Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
BETIM

Degjo ketu grua prej teje dua djem
Vajzat vafshin te gjitha ne harem
Por vajzat e mia s'i meriton asnje sulltan
Si baba shembullor do t'i trajtoj tamam
 

shefki

Papirus rex
POZE

Flututura me ndaloi mbi mustaqe
S'leviza se u ndjeva me simpatik
Me duket se u tregua budallaqe
Apo po bente praktike?
 

shefki

Papirus rex
GAFE

U ndez drita lajmeroni gazetaret
O burra vete mbajeni shenim
Erdhi dita betohen te paret
"Do kujdesemi per popullsine!"
 

shefki

Papirus rex
PARADOKSALE

Pse me peshtyni pse me shqelmoni
Eshte hera e pare qe s'ju genjej
Mos me mbytni te verteten degjoni
Po e perseris: ju urrej!
 

shefki

Papirus rex
PARA...SE GJITHASH

Jam ne supermarket
Vras mendjem per sendet qe me nevojiten
Here tjeter do te shkruaj nje liste
Perndryshe do mbes ketu gjithe diten

Dhe do te jem clienti i pare i dites
I shkathet i sjellshem shembullor
Ne shtepi do mberrij...
Duarthate me listen ne dore
 

shefki

Papirus rex
KLISHE THUMBUESE

Thua se shemtia ka bukurine e vet
Mbase e ka ashtu mund te jete
Bukuria jote paska shemti!
Me qorton :c'majmun je dhe ti
 

shefki

Papirus rex
NE KOSHIN E JETES

Te tera shkarravinat ne bllokun e xhepit
Te gjitha diagramet idete per poezi ...
Padashur i cova ne lavanteri
U zbehen si miqte e mi te vjeter
I hodha plot dashuri
 

shefki

Papirus rex
FESTIVALI I DYSHEKUT

Titulli i kenges:T'emen e t'emes!
Teksti:Betim Pleshti
Muzika: Bulja dhe Marika
Kendon:Kurte Pickon
 

shefki

Papirus rex
DELUZION

Me sa duket secili fat eshte si pallat
I ndertuar pezull dhe pa afat
Me themele ere nga nje murator sakat
Megjithate po ngjis ndonje kat
Ne katin e pare gerthet nje xhandar qe s'ta zgjat
Ne katin e dyte dyndet nje dhi shyte
Qe kurdis cdo sahat
Ne katet e tjera pispilloset pranvera pernate
 

shefki

Papirus rex
CENSURE

Ti me thua "te dua"por...
Por cfare?
Do thuash fjale me kandar
Ti vazhdon "por..."
Cfare ke ndonje dashnor?
Ky por-i yt me detyron qe te t'i nxjerr syte
"Por..."
Nxirre me te shkreten se ke nje ore...
Por sa here qe thua "por"te bllokoj gojen me dore
 

shefki

Papirus rex
LOJE HYJNORE

Zoti zbret ne toke
Te gjithe shenjtoret me te mbare
Mes tyre plas sherri
Sapo hasin nje thesar

Keshtu qe nga ferri
Zoti nxjerr borxhlinjte
Ata shenjtoreve
Ua thyen turinjte

Po thesari s'hapet
As me dinamit
Aty brenda gjendet
Njeriu me shpirt
 

shefki

Papirus rex
GJERA QE NDODHIN

Ketu kam nje gote me qumesht dhie
Po e provoj per hatrin e nje gruaje te bukur
Mbase s'do me pelqeje s'i shije
Por do te blej nje bot per t'u dukur...
 
Top