Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sallaksi i kampionëve, i rikthyer nga 6 muaj huazim, po tregon vlerat e një talenti
Agolli: Dua trofe me bardheblutë
Tri ndeshje zyrtare në formacionin e parë, pas rikthimit nga huazimi dhe 2 gola të shënuar. Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe të talentuar, si Ansi Agolli, 21-vjeçari i ekipit Shpresa kuqezi si dhe mesfushori i Tiranës këtë sezon të ri duket edhe më i pjekur në të gjitha parametrat e lojës së futbollit. Huazimi në fazën e dytë të kampionatit të vjetshëm tek Apolonia bëri që Agolli të përmirësohej në lojën e tij dhe të fitonte përvojë. Tashmë tiranasi ka fituar besimin e trajnerit Sulejman Mema, i cili e ka aktivizuar si titullar ndaj Gracit, Dinamos dhe Lushnjës. Në dy takimet e para, ai mundi të shënonte pothuajse dy gola identikë, duke e shpërblyer më së miri besimin e të gjithëve. Për edicionin e ri Ansi shpreson të realizojë tre objektiva. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", ai mundohet t'i zbulojë ato. "Këtë vit me fanellën e Tiranës do të mundohem të arrij tre objektiva shumë të rëndësishme për veten time dhe klubin. Së pari, dua të stërvitem sa më shumë dhe më pas t'i mbush mendjen trajnerit për më aktivizuar në formacion. Së dyti, dyti dua të fitoj kampionatin, të cilin nuk munda të prek në kampionatin e kaluar, pasi isha i huazuar për 6 muaj te Apolonia. Së treti, fitimi i Kupës së Shqipërisë, është edhe ky një objektiv i rëndësishëm. Deri tani, unë kam fituar vetëm dy Superkupa, ndërkohë që dy trofetë e tjera ende s'i kam prekur. Për një të ri si puna ime këto synime janë shumë të rëndësishme",- shprehet mesfushori. Nga ajo që është parë së fundmi nga aktivizimi i tij në lojë, Agolli është preferuar të luajë në qendër të mesfushës dhe jo në krahun e majtë. Edhe me Shpresat ai luan në këtë rolin e fundit, megjithatë, edhe në këtë rol të ri që po e aktivizon tekniku Mema, djaloshi ndjehet mirë. "Me të rinjtë, por edhe sezonin e kaluar, kam luajtur në krahun e majtë të mesfushës. Ndërkohë që së fundmi po aktivizohem në qendër, një rol i ri për mua, ku po mundohem të jap maksimumin, madje edhe të shënoj. Më pas është trajneri ai që vlerëson",- përfundon deklarimin e tij mesfushori bardheblu, Ansi Agolli.
Aurel CELIBASHI

Sekretari dorëzon rregullohet lojtarëve
Përpara fillimit të stërvitjes së djeshme, sekretari i klubit, Shkëlqim Muça, u ka dorëzuar të gjithë lojtarëve rregulloren e sezonit të ri. Ajo ishte e miratur prej tij, presidentit El Sajed dhe trajnerit Mema. Në krahasim me sezonin e kaluar, ndryshimi i vjetshëm ishte se çdo fitore brenda apo jashtë do të vlerësohej 30 mijë lekë të reja, ndërsa barazimi jashtë fushe 10 mijë. Ndërkohë, për humbje brenda ose jashtë, ndëshkimi ishte po 30 mijë lekë të reja, ndërsa për barazimin brenda gjoba ishte 10 mijë lekë. Një pikë tjetër e rregullores që binte në sy ishin dhe marrëdhëniet brenda dhe jashtë skuadrës: lojtarët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe fanellën që mbajnë veshur.
A.CELIBASHI 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Kompania e sigurimeve nënshkruan kontratë 1-vjeçare me verdhezinjtë
SIGAL, sponsor zyrtar i Besës
Njëra nga kompanitë më të fuqishme shqiptare të sigurimeve, "SIGAL", ka nënshkruar dje një marrëveshje 1-vjeçare me Besën. Kësisoj, ekipi kavajas, duke filluar nga ndeshja e radhës me Elbasanin, do të zbresë në fushën e lojës me fanella, në të cilat do të stampohen edhe simbolet e kompanisë SIGAL. Lidhur me shumat e akorduara nga kjo kompani, për sponsorizimin e Besës, presidenti kavajas, Bizhdili, nuk pranoi t'i bënte ato të ditura për opinionin publik. "E rëndësishme, - theksoi presidenti kavajas ,- është se ne arritëm një marrëveshje të madhe. Kjo është një nisje e mbarë për futbollin e qytetit tonë. Realisht, jemi të privilegjuar, sepse jemi të parët që nëshkruajmë një kontratë të tillë".
Siç mësohet po nga presidenti i Besës, bluzat e skuadrës kavajase tashmë janë porositur të reja, me urgjencë, me qëllim që, të shtunën, ndaj Elbasanit gjithçka të materializojë marrëveshjen e lartpërmendur.
Ndihma e mëtejshme e SIGAL-it pritet të japë frytet e saj edhe në infrastrukturë. Bëhet e ditur se kjo kompani sigurimesh do të pajisë me materiale didaktike mjediset e brendshme të stadiumit "Besa".
Feriz Ferizaj 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Dy evropianet shqiptare do t'i luajnë me vonesë ndeshjet e kampionatit.

Vllaznia dhe Dinamo, ndeshjet të dielën
Vllaznia-Teuta dhe Shkumbini-Dinamo, ndeshjet e javës së dytë të kampionatit do t'i luajnë të dielën. Kanë qenë drejtuesit e sektorit të garave që e kanë konfirmuar një fakt të tillë. Sipas Hitajt, dy ndeshjet e javës së dytë do të luhen të dielën, në orën 16.30. Ky orar, që këtej e tutje, do të jetë koha e fiksuar e fillimit të ndeshjeve, deri në një urdhër të dytë të sektorit të garave. Shkak për këtë spostim të këtyre dy ndeshjeve janë bërë ndeshjet e kupës UEFA, që këto ekipe do të zhvillojnë jashtë Shqipërisë. "Skuadrat, që do të luajnë ndeshjet e kthimit për kupën UEFA, kanë kërkuar që ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të mos i luajnë të shtunën, pasi të enjten Vllaznia dhe Dinamo do të luajnë ndeshjet evropiane me Dandin dhe Lokerenin",- është shprehur Hitaj. Sipas shefit të garave, koha që këto dy ekipe kanë në dispozicion është shumë e vogël dhe kështu është menduar që ndeshjet e kampionatit të spostohen të dielën.

Astrit Hafizi, përgjegjësi i të rinjve në FSHF
Astrit Hafizi, prej ditës së djeshme, është përgjegjësi i ri i të rinjve në FSHF. Lajmi është konfirmuar dje, menjëherë pasi ka përfunduar një takim i shefit të sektorit të futbollit amator Millan Baçi, me të gjithë ish-shefat e zonave të ligës amatore. Sipas burimeve brenda FSHF-së, trajneri i njohur Hafizi, tani e tutje, do të punonjë në federatë, në vend të Shpëtim Duros. Ish-shefi i mëparshëm i të rinjve, Shpëtim Duro, tashmë ka kaluar si trajner i ekipeve kombëtare të moshave, duke lënë bosh postin e mëparshëm në FSHF, që tashmë do të mbahet nga Astrit Hafizi. Në mbledhjen që ka zhvilluar shefi i sektorit të amatorëve, Millan Baçi, me të gjithë përgjegjësit e mëparshëm të zonave, është vendosur që skuadrat e kësaj lige do të varen nga FSHF-ja dhe kjo e fundit do të merret me organizimin e kampionatit. Sipas Baçit, në ditët në vazhdim do të mësohen edhe detajet e tjera për këtë sektor të ri të FSHF-së.
O.A 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Trajneri Zhega vendos të luajë me skuadrën e kampionatit kombëtar
Vllaznia: Në Skoci, pa "mercenarë"
Vllaznia do të udhëtojë drejt Skocisë, për t'u ndeshur me Dandin, pa pasur në radhët e saj asnjë futbollist të huazuar apo ndonjë futbollist ish-kuqeblu. Ky ka qenë vendimi i marrë nga trajneri Medin Zhega, dy ditë para zhvillimit të takimit të kthimit për Kupën UEFA me skocezët. Duke anashkaluar plotësisht komentet për paraqitjen e dytë me Dandin, e cila tashmë nuk paraqet asnjë interes për shkodranët, trajneri Zhega u ka besuar futbollistëve që luajtën javën e parë të kampionatit me Partizanin. Dhe trajneri kuqeblu duket se ka plotësisht të drejtë, teksa kërkon konsolidimin sa më parë të asaj skuadre me të cilën do të paraqitet në kampionat. Para ndeshjes së parë u huazua me shumë bujë sulmuesi durrsak, Bledar Mancaku. Ai e justifikoi plotësisht veten e tij, duke bërë një paraqitje shumë të mirë në "Loro Boriçi". Por, çuditërisht, të shtunën e kaluar ai luajti për Teutën në kampionat, duke i hequr vetes të drejtën për të luajtur me Vllazninë në ndeshjen e kthimit në Skoci. Ende nuk dihet se përse veproi kështu sulmuesi durrsak, në një kohë që marrëveshja ishte krejt ndryshe. Nga ana tjetër, u fol shumë për mundësinë e rikthimit të të ikurve Bejzade, Ishka, Asllani, Devolli e Romanishin. Në këtë pikë, ka qenë vetë trajneri Zhega ai që e "ka ulur traun". "Unë nuk e di nëse këta lojtarë kanë pasur apo jo dëshirë të vijnë për të luajtur këtë ndeshje të dytë, ndaj FC Dandit. Edhe po të jetë kështu, unë, si trajner, nuk mund ta pranoj një gjë të tillë. Përderisa këta lojtarë tashmë kanë firmosur dhe janë pjesëtarë të skuadrave të tjera, nuk ka pse të vijnë të luajnë këtë ndeshje e pastaj të ikin të nesërmen prapë. Ne, si trajnerë, duhet të mendojmë edhe për të ardhmen e skuadrës që drejtojmë. Meqë në kampionat do të luajmë me këta të rinj, pse të mos ua japim shansin atyre këtë herë për të luajtur një ndeshje ndërkombëtare?" - ka sqaruar trajneri i Vllaznisë, Medin Zhega. Në këtë mënyrë, në ballafaqimin e nesërm me Dandin, kuqeblutë do të paraqiten me po ata lojtarë që debutuan në kampionatin e ri kombëtar, të shtunën, ndaj Partizanit. Natyrisht, do të jetë tejet e vështirë përballja me djemtë e trajnerit Daf, të cilët patën fituar edhe në Shkodër 2-0. Nga formacioni i asaj ndeshjeje, Zhega nuk do të ketë të gatshëm plot 4 lojtarë, pikërisht Devollin, Asllanin, Mancakun e Ishkën, që do të thotë se Vllaznia shkon thjesht për turizëm në Skoci, atje ku do t'u japë shansin 18-vjeçarëve të saj të provojnë shijen e të luajturit në Kupat e Evropës.
Gjergj Kola

