Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
LEHJE


Lehja e nje qeni me ben te ndjehem i vetem

Ajo merr me vete eren sirenat borite vajtimet ne cdo varreze...

Dhe zeri yt i kuq si prush shalon mbi lehje

Pandeh se lehja eshte pele krifezeze


Pikerisht zeri yt qe dikur ndillte ylbere neper lendine

Zeri yt qe puthjet e tua bezhe m’i shperndante neper fytyre

Nejse lehja e nje qeni me ben te ndjehem te vetem

Lehje pa ngjyre
 

shefki

Papirus rex
TATIM SHOQERIE

Eja te qeras me nje birre me shkume
Helbete qyli eshte i embel qamet
Ose rri aty se te leverdis shume
Prej merzise sime do ndjehesh per ibret
 

Airbourne

Papirus rex
Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë
Janë shtruar sarafët’) pa shpirt e pa besë,
Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrutojnë,
Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.

Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,
Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë,
Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten
Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.

Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer në kulm, dhe u-bë kryetar;
Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,
Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.

Çdo i shenjt’ ideal, çdo shtëpi Perëndie
Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:
Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.

Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,
Krisht’ i ëmbël u-ndes dhe u-bë i vështirë:
Me kamçik e me fshikull sarafët i dboj,
Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoj.

Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i tha:
“Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,
Dhe me forc’ e pahir na çliro, na shpëto.”

“Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
Se të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar;
Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.
Se shpirt-robi s’çlirohet askurrë pa drurin.”

Jesu Krishti s’ dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,
Dhe i tha: “S’e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin’ e sjell drita e mëndjes, jo druri.”

“Merr-e prapë kamçikun, Shën Pjetri u- përgjeq,
Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.
Përkëdhel’ u kurrizin dhe do t’të besojnë,
Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t’adhurojnë”.

Jesu Krishti s’dëgjoj, dhe s’e mori vesh mikun.
Dhe s’u-unj përsëri që ta merrte kamçikun:
Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,
Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.

PS: dhe ma krahasojne NOLIN me ca PLEHRA...tip zogistash apo ballistash qe jane truPJERDHUR
Duan dhe shperblime....pasardhesit.
 

Airbourne

Papirus rex
Vargje te shkeputura QELLIMISHT prej meje nga......

GJUHA SHQYPE

Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta.

Shenimi im: AI qe e ka PERSOSUR,nuk ishte FATKEQESISHT.....nostreDAMUS.
Nuk e parashikonte dot, ose nuk i shkonte mendja KURRE qe skipetaret e sotem <moderne> kane humbur me fare e fis....dhe jane bere kapitalist,
 

shefki

Papirus rex
MBREMJE

Llokocisin kllocat oborr me oborr
Qielli gjithe prenka mbulon fytyren me re
Ne shikojme televizor
Te mjeret ne

Tisi i mbremjes thyhet si sahan
Dielli i gjakosur ha dhe
Ne syte i ngulim ne ekran
Te mjeret ne
 

shefki

Papirus rex
ESENCE KRITIKE

S'i honeps hic qaramanet!
Yyy kriminelet sharlatanet!
Poshte ata qe me me dashje bejne gabime!
(Duke perfshire ata qe lexojne poezine time)
 

shefki

Papirus rex
MARREVESHJE


Thonjte e mi i pres

Thermoj dhe ca para

T’i me veren pa fjale

Kur symbyllur une i ha



Me gerveshin fytin

Sikur t’i pija me uje te ftohte

Po ti s’me merr me te mira

Je nje zot
 

shefki

Papirus rex
MARREVESHJE


Thonjte e mi i pres

Thermoj dhe ca para

T’i me veren pa fjale

Kur symbyllur une i ha



Me gerveshin fytin

Sikur t’i pija me uje te ftohte

Po ti s’me merr me te mira

Je nje zot
 

shefki

Papirus rex
PERNDRYSHE...


