frankfurt ka ardhur nga prania ne fushe e veteranit, Andy Moeller, me 418 ndeshje ne Bundeslige, dhe me titujt kampion bote dhe kampion Europe ne shpine. Skela, thuajse shenoi me nje goditje denimi ne 18 per Frankfurt, por topi nuk hyri ne rrjete vetem per pak. Mehmet Dragusha nuk u aktivizua ne kete ndeshje. Me kete fitore Eintracht largohet nga zona e rrezikut, me 4 pike ndodhet ne vendin e 13- te te tabeles se renditjes.

Trajneri Reimann tha pas takimit: Nuk vlen vetem te shkaterrojme lojen e kundershtarit. Ne kemi disa lojtare qe mund ta mbajne shume mire topin si Kreuz, Skela, Preuss, Moeller dhe You-Ri Cha.

Geri Cipi mori vleresime te ndryshme. Ndersa revista Kicker i dha noren jo te mire, 4, gazeta Frankfurter Rundschau e vleresoi lart: Ne pjesen e dyte, presioni i vendasve u rrit, dhe mbi te gjithe Geri Cipi u tregua i forte si shkembi, duke dale i vlefshem jo vetem ne luften mbrojtese, por edhe per me shume.

Dhendrri i vjedh shoen Rrakllit

Ky eshte nje titull i sportalbania.com mbi paraqitjen e dy prej shqiptareve qe luajne ne Gjermani, Altin Rrakllit dhe Skerdilajd Currit. I pari, lojtar i ekipit tone perfaqesues, luajti vetem 10 minuta, pasi u aktivizuar ne 80 ne vend te Toelcseres. Kjo, per ndeshjen Unterhaching-Regensburg, ku Altini luan tashme per Regensburg. Shqiptari tjeter i Regensburg, Zani nuk u aktivizua, ndersa Devolli luajti 83 minuta (mori karton te verdhe) dhe mori noten mesatare, 3.5. Duke iu referuar titullit, sportalbania.com shkruante: Kurse dhendrri i Rrakllit, kavajasi Curri shenoi golin e tij te pare ne Bundesliga 2 ne ndeshjen Erzgebirge Aue kunder Nuernbergut qe perfundoj po ashtu baraz me rezultatin 3:3. Skerdi luajti 90 minuta dhe mori noten e mire, 3, nga Kicker.

Harun Isa (Osnabrueck) nuk luajti ne ndeshjen ne fushen e Energie Cottbus, humbur 0-3.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Rakiqi: "Vllaznia ka nevoje per lojtare cilesore"

Trajneri i dyte i Vllaznise, Esat Rakiqi, eshte shprehur se skuadra e tij ka nevoje per lojtare me cilesore nese deshiron te dale nga gjendja e veshtire ne te cilen ndodhet. Rakiqi thote: "Eshte e domosdoshme qe sa me shpejt te nderhyhet per te permiresuar situaten e krijuar ne skuader". Sipas tij, kerkohet afrimi i disa lojtareve cilesore, te cilet do te ndikonin ne rritjen e nivelit te lojes, sidomos ne mbrojtje e mesfushe. "Kemi nevoje per perforcime te reja", thote ai. - Me kete kontigjent lojtaresh qe kemi eshte e veshtire per te perballuar kampionatin. Ndaj presidenca e klubit duhet te marre masat e duhura qe sa me shpejt te afroje disa lojtare me nivel". Ne tri javet e para te kampionatit, shkodranet kane pesuar tri humbje, duke mbetur ne fund te renditjes.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Briegeli shqiptar, nje hero i kryqezuar

TIRANE  Hans-Peter Briegel po mendohet nese duhet te jete ne te ardhmen, edhe me, trajner i Shqiperise ne futboll, apo te pranoje ndonje oferte tjeter. Nga pala shqiptar duket se angazhimi eshte qe te vazhdohet me gjermanin, por kjo fasade e mbulon nje pjese te se vertetes. Dihet prej kohesh qe presidenti i FSHF-se, Armand Duka dhe Sekretari i Pergjithshem, Sulejman Starova, kane mbeshtetur variantin trajner i huaj, fillimisht me Dossenen e tani me Briegel. Por, ne Komitetin Ekzekutiv, madje edhe me gjere, nder specialiste e trajnere shqiptare te futbollit, mbizoteron opinioni se nje trajner i huaj nuk ka cna duhet, se ne kemi trajnere te mire apo se ne kemi mungesa te tjera, derisa te mberrijme tek trajneri i kombetares.

Ne nje emision sportiv te se dieles (pardje), anetari i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, Bujar Kasmi e perseriti mendimin e tij se une nuk kam qene per nje trajner te huaj, ndonese me votim Komiteti vendosi per nje te tille dhe ishte normale qe ashtu u be. Ne FSHF, edhe shefi i sektorit te garave, Hito Hitaj, kohe me pare, duke folur si specialist, ka deklaruar se jam per trajner shqiptar, sepse ne kemi probleme te tjera dhe me aq para sa i jepet nje te huaji, mund te behen fusha futbolli.

Sulmet pas 0-3 ne Gjeorgji

Sidomos pas humbjes ne Gjeorgji, kur Shqiperia rreshqiti ne fund te tabeles, nje nga drejtuesit e FSHF-se, u shpreh se e bleme vendin e fundit me 200 mije dollare. U fol shume pas ndeshjes per vendosje te gabuar te Dragushes (ne sulm), ndersa Tare e Myrtaj ishin ne stol, u diskutua per mosaktivizimin e Devis Mukajt si dhe per hedhjen ne fushe te Jupit ne vend te Dedes se demtuar. Kritika te ngjashme jane bere kur eshte aktivizuar Tare, duke u lene, p.sh. Bushi apo Myrtaj ne stol.

Duke mos pasur kujtese te manget, mjaft te kujtojme kritikat qe u bene per trajnerin e Tiranes, Sulejman Mema, per ndeshjen pikerisht ne Tbilisi (Liga e Kampioneve ndaj Dinamos): vendosja e Halilit si mesfushor i qendres, zevendesimi i mbrojtesve me sulmues, duke rrezikuar shume.

Vleresimet per Briegel

Ne adresen zyrtare te Federates Irlandeze te Futbollit, para takimit me shqiptaret shkruhej keshtu: Briegel eshte nje trajner shume i respektuar sepse ka punuar ne Turqi me Trabzonspor e Besiktas, dhe ka thene se keto eliminatore nuk jane trampoline per te ardhmen, por rast qe Shqiperia te tregoje veten.

