Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

PARTIZANI

Të kuqtë, të dëmtuarit shtojnë mungesat
Përveç futbolistëve të largurve me ekipin kombëtar shpresa, Partizanit i mungojnë në stërvitje edhe me lojtarë të tjerë, që kanë probleme. Kështu disa nga lojtarët që u dëmtuan gjatë ndeshjes e fundit me Lushnjen, ndaj nuk po stërviten me ekipin e parë. Sipas së fundit, janë kthyer në stërvitje. Sipas drejtuesve të Partizanit futbollistë të tillë si Kapaj, Ballço, Karioka, apo edhe Rosha kanë probleme, ndaj po stërviten të veçuar nga të tjerët. Këta lojtarë nuk paraqesin ndonjë problem të madh për ndeshjet e javës së tretë, që do të luhet të shtunën tjetër. Trajneri Spahiu pohon se në vijim stërvitja do të vazhdojë me dy seanca në ditë, ku nuk do të mungojë përgatija e fortë fizike, ashtu sikurse do të testohen edhe disa skema taktike të lojtarëve. Sipas Spahiut pritet të vijë edhe Brakini që është deferuar me të kuqtë, dhe deri në ndeshjen me teutën partiznai do të zhvillojë një miqësore me ekipin e dytë të klubit të kuq, Nacionalin.
A. MURAÇI
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TEUTA.

Trajneri i durrsakëve e hedh pas krahëve fitoren me Vllazninë dhe mendon për ndeshjen e radhës
Bici: Të mendojmë për të kuqtë
Pas fitores së Teutës në stadiumin "Loro Boriçi", me Vllazninë, durrsakët janë bindur se ekipi i tyre i ka mundësitë të rivalizojë për titull. Golat e Mancakut dhe të Kotomelos treguan edhe një herë tjetër se "ingranazhet" e Teutës, në drejtimin e trajnerit Bici, do të funksionojnë në mënyrë perfekte edhe në fushat kundërshtare, madje edhe ndaj ekipeve të tilla, si Vllaznia. Në lidhje me këtë fitore të rëndësishme të Teutës, trajneri Vasil Bici është shprehur: "Kjo fitore ishte e rëndësishme si në aspektin e ecurisë së skuadrës në këtë fillim kampionati, ashtu dhe në drejtim të anës psikologjike të futbollistëve. Kemi fituar ndaj një ekipi që, pavarësisht nga problemet që ka pasur, ka në përbërje të saj elementë cilësorë.

'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

ELBASANI.

Klubi "Elbasani" penalizon financiarisht mbrojtësin e penduar për incidentin me trajnerin Sejdini
Bakiu, incidenti kushton sa gjysma e kontratës
Të enjten paradite, në mjediset e klubit të futbollit "Elbasani" është analizuar incidenti i ndodhur në pushimin e ndeshjes Besa-Elbasani midis futbollistit Taulant Bakiu dhe trajnerit të tij, Astrit Sejdini. Ky incident, fillimisht qe planifikuar të analizohej në fillimjavë, por, duke qenë se Sejdini nuk pranonte të merrte pjesë në analizën e kësaj ngjarjeje, u vendos që të shqyrtohej disa ditë më pas. Reflektimi i protagonistit të incidentit qe i menjëhershëm, që të nesërmen e kësaj ngjarjeje. Në mënyrë që kjo situatë e krijuar në kampin elbasanas të gjykohej me maturi e qetësi, si nga drejtuesit e klubit, ashtu edhe nga ata të ekipit, financuesit u lanë kohë për t'u menduar të gjitha palëve. Të enjten, në prani të zyrtarëve të klubit, financuesve Refik Kumuria e Ilir Hoxha, të zyrtarëve të pushtetit vendor, të stafit drejtues të ekipit dhe të futbollistëve, është analizuar me pjekuri incidenti Bakiu-Sejdini. Për fatin e mirë, si rrallëherë, opinioni sportiv nuk ndikoi në vendimin që do të merrte klubi për futbollistin Taulant Bakiu. Ky i fundit, nga e hëna e deri të enjten, pas një vendimi të grupit financues, u pezullua nga stërvitja, për t'ia lënë fjalën vendimit të klubit. Gjatë analizës së zhvilluar për këtë incident, të gjithë e kanë cilësuar të dënueshëm gjestin e mbrojtësit. Por, duke marrë parasysh pendesën e Bakiut, duke e vlerësuar serioz këtë qëndrim të tij dhe duke marrë në konsideratë faljen e trajnerit Sejdini, klubi e ka zbutur masën e parashikuar për t'u marrë ndaj mbrojtësit të ekipit. Si përfundim, pasi janë dëgjuar mendimet e të gjithëve, që morën pjesë në analizë, është vendosur që futbollisti Taulant Bakiu të gjobitet rëndë financiarisht, në vlerën e këstit të dytë të kontratës
1-vjeçare të edicionit 2003-2004. Burime zyrtare nga klubi i portokallinjve thanë dje për gazetën "Sporti shqiptar" se Bakiu i ka falënderuar shokët, drejtuesit e skuadrës e të klubit, që nuk e përjashtuan nga ekipi. Gjithashtu, mbrojtësi është shprehur se do të jetë shembulli më i mirë i sjelljes së futbollistit në fushën e lojës dhe jashtë saj në të ardhmen.
Fatmir Popja 'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA.

Hidi: E pranoj "turn-over"-in

Dueli për një vend në portën e Tiranës ndërmjet Isli Hidit dhe Emanuel Egbos do të jetë refreni i këtij sezoni të ri për kampionët e Shqipërisë. Të dy "gardianët" pothuajse janë në të njëjtin nivel dhe e kanë detyruar teknikun Mema që të aplikojë metodën e "turn over"-it në këto ndeshje të para. 22-vjeçari tiranas, Isli Hidi, është i ndërgjegjshëm për konkurrencën me nigerianin dhe e pranon rotacionin. "Fillimi i sezonit të ri na ka gjetuar si mua ashtu dhe Emanuelin në rolin e zëvendësuesit të njëri-tjetrit. Ashtu si në çdo rol tjetër në fushë, edhe ndërmjet nesh ka konkurrencë për një vend titullari në portë. Kjo është më se normale në një skuadër të madhe si Tirana, ku asnjë prej futbollistëve nuk e ka vendin të sigurt. Atë duhet ta fitosh falë stërvitjes intensive që duhet të bësh gjatë gjithë javës. Unë jam i mendimit se në këtë mënyrë do të rritet edhe cilësia,"- shprehet shtatlarti. Një arsye që e bëri Hidin të qëndronte këtë sezon me bardheblutë dhe të mos huazohej, ishte mbështetja që mori nga ana e presidentit El Sajed dhe trajnerit Mema për t'u aktivizuar sa më shumë
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA.

