Llogarite se si gjeta mes territ
Simiten e Xhaferrit
Llogarite
intrigen e nates rrefyer brenda nje dite
Llogarite njemije here
Ne miniere ose helikopter
Llogarite si ku kush dhe pse
Hyn e del brenda teje si rrufe
Dhe casti i hutimit nderron kursin e kembimit
S'llogarit gje ti gjithesesi
Prandaj mbaj qetesi
Kur bedena resh shpartallohen neper shi
Kur kunguj pikojne musht portokalli
Kur fara e ankthit mbillet...tani
Tani llogarite
cne mollekuqet e Etnes cative gjirokastrite...
BOSHLLEK
17 u quajt muaji midis janarit the dhjetorit
Ky vendim hyri ne fuqi ne oren zero te qershorit
U miratua zyrtarisht nga Ministria e Folklorit
Pa firmen e 17-te te drejtorit
MISION
Llokumet i shperndava qyteteve e katundeve
U dhashe pleqve qe loznin domino lulishteve...
U dhashe gjinkallave qe me prisnin ullinjve...
Duarbosh u ktheva ne shtepi per t'u shtrenguar duart miqve
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.