Shembulli i profesionalizmit nga gjermani

Menjehere pas 3-1 ndaj Rusise, ne Shkoder, media sportive, e entuziazmuar, e pyeti trajnerin: Z.Briegel, a do ta festoni kete fitore? Dhe gjermani: Cfare mund te festohej ishte pas ndeshjes. Ne sot, ne ora 11.00 kemi stervitje, sepse presim te ndeshemi me Irlanden, te merkuren. Me pas, nje tjeter pyetje: Na u duk nje skuader shume gjermane Shqiperia, me nje disipline te forte? Briegel: Nuk mund te arrihet asgje pa disipline.

Serioziteti i trajnerit u duk edhe ne pyetjen e mepasme: A e mendoni kualifikimin? Dhe ai: Si nje skuader e nje vendi te vogel, Shqiperia nuk duhet te shohe renditjen e pergjithshme, por vetem ndeshjen e radhes me Irlanden. (kjo interviste, e TV Klan, u botua te Korrieri, e shkurtuar, nje dite pas ndeshjes Shqiperi-Rusi, 3-1).

Sport Ekspres e Rusise: Briegel, arsyeja kryesore e fitores te shqiptareve

Ne nje analize te Maxim Kvyatovskit, gazeta ruse Sport Ekspres, shkruante: Federata vendase (e Shqiperise) gjeti mundesine te merrte ne detyre ish-lavdine e Gjermansie, Hans-Peter Briegel. Gjermani po I meson konceptet e disiplines dhe lojes strikte. Kur ndonje nga lojtaret e mbante topin pak me shume sesa duhej, trajneri gjerman kercente perpjete dhe me grushta te mbledhur I tregonte qe ta pasonte ate. Lojtari menjehere e pasonte topin. Ndersa perpiqej te shfrytezonte tekniken e larte te shqiptareve dhe temperamentin (karakteristike te jugoreve), Briegel njekohesisht perpiqej tI injektonte shpirtin gjerman. Edhe nen Dossenen, Shqiperia dukej here-here shume mire, por nuk e kishte vullnetin si cilesi te saj.

Nje opinion nga Farruk Sejdini

Ish-zv.trajneri i kombetares, Farruk Sejdini, ka thene dicka krejt origjinale mbi caktimin e trajnereve te Shqiperise, nder vite. Pa folur me emra, xhaxhi, shprehej para do kohesh: Ne Shqiperi, trajneret e kombetares jane caktuar nga lart, pavaresisht sesa e meritonin. Nuk ka qene parim qe te caktohej trajner i kombetares, ai qe kishte sukses ne kampionat.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Rinovimi i kombëtares është një proces që do të vazhdojë

FSHF kërkon miqësore për kuqezinjtë

Duka: “Kemi thirrur të rinj si Beqiri, Aliaj, Cana apo Dragusha. Por do të luajnë lojtarët më në formë. Për Brigelin s’është shpenzuar shumë. Ferata e ka përballuyar me buxhetin e saj rrogën e trajnerit

Altin Manallari

Përfaqësuesja jonë më 11 tetor do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Portugalinë. Ndërkohë, drejtuesit e Federatës po bëjnë përpjekje për të siguruar dhe ndeshje të tjera miqësore. Sipas presidentit Duka, në plan janë miqësore me Bullgarinë, Turqinë, Qipron dhe Maqedoninë por deri tani akoma nuk është zyrtarizuar ndonjë mundësi. Po ashtu dhe mundësia e krijimit të Kombëtares B, është akoma në planet e drejtuesve të Federatës. Në shtator ishte parashikuar zhvillimi i një kampionati ballkanik ku do të merrte pjesë Kombëtarja B. Por tërheqja e disa skuadrave nga ky aktivitet ka bërë gjithçka që për organizimin e tij, të planifikuar për në shtator të shtyhet. Një turne tjetër është parashikuar që të zhvillohet në Portugali në datat 19-23 shtator, ku do të marrin pjesë katër skuadra. Vendi ynë do të përfaqësohet me një skuadër me futbollistë të moshës 22 vjeç, ndërkohë që do të lejohen dhe tre futbollistë pa limit në moshë.
Brigeli, kosto e përballueshme
Shpenzimet e bëra deri tani për të patur një trajner të huaj për kuqezinjtë nuk janë aq të mëdha sa që të jepet alarmi se po shpenzohen shumë para. Vetë presidenti i Federatës ka sqaruar se Brigel nuk i ka krijuar ndonjë shqetësim të madh Federatës me pagën që merr. Sipas tij, Federata ka një buxhet që jep për futbollin dhe që deri tani nuk është tejkaluar. Sipas tij, deri tani janë bërë investime për gjëra më pak të rëndësishme dhe që ia kanë kaluar atij investimi që është bërë për Brigelin. “Unë nuk mendoj se duke mbajtur Brigelin si trajner të Kombëtares arka e Federatës pëson një humbje të madhe financiare. Ne kemi një buxhet të caktuar i cili vihet në shërbim të futbollit dhe ky buxhet nuk besoj se është tejkaluar. Kemi bërë investime shumë më të mëdha për gjëra që janë më pak të vlefshme se sa trajneri i Kombëtares, prandaj nuk duhet të shqetësohemi për anën financiare nëse kuqezinjtë do t’i drejtojë përsëri Hans Peter Brigel”,- është shprehur Duka. Kuqezinjtë nën drejtimin e gjermanit nuk kanë mundur të bëjnë diçka shumë të madhe, si ajo e pjesëmarrjes në eliminatoret e Euro-2004 që do të zhvillohen në Portugali..
Rinovimi, një proces në vazhdim
Rinovimi i ekipit kuqezi ka qenë dhe një nga detyrat kryesore të Brigelit. Janë thirrur në skuadër disa emra të rinj, të cilët janë cilësuar dhe si zbulime. Vlen të përmenden emrat e Beqirit, Aliajt, Canës dhe Dragushës, të cilët kanë arritur të zënë një vend si titullarë në radhët e kuqezinjve. Ky process do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por në të njëjtën kohë nuk mund të lihen pas ata futbollistë që kanë një moshë të madhe por që janë në gjendje të japin maksimumin në fushën e lojës. Një gjë të tillë e pranon dhe presidenti Duka i cili thekson se rinovimi i skuadrës do të jetë një proces në vazhdim. Por gjithashtu, në të njëjtën kohë, ai mohon faktin se futbollistët me moshë të madhe do të lihen mënjanë. “Ne kemi bërë një rinovim të skuadrës duke thirrur lojtarë të rinj si Beqiri, Aliaj, Cana apo Dragusha. Por kjo nuk do të thotë se futbollistët që kanë një moshë mesatarisht të madhe do të lihen mënjanë. Me Kombëtaren do të luajë ai futbollist që është në gjendje të mirë. Skuadra nuk do të ndërtohet në bazë të moshës por në bazë të përgatitjes që kanë futbollistët tanë”,- ka bërë të ditur Duka. Ndërkohë që gjuetia e futbollistëve të rinj që luajnë në Evropë vazhdon. Sipas presidentit Duka janë shumë emra që po vëzhgohen nga sektori i ekipeve kombëtare dhe se po bëhen përpjekje për afrimin e tyre në ekipet përfaqësuese të Shqipërisë sipas moshave.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA E SHQIPERISE : PARTIZANI