Kampionët nuk kanë konkurrencë për një vend vetëm në portë, por edhe në repartet e tjera
Tirana, skuadra e vetme me rotacion
Që të përdorësh metodën e rotacionit në futbollin e sotëm, do të thotë të kesh në dispozicion një grup prej 18-19 lojtarësh të aftë për një vend në formacion. E vetmja skuadër në kampionatin shqiptar që i ka mundësitë ta bëjë një gjë të tillë, është Tirana. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për një fakt të tillë, ashtu si dhe trajneri bardheblu, Sulejman Mema. Tirana e sezonit të kaluar ishte e fortë, pasi kishte një stol të fortë. Tashmë kësaj skuadre të sivjetme jo vetëm që nuk i është larguar asnjë element, por ka afruar një mbrojtës të spikatur, si Pinari, dhe shumë shpejt pret të aktivizojë blerjen e fundit, Klodian Duron. Që të luash si titullar te bardheblutë, do të thotë që të djersitësh shumë gjatë javës dhe të japësh maksimumin në ndeshje. Të gjithë lojtarët janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt, kur japin deklaratat e tyre. Tekniku Mema gjithmonë vendoset në dilemë për ndërtimin e formacionit dhe tashmë është detyruar të shpallë metodën e "turn over"-it. Ai shprehet se të gjithë lojtarët janë të nevojshëm për Tiranën, pasi sezoni është i gjatë dhe ka probleme dëmtimesh e kartonësh. Kështu, sipas Memës, secili prej futbollistëve do ta gjejë hapësirën e duhur, e rëndësishme është që në momentin që atij t'i jepet mundësia të japë maksimumin për fanellën.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

LUSHNJA.

Braziliani i "lagunarëve" flet për skuadrën e re dhe për problemet e saj
Zheraldinjo: Na kanë penalizuar rastet e humbura
Lushnjarët e kanë përcaktuar si "orën e kthesës" ndeshjen ndaj Flamurtarit. Skuadra e rumunit Cikleanu i ka humbur dy ndeshjet e para të këtij kampionati, duke zhvilluar dy lojëra krejt të kundërta me njëra-tjetrën. Paraqitja e mirë përballë Partizanit e ka ngritur disi moralin në kampin lushnjar, moral ky i nëpërkëmbur disi pas humbjes së turpshme 0-6 ndaj kampionëve të Tiranës. Ndërkohë, ekipi vazhdon stërvitjen rregullisht në fushën e Plugut. Në një formë mjaft të mirë ndihet edhe ish-lojtari brazilian i Partizanit, Zheraldinjo, i cili, falë shqipes jo të keqe që zotëron, është ambientuar mirë me kontigjentin e lojtarëve lushnjarë. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Zheraldinjo vlerëson drejtimin e trajnerit Cikleanu dhe mendon se Lushnja do të ketë ngritje nga ndeshja në ndeshje. Ndërkohë, këto paraqitje jo bindëse të ekipit të ri të tij, braziliani i justifikon me faktin se lojtarët e shumtë, të ardhur këtë vit te Lushnja, nuk janë harmonizuar ende me lojën e njëri-tjetrit.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KATEGORIA E DYTE : A2

EGNATIA.

Jakupi: Kam për t'i dhënë ende Egnatias
Një ndër shtyllat e Egnatias vazhdon të jetë Hekuran Jakupi, veterani që sfidon përditë vitet dhe ndëshkon me gola kundërshtarët. Golashënuesi i Egnatias shpreson dhe beson ende se ka çfarë t'i japë futbollit. I rikthyer përsëri te rrogozhinasit, së bashku me Bilalin, ai premton një Egnatia në A1. Në intervistën për "Sportin shqiptar", Jakupi, midis të tjerash, shpjegon lidhjet e tij me Egnatian.
- Përse mbërritët me vonesë tek Egnatia?
- Unë jam tashmë prej 20 ditësh tek ekipi dhe, nëse pyesni për fillimin e fazës përgatitore, është e drejtë. Por unë jam tashmë familjar dhe për arsye të tilla m'u desh të vonohesha ca. E kisha ofertën nga sponsori Ibrahimi qysh ditën e parë dhe kisha vendosur të rikthehesha, por besoj se për mua një muaj stërvitje me ekipin deri në start është më se e mjaftueshme.

BURRELI

Kapiteni i ekipit, Lulzim Koka, mendon se do të gjendet rruga e shpëtimit
Burreli me sytë nga sponsori
Futbollistët e Burrelit janë njohur me ekipet që do të kenë rivalë në Grupin B1. Me afrimin e aktivitetit, ata po përgatiten seriozisht dhe shprehen optimistë. Njëri prej tyre, pikërisht kapiteni Lulzim Koka, në intervistën për "Sportin shqiptar", midis të tjerash, shpreh edhe preferencat e veta për shortin.
- Si po përgatitet Burreli pas njohjes me shortin?
- Siç shihet, kalendari për ekipin e Burrelit është i favorshëm. Për ne ka përfunduar një fazë stërvitore me mundime dhe kemi planifikuar të zhvillojmë dy takime miqësore, një në Laç dhe një tjetër do ta caktojmë këto ditë. Në këto takime do të aktivizohen, përveç futbollistëve ekzistues, dhe të rinjtë M. Frisku, Laçi, Kola etj.

SKENDERBEU.

Skënderbeu, në skenë anglezi Looring
Çdo ditë e më shumë në qytetin e Korçës, sportdashësit vazhdojnë të interesohen për ecurinë e ekipit Skënderbeu. Me të drejtë, në Korçë, tashmë janë "ngopur" me fjalë, kur njëherë dhoma e tregëtisë dhe më pas ish presidenti Vasfi Haruni nuk kanë mundur
të ndihmojnë me financën e tyre ekipin e futbollit. Por muaj më parë, në qytetin juglindor u fol për një rikthim të mundshëm të njeriut nga Anglia, Jen Looring, i cili, pasi la postin e presidentit të Gramozit, u interesua për skuadrën korçare. Dhe në fund, Looring u tërhoq, duke lënë të kuptohet se do të ishte i gatshëm njëherë tjetër. Dhe ja, gjatë këtyre ditëve, gjithçka duket se është gati për një afrim te Skënderbeu të njeriut nga Anglia. Madje vetë Looring është takuar me kryetarin e bashkisë, Gjergji Duro, dhe po bën gati edhe projektin më të fundit për ekipin e futbollit. Këtë dëshirë të anglezit e ka bërë të ditur për të gjithë opinionin sportiv vetë kryetari i bashkisë, Duro. Madje flitet për shifra marramendëse, që do t'i kishte zili edhe një ekip i kategorisë së parë, por kjo nuk mund të konfirmohet pa marrë vendimin përfundimtar.

ADA

Ada, kualifikimi vetëm me vendësit
Kualifikimi në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë për ekipin e Adës së Velipojës ka qenë disi i veçantë. I krijuar vetëm vitet e fundit, baza e tij mbështetet tek elementi i ardhur nga ekipet zinxhirë të Vllaznisë. Por këtë radhë, pikërisht ky kualifikim ndaj ekipit të Albanias ka qenë kontribut vetëm i vendësve. Një ekip i krijuar me lojtarë që përgatiten prej vitesh në ekipet zinxhirë të këtij klubi nga disa trajnerë pasionantë, tashmë kanë mbushur radhët e Adës. Në formacionin që luajti ndaj Albanias do të vëresh se vetëm kapiteni Nika dhe veterani Pjetri janë pjesëtarë të skuadrës së vitit të kaluar. Të tjerët janë të gjithë të rinj, duke filluar nga portieri Mehmeti, Bori, Sadiku, Martini, Preka, Bryli, Leka, Luci etj. Kualifikimi për në turin e dytë të kupës mund të konsiderohet sukses për këtë ekip, nisur nga rrethanat e organizimit të tij të shpejtë. Pas përfundimit të kampionatit të kaluar, skuadra ka mbetur pa trajner si pasojë e largimit të Ramazan Rragamit. Këtë detyrë për momentin është duke e kryer njeriu që e financon Adën, që është njëkohësisht edhe një nga futbollistët kryesorë të skuadrës, pikërisht Fredi Pjetri. Në ditët e ardhme pritet që velipojasit të organizohen sërish në prag të fillimit të kampionatit të kategorisë së dytë, ku do shkohet me objektiv ngjitjen një kategori më lart.

