Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
GEZUAR 2011!
ANKTH
Ky shtrat...
I rehatshmi shtrat!
Nje fije peri prej jorganit rreth qafes...lakuar
Ngadale shternguar...
I rrezikshmi shtrat!
Tavan e dysheme nderrojne pozicione
Shtrati...pikture ne mur
I admiruar,ne shenjester si Al Kapone
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit...!

RRUGES
Lustraxhiu rrugac lexon karakterin e klienteve te tij snobe
Ja,ky i fundit pergatit puron...
Shkrepja e shkrepses sinjalizon autopsine e te ardhmes...
E ardhmja arratiset e shpenguar
Gjakvara e gjoksit tim te therur ka shteruar...
Po burojne te tjera
ide te pavlera
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit miq!

DOMOSDO...
Ushtare kundershtare
shkembejne cigaret e dredhura gjate bombardimit:
erdhi ora e armepushimit!
S'po ta shkaterroj katedralen!
Mos ma bej amfiteatrin germadhe!
Universitetin s'po ta bombardoj!
Mos ma shfaros ate mehalle...
Domosdo,
pas gjithe asaj kasaphane,
kafka meraklinjsh mbajne rradhe ne berberhane...
 

shefki

Papirus rex
SI QUHET?!
Quaje puthje a perzirje peshtymash,
quaje pjellori a permbytje luginash,
quaje ere diellore a vallezim aurore;
ajo s'zevendesohet,ajo s'percaktohet!
S'eshte as ngjashme,as e njejte me zhurmen e vetetimes,
...as me gervimat e trines se varrezes rreze kodrines
Ajo terhiqet nga qente eskimeze...urdheron kendeze...
Ajo sundon dhene!
Ajo quhet...
s'e kam idene !
 

Studenti

Forumium maestatis
Lotët e mi
Kur mora lajmin për ty,
Që më kishe tradhëtuar,
Nuk po merrja dot frymë,
Nga ky lajm i trishtuar.

Mbaja shpresë tek sinqeriteti yt,
Por më kot qenkam mashtruar,
Mendoja se jam shpirti yt,
Por tani e kuptoj se jam gabuar.

Kam derdhur lot ditë të tëra,
Vetëm se isha larg teje,
Përse m’i bëre këto gjëra,
Vallë vetëm që të largohesh ndaj meje.

Nuk ti bëj hallall lotët që kam derdhur,
Sepse ti luajte me ato lot të shkretë,
U bëra shumë i vetmuar dhe i heshtur,
Këto lot të derdhur nuk do harrohen përjetë.

Copyright © Studenti :)
 

shefki

Papirus rex
TMERR!
Fryjne ererat ngjyreplota tejpertej pemes me te larte...
dhe ylberet si kamxhike fishkullojne ate diell te arte
Nje aristokrate mitare heton mikropucrat n'ato caste kalimtare
Pse s'duket pasqyra e grimcuar si dashuricka e zbulur?
Si nis nata polare tek nje puthje,nje pije,nje enderr dashurie...?
Por une s'mund te pergjigjem...
U zgjua pranvera?
S'mund te shtriqem...
S'mund te shijoj as uje te njelmet,as buke te thekur...
Kam vdekur!
 

shefki

Papirus rex
DASHURI E RE

Dikur u puthem neper fushat e blerta
nen hijet delikate te reve te serta...
...Ku s'u degjuan ofshamat tona te befta...