Sulmuesi kuqeblu u kundërpërgjigjet vlerësimeve të trajnerit të tij
Martini: S'jam unë problemi i skuadrës
Reagimi i sulmuesit shkodran, Edi Martini, ka qenë i menjëhershëm ndaj trajnerit të tij, te Vllaznia, Medin Zhega. Fjala është për një kundërpërgjigje të futbollistit kuqeblu ndaj disa fjalëve të thëna nga ish-trajneri i kombëtares në adresë të tij, në një intervistë të një dite më parë. Tekniku shkodran e ka kritikuar mënyrën e të luajturit të këtij futbollisti, duke dashur të justifikojë edhe zëvendësimin e tij gjatë ndeshjes me Partizanin. Ka qenë pikërisht ky zëvendësim, që ka ngjallur shumë polemika mes tyre e për këtë qëllim, Martini kërkon të sqarojë, sipas idesë së tij, se defekti i lojës së Vllaznisë nuk qëndron tek ai. "Vërtet unë mund të lëviz më pak në fushë, sepse nuk gëzoj përgatitjen e duhur fizike, por, ama, rendimenti i lojës sime është më i madh se i shumë të tjerëve në skuadër. Edhe gjatë ndeshjes me Partizanin nuk kam luajtur keq, kam gjuajtur portën, kam dhënë asiste etj.",- ka thënë në fillim sulmuesi 28 vjeçar. Ka qenë minuta e 55-të e ndeshjes të së shtunës, kur trajneri Zhega ka larguar nga fusha Edi Martinin dhe ka aktivizuar të riun Franc Ahu. Ky zëvendësim nuk është pritur mirë nga sulmuesi i njohur. Prandaj Martini kërkon të të sqarojë këtë moment, që solli edhe polemika në momentin e ndërrimit në "Qemal Stafa". "Pakënaqësia ime në momentin e ndërrimit erdhi si pasojë e një veprimi jo të drejtë të trajnerit Zhega. Ju e patë vetë se të gjithë të pranishmit në "Qemal Stafa" nuk e miratuan zëvendësimin tim. Për më tepër, u habita nga fakti që, një trajner me kaq shumë përvojë, siç është Zhega, nuk arritka të dallojë dot se ku çalonte loja e skuadrës sonë. Ai nuk arriti të bënte asgjë atje ku ekipi pësoi tre gola, por u mor me mua". Kësisoj, sikurse kuptohet, "konflikti" mes dy palëve sa vjen e thellohet, aq më tepër kur sërish lojtari kërkon t'i tregojë trajnerit se, për të vërtetuar formën e një sportisti, nuk duhet të shohë gjendjen e para disa muajve, por këtë aktualen. "Te Zhega ndoshta ekziston ajo ideja e mospasjes së formës së duhur nga ana ime, por ai nuk duhet të shohë kasetat e 6 muajve më parë. Forma ime aktuale po vjen gjithnjë në rritje dhe, siç e thashë edhe më lart, vlerësimi më i drejtë jepet pas asaj çfarë paraqes në fushë. Unë kështu di të luaj. Kur e ndiej se jam i zoti të luaj, dua të jem me çdo kusht në fushë. Ndryshe dal vetë jashtë saj, kur e shoh se nuk jam i vlefshëm për skuadrën",- ka përfunduar sulmuesi i Vllaznisë, Edi Martini.
Gjergj Kola

Presidenti i kuqebluve premton përforcime
Çela: Do të sjellim lojtarë të huaj
Ekipi shkodran, shumë shpejt, do të ketë në gjirin e tij lojtarë të tjerë cilësorë. Ata do të jenë pjesë e merkatës, që drejtuesit e rinj të Vllaznisë kanë vendosur të bëjnë. Madje, presidenti i këtij klubi, Agron Çela, ka thënë dje për "Sportin shqiptar" se këto përforcime do të bëhen deri në fund të kësaj jave. "Futbollistët e rinj do të vihen sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Zhega",- ka pohuar numri 1 i kuqebluve. Në fakt, ka qenë vetë tekniku Zhega ai që ka lëshuar "alarmin" për blerje lojtarësh, pasi skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për ta. "Ne kemi biseduar me stafin teknik të Vllaznisë për një problem të tillë dhe kemi mësuar prej tyre nevojat që ka skuadra. Tashmë puna jonë ka filluar për t'ua realizuar këtë kërkesë trajnerëve. Kemi filluar kontaktet me disa futbollistë, për t'i afruar te Vllaznia. Bëhet fjalë për futbollistë të huaj dhe jo shqiptarë, të cilët, besoj deri në fund të javës, do të kenë mbërritur në Shkodër",- ka shtuar presidenti Agron Çela. Largimet e shumta të futbollistëve nga ky ekip kohët e fundit e kanë dobësuar atë së tepërmi. Nevojat më të mëdha skuadra duket se i ka në lojën e krahut dhe të mbrojtjes. Pra, presidenti Çela kërkon të sjellë te Vllaznia një apo dy mesfushorë dhe një sulmues, për ta vënë përkrah të kapitenit Sinani.
Gjergj Kola

Kuqeblutë, sot fluturimi drejt Skocisë
Në orën 10.00 të paradites së sotme, ekipi i Vllaznisë do të niset drejt Skocisë. Fillimisht kuqeblutë do të udhëtojnë me autobus nga Shkodra për në Rinas. Më pas, në orën 12.45, shkodranët do t'i hipin avionit të shoqërisë ajrore "Alitalia" dhe do të vijojnë udhëtimin e gjatë Rinas-Milano-Londër-Gllazgou. Në përbërje të delegacionit kuqeblu do të jenë rreth 30 vetë; përfshihen: 18 lojtarë, 4 trajnerë, mjeku dhe masazhatori, sekretari i klubit Agim Medja si dhe drejtuesit e lartë të tij, presidenti Agron Çela dhe dy zëvendësit e tij, Xhevdet Amuli e Valter Fushaj.
Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Besa: Kush na e "grabiti" Renaton?
Me sa duket, "pirateria", si në shumë fusha të tjera të jetës shqiptare, ka përfshirë edhe futbollin. Nëse jo deri në atë pikë, sa të "vidhet" sheshit, deri diku ky fenomen është bërë bashkëudhëtar i këtij sporti në Shqipëri. Rasti më i fundit i një "zhvillimi" të tillë është përplasja e drejtuesve të Besës së Kavajës me ata të Partizanit për një futbollist brazilian, të mbërritur dje në Rinas. Në fakt, në këtë lojë kanë fituar ata që janë zgjuar më herët, pra drejtuesit e të kuqve (kanë qenë edhe më afër aeroportit), ndonëse futbollisti brazilian, Renato Rodriguez Cohelo, ka mbërritur në vendin tonë me ftesë të klubit kavajas. Nuk dihet se si ka ndodhur keqkuptimi mes drejtuesve të këtyre dy klubeve shqiptare, por e vërteta, sipas burimeve të zyrtarëve të aeroportit të Rinasit, është e tillë: Sapo ka shkelur në tokën shqiptare, futbollisti brazilian u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të Rinasit që të kontaktojnë me ndonjë drejtues të Besës së Kavajës, për t'i vënë në dijeni për mbërritjen e tij në Shqipëri. "Unë jam futbollist dhe vij nga Brazili. Këtu në xhep kam një ftesë të presidentit të Besës, të shoqëruar edhe me sqarimet shoqëruese të udhëtimit për në Shqipëri të menaxherit tim, e cila më ka bërë të nisem për këtu. Dua të shkoj te Besa për t'u provuar dhe për të nënshkruar një kontratë me këtë skuadër." Kaq ka thënë braziliani dhe më pas autoritetet e aeroportit kanë kontaktuar me klubin e futbollit kavajas, duke u transmetuar drejtuesve të tij kërkesën e brazilianit. Mirëpo, në këtë kohë, "si rrufeja" janë gjendur në aerportin e Rinasit, të njoftuar nga kushedisekush, disa drejtues të klubit të kuq, të cilët e kanë "përlarë" brazilianin Renato, që ishte nisur për te Besa. Nga ana tjetër, drejtuesit e Besës kanë mbërritur me vonesë, bashkë me menaxherin shqiptar të brazilianit, duke mos e gjetur futbollistin aty. Pasi kanë marrë vesh për "grabitësit" e futbollistit në fjalë, menaxheri dhe drejtuesit e klubit verdhezi kanë filluar përpjekjet për t'u lidhur me të kuqtë. Mirëpo, sipas zyrtarëve të Rinasit, që e kanë përcjellë jo pa nënqeshje këtë histori të veçantë, lidhja e dy palëve deri në orët e pasdites së djeshme ka qenë e pamundur. Sidoqoftë, duke e lënë mënjanë subjektin e kësaj "telenovele" të veçantë, ia vlen të japësh një gjykim: Merkatoja në futbollin shqiptar po kalon çdo cak, jo vetëm në aspektin e cilësisë së "import-eksporteve" të futbollistëve, por edhe në mbajtjen e "llafit të burrit", që te presidentët e skuadrave shqiptare duket se është konvertuar në "pirateri" sheshit.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Mbrojtësi vlonjat që këtë sezon luan për "Djemtë e detit", i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë
Driza: Teuta të jep shanse për trofe
Johan Driza, futbollisti i njohur vlonjat i dekadës së fundit, ka mbërritur pa shumë bujë këtë sezon te Teuta. Drejtuesit e skuadrës durrsake, duke i njohur mirë aftësitë e këtij futbollisti, i bënë një ofertë për t'u bërë pjesë e planeve të tyre. Dhe mbrojtësi vlonjat, duke parë problemet që po kalonte skuadra e tij mëmë, Flamurtari, nuk ngurroi të fillonte një eksperiencë të re, me një skuadër tjetër të kampionatit shqiptar. Që në ndeshjen e parë të kampionatit të ri, luajtur mes Teutës dhe Shkumbinit në "Niko Dovana", Driza tregoi se është një futbollist i domosdoshëm dhe me vlera për bregdetarët. Siguria në mbrojtje dhe lëvizshmëria deri në vijën sulmuese ka bërë që shumë shpejt vlonjati të fitojë zemrat e sportdashësve durrsakë. Në deklarimin e tij të parë, që kur ka ardhur te Teuta, Driza do të shprehej për "Sportin shqiptar":
- Driza, a jeni ambientuar plotësisht te Teuta?
- Ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi. Kushtet që të ofron ky klub janë tepër profesionale. Edhe mbështetja e drejtuesve të skuadrës apo e tifozëve durrsakë është mjaft e ngrohtë. Kësisoj, them se e ndiej veten plotësisht pjesë të ekipit.
- Të shtunën e kaluar nënshkruat fitoren e parë me Teutën. Si e vlerësoni këtë sukses?
- Ishte një fitore e vështirë, por e merituar. Kemi këmbëngulur vazhdimisht, derisa arritëm të shënonim golin e fitores. Morëm 3 pikët e para të këtij kampionati, edhe pse nuk shkuam dot më tej se shënimi i një goli. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti që i bëmë një fillim të mbarë kampionatit.
- Braktisët Flamurtarin tuaj të zemrës dhe zgjodhët Teutën për vazhdimin e karrierës suaj. Pse pikërisht këtë skuadër?
- Zgjodha Teutën, sepse është një ekip ku futbollisti mund të mësojë shumë. Mbi të gjitha, është një ekip që të jep shanse për të fituar trofe. Ky faktor dhe vlerësimi që më ka bërë klubi e presidenti Hasanbelliu mendoj se ndikuan në vendimin tim.
- Pra, ju besoni se Teuta, me këtë grup lojtrësh që ka, mund të fitojë ndonjë trofe?
- Besoj se po. Nëse qëndrojmë me këmbët në tokë dhe i vlerësojmë maksimalisht të gjitha ndeshjet, i kemi të gjitha shanset të rivalizojmë denjësisht me skuadrat e tjera. Sa për fitimin e trofeve, nuk mund të flas, sepse kampionati është i gjatë.
- Si e vlerësoni repartin e mbrojtjes te Teuta?
- Është një repart i konsoliduar dhe me futbollistë cilësorë.
- Me çfarë objektivi shkon skuadra juaj e re në Shkodër?
- Do të kërkojmë të kapim rezultatin pozitiv, megjithëse përballë do të kemi një ekip të fortë, si Vllaznia.
Llambi Kallço

