Ndoshta deri në çastin e fundit nuk ka qenë krejt i bindur në ia vlente ta bënte atë veprim që e kishte cekur shkarazi, apo i duhej të hiqte dorë një herë e përgjithmonë prej tij për të mos e menduar kurrë më. Ishte një çast nervor i paqëndrueshëm, ku jeta merrte fare pak kuptim, për të mos thënë se ajo nuk vlente më. Sapo ishte kthyer nga ca ditë pushimesh të qeta ku kishte pasur mundësi të shtjellonte gjithçka në mendjen e tij, deri në imtësinë më të vogël. Natën e fundit çdo gjë dukej e qetë. Telefonatës së mikut të tij më të mirë i është përgjigjur pozitivisht: në mëngjes për një kafe. Pak orë më vonë një ditë marsi agoi. Por ai nuk ka preferuar ta pijë kafenë, dhe as të debatojë për më të rejat, por ka përfituar nga çasti kur bashkëshortja është nisur për në punë, dhe ende me veshjen e shtratit ka shpejtuar të marrë armën e gjuetisë që mbante me leje në një cep të fshehtë të shtëpisë. Është ulur në po të njëjtin vend nga u ngrit më parë, ka vendosur ballin mbi tytën e ftohtë të armës, dhe me gishtin e madh të këmbës ka tërhequr këmbëzën. Metali i nxehtë nën krismën e thatë do t’i përshkonte tejpërtej ato pak centimetra, për të dëmtuar në mënyrë të plotë e të pariparueshme trurin e tij brilant... ...Ishte vetëm 31 vjeç, shans a ters, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Humbja ishte e madhe, dhe jo vetëm për familjen. Ekspertët kriminalistë detajuan mbi procesverbal aktin e vetëvrasjes, por motivi mungonte. Tjetërkush do të vendoste për të. Viktimë e talentit të tij. Nuk kishte dyshim që vetëm kështu shpjegohej gjithçka. I zhgënjyer dhe i trysnuar nga një mjedis që nuk e linte të merrte frymë ai e pa të udhës të ikte nga kjo botë. Dhe iku... Pandeli Koçi, me një krijimtari të gjatë në jetën e tij prej shkrimtari, me dhimbje edhe sot pas 35 vjetësh, rrëfen jo vetëm orët e fundit të mikut të tij të ngushtë para se ai ta linte jetën e të gjallit, por dhe heshtjen trishtuese që e mbuloi pas vdekjes:
Pyetja eshte: si ka mundesi kur ke dy FEMIJE...YJE ben vetevrasje????
Pergjigja: kur ke nje NEPERKE ne krevat.