Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Faleminderit!...

TRONDITJE
Me tradhetoi... shoku im i ngushte!
Ai ishte shoku im-im-im i ngushte...
Fragmente agonish derdhen rreth vatres se prushte
Nuanca nuri formohen mundimshem... apo mornica ylberesh... ?
Goxha gonxhe keto te sivjetshmet...apo buqeta poteresh...?
Aheng gajdexhinjsh neper pipezat e mendjes...
I ngre vellon nuses...
I mungoka koka!
 

shefki

Papirus rex
SHUSHATJE...
I shkojne kepucet luksoze,tabanshqyer...
Mos i thuaj gje!
Eshte lakuriq rreze pllajes deboreplote
Jeton heperhe...
Cakajte po pergatisin nje gosti...
Orteket...
Ehu,ku e ka mendjen ai!
 

shefki

Papirus rex
BEGATI
U volen vreshtat,ftonjte mbaruan...
Kofinin e mbusha me qirinj akulli
Drekoi dielli...
Dimri shkriu si duf i stivuar,i djegur,shuar...
Buzeqeshja jote celi...
 

shefki

Papirus rex
GJENDJE SHPIRTERORE
Shkurret e paprera n'oborr duken t'perzhitura...
E dhembshura shemtire lulezon...
Lulezon vajtueshem!
Zogjte e kllockes patrullojne oborrin
"Ciu-ciu" - Deshmojne renien e rruzullit tim...
Jashte meje shkermoqen vorbulla vegimesh pambarim
E dhembshura shemtire ligjeron
Zogjte e kllockes vigjilojne
Une ndjej gezim!
 

mostro

Putraku
ihihihi si qeka bo ktu
si me pat ra nai epidemi morrash
koke e byth krruajm
dhe per albforum hic se rruajm

Ktu si me pat kalu Katrina
i ka mshi te gjith i ka hudh ne plena
facebook e twitter plot
albforumi kot e ma kot

asht me te ardh keq
ktu nuk ka mo as te rinj dhe as pleq
cer me bo ne ksilloj forumi bosh
i tuf plena jan hudh ne kosh

dikur ka qene shume fisnik
tash si ajo pema pa i kokerr fik
shume qejf u ka pas bo
tash qejfi u myll, mos u duk mo

ikni tash e flini te qet
forumi sic ka qene nuk do te jet
fejohuni, martohuni, nahuni ne hengellini
bofshi qejf, e kapshtri .....i

putraku TARRALLAKU
 

shefki

Papirus rex
BINDJE
Kamionet vargojne...
Prit rradhen...!
Vetetimat zhbirojne ajrin
prane flegrave te hundes tende
Mos luaj vendit!
Ti pret,s'luan...statuje
 

Holland2010

Forumium maestatis
ihihihi si qeka bo ktu
si me pat ra nai epidemi morrash
koke e byth krruajm
dhe per albforum hic se rruajm

Ktu si me pat kalu Katrina
i ka mshi te gjith i ka hudh ne plena
facebook e twitter plot
albforumi kot e ma kot

asht me te ardh keq
ktu nuk ka mo as te rinj dhe as pleq
cer me bo ne ksilloj forumi bosh
i tuf plena jan hudh ne kosh

dikur ka qene shume fisnik
tash si ajo pema pa i kokerr fik
shume qejf u ka pas bo
tash qejfi u myll, mos u duk mo

ikni tash e flini te qet
forumi sic ka qene nuk do te jet
fejohuni, martohuni, nahuni ne hengellini
bofshi qejf, e kapshtri .....i

putraku TARRALLAKU

Si bejtexhi nuk qenke keq, meriton te shkosh ne "Albania got talent" kurse persa i perket mendimit per forumin ai ehste vetem i yti dhe mbaje per vete...
mbase duhet te shtoja edhe "Qente le te lehin,karvani do ece perpara" por besoj se mesazhin e more.
 

