Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??
DINAMO :
Aktualisht, me Dinamon stërviten më shumë se 30 futbollistë
"Mbipopullohet" stërvitja e bluve
Nga dita në ditë shtohen futbollistët e rinj që marrin pjesë në stërvitjen e bluve të kryeqytetit. Kështu, numri i lojtarëve që stërviten aktualisht me Dinamon duket se e ka kaluar 30-n, pa llogaritur këtu edhe katër lojtarët e tjerë që janë angazhuar me kombëtaren dhe ekipin Shpresa, si Lika, Xhafa, Xhihani e Deliallisi. Brenda këtyre javëve, sidomos në ditët e fundit, me blutë janë bashkuar disa lojtarë të ardhur nga ekipi i të rinjve, apo edhe nga qytete të tjera të vendit. Më parë, drejtuesit e skuadrës dinamovite kishin deklaruar se do ta reduktonin numrin e lojtarëve, duke e çuar deri në 25. Dhe kështu ndodhi kur u larguan nga skuadra disa nga futbollistët e rinj që u përzgjodhën nga trajneri rumun, Aurel Cikleanu, në muajin janar të këtij viti. Por tashmë duket se drejtuesit e skuadrës kanë ndryshuar strategjinë, duke afruar shumë lojtarë të rinj, të cilët mund të përfshihen në kontigjentin e Dinamos së ardhshme. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve, futbollistëve të Dinamos u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në stërvitje, për vetë faktin se mungon edhe stafi mjekësor. Mjeku Asllan Kasa është i angazhuar me ekipin kombëtar, ndërsa masazhatori Tomson Gjinali ka marrë lejen e zakonshme. Në mënyrë të diferencuar vazhdojnë të stërviten Tiko, Poçi, Alikaj e Çipi, ndërsa Dhëmbi është bashkuar me grupin.