Teuta: Ndaj Vllaznisë, pa Toshkollarin dhe Babamustën
Dy prej futbollistëve bazë të mesfushës së Teutës, Toshkollari dhe Babamusta, ashtu si edhe në sfidën e parë të kampionatit, me Shkumbinin e Peqinit, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës me Vllazninë. Burime nga stafi mjekësor i Teutës bëjnë të ditur se këta dy futbollistë ende nuk janë të gatshëm për t'u aktivizuar në ndeshjet zyrtare, ndonëse stërvitjen e vazhdojnë rregullisht. Toshkollari mendohet të riaftësohet brenda dy javësh, ndërsa dëmtimi i Babamustës kërkon një kohë më të gjatë.
Llambi Kallço


Futbollisti që ka provuar disa skuadra, flet për portokallinjtë
Osmani: T'i rikthejmë Elbasanit lavdinë
Që nga fillimi i këtij viti, futbollisti i shquar Oltion Osmani është rikthyer në radhët e ekipit të qytetit të tij, tek Elbasani. Mbrojtësi i fuqishëm dhe i pagabueshëm elbasanas, gjatë këtij edicioni futbollistik, do të jetë sërish pjesë e portokallinjve. Në ndeshjen e parë të këtij kampionati, Osmani u përpoq mjaft t'i neutralizonte sulmuesit e rrezikshëm të Flamurtarit. Madje, ishte pikërisht ky futbollist, që shmangu në disa raste gola të tjerë të sigurt.
- Një fitore e mundimshme e Elbasanit në javën e parë të kampionatit të ri. Meritë e Flamurtarit apo...
- Para së gjithash, më vjen mirë që Elbasani arriti ta fitonte këtë ndeshje. Në përfundim të 90 minutave të gjithë dolëm të kënaqur, sepse siguruam 3-pikëshin. Në fakt, për të arritur te fitorja, ekipit iu desh të djersijë shumë. Në pamje të parë, nga të gjithë, Flamurtari konsiderohej si një skuadër që do të dorëzohej lehtë në "Ruzhdi Bizhuta". Mirëpo, në fushë rezultoi e kundërta. Flamurtari ishte i përgatitur mjaft mirë, sidomos teknikisht.
- Si shpjegoni faktin që, në pjesën e parë, Elbasani nuk arriti të luajë qartë dhe bëri shumë gabime në mbrojtje?
- Realisht, mobilizimi i të gjithë futbollistëve ka qenë në shkallën e duhur. Mirëpo, me sa duket, tensioni psikologjik, i transportuar te futbollistët nga sportdashësit, që kërkonin fitoren patjetër, pati ndikimin e tij. I shpëtuam kësaj situate vetëm në pjesën e dytë. Humbja e qetësisë solli edhe pasiguri në repartin e mbrojtjes, sidomos në pjesën e parë.
- Atëherë, çfarë ndryshoi tek Elbasani në pjesën e dytë?
- Në pushimin e ndeshjes diskutuam gjatë për gabimet e pjesës së parë. Falë inkurajimit të drejtuesve teknikë të skuadrës, arritëm ta kapërcenim "ngërçin" që na kishte mbërthyer në gjysmëlojën e parë të takimit me Flamurtarin. Besimi te forca reale e skuadrës dhe rikthimi i qetësisë te futbollistët u shoqërua me një përmirësim të dukshëm të lojës, në të gjitha drejtimet.
- Sivjet kampionati luhet sipas një formule të re. A mendoni se ky Elbasan do të "tretet" rrugës së gjatë të kësaj gare?
- Kurrsesi. Elbasani po përgatitet të jetë një kockë e fortë për të gjithë kundërshtarët, deri në javën e fundit. Realisht, formula e re e zhvillimit të kampionatit do të sjellë rivalitet dhe lojëra më të bukura. Rëndësi ka që gara të jetë e ndershme.
- Cilat janë synimet e Elbasanit në Kampionatin e 65-të Kombëtar të Futbollit?
- Objektivi ynë është që, në mbyllje të sezonit, të zëmë një nga gjashtë vendet e para. Me rastin e jubileut, 90-vjetorit të themelimit të klubit, do të dëshironim që Elbasanit t'i rikthenim shkëlqimin e dikurshëm. Mundësitë për ta arritur këtë objektiv ekzistojnë.
Fatmir Popja

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Presidenti i FSHF-së hedh poshtë supozimet për largimin e Brigelit
Duka: Kombëtarja, llotari e baste? Të hetohet!
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pohuar dje se FSHF-ja është e gatshme të hetojë edhe mbi ndeshjet e kombëtares. Sipas tij, hetimi për dy ekipet shqiptare, që supozohet se kanë shitur ndeshjet është kërkuar nga UEFA, e cila prej ditësh konsultohet me drejtuesit e FSHF-së. Presidenti Duka nuk ka harruar të flasë edhe për kombëtaren kuqezi dhe Brigelin në prag të ndeshjeve me Gjeorgjinë.
- Zoti president, para tri ditësh presidenti i Dinamos u është kundërpërgjigjur akuzave të bëra për shitje ndeshjesh. Cili do të ishte mendimi juaj?
- Unë, personalisht, nuk di gjë për këtë kundërpërgjigje, pasi nuk kam folur me Delijorgjin. Për sa u përket reagimeve të bëra në shtyp, jam shumë i hapur ndaj tyre. Meqenëse FSHF-ja do të hetojë për dy ndeshjet e kupës UEFA, mund të ndodhë të hetohet edhe ekipi kombëtar. Nëse ndonjëri, kushdoqoftë, ka ndonjë fakt për shitje ndeshjesh të ekipit kombëtar, jam i gatshëm t'i pranoj të gjitha faktet që ekzistojnë, ashtu siç jam i hapur dhe për dy ekipet e tjera, për të cilat tashmë ka filluar hetimi. Kushdoqoftë që disponon fakte për këtë çështje, mund të vijë në Federatë dhe t'i dorëzojë të gjitha këtu. Më pas, do të jetë prokuroria që do ta marrë në shqyrtim çështjen.
- Nga u nisët për të hapur një hetim për Vllazninë dhe Dinamon?
- Para pak kohësh, kemi pasur një korrespondencë me UEFA-n për këtë çështje. Pikënisje kanë qenë artikujt e shumë gazetave vendase dhe të huaja. Juristi i UEFA-s është konsultuar me FSHF-në për këtë çështje, duke vendosur të hapet një hetim për fjalët që qarkulluan në shtyp. FSHF-ja, që ishte shumë e interesuar për këtë fakt, vendosi të hapet një hetim për këto ngjarje, të cilat me të vërtetë godasin rëndë futbollin.
- Deri ku ka shkuar hetimi?
- Ju thashë që konsultohemi vazhdimisht me zyrën juridike të UEFA-s. Ata, por edhe ne, jemi në fazën e mbledhjes të fakteve për t'ua servirur organeve hetimore, të cilat do të bëjnë punën e tyre. Deri tani, asnjë dokument nuk ka shkuar në prokurori. Shumë shpejt do të bëhet dhe kjo gjë, pasi tani kryesorja është të mbledhim faktet për këtë rast.
- Brigeli, pas ndeshjes me Maqedoninë, ka shprehur hapur pakënaqësinë për futbollistët. Ç'mendim keni?
- Edhe në skuadrat e mëdha, futbollistët në kësilloj ndeshjesh nuk e marrin seriozisht miqësoren. Kjo ndodhi edhe me ekipin tonë, i cili në atë ndeshje nuk tregoi vlerat e vërteta. Gjithsesi, prova e vërtetë e për këta futbollistë do të jenë ndeshjet me Gjeorgjinë.
- Trajneri gjerman thuhet se nuk do të jetë më trajneri i kombëtares, pas tri ndeshjeve me Gjeorgjinë dhe Portugalinë?
- Absolutisht jo. Nga ajo që di unë, Brigeli është dhe do të jetë trajneri i kuqezinjve deri më 11 tetor, kur i përfundon kontrata. Më pas do të diskutojmë. Ajo që mund të them tani është se Brigeli është trajneri ekipit përfaqësues.
Olsi Avdiaj

Brigeli, lista të premten
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë ka vendosur të publikojë të premten emrat që do të grumbullojë për ndeshjet me Gjeorgjinë. Lajmin e ka konfirmuar dje shefi i sektorit të ekipeve kombëtare, Besnik Çela. Sipas tij, trajneri gjerman do të sjellë në FSHF më datë 29 gusht listën emërore të futbollistëve, që do të grumbullojë në ndeshjen me Maqedoninë. Çela ka shtuar se lista mendohet se do të ketë pak ndryshime, mes të tjerave thuhet se do të shtohet dhe Fatmir Vata. Shefi i sektorit të ekipeve kombëtare më pas ka pohuar se Brigeli do të jetë në Tiranë më 1 shtator, së bashku me ndihmësin e tij Ros dhe fizioterapistin Jakuin. Gjithashtu, nga Çela është mësuar se edhe lista emërore e ekipit U-21 do të publikohet të premten. Arsyeja e kësaj shtyrjeje të publikimit të kësaj liste ka qenë sërish Brigeli. Edhe këtë radhë trajneri gjerman i kombëtares ka ndërmend të grumbullojë disa prej futbollistëve që luajnë me Shpresën, kështu që trajneri Hasan Lika nuk mund ta publikonte dje listën e ekipit të tij.