Partizani asnjë nënvlesim për ndeshjen e ardhshme


Asnjë nënvleftësim nga ana e Partizanit për ndeshjen e kuëps së Shqipërisë, ku do të ndeshet me modestët e Fushë Mbretit, sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Rruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.

Trajneri i të kuqve shprehet se mënyra e organizimit të këtij aktiviteti është e tillë që favorizon skuadrat inferiore dhe eksperinacat kanë treguar se të tilla ekipe mund të arrijnë shumë larg.

Trajneri i të kuqve shprehet se mënyra e organizimit të këtij aktiviteti është e tillë që favorizon skuadrat inferiore

Megjithatë ka objektiva shumë të larta dhe për më tepër ky 90-të minutësh do të jetë një test i rëndësishëm edhe për derbin e madh me Dinamon në fundjavë.

Gjithçka do të luhet në këtë takim do të jetë në funksion të sfidës me blutë e Andrea Markos.

Në të njëjtën kohë ky takim do të jetë edhe një mundësi e mirë për ata futbollistë, që janë aktivizuar shumë pak ose aspak në ndeshjet zyrtare të këtij edicioni, për të treguar se janë konkurentë të denjë për një bluzë titullari.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Besa tashmë me stadium të ri

Shumë shpejt gjeografisë së impianteve të mira sportive në vendin tonë do t’i shtohet edhe stadiumi Besa i Kavajës.

Pas peripecish të panumërta, të cilat kanë bërë që verdhëzinjtë të nisin edhe edicionin e dytë duke bredhur nëpër fusha të tjera, duket se tashmë gjithçka është vënë në shinat e duhura.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

FSHF :

Projekti hart trick për infrastrukturën shqiptare do të vihet në jetë nga një firmë italiane ose një greke, të cilat do të diskutojnë mes tyre tenderin e zhvilluar UEFA-s.

2 milion e 200 mijë franga zvicerane të akorduara nga organizmi evropian i futbollit do të fillojnë të lëvrohen në muajin tetor, kohë kur do të shpallet firma fituese.

Dy kompanitë janë përzgjedhur mes tetë kandidateve, një prej të cilave ka qenë shqiptare.

Shuma e rëndësishme prej 2 milion e 200 mijë frangash zvicerane është akorduar nga UEFA, në kuadër të një plani për të përmirësuar infrastrukturën e vendeve të lindjes. Shuma e përgjithshme është 22 milion franga. 10 përqind e tyre do të shkojë në favor të Federatës sonë.

Projekti parashikon shfrytëzimin e këtij granti në rindërtimin e të gjithë fushave të amortizuara të grupit A1. shuma e përgjithshme, parashikohet të mbyllë përfundimisht problemet me fushat e stadiumeve të këtij grupi
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sot, turi i dytë i Kupës së Shqipërisë
Ja ndeshjet dhe gjyqtarët:
Cërriku-Tirana
I.Gashi (Durrës)
Fushë Mbreti-Partizani
Q.Koi (Durrës)
Ada-Vllaznia
M.Metohia (Lezhë)
Egnatia-Teuta
K.Meta (Tiranë)
Skënderbeu-Shkumbini
R.Jashollari (Pogradec)
Pogradeci-Dinamo
M.Sopjani (Lushnje)
Albpetrol-Flamurtari
A.Nase (Tiranë)
Devolli-Elbasani
Y.Cufe (Korçë)
Naftëtari-Besa
A.Lulaj (Vlorë)
Memaliaj-Lushnja
E.Sina (Fier)
Delvina-Apolonia
T.Latifi (Gjirokastër)
Tomorri-Çlirimi
P.Ujka (Shkodër)
Luftëtari-Bylis
A.Mua (Sarandë)
Kastrioti-Besëlidhja
B.Pashaj (Tiranë)
FC Nacional-Laçi
E.Peza (Tiranë)
Dajti-Veleçiku
E.Dobi (Durrës)
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Të mëdhatë e kampionatit do ta kërkojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë
Kupa, "intermexo" e kampionatit