TEPELENA

Tepelena, ekipi pa trajner
Thellohet kriza pranë ekipit të Tepelenës. Jep dorëheqjen trajneri i saj, Aleksandër Qiqi, i cili për disa sezone ka qenë në krye të stolit tepelenas dhe arriti disa rezultate pozitive. Sipas Qiqit, ai e mori këtë vendim duke parë situatën e krijuar. Një nga shkaqet për të marrë këtë vendim lidhet me largimin e më shumë se 12 lojtarëve titullarë për arsye financiare. Kjo ndodhi pas largimit të presidentit të firës "Ujë i ftohtë" në Tepelenë, si dhe të mosangazhimit të bashkisë për të plotësuar disa kërkesa minimale për futbollistët. Duke u nisur nga kjo gjendje, në takimin e dytë të Kupës së Shqipërisë, në Delvinë, ekipi u plotësua me shumë vështirësi me 11 futbollistë. Gjithashtu, fill pas këtij takimi, në stërvitje dalin 5-6 futbollistë, dhe këta gjimnazistë. Unë jam i detyruar të jap dorëheqjen me synimin që t'i zgjoj nga gjumi drejtuesit e sportit në bashki,"- thekson trajneri Qiqi. Largimi më i fundit është ai i qendërmbrojtësit Merjo, i cili është duke u stërvitur në Ersekë me ekipin e Gramozit. Pas largimit të Qiqit, drejtimin e ekipit e ka marrë sekretari i klubit, Aleks Ymeri, i cili po stërvit ata pak futbollistë që kanë mbetur.

NACIONALI

Nacionali synon të kalojë edhe Laçin
Ekipi i kategorisë së dytë të klubit "Partizani", Nacionali, synon kalimin e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Momentalisht, nën drejtimin e trajerëve Tomorri dhe Shulku, ekipi, që përbëhet kryesisht me lojtarë të rinj të dalë nga Akademia, po stërvitet për të bërë një paraqitje të mirë si në kupë ashtu edhe në kmapionatin e kategorisë së dytë. Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës shprehen optimistë dhe janë të kënaqur me gjendjen e skuadrës. Sipas tyre, të gjithë lojtarët janë të rinj në moshë, por kushtet ku ata stërviten janë shumë më të mira se rivalet kryesore në Ligën Inferiore. "Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që Nacionali të ecë sa më mirë në aktivitetet e kategorisë së dytë. Momentalisht, synimi ynë është turi i dytë i kupës, ku përballë do të kemi Laçin. Kjo skuadër ka pretendime serioze, por Nacionali do të synojë që të kualifikohet më tej. Jo vetëm kaq, por edhe në kampionatin që do të fillojë në tetor, ekipi ynë synon të zërë vendet më të larta të grupit," - shprehet një ndër drejtuesit e ekipit të Nacionalit, Genci Tomorri. Skuadra e dytë e të kuqve po stërvitet në fushat e kompleksit sportiv "Partizani", ndërkohë që asnjë nga lojtarët nuk e kalon moshën 16-vjeçare.

'SPORTI SHQIPTAR'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA : BELLAI.

Mesfushori kuqezi shprehet optimist për dy takimet me republikën e ish Bashkimit Sovjetik

Bellai: me Gjeorgjinë për dy fitore

Gjirokastriti nuk bën polemikë me deklaratat e Tares. "Ai ka të drejtë"

TIRANE- Dje në orën 07.00 të mëngjesit skuadra jonë Kombëtare dhe ajo Shpresa janë nisur me një avion 'charter' në drejtim të Gjeorgjisë ku do të zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Euro 2004. Njëri prej futbollistëve të ekipit kombëtar Arjan Bellai thotë se kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë por po të mobilizohen të gjithë futbollistët, shumë lehtë mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare Hans Peter Briegel është shprehur optimist për këto dy ndeshje duke thënë se 180 minuta do të luhen për dy fitore megjithëse ka shumë futbollistë të dëmtuar dhe të skualifikuar. Optimist për sfidën e parë në Tbilis është edhe mesfushori i Korfuzit në kategorinë e dytë greke, Arjan Bellai, i cili thotë se të gjithë do të kenë një mundësi të mirë për të reflektuar pas asaj ndeshjeje shumë të dobët me Maqedoninë. Gjirokastriti ka hedhur poshtë të gjithë ato zëra që thonë se atmosfera brenda skuadrës nuk është e mirë. "Atmosfera është njësoj si përpara çdo ndeshjeje tjetër". Në fund ai ka folur edhe për deklaratat e Tares pas humbjes me Maqedoninë se do të rishikonte vendimin për të ardhur sërish në ndeshje miqësore. Bellai nuk ka dashur të bëjë polemika duke thënë se Tare e ka krahasuar paraqitjen në këtë ndeshje me nivelin e ndeshjeve të Italisë. Ja se çfarë ka thënë më shumë futbollisti i Korfuzit, pak para nisjes për në kryeqytetin e Gjeorgjisë:



Intervista

Cila është forma fizike e ekipit në prag të këtyre dy ndeshjeve me kombëtaren e Gjeorgjisë?

Duke qenë se kemi mbaruar fazën pregatitore nëpër ekipe dhe të gjithë kanë filluar kampionatet, forma është shumë e mirë. Kishim një ndeshje të dobët, atë me Maqedoninë por besoj se pas asaj ndeshjeje të gjithë janë të angazhuar 100% për këto dy takime që vijnë sepse si të shtunën ashtu edhe të mërkurën do të luajmë për dy fitore. Për ta thënë me pak fjalë është shumë e lehtë, por për ta realizuar duhet punuar shumë dhe do të jetë shumë vështirë.



Sa e vështirë do t'ju duket ndeshja e parë duke patur parasysh faktet që Gjeorgjia ka mundur Rusinë dhe që do të kini shumë mungesa?

Ndeshja e parë me Gjeorgjinë do të jetë shumë e vështirë, pasi kohët e fundit ata kanë dhënë rezultate të mirë, por besoj se po të jemi të mobilizuar të gjithë, do të japin maksimumin dhe do të kemi shumë shanse për të fituar.



Po përsa i përket atmosferës në skuadër?

Në skuadër atmosfera është ajo që ka qenë edhe më parë, po aq e mirë siç ka qenë në çdo fillim ndeshje. Deri tani të gjitha shkojnë mirë dhe të gjithë kanë raporte të mira me njëri tjetrin.



Tare pas përfundimit të ndeshjes me Maqedoninë ka thënë se do të rishikonte vendimin për të ardhur sërish në këto ndeshje miqësore. Cili është mendimi juaj për këtë deklaratë?