FSHF: Ishka ok, Bejzades i mungojnë dokumentet
Ishka ka arritur të federohet dje nga sektori i garave, ndërkohë që Bejzade, nëse nuk plotëson dokumentet, nuk luan as këtë javë me Partizanin. Ka qenë ky konstatimi i ardhur nga sektori i garave për dy futbollistët, të cilët u larguan nga Vllaznia në drejtim të kryeqytetit. "Deri tani, mund t'ju them se Ishka i ka të gjitha dokumentet në rregull dhe, sipas aktmarrëveshjes së bërë nga FSHF-ja, pas ndeshjes së dytë së Vllaznisë në kupën UEFA, futbollistët e këtij ekipi mund të federohen diku tjetër. Afati përfundon më datë 29 gusht",- është shprehur Hitaj. Sipas Hitajt, nga konstatimet ka dalë që Bejzades i mungojnë disa dokumente dhe prandaj nuk është federuar ende. "Menjëherë pasi sulmuesi tiranas të sjellë dokumentet e plota në FSHF, do të luajë me ekipin e Partizanit",- ka shtuar Hitaj. Gjithashtu mësohet se deri tani në sektorin e garave ekipi i Tiranës nuk ka sjellë asnjë shkresë për të federuar Klodian Duron, i cili pritet të firmosë së shpejti me bardheblutë dhe të aktivizohet në kampionat.
O.A.

Fushat peng i komitetit ekzekutiv
Në mbledhjen e fundit, anëtarët e komitetit ekzekutiv vendosën se çështja e përzgjedhjes së firmës që do të shtrojë fushat e futbollit në Shqipëri do të diskutohet mbledhjen e ardhshme të komitetit. Kanë kaluar disa ditë dhe ende anëtarët e komitetin nuk janë mbledhur për të përfunduar tenderin, që ka nisur që në muajin korrik. Edhe në FSHF, dje, asnjë nuk të jepte dot përgjijge se kur do të jetë mbledhja e radhës e komitetit ekzekutiv, e cila do të vendosë mbi këtë çështje. Një fakt qëndron. Shumë stadiume të Shqipërisë presin firmën që do të fitojë, për të filluar shtrimin e tapetit të blertë. Madje, disa stadiume të rretheve kanë përfunduar drenazhimet dhe presin vetëm lajme të mira nga komiteti ekzekutiv, i cili duhet të hapë dritën jeshile që këto fusha të përfundojnë. Kështu, stadiumi i Ballshit dhe Kavajës prej një viti nuk po përfundojnë dot, pasi nuk ka ardhur tapeti, çka ka sjellë dhe shtegëtimin e këtyre dy ekipeve në Durrës dhe Patos, derisa të rregullohet situata. E njëjta gjendje edhe me stadiumin "Roza Haxhiu", ku tashmë kanë përfundur të gjitha punimet, që janë financuar nga bashkia e klubi dhe tani pritet vetëm investimi i FSHF-së. Edhe në javën e parë të kampionatit, në shumë fusha ku është investuar nga federata kanë dalë probleme. Kujtojmë këtu fushat e Durrësit dhe Beratit, ku nuk mund të luhej futboll. Gjithsesi, duket se komiteti ekzekutiv ka të ngjarë të mos mblidhet fare këtë javë dhe, nëse ndodh kështu, përzgjedhja e firmës fituese të tenderit mund të mësohet vetëm pas dy ndeshjeve të kombëtares me Gjeorgjinë.

Sulmuesi me numrin 9 ka shënuar dy gola ndaj Vllaznisë dhe është i bindur se këtë vit do të fitojë një trofe
Abilio: Rikthehem për t'u shpallur kampion
Sulmuesi i Partizanit, braziliani Abilio, është mëse i bindur se këtë sezon skuadra e tij do të shpallet kampione e Shqipërisë. Rikthimi i tij te të kuqtë ka korresponduar me dy gola, në përballjen e së shtunës ndaj Vllaznisë. Jo vetëm që ka arritur të shënojë, por numri 9 i të kuqve ka treguar edhe një nivel të lartë të përgatitjes fizike dhe tekniko-taktike. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", sulmuesi, me shqipen e tij të përmirësuar, është shprehur:
- Abilio, keni qenë deciziv për Partizanin në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë, në atë fitore të pastër 4-1. Çfarë do të thoshit?
- Jam shumë i kënaqur për këtë fitore të parë si dhe për dygolshin e shënuar. Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe në fund arritëm të konkretizonim me 4 gola. Më mirë se kaq, nuk ka ku të shkojë.
- Si po ju duket Partizani i sivjetshëm?
- Shumë i mirë. Në skuadër po shoh ndryshime cilësore dhe shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë dëshirë të fitojnë. Kjo më mbush me shpresë se këtë vit do të bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë tifozëve për t'u shpallur kampionë. Kjo ka qenë arsyeja pse unë u riktheva.
- Në skuadër ka ardhur dhe një trajner i ri, si Spahiu. Si po ju duket, në kaq pak kohë stërvitje që keni me të?
- Është një trajner i përgatitur dhe që kërkon shumë prej ne sulmuesve. Deri tani ka punuar me një profesionalizëm të lartë dhe unë në drejtimin e tij ndihem mirë. Shpresoj të kem një marrëdhënie të tillë edhe në vazhdim.
- Ju kishte munguar Partizani gjatë peridhës gjashtëmujore që ishit në vendlindje?
- Shumë. Megjithatë, unë arrija të merrja informacion nga dy patriotët e mi, Zheraldinjo dhe Karioka, që ndodheshin këtu.
- Me ty në skuadër është rikthyer edhe patrioti tjetër, Rosha. Së bashku dhe me Kariokën përbëni treshen braziliane, që do të kërkojë ta shpallë Partizanin kampion apo jo?
- Jo vetëm ne të tre, por edhe pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Me mbështetjen e tifozëve tanë të zjarrtë, të jeni të bindur se kemi për t'ia arritur qëllimit.
- Cilat janë skuadrat e sivjetshme, që mund t'ju bëjnë rezistencë drejt objektivave?
- Ato të zakonshmet, duke filluar me Tiranën, Dinamon, Teutën dhe Vllazninë. Besoj se ndërmjet tyre dhe neve do të diskutohet lufta për titull.
- Java e dytë ju rezervon një ballafaqim tjetër në kryeqytet ndaj lushnjarëve. Si e parashikoni këtë takim?
- Do të jetë i vështirë, pasi Lushnja vjen pas një humbjeje të thellë me Tiranën dhe me ne do të kërkojë ta harrojë atë disfatë të pësuar. Megjithatë, fakti që luajmë në fushën tonë, do të na i shtojë mundësitë për të marrë tripikëshin e dytë radhazi.
Aurel CELIBASHI

Bejzade, stërvitja e parë si i kuq
Dje pasdite, në orën 17:30, në kompleksin Partizani, është parë të fillonte stërvitjen parë me të kuqtë sulmuesi Skerdi Bejzade. Ai është vënë menjëherë në urdhrat e teknikut Ilir Spahiu, i cili dje ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për këtë javë. Ish-sulmuesi i Dinamos dhe së fundmi i Vllaznisë, pas disa ecejakeve, me në fund ka vendosur që deri në përfundim të fazës së parë të luajë me Partizanin. Problem është fakti se lojtari nuk është i federuar në listën e klubit dhe nuk dihet nëse do të aktivizohet apo jo që në javën e dytë ndaj myzeqarëve. Nga ajo që mësohet në FSHF, duhet të jetë Komiteti Ekzekutiv që duhet të vendosë për federimin e Bejzades dhe Ishkës, respektivisht me skuadrat e Partizanit dhe Dinamos. Ndërkohë, ajo që e ka shqetësuar dje teknikun Spahiu ka qenë mungesa në stërvitje e mesfushorit të krahut, Gjergji Muzaka. Lojtari i ekipit Shpresa është dëmtuar së fundmi në këmbë dhe dje nuk është stërvitur fare. Pritet që në ditët në vazhdim të vendoset për të nga ana e stafit mjekësor.
A.C.
'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Trajneri blu pohon se ndeshja e kthimit për Kupën UEFA ka më shumë vlera statistikore
Marko: Lokereni nuk do të jetë formalitet
Trajneri i Dinamos, Andrea Marko, në një deklaratë dhënë dje në lidhje me ndeshjen e së enjtes me Lokerenin, ka pohuar se skuadra do të mundohet të luajë në mënyrë sa më dinjitoze. Ai ka thënë se ekipi gëzon një formë të mirë dhe këtë gjë do ta demonstrojë edhe në takimin e nesërm ndaj belgëve. Ndërkohë, trajneri i bluve është shprehur se për kualifikim nuk mund të bëhet fjalë, ai mund të konsiderohet i mbyllur që në takimin e parë në Tiranë, ku Dinamoja humbi me rezultatin e thellë 4-0. Por, Marko ka thënë se kjo ndeshje nuk do të jetë thjesht formalitet, sepse, para së gjithash, ka vlera statistikore. Sipas trajnerit blu, Dinamoja në këtë ndeshje do të kërkojë të prishë atë imazh të keq që u krijuan pas takimit të Tiranës, ku ekipi luajti shumë dobët. Më konkretisht, tekniku i bluve është shprehur:
"Jemi përgatitur për të luajtur një ndeshje sa më dinjitoze, duke dashur të korrigjojmë sadopak atë paraqitje të dobët që bëmë në ndeshjen e parë në Tiranë. Për kualifikim nuk mund të bëhet fjalë, sepse rezultati 4-0 i takimit të parë të bën të mendosh se gjithçka ka përfunduar. Por ne nuk e konsiderojmë si formale ndeshjen e kthimit dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Është një ndeshje që ka rëndësi për vlerat e saj statistikore. Do të kërkojmë të luajmë futboll të bukur, ndërsa, për sa i përket rezultatit, le t'ia lëmë më mirë fushës së lojës. Ekipi ka treguar një formë të mirë në ndeshjen e fundit me Besën, ku mbi të gjitha u vu re një grintë më e madhe në lojë. Nuk e kemi vendosur ende se kush do të jetë formacioni që do të luajë që nga minuta e parë, pasi kemi edhe dy ditë kohë. Ky formacion do të kushtëzohet nga mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm, si dhe nga dëmtimet që kemi. Duhet të them se do të mendojmë edhe për ndeshjen e kampionatit, që do të luajmë të dielën në Peqin, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Kemi bërë një nisje të mirë në rrugën e gjatë të kampionatit dhe do të mundohemi të vazhdojmë kështu. Megjithatë, në Belgjikë besoj se do të luajmë një ndeshje të bukur e dinjtoze, pasi ekipi është mirë edhe nga ana psikologjike".
Trajneri i bluve nuk do të ketë të gatshëm ndaj Lokerenit: Ziambon, Kaseken, Dervishin, Gaçajn dhe Kalarin, të cilët nuk kanë udhëtuar dje drejt Belgjikës. Ndërsa në dyshim janë mesfushorët Bakalli e Dhëmbi, për shkak të dëmtimeve që kanë pasur ditët e fundit.
Ndërkohë, akuzat e drejtuesve të FSHF-së, për shitje të ndeshjes së parë me Lokerenin nga ana e Dinamos, trajneri Marko i ka quajtur ato tjesht supozime. Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për nivelin e skuadrave shqiptare në kompeticionet evropiane, ku ka pasur edhe paraqitje më të dobëta.
Fatjon RUPI

