Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

S'e kisha vene re,por nese te pelqeu e meriton nje pershendetje dyfishe(nje per secilen buze)LIPS


FINISH...

Pikenisja e zhgenjimit...
vrapimi i paperfunduar i atletit
"Finish" fjala banale e shekullit
"Finish" kryengritje kanguresh
"Finish" milici mizash...

Vjen shiu me tersellem tetori,
une hap dyer e dritare
qe te clodhet i gjori...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

hahaha...flm..

Me pelqejne vjershat dhe poezite e tua.
smile.gif
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Shume shume faleminderit!



CUDI...

Sapo i tregova qe jam poet
e zuri zekthi zebren:
u ngrit vrik ne kupen e qiellit
me kasapet llerepergjakur,
qente rrugace,rropulline e berrit...

Me vune ne tupan vargjet e mia
kur recitova triliona here
ne cmendine e qejfit,
perpara spektatoreve te veshur
me kemishen e forces,
dhurate e ameshimit te dreqit.
 

abs

nuk e di...
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: perandoria7</div><div class="ubbcode-body">

JUSTIFIKIM

Shpeshhere jam ndare,
shpeshhere jam bashkuar,
shpeshhere kam urryer,
shpeshhere jam dashuruar,
shpeshhere pajtohem,
shpeshhere mbaj meri,
shpeshhere gabohem,
sepse jam njeri!
</div></div>


... yes!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

Faleminderit per citimin e poezise se mesiperme,shkeputur nga permbledhja &quot;Dolli&quot;
Pershendetje!

TEK PARKU...

Tek parku i tradhetive
ia perdredh koken
korbit qe krijoi boten;
e flak ne strofken e skileve...

C'gosti e marrosur,
c'mekat i persosur...

Lutem,i ulur ne nje stol te kalbur,te lagur...
Ndjej sembimet e vjeshtes, ne zemer.
Arratisen me eren bukurite e pranveres.
Helena gjethearte me bie lehte ne preher
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ADN!

ADN!
Babai im eshte
si mbreti babaxhan i perralles,
por une i ngjaj tmerresisht,
nje qejfliu te mehalles.
ADN!
Dekada dyshimesh
mbi babane tim biologjik...
ngecin ne rrjeten e merimanges
tek hyrja e castit tragjik...
ADN!
Sa frike!...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

EJANI...

Ejani fshatare,bujkrober,arrixhinj...
shpirtrave te ndajme kufinj
Eshte mbledhje solemne miqte e mi,
ndaj gelltitni gelbazat ne pafundesi!

Une jam llogore e zaptuar...
plot kaptere te korruptuar
qe nisin lojen e preferuar
Lek a shqip?
Shanc i dyfishuar!
Mbreterit e qindarkave katrore...
me litare, thika,pisqolla...
nisin gjuetine njerezore
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PASANIKUT TE TRISHTUAR

S'jam sharlatan i zilepsur,te betohem!
Di fare mire si fiket zjarri...
thjesht,pshurr turma sehixhinjsh
qe duartrokasin nga ferri...

Nje dy tre...urra!
Heroi i dites do te jem,
nese ti vendos te vrasesh veten,
se do hidhem pas teje nga ura
qe te t'shpetoj kuleten...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SHANTAZH MESUESES

Mesoja shkelqyeshem,
por ajo me vinte teta,
se e kishte mendjen te mesues Leka...

Nje dite po puthej... te stacioni i trenit
e pashe... kembeperpjete...
buze bregut te Erzenit...
I thashe:&quot;Do t'i tregoj burrit tend,Ekremit!&quot;

Qe atehere,mesuese Marieta
me vuri vetem dhjeta!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PA SHPJEGIM

Si numerohen gjethet e terfilit,fijet e kashtes,
krimbat qelbthithes,brenga gjembacesh,
monogami hipokritesh,poligami pordhacesh...

Si arrin te recitosh permendesh fjalorin e harbutit,
kur ze gruan ne flagrance me kurvat e Durresit

Dhe,nga cili cep i prizmit te fjales
hyjne e dalin ngjyrat e talljes...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ZEMRA IME...

Krakellimat e hutave krisin kupen e qiellit...
Sokellimat e shpirtit jehojne...
Notoj kunder rrjedhes se vrullshme,
Sorrat me vrojtojne

Thermohen rete
Shembet kanioni...
Zemra ime rrokulliset drejt detit
E degjoni?
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

FESTA VAZHDON...

Brohorasin hyjnite me tullumbace,flamunj...
S'duket gjekundi nenqeshja e peshtire e renies;
ca me japin kurajo,ca,ampula dopingu,
kur rend duke kenduar drejt finishit te qenies.

Dikur tundja tabanin e mitres
Tashme kortezhi... kercen lule me lule
Festa vazhdon edhe ne xhungel,
ku gorillat i bien arkivolin tim si daulle
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

CMENDURI

Vini re!
Kujtimi i Unit do te ekzekutohet
ne agimin e cmendurise,
nga lastari i hardhise...
Neper lakun e lemuar
rrotullohet treni &quot;fluturues&quot;i te ardhmes
Sorollatem sedileve si fantazme,
si qytetar nderi,
si skllav liridashes,
si i mjere,
si butak Bune,
si antiputhje,
si dite shtune,
si i dhjere...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

VENDI IM

Vend i shartuar,
dhe i lulezuar
me krimba te droguar...

Vendi gushetrashur
me te dashur
dhe,duke pelcitur
mbi armiq te babezitur

Vendi ku vjedhin lavdine e castit
lesbiket qe zhgerryhen hendeqeve
dhe,ondet e pederastit
te patrazuara nga gishtrinjte e mashkullit


Vend i luksit dhe teneqeve
Vendi i panairit te dreqerve

Vend me kodra e suka
ku me duar ndahet buka
Vendi ku linda,u rrita,u zhduka...