Dita e fundit e rinise sime qendron pezull

Si nje trecerek treni prej resh

I fshehur pas nje eklipsi te nje pordhe gazetareske

E famshme dite si deledash pa kembore

Por zilkat e mbremjes tingellojne

Erdhi koha te shkembej kremra e fiskulture me budalleqe te shpeshta

Qe te mbetem i ri me seder te lashte perndryshe...

Kameleone te sajuar me letra karamelesh

Dhe teta disfata shtatezene

Dhe nofullprushi i gostise se panevojshme e fjaleve

E joshin ketu e tani diten e fundit
 

shefki

Papirus rex
BRENDA NJE STINE



Qekur erdhi qershori

Syte me mbeten te dera

Po prisja per ty

Por erdhi vetem vera


Ne dhjetor deren e mbyll

Mbase ti do te vish

Si ndeshkim deren s’e hap

Ne prag do te ngrish


Ne mars do te varros

Ne nje varr te thjeshte

Dhe cdo dite do vajtoj

Brenda teje o vjeshte
 

shefki

Papirus rex
FJALE VJESHTE



Femija ime dridhet serish

Duke lozur neper ere habish

Ere qe shkalafit hije konike

Ere e rrahur me rripa drite


Dhe femija ime qan per tunele trahanash

Tunele te tilla jane kapercyella dynjash

Femija s’futet aty pa piratin e tij zdap

Piratin e frikshem por frikacak


Aha por ca fjale jane pirateri

Ne gjoks zbrazeti

Ne mendje perbuzje per cdo njeri


Prandaj jam jashte me nje thithlope

Kemi helmeta te ndryshura ne koke

Bashke qendisim te qena e te paqena

Per gjethet e parena
 

shefki

Papirus rex
LODER...


Ciliminjte nisen per ne cerdhe

Prinderit e tyre duken krenare

Derisa perplasen me njeri tjetrin

Se syte i mbajne ne celulare
 

shefki

Papirus rex
ZONJA IME



Prapa deres ndodhet vdekja

Prandaj brenda po rri

Do te vdes nga etja dhe uria

Sikur ketu te mos jesh ti


Por ti akoma s’ke vdekur

Do te te ha per se gjalli

Beji te fala vdekjes

Per mua qan nga malli


Ti s’i duron prockat qe them

Gerthet e me rras nje panine ne goje

Me sjell dhe uje zhurmshem

Qe vdekja te degjoje
 

shefki

Papirus rex
faleminderit shume


PERVOJE E RE


Kam permendur tymra te veshur me kamxhike

Petka endrrash te ngecur ne qerpike

Peshq petaluqe qe germuqen vrik...

Para nje vagabondi qe qenka bere shik


Por kurre neper zenken pa shamate

As ne boshllekun e nje miqesie te gjate

As ne ninullen e nje poezie te thate

S’te kam permendur o njeqind e shtate
 

shefki

Papirus rex
JU...


Ne furrik u fut nje flutur

Ashtu kot rastesisht

Brenda pa nje pule te cofur

Dhe nje dhelper te ngordhur pa bisht


Flutura s’kuptoi c’kish ngjare

Fluturoi tutje e corientuar

Ia dha nje te share

Tamam per furrikun e mjeruar


Kaq me kujtohet kjo histori

Flutura mbase ngeci ne nje rrjete

A mbeti furriku ne shkreti?

Pyeteni ju vete!
 

shefki

Papirus rex
SFIDE DITORE



Do te clodhem sa te kem deshire

Do te ha ndonje embelsire

Dhe do te puth nje cupe te mire

Kur te kem kohe te lire
 

shefki

Papirus rex
GAZETE POLITIKE


Per sonte me ka mbetur nje kothere e thate

Kaq do te kem per te ngrene

Madje kam ftuar dhe nje zonje te larte

Le te jete ajo deshmitare per te qene


Sigurisht qe neser ajo do t’ju rrefeje gjepura

Dhe ju do t’i besoni fjalet e saj boshe

Nje kothere buke do kem per te ngrene

Nejse ajo zonje eshte bukuroshe
 
Top