Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NDARJE

Ketu e kater vjet asgje s'ka ndodhur mes nesh!
Te gjitha buzeqeshjet,flirtimet,shikimet...
u perkasin diteve kur u nderruan kalendaret...

Pres perpelitjet e perkohshme te perendimit
Qe nga rete e zeza prapakthehet ushtria ujore
Nje pike
Dy pike...
Permbytet pellgu i prekjes

Aha,kam bere nje prenotim!
N'ate varke luksoze qe lundron ne agim
puth dike tjeter me ndrojtje,se s'kam lare dhembet
Ty te dridhen buzet,zemra,kembet...
C'enderrim!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

QETESI...

Qetesi,
se po menjanoj gabimet,
ledhe,llahtari...
Qetesi,
se kendesi cohet vrik ne fik
pa zhurme,me teknike,
si shkencetar rrengaxhi

Qetesia i paguhet pruresit te pare
Qetesia s'mban rradhe

Qetesia perpin mace,qen,
katedralen e re ne Rreshen,
lugatin e lenduar denbabaden

Qetesia me pelqen!


S'ndjehen me as dhelpra as gjahtare,
as kolovajzat e viteve qe perkundin idealet rinore,
as pershkrimet e hollesishme te arkivoleve,
as kopuku i kendshem i oreve te vonshme...

Qetesi,qetesi,o njerezi!

Sa e pazakonshme!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ADIOS!

Sot ...
Sot themel e cati jane cark termeti!
Sot themel e cati jane rehati!
Banesen e peshtire ma njohin me mire minjte
Sa keq qe s'm'i vene re gjerdanet e florinjte...

Mbetem vetem ai qe s'jam!
Shqetesim i madh,
ne nje mjedis qe behet boze
nga replikat teatrale te parise...
Rrofte...
Qe mallkim domethenes per koken e nenes!
Po e le fare...
Prit, te perdor ndonje fjale te gjate
qe te bind veten se jam i zgjuar pernate:
"Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee"
Kjo ishte!Mbase do te thote qe deshiroj ti mbaj sekret
gjerat qe me shqetesojne vertet.
Dikush do ta germezoje e analizoje kete fjale...
Nje tjeter do ta krahasoje me fjalen "qarje" skaj me skaj te frikes
Jam burre perafersisht trim,
se akoma i druhem mimikes se teta Mrikes,
dietes e agjeruesit
dhe, pasthirrmave te rojes se rrushit
Prandaj,mendohem perbri trekembeshit druthate
si i denuar dhe xhelat
Gjallevdekur hidhem nga trampolina e fantazise,
perfundoj ne fillim te lashtesise
Gris papirusin e koklavitur si kjo poezi,
Poezi eshte kjo apo shpirt e dobesi?

Lajmet pasqyrojne miresite e mia te sotme
dhe ngordhjet e gorillave te motshme
Vetvetiu,ne vazhdimsi,me vrazhdesi,
ju siguroj qe breket e palara si shtupe ne goje
s'i meriton oratori pa pervoje...
Grate e martuara duken me te gezuara kur vene dashnoret ne loje
E te tjera,e te tjera qe s'kam turp t'jua tregoj...
Do te mekatoj!
Tani,fet e fet veten e njollos...
Shqetesohem pa u thinjur se jam qeros!
Dhe po ta zgjas me tej do t'ju nevrikos...
Adios!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MAJ...

Ja,erdhi maji
Paska ndryshuar pamjen si une!
Trendafilat,eh,trendafilat s'kane te share;
jo me shume se me pare...

Zgjatma doren e dashur t'i rrefej tradhetite...
te t'kerkoj falje bute-bute;
t'i jap trute e mia ne shpute...
Te frikeson idea,
po nata te duket si kukuth?!
Mbeshtetu tek une,pra!
S't'i shpjegoj fazat e henes,thjeshte,te puth!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

REHATI

Natyrshem zgjohem e fle nen dhe si urith
Ketu me pelqen gjithcka dhe s'kuptoj asgje...
Dua te zgjohem e fle ne shtepine e vjeter
Ndodhem perpara deres kryesore
Pa celes
Paska rene termet...!
Urra!...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

JOSHJE

M'u ka bere huq te kepus trendafila te kuq
Gjithnje,ia dhuroj mikeshes me te re
Petalet mbulojne skandalet...
Kuqelimi i diellit perzihet me re...

Qetesohu,pra,ti vajze
E di qe vellai s'te le jashte...
Tezja te meson tekniken e trazimit te trahanase
Por, ti Moonwalk drejt lirise... gabimisht,
s'i kerkon falje ndjenjave...
Rastesisht,
rete behen te zeza,
perdet -te zeza,
shtrati- i zi,
trupi yt-qeli
Cirresh:shkatrrome shpirtzi!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BOTA E RE

Degjoj deklarata shpypi te papershtatshme
Gelltit genjeshtra te gatshme

Nejse,s'filozofoj dot esell,pa meze...
I zbiruar nga nje rreze e shpejte
S'jam i dashuruar ,as i urryer ne propocion te drejte
Sidoqofte,gabimi pranohet me vonese,
makina shpejton ne kthese...
Ndane kanalit lulebora vese
shnderrohet ne fantazmen qe erdhi e vajti
me shirat qe ndolli Dajti
S'qenka veshur mire,e perbuz
Turperohet
Perbuz provincialin e paditur
Lendohet
Padituria godet si topuz
Matufosje
Topuz i vargut te skalitur
Shfarosje

Nje,dy,tre,prova teknike te Botes se Re!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MOS IK!