Delegacioni blu, dje drejt Belgjikës
Pas marrjes së vizës në orën 10.00, blutë janë grumbulluar në tavernën "Dajti", ngaku më pas është bërë nisja për në aeroportin "Nënë Tereza". Blutë kanë udhëtuar me linjën Tiranë-Milano-Bruksel. Nisja është bërë në orën 13.00 nga Rinasi, ndërsa ekipi ka mbërritur në Belgjikë rreth orës 21.00. Përveç stafit teknik dhe lojtarëve, në delegacionin dinamovit, që ka udhëtuar dje drejt Belgjikës, bënin pjesë edhe presidenti Mihal Delijorgji, shefi Gjergj Ruli, drejtori teknik Mujo Targaj, inspektori Gani Xhafa etj. Grupi i lojtarëve që ka shkuar në Belgjikë përbëhej nga: Lika, Gjika, Pisha, Gallo, Alikaj, Xhafa, Deliallisi, Bakalli, Poçi, Dhëmbi, Ahmataj, Qosa, Qorri, Dalipi, Xhihani e Maho. Trajneri Marko ka parashikuar të zhvillojë sot një seancë stërvitore, ndërsa formacioni i parë pritet të vendoset pak orë përpara fillimit të takimit.
F.R

Kalari, peng i vizës belge
Nuk ka udhëtuar dje drejt Belgjikës mesfushori dinamovit Ilir Kalari, të cilit nuk i është dhënë viza nga ambasada holandeze. Kështu, Kalari e ka çuar në pesë numrin e mungesave të Dinamos për ndeshjen me Lokerenin, pasi Ziambo, Dervishi, Kaseke e Gaçaj kanë qëndruar në Shqipëri, pas problemeve në dokumentacion. Kalari mund të luante si titullar i krahut të djathtë në takimin e nesërm, duke pasur parasysh se Dhëmbi nuk është ende në gjendje për t'u aktivizuar.
F.R

Kapiteni vlonjat komenton ndeshjen e humbur me Elbasanin, por edhe sfidën e vështirë me Tiranën
Resuli: Na ndëshkoi shpërqendrimi
Skuadra e Flamurtarit, pas humbjes së Elbasanit, është angazhuar seriozisht në stërvitje për të eliminuar defektet e vërejtura në takimin e parë të sezonit të ri. Kapiteni i skuadrës, Dritan Resuli, në intervistën që dha dje për "Sportin shqiptar" ka evidentuar vlerat dhe mangësitë e skuarës së tij. Në kujtesën e tij mbetet e fiksuar ende loja mjaft e bukur e kuqezinjve në "Ruzhdi Bizhuta". Gjithashtu, ai nuk e harron dot edhe atë përmbysje të rezultatit në minutat e fundit.
- Flamurtari luajti mirë në Elbasan, por humbi. Atëherë, sipas jush, çfarë nuk funksionoi si duhet te kjo skuadër?
- Natyrisht, rezultati i një ndeshjeje futbolli vjen si pasojë e lojës që zhvillon. Mirëpo, ndonjëherë ndodh edhe e kundërta. Nuk do të isha dakord me gjykimin se në skuadër u shfaqën shenja euforie, pas rezultatit 1-0 për ne. Unë dhe lojtarët e skuadrës jemi të ndërgjegjshëm se shfaqën shenja lodhjeje nga mesi i pjesës së dytë. E rëndësishme është që, veçanërisht reparti i mbrojtjes ku unë aktivizohem, nuk u tregua deri në fund të lojës i përqendruar. Pikërisht në fundin e ndeshjes, kundërshtari na kapi 2 herë në befasi, duke realizuar 2 gola.
- Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Ju nuk i jeni përmbajtur një ligji të tillë në këtë kampionat...
- Humbjen nuk e dëshiron askush. Megjithatë, them se provimi i parë nuk përcakton ecurinë e skuadrës në kampionat. Ne i njohim mirë vlerat e njëri-tjetrit në skuadër dhe shprehim bindjen se gradualisht Flamurtari do të konsolidohet.
- Trajneri Bozhani ka thënë se, skuadra në përgjithësi, nuk i zbatoi mirë detyrat mbrojtëse. Ju çfarë do të shtonit?
- Në radhë të parë, skuadra (ngaqë ishte ndeshja e parë e kampionatit) duhet përgëzuar për çka dha në fushën e lojës. Veçanërisht duhen përgëzuar Daiu, Diamanti, Xhafa, Veizi dhe Serjani. Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment që futbolli (siç dihet) luhet 90 minuta. Që nga momenti kur në skuadër shfaqen shenja lodhjeje, atëherë detyrimisht lojtarë të veçantë dalin jashtë detyrave taktike. Për pasojë, e tërë ekipi nuk arrin t'i zbatojë si duhet detyrat mbrojtëse, apo edhe sulmuese. Në këto situata, mendoj se duhet të zbatohet mekanizmi i ndërrimit të menjëhershëm të një ose dy lojtarëve, që u mungon freskia fizike.
- A ka ndryshuar moduli i lojës së Flamurtarit këtë sezon dhe a po përshtaten futbollistët me skemat e trajnerit Bozhani?
- Në skuadrën e Flamurtarit është ruajtur tradita. Pra, edhe këtë sezon po luajmë sipas rreshtimit taktik të viteve të fundit, 3-5-2, por jo apriori. Ai është aplikuar, sipas mendimit tim, me sukses nga trajneri Bozhani. Gjithsesi, një skemë e tillë loje kushtëzohet edhe nga futbollistët që ke në dispozicion. Ana pozitive është se skuadra jonë, në detyrat sulmuese, është më efikase, pasi synon sulmin me shumë forca.
- Të shtunën Flamurtari do të presë Tiranën e frikshme në Vlorë. Si e parashikoni përfundimin e kësaj ndeshjeje?
- Skuadra kampione në fuqi është vërtet e frikshme, sepse vlerat e saj njihen mjaft mirë nga të gjithë. Sidoqoftë, ne po punojmë për të mos u kapur në befasi. Në skuadër ekziston optimizmi dhe morali i lartë për ta përballuar me sukses këtë kundërshtar të vështirë. Trajneri dhe unë, si kapiten skuadre, kemi besim te forca dhe cilësitë teknike e fizike të grupit. Prandaj kemi besim se do të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë ndeshje.
Kastriot Brahimi

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Trajneri i Luftëtarit zbulon blerjet e fundit të gjirokastritëve
Çulli: Kodra e Mastora, përforcimet e Luftëtarit
Shorti artificial, i diktuar nga nevoja e kursime ekonomike në disa sezone për Kupën e Shqipërisë, ka përplasur mes tyre Butrintin me Luftëtarin. Këto duele tashmë janë bërë monotone, pa asnjë suprizë dhe krejt formale, gjersa gjithmonë kualifikohet Luftëtari...
Kështu, Luftëtari i sezonit 2003 2004, edhe të mërkurën e kaluar, në Sarandë, luajti ndeshjen e parë zyrtare për kupën. Ajo u zhvillua në stadiumin e qytetit, në një fushë ku shpesh pluhuri çohej si në vrapimet me kuaj. Luftëtari shënoi të vetmin gol, me anë të "gjuetarit" të vet, Dimo, dhe më pas përballoi presionin e vendësve, që krijuan disa raste. Trajneri i Luftëtarit, Andrea Çulli, u shpreh për ndeshjen e kupës: "Ishte një ndeshje relativisht e barabartë, megjithëse nga ne u luajt ndeshja e parë për sezonin e ri, përfshi edhe ndeshjet miqësore. Lojtarët i kryen si duhet detyrat në përgjithësi dhe ekipi bëri paraqitje të mirë, ndonëse kishim disa mungesa, veçanërisht në mbrojtje. Jam i kënaqur jo vetëm nga rezultati, por edhe nga loja korrekte, duke marrë parasysh vështirësitë e fushës së Sarandës, që është pa bar. Reparti më i dobët ishte mesfusha, kurse portieri Miço kreu veprime të fuqishme dhe ndërhyrje me intuitë",- thekson Çulli.
Ndërkohë, trajneri i gjirokastritëve zbulon edhe disa nga blerjet më të fundit në merkato. "Këto ditë iu bashkuan skuadrës kavajasi Edmond Kodra si dhe gjirokastriti Jorgo Mastora. Të dy kanë qenë edhe më parë me Luftëtarin dhe i pari është futbollist me mjaft përvojë. Ndërkaq, të mërkurën presim edhe përgjigjen nga sarandioti Dhiogjen Muço," - shprehet trajneri Çulli.
Në fund, trajneri i Luftëtarit komenton sfidën e kthimit për turin e parë të Kupës së Shqipërisë: "Duke respektuar ekipin e Butrintit, do të përpiqemi në këtë ndeshje të kolaudojmë formacionit tonë për kampionatin."
Sokrat Papadhopulli

Biondi kavajas braktis Besën për disa miliona, që i dha klubi rrogozhinas
Simaku, blerja e bujshme e Egnatias
Sulmuesi kavajas Altin Simaku, pas disa mosmarëveshjeve me klubin "Besa", ka nënshkruar për ngjyrat e Egnatias. Simaku kishte pasur oferta edhe nga Vllaznia, Lushnja, Bylis, por bjondi 25-vjeçar kavajas ka pranuar ofertën e sponsorit Ibrahimi. Simaku ka nënshkruar në Tiranë me Ferdinand Ibrahimin një kontratë, që e bën të Egnatias sulmuesin për një vit. I pyetur për shkaqet e largimit, Simaku përgjigjet: "Për fatin tim të keq thuajse të gjithë karrierën time të deritanishme, qysh 17 vjeç, e kam zhvilluar jashtë qytetit tim. Jo se kam dashur, porse, ashtu si dhe shokët e mi, nuk kam gjetur ngrohtësinë dhe përkrahjen që meritoj. Kështu ndodhi edhe sivjet, pas fazës përgatitore, kur gjithçka shkoi mirë. Presidenti kavajas, vetëm 1 ditë përpara ndeshjes me Dinamon, nuk pranoi të jepte shlyerjen e kontratës, sipas bisedës së bërë. Në këto kushte nuk nënshkrova dhe kërkova largimin." Edhe pse kishte oferta të rëndësishme nga ekipet e A1, si Vllaznia, Lushnja apo Bylis i A2-shit, Simaku zgjodhi ofertën e Egnatias. Dhe këtë zgjedhje vetë Simaku e motivon kështu: "Vllaznia më bëri ofertë të luaj vetëm me rrogë, ndërsa më parë kisha refuzuar kërkesat e Lushnjës, Bylisit, por edhe të Naftëtarit. Gatishmëria e sponsorit Ibrahimi për ta likuiduar menjëherë dhe në kesh kontratën time, më bëri të vendos pa mëdyshje. Pastaj, mos harroni se tek Egnatia ke me kë të luash dhe cilësia dhe pretendimet e saj janë për në A1". Kështu Egnatia, pasi ka humbur Rexhën, fiton një sulm tjetër cilësor, që bashkë me Jakupin, Yzeirin dhe të riun e talentuar Kashari, do të jetë përsëri një "makineri" që do të prodhojë gola.
Feriz Ferizaj