Besoj se Tare ka të drejtë për atë ndeshje ku nuk kishte mobilizim maksimal. Ishte një ndeshje shumë e dobët dhe besoj se pas asaj secili futbollist nuk ka qenë i kënaqur nga ajo që ka dhënë në fushë. Tare pas asaj ndeshjeje është i rënë psikologjikisht, pasi ai luan në një ekip shumë të mirë dhe kur shkon te skuadra nuk i vjen mirë kur i thonë se "jeni rrahur edhe nga Maqedonia". Mendoj se nga kjo ishte i revoltuar edhe Tare për ato deklarata që dha.



Mendoni se humbja me Maqedoninë do të ndikojë në këto dy ndeshje?

Besoj se jo. Sa kohë që kam unë në kombëtare, sa herë që kemi bërë një ndeshje të dobët pas kësaj gjithmonë ka patur angazhim maksimal tek të gjithë futbollistët.

'TEMA'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA

Euro 2004: Shqiperia, per pike ne Gjeorgji
Kuqezinjte do te kerkojne per here te pare te dalin me pike nga stadiumi "Boris Paichadze" i Tbilisit, per te sulmuar vendin e trete ne grupin 10. Permiresohet gjendja e demtimeve ne skuader. Problemi i vetem, zevendeimi i Altin Lales. Transmetim i drejtperdrejte nga TV Klan, nga ora 16.45

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia do te zbrese sot ne oren 17.00, ne stadiumin "Boris Paichadze" te Tbilisit, ne kuader te Euro 2004, per te fituar piket e para ne token gjeorgjane, qe kur perballjet mes dy ekipeve nisen me 14 dhjetor 1994. Per here te pare me nje trajner te huaj, skuadra shqiptare i del perballe ekipit vendas me me shume autoritet dhe me nje renditje me te mire sipas FIFA-s. Per trajnerin tone, Hans-Peter Briegel, problemi me i madh do te jete zevendesimi i Altin Lales, te demtuar, ne qender te mesit te fushes, ndersa Ervin Skela dhe Geri Cipi duket se i kane kaluar demtimet dhe mund te jene normalisht ne fushe. Briegel ka premtuar "loje plot zjarr nga Gjeorgjise, me 11 futbolliste shume te vendosur ne fushe".

Sipas "uefa.com", "Shqiperia do te kerkoje dy fitore ndaj Gjeorgjise, per te bere te mundur arritjen e vendit te dyte, qe do te thote play off per finalet e Euro 2004". Briegel ka perseritur se ai i do dy fitoret per te pasur renditje sa me te mire te FIFA-s dhe short sa me te lehte, per eliminatoret e Boterorit 2006.

Ne dy vizitat e meparshme ne Tbilisi, Shqiperia ka "mbledhur" dy humbje, te paren 0-2 me 26 prill 1995 dhe te dyten 0-1 me 5 tetor 1998. Madje, ne kete takim te fundit, skuadra kuqezi nen drejtimin e trajnerit Hafizi luajti shume mire, duke mos patur fat per te marre te pakten barazimin.

Moti ne Tbilisi

Koha ne Tbilisi do te jete pjeserisht me re, sot, gjate zhvillimit te ndeshjeve te ekipeve tona kombetare me ato gjeorgjane. Do te kete nje ere te lehte, ndersa temperaturat do te jene me te uleta sesa dje, pra rreth 15 (minimale) deri ne 25 grade Celsius (maksimale). Ky eshte parashikimi sipas Yahoo dhe BBC. Nje mot, keshtu, i pershtatshem per te luajtur futboll.

Formacioni i mundshem:

Strakosha, Beqiri, Cipi, Aliaj, Murati (Dragusha), Hasi, Skela, Cana, K.Duro, Myrtaj (Tare), Bushi.

Perballjet Gjeorgji-Shqiperi, sot, 6 shtator 2003

Kombetarja A: Ora 17.00 ne Stadiumin "Boris Paichadze" te Tbilisit. Gjyqtare: Nikolai Vollquartz, Bo Pedersen, Bo Abildgaard (Danimarke)

Kombetarja U-21: Ora 13.30, ne Stadiumin "Temur Stefania" te Bolnisit. Gjyqtare: Igori Ishchenko, Taras Klym (Ukraine), Ari Turki (Finlande)

Bilanci

Ne me gjeorgjanet, shume humbje, 1 fitore

Tirane, 14.12.1994: Shqiperi-Gjeorgji 0-1

Tbilisi, 26.04.1995: Gjeorgji-Shqiperi 2-0

La Valeta, 08.02.1998: Shqiperi-Gjeorgji 0-3

Tbilisi, 05.09.1998: Gjeorgji-Shqiperi 1-0

Tirane, 09.10.1999: Shqiperi-Gjeorgji 2-1

Bilanci: 5 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 4 humbe. Golat: 2-8.

Skuadrat e grumbulluara

Shqiperia

Portjere: Foto Strakosha (Kalithea), Ilion Lika (Dinamo)

Mbrojtes: Elvin Beqiri (Metallurg Donjeck), Geri Cipi (Eintracht Frankfurt), Ardian Aliaj (RE Oberhausen), Nevil Dede (Tirana), Rezart Dabulla (Tirana).

Mesfushore: Klodian Duro (Tirana?), Ervin Skela (Eintracht Frankfurt), Edvin Murati (Iraklis Selanik), Altin Haxhi (CSKA Sofje), Lorik Cana (Paris SG), Mehmet Dragusha (Eintracht Frankfurt), Arjan Bellaj (Korfuz), Blendi Shkembi (Rijeka), Besnik Hasi (Anderlecht), Redi Jupi (Diyarbakirspor).

Sulmues: Igli Tare (Bologna), Alban Bushi (Istanbulspor ?), Florian Myrtaj (Verona), Devis Mukaj (Tirana).

Gjeorgjia

Portiere: Lomaia (Lokomotiv), Gvaramadze (Dinamo Tbilisi), Merlani (EIT Georgia).

Mbrojtes: Amisulashvili (Iberia/Samsredia), Shashiashvili (Dinamo Tbilisi), Kemoklidze (Dinamo Tbilisi), Khizanishvili (Dinamo Tbilisi), Didava (Torpedo Kutaisi), Kobiashvili (SC Freiburg), Rekhviashvili (Torpedo ZIL, Rusi), Magradze (AEL Limasol).

Mesfushore: Nemsadze (Dundee FC), Jamarauli (Metalurg Dojneck), Kinkladze (Derby County), Gakhokidze (PSV Eindhoven), Burduli (Dinamo Tbilisi), Asatiani (Lokomotiv Moske), Daraselia (Dinamo Tbilisi) , Kvirkvelia (Dinamo Tbilisi), Aptsiauri (Samgurali), Korgalidze (Skonto Riga).