shefki

Papirus rex
SHENIME
...malet si ngrehina mallesh nentokesore...
...cjapi cof kur lepin shkembinjte e helmuar...
...harkimi i kunjave te tua o shoqe...
...nje pervoje vetiake e keqinterpretuar...
...gjestet e rendomta,autopsi lashtesish...
...fluturime moderne,soditje bestytnish...
jane cikerrima mjeshterore poezish
 

shefki

Papirus rex
EFEKTI...
Me shkoi mendja tek nervat...
duke hekurosur rrudhat e kemishes
Mendova edhe per kemishen
qe m'ofroi ngrohtesi e hijeshi sikur ti
Prandaj,m'u kujtove...
dhe dogja kemishe,shtepi e katandi!
 

shefki

Papirus rex
PERPARESI
C'agim bardhosh...!
Dridhem nen batanijet e panumerta...
Do kem nevoje per rroba dimerore sot!
Do kem nevoje per ushqim...
Oh,po cohem te bej nevojen...
 

shefki

Papirus rex
SHPJEGIM I SHPEJTE
Kjo makine vogelushja ime...
(timonin e ka te bllokuar,
rroten...shtemberuar
ingranazhin... e deformuar
sebratorin... e shpuar,
motorin e shkallmuar)
s'ka per t'u rregulluar...
 

shefki

Papirus rex
MISTER
S'ishte mengjes i mrekullueshem!
Ndonje re ketu e atje...
Kater diej... linden njeheresh,
u perplasen me shoshoqin
Askush s'e di pse!
 

shefki

Papirus rex
C'DRIDHERIME!
Njerezia i kalon caqet e perdaljes
Ah,oh,bam-bum,au-iu...Asnje pipetime...
Toka e pluhurosur rrufit shiun e ringjalljes
C'bereqet lugeterish...C'dridherime!
 

shefki

Papirus rex
MESAZH LEXUESIT
Jam mberthyer nga kthetrat e shpirtit,
shpirtshqyer nen putrat e poezi-shtazes...
Mendoni per vargjet e mia kur thermoni bajga,
kur nxitoni per t'kapur autobuzin e unazes...?
Shkruaj dosido,
lexomeni shkel e shko!
Une shkruaj ne dhe te huaj,
mendoj ne gjuhe te huaj...
Buze Jonit vlon ahengu,permbytet Shkodra,ligjin e ben...pizevengu...
Shkruaj per kenaqesine tuaj!
 

peshkatari

Forumium praecox
eshte mengjes po pi cigare
kolla me myti fare
po menoj per i brune
ma ka qefi ta kap per sume

eshte mengjes po pi cigare
se kisha pa oren fare
kisha menjen ke i bionde
si ta fus nkrevat sonte

eshte mengjes po pi cigare
ne forum po bej hajgare
menja me iku fare
upss,mpa gruja...e kisha harru fare


ueeeeeeeee me rob shpie i papam jam paskam qene poet e se kisha dit
 

shefki

Papirus rex
FJALE ME VEND
Cukit mellenja neper debore...
C'dreqin ha,grimca rrezesh!?
Kakerdhi lepujsh?!
Truzog!Ngrifte kallkan!
Pse s'pushon se cukuturi,xhanem?!
Pse s'pushoj s'ankuari,aman!?
 

shefki

Papirus rex
PAZOTESI
Tak-tak...
Shpejt,mbeshtetuni pas deres!
Teta Vera,Daniela,Artan,Xhelal...
dhe ti gjyshe qe peshon tre kuintal...
Tak-tak,troket mosha shakaxheshe,
tejpertej deres,tejpertej nesh...
 

shefki

Papirus rex
GEZUAR FESTAT LEXUES!

RRJEDHOJE
Kjo flete ishte e bardhe
Fjala ime e shemtuar e cvirgjeron dhunshem
Kjo flete...e mbarsur
Kopilet do lindin rradhe rradhe
 

shefki

Papirus rex
Une,Shefki Meka.
Pershendetje OLAOLA!

THASHETHEME
Sipas atij kermillit ne shteg,
gjyshi im therriste gogole risish n'bejleg;
zogjte vishnin tiranda,kapota,
(Ish enderr e kurdisur:u binda!)
tek-tuk fluturonin pallavra me vrer
U permbys bota
Linda
 
Top