Këndi i shkrimeve të reja.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E vetmja mënyre për t'iu shmangur 'katrahurës' njerëzore , ndyrësise së dykëmbeshave sëndërtuar në mënyre të paskrupullt aq sa e ushqen vetveten deri në atë mase që shenjon mpirjen e ëndrrave , ideve dhe të vetë jetës.
Kësodore na shuajnë dhe na ndezin , mendësi prapanikësh qarkullojnë përreth nesh , injektohen duke nxirtur frymë urrejtje , inati , manipulimi...
Ah , por si arratisje për të mos shuar shpresën mbaj gjithmonë ; imagjinatën ndezur.
Skllevër të shpresës, vetësoditës të vobektësise së pamenjanueshme të rastesive të pandryshueshme. C'gurgule mendoj dhe i drejtohem vetes ; I gjorthi shpirti im mund të mos ndryshosh dot të pandryshueshmën , por vetëm të mësosh...

© 27 Janar 2016.
 

shefki

Papirus rex
MREKULLI ERE

Diten era pushon ne ndonje bire
Dhe pret per magjiken erresire
Dhe duket si princeshe te bukur e te mire
Ose shtrige djallezore me brire
Dhe ne te gdhire...
Shkon ne pune sikur une
Ben greve urie diten e shtune
Gjithnje duke zhurmuar si kacabun

Sigurisht qe ndodhin dhe mrekulli te tjera
Psh fjalet s'i merr era
 

shefki

Papirus rex
PERGJIGJIE

Kush m'i sjell gjinkallat mbi ullinj
Macet ndonje djathin me minj
Arushin qe argeton arrixhinj
Fallet qe hartohen mbi gjinj
Afshin qe djeg qirinj
Erresiren pa fqinj
Friken per gjarprinj
Helmin ne revani
Embelsine...?
Aroma e librave te rinj
 

shefki

Papirus rex
FQINJA IME


Nje grusht kripe i kerkova fqinjes sime
Me fali nje thes plot e perplot
Me preku bujaria e saj sublime
Kripen e shkriva me lot

Fqinja s'me ofroi nje shamicke per lotet
Por ajo qeshi kur me pa duke qare
Valle te kete permbytur gjithe botet
Kur dikur humbi dashurine e pare?
 

shefki

Papirus rex
METODE



Keshillat e nenes i zbatova pike per pike

Hasa problemet me te veshtira

Jo se keshillat meritonin ndonje kritike

Por ajo m’i dha kur me mori me te mira
 

shefki

Papirus rex
PO MBYTEJ!

M'u gjend nje shkop prane perroit te rrembyer
Me te nga mbytja shpetova nje grerez
Une edhe ajo u ndjeme te fyer
Kur me tallen paq disa njerez

Mire pra s'marr vesh c'seder ka grereza
Ajo s'kembeu asnje fjale me mua
Sa breza do me tallin sa breza
Per grerezen qe po mbytej ne perrua?

I
 

Gay

Primus registratum
Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin e argjëndë.

Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.
 

shefki

Papirus rex
DHURATE GRIMCASH

Me ty ra ne dashuri ai njeri
Lotet i rridhnin poshte mollezava
Hetuesit ndjejave u benin autopsi
Dhe u vinin etiketa kavanozave

Brenda tyre futen grimca nostalgjie
Te nje kohe te rrahur me vaj e me uthull
Dikur ne nje aksion rinie...
T'i sollen ty e moshuara kukull
 

Airbourne

Papirus rex
Homoseksualët dhe lesbiket e Shqipërisë do t’i nisin festimet për ditën e 17 majit nga qyteti i Vlorës.
Data 16 maj është dita që do të mbledh në Vlorë të gjithë anëtarët e komunitetit LGBT nga e gjithë Shqipëria.
Një paradë në qytet me flamuj të shoqatës dhe banderola sensibilizuese si dhe një takim me studentët e Universitetit të Vlorës, janë dy nga aktivitetet e konfirmuara deri tani edhe pse jo zyrtarisht.

Edhe pse aktiviteti do të zhvillohet nën kujdesin e bashkisë së Vlorës, nga bashkia nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me aktivitetin në fjalë, madje nuk është shënuar as në axhendën e aktiviteteve me rastin e çeljes së sezonit turistik.

Ndërkohë në policinë e Vlorës ka mbërritur njoftimi për një aktivitet të tillë dhe pritet të merren masa për mbarëvajtjen e tij për shkak të faktit se zhvillohet për herë të parë në Vlorë.

Nuk ka informacione se sa është numri i komunitetit LGBT në qytetin e Vlorës, cilët janë ata, si jetojnë, ku takohen me njëri tjetrin.

Shkak për këtë është paragjykimi i madh nga ana e shoqërisë, mospranimi nga familjarët dhe rreziku i ndëshkimit edhe pse ata janë “të fshehur”midis shoqërisë.

Në datën 16 janar, ata do të kërkojnë nga Vlora që shoqëria të pranojë diversitetin seksual dhe të jenë të barabartë e të lirë për të qenë ashtu si janë.

Altin Cela.

PS: iku dhe baza....kapedan selam mavria.....LOL.
 

shefki

Papirus rex
NGUTJE DYFISHE


Me fal mekatet o zot
Pranoma nje lutje

Betohem se se do t'i perdor sic duhet shqisat
Qe sot e tutje...

Dashurine bema shqise!
C'ngutje!
 

Airbourne

Papirus rex
Në vendin tim e në vendin tënd

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd

Nusja Nga Kosova

Kam dashur t'i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t'ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s'kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s'merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pasaporta s'te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta...

Kam ëndërruar t'i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s'desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.

Poeme Per Babane E Per Vete (Kenga I)

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."

Mos Ma Kujto

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

Sikur S'jetoj Ne Vendin Tim

Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.
Cuditem pse keshtu me duket shpesh

Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten
Me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm

Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish

Nga GJIGANDI DRITERO AGOLLI.

PS: disa PESHTARAKE kujtojne se me konceptin e tyre per artin(dhe ARTI eshte KONCEPTIM i NDJENJES se pa DESHIFRUAR) mund ta rrezojne kollaj.MJERISHT per ta, sepse baballaret e tyre do kene qene me gomar hypur,por pa samar.Me mire te merren me artin Seduction Community ose Pickup Community =the game.
GAME OVER.
 

shefki

Papirus rex
LIRIA E FJALES



Thuaj cfare te duash o njeri

Te degjoj me miresjellje dhe vazhdimisht

Por edhe mua rradha do me vije

Do them edhe procka sigurisht
 

shefki

Papirus rex
QIELLI IM

Mirupafshim miq dhe armiq!
Po shkoj me dufin e ketij tufani muzgoj
Dhe gugatjet mbi cati
Po kaloj nje ure te thurur me thyerje besh
Sa e llahtashme humnera e te vertetes
Tashme qielli im
 

joetisti_

Locus omnem
e ngela oren qe te ndalonte
te paduhuren, te stoponte
e te mos me ngelej merak
ose ta vononte edhe pak
nje muhabeti dhe premtimi
t'i vinte zjarr, dhe kapak.
 

shefki

Papirus rex
XHELOZI


Treni niset mbi shina natyrisht

Pastaj fluturon si buf le ta zeme qarr me qarr

Dhe dridhet si gjethe dushku nga angullima e nje ujku

Dhe frika femijerore ecen neper tunele serbes serbes

Ti e dashur krenohesh me bukurine tende ne tren

Pa mua
 
Top