Erzeni vazhdon të notojë në krizë
Ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare për ecurinë e problemeve ekonomike të ekipit të Erzenit. Ato u shfaqën dukshëm në takimin e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndaj Çlirimit në Fier, Erzeni shkoi pa futbollistët titullarë, si Kuçi, Karapici, Nushi etj., gjë që shkaktoi dhe humbjen e shijakasve. Sipas kapitenit Fatos Kuçi, ende nuk është gjetur një zgjidhje për problemet ekonomike, kështu që përsëri nuk është e sigurt pjesëmarrja e këtij grupi futbollistësh në takimin e dytë të Kupës. Pavarësisht nga ky fakt, i gjithë grupi i futbollistëve titullarë, ka vazhduar normalisht stërvitjen me ekipin, duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje të kësaj krize. Vendosmëria e këtij grupi futbollistësh për të qëndruar tek ekipi i Erzenit, pavarësisht nga ofertat e bëra nga klube të tjerë, është vlerësuar nga sportdashësit shijakas dhe ata që e përkrahin ekipin shijaks. Sipas kryetarit të Bashkisë së Shijakut, Bashkim Seiti, i cili po vazhdon t'i qëndrojë pranë ekipit në këto ditë të vështira, bashkia me fondet që ka nuk mund t'i zgjidhë këto probleme. Ndërkohë, kërkohet një mbështetje e biznesit shijakas apo dhe e akordimit të fondeve nga shteti, për ta ndihmuar ekonomikisht Erzenin, që të ringrihet. Kryebashkiaku shijakas shprehet se shpreson për gjetjen e një zgjidhjeje për Erzenin dhe të ardhmen e këtyre futbollistëve të rëndësishmë në ekip. Ai vlerëson dhe futbollistët e rinj të Erzenit, të cilët, sipas tij, kanë mundësi të bëjnë një përfaqësim dinjitoz në A2. Gjithsesi, situata vazhdon të mbetet e turbullt për grupin e futbollistëve titullarë, të cilët, në rast se nuk do të gjejnë mbështetjen e duhur, do të jenë të detyruar të hedhin sytë nga ekipe të tjera, ndonëse merkatoja në A1 është mbyllur dhe mundësitë gjithnjë dhe më tepër kufizohen.
Llambi Kallço

Futbollisti largohet nga Partizani, se trajneri Spahiu s'e ka në planet e tij
Alket Kruja: Nuk kthehem te Besëlidhja
Ditët e fundit, ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe Vllaznisë është divorcuar me Partizanin. Para dy muajsh Alket Kruja iu bashkua formacionit të kuq për ndeshjet e Intertotos. Kontributi i tij në këto ndeshje u vlerësua nga stafi i Partizanit dhe shtypi sportiv. Por qëndrimi i tij te të kuqtë u vlerësua i panevojshëm nga stafi i ri i Partizanit. Për shkaqet e këtij largimi dhe të ardhmen e tij, ai shpjegon në intervistën për "Sportin shqiptar".
- Cilat ishin arsyet që u larguat nga Partizani?
- Unë shkova te Partizani me dëshirën e mirë për të kontribuar. Zhvillova dy ndeshjet e Kupës Intertoto dhe vlerësimi i lojës sime ishte mjaft pozitiv nga ish-stafi i kuq. Ndryshimi i pankinës gradualisht bëri që unë të mbetem i pakënaqur. Në ndeshjet miqësore në prag të fillimit të kampionatit nuk më aktivizuan, në përjashtim të takimit kundër Elbasanit. Gjithashtu, edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, sipas teknikut Spaho, unë isha i pavlefshëm për formacionin e Partizanit. Kisha shkuar te ky ekip për të luajtur, pasi mendoja se do të isha i vlefshëm. Por trajneri Spahiu gradualisht më hoqi dëshirën për t'u stërvitur. Prandaj dhe vendosa të largohem.
- Tani, si lojtar i lirë, çfarë mendoni për të ardhmen?
- Kam tri oferta. Një nga një ekip rumun, një nga Peqini dhe një nga Vllaznia. Do të bisedoj me drejtuesit e këtyre ekipeve dhe pastaj do të vendos, duke parë interesat e mia.
- Ku do të kishit më shumë dëshirë të luani?
- Mendoj se te Vllaznia.
- Po për Besëlidhjen nuk do të kontribuoni?
- Jo. Me Besëlidhjen i kam shkëputur marrëdhëniet një herë e mirë.
- A keni kontratë me Partizanin?
- Jo, nuk kam firmosur kontratë, pasi ashtu e gjykova për të firmosur në fund. Por, meqë trajneri Ilir Spahiu gjykoi se unë isha i pavlefshëm, u largova pa lidhur kontratë. Të gjitha dokumetet si lojtar i lirë i kam. Po pres të vendos këto ditë. Të them të drejtën, te Vllaznia kam një mjedis të ngrohtë. Por shohim e bëjmë.
- Po presienti i Partizanit si ka reaguar për largimin tuaj?
- Nuk jam takuar me presidentin Xhani. Përderisa trajneri ka një mendim jo të mirë për mua, nuk e pashë të arsyeshme të takohem, megjithëse shumë miq të mi më rekomanduan një takim me të.
Lekë Miraj

Kupa e Shqipërisë, turi i dytë
Sot, ndeshjet e kthimit dhe gjyqtarët
Erzeni - Çlirimi 0-2
(B.Breshanaj)
Bylis - Përmeti 4-1
(K.Shoshaj)
Besëlidhja - Suçi 5-0
(F.Zeneli)
Tomori - Skrapari 4-0
(E.Sina)
Egnatia - Domosdova 4-1
(E.Dobi)
Luftëtari - Butrinti 1-0
(F.Varfi)
Dajti - Burreli 1-0
(Gj.Selalaj)
Pogradeci - Maliqi 2-1
(E.Biçaku)
Iliria - Nacional 1-2
(I.Gashi)
Skënderbeu - Gramozi 0-0
(R.Jashillari)
Delvina - Tepelena 2-3
(T.Latifi)
Kastrioti - Rrësheni 4-1
(K.Akrama)
Sopoti - Fushëmbreti 0-2
(S.Resmeliu)
Memaliaj - Këlcyra 0-2
(A.Gjeloshi)
Ada - Albania 3-4
(K.Gjeka)
Cërriku - Gramshi 2-2
(A.Beqiri)
Devolli - Melesini 3-1
(G.Duraj)
Albpetrol - Poliçani 2-2
(A. Lulaj)
Nesër
Apolonia - Cakrani 4-1
(Sh.Balliu)
Laçi - Kukësi 3-1
(E.Peza)
(Naftëtari dhe Veleçiku janë kualifikuar në tavolinë, pasi kundërshtarët (Frakulla dhe Korabi) nuk dolën në fushën e lojës)

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Stadiumi rrezikon "Gjeorgjinë"- Mungon uji për vaditjen e barit të fushës
Së shpejti një pus uji në mjediset e stadiumit kryesor të Shqipërisë do të jetë shpresa e vetme për të shpëtuar barin dhe gjelbërmin brenda kuadratit të fushës së lojës. Por punimet parashikohet të mbarojnë vonë, kështuqë ndeshja e Kombëtares sonë me Gjeorgjinë më 10 shtator do të zhvillohet në një mjedis të papërshtatshëm. Arsyeja është e thjeshtë: Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" në kryeqytet është në krizë financiare, pasi klubet krye-qytetase nuk kanë shlyer detyrimet financiare për ndeshjet e luajtura në të gjatë sezonit të kaluar.

Por në mjediset e stadiumit është ende problem ndriçimi, uji dhe mungesa e banjove për tifozët e tribunave anësore dhe asaj "*censored*shi". Në raste ndeshjes, përfaqësuesit e policisë me shumë të drejtë ndalojnë futjen e shisheve plastike në stadium, por nga ana tjetër askush nuk ka bërë ndonjë mundim që të sigurojë ujin e pijshëm në stadium, si edhe shërbimet e tjera të nevojshme për spektatorët.

Milionat
Drejtori i stadiumit, Ylli Tare është shprehur dje se, "klubet e kryeqytetit i detyrohen shuma të medha stadiumit për ndeshjet që kanë luajtur gjatë sezonit të kaluar". Kështu, klubi i Partizanit i detyrohet 26 milionë lekë, ai i Tiranës 12 milionë, ndërsa klubi i Dinamos 5 milionë leke". Sikur të mos mjaftonin këto, prej disa kohësh fusha e stadiumit lë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që rikonstruksioni i saj përfundoi në fillim të këtij viti dhe ndeshja e parë u luajt në muajin Prill. Sipas drejtorit Tare, fusha nuk është në gjendje të mirë, pasi ka patur shumë probleme me mungesën e ujit, ç'ka i ka detyruar që të përdorin bote për ujitjen e barit të fushës. Ai thotë se është menduar që të hapet një pus me vlerë 12 milionë lekë dhe për këtë është bërë edhe tenderi, që do të nxjerrë firmën që do të kryejë punimet. "Pavarësisht nga problemet e krijuara, - theksoi ai, për ATSH-në - ne po mundohemi që ta mbajmë fushën në normalitet" . Sidoqoftë ndeshja e rradhës në datën 10 shtator rrezikohet të luhet në kushte krejtësisht të papërshtatshme. Ndoshta shlyerja e borxheve të ekipeve kryeqytetase do ta ndihmonte sadopak stafin përgjegjës të stadiumit në rregullimin e fushës dhe mbarëvajtjen e mjediseve të brendëshme të tij.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Fatmir Vata rikthehet në Kombëtare
Tekniku i kuqezinjëve Hans Peter Brigel më në fund ka vendosur të përfshijë në planet e tij dhe futbollistin e Arminias, Fatmir Vata. Pas miqësores me Maqdoninë tekniku gjerman ka mbetur i pakënaqur nga forma e treguar nga të besuarit e tij.