Vendi ku do te kthehem
te rrefehem,
te defrehem,
te prehem...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

TRISHTIM

S'me duhen diamantet,
as kristalet e bores rreth kokes si kurore,
as mbreterite qe fuqizohen
ore per ore,
as armiq te betuar,
as dashnore,
as puthje rrufesh,
as karnavale ylberesh buze kesaj ujvare:
s'me plas fare!...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PA UJE

Mund te jetosh pa uje...
Basti yt ben buje!
Ti kurthon bulezat e dashura,
mendimet e shthurura,
brishtesine e pasthirrmeve te virgjereshes,
qetesine e luaneshes...
Je kalores-kembesor...
kerkon ore per ore...
pagurja te ndryshket ne dore
Te pret amvisa qe e kalon oktaven
kur nxitimthi nxjerr taven...
Qyqja!C'thatesire!
Kali jargezon e cukermon
token e plasaritur
Dikur buronte nje gurre
aty ku do distilosh shurre
Qemton budallalleqet e castit
hahaha...i erdhi fundi bastit!
Frigohesh se hienat bejne hile,
po sillen perqark per kastile,
per te shqyer mish,
ty,pra,mos ia prish!
Prane zjarrit te maskuar
si kameleon i hipnotizuar
sajon martesa mumjesh,
gjelle beduinesh,
deve pa fre...
Gjezdis dynjane
Na le...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

GJEPURA


E ke parasysh ate jaran...
me nje fjale,eh...
...qe fjalen s'e mban...
dmth ke rene ne dashuri me...
(Nese je martuar:me robdishanin e ronitur!...
Nese je beqare,s'te behet vone fare...
Te bej be:
Qafsha cekun e rreme qe me dhe!)
dmth,eh...
(Meqe jam fallxhor fantastik
lexoj petale trendafilash,
por s'ka &quot;shshsh!&quot; ketu,
se eshte biblioteke bilbilash)
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

PARA PASQYRES...

Dite per dite,
une i dua urtesite,
i mbaj me hater marrezite...
Prej kohesh kam dyshuar,
se me ke lavderuar,
per profkat qe kam shkruar,
prandaj qeshem si i shkalluar
qeshesh dhe ti...njekohesisht,
Je i mallkuar!
Te shtypte ndonje makine,
...pertypsh parafine...
...thelle-thelle ne lendine...
O trendeline,
freski mengjesi,
pike vese mbi rreshire,
flutur e etur e botes time keqemire,
div i te ardhmes,
pikture e pashitur,
artist i famshem pas vdekjes,
kolos i prekjes...
Shijoje mendimin tim te ngrohte,
se ku i dihet...
Larg qofte!
Mjaft me,se na fike
me fantazi poetike!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

POEZIA...

Paguaj qimet e kokes,
(aq sa me kane mbetur)
per te pare me teleskop te vecante
mitin e mekur...
Lubia kuzhiniere me kapuc,garuzhde...
sherbetore e parajses pa perkore
dhe, klientet meite elegante
qe pranojne sherbim pa kushte,
kaperdisur me kostume,kollare...
E kane qare fare!
Te gjallet mbajne mend
shoqerine e share,
vetmine ne are,
vrazhdesine e adoleshences,
masturbimin e pare,
qejfet e shkences,
koheikjen e kometes,
thumbin e bletes;
rubriken kulturore
me te qeshur e te ngjeshur...
...Sheqerken e ngjitur ne flokun femijeror
qe shkrin ne kujtesen kembezbathur,
shllap-shllup ne pellgje plot shi,debore...
monopol natyror...
Talent i materies
jemi une e ti!
Te ngreme harmoni,
te rrezojme padi!
Ja horizonti hapet,
fjala e mire perhapet
si bakterie n'stratosfere:
kryq-lexo,mos u shtriq,
terthor-dore mos hiq,
nga poezia e bere terkuze,
me muze!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

IMPOTENCE

Aman,me beni derman!
Se jam...edhe jaran
Njerin sy dembel,tjetrin porcelan...
Sidoqofte,burre azgan!
Grate ngrohen prane vatres
une behem tufan,murlan,
sonde akullnaje,
shpirtkallkan...
Me vdekjen ha me nje sahan
pime vere,katran...
C'hare harbutesh
hidhen pirat,thesar,
gram,fidan...
Dakort vdekje: je thike,
jam sheleg
Dorezohem o strateg,
Te pakten merre shtruar
me bretkosat pale-pale,
breg me breg;
me te dashuruarit midis drizave,
n'ate shteg...
Lindje e perendim kam ngaterruar
lerme t'i pershkruaj...
Solemnisht,perjetesine do nenshkruaj
C'me largon karrigen
para se ulem...
une bie nga kjo bote
haha... e kete kote,
se me pret Atlasi!
Ti e trullos
me nje pordhe te forte
Do qe te dukesh...
Kerkon medalje eunukesh?
Une s'shperngulem!
Atlasi e merr veten,
kujdesem per te
Behemi shoke per koke:
ai t'sulmon neper libra,
Heperhe,
te shaj neper toke...
O ushtare e pabindur,
qe valvit flamurin i paqes
si foshnjen me cengel ne fyt
O e pashpirt,qe me buke ne goje mbyt...
Te ka dale yndyra,
por je femer &quot;e papare&quot;
per mua marinarin beqar
Me dashnoren jete
s'kalohet me,
ne dete...
Vetem s'mund te rrihet...
ndaj dua te bej dashuri me ty
varr me varr...
S'po me ngrihet!...
 
Top