Po plasin fluskat e valeve...zhurmojne guvat ujore
Perplasen protone puthjesh...lind gjithesia...
Perdridhen ndjenjat si fishekzjare e ciklone diellore
Verdallosen stineve ciftet e cmendura nga dashuria
Shen Valentini u shmanget pikave te shiut
Lagen buzet e tua
Etja per ty m'u shua...
 

shefki

Papirus rex
I VETMUAR

Mund te jem mizor,i shemtuar,harbut...
Jam i vetmuar po ju them!
Aq i vetmuar saqe lepij gishtrinjte qe kullojne mut,
vec per nje perqafim njerezor!
Me kthe shpinen tani i dashur lexues...
meqe u tregova vulgar...pa zor
Po futem ne guasken paralindje-vdekje pa perpjekje!
I vetmuar...gazmor!
 

shefki

Papirus rex
DESHIRE
Te urrej shume,vertete,
por s'po ta therrmoj koken me varre
tani qe ti fle e qete
Te gjithe urrejtjen qe kam per ty po e shpreh ne kete flete
E lexofshin te gjallet perjete!
O statuje e shkrete...
 

shefki

Papirus rex
C'GOJEDHENE!
Po i them gjerat pa pike frike!
Te dhjefsha vargjet magjike poetike!
Pernate e perdite ngjasin dashurite
Dielli i vrojton,hena eshte deshmitare...
por s'u pjerdh fare!...
U shofshin,pra!
Por pa diell s'jetojme dot moj lozonjare...
Romanca s'parafytyrohet pa hene...
C'gojedhene
 

shefki

Papirus rex
POLIGAMI
Pushtojne luginat puhuza te purpurta
Purteken lumnj te pashtershem pasioni
Permbyten ndjenjat intime
Grari,lundroni nga te doni!...
Rreth zemres sime...
 

shefki

Papirus rex
SKLLAVERI ABSOLUTE
Te dashuroj moj perri e katundit
Punoj per ty,sa me shfrytezon!
Je mendimi im fillestar e i fundit
Edhe endrrat me hallka m'i zapton
S'te mjafton!?
 

shefki

Papirus rex
FATI I IDEALISTIT
Njehere e nje moti kur isha i ri e i zoti,
u martova me nje grua bukuroshe...
Ajo kurre s'i krihte floket...e lashe!
U martova me nje pastertore
qe kurre s'shihej n'pasqyre...valixhet me kembe ia dhashe...
U martova me nje grua qe kuptoi dicka...
Fet e fet me la!
 

shefki

Papirus rex
SHQISAT
Pra,sot une i perdor te gjitha shqisat...
Edhe ti!
Neser shqisat do te me dalin jashte perdorimit
M'i rregullon ti vdekje...
Ua i degjoj lutjet qe lexohen gjate varrimit
E ndjej bilbilin...
Ua i shikoj larmite e trishtimit!
Prek trendafilin...
E nuhas,argjilin...
 

shefki

Papirus rex
PARAJSA IME
Sot eshte e hene...
Dite e zymte
Dite pune
Dite paqesore
Dite dhune
Dite lirie
Dite dashurie
Shpiterisht jetoj mbi nje lule qershie
 

shefki

Papirus rex
SIMPATI
Po jep shpit ti moj mbetereshe
E hijshme,e kendshme,grua me peshe...
Ca do thone:Shkelqesia e saj na la...
Te tjere mermerisin:E moren engjujt ne krah
Vajtojne sa me s'ka!
Edhe une do t'u prekja,
por jam vdekja!
 

shefki

Papirus rex
EUFORI

S’di nga t’ia nis, o qiell,o plis!
S’di si te shprehem o miq,armiq;
amebe,balene,qarr,hardhi...
Kam rene n'dashuri!
 

shefki

Papirus rex
LIRI

Eci jashte mureve te ketij burgu
Eci normalisht
Eci me te dyja kembet njeherazi
Te burgosurit brenda mureve
ecin edhe kokeposhte per nje cikez liri
 

shefki

Papirus rex
SAKRIFICE...

Zjarr nene,ka rene zjarr!
Mos je gje e marre...e ke te vetmin djale...
I ngecur ne oxhak po piqet dalengadale
Po i ngecet fjala "nene" ne fyt,
gerthimat i dalin nga hundet e syte...
Meshire pra,nene!
Shuaje ate zjarr!
Shembe shtepine!
Shqitu prej dashnoreve!
Behu heroine!
Kurse ajo derdh benzine me katruve
mbi turren e druve...
 
Top