Në momentin që do të nisej për në vendlindjen e tij Gjermani Brigel u ka dorëzuar një listë drejtuesve të Federatës me 28 futbollist. Në këtë listë krahas emrave të tjerë figuron dhe emri i Fatmir Vatës. Një listë të tillë Brigel e ka paraqitur edhe para miqësores me Maqedoninë për të bërë më pas një seleksionim duke nxjerrë ata futbollist që morën pjesë në këtë miqësore. Kështu edhe lista tjetër është gati dhe tani drejtuesit e Federatës presin që tekniku i kuqezinjëve të bëjë seleksionimin e radhës. Surpriza më e madhe e kësaj liste është përfshirja e Fatmir Vatës i cili i ka munguar Kombëtares që nga turneu i Peruxhias. Vata me formën e treguar në radhët e Arminias më në fund ka fituar besimin e teknikut Brigel i cili e ka përfshirë në 28-she. Vata dhe Brigel kanë patur dhe një farë kontradite midis tyre pas deklaratave të bëra në shtyp ku në një farë mënyre kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Por këto mëri duket se janë hedhur pas krahëve nga tekniku Brgiel i cili në ndeshjen e fundit të kuqezinjëve ka kuptuar se ka nevojë për të përforcuar sulmin. Futbollisti i Arminas Fatmir Vata me formën e treguar duket se do të jetë dhe ndryshimi i radhës për ndeshjen me Gjeorgjinë. Tekniku i kuqezinjëve pritet të bëjë disa ndryshime të formacionit për sfidën me gjeorgjianët e cila do të zhvillohet në datën 6 shtator. Forma e dobët e disa futbollistëve ka krijuar shumë dyshime në planet e tij. Rikthimi i besimit te garda e vjetër ka bërë që Kombëtarja të rritet në moshë. Sipas drejtuesve të Federatës, Brigel, listën përfundimtare të kuqezinjëve që do të përballen me Gjeorgjinë do ta publikojë vet dhe jo siç ka vepruar përpara ndeshjes miqësore me Maqedoninë duke e dërguar atë nëpërmjet një faksi. Sipas shefit të ekipeve kombëtare Besnik Çela Brigel ashtu si herët e tjera edhe kësaj radhe ka paraqitur një listë me shumë emra. Sipas Çelës gjithçka do të bëhet e ditur vetëm atëherë kur Brigel të jetë i pranishëm në Shqipëri dhe të deklarojë emrat përfundimtar pas përzgjedhjes së bërë. "Momentalisht ne kemi në dorë një listë prej 28 futbollistësh të cilën e ka formuluar Brigeli. Ai do të vijë në fillim të shtatorit për të niur përgatitjen për ndeshjen me Gjeorgjinë dhe vetëm atëherë do të publikohet lista e futbollistëve që do të marrin pjesë në këtë ndeshje", ka deklaruar Çela. Shefi Çela pranon se në listë mund të ketë edhe ndryshime por ndërkohë këto ndryshime sipas tij momentalisht nuk mund të deklarohen. Burime pranë Federatës bëjnë të ditur se përveç Vatës në listë nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishm. Emrat e futbollistëve janë po ata që kanë qenë edhe më parë. Grumbullimi i futbollistëve kuqezinj do të bëhet si zakonisht në "Hotel Dyrrah" në Durrës. Ndërkohë që grumbullimi do të bëhet në datën 1 shtator nisja drejt Gjeorgjisë do të bëhet në datën 4 shtator. Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit ka miratuar që Kombëtarja do të udhëtojë me avion çarter dhe se akomodimi i tyre në Gjeorgji do të bëhet në "Hotel Sheraton" një nga më të mirët në këtë vend. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20.00 (17.00 me orën tonë). Kështu ballafaqimi me përfaqësuesen e Gjeorgjisë i vlefshëm për turin eliminator të Euro 2004 pak nga pak ka filluar të marrë jetë.
Ardi Pana [SPORT PLUS]
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

EKSLUZIVE - Lista e transferimeve te futbollisteve shqiptare ne Evrope gjate merkatos verore 2003

www.Sportdashesi.com ju prezanton ne menyre eksluzive ashtu si dhe ne vitin e kaluar : Listen e transferimeve te futbollisteve shqiptare ne Evrope gjate merkatos verore te sivjetshem (2003) qe sapo eshte mbyllur ne shume vende evropiane . Jipet nje informacion i gjere rreth lojtarit dhe skedines se tij personale ( datelindja - Shtetesia , nese ka luajtur me Kombetare ose ekipet zinzhir si dhe pozicioni ne fushe i tij) si dhe ekipi ku luan tashme dhe ekipi i tij i meparshem.

- Krahas Shtetit ku luan futbollisti shqiptar eshte vendosur dhe vendi qe kampionati i ketij vendi ka ne renditjen evropiane te UEFA-s
- Goalkepeer(Portier) - Defender(Mbrojtes) - Midfield(Mesfushor) - Forward(Sulmues)
- shenja X tregon se lojtari qe ka perbri kete shenje ka luajtur me kombetaren ( ose ekipet zinzhir : U21, U19, U17 ) e vendit te huaj duke mos patur keshtu mundesi te luaj ne te ardhmen me Kombetaren Shqiptare.

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
ITALY (ITA - R03)

Florian MYRTAJ (15.09.1976 - ITA & ALB:NAT, forward)
"Cesena" (L3) -> "Verona" ( L2)
----------------------------------------------------------
ENGLAND (ENG - R02)

X Artim SHAQIRI (23.09.1973 - MKD/NAT, midfielder)
"CSKA Sofje" (BUL-L1) -> "West Bromwich Albion FC" ( L2)
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*


X Valon BEHRAMI (19.04.1985 - SUI/U21, midfield)
"FC Lugano" (SUI-L2) -> "Genova" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

GERMANY (GER - R04)

Mehmet Dragusha (09.10.1977 - ALB:NAT, midfield)
"Eintracht" Trier (L3) -> "Eintracht" Frankfurt ( L1)
----------------------------------------------------------
Geri Cipi (28.02.1976 - ALB:NAT, defender)
"KAA Gent" (BEL-L1) -> "Eintracht" Frankfurt ( L1)
Terms: two-year contract, €125,000
----------------------------------------------------------
Jurgen Gjasula (05.12.1985 - GER, midfield)
"SC Freiburg" (Jun.) -> "SC Freiburg" (L1)
----------------------------------------------------------
X Nderim Nexhipi (22.05.1984 - MAC:U21, midfield)
"Hertha BSC" Berlin (L1) -> "VfL Wolfsburg" (L1)
----------------------------------------------------------
Ardian Aliaj (24.09.1973 - BEL&ALB:NAT, defender)
"Charleroi" (BEL-L1) -> "Rot-Weiß Oberhausen" (L2)
----------------------------------------------------------
Skerdilaid Curri (06.10.1975 - ALB, forward)
"VFC Plauen" -> "Erzgebirge Aue"
----------------------------------------------------------
Semir Devolli (03.12.1976 - BIH, forward)
"SC Paderborn" -> "Jahn Regensburg" (L2)
----------------------------------------------------------
Mentor Miftari (04.04.1971 - ALB, defender)
"Babelsberg" (L3) -> "VfB Laipcig" (L3)
----------------------------------------------------------

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

GREECE (GRE - R07)

Arian BEQAJ (20.08.1976 - ALB:NAT, goalkeeper)
"OFI" Krete (L1) -> "Jonikos" Nikea,Pirea ( L1)
----------------------------------------------------------
Julian GJELOSHI (01.04.1975 - ALB:U21, goalkeeper)
"Atromitos" Athine (L2) -> "Prodheftiki" Nikea,Pirea (L1)
----------------------------------------------------------
Renald DUKA (16.02.1984 - ALB, forward)
"Egalio" Athens (L1)
----------------------------------------------------------
Andrea DRENOVA (03.04.1984 - ALB, midfield)
"Halkidhona" (Junior) -> "Halkidhona" (L1)
----------------------------------------------------------
Arian BELLAI (01.02.1971 - ALB:NAT, midfield)
"Panionios" Nea Smirnit,Athine (L1) -> "Corfuz" ( L2)
----------------------------------------------------------
Bledar KOLA (01.08.1972 - ALB:NAT, midfield)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Apollon" Nea Jonia,Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Foto STRAKOSHA (23.03.1965 - ALB:NAT, goalkeeper)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Ethnikos Astera" Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Estref BILLA (13.06.1980 - ALB:U21, goalkeeper)
"Flamurtari" Vlore (ALB-L1) -> "Atromitos" Athine (L2)
----------------------------------------------------------
Elton KOÇA (05.08.1973 - ALB:U21, forward)
"Kalithea" Athine (L1) -> "Levadhiakos" Athens ( L2)
----------------------------------------------------------
Sotiri (Sokol) KONE (30.06.1981 - ALB&GRE, forward)
"Panaigialeios" Athine (L2) -> "Byzas" Megaron,Athens ( L3)
----------------------------------------------------------
Stelio SHEHU (04.04.1974 - ALB, forward)
"Poisedon" Neoi Poroi (L4) -> "Kastoria" ( L3)
----------------------------------------------------------
Roberto BOLLANO (27.11.1970 - ALB&GRE, midfield)
"Ethnikos Astera" Athens ( L2) -> "NIKI" Volou ( L3)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

TURKEY (TUR - R10)

Redi JUPI (31.08.1974 - ALB:NAT, midfield)
"SK Tirana" (ALB-L1) -> " Diyarbakirspor" ( L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BELGIUM (BEL - R12)

Ilir ÇAUSHLLARI (05.10.1974 - ALB, midfield)
"Heusden-Zolder" (L2) -> "Dessel Sport" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SWITZERLAND (SUI - R13)

Blerim XHEMAJLI (12.04.1986 - MAC, midfield)
"Zürich"(Jun.) -> "Zürich" (L1)
----------------------------------------------------------
Adnan JASHARI (18.02.1983 - SUI, midfield)
"Winterthour" (L2) -> "Zürich" (L1)
----------------------------------------------------------
X Rijat SHALA (26.09.1983 - SUI:U21, midfielder)
"FC Lugano" (L3) -> "Grasshopper" (L1)
----------------------------------------------------------
Astrit HYSENI (23.09.1983 - KOS, forward)
-> "SR Delémont" (L2)
----------------------------------------------------------
Alban HOTJANI (23.09.1983 - KOS, forward)
-> "SR Delémont" (L2)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

UKRAINE (UKR - R17)

Elvin Beqiri (27.09.1980 - ALB, defender)
"Vllaznia" Shkoder (ALB-L1) -> "Metalurh" Donetsk (L1)
----------------------------------------------------------
Bojan Neziri (26.02.1982 - KOS, midfield)
"Vojvodina" (SCG-L1) -> "FC Shakhtar" Donetsk (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BULGARIA (BUL - R18)

Altin Haxhi (07.09.1975 - ALB:NAT, midfielder)
"Iraklis" Thesalonik (GRE-L1) -> "PFC CSKA" Sofia ( L1)
Terms: two-year contract

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

NORWAY (NOR - R19)

Ardian Gashi (20.06.1981 - NOR, midfielder)
"Örn Horten" (L2) -> "Valerenga" (L1)
Terms: one-year loan

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SWEDEN (SWE - R21)

Mentor Zhubi (01.05.1984 - SWE, midfielder)
"OIS U-trupp" -> "Orgryte Idrottsallskap" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

CROATIA (CRO - R22)

Silvester Sabolcki (12.11.1979 - CRO, midfielder)
"NK Varteks" (L1) -> "Dinamo" Zagreb (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

RUSSIA (RUS - R24)

Samir Duro (BHZ, defender)
"PAS Giannina FC" (GRE-L2) -> "FC Saturn Moskovskaya" Oblast
Terms: two-year contract

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

ROMANIA (ROM - R27)

Alert Alcani (12/10/1980 - ALB, defender)
"KS Vllaznia" (ALB-L1) -> "FC Rapid" Bucuresti

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

CYPRUS (CYP - R28)

Arian Sheta (13.02.1981 - ALB:U21, defender)
"SK Tirana" (ALB-L1) -> "Olimpiakos" Nikosia (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

SLOVENIA (SLO - R29)

Ismet Munishi (03.10.1974 - KOS, forward)
"Flamurtari" Pristina (KOS-L1) -> "Era Shmartno" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

FINLAND (FIN - R31)

Ridvan Zeneli (11.03.1979 - ALB, forward)
"Jaro" (L1) -> "HJK Helsinki" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

BOSNIA-HERZEGOVINA (BIH - R34)

Patrik Doci
"Liria" Prizren (KOS-L1) -> "Zovko Zhepce" (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

FYROM-MACEDONIA (MAC - R36)

Arsim PLEPOLLI (KOS, forward)
"Prishtina" (KOS-L1) -> "Bashkimi" Kumanove (L1)
----------------------------------------------------------
X Ardzhent BEQIRI (MKD/NAT, forward)
"KS Shkendija" Tetove (L2) -> "FK Sloga Jugomagnat" Tetove (L1)

*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*

Autor: Arlind Ciri (www.Sportdashesi.com)
 
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Alesio po te jap nje keshille po te duash degjoje po te duash jo!
Mos i bej copy incolla artikujve te gazetave se asnjeri nuk ka per ti lexuare,por do ishte mire qe ti beje nje permbledhje te shkurte per cdo artikull ne dy rrjeshta keshtu do kene mundesine ti lexojne te gjithe.
Ashtu sdic i ke hedhur ti kam pershtypjen se nuk ka per ti lexuar asnjeri se jane shume gjate duke filluar nga une i pari,lexova artikullin e pare per Romanishin dhe nuk kam durim ti lexoj te gjitha.
Po pate kohe dhe per te miren e forumit perblidhi gjerat shkurte dhe bukur.ok.
Tung!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

X-Ray
Artikujt jane vene per ate qe ka interes ti lexoje.
C'do artikull ka TITULLIN dhe kujt i intereson mund ta lexoje sepse behet fjale per nje mase te gjere tifozash te ndryshem.
Gjthsesi do mundohem ne te ardhmen ti shkurtoj komentet por do te jene pak me shume se 2 rreshta.