Sot, në të gjithë vendin, skuadrat të gjitha kategorive do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në nisje të këtij turi do të jenë 32 ekipe nga kategoria e dytë, Grupi A2 si dhe 10 skuadrat e Grupit A1, që për herë të parë këtë sezon do të luajnë ndeshjet për Kupën e Shqipërisë. Të gjitha ekipet "e mëdha" do të luajnë përballë kundërshtarëve shumë të lehtë, ndërkohë që ekipet e kategorive inferiore, ndeshjet me skuadrat "e mëdha" mund t'i quajnë ngjarje të veçanta të këtyre zonave. Në këtë edicion të ri të kupës marrin pjesë për herë të parë disa skuadra, si FC Nacionali, Fushë-Mbreti, dhe ndonjë tjetër. Çiftet janë përzgjedhur sipas shtrirjes gjeografike, ku skuadrat nuk janë larguar shumë nga zona e tyre. Pothuajse të gjitha ekipet "e mëdha", që përpara ndeshjeve, janë shprehur se kualifikimin kanë ndër mend ta arrijnë që në ndeshjen e parë. Kjo pasi nuk kanë dëshirë të kenë probleme në ndeshjet e kthimit. Madje të gjitha ekipet "e mëdha" nisen si favorite për t'u kualifikuar për faktin e vetëm se forcat reale në fushë kanë diferenca shumë të mëdha. Skuadrat "e mëdha" i quajnë këto ndeshje në mesjavë më shumë një detyrim që duhet kapërcyer, pa humbur shumë energji. Kjo sepse shumë prej ekipeve në fund javë do të luajnë ndeshje të rëndësishme për javën e 4-t të kampionatit dhe më shumë mendjen e kanë te renditja. Ekipe të elitës, si Dinamo, kanë preferuar ta marrin seriozisht ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, duke udhëtuar në Pogradec me shumë futbollistë titullarë, edhe pse disa prej këtyre të fundit kanë qëndruar në Tiranë për t'u përgatitur për derbin me Partizanin. Po kështu, Tirana, që edhe pse mund të mos dojë të luajë me formacionin bazë, detyrimisht duhet ta bëjë një gjë të tillë, pasi edhe stoli i bardhebluve është i formuar nga futbollistë që fare mirë mund të quhen titullarë te Tirana, por edhe te shumë ekipe të tjera. Për sa i përket ndonjë skuadre, si Partizani, ndeshja e Kupës së Shqipërisë do të shërbejë si test për ndeshjet e ardhshme, për të harmonizuar skemat dhe mënyrën e lojës. Nga ana tjetër, për të gjitha ekipet "e vogla", ky tur i dytë i kupës mund të quhet fare mirë edhe një shans i madh për t'u kualifikuar. Sot, në orën 16.00, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë mund të quhen ndryshe edhe përballjet e "të mëdhenjve" me "të vegjlit". Këta të fundit, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, do të kërkojnë me gjithë shpirt e me zemër të fitojnë para sportdashësve të tyre, deri sa të mendojnë edhe për kualifikimin. Do të jetë e vështirë, pasi kundërshtarët janë shumë më lart me nivelin e lojës. Gjithsesi, vetëm rezultatet pas ndeshjeve do ta tregojnë nëse me të vërtetë ndonjë skuadër e vogël ka mundur ndonjë "gjigant". Për sa u përket 16 ndeshjeve të sotme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, takime interesante mund të konsiderohen vetëm 3, ku mes tyre do të përballen ekipe të Grupit A1 dhe A2. Në ndeshje si Egnatia-Teuta, Naftëtari-Besa dhe Luftëtari-Bylis janë të garantuara surprizat, ku ndonjë ekip pretendent për fitimin e këtij trofeu mund të eliminohet.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA :

Ndeshjet e kthimit luhen më datë 30 shtator 2003

Presidenti portokalli, entuziast për ecurinë e skuadrës në tri javët e para të kampionatit
Kumuria: Elbasani, "barrikadë" çdo kundërshtari
Presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, ka mbetur i kënaqur jo vetëm nga rezultatet që ka arritur ekipi i tij, por edhe nga loja që zhvilluan portokallinjtë në ndeshjen me Shkumbinin. "Po të punohet me këtë lloj përkushtimi, si nga futbollistët, ashtu edhe nga stafi teknik, e them me bindje se Elbasani do t'u hapë probleme skuadrave më të mira të kampionatit. E kemi nisur me këmbë të mbarë këtë fillimkampionati, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë. Natyrisht, kemi ende shumë për të bërë në të ardhmen. Sidoqoftë, sido që të vijë puna, i qëndroj deklarimit tim se Elbasani do të mbetet deri në fund ekip me pretendime serioze. Në ekipin tonë luajnë lojtarë mjaft cilësorë, që do t'i kishte zili çdo skuadër. Interesant është fakti se të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim gjatë seancave stërvitore. Kjo, pasi ne, si financues të ekipit, ua kemi krijuar të gjitha kushtet për të zhvilluar një garë tepër profesionale. Mjafton të kujtojmë këtu faktin që problemet financiare të skuadrës janë zgjidhur në kohën e duhur dhe ndoshta më mirë se në çdo skuadër tjetër. Për rrjedhojë, marrëdhëniet me klubin, stafin drejtues dhe me financuesit po zhvillohen në rrugë institucionale. Askujt nuk do t'i shkelen të drejtat, sikurse çdo futbollist do të jetë përgjegjës për shkeljet që do të bëjë," - pohon Kumuria.
Me këtë rast, ai dëshiron të falënderojë stafin e trajnerëve dhe futbollistët për fitoren e fundit ndaj Shkumbinit. Njëherazi, Kumuria kërkon që seria e rezultateve pozitive të mos mbyllet me kaq. Me këtë, presidenti portokalli i ka lënë të kuptojë skuadrës së tij se, edhe në ndeshjen e radhës në trasfertë, me Vllazninë, pret nga Elbasani të paktën një pikë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI :

Portieri i të kuqve shprehet se derbi ndaj bluve duhet fituar, edhe pse s'është aq e lehtë

Nallbani: Të kemi kujdes Dinamon

Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Blendi Nallbani, mbetet një ndër shtyllat kryesore të formacionit të kuq. I përjashtuar pak muaj më parë, momente që ai nuk ka qejf t'i rikujtojë, Nallbani është kthyer vetëm pak ditë para se të fillonte kampionati, duke i veshur dorashkat dhe duke marrë shiritin e kapitenit të skuadrës. Pas takimit të fundit në Durrës, të kuqtë ndodhen në vendin e tretë të kampionatit, me 7 pikë. "Jemi vetëm dy pikë larg Tiranës dhe Dinamos, kur kanë mbetur edhe shumë javë të tjera deri në fund të kampionatit. Fakti që Partizani meritonte më shumë se barazimi në Durrës, tregon qartë se ne jemi pretendentë seriozë për fitimin e titullit," - thekson Nallbani, që mbetet pa dyshim një ndër lojtarët më me eksperiencë dhe më të njohur të kampionatit tonë. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", portieri i të kuqve thekson se është ende herët që Partizani të mendojë për kupën, kështu që të gjitha forcat duhet të vihen në punë në kampionat:

- Pas dy fitoreve radhazi, Partizani është ndalur në Durrës...
- Po. Me keqardhje, nuk mundëm të fitonim dot, sepse u ndalëm padrejtësisht pas një gjykimi të dobët të gjyqtarit. Kjo ishte arsyeja që sot Partizani ndodhet dy pikë larg Dinamos dhe Tiranës. Personalisht shpreh keqardhjen për atë 11-metërsh, që na prishi punë në këtë prag kampionati.
- Si e shihni turin e parë të Kupës së Shipërisë?
- Ashtu si trofeun e kampionatit, ne dëshirojë të fitojmë dhe kupën. Mendoj se nuk është tani koha për të folur për kupën, pasi turi i parë do të jetë thjesht një test për skuadrën tonë. Ne, momentalisht, i kemi përqendruar të gjitha forcat në kampionat, ku këtë të shtunë do të luajmë përballë Dinamos. Pas Teutës, kjo është një tjetër provë e vështirë, që duhet ta kalojmë me sukses.
- Ndaj Dinamos do të kënaqeshit edhe me barazimin?
- Së pari, ne e kemi të qartë se Dinamoja është një skuadër shumë e fortë, e cila luan mirë dhe është vështirë ta mundësh. Këtë e dimë nga sezoni i kaluar, kur mposhtëm Tiranën dhe morëm kreun e klasifikimit, por Dinamoja një javë më pas na ndaloi, duke na futur edhe në krizë. E njëjta situatë është edhe në këtë sezon. Sidoqoftë, Partizani do të luajë deri në minutën e fundit për të marrë tripikëshin, pasi vetëm në këtë mënyrë tifozët do të kënaqeshin dhe do të na mbështetin fuqimisht në ndeshjet e tjera. - Cilët mendoni se janë anët e dobëta të Partizanit në këtë fillim kampionati?
- Pa dyshim, kolektiviteti. Partizani ka bërë një fazë shumë të reduktuar përgatitore, ndërkohë që shumë lojtarë kanë ardhur në prag të sezonit. Ende nuk funksionon si duhet ndërlidhja e reparteve të lojës, për shkak se disa lojtarë janë duke u testuar në role të ndryshme. Pas provës pozitive në Durrës, besoj se shumë shpejt loja jonë do të ngjitet në rangun e një skuadre, që pretendon me të drejtë titullin.
- Po arma më e fortë e Partizanit, në krahasim me rivalet për titull?
- Dëshira e madhe për të rikthyer titullin. Ka sezone që ekipi ynë nuk e fiton titullin kampion, ndërkohë që tifozët tanë, të shumtë në numër si asnjë ekip tjetër, po na mbështetin fuqishëm. Ndaj e kemi detyrë t'ua plotësojmë atyre ëndrrën për të fituar kampionatin.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA :

Njeriu i stolit shkodran, i zhgënjyer nga paraqitja e të tijve në ndeshjen me Dinamon

Haxhiosmanoviç: Elbasani, guri i provës

Kanë mjaftuar vetëm dy ndeshje në "timonin" e Vllaznisë dhe malazezi Dervish Haxhiosmanoviç ka lëshuar alarmin për skuadrën e tij. "Nëse nuk fitojnë edhe ndaj Elbasanit këtë javë, më mirë të largohen të gjithë, duke filluar nga unë i pari," - ka pohuar trajneri kuqeblu. Një deklaratë e tillë e malazezit duket se ka ardhur si rrjedhojë e mllefit që i ka shkaktuar humbja e fundit me Dinamon. Duke iu referuar mënyrës sesi kanë rrjedhur ngjarjet te kuqeblutë, në këtë deklarim të tij, malazezi shprehet pesimist edhe për të ardhmen. Madje arrin deri atje sa të thotë se nuk është i sigurt edhe për kualifikimin e skuadrës që drejton në turin tjetër të kupës, ku përballë do të jetë Ada e Velipojës. Ja si shprehet më konkretisht "Deda" në intervistën e tij për "Sportin shqiptar":

"Deda", ishit shumë i sigurt para nisjes për në Tiranë se nuk do dilnit pa pikë nga takimi me Dinamon. Përse rrodhi gjithë ky zhgënjim më pas?
Vërtet, ashtu mendova, se do të merrnim diçka në këtë ndeshje, por realisht gabova. Le ta lëmë mënjanë rezultatin, sepse ajo që më ka zhgënjyer së tepërmi ka qenë loja. Ekipi ynë nuk shfaqi asgjë të vetën në këtë takim.
Shkak kryesor të humbjes ju keni evidentuar mospërgatitjen e duhur fizike të lojtarëve. A mendoni se vetëm në këtë aspekt çalon skuadra?
Jo, jo. Nuk është vetëm ky shkak. Vllaznia vuan nga ana fizike, psikologjike, nga mungesa e kualiteteve, e shumë gjëra të tjera. Thënë ndryshe, kjo skuadër është dobët në të gjitha drejtimet.
- Atëherë çfarë keni ndër mend të bëni për ta "shëruar" këtë Vllazni?
Shansi i fundit, guri i provës për të gjithë ne, është ndeshja e kësaj jave me Elbasanin. Nëse nuk e fitojmë këtë takim, le të ikin të gjithë në shtëpi, duke filluar që nga unë. Nëse qëndroj në krye të Vllaznisë, ju siguroj që do të ketë shumë ndryshime në skuadër.
Kaq shpejt u bëtë pesimist, në një kohë që vetëm dy javë më parë keni deklaruar se do ta futnit Vllazninë në valle për titullin kampion?
Tek unë nuk ka rënë optimizmi, sepse kam arritur t'ia dal gjithmonë mbanë edhe në situata më të vështira se kjo. Kur them se mund të tërhiqem nga drejtimi i kësaj skuadre, nëse nuk fitojmë ndeshjen e radhës, nisem nga diçka tjetër, që s'ka të bëjë me optimizmin. Unë nuk jam mësuar të humbas, prandaj një "ves" të tillë nuk do ta marr as te Vllaznia.
Ndeshja e kupës, ndaj Adës, do t'ju shërbejë si test para takimit me Elbasanin. Çfarë do të kërkonit nga skuadra në këtë ndeshje?
E thashë edhe më lart, se kësaj skuadre nuk i besohet. Ndonëse janë shumica e atyre lojtarëve me të cilët jemi shpallur kampionë para dy vitesh, tani, po me ta, nuk mund të japësh asnjë garanci, edhe po ta kalojmë me sukses një skuadër si Ada. Kjo, sepse, në dy ndeshjet që unë jam këtu, në krye të kësaj skuadre, nuk kemi arritur të shënojmë asnjë gol dhe nuk kemi mundur askënd. Nuk di çfarë mund të them më tepër.
Së fundi, a ju ngrohin sadopak ardhjet në skuadër të disa lojtarëve të rinj?
Nuk jam shumë entuziast për ardhjen e tyre. Kjo sepse nuk po luajnë si duhet këta që janë prej kohësh këtu, jo më ata që nuk dihet se nga vijnë dhe çfarë forme kanë. Megjithatë, mbetem me shpresë se ata do të jenë të dobishëm, pasi skuadra ka nevojë për kualitete.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kupa e Shqipërisë
Të kuqtë: Kush është Fushë-Mbreti?
Sot pasdite, ekipi i Partizanit do të jetë mysafir në Elbasan, ku do të luajë takimin e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Fushë-Mbretit, skuadër jo fort e dëgjuar në futbollin tonë. Për këtë arsye, disa nga lojtarët e të kuqve nuk e njohin fare kundërshtarin, ndaj, për këtë arsye, pyesin se kush është Fushë-Mbreti, pa dashur ta fyejnë këtë ekip, që luan në kategorinë e tretë, por që sot do të vihen përballë njërës prej skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar. Të kuqtë, sot pritet të dalin me mungesa të shumta, pasi trajneri Spahiu do të testojë një pjesë të lojtarëve të stolit para sfidës me Dinamon. Kështu, takimi i parë i kupës duket se do të jetë më shumë një ndeshje kontrolli për kryeqytetasit, të cilët kërkojnë ta sigurojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë. Ndonëse shumë nga lojtarët e Partizanit nuk e kanë dëgjuar fare se cili është Fushë-Mbreti, madje ka edhe nga ata që nuk e dinë se ku bie, për faktin se është një ndër ekipet e themeluara vitet e fundit, shorti i kupës i ka vënë përballë të ndeshen në turin e parë. Ndërkohë, ekipi i dytë elbasanas, sot do të ketë një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së tij, pasi përballë do të ketë Partizanin, ekipin-legjendë të futbollit shqiptar. Fushë-Mbreti, ekip i kategorisë së tretë, e ka kaluar turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pasi ka eliminuar Sopotin e Librazhdit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fushë-Mbreti, takim historik me Partizanin
Në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ekipi i Fushë-Mbretit do të përballet me Partizanin. Trajneri i këtij ekipi, Besnik Bacelliu, në intervistën për "Sportin shqiptar", midis të tjerash, tregon se ç'kërkon të arrijë nga ky takim:

