Këndi i shkrimeve të reja.

shaban cakolli

Forumium praecox
KËNGË FATI

Në fytyrën tënde

dhembjet t’i lexova

në mua lexova vuajtjen

që po fillon prej tash

dhembjet le të na dhembin bashkë!
 

shaban cakolli

Forumium praecox
FATKEQËSI BREZASH

Stinët ndërrojnë netët

në kalendar,s’ndërrojnë rrugët

për t’pagjumët mërgimtarë

rrugë dje

rrugë sot

Evropën e mbushëm plot -

kohët ia mbathën brenda natës

lum i forti në baltë btë shtrëngatës

rrugë dje,rrugë sot

Evropën e mbushëm plot

mërgimtarë e plagë e vrragë

t’pagjumët ne

si sot si dje.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
DIKUR DHE TASH

Kur u nisëm n’rrugën e dritës

jeta me vdekjen

qëndronin bashkë

shtrat për shtrat

ndanin epilogun në lojë gjaku

pa dhembje assesi s’ka bërë

shpirtin shtrëngoja me dhëmbë

duroj, prapë, sa mund të durohet

nga caku nuk lëkund dot mendjen

edhe në vdeksha

s’dua të vdes pa emër.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
KUR E MUNDËM KUÇEDRËN

Djalli e dërgoi një kuçedër

në kthetra helm,me gojë flakë

shqiponja i doli para, e ndali

e hodhi t’plandosur në batak

po u nise ndonjëherë tjetër

do pësosh sërish më keq

ik zonja e egër kuçedër

kthehu në Karpate te i yti dreq.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
E NDJEJ THIRRJEN E NËNËS

Shkojnë stinët

dhe prapë vijnë

dhembjen

ç’ma kanë bërë grumbull

e ti, biri i nënës

kaq vite je humbur,

thirrja jote, nënë

zemrë po ma gris

këtu i mërguar n’male

në një qytet të Gjermanisë

a je lodhur

a je plakur, nënë

nëpër atë furtunë

saherë të kujtoj unë ty

motet më rëndojnë më shumë.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
SIMBOLIKE

Jemi përcaktuar për dritën

mbrapa kurrë më s’do kthehemi

tash e tutje

na duhen dy flamuj

njërin mbi kufomë

tjetrin mbi pullaz

dhe jeta jonë shqiptare

le të rend nëpër breza

krejt origjinale

e bujshme, krenare.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
KUR MA VRANË KËNGËN

Unë, rrapsodi i harruar

këngën e kam pëlcitur

në një kohë të perënduar

jehonën e saj e lashë peng

anë e kënd nëpër Dardanë

por, atë ditë që nga nëna më ndanë

shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë.
 

shaban cakolli

Forumium praecox
FJALA E JUAJ

Fjalët i kam humbur

atë ditë kur jam nisur

nëpër jetë ashpërsive

endjeve nëpër dritë e mugë


jehona e tyre, kudo

më ndiçte nga pas

me acar e furtunë.
 

shefki

Papirus rex
Peshendetje mik!!:)

NISME

Rri ne shtepi biri im-me lutet nena ledhatare
Jashte armiqesia ka marre formen e nje fare,
gjesdis hataja pilote-pulumbare,
foshnja kanibale shqyejne zana gjakatare...
prandaj kam kycur dyer e dritare!
Nenes ia puth duart per keshillen me vlere
Kacavirrem oxhakut pa u ndjere
 

shefki

Papirus rex
FALEMINDERIT MIQ!

BINDJE


Gjyshi im beson se i di mire rregullat e lojes!
Falenderon perendine dhe furretarin per capen e gojes
Me argeton me leksione mbi maturine
...te martuarat e gradacelave zgjedhin dashnore alpine...
Bobo sa seriozisht rrefen!
Genjen!Genjen!Genjen!
 

shefki

Papirus rex
HORMON

Ne kete poezi fjala e mesiperme s'do te permendet
Ne fakt s'do te permendet asgje!
Qysh!? Duhet ta marr shtruar!?Po ngutem!?
M'u hiqni sysh!
Ejani pas 5 minutash,ju lutem!
 

shefki

Papirus rex
KORREKTESI

Vellai im dhe une i lame shendene tregetise
Ai mori nje te dyten e pasurise..
Edhe pesedhjete per qind te dashurise...
Edhe urrejtjen e ndame:
pergjysmova vellane!
 

shefki

Papirus rex
MAGJEPSJE:)thanks!

Syte i ka fshehur pas kapeles se gjelber strehegjere...
E verej si guak!
Shoqet e saj si ciklope lilipute i peshperijne...
Prangoj shpotine e shoqeve!
I perulem perballe!
Kaq te veshtire e paska te me shikoje?!
Helbete,zgaver peme eshte...
:)
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit!

LEGJENDAR

Dhashe c'kisha per te dhene:
kokes- kopan, kermillit-kripe,thengjillit- kashte...
barkthatit buke buckane...
Dashurine njehere e dhashe,
por disa grave llafazane...
 
Top