Sulmues: Sh.Arveladze (Glasgoe Rangers), Demetradze (Real Sociedad), Iashvili (Freiburg), Ashvetia (Alania, Rusi)

Grupi 10 N F B H Gol P

1.Zvicer 6 3 3 0 12-7 12

2.Rusi 5 2 1 2 11-9 7

3.Irlande 6 3 1 2 9-8 10

4.Shqiperi 6 1 2 3 8-11 5

5.Gjeorgji 5 1 1 3 3-8 4

Ndeshjet

Rusi-Irlande 4-2

Zvicer-Gjeorgji 4-1

Shqiperi-Zvicer 1-1

Rusi-Shqiperi 4-1

Irlande-Zvicer 1-2

Gjeorgji-Irlande 1-2

Shqiperi-Rusi 3-1

Gjeorgji-Zvicer 0-0

Shqiperi-Irlande 0-0

Gjeorgji-Rusi 1-0

Zvicer-Rusi 2-2

Irlande-Shqiperi 2-1

Irlande-Gjeorgji 2-0

Zvicer-Shqiperi 3-2

Irlande-Rusi 06.09.03

Gjeorgji-Shqiperi 06.09.03

Rusi-Zvicer 10.09.03

Shqiperi-Gjeorgji 10.09.03

Rusi-Gjeorgji 11.10.03

Zvicer-Irlande 11.10.03

Europiani U-21

Ndeshjet

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

VLLAZNIA

HAXHIOSMANOVIC: "VLLAZNIA, SHUME PUNE"

Trajneri i ri i ekipit shkodran vlereson gjendjen pas kalimit ne komande

Pas humbjes se pesuar 2-0 nga Teuta ne ndeshjen e prapambetur te javes se dyte te kampionatit kombetar te futbollit, malazezi Haxhiosmanovic, qe eshte vene ne drejtim te skuadres shkodrane, u shpreh se, Vllaznia ka nevoje per shume pune ne te gjithe komponentet e lojes. "Ne takimin ndaj durrsakeve, lojtaret e mi treguan nje shpirt te larte gare, duke e kerkuar golin. Por, per te shenuar duhet te zbatosh detyrat taktike, cka nuk ndodhi gjate lojes", u shpreh ai. Sipas tij, ne kete takim ekipi caloi ne planin fizik dhe kjo u verejt gjate lojes tek nje pjese e mire e futbollisteve. "Periudha dyjavore e pauzes se kampionatit per shkak te ndeshjeve te ekipeve kombetare, theksoi tekniku malazez, do te na vleje mjaft per te punuar per eleminimin e disa dobesive te verejtura gjate ndeshjeve te fundit". Haxhiosmanovic ka shtuar se Vllaznia ka ne gjirin e saj shume lojtare te rinj, te cilet kane nevoje per pune. Nderkohe, skuadra ka nevoje per dy-tre lojtare cilesore.

'Koha Jone'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO

DINAMO, MIQESORE ME APOLONINE

Ekipi i futbollit te Dinamos do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me Apolonine te shtunen ne kompleksin sportiv te klubit blu kyeqytetas. Burime nga klubi bejne te ditur se stafi drejtues i ekipit, nen drejtimin e trajnerit Andrea Marko, ka menduar qe krahas stervitjeve, te testoje futbollistet qe kane ne dispozicion, duke shfrytezuar keshtu pauzen disaditore te kampionatit per shkak te impenjimeve te ekipeve kombetare ne takimet me ekipet e Gjeorgjise per eleminatoret e Euro 2004. Tekniku dinamovit do te angazhoje ne fushen e lojes edhe disa futbolliste qe kane qene te demtuar kohet e fundit, ne pergatitje per takimin e javes se trete te kampionatit kombetar, ku do te kene perballe Vllaznine ne Tirane me 13 Shtator. Keshtu, pritet qe te luajne Dhembi, qe ka patur demtime te lehta, Ishka, qe eshte afruar me rradhet e dinamoviteve ditet e fundit, Bakalli, Poci etj.

'Koha Jone'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA

GJEORGJIA, ASPAK FORMALITET

Brigel: "Ne duhet te luajme me karakter dhe me pasion, duhet te sakrifikojme gjithcka ne fushe, duhet te jemi shume te sakte taktikisht, ne menyre qe te zevendesojme edhe mungesat e lojtar-ve me te rendesishem te formacionit"

Edhe pse "e plagosur" nga demtime te shumta, te lojtareve te saj celes, Shqiperia kerkon "deshperimisht" te fitoje dy ndeshjet e mbetura te sezonit eliminator te Euro 2004 kunder Gjeorgjise, te shtunen dhe te merkuren, per te permiresuar renditjen e saj te FIFA-s. Shqiperia tashme nuk ka shanse per t'u kualifikuar ne Grupin 10, aty ku Zvicra kryeson, e ndjekur nga Irlanda dhe Rusia. Nderkohe, Gjeorgjia eshte vetem nje pike poshte saj. Por trajneri gjerman, Hans-Peter Briegel, eshte optimist megjithe mungesen e nje lojtari te rendesishem ne mbrojtje si Altin Lala (probleme ne stomak) dhe formes jo te mire fizike te plejmejkerit Ervin Skela, i cili edhe pse pritet te luaje ne ndeshjen e Tbilisit, nuk eshte ne formen e tij me te mire. "Duke lene menjane gjithcka, ne jemi ketu per te fituar. Nuk mund te flas qe tani per rezultatin qe do te arrijme, por lojtaret e mi jane shume optimiste," eshte shprehur trajneri gjerman i kombetares shqiptare. "Ne duhet te luajme me karakter dhe me pasion, duhet te sakrifikojme gjithcka ne fushe, duhet te jemi shume te sakte taktikisht, ne menyre qe te zevendesojme edhe mungesat e lojtareve me te rendesishem te formacionit," tha Briegel. Shqiperia ka siguruar tashme nje sukses te konsiderueshem ne fazen eliminatore, duka shkaterruar 3-1 Rusine dhe duke barazuar 0-0 kunder Irlandes, dy skuadra qe sot do te vihen perballe njera tjetres per nje vend ne fazen finale.

"Duket dicka paradoksale, por Shqiperia ka perballe dy prej ndeshjeve te saj me te rendesishme ne gjithe historine," shprehet njeri nga gazetaret sportive me veterane ne vend, Besnik Dizdari. "Dy fitore kunder Gjeorgjise mund ta ngjisnin Shqiperine ne vendin e trete ne grup dhe kjo do te ishte arritja me e madhe ne 40 vjet futboll europian dhe boteror," - ka shtuar ai.

'Koha Jone'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Shehi: Teuta nuk do të gabojë si vjet

Portieri durrsak flet për ecurinë e skuadrës në këtë fillimkampionati, krahasuar me një vit më parë
Orges Shehi, "gardiani" i portës së Teutës, e ka vlerësuar fitoren e fundit me Vllazninë si një tregues të fuqizimit të skuadrës së tij në sezonin e ri. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Shehi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me dy ndeshjet e para të këtij kampionati dhe për sfidën e radhës me Partizanin.

- Një start i mbarë i Teutës në këtë kamponat. Ku qëndron suksesi, sipas Shehit?

- Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur bëmë shumë gabime në fillim të kampionatit, këtë sezon e kemi nisur mjaft mirë. Kemi fituar dy ndeshje relativisht të forta, me Shkumbinin dhe Vllazninë. Gjithsesi, mendoj se fitorja me Vllazninë ishte më e rëndësishme, për faktin se u arrit në fushë kundërshtare. Një shprehje popullore thotë që "Fillimi i mbarë është gjysma e punës". Shpresoj te vlejë kjo filozofi jetësore edhe për ne. Kemi shumë rrugë për të bërë, duke nisur që nga sfida e radhës me Partizanin.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

TIRANA

Hajdari: Unë jam në shërbim të ekipit

Një herë në stol, një herë në formacion, një herë qendërmbrojtës dhe së fundmi mesfushor. Gentian Hajdari, mbrojtësi i kampionëve, është nga të vetmit lojtarë bardheblu që e ndryshon "fytyrën" çdo javë. Ish-dinamoviti ka nisur sezonin e tij të katërt në radhët e Tiranës, i cili duket se do të jetë si tre të mëparshmit, me shumë oshilacione për një vend fiks në formacion. Megjithatë, sa herë dhe kudo që luan, ai tregon se është një ndër lojtarët fjalëpakë dhe punëshumë. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", 27-vjeçari shprehet se është gjithmonë në shërbim të ekipit, vetëm e vetëm që ai të arrijë suksese. "Për mua, rëndësi ka që të stërvitem mirë gjatë gjithë javës dhe më pas është trajneri ai që vendos nëse do të luajë, apo jo. Në më shumë se tre vjet që kam te Tirana, i kam provuar pothuajse të gjitha rolet në fushë dhe jam munduar të jap maksimumin. Detyra imë është që të jem gjithmonë në shërbim të ekipit në momentin kur më kërkohet,"- thotë Hajdari.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA.

