Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
Thanks gurax



ANKAND

Kolltuku...
I rehatshem dhe gjithnje i gatshem
Pulti...
Bateri e jashqitur nga llastuari femije
Tronditje...
Sot zotrat po bejne qitje
Shpetimi...
Shtrydhje pikellimi ne nje gote blerimi
Pranvere...
Po dal perjashta te ndej ca fjale ne ere
Qepje goje...
Puthjen time falas shijoje
 

shefki

Papirus rex
FTESE E HAPUR

Ajo bushter s'durohet...
Ai qelbac shet hashash...
S'ju dua kur cupa te me martohet
As kur te prehem shtate pash...
 

shefki

Papirus rex
HAK

Oxhaku i asaj shtepie tymon dimer
e vere
Banoret e saj mbase pjekin kulac ngrohen
S'e di si furnizohen me miell e dru te prere
As si jane sa jane si shumohen

Me ate shtepi sec me ka zene halli
Mbase zjarri i vatres se tyre te shuhet
Ah me pjekshin mua per se gjalli
Ngaqe i fus hundet aty ku s'duhet
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit klea
DRAME E CASTIT

Loti ah loti
Shqet mbi teneqen e nje roboti
Kujt i perket pra kujt
Syve te ngulur mbi hunj
Statujave pa gjenitale
Luleve neper male?
Te gjithe e dime qe lulet s'qajne
Dhe qe vdesim per nje rrene te majme
 

shefki

Papirus rex
SAKRIFICE

Sapo rrekelleva nje gote me raki
Brenda ka mbetur vec nje pike
E ndaj me diellin pa djallezi
Po ngjitet gjithe frike
 

shefki

Papirus rex
ERA...

Era eshte si ta them
Hem...hem...
Si nje grua qe qahet para nje dollapi plot
Se s'ka asgje per te veshur sot
Si nje burre qe degjon nje keshille
Dhe e pason pareshtur kur sheshohet me birre
Era mund te jete edhe si gjera te tjera
Qe me teper se floriri u eshte rritur vlera
Por tani me te duhet te tregohem i vrazhde
Le te ulerije jashte
 

shefki

Papirus rex
LAJM FSHATI


Sot ne diell thahet fshati

Naten ra shi me litare

Ehu sa qane yjet nga inati

Se s’ndrine ne asnje are!
 

shefki

Papirus rex
PASIGURIA E NJE DITE


Eshte nje djele shkurtimisht
Pothuaj si nje mize ne kallamishte
Pothuaj me i erreti pasion
Qe rreshket ne zheg si rigon
Nje e djele ku pertypen njomeshtirat
Ku perpihen shkretetirat
Dhe sigurisht shkerdhehen me te mirat
Po po e djele mes shiut te madh
Ku dashnoret rendin livadh me livadh
Dhe pasi shtrydhin bishtalecat e grave gjithe afsh
Shtrihen aty me te djelen rrafsh
Atehere e djela leshon nje fishkellime qe...
Pothuaj pajtohen kriminel e viktime
Pothuaj zgjon majen e nje casti habie
Pothuaj tund belin e nje gruaje qejflie
Apo eshte kjo fishkellime e nje te djele pasdite
Qe jehon neper plenca te zhdepur me simite
Nje e djele kur s'mund t'i kthesh shpinen
Nje djali te zellshem qe meson violinen
 

shefki

Papirus rex
C'ISH AJO ndjenje?

Ere vjeshtake ne veshin e gomarit rrjepacak
Bore monotone mbi zjarrin bubulak
Lot i pispillosur me dromca denglash
Gjeagjeze e sajuar per premtime femrash
Tingulli ngjethes i nje vetmie
Skica e nje prekjeje kur degjova se do vije...
 

shefki

Papirus rex
KERCIM

Ate femer dikur edhe une e kam ndeshur
Kesule dyngjyreshe dhe...kaq kishte veshur
Trupi i saj dridhej nen ate kesule
Kesule e rende per 12 herkule
Beli i saj aman more ato tundje
Ia marrsha asaj nur e semundje!
 

shefki

Papirus rex
REJA...

Ngjatjeta re e zeze si thike e mprehte
Sqota me qull qafen e kam por mendjen gjetke...
Tek teshat e nje shtrige magjistare
Dhe krehja sipas modes mesjetare
Dhe spikamat e nje princi shkerdhate
Dhe debimi i perralles se perbluar pernate

Ngjatjeta prape o re e ngulur si hu ne gardh
Po drekoj me ato qe gjenden ne livadh
Bagetite dhe hajvanet sprapsen atypari
Kur vij lart e poshte si koqe kandari

Kuku c'me shurdhon e me shushat nje e shtene
O bobo C'na polli c'dreqin do kem ngrene
Reja rehatohet si neperke perskaj kenete Ngjatjeta! hakerrehet pa kurrfare etikete
 

shefki

Papirus rex
XHELOZI
XHELOZI

Gjate ndeshjes... le t'ia veme fajin gjygjtarit
Atij horrit qorrit kopukut atij me qyqarit!
Mishin ia ndafshim cika cika feta feta...
Atij me nje moter me popullore se Xhulieta!
 

shefki

Papirus rex
PARASHIKIM


Do te vdes nje dite

Keshtu parashikoni ju-sa keq!

Vec me mua do dashurohen hyrite

Do me kene zili engjell e dreq
 

shefki

Papirus rex
TRAUME

Brenda meje gjenden klithmat e nje te
merkure
Qe grindej me te enjten dhe te marten
Klithma qe jehuan nen rrotat e nje veture
Pergjithmone naten
 
Top