- Cili është objektivi juaj në këtë takim të parë me Partizanin?
- Përgatitja për kampionatin e kategorisë së tretë, udhëheqja e grupit për sezonin futbollistik 2003-2004, një festë sportive për tifozët tanë, të gjitha këto përbëjnë objektivin tonë.
- Ku e gjeni mbështetjen ekipi juaj?
- Serioziteti, përkushtimi i djemve, ndihma e bashkisë dhe mbështetja e publikut përbëjnë boshtin ku ne mbështetemi.
- Si e shikoni të ardhmen?
- Pa një sponsor serioz, për këto gjëra është shpejt të bësh parashikime. Megjithatë, tani po mendojmë që ta kalojmë sa më mirë ndeshjen me Partizanin, që sportdashësit tanë të mbeten të kënaqur.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KUPA : DINAMO

Blutë synojnë të ruajnë serinë e fitoreve edhe në takimin e sotëm për kupë me Pogradecin

Marko: Dinamo nuk ka vetëm 11 titullarë

Blutë e kryeqytetit janë nisur dje, në orën 15.00, drejt qytetit të Pogradecit, ku sot do të luajnë ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Pas seancës së djeshme të paradites, trajneri i skuadrës, Andrea Marko, ka përzgjedhur edhe 18 futbollistët që do të ketë të gatshëm për takimin e sotëm. Binin në sy mungesat e disa prej lojtarëve, të cilët konsiderohen titullarë në formacionin blu. Kështu, nuk kanë udhëtuar drejt Pogradecit portieri Ilion Lika, mbrojtësit Arjan Pisha dhe Erjon Xhafa, mesfushorët Ergert Bakalli, Julian Ahmataj, Rigels Qosa si dhe sulmuesi Ilir Qorri. Gjithashtu, ka qëndruar në Tiranë Edmond Dalipi, i dëmtuar në gjurin e majtë, dhe Erald Deliallisi, i cili ka qenë i angazhuar me provime. Në këtë mënyrë, drejtuesit e ekipit kanë menduar t'i kushtojnë më shumë rëndësi derbit të së shtunës me Partizanin, duke ruajtur disa nga lojtarët kryesorë. Por, sipas trajnerit Andrea Marko, Dinamoja nuk disponon vetëm 11 futbollistë titullarë, ndaj nuk mund të thuhet se sot do të luajë me rezervat. Trajneri i bluve pohon se Dinamoja ka në përbërje 20 futbollistë, që mund të quhen të gjithë titullarë. Ai është shprehur se e rëndësishme është që të ruhet seria e fitoreve dhe gjendja optimale e skuadrës.
"Ekipi ka një kontigjent prej 20 futbollistësh, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të luajtur. Pavarësisht se disa prej lojtarëve kryesorë kanë qëndruar në Tiranë, me Pogradecin do të kemi sërish në fushë lojtarë titullarë dhe do të luajmë vetëm për fitore. Të shtunën kemi derbin me Partizanin, ndaj menduam të ndjekim këtë strategji, në mënyrë që skuadra të jetë në gjendjen optimale për në fundjavë." Ky ka qenë edhe komenti i shkurtër i teknikut të skuadrës dinamovite.
Në takimin e sotëm do të bëjë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Dinamos portieri korçar, Llazi Gjika, i cili është bashkuar me blutë gjatë merkatos së verës. Në mbrojtje mendohet të luajnë Gallo, Dervishi e Çipi, në mesfushë Dhëmbi, Poçi, Kaseke, Kalari dhe Ishka, ndërsa në sulm Ziambo dhe Xhihani. Të gatshëm për trajnerin Marko janë edhe Sharra, Peqini, Maho etj. Ndërkohë, bashkë me futbollistët e mbetur në Tiranë ka qëndruar edhe ndihmëstrajneri Eduard Zhupa, i cili do të drejtojë seancat stërvitore deri ditën e enjte, kur blutë të jenë kthyer nga Pogradeci. Përveç Tikos e Alikajt, i dëmtuar është mesfushori Dalipi, i cili dje pasdite nuk ka marrë pjesë në stërvitje. Një dëmtim të lehtë ka pasur edhe portieri Lika, por që nuk paraqet asnjë problem serioz për takimin e së shtunës me Partizanin.
Trajneri Marko, sot kundër ish-skuadrës së tij
Trajneri i Dinamos, Andrea Marko, sot do të jetë përballë ish- skuadrës së tij, Pogradecit, të cilin nuk arriti ta nxirrte dot në kategorinë e parë. Fazën e dytë të kampionatit të kaluar, Marko ka qenë "timonieri" i Pogradecit, që kishte synime serioze. Ai ka arritur në drejtimin e kësaj skuadre rezultate pozitive, ndërsa nuk mundi të fitonte dot ndeshjen e play-off-it me Naftëtarin, e cila ishte përcaktuese për kalimin në A2. Kështu, trajneri i Dinamos do ta ketë më të lehtë strategjinë në ndeshjen e sotme, sepse e njeh fare mirë kundërshtarin, i cili pak ndryshime ka pësuar nga i vjetshmi. Vetë Marko ka pohuar se edhe stadiumi ku do të luhet ndeshja është në gjendje të mirë, kështu që parashikon një ndeshje të bukur, natyrisht me fitore për Dinamon.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SHKUMBINI :