Kombetarja e Shqiperise vazhdon humbjen e radhes duke u shpartalluar ne Tbilisi kunder Gjeorgjise 0-3 , dhe duke zbritur ne vendin e fundit ne grup si cdo here.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

KOMBETARJA.

Shqiperia: Gjeorgjia na kthen ne normalitet

Skuadra kuqezi e Briegel mundet 0-3 ne Tbilisi per eliminatoret e Euro 2004, duke zbritur ne vendin e fundit ne Grupin 10. Trajneri gjerman: "Vetem pas nje ose dy ditesh mund te flas per lojen e futbollisteve te mi. E vetmja gje pozitive eshte se kemi nje ndeshje te merkuren, per te ndrequr imazhin"

TIRANE - Shqiperia iu kthye vendit te fundit ne grup, ne eliminatoret e veprimtarive te medha, pasi humbi 0-3 ne Tbilisi me Gjeorgjine, per Euro 2004. Golat nga Shota Arveladze (2) dhe Aleksander Iashvili, te gjithe ne pjesen e pare, ishin rezultat i nje loje shume me te mire te vendasve. Tani, Gjeorgjia ndodhet ne vend te katert ne grup me 7 pike, ndersa Shqiperia mbetet e fundit me 5 pike pas 7 ndeshjesh. Takimi tjeter i grupit tone, ai mes Irlandes e Rusise perfundoi 1-1, duke i lene ekipet ne pozicionet e meparshme dhe duke i dhene shprese ruseve te synojne finalet.

Gjeorgjia shpetoi nje pjese te nderit te saj, duke fituar kete ndeshje. Sulmuesi Shota Arveladze shenoi golin e pare ne minuten e 8-te, duke lumturuar 18 mije tifozet ne stadium. Me pas mesfushori Mikheil Ashvetia gjuajti fort drejt portes duke shnderruar ne gol nje harkim te Alexandre Iashvilit ne 17'. Serish Arveladze u dallua, duke e cuar rezultatin ne 3-0, 2 minuta para fundit te pjeses se pare, me nje gjuajtje jashte zone.

Trajneri i Shqiperise, Briegel u detyrua te linte ne stol Beqirin, qe nuk ka zene ende vend mire te Metalurg Donjeck, Taren (te ardhur vone ne Tbilisi) e Bellain veteran, ndersa Skela ishte regjizori i lojes, megjithese jo ne formen e tij me te mire. Skuadra kuqezi u duk shume e dobet ne repartin e prapem dhe nga krahet, ku as Murati e as Bellai nuk ishin ne lartesine e duhur. Mbrojtja u corodit qe ne minuten e 10-te, pasi Nevil Dede ia la vendin Redi Jupit. Ne pjesen e dyte, Briegel hodhi ne fushe Klodian Duron, krejt pa pervoje futbolli zyrtar ndersa mbajti ne stol Devis Mukajn, nje lojtar qe ka luajtur per Tiranen 4 ndeshje zyrtare te Liges se Kampioneve, 5 miqesore nderkombetare ne Hungari dhe 2 ndeshje te kampionatit kombetar.

Kjo ishte ndeshja e pare e trajnerit te ri te Gjeorgjise, Merab Zhordania, qe eshte edhe president i Federates Gjeorgjane te Futbollit ndersa ekipi i tij, ende ka shpresa per nje vend te dyte ne grup, nese fiton dy ndeshjet e radhes. Gjeorgjia do luaje ndaj Shqiperise ne Tirane dhe Rusise ne Moske.

Skedina

E shtune, 17.00 (ora shqiptare), stadiumi "Boris Paichadze", Tbilisi

Gjeorgji-Shqiperi 3-0

Gjeorgjia: 1-Georgi Lomaia; 2-Zurab Khizanishvili, 3-Revaz Kemoklidze, 4-Vladimer Burduli (15-Alexandre Rekhviashvili 70), 5-Davit Kvirkvelia, 6-Levan Kobiashvili, 7-Georgi Nemsadze, 8-Mikheil Ashvetia, 9-Alexandre Iashvili, 10-Gocha Jamarauli (13 Malkhaz Asatiani 58), 11-Shota Arveladze (14-Georgi Demetradze 60).

Shqiperia: 1- Foto Strakosha; 2-Nevil Dede (2-Redi Jupi 10), 3- Geri Cipi, 4-Adrian Aliaj (18-Klodian Duro 46), 5-Besnik Hasi, 6-Lorik Cana; 7-Arian Bellaj, 8-Edvin Murati, 9-Ervin Skela, 10-Mehmet Dragusha, 11-Alban Bushi (17-Igli Tare 61)

Shenues: Shota Arveladze 8', 43', Mikheil Ashvetia 17'

Shikues: 18,000. Gjyqtar: Nicolai Vollquartz (Danimarke)

Grupi 10 N F B H Gol P

1.Zvicer 6 3 3 0 12-7 12

2.Irlande 7 3 2 2 10-9 11

3.Rusi 6 2 2 2 12-10 8

4.Gjeorgji 6 2 1 3 6-8 7

5.Shqiperi 7 1 2 4 8-14 5

Ndeshjet

Rusi-Irlande 4-2

Zvicer-Gjeorgji 4-1

Shqiperi-Zvicer 1-1

Rusi-Shqiperi 4-1

Irlande-Zvicer 1-2

Gjeorgji-Irlande 1-2

Shqiperi-Rusi 3-1

Gjeorgji-Zvicer 0-0

Shqiperi-Irlande 0-0

Gjeorgji-Rusi 1-0

Zvicer-Rusi 2-2

Irlande-Shqiperi 2-1

Irlande-Gjeorgji 2-0

Zvicer-Shqiperi 3-2

Irlande-Rusi 1-1

Gjeorgji-Shqiperi 3-0

Rusi-Zvicer 10.09.03

Shqiperi-Gjeorgji 10.09.03

Rusi-Gjeorgji 11.10.03

Zvicer-Irlande 11.10.03

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Shqiptaret ende nuk meritojne te gezohen
Nga Bledar KUKA

Shqiperia mori dje grushtin e radhes ne stomak ne perballje me Europen dhe endrra, te pakten, per nje vend te trete ne Grupin 10 eliminator te Euro 2004, u shua perfundimisht. E vetmja gje qe mbetet ne duart tona eshte kapercimi edhe nje here i Gjeorgjise, te merkuren me 10 shtator ne "Qemal Stafa", dicka qe e kemi bere edhe ne te shkuaren. Me 9 tetor 1999, kombetarja e drejtuar nga Astrit Hafizi arriti nje nga rezultatet me te mire ne historine e futbollit tone, mundi 2-1 Gjeorgjine, atehere kur duhej, duke zene vendin e parafundit ne grup per eliminatoret e Euro 2000.