Ate,mos ik!
Me trego gravurat e tua neper shkembinj,
mendimet e pashperdoruara,
cucurimat e admirueseve ne rini...
Dil nga ajo kllapi!
Arteriet i ke te arnuara per bukuri!
Lotet e syve te tu te pulitur, te prushte,
ndjekin trajektore ndjenjash...
Bota pyllezohet me dashuri
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

STATISTIKE

S'kaleron drejt mitit te t'pamundures
Kali yt preferon te pellcase ne hambar
Ti ecen pa u pare,
o kalimtar i nje milionte!

Kudo ndihen daulle djelmoshash indiane para tempujve,
por jo hapat e tua te rende pertej dhembjeve,
o kalimtar i nje milionte!

Je i pafat o kalimtar i njemilionte,
se edhe i cmenduri mban mend vdekjen ne trurin e milingonte
C'udhe e rendomte!

Shtigje,shetitore...
Brigjeve erdhe shkove
Gjithkund u numerove
O kalimtar i njemilionte!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

E DASHURUAR

Erdhi ai hutim i luhatshem
bashke me gjemimet e shkeputura prej qiellit gri
dhe kater sy te gatshem...

Pergjerim qerpikesh te gershetuar n'amulli,
skermitje ndjenjash dyzuar rrekeshem...
nemitur nga nje shikim... i djeshem,je ti
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

HUMBJE...

Kush e kishte fajin?
Ti!
"Jo,ti!"
Jo,une kisha te drejte!
"Jo,ti bere gabim!"
Djathtas shkohet!
"Majtas!"-bucet truri im
Faji vozit pambarim
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

EH...

S'i shkon me fustani...
Provon pizhame leshterikesh
Nani-nani!
Zgjohen medyshjet e strukura
nen faqet e ndukura
Pispilloset para vitrinave,xhamave te makinave,
pellgjeve te trazuara....
e bukura
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PERDET...

Nga jashte keto perde te trasha
duken per bukuri!
Brenda,perdet te trasha jane tere pluhur
ndaj teshtij mangesi,ligesi...
S'me sheh njeri!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

KUJTOJ...

Sipas shenimeve biografike te Baba motit
po fushon re me re ai axhami...
Ne harrofte ligjerimet e Tokes
shkruhen imet,
vetiu,
ne zbrazeti
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

...E PRITUR

Pres qe te me qaset nje buallice prej gjalpi...
Presin dasmoret nusen e shitur...
Rreze gorrices se papjekur t'Karpateve pret gjarpri...
Kokoshkat ne tenxhere pellcasin duke pritur...
Pret drapri...
Vjen gjeja e pritur!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MARSHIM

Dy hapa vetetimthi
Trupi nxjerr kotelen e flakur ne ziftin e pervluar!
Dy hapa vetetimthi
Une lemoj thonjte e kembeve
Dy hapa vetetimthi
Ngulitur ne mendje
Trupi,une dhe mendja marshojme dhembjeve
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

LEXUESIT

Shfletoj...
Pasanikes i bie nga pesha manari
Mendja i vjen rrotull si rrote ferrari
Shfletoj...

Frymezohem...
Kam nevoje per kasolle por dua vile
Kenaqem me sorren qe kendon si bilbil
Frymezohem...

Hedh dicka ne leter
S'e kupton kurkush
Vritem ne seder

Shkruaj qarte
Lind dashuria
Lind fjala e arte
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

S'KERKOJ LAVDI!

Te argetova me kenaqesi lexues delenxhi
Shetita kopshtit tend si pallua bythrrjepur
Ndaj nuk te pashe kur m'i vodhe vargjet...
Mua,artistit te paepur!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FRYMEZIM

Dikur s'me mungonte fantazia
Idea e shkruar mbi nje kuti shkepseje
recitohej rrjedhshem,perseritej perrenjve...
Rrokullisej poezia

Tashme me mjafton kotesia
Pika ime e dobet
Punen e rendesishme e bej me vone
Vargun e lexoj me ze te ploget

Luaj vendit djale i rritur!
Fishkellij plot entuziazem papritur:
po kalon vajza e vargut te mitur!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BETIM

Lexo,argetohu,por mos me adhuro!
Jam shpirtshteruar ne menyre gjeniale
I drejtohem vetes ne veten e trete
U mbaj iso vargjeve qe fillojne me "o";
jam i paarritshem per krahasime banale
"Ka ardhur kohe e keqe"-
shprehje e modes si muti ne hale
Me fal,e teprova...
S'flas me me kame te gjakosur mes dhembeve
Udheve te prushta u jap kembeve
Vesh me vesh do te te ther
ciltersi e mjere!
 
Top