Shoqata e tifozëve kërkon nga pushtetarët vendorë që të ndërhyjnë për përmirësimin e gjendjes

Peqinasit, zemërthyer për Shkumbinin e tyre

Si asnjëherë tjetër në historinë e futbollit peqinas, Shkumbini e sheh veten, pas 3 javësh kampionat, në vendin e fundit të tabelës, pa asnjë pikë. Në këto 3 javë, kjo skuadër ka pësuar 10 gola, duke shënuar vetëm një herë me 11-metërsh. Humbja e thellë me Dinamon në Peqin u pasua të shtunën e kaluar me një tjetër humbje, edhe më të thellë, 5-0 në "Ruzhdi Bizhuta". Përballë Elbasanit, të gjithë prisnin reagimin e duhur, prisnin kthesën Shkumbinit, të përmendur shpesh përpara këtij takimi nga të gjithë futbollistët e drejtuesit. Ndërprerja e kampionatit i erdhi në ndihmë ekipit për të reflektuar dhe për të eliminuar gabimet e shfaqura në dy javët e para të kampionatit. Mirëpo kjo nuk ndodhi në të vërtetë, sepse Shkumbini u shkërmoq akoma më keq në fushën e portokallinjve. Edhe vetë trajneri Deliu, pas ndeshjes, nuk ishte në gjendje ta shpjegonte këtë shpërfytyrim të ekipit vet. Sipas tij, të gjithë futbollistët kanë luajtur pa përgjegjësi. I mërzitur tej mase, por edhe i zhgënjyer për atë prezantim të futbollistëve të vet, të shtunën, ndaj fqinjëve të Elbasanit, trajneri Deliu do të deklaronte: "Jam i befasuar nga shpërfytyrimi i ekipit në këtë ndeshje. Golat e parë ia dhuruam vetë Elbasanit. Në stërvitje kam parë tjetër seriozitet e përkushtim, ndërsa në fushën e lojës pashë një skuadër të shthurur totalisht." Gjithsesi, Deliu ka besim te forca e ekipit që stërvit dhe thotë se, shumë shpejt, Shkumbini do të dalë nga kjo gjendje kritike.
Nga ana tjetër, paraqitja jo e mirë e ekipit në këtë fillimkampionati dhe 3 humbjet radhazi i kanë shqetësuar të gjithë në Peqin. Alarmin e jep e para shoqata e tifozëve të Shkumbinit. Kjo e fundit, përmes një deklaratë publike të lëshuar një ditë pas ndeshjes, e quan turp këtë paraqitje të Shkumbinit në kampionatin që sapo ka nisur. Shoqata në fjalë u drejtohet pushtetarëve vendorë të marrin masa urgjente për të kaluar këtë situatë të vështirë për futbollin, sportin që është kënaqësia e të gjithëve në këtë qytet. Me nënshkrimin e 2 mijë anëtarëve të kësaj shoqate, është kërkuar që deri më 18 shtator të organizohet një mbledhje e zgjeruar në pallatin e kulturës së qytetit, për të marrë masa konkrete në të mirë të Shkumbinit. "Asgjë nuk qëndron mbi futbollin peqinas, as politika," - thuhet midis të tjerash në këtë deklaratë të shpërndarë nga kryesia e shoqatës së tifozëve të Shkumbinit. Për tifozët peqinas, futbolli nuk pret dot premtimet e sa e sa kandidatëve për kryetar bashkie.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

FLAMURTARI :

Mesfushori vlonjat u bën apel drejtuesve të futbollit shqiptar që t'u presin udhën padrejtësive

Çerçizi: Flamurtari nuk është skuadër jetime

Mesfushori vlonjat Taulant Çerçizi, pas një periudhe relativisht të gjatë riaftësimi, është kthyer në formacionin bazë të Flamurtarit. Nëpërmjet "Sportit shqiptar", ai kërkon drejtësi në menaxhimin e garës kombëtare futbollistike. "Siç është bërë e njohur, pjesa më e madhe e skuadrës sonë ka hyrë në këtë kampionat pa bërë një fazë të rregullt përgatitore. Edhe pse humbëm padrejtësisht në takimin e radhës me Lushnjën, loja e skuadrës tregoi se, në krahasim me dy ndeshjet e para, ka rritje të dukshme, sidomos në drejtim të përgatitjes fizike." Më tej, duke komentuar faktorët e tjerë që kanë ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes me Lushnjën, Çerçizi shton: "Rezultati më i drejtë i kësaj ndeshjeje do të ishte barazimi. Rasti më flagrant në këtë 90-minutësh ka qenë një ndërhyrje e ashpër ndaj Daniel Xhafës nga mbrojtësit lushnjarë, brenda zonës së tyre, ndërkohë që gjyqtari nuk jep 11-metërsh. Jemi paraqitur mjaft mirë në të gjithë treguesit e lojës, veçanërisht në pjesën e dytë, por gabuam në mënyrën e kërkimit të golit." Taulanti ka qenë një ndër 3 lojtarët, të cilëve gjyqtari Pajtim Lapi u është drejtuar me fjalët: "Lushnja sot do të fitojë". Ja sesi e komenton ai rastin konkret: "Rreth minutës së 10-të, gjyqtari shkodran më ndëshkon me një karton verdhë të pakuptimë e të pashpjegueshëm. I kërkova sqarime se përse më ndëshkoi me karton. Njëherësh, Vito i thotë gjyqtarit Lapi se mos vallë kërkon ta ndëshkojë të gjithë skuadrën me kartonë. Atëherë, gjyqtari Lapi na është përgjigjur: "Çfarë kërkoni? Lëreni Lushnjën të fitojë ndeshjen." Ndoshta gjyqtari e kishte paracaktuar ndeshjen. Ne vërtet kemi probleme në lojën tonë, por kjo nuk do të thotë që kemi mbetur jetimë dhe të tillë njerëz të pandërgjegjshëm të tallen me ne."
Mangësitë në harmonizimin e veprimeve taktike të skuadrës, shtatlarti Çerçizi, ashtu si trajneri Bozhani, i vëren te reparti i mesfushës, për të cilin shprehet: "Reparti i mesfushës, ku luaj edhe unë, ka ende punë për të bërë, veçanërisht në "gatimin" e aksioneve sulmuese."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BESA :