Disfata e Tbilisit ka shume shkaqe, nje pjese te te cilave, modestisht do te doja te thoja se mund te jene keto, si me me poshte:

Lojtaret

Shume lojtare tanet kane probleme ne ekipet ku ndodhen, ose jane ende pa ekip. Keshtu, Klodian Duro vazhdon te stervitet te Tirana dhe nuk ka luajtur asnje minute futboll zyrtar. Alban Bushi mbetet pa skuader, duke mos luajtur, gjithashtu, per asnje moment zyrtarisht. Per te vazhduar me Lorik Canen, shqiptari nga Kosova nuk eshte i preferuar nga trajneri Halilhoxhic te Paris SG, ndersa Besnik Hasi vazhdimisht ka vuajtur nga konkurrenca te Anderlecht. Arian Bellai, me moshen e tij te madhe, ka zbritur nje kategori me poshte ne Greqi, ne te dyten, dicka qe nuk e ben shume terheqes, ndersa Mehmet Dragusha ne 3 ndeshjet e fundit te sezonit ne Gjermani (nga 6 gjithsej) e ka pare fushen e lojes vetem 4 minuta. Ne te kundert, Redi Jupi, eshte titullar i perhershem i Diyarbakirsporit, me perjashtim te javes se fundit, ku mungoi per shkak te nje kartoni te kuq.

Tradita

Nje nga pikat tona me te dobeta. Eshte thene e sterthene se kemi humbur shumicen e ndeshjeve zyrtare, gjate gjithe historise sone futbollistike. Sipas nje statistike, nxjerre nga libri i Besnik Dizdarit mbi kombetaren, ajo ka vetem 19 fitore ne 144 ndeshje te tilla. Pra, vetem rreth 13 perqind. Ne te kundert, Gjeorgjia eshte nje ekip i mesuar te mos dale ne vend te fundit, ndersa ne nje te kaluar me te larget, futbollistet e saj kane qene krenari e Bashkimit Sovjetik. E kam permendur si fakt, por duhet ta perseris se me 1982 Dinamo e Tbilisit ka fituar Kupen e Kupave. Dikush mund te thote "ehu, 1982 eshte larg", por ne jemi nga ata qe mburremi se kemi fituar nje Ballkaniade me 1946 apo se i kemi prishur pune Gjermanise Perendimore me 1967. Duam apo nuk duam tradita luan nje rol shume te madh, por kete ne nuk e kujtojme perpara se te mundemi, por vetem pasi e pesojme.

Organizimi i FSHF

Pas Asamblese qe nxorri fitues presidentin Armand Duka, ne FSHF pati nje fryme me pozitive pune dhe ndryshimet dhane disa rezultate. Qindra mije dollare fonde nga UEFA apo FIFA nisen te vihen ne pune, fusha futbolli nisen te rregullohen dhe risktrukturimi i Federates u duk prane. Sot, kur kane kaluar shume muaj, konstatohet nje ngecje. Ne personelin e Federates nuk jane bere ndryshimet e duhura dhe ajo nuk punon ende si nje "ekip". Shumekush aty fshihet pas hijes se "njeshit", te "shefit te madh". Mungojne idete dhe platforma te pakten persa i perket ekipeve kombetare. Neper gazeta jane botuar shume emra lojtaresh shqiptare qe luajne ne Europe, por FSHF nuk ka dashur t'ia dije per ta. Per me keq (dhe jo thjesht per faj te FSHF), dyshimet mbi skandalet e futbollit amator kane mbetur vetem dyshime, ndersa ne procesin e rregullimit te fushave te futbollit ka shume probleme. Fusha e stadiumit te Tomorit te Beratit, sipas futbollisteve dhe drejtuesve te Tiranes, nuk duket si e rikonstruktuar, ndersa duhej te kishte "fringo", por FSHF nuk duket se ka qene ne gjendje te kontrolloje fondin e saj prej 10 milione lekesh te reja.

Vazhdimesia ne pune

Kombetarja e Shqiperise ishte ne pozicion te mire pas gjysmes se pare te ndeshjeve eliminatore te Euro 2004. Me 5 pike pas 4 ndeshjeve te para, gjithcka jepte shprese. Por, ndoshta, harruam se kishte edhe 4 ndeshje, te mjaftueshme qe ne te rreshqisnim poshte nese vetekenaqeshin, ndersa kundershtaret te rifitonin token e humbur. Irlanda, Rusia dhe tani edhe Gjeorgjia ishin shume me te mire se ne ne gjysmen e dyte te sezonit. Nuk thone kot se llogarite behen ne fund. Kjo ka ngjashmeri si dy pika uji me eliminatoret e Boterorit 1986, kur Shqiperia kishte 4 pike pas 3 ndeshjesh, por mbeti me 4 te tilla pas 6 takimeve te plota. Punen e nisur, pra ende nuk dime ta cojme deri ne fund, nje e mete qe na duhet ta ndreqim.

Trajneri

Nuk eshte nder me te miret ne Bote, por eshte me i mire se c'mund te gjejme ne ketu ne Shqiperi. Duket se e ka kuptuar sesa e veshtire eshte te punohet ne vendin tone, mes nepotizmit e nderhyrjeve, apo edhe lenies gjithe barres atij mbi shpine. Briegel e tregoi seriozitetin e tij jo vetem me sukseset fillestare, por edhe me interesimin per fatet e lojtareve tane "legjionare" neper Europe, duke bere shume per ta. Shperblimi, deri tani, nuk eshte ai qe duhej te ishte. Ne nje interviste te pakkoheve me pare, gjermani ankohej per klimen mbytese te nderhyrjeve mbi vendimet e tij. Ndonese ai nuk hap rruge, lodhja ben te vetem dhe nga burime prane tij thuhet se Briegel po e kerkon serish te ardhmen ne Turqi.

Nepotizmi, dembelizmi dhe mungesa e oponences

Zakonet tona te prapambetura vazhdojne te luajne rol te vendosmerisht te keq ne pune, konkretisht ne futboll. Shumekush ndihmohet nga mbiemri qe te beje karriere dhe rendimenti i marre prej tij eshte me i vogel sesa nga ndonje tjeter qe do ta meritonte. Shoket vazhdojne te mbajne prej vitesh njeri-tjetrin ne pune.

Dembelizmi mbetet trashegim nga e kaluara socialiste (drejton i njejti brez) kur parimi ishte "tete ore ne pune dhe jo tete ore per pune".

Pasoje e nepotizmit dhe "profesionizmit te kafeneve" eshte mungesa e oponences. Sidomos ne sportin shqiptar eshte veshtire te gjesh specialiste qe t'i peshoje fjala, qe te vene gishtin ne plage e te japin rrugezgjidhje. Kjo ngaqe shumica i ngaterrojne marredheniet e punes me marredhenie shokesh, por edhe nga mungesa e tradites pluraliste ne mjedisin shqiptar, ku kritikat per punen merren si ofendime personale.