Hajt tung.
 
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Mos e merr cdo fjae timen per kritk snobiste,por me kupto se nuk ta kam me te keq!
Une te kuptoj fare mire kur me thua sa ka nje game te gjere tifozesh qe jane te interesuar ti lexojne,por kur shohin gjithe ate artikuj nuk kan e as deshiren me te vogel qe ta lexojne.
Ndersa po te ishin shkruar ne menure te shkurte dhe pa i ikur esenca lajmit do ti lexonin te gjithe,edhe ata qe nuk jane shume tifoza!
Sic te shkruajta me pare ti vepro sic te duash,se eshte e drejta jote dhe nuk ke shkelur rregullat e forumit,por une thjesht sa te dhashe nje sygjerim!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

SI TA DISH TI UNE PEPJEKEM TE LEXOJ GAZETEN ''LA GAZZETTA DELLO SPORT' EDHE PSE NUK DI MIRE ITALISHIT SEPSE ME PELQEN TE DI CDO HOLLESI MBI FUTBOLLIN DHE JO SI DISA TIPA QE MJAFTON VETEM REZULTATI I NJE NDESHJE.!!!!!!!!!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

BRIGEL, LISTA VETEM TE PREMTEN

Trajneri gjerman i kombetares, edhe pse aktualisht ndodhet ne vendlindjen e tij ka leshuar sinjale per listen e lojtareve shqiptare qe do te ndeshen me Gjeorgjine per dy takimet e radhes te Grupit 10 eliminator te Euro 2004. Disa dite me pare, pasi kishin filluar te konturoheshin ne media disa nga emrat "e rinj" te kuqezinjve, trajneri gjerman permes nje faksi ne Federaten shqiptare te futbollit ka bere te ditur se listen e plote te lojtareve do ta dergojne vetem te premten. Por, sidoqofte tashme nje gje eshte e ditur: Fatmir Vata do te rikthehet mes te besuarve, qofte edhe formalisht, pasi vete lojtari, pas polemikave te ashpra me trajnerin e tij javet e fundit, kishte deklaruar se do te hiqte dore nga kombetarja, por t'iu perkushtuar teresisht klubit te tij gjerman ne Bundesligen e dyte, Arminia Bielefeld. Nje tjeter emer "i ri" qe pritet t'i rikthehet kuqezinjve eshte edhe Redi Jupi, aktualisht i angazhuar ne kampionatin turk me skuadren e Diabakirspor. Vec ketyre "risive" te sjella, me mire te riafruara ne skuader, duket e sigurte mungesa e Altin Lales. Kapiteni i Hanoverit, qe vuan nga nje demtim ne kembe, ka munguar edhe ndeshjen e fundit te klubit te tij, kunder Hansa Rostok, zhvilluar dje ne mbremje. Ne kete menyre, ka shume mundesi qe ai te mos jete per dy ndeshjet kunder Gjeorgjise, duke krijuar keshtu nje "vakuum" ne mesfushen shqiptare. Nga ana tjeter, pritet qe te jene te pranishem ne formacion treshja e Eintraht Frankfurt, Skela-Cipi-Dragusha. Edhe pse nuk jane duke kaluar nje periudhe shume te mire me klubin e tyre gjerman te Bundesliges, shqiptaret duhet te marrin perseri besimin e Brigel. Ne dileme vazhdon te jete prania e Klodian Duros, pasi vete gjermani ka deklaruar se nuk do te afroje ne skuader lojtare pa klube. Nje i tille eshte edhe Duro, edhe pse kohet e fundit eshte perfolur gjithnje e me shume nje transferim i tij i mundshem te skuadra kampione e Shqiperise, Tirana.

"Do te sjell emra te rinj!"

"Do te sjell emra te rinj ne skuader!". Tashme, kete moto kemi kohe qe e degjojme nga Brigel ne konferencat e tij per shtyp, por per momentin lojtaret veterane duket se kane "bere vend" ne stafin e kuqezinjve. Trajneri gjerman ka premtuar ne shume raste se do te beje reforma, se do te therrase ne skuader lojare te rinj, se nuk do te veshin fanelen e kombetares lojtare qe nuk kane klube, por deri me tani keto porosi nuk jane zbatuar rigorozisht nga gjermani. Por, kete here, trajneri Brigel eshte me i vendosur, te pakten keshtu duken gjerat ne horizont, pasi gjithcka do te behet me e qarte vetem te premten, kur ai te publikoje listen perfundimtare te lojtareve. E deri atehere le te presim, per te pare se cfare na ka rezefuar misteri.

Marre nga Gazeta 'Koha Jone'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Sulmuesi i Teutës e rendit skuadrën e tij në zonën e trofeve
Mancaku: Ndeshja me Vllazninë, sfidë e hapur
Bledar Mancaku, fantazisti i Teutës, e shikon sfidën e radhës në kampionat si një ndeshje të hapur, të cilën do ta fitojë ekipi që do të tregohet më i kujdesshëm në shfrytëzimin e rasteve. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", sulmuesi durrsak do të shprehej:
- Si e vlerësoni ndeshjen e dytë të kampionatit, me Vllazninë e Shkodrës?
- Do të jetë një ndeshje tepër e rëndësishme, për faktin se ndeshemi me një prej ekipeve më me tradita në futbollin shqiptar. Ne kemi synimet tona në këtë ballafaqim, sepse do të kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Nga ana tjetër, edhe Vllaznia do të synojë më të mirën, për të larguar shijen e keqe të humbjes me Partizanin.
- A ju bën ndopak optimist fakti që Vllaznia vjen me probleme në këtë ndeshje?
- Ne, si ekip, nuk hyjmë në asnjë ndeshje duke llogaritur dobësitë e kundërshtarit. Kësisoj, nuk e marrim fare në konsideratë faktin nëse Vllaznia ka probleme apo nuk do të jetë në kondicionin e duhur fizik, pas ndeshjes së kthimit me Dandin. Vllaznia është një ekip i fortë dhe me vlera, prandaj duhet vlerësuar në maksimum.
- Ju keni luajtur vetë me Vllazninë në ndeshjen me Dandin, në Shkodër. Ku e shikoni forcën dhe dobësinë e kësaj skuadre?
- Nuk mund t'i jap një përgjigje të prerë kësaj pyetjeje, por ama e them me bindje se Vllaznia ka një ekip me futbollistë cilësorë. Me Dandin, pavarësisht se humbëm, kemi zhvilluar një ndeshje dinjtoze. E përsëris edhe një herë, që sfida me Vllazninë do të jetë krejtësisht e hapur. Sidoqoftë, ne sigurisht, do të synojmë rezultatin pozitiv.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Mbrojtësi 26-vjeçar rrëfen dy muajt e parë me fanellën e Tiranës dhe nuk është i penduar që e ka lënë Dinamon
Pinari: Ja ditët e mia bardheblu
I ardhur në radhët e 20 herë kampionëve në merkaton e verës, stoperi Luan Pinari është ambientuar më së miri me skuadrën e Tiranës si brenda fushës, edhe jashtë saj. Që prej katër takimeve në Ligën e Kampioneve ish-dinamoviti është bërë një nga pikat fikse të formacionit të kampionëve. Në një intervistë për "Sportin shqiptar" mbrojtësi shtatlartë jep opinionin e tij për muajt e parë si bardheblu. Sipas tij, mbështetja maksimale që ka gjetur nga të gjithë e ka detyruar të ambientohet më shpejt nga sa pritej. Tanimë ai kërkon të fitojë gjithçka me fanellën e re, pasi është i ndërgegjshëm se vetëm Tirana ia jep këtë mundësi.

'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampione i Shqiperise 2003-2004 ? ??

Presidenti kuqeblu zyrtarizon ish-trajnerit të kombëtares
Çela: Zhega, në krye të Vllaznisë
Vllaznia i ka futur nën kontratë edhe trajnerët e saj aktualë, duke hedhur kështu çdo lloj iluzioni që fliste për largimin e tyre nga drejtimi i skuadrës. Në fakt kishte ditë që flitej se grupi i biznesmenëve, të ardhur në krye të klubit, nuk e kishte shumë për zemër trajnerin e parë të kuqebluve, Medin Zhega, nisur edhe nga disa marrëdhënie jo të mira me disa prej titullarëve që stërvit çdo ditë. Pastaj vinin edhe ato të "yçklat" e tjera, që kishin të bënin me kërkesat financiare të Zhegës dhe të ndihmësve të tij. Disa zyrtarë të klubit kuqeblu qenë shprehur se Zhega u bë disi "xheloz" ditën e hënë, kur futbollistët firmosën kontratat e reja dhe morën këstet e para të tyre. "Një kërkesë të tillë, për kontratë, do ta bëj edhe unë," - u pat thënë Zhega biznesmenëve. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe dy ndihmësit e tij, të cilët nuk mund ta pranonin një punë të tillë pa marrë diçka. Por, përkundër fjalëve për lëvizje të Zhegës nga "timoni" i Vllaznisë, ka ardhur konfirmimi përfundimtar i presidentit të kuqebluve, Agron Çela. Ky i fundit, para nisjes për në Skoci, tha për "Sportin shqiptar": "Të jeni të qetë se edhe ky problem e ka marrë zgjidhjen. Me Zhegën nuk kam biseduar unë, por ndihmësit e mi, dhe çdo gjë është në rregull. Përderisa Zhega është nisur me skuadrën për në Skoci, kjo do të thotë se gjërat janë në rregull. Pra do të jetë ai trajneri i Vllaznisë."
Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
 
Top