Besa, në Kuçovë për fitore

Tashmë është lënë pas humbja e pësuar me Tiranën dhe skuadra i është kthyer stërvitjes. Para sfidës së radhës në kampionat, ndaj Flamurtarit, skuadrën kavajase e pret sot një ballafaqim tjetër, pikërisht për kupë, ndaj Naftëtarit. Në prag të kësaj sfide, trajneri Sejdini shprehet: "Ndeshjet e kupës ndryshojnë shumë nga ato të kampionatit. Nisur edhe nga kundërshtari, do të kërkojmë vetëm fitoren. Kjo fitore duhet parë edhe në aspektin psikologjik të skuadrës, pas asaj humbjeje të thellë ndaj Tiranës." Kaq ka thënë trajneri Sejdini dje, gjatë një momenti pushimi të verdhezinjve, sepse më pas ka nxituar të vihet përsëri në krye të stërvitjes. Stërvitja e skuadrës kavajase, ashtu si më parë, vazhdon të zhvillohet në fushën e fshatit Synej. Edhe pse fusha e komunës është për t'u pasur zili për mënyrën sesi mirëmbahet. Vetë trajneri Sejdini, i pyetur për kushtet e stërvitjes, shprehet i kënaqur. Krahas Sejdinit dhe Arkaxhiut, pranë ekipit, në stërvitje, gjendet edhe drejtori teknik i Besës, Bajram Hushi. Në stërvitjen e djeshme mungonte vetëm mbrojtësi Sheta, për të cilin u tha se është i justifikuar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA :

Mesfushorit energjik, më shumë i japin kënaqësi fitoret ndaj rivalëve historikë

Sina: Dua fitore në ndeshjet derbi

Tirana ka fituar 7-1 ndaj Besës në javën e tretë të kampionatit, por, përveç gëzimit të tri pikëve, kjo ndeshje nuk ka dhuruar shumë emocion. Ky është mendimi i mesfushorit energjik Elvis Sina, i cili ishte autori i golit të barazimit në pjesën e parë ndaj kavajasve. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", numri 2 i bardhebluve shprehet se synimi i tij personal dhe i skuadrës njëkohësisht është fitorja në ndeshjet derbi. "Fitorja ndaj kavajasve na gëzon më shumë për tri pikët, sesa për goleadën që bëmë. Besa nuk është një skuadër e nivelit tonë dhe normalisht nuk e kishim vënë në diskutim fitoren ndaj tyre. Megjithëse e nisëm takimin me një gol në disavantazh, ishim të bindur se çdo gjë do të përmbysej në favorin tonë. Gjithashtu, dua të theksoj se ne ishim të përgatitur maksimalisht për ta fituar ndeshjen, pavarësisht se kavajasit mbetën me një lojtar më pak,"- thotë 25-vjeçari. Goli i shënuar me Besën ishte i dyti i shënuar prej tij në këtë fillimsezoni. Më parë, Sina kishte shpërthyer portën e Dinamos në finalen e Superkupës, fituar me rezultatin 3-0 nga Tirana. Ndryshe nga edicioni i kaluar (nuk shënoi asnjë gol), mesfushori bardheblu e ka nisur mbarë jo vetëm me lojë, por edhe me gola. Prej më shumë se tre vjetësh, ai ka "hipotekuar" krahun e djathtë të mesfushës, duke u bërë i rëndësishëm për skuadrën. "Më vjen mirë që në këtë sezon të ri kam shënuar 2 gola. Në edicionet e kaluara kam shënuar më rrallë, pasi gjithmonë mundohem edhe të mbroj. Ndërkohë, sivjet, trajneri më ka dhënë detyra sulmuese, duke më sugjeruar ta godas portën nga çdo pozicion. Edhe vetë parapëlqej ta bëj një gjë të tillë dhe tanimë shpresoj të shënoj sa më shumë gola, duke arritur ta ndihmoj Tiranën në fitimin e trofeve,"- deklaron një nga lojtarët më me sedër të kampionëve. Elvisi, në komentin e tij për gazetën, ka edhe një dëshirë të madhe: këtë kampionat të fitojë në të gjitha ndeshjet derbi. Ai shprehet se mezi i pret ato. "Synimi im dhe i skuadrës është që të shpallemi sërish kampionë, duke fituar njëkohësisht në të gjitha takimet derbi me rivalët tanë historikë, Dinamo, Partizani dhe Dinamo. Vetëm kështu mund ta ndiejmë më mirë kënaqësinë e titullit kampion, i cili jam i bindur se edhe këtë herë do të bëhet yni,"- komenton numri 2 i bardhebluve. Të mërkurën, Tirana do të nisë zyrtarisht edhe edicionin për Kupën e Shqipërisë. Kundërshtare në turin e parë është skuadra e Cërrikut, e cila militon në Grupin B1. Takimi i parë do të luhet në fushën e atyre, ndërsa ai i kthimit pas dy javësh në kryeqytet. Për këtë ndeshje, Elvis Sina shprehet: "Udhëtojmë në Cërrik me synimin e qartë, fitoren. Kupa është një trofe që e synojmë, kështu që duhet medoemos ta mbyllim takimin me një rezultat pozitiv që në fushën e cërrikasve,"- përfundon ai.
 
Top