Fatkeqesia eshte se keto dukuri, duket, se do te vazhdojne gjate, te pakten derisa 30-vjecaret e sotem te marrin frenat e drejtimit, por pa ndihmen e miqve e kusherinjve. E rendesishme eshte qe, te pakten, media, t'i paraprije deshtimeve si ky i Tbilisit, dhe jo te ece si ta marre rrjedha, duke kaluar nga optimizmi i skajshem, ne nihilizem te plote. Te tregojme se syte na kane mbetur ne balle.

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

DINAMO :

Dinamo mund Apolonine me 3 gola te Ishkes
Sokol Ishka ishte lojtari vendimtar per Dinamon ne fitoren e miqesores ndaj Apolonise, te luajtur dje paradite ne fushen e stervitjes se klubit. Lojtari i ardhur nga Shkodra, pasi nuk mundi te cante ne javet e para te kampionatit drejt vendit ne formacion, u tregua shume i sakte me 3-goleshin e tij. Gjate ketyre diteve ishte folur per probleme te tij te Dinamo dhe per nje largim te mundshem, por vete Ishka deklaroi dje per TV Klan se "qellimi im eshte qe te ze vend ne formacionin e Dinamos".

'Korrieri'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Një lojë tepër e dobët e kombëtares sonë ka karakterizuar dështimin total të një skuadre që i mungon dëshira për të luajtur

Shqipëria e dobët, kthimi në identitet

Shkatërrohet 3-0 nga Gjeorgjia dhe rigjen sërish vendin e fundit në tabelën e klasifikimit

Shqipëria rikthehet sërish aty ku ishte. Ndeshjet e para të kombëtares sonë nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel, përveç atyre rezultateve pozitive na dhuruan shumë emocione dhe kënaqësi. U duk se filloi era e ndryshimeve për shqiptarët në futboll, por kjo mbeti vetëm një fasadë e cila kishte mbuluar këtë ekip që prej fitores me Rusinë në Shkodër e deri te humbja e Zvicrën në Gjenevë.

Kthim në identitet
Më në fund Shqipëria është rikthyer atje ku ishte para se të ndodhin evenimentet e lartpërmendura, te ajo Shqipëri e vjetër, të cilës i mungon dëshira për të luajtur. Tashmë kombëtarja jonë është rikthyer te tradicionalja, pasi më në fund ka rigjetur veten në vendin e fundit, vend të cilin të gjithë e kishin menduar se e larguan të paktën për këto eliminatore, ku madje si një kështjellë prej rëre u ngritën ëndrrat e një kualifikimi të mundshëm. Pas ndeshjes me Zvicrën në Gjenevë, gjithçka kthehet në shinat e zakonshme, pasi “shiu” Maqedonisë e Gjeorgjisë e “kalbi” fasadën e bukur. Shumë probleme prekën kombëtaren. Nga Maqedonia në Gjeorgji, në një hark kohor prej 17 ditësh, gjithçka do të kthehej si më parë.

Ndeshja
Ndeshja e djeshme në Tbilis me Gjeorgjinë ka treguar fytyrën e vërtetë të Kombëtares sonë. Për të harruar turpin me Maqedoninë të gjithë njëzëri premtuan se më 7 shtator do të ishte ndryshe, por në fushën e blertë nuk ndodhi ashtu. Gjoergjianët, ata që në 6 ndeshje të zhvilluara deri tani në elimininatoret e Euro 2004 kishin mundur të shënonin vetëm 3 gola, e pasurojnë golavarazhin e tyre brenda 90 minutave anti-Shqipëri, ku shënojnë lehtësisht 3 gola të tjerë dhe humbin një dyzinë me raste. Gjithçka ka filluar ters për trajnerin Brigel, që kishte zbritur si mbrojtje Deden në vend të Beqirit të skualifikuar dhe duke dërguar në tribunë mbrojtësin e vetëm në dispozicion, Dabullën. Për herë të parë ka nisur lojën si titullar Canaj, ndërsa në stol ishte Duro. Me Dragushën si mbështetës i Bushit në sulm.

Ndëshkimi
Vetëm 8 minuta pas fillimit të takimit, falë një gabimi të mbrojtjes sonë, gjeorgjianët kalojnë në avantazh me Shota Averladze. E sikur të mos mjaftonte dizavantazhi i shpejtë, kombëtarja merr një tjetër goditje në plagën e saj, në mbrojtje: dëmtohet Dede e Brigeli nuk e ka në stol mbrojtësin e vetëm Dabullën. Detyrohet të hedhë në fushën e lojës Jupin në vend të tij. Duke zhvendosur Bellain në mbrojtje. Por gjërat përkundrazi përkeqësohen: skuadra jonë duket se nuk ka dëshirë të luajë, është shumë e ngathët dhe e lexueshme. Ata pak topa kalojnë përpara. Ndërkohë që mbrotja alarmohet në çdo moment që kundërshtarët kalojnë vijën e mezit të fushës. Dhe nuk vonon goli i dytë i gjeorgjianëve. Në minutën e 18, një top në krahun e majtë të mesfushës sonë, zotërohet nga gjeorgjianët të cilët përfitojnë dhe nga një rrëshqitje e Çipit, duke shënuar me Mikaeil Ashvetja. Ndryshimi i fatit të një humbjeje që kishte marrë formë ka qenë i pamundur. Kuqezinjtë dalin disa herë portës së Gjeorgjisë, por nuk kërcënuan njëherë seriozisht. Ndërkohë që atëherë kur duhej edhe një minutë që të mbyllej pjesa e parë, Averladze firmos dopjetën personale në këtë takim dhe golin e tretë për vendasit. Ndërkohë që në 45 minutëshin e dytë mbizotëron një monotoni që nuk solli asnjë ndryshim në rezultat. Gjithsesi gjeorgjianët janë sërish ata që dominojmë dhe japin spektakël duke argëtuar publikun e tyre.

'Shekulli'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Brigeli: Të mërkurën për të shmangur vendin e fundit

Humbja zakonisht lë shije të hidhur, por momenti kur dhe mënyra se si erdhi humbja me Gjeorgji ishte me të vertetë fatale, dhe të bën të mendosh se në futbollin shqiptar ka krizë. Dhe një gjë e tillë, megjithëse me “dozat më të lehta” që ekzitojnë, kuptohet dhe në fjalët e trajnerit gjerman Hans Peter Brigeli të thëna menjëherë pas dështimit të Tbilisit. “E kam theksuar dhe më parë se ne erdhëm në këtë takim me shumë probleme të llojeve të ndryshme”. Dje skuadra ka zhvilluar një ndër ndeshjet e veta më të dobëta në eliminatoret e Euro 2004, dhe një gjë të tillë trajneri nuk është munduar në asnjë mënyrë ta shprehë. Por një ndeshje e tillë mund të ketë shumë peshë në vendimin përfundimtar të trajnerit gjerman në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të një kontrate deri në 2006 me kombëtaren shqiptare. Brigeli vazhdon ta mbajë larg një gjë të tillë, duke theksuar se është edhe një ndeshje për të luajtur. “Kemi dhe një mundësi tjetër për të rregulluar diçka nga kjo humbje,ku duhet patjetër të shmangim vendin e fundit në grup”,- ka mbyllur trajneri, i cili menjëherë ka kthyer sytë nga ndeshja e fundit e eliminatoreve duke shpresuar edhe te ndonjë përforcim tjetër si ai i Beqirit apo dhe i Rrakllit.

'Shekulli'
 
Top